Disa Kalivacas qe kane punuar ne minieren e Selenices

Ali Pasho Nelaj; Azis Telha Azizaj;Azbi Manxhar Ramaj; Ganua e Mehmet Xhaferrit;Fejzo Qazim Muharremaj; Bilal Beshir Hysenaj; Mane Tafil Zenelaj; Novruz Selfo Zenelaj; Nasip Hysen Alidervishaj; Manxhar Azbi Ramaj; Sinan Hasan Ramaj; Tefik Bajram Isufaj; Hamit Zylfo Pashaj; Qerim Seit Haderaj; Shaban Azbi Bakaj; Xhemal Idriz Agaj; Zenel Shahin Hysaj; Dajlan Muharrem Nelaj; Selam Mane Zenelaj; Selman Resul Nelaj; Xhevit Malko Nelaj; Xheladin Resul Nelaj etj. etj.
Cilido mund te shtoje emrat e atyre qe di , mesiguri!

Dashuria kalivacase

Eshte nje fjale , elashte sa vete jeta. Diku e thene e ne shume raste e mermeritur . Nuk marr persiper te bej , as analize, as anatomi , as… por , si paradhenie kerkoj mirekuptimin e atyre , te cileve, edhe pse nuk u permendet emri, jane brenda ndodhise. Ne Kalivac , por jo vetem , ne kohe te ndryshme , dashuria eshte shfaqur ne forma te pershtatshme. Vete fjala dashuri , defton per nje ndjesi te brendshme, ne shumice te psashprehur. Dikur , mbizoteruese ishin martesat me mbleseri apo , sic thuhet ne Kalivac, me lajmes. Por dhe brenda lajmesise, nuk ishte cdo gje e shfaqur haptaz. Di raste kur nje nuse , e ardhur ne fshatin tone nga treva te tjera, nderhynte, fillimisht tek te sajet , per te prure prane, si kunate e me tej , nje vajze te sojit te saj. Ne raste te tjere, nje djale ne moshe per tu martuar, te cilit i kishte vajtur syri tek nje vajze, e veshtronte ate , dhe ajo e veshtronte , si me bisht te syrit dhe te dy , binin dakort te lidheshin , por pa fjale. Djali dergonte nje lajmes te besuar e te zotin , ne familjen e vajzes, e kerkonte dhe e merrte per nuse. Di dhe nje kenge te lashte , qe iu ben jehone rasteve te ngjashem:
“… Qasi shoke te kendojme ; do tu them nje histori;
Cme ka ngjare mua te ziut , me nje vajze , ne gjitoni;
Sa here kaloj andej; ajo del ne porte e rri…”
Kjo dashuri ” Platonike”, nuk mbetej me kaq. Raste te tille , ne Kalivac , ka patur shume dhe martesat mbi kete baze , kane qene jetegjata.
Ne kohet e sotme, situatat dhe lidhjet jane tjetersoj. Vajza e djem punojne se bashku, njihen nga afer dhe lidhen mbi baza te njohjes e te dashurise te ndersjellte; jetojne e plaken , se bashku. Vetem ne lidhjet mes perhapesve te diturise, mund te gjesh raste ideale te nje dashurie te cilter e jetegjate. Ju falenderoj , per mirekuptimin!

Lindjet, ne Kalivac te Tepelenes

Familjet me shume femije, ne fshatin tim jane paksuar e per kete nuk ndihem mire. Paksimi i lindjeve eshte shfaqje e rendjes pas rehatise e begatise. Ne vitet e fundit, vertet ka permireime , ne cilesine e jetes, por kjo ka thirrur ne skene plakjen e popullsise, i cili kercenon. Ne te shkuaren e larget por dhe ne ate te shekullit te fundit ciftet nga Kalivaci i Tepelenes kane sjelle ne jete shume femije dhe , per mendimin tim , nuk e kane patur keq. Mire benin , se shtonin rracen e te zgjuarve dhe te trimave me flete. Kjo praktike , me vlera jetike, ishte, ne nje fare menyre shprehje vepruese e dashurise brenda ciftit . Ajo shfaqej ne boten e jashtme edhe nepermjet lindjeve te shume femijeve. Mbasi ka mbyllur deren, per te kaluar naten, cdo cift e di vete raportin mes vedit.
Martesat, dikur lidheshin me ndermjetesine e lajmesit, shpesh, pa e njohur fare njeri-tjetrin, dy kandidatet per nje cift, por, dasma sillte jo vetem gezim , ne te dyja shtepite.Nusja e re, si rregull, integrohej ne familjen e re, me perjashtime te rralla, dhe kompaktesohej me burrin, duke u bere nje shpirt , ne dy trupa. Ndarjet , kane ndodhur ne te rralle dhe per shkaqe “thelbesore”.
Ne Kalivac te Tepelenes, disa familje , kane shenuar rekorde, lindjesh. Pa u rrekur te bej evidence, gje qe nuk eshte ne mundesite e mija, mund te pohoj, sakte sa vijon: Hamza Sheshua; Arif Qamili; Xhemal Haxhiu; Sulejman Bilaj; Azbi Bakua; Gani Dashua; Ali Xhelili; Mehmet Musai; Qemal Sherifi; Breshan Fejzua; Ahmet e Novruz Selfua; Mane Tafili; Sinan Zeneli; Sulo Beqiri; Kastriot Beqiri; Bajram Malua; Kamber Xhemali; Sadik Rrapua; Sherif Mahmurti; Kalo Qazua etj etj. kane qene familje me shume femije.
Ne kohet qe jetojme, disa familje ( qe , per fat te keq, nuk jane te pakta), kane sjelle ne jete 1 ose 2 femije. Sic duket, ata nisen nga mendimi i gabuar i kohes, sipas te cilit ; nje femije eshte pak dhe tre jane shume. Mendim i huajtur qe nuk na shkon. Kjo mendesi ka bere qe kombe te lashte e te fuqishem , jane plakur e i kercenon e nesermja. Disa thone: ” Nje po nje”! Mirepo njeshi nuk eshte larg zeros! Hajde zgjidhe kete ekuacion?
Jam kategorikisht kundra mendimit se lindja e shume femijeve ndjell fukarallek dhe se eshte ngushellim i te varferve. Kushtet aktuale jane te favorshme per mirerritjen dhe edukimin per se mbari te femijeve dhe mundesite jane pa kufi, prandaj them: ” Mos u trembni nga femijet e shumte , mbasi sejcili prej tyre ka fatin e vet” !

Muzika e cobanit nga Kalivaci

Burrat nga Kalivaci i Tepelenes, kane qene kryesisht blegtore por te shquar e te perkushtuar. Jeta baritore, ne inventarin e stanit nuk ka vetem bageti te imeta ( dhen e dhi) por , i pandare nga cobani ka qene balua, sharku apo guna, kerraba dhe veglat muzikore te tij.
Ne vetmine e tij, ne shoqeri me kafshet qe mbareshtonte , nje coban ” esnaf”, ne mot te ngrohte e bagetite kullosnin per qejfin e tyre, ulej , mbi nje kacube, me palice, xine, xane, merete, perralle etj. ose mbi nje gur dhe nxirrte fyellin, e i binte per shtate pale qejfe, melodise te preferuar , te cilen , zakonisht e ” kompozonte vete”. Ne kete menyre , ai shijonte natyren e bikur , ajrin e paster dhe gjene e gjalle qe vegjetonte perpara tij. Fyelli apo cylla e bariut , artikulonte avazet qe i pelqenin te zotit.
Ne shekullin e tetembedhjete, ne fshatin tim ka jetuar nje coban delesh , esnaf. Ai mbareshtonte nje tufe delesh, esnaferisht dhe ishte qejfli melodish , me fyell. Jehona e talentit te tij , i kishte kapercyer kufijte e treves e ishte bere e njohur edhe ne Dovlet. Mirepo , cobani yne, talentin e shpaloste vetem ne vetmi , nga droja dhe padalja e tij.
Nje dite, ne Kalivac ia behen , tagrambledhesit , te cilet kerkuan cobanin , per te degjuar melodi me fyell. E thirren e ai , la dhente , ne Gryka, e u paraqit , tek nepunesit e Dovletit.
Cobani yne, kishte hedhur kraheve llabanen, ne dore mbante kerraben e nen sqetull fyellin.
Kemi degjuar se i bie bukur fyellit , iu drejtua me i moshuari i nepunesve cobanit. Per qejfin tim , u pergjigj fshatari yne. Po bjeri dhe per ne , i tha nepunesi , se do te te paguajme me nje mexhite. Jo , nguli kembe cobani. Bjeri se do te te japim dy mexhite, tha nepunesi i shtetit. Thashe nje here jo, perseriti kokengjeshuri. Atehere ik, ne punen tende, tha tjetri , se ne per kete te kemi thirrur.
Iku cobani , por sapo mberriti tek shtepite e Muhos, u ul mbi nje gemushe e nisi ti binte fyellit , sic dinte ai. E degjuan dhe e shijuan melodine, shtetaret. I pari i tyre, bertiti: ” Ne e degjuam melodine , pa para, ia rrojte b… mexhites”! Cobani i zgjuar, u pergjigj, aty per aty: ” Edhe ju , ma rrojtet b… mua”!
Une mendoj se dolen barazim, po ju , si mendoni?

Nje pllake guri , ne vend te letres

( ngjarje e jetuar)
Ne kohen kur lundra e Kalivacit , e permendur ne shkrimet e tij dhe nga udhetari Pukevil, ne shekullin e nentembedhjete, menaxhohej nga kooperativiste, me dite pune, kryesia caktonte ne kete detyre njerez te drejte, te ndershem e besnike. Behej fjale per te luftuar korrupsionin, mbasi lundertari kishte te bente me vlera monetare , perdite dhe sa here hidheshin, nga njera ane ne tjetren, njerez apo kafshe. Kryesia e kooperatives, kishte vene nje tarife per kalivacasit dhe nje tjeter , me te madhe , per ata qe nuk ishin vendas.
Ne kohen kur funksiononte kooperativa bujqesore e fshatit , me emrin : ” Stalin”, lundertare ishin caktuar: Halim Beshir Hysenaj; Caush Nebi Caushaj; Xhemal Haxhi Nelaj etj. etj.
Nje here, lundertar ishte fisniku Xhemal Haxhi Nelaj. Ai njihej si njeri teper rigoroz, serioz e besnik. Ne detyren qe i ishte caktuar ,nuk levizte qimen , nga udhezimet qe kishte leshuar kryesia e kooperatives. Kwete e dinin , si vendasit dhe ata qe ishin nga rrethinat. Xha xhemali , si shume bashkemoshatare , nuk dinte asa shkrim , as kendim, por parate i numeronte me saktesi dhe cdo dite i derdhte ne arken e kooperatives.
Ne nje rast, nje udhetar , i ardhur nga treva te largeta, donte te hidhej ne lunder , per te shkuar ne trevat e Vlores, por kerkonte ndonje ” privilegj”, lidhur me cmimin e hedhjes ne lunder. Tek vendi i quajtur Derrase, nje djale adoleshent nga kalivaci, i prape sa nuk behet me , por dhe i zgjuar, e takoi kalimtarin , e pershendeti dhe e pyeti, nga ishte e ku shkonte. Udhetari me naivitet i deftoi Refatit, jetegjatit e shtatlartit, problemin. Refati e pyeti nese dinte te shkruante e te lexonte dhe , mbasi u bind se tjetri ishte analfabet. vijoi: Kur te shkosh ne lunder, paraqiti lundertarit nje leter, te firmosur nga Kryetari i Lokalitetit te Krahesit, njeri autoritar e me influence, sipas te ciles, kalimtarit i lejohej kalimi nepermjet lundres , me cmimet e vendasve.
Kwrkoi leter e laps, Refati , po ku gjendeshin ato ne ate kohe? Atehere i polli mendja dhe gjeti nje goxha pllake gelqerore, te rrafshet e te rende dhe dicka zhgarraviti mbi te. Udhetari naiv, e hodhi pllaken mbi sup dhe zbriti tatepjete e u drejtua per ne Sheshin e Donijes , ku ishte lundra. Sapo pa ollaken dhe mori sqarimet e nevojshme nga udhetari i panjohur, xha Xhemali, burre i zgjuar, i ra hiles se ne kete mes ka nje paudhesi, dhe e hodhi udhetarin ne anen e Shkozes.
Sic u sqarua me vone, Refati, i kishte thene , udhetarit se ishte firma e Rexho Males ( ndjese paste) kurse udherrefyesi i kishte thene per firmen e Rexhep Abedin Malaj( ndjese paste), nga Kalivaci , i cili ishte dhenderr i xha xhemalit.

Simbolet e mosharrimit, ne Kalivac te Tepelenes, si ne tere treven jane te larmishme.

E them qe ne fillim se me to nuk jemi sjelle me dashamiresi por , si vandale. Mbase kete qasje nuk e kemi tonen, por te huazuar nga pushtuesit, sidomos nga ata osmane, te cilet u versulen mbi trojet tona me ure ne dore , per te shkrumbuar cdo gje dhe me kellec , per te prere koka.
Simbolet jane tonat e duhet ti ruajme si gjene tone, jo ti shkatrrojme e ti zhdukim , sic ka ngjare rendom. Te pakten ti ruajme e ti njohim , qe te mos behemi ujem. Ato jane vlera , te ngritura nga te paret tane; ne , te pakten ti ruajme. Pa hidhni nje sy, qofte dhe rreshqitas , neper hapsiren kalivacase!
Sa qivure ( varre familjare) qendrojne ne kembe e sa te tjere, jane rrenuar , apo,ca me keq, jane fshire nga faqja e dheut? Nuk arrij ta kuptoj: Kujt i prishte pune qivuri i Zoto Halil Ramajt, ne Qafen e Derrases? Te mos harrojme se Zoto Halili ishte , ndoshta i vetmi oficer i larte i Ushtrise Mbreterore Shqiptare! Po qivuri i Celajve ( Bakajve), tek bajamet , ne hyrje te Bozanajve cilin pengonte qe eshte zhdukur, nga themeli?
Familjaret e tyre vertet kane shtegtuar , por , sic me rezulton , kalivacasit qe banojne ne fshat, jane shtuar e , mes tyre ka prurje kualitative. Kufijte qe percaktojne pronesine mbi arat apo mbi trojet , vertet jane dy gure, prane njeri-tjetrit , por nuk guxon ti preke njeri. Po guret e varreve, kush dhe perse i ka shkulur? I ndritte shpirti Hydajetit te Muharrem Kamberit, i cili , kur ishte kryeplak , rrethoi me tel karic varrezat e u beri porte.
Interpretimi i te dhenave te zbulimeve arkeologjike, qe hedh drite mbi lashtesine e fshatit, na kane dhene mjaft material per te shkruar historine e fshatit, po objektet qe gjenden ne siperfaqe , perse duhet ti zhdukim?
Ata qe po shkruajne, shpesh u referohen , toponimeve, per te percaktuar identitetin, por edhe ato nuk jane vec hamendesi e interpretim. Nga zbulimet arkeologjike dhe nga analiza e toponimeve, na rezulton se treva jone dhe popullsia e saj , ne te shkuaren e larget , i perkiste besdimit te krishtere. Keshtu, perroi qe zbret ne Gurje, quhet Perroi i Shen Marise; Po arat me emrin Jorga; vendi i quajtur Gropa e Gjonit; Ledhi i Kishes;rrenojat e pese kishave me moshe te ndryshme, a nuk jane sinjale te perafert? Me vone , gjate pushtimit sllav te treves, na trokasin toponimet: Perroi i Zelenices; Leshnje; Cac; Bozanaj; Llapovica; Saloniq , etj. Pushtimi osman , beri ndryshimet e menduara prej pushtuesve dhe kemi arat me emrin Llageme etj. etj. Keto dhe te tjera toponime lypset ti nenshtrohen analizes dhe interpretimit , nga specialiste kompetente , te cilet fshatit tone nuk i mungojne.
Ne anen e djathte te udhes mbi shtrat guri qe te con tek Mulliri i Gurres, ne Specove, buze lumit te Vjoses, ne vendin e quajtur Sheshi i Veshtit, poshte te cilit ka qene nje shpelle, ku mund te strehoeshin rreth 350 krere dhi, dikur ka qene nje pirg me gure , te hedhur sido-kudo.Historia e kesaj murane, nuk besoj ti kaperceje vitet e nje shekulli. Thone se , ne ate vend ka nderruar jete , nje burre nga K alivaci, ne nje prite. Cdo kalimtar qe kalonte andej, hidhte , mbi pirgun e gureve, nje gur, per sevap, dhe pirgu me gure rritej , vazhdimisht. Ajo murane. luante nje rol mjaft te madh, si lapidar i kujtimit te nje njeriu qe nuk eshte me ne jete. Nje murane e perafert ka qene dhe ne Qafen e Derrases, atje ku dikur ishte nje xhami. Nga femijeria, me kujtohet nje kenge e lashte , e cila i bente jehone nje ndodhie makabre . Teksti i kenges thosh:
“…Mbec shkrete, o Qafe e Xhamise; ( i thonin dhe Qafe e Xhamise)
C’u bere vend’ i pusise;
Vrave Bazon dhe Dervishne…”
E pra, kalivacasi i zgjuare trim, ka qene dhe artist, ne shpirt. Ai i ka kenduar natyres se bukur ; jetes, sido qe ishte; Dashurise, heroizmit, vuajtjeve etj. Kenget , kane tekste me domethenie, prandaj duhen lexuar me kujdes dhe midis rrjeshtave. Na mbetet vetem ti shkruajme e te qemtojme prej tyre , simbolet. Keshtu , Kalivaci , do te pikoje, sic thote nje nene kalivacase, e cila i ka kapercyer te nentedhjete vitet, e cila eshte larguar nga fshati qysh se ishte femije, e jeton larg, me mallin qe e pervelon per vendin ku i ka bere koka deng!

Lundra e Kalivacit

Natyres te bukur te fshatit tim, e cila nuk ka te krahasuar, nuk i mungojne as objektet e lashta , me vlera te shumta historike dhe praktike. Shpellat , ne rrjedhen e lumit, me emra fisesh , nuk jane te vetmet. Me shume vlera historike dhe ekonomike, eshte Lundra e Kalivacit e cila, jo mekot eshte etiketuar qysh prej kohesh qe nuk dihen ; Lundra e Kalivacit. Keshtu ajo quhet edhe sot.
Pozicioni gjeografik ku eshte vendosur, ne daljen Perendimore te ” tunelit” mes shkembinjsh , ne Donije, patjeter qe ka ndikuar , se vendi ku kane qene montuar pikat mbeshtetese te pallamareve ( kavove prej celiku) jane shkembore, ne te dyja anet e lumit, por me rendesi jane disa fakte te tjere. Lundra e Kalivacit , ndodhet prane fshatit me te njejtin emer dhe, ne cdo kohe eshte menaxhuar nga kalivacas.
Me dy kavo te kapur pas platformes, te cilet bashkoheshin e leviznin neper pallamarin mbajtes, ne ate lunder te thjeshte , prej kohesh , kane kaluar lumin njerez e kafshe , pa numer , per te qarkulluar nga krahina ne krahine, ne mot te qete e kur lumi behet si det , nga fryrja , ne stinen me shira.
Lundra eshte menaxhuar nga kalivacas, jo vetem se ata ishin notare e lundertare te shkathet e me zemer, por dhe per disa cilesi te tjera te tyre. Jo se ne fshatrat fqinje , nuk ka patur e nuk ka njerez te afte per ta bere kete pune, por kalivacasit , jane tjeter “brume”.
Sa mbaj mend , ajo lunder eshte menaxhuar me aftesi , nga Hasan Ramo Ramaj, nga mehalla e Hysodosajve, pas te cilit , ” stafeten ” e mori njeriu i fisit te tij, i paharruari Gani Muharrem Ramaj. Pas tij . lundra u shfrytezua , nga te tjere bashkefshatare deri sa u privatizua nga trimi i cartur Tahir Muharrem Nelaj. Per nje fare kohe , lundren e drejtoi vellai i Tahirit, i fuqishmi e i mprehti Sadik Muharrem Nelaj , i cili , u nda nga jeta , ne lunder, ne nje fatkeqesi natyrale.
Tashme, kushtet kane ndryshuar mjaft e njerezit nuk jane po ata. Ajo lunder, me histori, vazhdon te quhet Lundra e Kalivacit, por eshte katandisur ne nje kaike ( varke) me motorr dhe drejtohet nga i biri i Tahirit – Erjoni ” gjigand” e notar me emer.
Duke u bazuar ne hamendesi, ndoshta mund te kete ngjare qe , ne kohe te tjera, lumi, kur ka qene me ujeplote,mund te jete kaluar me “trap” te ngjashem me mjetin e koheve qe jetojme.

Jo vetem raki, por dhe qumesht , me opinge.

Mund te duket si e pabesueshme , por ka ngjare , me te vertete. Familja e nje cobani nga Kalivaci i Tepelenes, ishte nga me te varferat ne fshat. Ajo, nga arat qe dispononte , nuk siguronte me teper se 4 muaj buke. Ne muajin prill te cdo viti, femijet e pakte te kesaj familje si shume femije te familjeve te ketij rangu, ushqeheshin me trakalice fiku e me bajame te njoma , te cilat sapo kishin lidhur kokrra. Mezi prisnin te behej hokerri ( tepa) e me pas elbi, jo per tagji , por , per ushqimin e njerezve. Dimri, ne ata vite ( vitet e zise per buke) kalohej , duke u ushqyer kryesisht me lakra te egra.
Ne vitet ’50 te shekullit te shkuar , familja e cobanit ne fjale, kishte lidhur qinosi dhensh , me familjen e fisnikut Karafil Mahmut Bilaj, i cili ishte vendosur ne vendin e quajtur Gjembi i Bilos, prane arave pjellore te tij , ne Margellic. Xha Karafili , me nje stature interesante, kur fliste, shume fjale i kishte te huazuara nga Turqishtja. Ai kishte ngritur 2 kasolle ( njera perdorej si kuzhine e tjetra per te pritur miq) . Gruaja e tij , Bedrija, ishte nje zonje grua, shume punetore dhe e pritshme. Po ti shkoje ne shtepi , ajo te behej “kurban” dhe , shpejt e shpejt, vinte tiganin ne zjarr e piqte petulla, te cilat i servirte, te shoqeruara me pekmes, nga rrushi razaki i pjergullave, mbi vidhat e ledhit te llomerave.
Per fat te keq, cifti nuk solli ne jete femije dhe jetonin te vetmuar. Rreth 100m. me ne Lindje, banonte vellai i ndare i tij, trimi Refat Mahmut Bilaj.Te dyja familjet qe rridhnin nga i njejti gen, ishin shume bujare dhe mikpritese. Nje here, ne shtepine e xha Karafilit erdhen disa miq e Ai organizoi gosti ( dreke). Ftoi te tijet dhe cobanin qinosar, te cilin e respektonte mjaft , per ndershmerine dhe drejtesine e tij. Cobani i la dhente ne Fierin e Metes, me djalin 10 vjecar, i cili ishte i pangrene, prej disa ditesh. Cobani i moshuar , hengri e piu ne gosti, e mbushi stomakun por nuk i vajti mendja tek i biri i pangrene. Nene Bedrija, e cila organizoi gostine dhe ne familje kishte ushqime ( gatime) me shumice, nuk kishte lindur femije dhe nuk ia kishte idene , kujdesit per femijet e uritur te familjes tjeter.
Kur cobani shkoi tek tufa e deleve, nuk e pa te birin dhe e kerkoi , aty prane, neper shkurre. E gjeti thuajse pa ndjenja , mbi nje kacube xine. Djali duhej ushqyer me dicka, Shtepia e cobanit , ne Ahmetaj , ishte disi larg e vajtja atje harxhonte kohe , e cila ishte e shtrenjte ne ato caste.
I punoi mendja cobanit, kapi nje dele me qumesht, e moli ne opingen e tij dhe ia dha ta pinte djalit te alivanosur qumeshtin jetedhenes. Djali , mbasi piu qumeshtin , me opinge, erdhi ne vete dhe te dy, babe e bir, e vume tufen e dhenve , perpara dhe e cuan ne kasollen prane shtepise. Ky ishte nje mesim i mire per cobanin plak , te cilit , pervoja e jetes i erdhi ne ndihme vetem per te gjetur ” enen” me te cilen moli delen.

Regjistrimi i popullsise, ne vitin 1945, ne Kalivac te Tepelenes:

Lufta e Dyte Boterore dhe pushtimi fashist i vendit edhe ne Kalivac te Tepelenes , si ne te gjithe vendin trazuan e prishen ekuilibret. Ai rregull qe ishte vendosur , lidhur me regjistrimin e popullates, ne kohen e Mbreterise u prish e regjistrat e gjendjes civile , u bene pacavure. Nese ditelindjet tona, nuk jane te sakta, pervec ndonje faktori tjeter njerezor, si ulja apo ngritja e moshes te meshkujve , lidhur me kohen e kryerjes te sherbimit ushtarak dhe ngritja e moshes se vajzave per tu fejuar e martuar me heret, burimin e kane tek keto parregullsi.
Me qellim qe te vendosej rregulli dhe ekuilibri i prishur, administrata e re , e sapodale nga lufta rihapi zyrat e gjendjes civile dhe plotsoi regjistra te rinj, me te dhena per banoret e treves. Nepunesit qe u caktuan te benin kete pune, u perzgjodhenme kujdes, nga radhet e njerezve me te pershtatshem e me te arsimuar. Mjaft syresh , ishin nga ata qe kishin punuar dhe ne administraten e mepareshme dhe ia dinin radhen punes.
Ishte viti 1945. Vendi ishte cliruar dhe ekonomia fshatare e varferuar dhe e shkaterruar po rimerte veten , shume ngadale. Kalivacasit i mbanin ” te lidhur” mjaft fije me te shkuaren e afert. Te rriturit ( behet fjale per burrat kryefamiljare), me qellim qe te saktesonin e plotsonin te dhenat vetjake te gjendjes civile, e mbanin vrapin ne Krahes, ku ndodhej lokaliteti i treves dhe zyra e gjendjes civile. Disa pjesetare te familjeve, sidomos femrat , perfaqesoheshin nga kryefamiljari.
Agjitatoret e partise kishin bere punen e tyre dhe , ne nje dite te bukur pranvere, kur moti ishte ngrohur dhe fshati jeshilonte, ne , femijet e moshes parashkollore ,na mblodhen ne oborrin e madh perpara dyqanit te Todit, nga Policani, atje ku sot banon familja e Cizo Hajredinit, nga Agajt e Hasanimeret; prane Perroit te Llaskos.
Babai im , coban i njohur, ishte me dhen ne vendin e quajtur Rredhe, kurse nena mblidhte lakra te egra , ne ledhet e arave te mehallalinjve. Vajta tek vendi i caktuar , se bashku me bashkemoshataret e mij dhe me motren e vetme, Lumturine, e cila ishte 2.5 vjet me e madhe. Thuajse te gjithe femijet qe do te hynin ne procesin e regjistrimit ishin te shoqeruar nga prinderit. Nje burre qe mbante syza miopi, te cilet i binin siper hundes se madhe, me nje kapele me strehe, ne koke, i perkulur mbi nje liber me shume flete, shkruante , me pene, ato qe pohonin prinderit. Ai , here pas here ngjyente majen e penes ne nje shishe te vogel , e cila, me shume gjasa , kishte boje ,brenda. Nuk ia mbaj mend emrin , por , me kujtohen disa pergjigje te prinderve, ndaj pyetjeve te tij. Ai , pyeste per emrin dhe kohen e ardhjes ne jete , te femijeve .
Mbaj mend se pergjigjet e prinderve ishin te shkurtra e te qarta. Femija i radhes vecohej prej te tjereve dhe atehere, nga goja e burrit me pene ne dore vershonin pyetjet. Pergjigjet e pyetjeve, ishin te larmishme dhe disa syresh , mjaft interesante. Ja disa pergjigje pa saktesi: ” djali im , ka lere kur u be misri qamet”; tjetri pohonte: ” Kocja ime ka dale ne drite , ate sene, kur lumi doli tejper tej , si det , nga shirat e dendur qe rane”; nje i trete , deklaroi se: ” Femija qe po regjistrohej , kishte lindur , kur u vra , ne lufte ” x” apo ” Y” partizan etj. etj. Erdhi radha ime. Nuk ishte i pranishem , as babai ; as nena. Mua dhe motren , na perfaqesoi dajo Sulua, i cili ishte djale teze i nenes time, kishte qene partizan e per rrjedhoje ishte me i besueshem.
Pyetjes te burrit me syza miopi, per moshen time, dajo Sulua ( Sulo Barjam Hysaj) iu pergjigj: Ky eshte versnik me kete djalin ketu dhe deftoi me dore Sadikun, te cilin e mbante per dore e ema, Memja e Muharrem Hasanit. Ne fakt , Sadiku kishte lindur nje jave , para meje, por une isha ” bucko” nga trupi , mbasi shkoja pas babait , me dhen , dhe kur ai milte qumesht , ne veder, une fusja koken, largoja nga siperfaqja e qumeshtit , ndonje kakerdhi qe kishte rene dhe pija qumesht te ngrohte, me temperaturen e trupit te deles
nga kishte dale, me shkume dhe bio. U tha; u be; me regjistruan 6 muaj me te madh dhe ajo datelindje vazhdon te egzistoje edhe ne ditet tona , ne dokumentet e identifikimit. Dajo Sulua im e paska patur fjalen shpate, nga nje metal , te cilin nuk e oksidon koha!

Kane qene te paret , ne profesionin e tyre

Jeta, ne Kalivac ka ekzistuar prej shume kohesh. Kalivacasit, gjate gjithe ekzistences se tyre, kane trokitur fort ne histori . Bemat e tyre , kane mberritur tek ne , ne forma te ndryshme e ne rruge jo te njejta. Transmetimi gojor, nga njeri nrez ne tjetrin ka qene udha kryesore. Tre profesionet baze te kalivacasve; cobaneria, bujqesia dhe puna e ushtarakut, kane qene cilesore. Zgjuarsia, mprehtesia, guximi e trimeria, i kane shoqeruar kalivacasit ne tereudhen e tyre te gjate; kane qene bashkeudhetare te tyre.
Ne kohet moderne, kur njerezit pervetesuan profesione te rinj , pa te cilet nuk mund te perballohet jeta, Kalivacasit nuk mund te qendronin prapa te tjereve por , hera heres , nxituan e dolen “ne presidium” duke u bere protagoniste.
– Para Luftes se Dyte Boterore, profesioni i shoferit egzistonte vetem ne fantazine e njerezve, ose shkruhej ne libra te shenjte. Kur u krijuan kushtet, djali nga Kalivaci- ” i prapi”- Ferrik Cano Haderaj nga Hasanimerajt, me kurajo, u versul mbi timonin e nje kamioni te tipit ” Zis” dhe , duke transportuar qymyr guri , nga miniera ne portin e Vlores, ne nje rrugetim fatkeq, humbi jeten , ne kthesat e thella te Perroit te Salarise.
– Ne gjysmen e dyte te viteve ’60 te nje shekulli me pare, lindi nevoja te plugoheshin e te kultivoheshin tokat. Ishte bashkefshatari yne, nga mehalla e Hasanimerajve, Xheladin ( (Xhelo) Ahmet Caushaj, i cili fillimisht ne funksionin e ndihmesit e me poas te traktoristit. e mori persiper kete pune.
-Ushtaraket nga Kalivaci , ne kohe te ndryshme , kane luajtur rol paresor e kane mbajtur peshe te madhe ne ceshtjet e mbrojtjes. Oficeri i pare , ne funksione drejtuese , me graden e oficerit madhor te Ushtrise Mbreterore, ishte Zoto Halil Ramaj , nga Hysodosajt.
– Nevojat e komunitetit per ushqim u rriten dhe kultivaret , jo vetem qe u shtuan , por dhe parashtruan kerkesen e trajtimit shkencor , te tokes e te bimeve. Djali nga Ahmetajt, autor i ketij shkrimi, me moshe 18 vjece, u be agronomi i pare , i specializuar per fruta, ne vitin 1959, kur ishte pjese e stafit te lokalitetit te Krahesit.
– Kenga labce, eshte kenduar nga bashkefshataret tane, qe ne kohe ,te cilat nuk mbahen mend , por grupi i pare folklorik i fshatit , u ngrit nga Skender Muharrem Nelaj. Me pas , bilbilat nga Kalivaci, pushtuan skenat e vendit e ato nderkombetare.
– Kalivacasi e do arsimimin dhe e ka kerkuar ate qe heret. U desh te dilte ne skenen e historise , djali nga Hysodosajt Halil Zoto Ramaj qe te hapej shkolla e pare fillore ne fshat.
– Dikur, per te ndertuar banesa, ustallaret vinin nga Panariti e nga Opari, i pari qe e vodhi zanatin e muratorit ishte djali i Cano Ademit, Veliu, qe mori ne dore mistrine dhe cekanin.
– Koha kerkoi evidencimin dhe mbajtjen e llogarise te te ardhurave. I biri i Cizo Selfos, nga Hasanimerajt; Hajredini, u be llogaritari i pare, i cili , mbi dijenite shgkencore vuri perkushtimin dhe ndershmerine e tij.
– Ne shekullin e fundit , u gjallerua shume jeta kulturore, arsimore dhe artistike e fshatit. Nuk mund te mbeteshin jashte kesaj ” valleje” te talentuarit Xhelil Aliu, si regjizor e foles elokuenrt; Nuri Mehmetaj , si gazetar cilesor , Profesor doktor Vezir Fejzo Muharremaj etj . intelektuale te spikatur qe u dhane tonin puneve , ne sektoret perkates.
– Kalivacasit , kapercyen prapambetjen shekullore dhe me guximin qe i karakterizon, shaluan aeroplane, sic beri aviatori Rexhep Ahmet Zenelaj, apo provuan zhytjen ne thellesi te detit , sic beri Hekuran Sherif Zenelaj ( Mucoimaj).
– Bashkefshataret tane ,nuk mbeten pas , as ne sektorin e mjekesise. Drita Refat Ramaj ( BILaj) , mes veshtiresive te kohes, me perkushtim , hodhi drite mbi nje profesion tejet human.
Ne perfundim yte ketyre radheve, nuk mund te le pa pemendur shperthimin e vlerave morale dhe intelektuale te bijave dhe bijve nga Kalivaci. Fitorja historike e kompletimit te shkolles se fshatit me mesuese e mesues vendas, te cilet kane deftur aftesi e perkushtim eshte garanci se edhe ne te ardhmen , nivelet do te jene ne rritje dhe ” korifejte” e fshatit tone do ta gjejne vendin qe u perket, ne aradhen e te perparuarve.

Blog mbi Kalivaçin e Tepelenës