Te dashurit e mi kalivacas; Ju bija gjeraqina qe dini te qendroni ne fshatin tone te bekuar , por dhe kur shtegtoni, na nderoni. Gjithe atyre qe thone se jane nga Kalivaci i Tepelenes, edhe pse mund te jene vetem me irigjine nga ai cike fshat, u perulem me nderim e mirenjohje. Ndoshta mund ta cmoni te tepert, por mosha ka privilegjin te thote dhe ndonje gje me teper. Me behet zemra mal , kur lexoj arritjet tuaja , te cilat i shtojne lavdine, fshatit tone dhe jane gure , ne murin e ngrehines se tij. Me behet qejfi qe vajza e djem me dinjitet , po shpalosin identitetin e tyre, . Mos tu vije zor, as turp , te deklaroni kush jeni e te kujt jeni, se nder eshte te nderosh origjinen tende, sido qe te jete. Po e perseris per te disaten here, me gjithe forcen e mendjes e te zemres: ” Hapni sepetet” e beni te ditur , qofte dhe ne kete faqe te nderuar , ato gjera, le te duken te vjeteruara e te dala mode. Kalivaci ka nxjerre e ka rritur qendrestare; fshati yne, aty ka qene e aty do te jete, mbi ato bregore, ku era ta hap xhaketen e te ledhaton fytyren dhe gjoksin, ku ujet e ftohte qe del nga shkembi i jep jete atij populli, ku klima eshte aq e bekuar dhe i ka te gjitha, : Fushen me toke aluvionale; lumin jetedhenes; malin qe mekon shendet ; eren qe nuk e le gripin te vegjetoje gjate , dhe ajrin e fresket te mbushur me kripen e detit qe vjen si peshtjellim i ajrit mbi ate vend te bukur e me toka pjellore. U lutem shume, u pergjerohem , remoni ne historine e atij fshati e cila eshte plot me heroizma, trimeri e mencuri njerezish te rralle. Ndihem mire kur lexoj shkrime kaq dinjitoze e me vlere dhe uroj qe ato te kene ngjitje , per arsyen e vetme se historia e Kalivacit , nuk eshte e shkruar dhe ka nevoje per shkrime, sido qe te jene.
Aforizem
Dikur ( ne vitet ’50 te nje shekulli me pare) , dy cobane nga Kalivaci i Tepelenes, te moshuar e te zgjuar, me veshtrim te mprehte si te shqiponjes, kishin nxjerre dhente ne kullote, ne yrtrat e nenfisit Binaj, ne Gurishte. Nga rrenojat e shtepise, te lashte , tip keshtjelle, te fisnikut Ramo Nebiu, e cila, nuk di perse u ngrit ne krye te mehalles Ahmetaj, dy burra po rrukullisnin gure, te cilet ishhin te gdhendur , e mund te futeshin ne muret e banesave qe po ngriheshin , rreth 100m, me posht. Njeri nga te moshuarit , e pikasi kete veprim e i tha tjetrit:… A e veshtron ate baterdi qe po behet ne krye te mehalles tone? Tjetri, hodhi veshtrimin andej nga i tha kusheriri, e pa ndodhine , mori fryme thelle e u pergjigj:” Nje here e nje kohe, sic thote gojedhena, pyeti burri- gurin: ” Ku vete , o mall i shkrete? Guri u pergjigj” ” Do vete ta shkretoj gjetke! Nuk kaluan shume vite dhe banesat e ndertuara me ata gure, u braktisen nga pronaret…
Aforizem
Eshte i mirenjohur fakti qe , ne traditen kalivacase, por jo vetem, dikur, burrat ishin te destinuar e te prire per te qene, cobane te mire; ushtarake po te mire dhe kurbetlinj te gjalle. Nje coban delesh kur nxirrte bravaret ne kullote, e kishte gjetur vendin ku prehej; mbi nje pllake guri. Nje dite , erdhi aty prane nje gjarper , nga ata qe kafshojne dhe tentoi te bente ate qe dinte. ” Mos , i tha guri; ma ler mua qe ta ha pak nga pak e cdo dite”! E degjoi gjarperi gurin dhe ia la atij prene.
Enemura
Ngjan dhe keshtu: Ate qe nuk e duan e qe nuk duan ta ndeshin as ne udhe, kalivacasit e mallkojne. Mallkimi eshte i rende e ka te beje me jeten; gjene me te shtrenjte te njeriut. Te tjere, kur jane te kesaj kategorie, ne Kalivac i nemin. Mallkimi per jeten behet ne forma te ndryshme. Diku e per dike, ai eshte i ashper si: Vdeksh , sonte e mos te zente mengjesi; vafsh e mos ardhsh;te vrafte Kurora e Malit; te therte ai e ky shenjtor; ky muaj dalte me ty ne goje etj. etj. Keshtu dhe te nemurat , si: Mbec pa bina; te humbte rasati; te pafsha me qamet etj . etj. Mallkimet dhe te nemurat jane te njejta , por nje njeri , me ener dikushi, kur mallkonte ose kur nemte , perdorte shprehje me te buta , te cilat kane te njejten permbajtje por jane me pak lenduese si: ” E lenc xhaketen varur ne perome”! etj. etj.
Vatra
Vatra Kalivaciote; cfare emri , i bukur , i menduar mire dhe domethenes. A ka familje ne Kalivac apo ku te doni ju te mos kete patur apo te mos kete nje vater? Une mendoj : Jo, jo dhe perseri jo. Vatra mund te kete qene tradicionale ose mund te jete moderne , por vater eshte ; tjeter emer nuk i shkon. Pa bere histori e pa pretenduar se them te reja, ama , ate qe mendoj , do ta them. Perfytyroni nje vater, prane oxhakut! nje cope shesh , brenda shtepise perdhese ose ne ode, me rrumbullakesi, ne te cilen , zakonisht ndizej zjarri. Vatra ishte zjarrduruese e pergatitur sipas nje teknologjije te menduar mire , e te ” rrahur fort, me nje gur lumi. Ne vater ndizej zjarri qe ngrohte shtepine, atje lindeshin e rriteshin femijet, atje gatuhej ushqimi per te gjithe familjen; ne vater pritej e nderohej miku, etj . etj. etj. Vatra , ne optiken time eshte simbol i jetes ne fshat. Breza te tere, kane pasuar njeri -tjertin, duke zene vend rreth vatres. Rilindasit tane, ne skaje te ndryshem te botes, kane ngritur shoqeri , perparimtare , me emrin e bukur Vatra, per te promovuar vlera te kombit tone. Neve qe po na bashkon kjo vatre, le te deftojme vlerat tona, duke u bere kontributore efektive , jo thjesht numerore qe dine vetem te perplasin duart. urime dhe lavdi vatres tone te vecante!
Vatra
Mendoj se kemi pak materiale te shkruara , te pakten historike. Kalivaci ka qene i populluar heret. Nese te tjere e kane synuar dhe kane ardhur e jane ngulur aty, kjo ka ndodhur fale kushteve te mira klimateriko-tokesore dhe faktoreve shoqerore qe u jane ” ngjitur”. Kam nje mendim : A do te qendrojme keshtu; ne padije, apo do te ndryshojme dicka? Koha , nese na toleron sot e nuk na ben me faj per te shkuaren e fshatit tone, nuk besoj te na e fale gabimin lidhur me aktualitetin, po te vazhdojme gabim. Konkretisht, mendoj: Cdo njeri, te perpiqet te kujtoje, shtepine apo kasollen e familjes se tij. Si ka qene ajo; me nje apo me dy kate; me tavan e dysheme apo me balte; me gardh apo me mure guri; me oborr e me peme brenda apo thjeshte e shtruar me gure? Ke ka patur gjiton dhe cfare bagetish ka mbajtur? Ku i ka patur yrtrat, bahcet, arat e kush i punonte e i mbillte? Cfare kafshe pune e ngarkese ka patur etj . etj. Po ta beje me pergjegjesi kete pune , cdo njeri, dikush do ti bashkoje e do te dale fshati. Ne kushtet e sotme, kete pune e ka thuajse te pamundur ta beje nje njeri, sado qe te perpiqet. Le te fillojme nga puna, neser mund te behet me e veshtire. Sot, me sa di une , jane ne jete disa 90 vjecare , te cilet mund te na deftojne dicka. Mjaft kemi percjelle nga ata qe ishin enciklopedi e nuk mundem ” ti milnim”! u drejtohem, me dore ne zemer, gjithe intelektualeve kalivacas dhe atyre qe mendojne se kjo pune eshte ne kapacitetet e tyre. Pune te mbare e faqebardhe perpara historise!
Kryepleqte
Ne Kalivac te Tepelenes, qe prej koheve kur nuk mbahet mend , ka funksionuar institucioni i kryeplakut. Ky funksion ishte i menaxhuar mga pushteti i kohes. Zakonisht kryepleqte kane qene burra. Po burra ama. Te mencur, te zgjuar, te shkathet, te ndersdhem, me reputacion , trima dhe autoritare. Ne pergjithesi, edhe pse kane qene ne sherbim te pushtetit vendor apo te huaj, ata , kane anuar ne “kandar” nga fshati dhe fshataret tane. Sejcili nga ju , besoj ka degjuar , edhe nese nuk ka njohur kryepleq me tipare te rralla. Ne kohen pas Yrjetit , kryeplak ka qene mentari guximtar Cizo Selfo Agaj, nga mehalla Hasanimeraj. Shtepia e tij ishte prane perroit te Llaskos, prane baneses te Qazim Lazes dhe me poshte shtepise te Sadik Xhemalit dhe Zenel Ahmetit. Ishte koha kur pushteti i turqve i merrte shpirtin popullit fukara , me xhelepet dhe taksat e tjera, te cilat ishin te paperballueshme nga banoret e Kalivacit , por jo vetm. Nje dite, ne Kalivac erdhen xhelepcinjte per te percaktuar nivelin e taksave. Si perfaqesues i pushtetit dhe vendas, ata, pine kafe tek dyqani i Todit , nga Policani ( sot shtepi e Cizo Haredin Agaj), ne pritje te kryeplakut. Erdhi kryeplaku Cizo Selfo, me nje kale per dore. Kali ishte aq i dobet sa mezi qendronte ne kembe dhe samarin e kishte cope-cope. Vete Cizua, me nje pale mustaqe te gjata e me qylah te bardhe , ne koke, ishte veshur me zhele. Kur e pa, pergjegjesi i xhelepcinjve pyeti kafexhiun: “Kush eshte ky”? “Kryeplaku i Kalivacit”, u pergjigj kafexhiu. Cohuni , te ikim , urdheroi vartesit shtetari ” Cfare xhelepesh tu veme ketyre ne; veshtroni kryeplakun , ashtu eshte dhe fshati”! I ken xhelepcinjte dhe fshataret e kalivacit , nuk paguan xhelepe…!
Dialogu i fetusit me nenen
Eshte e vertete thenja se fetusi , ne bark te nenes eshte jete , brenda jetes. Shkencerisht , eshte vertetuar se nena, kur femija , nuk e ka pare akoma driten e diellit , komunikon , me te , me gjuhen e saj. Ne Kalivac, para , te pakten kater brezash , ka ndodhur nje gje e rralle. Nje burre i fisem, me shtepi e katandi qe e kishin zili dhe me nje grua per se mbari, nga dere e pare e fisnike nga sjellja e nga shpirti, kishin disa vite martese , duheshin shume me njeri0tjetrin , por nuk kishin femije. Ne fshastin tim, ne kohe te kohes, femijet i kane deshiruar si pasardhes e si trashegimtare. Nje dite ( nate), burri i fisem i peshperit bashkehortes , ne intimitet : ” Po ti , moj grua na bej nje femije qe te jemi si te tjeret”! Gruaja e mire; jo nga bukuria sa nga shpirti, e cila ia dinte merakun te shoqit , nisi te lutej qe endrra e tij te realizohej. Kur ndodhej e vetme , ne shtepi, ajo ferkonte barkun e lutej , sipas formules: “… Bark, o i ziu bark; Bejme nje djale zambak; ta bejme Ramon- Cirak”!
DASHAMIRESIA E KALIVACASVE
DASHAMIRESIA, ESHTE NDOSHTA TIPARI ME I QENESISHEM I BANOREVE TE KALIVACIT TE TEPELENES. kJO NUK ESHTE DUKURI E KOHEVE MODERNE, POR KA QENE DEN BABADEN. sHPREHJE KONKRETE ESHTE SOLIDARITETI MES BASHKEFSHATAREVE TANE. kY SHFAQET NE FORMA TE NDRYSHME DHE MERR THEKSE TE VECANTE NE DASMA E GEZIME. nE DASME , NUK FTOHEN TE MSARRIN PJESE TE GJITHE, PERVEC FAMILJAREVE, TE AFERMVE, MEHALLALINJVE DHE MIQVE. mEGJITHATE, NJE FORME KONKRETE E DASHAMIRESISE ESHTE DHE FAKTI: kUR DEGJON, KRISMEN E PUSHKES QE SINJALIZON NJE DASME , CDO KALIVACAS, KUDO QE TE NDODHET DHE PAVARESISHT NGA PUNA QE USHTRON , NE ATE CAST, MBAN FRYMEN, NGRE KOKEN LART DHE THOTE: ” mE TRASHEGIME DHE ME NJE DJALE”! KEMI TE BEJME ME NJE DASHAMIRESI TE PASTER, TE CILTER E PA PARAGJYKIME. pAS TE HENES TE PARE, PAS DASMES, GRATE E FSHATIT , BAZE FISI APO SI MEHALLE, DYNDEN NE SHTEPINE E DHENDRRIT, PER TE PARE NUSEN E PER TE URUAR TE ZORIN E SHTEPISE. bURRAT , GJITHASHTU, KUR JA KANE NGENE, , SIPAS FISIT , BEJNE TE NJEJTEN GJE. kUR MARRIN KAFENE NGA NUSJA E RE , SIPAS TRADITES, CDO NJERI , QOFTE BURRE APO GRUA, DETYRIMISHT , DAROVIT SININE , ME AQ SA E KA TE MUNDUR. kJO NUK ESHTE LEMOSHE, AS NJE DETYRIM ZAKONOR I DETYRUESHEM POR NJE DASHAMIRESI E MIREFILLTE.
sOLIDARITETI DHE DASHAMIRESIA KALIVACASE , ESHTE ME E DUKSHME NE RASTE FATKEQE. nE KETA RASTE NUK KA NEVOJE PER LAJMERIM E PER TE BERE LISTA TE FTUARISH. CDO NJERI I PERGJEGJSHEM , ME INICIATIVE , E NDJEN SI DOMOSDOSHMERI TI GJENDET PRANE TE ” HELMUARIT” DHE TE PERCJELLE FATKEQIN ( FATKEQEN). PERVEC PERCJELLJES, SIPAS TRADITES, , TE NESERMEN , OSE NE NJE DITE TE JUSTIFIKUAR , KALIVACASIT QE NE KOHE TE KOHES, KANE SHKUAR NE SHTEPINE E TE NDIERIT ( TE NDIERES) DHE KANE BERE NGUSHELLIM. kY ESHTE KUJDESI I NJEREZVE TE MIRE , NDAJ ATIJ QE KA PATUR NJE FATKEQESI. mUND TE THEM SE ESHTE SOLIDARITET , TJETER EMER NUK KA, KUR TJETRIT I JEP KURAJO DHE I PERSERIT TE KETE DURIM SE DUKURIA NE FJALE NUK KA NGJARE E NUK NGJAN PER HERE TE PARE , TEK AI. iNTERESANTE ESHTE , VAJTJA NE SHTEPINE E “TE HELMUARIT”, 4-5 E ME SHUME NJEREZ, NJEHERAZI, TE PRIRE NGA ME I MOSHUARI. sAPO ULEN NE SHILTE DHE HEDHIN NGA NJE PAKETE CIGARE, SI SHENJE E NGUSHELLIMIT, CDO NJERI THOTE:’ IA DHA DRURIT; DRURI U CA ; IA DHA GURIT; AI U SHKERMOQ; IA DHA NJERIUT ; AI E DUROI” ! bEHET FJALE PER DHIMBJEN QE PROVON NJERIU KUR NDAHET NGA TE DASHURIT E TIJNJE I ASAJ SHTEPIE. KETE FORMULE E PERSERITIN TE GJITHE, SI NE NJE PARADE DHE ASNJERI NUK MERZITET. cDO NJERI E PRANON , MBASI KJO FORMULE ESHTE E GJETUR DHE KA ARDHUR DERI TEK NE , MBASI KA RRUGETUAR GJATE. pARA SE TE NGRIHEN , BURRAT DHE GRATE QE KANE QENE PER NGUSHELLIM , PERSERITIN: ” QYC E LIGA”! A NUK ESHTE DASHAMIRESI, KJO SHPREHJE? UNE THEM : PO!
Dialog esnafesh
Dy esnafe; njeri bujk cilesor e tjetri coban i thekur po qanin hallet, ne nje dialog ” hidh e prit”. Te dy ishin te lodhur e te raskapitur prej dimtit te ashper te atij viti. I qanin hallet njeri-tjetrit duke nxjerre ne evidence veshtiresite qe kishin hasur , sipas zanatit qe kishin. Permbajtja e atij dialogu miqsh ishte kjo:
-Bujku: ” Une i ziu, hallemadhi, kembet mi griu ugari, mesin ma preu sqepari, qete mi hengri zagali; as mi pret coban vellai”!
-Cobani: ” A c’ke qejf o bujk dhe tine; ti mire e shkon dimerine, mbush fasule , plot kusine…”!
Dialogu eshte marre nga rrefimet e te moshuarve!