Erjoni, djalë i Tahirit;
I miri i ngjan të mirit:
I rrituri nëpër halle;
Udhët e kurbetit çave;
S’ishje djalë, por sorkadh mali;
Ike, Vjosa zhurmën ndali;
Erë e malit nuk fryn si përherë;
Ngreu, Erjon, dhe një herë!
Ngreu, të na flaç një fjalë;
Të na shkarkosh gjithë mallë;
Ngreu, të kërkon shtëpia;
Fëmijët dhe shoqëria;
Jemi rritur në të keqe;
Ty të kishim si mbështetje;
Fjala jote hapte udhë;
Ndaj të donim aqë shumë…
Formuloi Niazi Xhevit Nelaj, në Tiranë, më 16 maj 2021, ora 08.00
Shënim: Teksti i këngës është shkruar me kërkesën e këngëtarit nga Kalivaçi i Tepelenës Ogert Aga, i cili do ta këndojë atë me patos, si shok i afërt me Erjonin, me të cilin është rritur.

Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.