Erjon Nelaj

„… Në Nelaj ka rënë zia;
Është vrarë Erjon bukuria;
Është dyndur tërë gjinia;
Shoqëria e miqësia;
Ishin shumë, nuk i nxinte shtëpia;
Nuk ka vend as avllia;
Zunë lëmin, disa bënë nga Hija;
Sytë u mbenë nga Greqia;
Andej nga ngjau vakia;
Atje u vra Erjon Madhështia;
Rropatej për fëmijët e tija;

Nuk qe djalë, qe ‘fajkua’;
Trimërinë e kish në sua;
Atje ku shkelte Erjon djali;
Lëshonte çika stralli;
Çahej guri e shembej mali;
I kishte shokët të rrallë;
Të gjithë e donin në ballë;
Kalivaçasit, në kurbet, nuk i linte të shpërndarë;
Prandaj e donin për të parë;
Kurrë nuk kanë për ta harruarë;

Mos u brengos, Dilaver;
Se Erjoni ra me nder;
Xha Skënderi nuk e di
Çfarë ka ngjarë në prag të tij;

Djemtë e tij, si ‘skifterë’,
Kudo shkelin, mbjellin ‘ndere’;
Erjoni ka lënë gjurmë;
Prandaj e donim aq shumë!“

Shkroi

Niazi Nelaj