Te jesh i varur nga…

Nuk  eshte  fjala  per raportet  mes  njerezve  ne karriere  por,  per  ndikimin  e  fuqishem  emocional   qe lene  ne  jeten  e  njeriut   disa   vese.  Them  vese  mbasi  e  kam  te  veshtire  ta  emertoj  tjetersoj perjetimin  e  disa  dukurive  negative,  te cilat  i  ndeshim,  jo  rralle.  Ta quash  ves,  jam  i  vetedijeshem se  eshte  me  e  pakta   dhe  nuk  e  shpreh  plotesisht  domethenien  e  kesaj  fjale.  Pare  ne  siperfaqe, lind  ndjesia  e  gabuar  se  kjo  dukuri,  nuk  ka  te  beje  e  nuk  u  perket  bashkefshatareve  tane kur,  ne fakt,  nuk  eshte  teresisht  keshtu.  Levizja  e  lire  e  njerezve,  emigracioni  dhe  migracioni,  pavaresisht nga shkalla e pjesemarrjes  te njerezve  dhe  distanca  e  pershkuar  ndikojne  fuqishem  ne  globalizimin e  dukurive  negative,  ndaj  te  cilave,  askush  nuk  mund  te  jete  I  imunizuar.  Jetojme  ne  kohe   kur japim  e  marrim  me  te  ndryshem  dhe  mes  atyre  qe  na hyjne  ne  pune,  perthithim   dhe  vese  apo prapesi   te  cilat  nuk  jane  tonat,  por “na ngjiten”,  sikur  te  mos  na  mjaftonin  ato  qe  kemi trasheguar.

Eshte  e  vertete  qe  cdo  njeri  ka “ filtra”  per  te  pastruar  ate  qe  thith,  por,  eshte  gjithashtu  e vertete  se  sita  apo  shosha,  nuk  I  mban  dot  persiper  te  gjitha  llozhurat;   disa  nga  te  cilat deprtojne   e  perzihen  me  drithin e mire.  Pa  u  rrekur  te  angazhohemi  gjate,  me  argumentimin teorik  te  problemit,  le  te  zbresim  ne  terrenin  praktik,  i  cili  eshte  dhe  me  i  prekshem  e  me  i kapshem.

Disa  pijedashes  ( per  fat  te  keq,  nuk  jane  pak),  nga  perdorimi  sistematik  i  pijeve  alkoolike, pavaresisht  se  veprimit  te  tyre  mundohen  ti  vene  nje  justifikim  teorik  (  se  shumti,  veprimin  e tyre  e  spjegojne  si  reagim  ndaj  halleve  qe  i  kane  pllakosur), i  ka  bere  te  varur  nga  alkooli,   aq  sa nuk  bejne  dot  pa  pire.  Veshtroni  per  nje  cast  deren  e  pijetores  qe  keni  prane  shtepise,  ku  dergjen  ne  radhe  e  mezi  presin  sa  te  hapet  lokali,  per  te  rrokullisur  nje  gote,  esell,  qe  ne mengjes.  Ka  te  tjere  qe  e  hapin  deren  e  pijetores,  sapo  feks  dhe  e  mbyllin  ate  kur  vjen  mengjesi  i  dites  tjeter.  Hyjne  ne  pijetore,  me  mendjen  e  tyre  e  dalin  prej  saj,  me  mendjen  e alkoolit.  Deri  sa  te  hapet  pijetorja,  ata  lepijne  buzet  e  imagjinojne,  veprimet  e  tyre  e  te shitesit. Kete  dukuri  e  kam  vrojtuar  vete  e  nuk  e  kam  te  deftuar.

Dikur,  ne  Berat,  ne  lagjen  “ Murat Celebie”,  hyra  ne  nje  local,  ku  tregtoheshin  sende  ushqimore dhe  pije  te  forta.  Me  kishin  thene  se  ne  ate  local  tregtohej  yshmer  cilesor,  me  shije,  sic  dine  te bejne  grate  e  Kalivacit. Mbajta  radhe,  ishja  pas  nje  burri  me  moshe  e  me  shtat  mesatar,  i  cili synonte  te  blinte  dozen  e  zakonshme  te  alkoolit.  Burrit,  i  mbeten  syte  tek  shitesi  e  dukej  sikur po  perpinte  veprimet  e  tij.  Kur  shitesi  mbushte  goten  e  radhes,  me raki,  nga  shishja  qe  mbante ne dore,  klienti  qejfli  pijesh,  lepinte  buzet  e,  nga  padurimi  i  dridheshin  duart.  “Miku”  u  qetesua,  vetem,  kur  mori  ne  dore  goten  plot  dhe,  pa  vajtur  tek  vendi  i  caktuar,  rrufiti,  dy-tri  here,  lengun e  bardhe  e “ te terbuar”.  Sa   te   tille   kemi   ne  mjediset  tona ?  Krejt  natyrshem,  e  dalengadale,  te tille  njerez,  kalojne  ne  vartesi  te  alkoolit  e  nuk  ndahen  lehte  prej  tij,  edhe  pse  e  kuptojne  demin e  madh  qe  ai  sjell,  per  shendetin  dhe  per  xhepin.

E  kam  te  veshtire  te  besoj,  se  nuk  keni  pare  si  sillen  ata  qe  kane  kaluar  ne  vartesi  te  bixhozit. Disa  mbajne  radhe  perpara  lokaleve  ku  xhvillohen  lojerat  e  fatit,  me  veshtrim  te  turbullt  e  me  sy  te  zgurdulluar,  si  te  hutuar  e  ne  shqetesim  sikur  dicka  u ka  humbur,  me  shpresen  mashtruese,  se  do  ti  ndihmoje  fati  per  te  perftuar  nje  shume  parash,  pa  punuar.  Kur  nuk  mund  te  futen  ne mjediset  e  lojerave  te  fatit,  ata  qe  jane  te  varur  nga  bixhozi,  sajojne  lojera  te  tjera,  si  ajo  me target  e  makinave, me  kapelet  e  kalimtareve   deri  tek  pergojimi  i  veshjeve  te  femrave  e  te meshkujve,  me  vecori  ne  paraqitjen  e  jashtme.  Bixhosciut,  kur  e  ka  te  mbyllur  sallen  e  lojerave te fatit  (  te cilat,  per  fat  te  keq  jane  shtuar  mjaft  e  jane  bere  si ato  shushunjat qe thithin gjak),  “ i kruhet trupi “  po  nuk  i  hodhi  “ zaret”  edhe  duke  rrugetuar  ne  mjegullen  e  fatit.

Po  duhanpirja  dhe  vartesia  nga  nikotina?  Johan  Nikoti,  i cili,  e  solli  duhanin,  si  bime  aromatike, qe  pertej  oqeanit,  ne  Mesjete,  zor  se  do  ta  perfytyronte  demin  e  madh  qe  u  shkaktoi  njerezve  duhanpires.  Organet  e  frymemarrjes  dhe  rruget  neper  te  cilat  kalon  tymi  i  duhanit,  nga  pirja sistematike,  vishen  me  nje  cipe  nicotine,  e  cila  demton  bartesit  dhe  ata  qe  jane  perqark  tyre.  Ai qe  pi  duhan  dhe  qe  ka  kaluar  ne  vartesi  te  nikotines,  nuk  mund  te  qendroje  pa  te;  ia  kerkon trupi,  thone  te  varurit  prej  nikotines.  Edhe  ushqimin  eshte  gati  te  sakrifikoje  ai,  per  hir te duhanpirjes.  Ndalimi  i  pirjes  se  duhanit,  nuk mund te behet,  as me ligje,  te  cilet  nuk  mungojne,  as me  propagande.  Para  se  gjithash,  braktisja  e  duhanpirjes   eshte  ceshtje  vullneti  e karakteri.

Vartesia,  si  term  eshte  pafundesisht  i  larmishem  dhe  shfaqet  ne  forma  nga  me  te  ndryshmet.  Nje  gjahtar,  nuk  e  shtyn  dot  diten,  pa  shkuar  per  gjah  ose  pa  hedhur  grepin,  ne  uje.   Aq  te varur  jane,  kjo  kategori  njerezish  nga  gjuetia,  sa  qe,  po  te  mos  dalin  nje  dite,  u  duket  sikur  nuk  mbushen  dot  me  fryme.  Vatresi  e  nje  lloji  tjeter  eshte  prirja  e  nje  kategorie  njerezish  ndaj  seksit.  Rendom,  meshkujt  dhe  femrat   qe  rendin  pas  kesaj  dukurie,  quhen  manjake,  por jo te gjithe  e  meritojne  kete “ nofke”.  Kur  nuk  e  arrijne  ate  qe  synojne,  te  tille  individe,  byllen  ne  “strofken”   e  tyre  dhe  vene  ne  levizje  fantazine  e  semure.

Vartesi  eshte  dhe  renja  ne  vorbullen  e  thashethemeve.  Eshte  semundje,  eshte  ves,  apo  eshte mani,  emertojeni  si  te  doni, kjo  nuk  ka  shume  vlere.  E  rendesishme  eshte  se  te  tillet,  pergojojne  cilindo  qe  munden;  synojne  te  prekin  personalitetin  dhe  integritetin  e  tjetrit  dhe,  natyrisht,   perpiqen  te ngrene  veten  ( u duket sikur e ngrene),  duke  tentuar  te  ulin  tjetrin.  Ne  nje  fare  mase eshte  ceshtje  karakteri,  por,  mendoj  se  kufizimi  i  kesaj  dukurie,  mund  te  behet  dhe  kur  i  kundervihet  bartesit  opinion i shendoshe  qe  e  rrethon.  Rreziku i thashethemeve,  nuk  ka  te  beje vetem  me  ate  qe  eshte  bartes   por,  duke  shpifur  e  pergojuar   te  tjeret,  cenohet  uniteti  e lulezojne  grindjet  dhe  percarjet.

Ne  jete   ndeshemi   me  lloje  nga  me  te  ndryshmit  te  vartesive.  Patjeter  qe  u  ka  rastisur  te  veshtroni  lypes  rruge,  nga  ata  qe   kerkojne   lemoshe  e  qe  duan  te  perftojne,  pa djersitur.  Nisur nga  ndjesia  humane  dhe nga  shpirti i  mire,  ndoshta  dhe  u  keni  dhene  lemoshe.  Nje  lupsar,  nuk  mund  te  rrije  pa  lypur,  edhe  po  ti  gjesh  nje  pune  e  te  kete  te  ardhura.  Nje  lypsar  (lypsare),  e  ka  ves  te  lypurit.  Ai  ( ajo),  si  dhe  shitesi,   me  kohe  behen  psikologe.  Lypesi  e  kupton  cili  nga kalimtaret  do  te  jape  lemoshe,  ashtu   sikunder  nje  tregtar  me pervoje, e  kupton;   a  do  te  bleje dicka,  ai  qe  hyn  ne  dyqan,  apo  thjesht  ka  hyre  ne  shitore,   per  te  vrojtuar  asortimentet  dhe cmimet.

Nje  kategori  e  vecante  njerezish,  kane  kaluar  ne  vartesi  te  profesionit  qe  ushtrojne.  Patjeter  u  ka  rene  ne  sy  nje  muzikant  i pasionuar,  i  cili,  edhe  ne  rruge,  kompozon,  luan  ne  instrument   (imiton),  ose  ben  dirigjentin.  Nje matematikan,  kur  shpik,  papritur  nje  formule  te  re  apo  kur  zgjidh  nje  ekuacion  te  veshtire,  e  shkruan  zgjidhjen   ku  te  mundet,  edhe  ne  kapakun  e  shkrepses  apo  te  paketes  te  cigareve.  Nje  berber, kur  kalon  prane  dyqanit,  te  veshtron  nga  floket;  nje  kepucar  nuk  i  heq  syte  nga  kepucet  qe ke  mbathur,  nje urbanist,  edhe kur kalon ne rruge per punet e  tij,  nuk  harron  te  beje  verejtje,  per  projektin  e  zbatuar,  per  fasaden,  zgjidhjen  e  nje  ndertimi  etj.

Ne  keta  raste  e  ne  te  tjere,  te  cilet  nuk  u  permenden,  kemi  te  bejme,  patjeter me  nje  vartesi  nga  profesioni.  Provoni  te  bisedoni  me  nje  jurist!  Ai,  ne  bisede  te  lire (  jo  vetem  ne  zyre),  do  te  kerkoje  qe  cdo  mendim  te  jete  i  kopsitur  e  i argumentuar  me fakte  te  shkruara ne dokumente. Dokumente  te  shkruar,  perndryshe  mendimet  jane  te  pavlere.  Kam  ndeshur  nje  coban  dhensh,  i  cili  kishte  lene  bagetite,  ne  mal  e  ishte  veshur,  nenoficer  aktiv,  ne  detyren  e  kujdestarit.  Lumemadhi  ishte  mesuar  te  komunikonte  me  dhente  e  tij,  ne  gjuhen  e  tyre  dhe,  kur  shkonte  ne fjetine  per  te  zgjuar  ushtaret  u drejtohej  atyre  me sinjalet:  “ Rr-rr-rr” e me “ Hej – hej- hej”.  Kam pare  dhe  nje  bujk  kalivacas,  arat  e  te  cilit, kur  punoheshin  prej  tij,  ngjanin  si  te  pikturuara.  Ai,  nuk  e  hidhte  faren,  pa  pare  me  pare  se  siperfaqja  e  tokes,  kishte  zene  shtrat  merimange  dhe kur ulej mbi nje plis, i  ngroheshin  te  ndenjurat. etj.  etj.

Per  ti  vene  “ koke”  ketij  shkrimi,  me  duhet  te  them  se  burimet  dhe  llojet  e  vartesise,  jane  te ndryshem  e  pa  limit; por  dhe  lufta kunder tyre,  nuk  mund  te  behet,  me  sukses,  pa vullnet, kembengulje  e  durim.  Po  te  kuptohet  se  cdo  ves  e  vartesi  eshte  dicka  jo  e  brendshme  e  njeriut por  e  huajtur  dhe  po te  perdoren  metoda  lufte  efektive,  edhe  shmangja  e  tyre,  besoj  se  do  te sjelle  rezultate  konkrete.

Shkrojti  Niazi  Xhevit  Nelaj,  ne Tirane, mars 2018

Ahmetajt, njera nga mehallet me te medha e me te lashta te fshatit

 (Sipas kujtimeve vetjake te viteve ’50 te shekullit qe shkoi)

Kushtet klimateriko-tokesore te treves, kane bere te mundur popullimin e Kalivacit prej koheve me te lashta. Datimi i ekzistences te fshatit tone  si vendbanim,  pas interpretimeve te zbulimeve arkeologjike te koheve te fundit,  ka per njesi matese,  jo  vitet e shekujt,  por epoka te tera.  Hamendesite dhe perpjekjet e lavderueshme  te mentareve nga ky fshat,  tashme kane nevoje te korrigjohen e te permiresohen.  Nuk behet fjale per saktesime mbasi,  nje gje e tille,  praktikisht, tani per tani, do te ishte e pamundur. Continue reading Ahmetajt, njera nga mehallet me te medha e me te lashta te fshatit

Apel

Te dashurit e mi kalivacas; Ju bija gjeraqina qe dini te qendroni ne fshatin tone te bekuar , por dhe kur shtegtoni, na nderoni. Gjithe atyre qe thone se jane nga Kalivaci i Tepelenes, edhe pse mund te jene vetem me irigjine nga ai cike fshat, u perulem me nderim e mirenjohje. Ndoshta mund ta cmoni te tepert, por mosha ka privilegjin te thote dhe ndonje gje me teper. Me behet zemra mal , kur lexoj arritjet tuaja , te cilat i shtojne lavdine, fshatit tone dhe jane gure , ne murin e ngrehines se tij. Me behet qejfi qe vajza e djem me dinjitet , po shpalosin identitetin e tyre, . Mos tu vije zor, as turp , te deklaroni kush jeni e te kujt jeni, se nder eshte te nderosh origjinen tende, sido qe te jete. Po e perseris per te disaten here, me gjithe forcen e mendjes e te zemres: ” Hapni sepetet” e beni te ditur , qofte dhe ne kete faqe te nderuar , ato gjera, le te duken te vjeteruara e te dala mode. Kalivaci ka nxjerre e ka rritur qendrestare; fshati yne, aty ka qene e aty do te jete, mbi ato bregore, ku era ta hap xhaketen e te ledhaton fytyren dhe gjoksin, ku ujet e ftohte qe del nga shkembi i jep jete atij populli, ku klima eshte aq e bekuar dhe i ka te gjitha, : Fushen me toke aluvionale; lumin jetedhenes; malin qe mekon shendet ; eren qe nuk e le gripin te vegjetoje gjate , dhe ajrin e fresket te mbushur me kripen e detit qe vjen si peshtjellim i ajrit mbi ate vend te bukur e me toka pjellore. U lutem shume, u pergjerohem , remoni ne historine e atij fshati e cila eshte plot me heroizma, trimeri e mencuri njerezish te rralle. Ndihem mire kur lexoj shkrime kaq dinjitoze e me vlere dhe uroj qe ato te kene ngjitje , per arsyen e vetme se historia e Kalivacit , nuk eshte e shkruar dhe ka nevoje per shkrime, sido qe te jene.

Aforizem

Dikur ( ne vitet ’50 te nje shekulli me pare) , dy cobane nga Kalivaci i Tepelenes, te moshuar e te zgjuar, me veshtrim te mprehte si te shqiponjes, kishin nxjerre dhente ne kullote, ne yrtrat e nenfisit Binaj, ne Gurishte. Nga rrenojat e shtepise, te lashte , tip keshtjelle, te fisnikut Ramo Nebiu, e cila, nuk di perse u ngrit ne krye te mehalles Ahmetaj, dy burra po rrukullisnin gure, te cilet ishhin te gdhendur , e mund te futeshin ne muret e banesave qe po ngriheshin , rreth 100m, me posht. Njeri nga te moshuarit , e pikasi kete veprim e i tha tjetrit:… A e veshtron ate baterdi qe po behet ne krye te mehalles tone? Tjetri, hodhi veshtrimin andej nga i tha kusheriri, e pa ndodhine , mori fryme thelle e u pergjigj:” Nje here e nje kohe, sic thote gojedhena, pyeti burri- gurin: ” Ku vete , o mall i shkrete? Guri u pergjigj” ” Do vete ta shkretoj gjetke! Nuk kaluan shume vite dhe banesat e ndertuara me ata gure, u braktisen nga pronaret…

Aforizem

Eshte i mirenjohur fakti qe , ne traditen kalivacase, por jo vetem, dikur, burrat ishin te destinuar e te prire per te qene, cobane te mire; ushtarake po te mire dhe kurbetlinj te gjalle. Nje coban delesh kur nxirrte bravaret ne kullote, e kishte gjetur vendin ku prehej; mbi nje pllake guri. Nje dite , erdhi aty prane nje gjarper , nga ata qe kafshojne dhe tentoi te bente ate qe dinte. ” Mos , i tha guri; ma ler mua qe ta ha pak nga pak e cdo dite”! E degjoi gjarperi gurin dhe ia la atij prene.

Enemura

Ngjan dhe keshtu: Ate qe nuk e duan e qe nuk duan ta ndeshin as ne udhe, kalivacasit e mallkojne. Mallkimi eshte i rende e ka te beje me jeten; gjene me te shtrenjte te njeriut. Te tjere, kur jane te kesaj kategorie, ne Kalivac i nemin. Mallkimi per jeten behet ne forma te ndryshme. Diku e per dike, ai eshte i ashper si: Vdeksh , sonte e mos te zente mengjesi; vafsh e mos ardhsh;te vrafte Kurora e Malit; te therte ai e ky shenjtor; ky muaj dalte me ty ne goje etj. etj. Keshtu dhe te nemurat , si: Mbec pa bina; te humbte rasati; te pafsha me qamet etj . etj. Mallkimet dhe te nemurat jane te njejta , por nje njeri , me ener dikushi, kur mallkonte ose kur nemte , perdorte shprehje me te buta , te cilat kane te njejten permbajtje por jane me pak lenduese si: ” E lenc xhaketen varur ne perome”! etj. etj.

Vatra

Vatra Kalivaciote; cfare emri , i bukur , i menduar mire dhe domethenes. A ka familje ne Kalivac apo ku te doni ju te mos kete patur apo te mos kete nje vater? Une mendoj : Jo, jo dhe perseri jo. Vatra mund te kete qene tradicionale ose mund te jete moderne , por vater eshte ; tjeter emer nuk i shkon. Pa bere histori e pa pretenduar se them te reja, ama , ate qe mendoj , do ta them. Perfytyroni nje vater, prane oxhakut! nje cope shesh , brenda shtepise perdhese ose ne ode, me rrumbullakesi, ne te cilen , zakonisht ndizej zjarri. Vatra ishte zjarrduruese e pergatitur sipas nje teknologjije te menduar mire , e te ” rrahur fort, me nje gur lumi. Ne vater ndizej zjarri qe ngrohte shtepine, atje lindeshin e rriteshin femijet, atje gatuhej ushqimi per te gjithe familjen; ne vater pritej e nderohej miku, etj . etj. etj. Vatra , ne optiken time eshte simbol i jetes ne fshat. Breza te tere, kane pasuar njeri -tjertin, duke zene vend rreth vatres. Rilindasit tane, ne skaje te ndryshem te botes, kane ngritur shoqeri , perparimtare , me emrin e bukur Vatra, per te promovuar vlera te kombit tone. Neve qe po na bashkon kjo vatre, le te deftojme vlerat tona, duke u bere kontributore efektive , jo thjesht numerore qe dine vetem te perplasin duart. urime dhe lavdi vatres tone te vecante!

Vatra

Mendoj se kemi pak materiale te shkruara , te pakten historike. Kalivaci ka qene i populluar heret. Nese te tjere e kane synuar dhe kane ardhur e jane ngulur aty, kjo ka ndodhur fale kushteve te mira klimateriko-tokesore dhe faktoreve shoqerore qe u jane ” ngjitur”. Kam nje mendim : A do te qendrojme keshtu; ne padije, apo do te ndryshojme dicka? Koha , nese na toleron sot e nuk na ben me faj per te shkuaren e fshatit tone, nuk besoj te na e fale gabimin lidhur me aktualitetin, po te vazhdojme gabim. Konkretisht, mendoj: Cdo njeri, te perpiqet te kujtoje, shtepine apo kasollen e familjes se tij. Si ka qene ajo; me nje apo me dy kate; me tavan e dysheme apo me balte; me gardh apo me mure guri; me oborr e me peme brenda apo thjeshte e shtruar me gure? Ke ka patur gjiton dhe cfare bagetish ka mbajtur? Ku i ka patur yrtrat, bahcet, arat e kush i punonte e i mbillte? Cfare kafshe pune e ngarkese ka patur etj . etj. Po ta beje me pergjegjesi kete pune , cdo njeri, dikush do ti bashkoje e do te dale fshati. Ne kushtet e sotme, kete pune e ka thuajse te pamundur ta beje nje njeri, sado qe te perpiqet. Le te fillojme nga puna, neser mund te behet me e veshtire. Sot, me sa di une , jane ne jete disa 90 vjecare , te cilet mund te na deftojne dicka. Mjaft kemi percjelle nga ata qe ishin enciklopedi e nuk mundem ” ti milnim”! u drejtohem, me dore ne zemer, gjithe intelektualeve kalivacas dhe atyre qe mendojne se kjo pune eshte ne kapacitetet e tyre. Pune te mbare e faqebardhe perpara historise!

Kryepleqte

Ne Kalivac te Tepelenes, qe prej koheve kur nuk mbahet mend , ka funksionuar institucioni i kryeplakut. Ky funksion ishte i menaxhuar mga pushteti i kohes. Zakonisht kryepleqte kane qene burra. Po burra ama. Te mencur, te zgjuar, te shkathet, te ndersdhem, me reputacion , trima dhe autoritare. Ne pergjithesi, edhe pse kane qene ne sherbim te pushtetit vendor apo te huaj, ata , kane anuar ne “kandar” nga fshati dhe fshataret tane. Sejcili nga ju , besoj ka degjuar , edhe nese nuk ka njohur kryepleq me tipare te rralla. Ne kohen pas Yrjetit , kryeplak ka qene mentari guximtar Cizo Selfo Agaj, nga mehalla Hasanimeraj. Shtepia e tij ishte prane perroit te Llaskos, prane baneses te Qazim Lazes dhe me poshte shtepise te Sadik Xhemalit dhe Zenel Ahmetit. Ishte koha kur pushteti i turqve i merrte shpirtin popullit fukara , me xhelepet dhe taksat e tjera, te cilat ishin te paperballueshme nga banoret e Kalivacit , por jo vetm. Nje dite, ne Kalivac erdhen xhelepcinjte per te percaktuar nivelin e taksave. Si perfaqesues i pushtetit dhe vendas, ata, pine kafe tek dyqani i Todit , nga Policani ( sot shtepi e Cizo Haredin Agaj), ne pritje te kryeplakut. Erdhi kryeplaku Cizo Selfo, me nje kale per dore. Kali ishte aq i dobet sa mezi qendronte ne kembe dhe samarin e kishte cope-cope. Vete Cizua, me nje pale mustaqe te gjata e me qylah te bardhe , ne koke, ishte veshur me zhele. Kur e pa, pergjegjesi i xhelepcinjve pyeti kafexhiun: “Kush eshte ky”? “Kryeplaku i Kalivacit”, u pergjigj kafexhiu. Cohuni , te ikim , urdheroi vartesit shtetari ” Cfare xhelepesh tu veme ketyre ne; veshtroni kryeplakun , ashtu eshte dhe fshati”! I ken xhelepcinjte dhe fshataret e kalivacit , nuk paguan xhelepe…!

Dialogu i fetusit me nenen

Eshte e vertete thenja se fetusi , ne bark te nenes eshte jete , brenda jetes. Shkencerisht , eshte vertetuar se nena, kur femija , nuk e ka pare akoma driten e diellit , komunikon , me te , me gjuhen e saj. Ne Kalivac, para , te pakten kater brezash , ka ndodhur nje gje e rralle. Nje burre i fisem, me shtepi e katandi qe e kishin zili dhe me nje grua per se mbari, nga dere e pare e fisnike nga sjellja e nga shpirti, kishin disa vite martese , duheshin shume me njeri0tjetrin , por nuk kishin femije. Ne fshastin tim, ne kohe te kohes, femijet i kane deshiruar si pasardhes e si trashegimtare. Nje dite ( nate), burri i fisem i peshperit bashkehortes , ne intimitet : ” Po ti , moj grua na bej nje femije qe te jemi si te tjeret”! Gruaja e mire; jo nga bukuria sa nga shpirti, e cila ia dinte merakun te shoqit , nisi te lutej qe endrra e tij te realizohej. Kur ndodhej e vetme , ne shtepi, ajo ferkonte barkun e lutej , sipas formules: “… Bark, o i ziu bark; Bejme nje djale zambak; ta bejme Ramon- Cirak”!