Është i mirënjohur fakti që, në traditën kalivaçase, por jo vetëm, dikur, burrat ishin të destinuar e të prirë për të qenë çobanë të mirë, ushtarakë po të mirë dhe kurbetlinj të gjallë. Një çoban delesh, kur nxirrte bravarët në kullotë, e kishte gjetur vendin ku prehej: mbi një pllakë guri.
Një ditë, erdhi aty pranë një gjarpër, nga ata që kafshojnë, dhe tentoi të bënte atë që dinte.
"Mos, — i tha guri, — ma lër mua që ta ha pak nga pak e çdo ditë!"
E dëgjoi gjarpri gurin dhe ia la atij prenë.
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.