(Kujtime nga vitet 1950, parë me sytë e një fëmije):
Nuk votoja se nuk e kisha moshën. Kam vrojtuar, me kureshtjen e një fëmije dhe me mprehtësinë e moshës, gjithçka, në këtë ditë, në fshatin tim.
Dita kur votohej ishte ditë festë. Ndoshta, kjo ditë renditej pas festës së çlirimit (29 nëntorit) e cila kremtohej, me madhështi, çdo vit. Gëzimi, atë ditë ishte i papërshkruar. Njerëzit, (ata që kishin triskën e frontit) ishin në "qiellin e shtatë". Gëzonin dhe disa pjesëtarë të familjeve nacionaliste që nuk i kishin lyer duart me gjak dhe që kishin pasur edhe partizanë, nga pjesë3taret e familjeve të tyre.
Votohej për një alternativë; për Frontin Demokratik të Shqipërisë. Alternativa tjetër ishte në hije dhe e diskriminuar.
Mbaj mend, atë ditë të gjithë ishin të veshur me petkat më të mira, dhe mezi pritnin të hidhnin votën. Lufta e klasave, zhvillohej e ashpër. Patronazhistë nga këta të sotmit nuk kishte por ishin disa 800 lekëshe, të cilëve u thonin "fuksa" të cilët ishin të zellshëm e spiunonin edhe nënën e babanë.
Të gjithë çoheshin herët, e zinin derën e qendrës së votimit. Kishte radhë për të votuar. Fshatrat ishin në garë dhe rrethet, me njëri-tjetrin, gjithashtu, kush të votonte më parë e kush të votonte 100%.
"Fuksat" ishin në hall. Familjet e dëshmorëve dhe ato të ish-partizanëve, votonin të parat.
Si votohej? Ishin dy kuti. Njëra e veshur me beze të kuqe; tjetra me të zezë. Në kutinë, e zezë, në dyshemenë e saj ishte kompensatë; nën të kuqen në dysheme kishte një copë kadife. Votuesi hidhte votën për ke të dëshironte, por kur kokrrën e hidhte tek kutia e zezë, ajo bënte zhurmë. Kësisoj vota ishte e fshehtë???.
Kishte dhe ndonjë rast të rrallë. Xha Refati, kokëngjeshur, kishte pakënaqësi ndaj Këshillit popullor të fshatit. Ai, ditën e votimit, kish vënë pelën përpara, dhe kishte vajtur në pyll, për të bërë dru. Kurrizi i Ziles, ku bënte dru xha Refati, ishte larg nga qendra e votimit (shkolla e fshatit) dhe asnjëri nuk e dinte vendin ku Ai bënte dru.
Rrodhi koha e po errej. U alarmuan të gjithë organizatorët dhe pushtetarët. Pritën sa shkarkoi drutë Xha Refati, në shtëpi, dhe qetë-qetë, mbasdite vajti për të votuar...

Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.