Dy esnafë, njëri bujk cilësor e tjetri çoban i thekur, po qanin hallet në një dialog „hidh e prit“. Të dy ishin të lodhur e të rraskapitur prej dimrit të ashpër të atij viti. I qanin hallet njëri-tjetrit duke nxjerrë në evidencë vështirësitë që kishin hasur, sipas zanatit që kishin. Përmbajtja e atij dialogu miqsh ishte kjo:
- Bujku: „Unë i ziu, hallemadhi, këmbët m’i griu ugari, mesin ma preu sqepari, qetë m’i hëngri zagali; as m’i pret, çoban vëllai!“
- Çobani: „A ç’ke qejf, o bujk, dhe tinë; ti mirë e shkon dimërinë, mbush fasule, plot kusinë...!“
Dialogu është marrë nga rrëfimet e të moshuarve!
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.