Ngritja e mullarëve (hipive) të barit apo kashtës, ndoshta ka qenë e mbetet njëra nga fushat më interesante të veprimtarisë praktike të banorëve të Kalivaçit të Tepelenës. Them interesante, mbasi kemi të bëjmë me një veprimtari tejet të bazuar në shkencë, e cila zbatohet nga njerëz të pashkolluar. Kushdo që shkon anës lëmënjve ku është shirë e lashta, apo në vende të ruajtur, nga shpendët kryesisht, pranë kasolleve, katojve,haurëve e vendeve te tjerë ku strehohen bagëtitë në stinën e ftohtë të vitit, mesiguri ka ndaluar për një çast dhe ka vrojtuar një pamje të paparë. Continue reading Ngritja e mullarëve të barit (kashtës), në Kalivaç të Tepelenës
All posts by Niazi Nelaj
Disa shprehje tipike, të përdorura nga fshatarët e Kalivaçit të Tepelenës, në vite, në zhargonin e përditshëm
Si në çdo trevë edhe në Kalivaç të Tepelenës, banorët, në vite kanë përdorur disa fjalë e shprehje tipike, të cilat, më së shumti janë përfundime logjike nga jeta ose kanë marrë vlerën e fjalëve të urta. Kohët moderne dhe evoluimi i gjuhës, ka bërë që nga brezi në brez, disa fjalë e shprehje tipike të “humbasin”, nga mospërdorimi. Detyra e çdo studiuesi është ti qëmtojë ato, ti nxjerrë nga strofka ku janë strukur e ti bëjë të ditura për opinionin e gjërë. Continue reading Disa shprehje tipike, të përdorura nga fshatarët e Kalivaçit të Tepelenës, në vite, në zhargonin e përditshëm
Mamitë popullore ose gratë e specializuara për të pritur fëmijë
Jeta në komunitetin kalivaças ka rrjedhur natyrshëm e me vrull. Kalivaçasit e kanë përcjellë jetën me vitalitet të veçantë. Lindjet, në rrugë natyrale kanë siguruar shtimin e komunitetit dhe kanë ruajtur autoktoninë e tij. Të ardhurit nga treva të tjera kanë qenë rastësi e përjashtim. Ata mund të numërohen me gishtërinjtë e njërës dorë. Të ardhurit në Kalivaç janë integruar shpejt në jetën e vendasve e janë ndjerë të sigurtë, mes tyre. Continue reading Mamitë popullore ose gratë e specializuara për të pritur fëmijë
Mjekësia popullore në Kalivaç të Tepelenës
Në Kalivaç të Tepelenës, banorët e duan jetën e kujdesen për të. Kështu ka ndodhur që në kohët që nuk mbahen mend; kjo ndodh edhe sot e kësaj dite.Natyra i ka falur Kalivaçit gjithë çka i duhet jetës së njeriut. Toka, ajri, uji, dielli i Jugut, klima dhe bimësia, gjëja e gjallë e plot begati të tjera kanë qenë e janë me ndikim të madh për jetesën e njerëzve të këtij komuniteti. Këta faktorë jetikë, natyralë, të cilët janë të lidhur ngushtësisht me jetën e njeriut, kafshët, bimët, pemët e çdo produkt që lidhet e ndikon në jetën e tyre, kalivaçasit i njohin e i kanë shfrytëzuar me ekzigjencë e sqimë, në të mirë të tyre. Continue reading Mjekësia popullore në Kalivaç të Tepelenës
Simfonia baritore ose veglat muzikore të çobanit
Kalivaçi i Tepelenës është një trevë mjaft e herëshme. Popullsia e kësaj treve qyshse është ndodhur në këto anë nuk e ka ndarë nga vetja delen, dhinë, gjedhët, njëthundrakët dhe kafshët e tjera të shtëpisë. Do të thoja se banori i Kalivaçit të Tepelenës, si dhe gjitonët e tij, e ka lidhur egzistencën e tij, kryesisht me mbarështimin e kafshëve të punës e të prodhimit. Kalivaçi, me historinë mijëravjeçare të tij, ka nxjerrë e ka blegtorë të ndierë. Zoti i ka falur Kalivaçit natyrën e bukur, fushën e begatë, kodrat dhe arishtat të mbuluara me bar e gjethe, gurishtet të mbuluara me bar të imët, të pastër dhe diellin e Jugut, aq me vlerë. Këta dhe të tjerë janë kushtet më të domosdoshëm për rritjen dhe mbarështimin e bagëtive shtëpiake. Continue reading Simfonia baritore ose veglat muzikore të çobanit
Korrja e misrit me drapër dhe zhveshja e kallirit me thumb
Në Kalivaç të Tepelenës,sipërfaqja e tokës arë, që në kohë të kohës ka qenë e mbjellë kryesisht me misër. Jo se kulturat e tjera te arave nuk i njihnin njerëzit, po, me misrin kishin lidhur “ kontratë” e ishin familjarizuar. Prandaj misri dhe nënproduktet e tij zinin vendin kryesor në strukturën e të ushqyerit të njerëzve dhe të kafshëve që mbarështronin banorët e trevës. Buka e misrit ka qenë ushqimi bazë i fshatarëve të Kalivaçit dhe jo vetëm. Misri që mbillej në Kalivaç ishte dyllojësh: misër i verdhë e misër i bardhë. Më i përhapur e më i pëlqyer ishte misri i verdhë. Ai me ngjyrë të bardhë ndeshej rrallë në arat e bujqve të fshatit tim, Kalivaçit të Tepelenës. Continue reading Korrja e misrit me drapër dhe zhveshja e kallirit me thumb
Qethja e dhenve
Komuniteti i banorëve nga Kalivaçi i Tepelenës, për vetë kushtet specifike të trevës dhe largësisë nga tregu tradicional, historikisht është marrë me blegtori. Një fshatar nga Kalivaçi nuk e ka të vështirë të verë përpara një tufë me dhen ose me dhi e t’u shërbejë atyre me kompetencë e përkushtim, si në dimër dhe në verë. Bashkëfshatarët tanë, në shtëpitë e tyre (në katoj), e në kasolle dhe në stane kanë mbajtur qysh në kohët që nuk mbahen mend, dele e dhi. Continue reading Qethja e dhenve
Beja
Në Kalivaç të Tepelenës, si dhe në treva të tjera përqark, beja është një dukuri tepër e lashtë dhe origjinale. Ajo, qyshse ka lindur e është pranuar nga njerëzit si nevojë e si normë, për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre, nga koha në kohë ka marrë forma, vlera e praktikime të ndryshme. Praktikimi i besë është shtrirë gjatë në kohë e nuk ka patur pauza. Në kushtet kur mungonte një legjislacion i plotë e i posaçëm, beja, me kalimin e kohës, duke u praktikuar nga shumëkush, fitoi statusin e të drejtës zakonore, të pashkruar e të pafiksuar. Continue reading Beja
Grindjet, mëritë dhe pajtimi i tyre
Jeta shumëshekullore e banorëve të Kalivaçit të Tepelenës nuk ka qenë përherë e qetë, në paqë e nuk ka shkuar si në vaj. Edhe pse mirëkuptimi e toleranca mes tyre kanë përbërë pamjen e përgjithshme të jetës së tyre, hera – herës ekuilibret kanë pësuar lëkundje e janë prishur dhe, pas ditëve me diell kanë fryrë edhe erëra e ka patur stuhi. Në tërësi mosmarrëveshjet e keqkuptimet mes njerëzve janë kapur e trajtuar në kohë e nuk kanë dhënë pasoja të dhimbshme, por, kur ato janë nënvleftësuar apo injoruar përherë kanë çuar në grindje e në mërira, të cilat më së pakti i kanë sjellë dëm unitetit e kompaktësisë të komunitetit. Continue reading Grindjet, mëritë dhe pajtimi i tyre
Urimet dhe mallkimet
Urimet dhe mallkimet janë forma të reagimit njerëzor, ndaj të mirës apo të keqes. Banorët e Kalivaçit të Tepelenës janë njerëz të ndjeshëm, të gjindshëm dhenjëkohësisht tolerantë. Natyra rrebele që i karakterizon, bën që ata të jenë syçelët e të ndjekin me vemendje zhvillimet. Ata nuk janë indiferentë ndaj zhvillimeve rreth tyre. Sipas rastit, kalivaçasit, kur është rasti, gëzohen e hidhërohen si dhe reagojnë pozitivisht apo negativisht, ndaj dukurive të ndryshme. Sipas rastit e gjendjes shpirtërore të tyre, ndjesinë që kanë, herë e mbajnë përbrenda, (kur kjo është e mundur) e herë të tjera e shprehin nëpërmjet urimeve apo mallkimeve. Continue reading Urimet dhe mallkimet