Category Archives: Uncategorized

R E F L E K S I O N E (Një pohim i sinqertë)

Jam nga Kalivaçi i Tepelenës dhe për këtë jam krenar. Aty jam lindur e atje kam kaluar fëmijërinë time.Tek ajo shkollë modeste , mes kaçubeve me përralle e gurëve të bardhë gëlqerorë , në majë të bregores që quhet Maja e Tendës , kam mësuar shkronjat e para të Gjuhës Shqipe.Mësues Vasili , nga Gjirokastra , në fund të vitit më dha dëftesën e klasës së parë , me të gjitha notat pesa. Unë , në atë kohë nuk e kishja mbushur moshën për në shkollë por shkoja pas motrës time , të vetme , Lumturisë dhe ishja tepër aktiv , në klasë. Edhe sot , e kësaj dite , kur kanë rrjedhur mjaft vite e jam bërë katër herë gjysh , ndonëse kam jetuar larg atyre viseve , me bukuri të rrallë e atyre njerëzve fisnikë , kujtoj me mall e nostalgji çdo gur , ferrë , çdo shkarpë e ledh , fiqtë e shumtë , të ëmbël si mjaltë dhe arrat , bajamet e hardhitë e pakta. Jam larguar nga Kalivaçi i Tepelenës 60 vjet më parë , kur akoma nuk kishja mbushur moshën 10 vjeç, mora udhët e dijes e të qiellit , në rrethana të caktuara , por Kalivaçin tim , të bukur e të begatë , nuk e kam harruar e nuk mund ta harroj. Me të jam i lidhur me njëqind fije. Edhe pse fizikisht kam qenë i drtyruar të banoj larg fshatit tim të dashur , me mendje e me zemër jam ndjerë pranë , atje, mes atyre bregoreve me gurë e shkurre , pranë fushës pjellore , anës lumit të Vjosës që sjell veç freski e bagati dhe pranë njerëzve të mi të dashur. Në Kalivaç , kur ishja akoma pa rritur , kam shkuar , natyrisht , pas babait , me dele e me qingja , kam fjetur në stan , në vendin e quajtur Kryet e RRedheve , ku kishim arat , mes bagëtive e pranë qenit tim , Balos , të cilin e doja shumë , mbasi ishim rritur së bashku . Balon e kishja si shok dhe si shpëtimtar. Ai më mbronte nga egërsirat e shumta që qarkullonin dëndur, në ato vite. Continue reading R E F L E K S I O N E (Një pohim i sinqertë)

Bamirësia në Kalivaç të Tepelenës

Banorët e Kalivaçit të Tepelenës janë njerëz me karakter të fortë, pak të ashpër, por brenda shpirtit të tyre gjallojnë humanizmi dhe bamirësia. Ndoshta kemi të bëjmë me një rast të rrallë, kur, brenda të njëjtit shpirt i ndeshim të dy ekstremet. Këtë e kemi dhuratë nga të parët tanë e na është përcjellë nga kohët e lashta. Edhe në këtë dukuri kemi të bëjmë me tipare të qënësishme të banorëve të trevës. Këto dhunti, lipset ti njohim, pa i nënçmuar e pa i përçmuar na duhet ti ruajmë e ti kultivojmë sa të jetë e mundur, edhe në kushtet e reja që po përjetojmë, madje edhe në të ardhmen, të cilën nuk e parashikojmë dot, si do të jetë. E them këtë, i shtyrë nga vrojtimet e kohëve të fundit, kur disa vlera, si këto, po zbehen  e të tjera dukuri po u zenë vendin, me mospërfillje ndaj të parave. Continue reading Bamirësia në Kalivaç të Tepelenës

Mamitë popullore ose gratë e specializuara për të pritur fëmijë

Jeta në komunitetin kalivaças ka rrjedhur natyrshëm e me vrull. Kalivaçasit e kanë përcjellë jetën me vitalitet të veçantë. Lindjet, në rrugë natyrale kanë siguruar shtimin e komunitetit dhe kanë ruajtur autoktoninë e tij. Të ardhurit nga treva të tjera kanë qenë rastësi e përjashtim. Ata mund të numërohen me gishtërinjtë e njërës dorë. Të ardhurit në Kalivaç janë integruar shpejt në jetën e vendasve e janë ndjerë të sigurtë, mes tyre. Continue reading Mamitë popullore ose gratë e specializuara për të pritur fëmijë

Mjekësia popullore në Kalivaç të Tepelenës

Në Kalivaç të Tepelenës, banorët e duan jetën e kujdesen për të. Kështu ka ndodhur që në kohët që nuk mbahen mend; kjo ndodh edhe sot e kësaj dite.Natyra i ka falur Kalivaçit gjithë çka i duhet jetës së njeriut. Toka, ajri, uji, dielli i Jugut, klima dhe bimësia, gjëja e gjallë e plot begati të tjera kanë qenë e janë me ndikim të madh për jetesën e njerëzve të këtij komuniteti. Këta faktorë jetikë, natyralë, të cilët janë të lidhur ngushtësisht me jetën e njeriut, kafshët, bimët, pemët e çdo produkt që lidhet e ndikon në jetën e tyre, kalivaçasit i njohin e i kanë shfrytëzuar me ekzigjencë e sqimë, në të mirë të tyre. Continue reading Mjekësia popullore në Kalivaç të Tepelenës

Simfonia baritore ose veglat muzikore të çobanit

Kalivaçi i Tepelenës është një trevë mjaft e herëshme. Popullsia e kësaj treve qyshse është ndodhur në këto anë nuk e ka ndarë nga vetja delen, dhinë, gjedhët, njëthundrakët dhe kafshët e tjera të shtëpisë. Do të thoja se banori i Kalivaçit të Tepelenës, si dhe gjitonët e tij, e ka lidhur egzistencën e tij, kryesisht me mbarështimin e kafshëve të punës e të prodhimit. Kalivaçi, me historinë mijëravjeçare të tij, ka nxjerrë e ka blegtorë të ndierë. Zoti i ka falur Kalivaçit natyrën e bukur, fushën e begatë, kodrat dhe arishtat të mbuluara me bar e gjethe, gurishtet të mbuluara me bar të imët, të pastër dhe diellin e Jugut, aq me vlerë. Këta dhe të tjerë janë kushtet më të domosdoshëm për rritjen dhe mbarështimin e bagëtive shtëpiake. Continue reading Simfonia baritore ose veglat muzikore të çobanit

Korrja e misrit me drapër dhe zhveshja e kallirit me thumb

Në Kalivaç të Tepelenës,sipërfaqja e tokës arë, që në kohë të kohës ka qenë e mbjellë kryesisht me misër. Jo se kulturat e tjera te arave nuk i njihnin njerëzit, po, me misrin kishin lidhur “ kontratë” e ishin familjarizuar. Prandaj misri dhe nënproduktet e tij zinin vendin kryesor në strukturën e të ushqyerit të njerëzve dhe të kafshëve që mbarështronin banorët e trevës. Buka e misrit ka qenë ushqimi bazë i fshatarëve të Kalivaçit dhe jo vetëm. Misri që mbillej në Kalivaç ishte dyllojësh: misër i verdhë e misër i bardhë. Më i përhapur e më i pëlqyer ishte misri i verdhë. Ai me ngjyrë të bardhë ndeshej rrallë në arat e bujqve të fshatit tim, Kalivaçit të Tepelenës. Continue reading Korrja e misrit me drapër dhe zhveshja e kallirit me thumb

Qethja e dhenve

Komuniteti i banorëve nga Kalivaçi i Tepelenës, për vetë kushtet specifike të trevës dhe largësisë nga tregu tradicional, historikisht është marrë me blegtori. Një fshatar nga Kalivaçi nuk e ka të vështirë të verë përpara një tufë me dhen ose me dhi e t’u shërbejë atyre me kompetencë e përkushtim, si në dimër dhe në verë. Bashkëfshatarët tanë, në shtëpitë e tyre (në katoj), e në kasolle dhe në stane kanë mbajtur qysh në kohët që nuk mbahen mend, dele e dhi. Continue reading Qethja e dhenve

Beja

Në Kalivaç të Tepelenës, si dhe në treva të tjera përqark, beja është një dukuri tepër e lashtë dhe origjinale. Ajo, qyshse ka lindur e është pranuar nga njerëzit si nevojë e si normë, për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre, nga koha në kohë ka marrë forma, vlera e praktikime të ndryshme. Praktikimi i besë është shtrirë gjatë në kohë e nuk ka patur pauza. Në kushtet kur mungonte një legjislacion i plotë e i posaçëm, beja, me kalimin e kohës, duke u praktikuar nga shumëkush, fitoi statusin e të drejtës zakonore, të pashkruar e të pafiksuar. Continue reading Beja

Grindjet, mëritë dhe pajtimi i tyre

Jeta shumëshekullore e banorëve të Kalivaçit të Tepelenës nuk ka qenë përherë e qetë, në paqë e nuk ka shkuar si në vaj. Edhe pse mirëkuptimi e toleranca mes tyre kanë përbërë pamjen e përgjithshme të jetës së tyre, hera – herës ekuilibret kanë pësuar lëkundje e janë prishur dhe, pas ditëve me diell kanë fryrë edhe erëra e ka patur stuhi. Në tërësi mosmarrëveshjet e keqkuptimet mes njerëzve janë kapur e trajtuar në kohë e nuk kanë dhënë pasoja të dhimbshme, por, kur ato janë nënvleftësuar apo injoruar përherë kanë çuar në grindje e në mërira, të cilat më së pakti i kanë sjellë dëm unitetit e kompaktësisë të komunitetit. Continue reading Grindjet, mëritë dhe pajtimi i tyre

Urimet dhe mallkimet

Urimet dhe mallkimet janë forma të reagimit njerëzor, ndaj të mirës apo të keqes. Banorët e Kalivaçit të Tepelenës janë njerëz të ndjeshëm, të gjindshëm dhenjëkohësisht tolerantë. Natyra rrebele që i karakterizon, bën që ata të jenë syçelët e të ndjekin me vemendje zhvillimet. Ata nuk janë indiferentë ndaj zhvillimeve rreth tyre. Sipas rastit, kalivaçasit, kur është rasti, gëzohen e hidhërohen si dhe reagojnë pozitivisht apo negativisht, ndaj dukurive të ndryshme. Sipas rastit e gjendjes shpirtërore të tyre, ndjesinë që kanë, herë e mbajnë përbrenda, (kur kjo është e mundur) e herë të tjera e shprehin nëpërmjet urimeve apo mallkimeve. Continue reading Urimet dhe mallkimet