Është e vërtetë thënia se fetusi, në bark të nënës, është jetë brenda jetës. Shkencërisht, është vërtetuar se nëna, kur fëmija nuk e ka parë akoma dritën e diellit, komunikon me të, me gjuhën e saj. Në Kalivaç, para të paktën katër brezash, ka ndodhur një gjë e rrallë.
Një burrë i fisëm, me shtëpi e katandi që e kishin zili dhe një grua për së mbari, nga derë e parë e fisnike nga sjellja e nga shpirti, kishin disa vite martesë, duheshin shumë me njëri-tjetrin, por nuk kishin fëmijë. Në fshatin tim, në kohë të kohës, fëmijët i kanë dëshiruar si pasardhës e si trashëgimtarë.
Një ditë (natë), burri i fisëm i pëshpërit bashkëshortes, në intimitet:
— Po ti, moj grua, na bëj një fëmijë që të jemi si të tjerët!
Gruaja e mirë, jo aq nga bukuria sa nga shpirti, e cila ia dinte merakun të shoqit, nisi të lutej që ëndrra e tij të realizohej. Kur ndodhej e vetme, në shtëpi, ajo fërkonte barkun e lutej, sipas formulës:
„... Bark, o i ziu bark;
Bëmë një djalë zambak;
Ta bëjmë Ramon – Cirak!“
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.