Me këtë shkrim modest dua të kujtoj një ditë si kjo e sotmja, e cila nuk mund e nuk duhet harruar.

Bëhet fjalë për ditën e 27 qershorit 1943, kur, tek vendi i quajtur Rrapi i Dervenit, në anën verilindore të lumit Vjosë, përballë qytetit të Memaliajt, u zhvillua një ballafaqim i ashpër mes nacionalistëve të drejtuar nga Beu i Këlcyrës dhe përfaqësuesve të ideve dhe të luftës partizane.

Çdo vit, në kohën e Diktaturës së Proletariatit, në këtë vend përkujtohej ajo datë e shënuar, me festime, sipas mundësive. Fshatarë nga fshatra të ndryshme të rrethit, formonin trapeza, fshatçe, konsumonin mish të pjekur në hell dhe raki të fortë, këndonin e kërcenin dhe i bënin jehonë asaj ngjarjeje atdhetare.

Kujtoj një këngë që kish improvizuar populli në shenjë kujtimi e nderimi të kësaj date historike:

"... Festimi Rrapit Dervenit, sa bukur u bë;
Katër gjeneralë erdhën, të dërguar..."

Bëj habi e pyes: Në mos u festoftë, siç i takon, të paktën të kujtohet si datë historike.