Si në çdo trevë edhe në Kalivaç të Tepelenës, banorët, në vite kanë përdorur disa fjalë e shprehje tipike, të cilat, më së shumti janë përfundime logjike nga jeta ose kanë marrë vlerën e fjalëve të urta. Kohët moderne dhe evoluimi i gjuhës, kanë bërë që nga brezi në brez, disa fjalë e shprehje tipike të "humbasin", nga mospërdorimi. Detyra e çdo studiuesi është t’i qëmtojë ato, t’i nxjerrë nga strofka ku janë strukur e t’i bëjë të ditura për opinionin e gjerë.
Së paku, edhe nëse nuk gjejnë përdorim praktik, së paku të dihen e të njihen, nga ata që kanë kuriozitetin t’i mësojnë. Me shpresë se ato mund të kuptohen nga lexuesi, po mjaftohem me renditjen e tyre, pa koment.
- Lesh e li;
- Korr e mos lidh;
- Nuk e merr vesh, qeni, të zonë;
- Hiq e mos e këput;
- Atë që do të mbjellësh; do të korrësh;
- Kush mëngon – blon;
- I duruari – i fituari;
- Inati i botës – dëm i kokës;
- Djali i pleqërisë – mall i Perëndisë;
- Atë që ha goja, e dëfton boja;
- Hane Shan; hane Bagdat;
- Burrin të mirë e në bythë të gurit;
- Me të parë e me të bërë;
- Urtë e butë e plot tiganin;
- Të qash të vdekurin, janë lotët të humbur;
- Vër majat, nga vure thëmbrat;
- Tjetrin mos e duaj po hisenë ia ruaj;
- Bëj nder, se gjen qeder;
- I mbyturi, të mbyt;
- O Balo, të hëngërt tënja, e ke butaraqen brenda;
- Më mirë të të dalë syri se nami;
- Dardha, nën dardhë bie;
- Si goja; zemra (urim);
- Hajde baba, të të dëftoj arat;
- Hodhi lumin; të dhjet kalin;
- Buza e plasur, nuk qesh kurrë;
- Gurë-gurë bëhet muri;
- M’u bëfsh kurban!
- Për inat të sime vjehrrë, do të shkoj të fle me millonanë.
- Ai (ajo) e ka lidhur kalin;
- Pleqëria është e çalë e vjen ngadalë;
- Shtriji këmbët sa ke jorganin;
- Dil Hasan e s’do të dalë; erdhi koha për t’u falë;
- Më marsh të keqen, të ligat, pleshtat;
- Barktharë;
- Mut biri, mut i ati, mut ai që bëri t’anë;
- Ç’fluturon, haet;
- Më thuaj me cilin rri, të të them cili je;
- Kali që të shtje, ai dhe të ngre përsëri;
- U bënë koqe-koqe;
- Mos hidh karthje mbi kërcunjë;
- Kush ha hudhra, vjen era;
- Për gas, o gurmas (vetëurim);
- Jetë gjati nuk bëhet jetë shkurtër;
- Ai (ajo) është ujë i ndënjur;
- I ka bërë ditët e perëndisë (kur ka jetuar gjatë);
- Rrënjëdalë;
- Prit e prit për bukaniqe; një mut e një kakëliqe;
- O dervish, mjekër kënaçe, mos e merr punën inaçe, se baxhinë e kemi fshaçe;
- Më rrofsh bythën, koqet etj.;
- Më plasi koka, bytha etj.;
- Plaç, të preftë;
- Qyç e liga;
- Rakia e Çane Deliut; shëndeti i Bektash Haxhiut;
- Të të ketë lënë uratën;
- Ta kemi të pandarë;
- Me jetë të gjatë e koka gur;
- Dhentë e dhitë e Zeres; nami i Kapllan qeres;
- Bëmë baba, të të ngjaj;
- Trimi i mirë, me shokë shumë;
- Halle-halle kjo dynja; halli-hallit nuk i ngja;
- Flokë gjatë; mendje shkurtër;
- Kali i kuq, e ka një huq;
- Iku vapa, me gushtin;
- Siç e tha i pari, na zëntë behari;
- Ta do goja, po s’ta lë hunda;
- Është më afër dera, se qilari;
- Që në gusht e nga një grusht;
- Të ardhtë mandata;
- Mos u bëj bythë e brekë;
- Rrite Dukën, të të hajë kukën;
- O ti njeriu, me mend, hidhe në fuxhutin tënd;
- Qeni leh, atje ku ha;
- Ka mbetur si kripa në kuçkullit;
- Më është bërë si morr bythë;
- Ai të qepet si dhelpra, pas koqeve të dashit;
- Kokëkungull;
- Në danë të hiçes, është mall djali i Birçes;
- Që kur polla, m’u tha zorra;
- Ç’bën moj Rukë? Po bëj bukë;
- Hasan Mita; Hasan Mita, bëj kulaç e ha kafshita;
- Bathë-bathë po koqe hiç;
- Gjë e bardhë, për ditë të zezë;
- Nuk e njeh qeni të zonë;
- Dyzenemadhe;
- Vajti djali në Kolloz; vajti shul e erdhi lloz;
- Kërcen prifti nga belaja, kërcen se e gjen hataja;
- Kur s’ke pulën, ha sorrën;
- Kokën hekur e këmbët – lepur;
- Borën e bardhë e dhjesin dhe qentë;
- Sulejmën, o Sulejmën, vetë të rrosh po djem mos bën;
- Shtëpi mut e prag hale;
- Shtëpi finjë;
- Barkpangopur;
- Ja vënç ferrën (drizën);
- Hakë pa marrë e gjak pa larë, nuk mbetet;
- Parë tok e pas rrëmujë;
- T’u bëfshin ardhjet;
- Për shtatë palë qejfe;
- Gënjeshtra i ka këmbët të shkurtëra;
- Mos ia fut si kau – pelës;
- Rrondokop, o rrondokop, drekë e darkë ti hash tok;
- Çeçua ka biçak;
- Po s’qau fëmija, nuk i jep sisë e ema;
- Hop këtu e hop të dera; hop të Sulo Kokëçjerra;
- Foli derës, të dëgjojë dritarja;
- U rrokullis tenxherja e gjeti kapakun;
- Siç u nis; u bitis;
- Duket dielli, që kur len;
- Halle-halle kjo dynja; halli-hallit nuk i ngja;
- E jep me dorë; e kërkon, me këmbë;
- Kush pordhi; kush mori groshin;
- Ai hedh gurin e mësheh dorën;
- Lipi-lipi dorëza, më dërgoi sorrëza, për një dorë kashtë, se më mbeti gomari jashtë;
- Tope madhi motrës-o, me avashe vallen-o! Mos ma mburr, mos ma lëvdo; nesër mbrëma do t’ia shoh;
- O i biri Rukës; erdhi vakti i bukës;
- Qeni që leh, nuk të ha;
- E kam bërë lanet;
- O byrek more byrek, ku jemi nesër për drekë?... Tek filani, me sheleg;
- Po i dhe gishtin, ai të merr dorën;
- Të bëfsha hallvën;
- Të hëngërsha drekët;
- Tek dhëmb dhëmbi, vete gjuha;
- Të humbtë varri;
- Varrhumbur;
- Më marrtë Perëndia hakën;
- Ai e do në balashet (në lule të ballit);
- Biçimsëz (i shëmtuar);
- U pa kjo punë;
- Moj shtëpia bukëdhënë, do bënesh siç keshe qenë;
- Ku po shkon o mall’ i shkretë?... Do vete ta shkretoj gjetkë;
- As mish; as peshk;
- Kafshë e mirë, shton tagjinë;
- Motra jemi, po shoqe s’jemi;
- Të mbyttë lumi;
- Më i rëndë bishti se sqepari;
- Të ardhtë allaten;
- E gjeç nga mos e pandehsh;
- Po të hidhësh hu më hu; njëri do të të futet;
- Gjuha, kocka s’ka, po kocka thyen;
- Më i rëndë bishti se sqepari;
- Ai qethet me shelegë;
- Ai nuk e gremis fjalën (nuk e thotë kot);
- Është bërë për amanet (është katandisur keq);
- Këtë që bëre sivjet, ta kishe bërë që vjet;
- Është bërë tym;
- I ka marrë koka erë;
- Për një plesht, djeg jorganin;
- Ai është pykë, në diell;
- Pse, nuk i do qorri sytë?
- Ta bëj samarin copë-copë;
- Devër është agallëku;
- Ç’ka barku, e nxjerr bardhaku;
- Të thertë Baba Dëro Fusha!
- I dhashë dërmën;
- Kundërmon erë;
- Kokë e bythë tok;
- Qull o qen e ha o dosë;
- O sadik, more Sadik, pse pordhe kur vajte mik? Vallahi se desha vetë, po ma bëri byth’ e shkretë;
- Ujku, nuk ha me të porositur;
- Mos kërko kallëz nëpër borë;
- E lënç varur, në peromë;
- Ai ta lë bishtin në dorë;
- E hëngrësh në drekë;
- E hëngërsh në zababë;
- Të shajtofshin çirakët e Koshtanit;
- U bëfsh kruspull;
- Mos tall bythën;
- Kur s’ke ç’t’i bësh gomarit, i bie samarit;
- Je bërë si kec i shtirë;
- Është bërë si nëna e mortjes;
- E ka zënë me shurrën e mëngjesit;
- Nuk mbulohet muti, me shurrë;
- Drekë bërë e hallvë ngrënë;
- Turi çepele;
- Gjithë ditën ha mish; gjithë natën numëron yjet;
- Ja shkau e ra; ja gjeti e ha;
- Mos bullçit (ironi);
- Më mirë djepja thatë se shejtani brenda;
- Ata janë bërë bythë e brekë;
- Nuk e njeh viçi urovin (ironi);
- Ngjan miqësia pa bëhet;
- Qeni qepën le ta hajë;
- Jepi moj breshkë jepi se të erdhi dita;
- Kush u martua e nuk u gëzua;
- Do vejë në fëckët;
- Njëri martohet, qindra tërbohen;
- Po i dhe gishtin, të merr dorën;
- I ngopuri nuk e kujton të uriturin;
- Siç u nis, u bitis;
- Buka e thyer, nuk ngjitet;
- Gjella me kripë e kripa me karar;
- Pula s’ka e hoish ia bën;
- I zoti e jep; tellalli s’e shet;
- Ja ka zënë kokën me derë;
- Më thuaj me çilin rri, të të them çili je;
- Po nuk hëngre hudhra, nuk vjen erë;
- Qejfi i ha kumbullat të tharta;
- Harro mushkë Valarenë, se Ali Pashanë e prenë;
- Në atë kohë hante qeni petulla;
- Kur qenit i vjen ngordhja, shkon e përmjer tek dera e xhamisë;
- I gjati është shërbëtor i të shkurtrit;
- Më mirë të kesh një mik se sa një çiflig;
- Shikon rrushi-rrushin e piqet;
- Të zinë njeri, ç’e zuri e se hoqi;
- Ja dha gurit; e çau; ja dha drurit; e thau; ja dha njeriut, e duroi;
- Mos të hëngërt për shpirt, se bëhesh lugat;
- Mos prashit badiava;
- Ha e ha e bythë s’ka;
- Bredh si kali në lëmë;
- Faqerrogoz;
- I ka dalë lyra dhe kripa;
- Kujto qenin; bëj hazër shkopin;
- Më je bërë si burri i nënës me baba gjallë;
- I shari të shan;
- U mburre; u mburre; sa u dhjeve në poture;
- E hoqi këmbën osh (zvarrë);
- Ajo është si Bëja e Bratit;
- Më mirë të kishte bërë një kërcu;
- Ai, hedh gurin e mësheh dorën;
- I futi fitat;
- E bëre dobiçin, dili për babë;
- Di të vjedhë por nuk di të fshehë;
- Po doli fjala nga goja, iku e mori dhenë;
- Ai i del për zot fjalës;
- Fjalët e shumta janë fukarallëk;
- Në dasmën e tjetrit kërcen kushdo;
- Pse ma bën me isharet? Mos ma bëj me dorë po folmë me gojë;
- Tek dhëmb dhëmbi, vete gjuha;
- Ç’fluturon; haet;
- Rrondokop o rrondokop, drekë e darkë ti hash tok;
- Sos gomari që na ngordhi, po s’na lënë as mizat rehat;
- Ai ka frikë nga hija e tij;
- Paska ardhur me lugë në brez;
- Paska qenë ujë i ndënjur;
- Po hodhe, do të presësh;
- Po të pështysh lartë, të bie në fytyrë;
- Ja bëra hakun; u bënë perra-perra;
- Vajti si cjapi tek kasapi;
- E ka mbledhur si këmba qelbin;
- Siç ka kokën, i kam vënë festën;
- Ç’e do mall, e ç’e do gjënë, kur s’ke burrë për të qenë;
- E bëre me borë;
- Të marrtë purtha shalët;
- Mos e merr kulu-kulu se të hipën në qafë;
- Mos i fërko kokën;
- Ku leh qen e ku del tym; ku ia bën daullja bym;
- Më rruash;
- Të paça;
- Mos ia hap synë;
- Kokëkungulleshka: Çfarë të bëj nashti? Të ha bukë apo të shkul li; apo të bie të fle përsëri?
- Brumbullin nëpër shtëpi;
- Qejf pa prishur = punë pa bitisur;
- Pirdh moj mace, bëj peroma, ca të thata e ca të njoma;
- Pula e botës, të duket më e majme;
- Më mirë një vezë sot, se një pulë – mot;
- E paska ngrënë barin, pa shkop;
- U bëfsh halas;
- Ai që të do, të rreh;
- Xhamadan për Danon;
- Mos i shiko gunën, po shikoi punën;
- I zoti i shtëpisë ha dyzet kafshita më pas;
- Si lumi me valë;
- E ka marrë përrupia;
- Shi-shi-babashi, hipi plaka mbi shtëpi, bëri tre kuleç, me hi, një e poqi, një e dogji, një e hëngri tok me zogjtë;
- Rigoni nuk bëhet lis; do vejë fisi në fis;
- Dhëmbërënë, o dhëmbërënë, nuk ke lënë hale pa ngrënë;
- Qethet me shelegë;
- Është pykë në diell;
- Kaposhi gollak këndon me vonesë;
- Të mbjellsha këtu e të korrsha tek Fiku i Fierit.
Kam bindje të plotë se, pas këtej, kalivaças të ditur, me siguri do ta shtojnë gamën e këtij "fjalorthi", i cili nuk është veç një fillim, që duhet ndjekur.
Në Tiranë, më 18 maj 2012
I mblodhi Niazi Nelaj
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.