NURIJA

Me 4 prill te vitit 1951,  ne familjen e Rrapo Danos,  ne mehallen e Hasanbegajvete Kalivacit,  erdhi ne jetenje vajze. Ajo ishte e treta,  ne radhen e femijeve te ciftit Lule dhe Rrapo Takaj.  Vajza erdhi ne jete,  pas vellezerve Kadri e Sadik;  pas Saj u lind me i vogli i asaj familje  –  Guriu.  Ciftit te mesiperm,  para kesaj vajze i kishin vdekur 2 vajza te tjera.  Ne mentalitetin e familjes lindi ideja se vajzat nuk i rronin.  Kur erdhi ne jete,  vajza e trete,  per te kujtuar ate qe kishte ngjare,  i vune emrin Nurije;  sic quheshin dhe ato te dyja.  Emri qe i cuan vajzes,  Nurije,  eshte i bukur,  i kuptimte dhe simbolizon nurin e bukurise femerore.

Continue reading NURIJA

Nelua I Resmi Nelos

(Rrefim per nje njeri,  i cili e donte shume jeten dhe e jetoi ate, aktivisht). 

Ne degen e Binajve te fisit Nelaj, ne Kalivac te Tepelenes,  ka jetuar nje burre, i cili nuk te bente per burre. Ai quhej Nelo Resmi Nelaj ( Disa e quanin Zenel ). Ishte lindur me 27 korrik te vitit 1943, nga dy prinder autoktone.  E ema,  Zonja ishte e lindur ne fshatin Shkoze te rrethit te Vlores kurse i ati –  Resmiu,  ne Kalivac te Tepelenes, ne mehallen Ahmetaj.  Cifti Zonje dhe Resmi Nelaj shquhej per bukuri natyrale,  te shtatit e te fytyres dhe ishte teper i shkathet e i zgjuar.  Ata u lidhen ngushte me njeri – tjetrin; nga lidhja mes tyre erdhen ne jete tre djem: Reshati;  Nelua dhe Petrefi.  Sic ishte koha,  Zonja bukuroshe,  u fejua e u martua mjaft e re,  akoma pa mbushur 15 vjece.  Babai i Resmiut,  Nelo Binua,  e kishte „ Kallausin “ lexo informatorin,  brenda.  Vajza e tij e vetme,  Shaza ishte e martruar ne Pajaj,  me Feimin dhe e kishte ne pellembe te dores,  situaten,  ne Shkoze.  Ajo e dinte se Qerimeja dhe Bilua,  ne Qyraj,  kishin nje vajze mjaft te bukur, e cila ishte adoleshente dhe prinderit donin ta martonin. Babe e bije, te dyve u vajti mendja ta benin nuse,  te bukuren Zonje,  per Resmiun. Shaza shpejtoi,  nga meraku se mos ia merrnin te tjeret.  Kur sinixhinjte Muharrem Hasani;  Brahim Rushani dhe Muharrem Kamberi shpune rrobat e nuses,  sipas zakonit;  grate e Shkozes te mbledhura tok,  e hapen baulen,  i pane e i cmuan rrobat,  nje nga nje.  Nuk u pelqyen rrobat grave dhe pikasen se nuk i kishte qendruar fjales qe la me Bilon,  krushku Nelo Bino Nelaj.  Njera nga grate,   ajo qe njihej si e para e tufes se grave te Aligjonit,  kur pa kete mosperkim mes krushqve,  ia ckuli kenges labce,  e cila e kishte brenda thumbimin.  Ajo, ne cast,  sajoi bejten:

Continue reading Nelua I Resmi Nelos

Gushti i dajove

Siç dihet,  dajua ( vëllai i nënës ),  është njëri nga njerëzit më të dashur.  Çdo fëmijë e ka ëndërr të jetë nën kujdesin e dajos apo të ndodhet në shtëpinë e tij.  Jo më kot ekziston kjo lidhje e natyrshme mes dajos dhe mbesës apo nipit të tij. Tek këta të fundit mendoj se delegohet një pjesë e dashurisë të dajos, për motrën e tij.  Kjo nuk është pak.  Në praktikë ndeshim dy koncepte  të lidhjes  dajo  – mbesë (nip ).  Në Kalivaç të Tepelenës,  i ndeshim të dy kuptimet;  si të gjerin dhe të ngushtin.  Në kuptimin e ngushtë dajua është vëlla i nënës ,  drejtpërdrejt;  në kuptimin e gjerë,  me cilësinë e dajos,  kuptohet çdo mashkull i trungut,  fisit,  mëhallës apo,  në ndonjë rast edhe i fshatit ku është lindur e ku është rritur nëna e tij.

Continue reading Gushti i dajove

Pusi i Malet

(Oi n i o n,   n ë  f o r m ë n   e   n j ë   r e p o r t a z h i)

Në Kalivaç të Tepelenës,  përpara gushtit të vitit 1978, ( kohë kur u përurua ujësjellësi i fshatit  )  fukarallëkut të banorëve,   paçka se begatia shpirtërore e tyre ishte e dukshme,  i shtohej mungesa e ujit të pijshëm.  Mirëpo,  siç dihet,  ujët nuk është i domosdoshëm vetëm për t’u pirë.  Amvisat,  si më kompetente  kësaj çështje,  e ndjenin më shumë mungesën e ujit.  Nëpër dasma e në gostira,  në biseda të lira e të rastësishme janë thurur legjenda e janë thënë,  të qëna e të sajuara,   për këtë problem.  Një gjë ishte e qartë dhe e dukshme:  Uji,  si domosdoshmëri për një jetë cilësore,  në Kalivaç ishte i pamjaftueshëm.Fshati me ujëra  “ në fund të këmbëve e nën vete ”,  të bollshme dhe cilësore;  vuante për ujë.  Kalivaçin e lagin ujërat e pastra e të bollshme të Vjosës;  burimet e ftohta e me ujë të pasur me kripra minerale të dobishme,   të cilat rrjedhin nga shkëmbi e janë të pastra qelibar.  Nga të gjitha mëhallët e fshatit tonë të bekuar,  vetëm Specova ka qenë e është  më e privilegjuara,  mbasi e merr në afërsi të banesave  ujin akull të ftohtë që buron nga shkëmbi.

Continue reading Pusi i Malet

Vitet ne Korce; (1955 – 1959) – vite formimi e rritje

(kujtime vetjake)

Hyrje     

Ne jeten e nje njeriu, disa etapa lene gjurme te pashlyera  e kujtohen, gjersa mendja te punoje perse mbari. Ca me e mire , kjo pune behet kur mbresat vetjake njeriu nuik  i  mban vetem si prone te tij por ua ben me dije pinjolleve dhe njerezve te interesuar. Ne kete rast,  rrefimet behen “ prone “ e shume njerezve  dhe eshte me e veshtire ti mbuloje pluhuri  i  harreses. Vitet me te bukur te jetes time, jane,  pamedyshje ata qe percolla ne qytetin me shume bukuri  natyrore dhe njerezore; ne Korcen “ plake” e me histori. Paskam qene me fat,  qe vitet “e arte ” te rinise time te hereshme u ndodha ne ate mjedis pjellor,  ku natyra dhe Zoti kane derdhur me tepri e me bujari gjithcka eshte me e mire  ne kte jete. Nuk e teproj po te shkruaj se,  si shume te tjere,  edhe une “ hapa syte”  e u formesova si njeri,  ne ate qytet te vecante, plot drite  i  cili  i  ka lene shoqet prapa.  Ate qe kishin me te miren,  ata njerez bujare e ai qytet me tradite,  mi leshuan ne sofer e une  i  perthitha me endje.  Po cfare gjeta,  ne ato mjedise unikale,  te cilet me mekuan e me tjetersuan duke me pajisur me dhunti te lakmuara?

Continue reading Vitet ne Korce; (1955 – 1959) – vite formimi e rritje

Halili i Zoto Halilit

( Monografi  familjare)

Nuk jane te pakte ata burra apo gra,  qe kane dhene kontribute me vlere ne historine e fshatit e ne jeten e bashkefshatareve tane.  Kalivaci  i  Tepelenes,  eshte vertetuar shkencerisht se eshte njeri nga fshatrat me te lashte te treves dhe eshte  i  pasur ne  histori e ne heroizma.  Interpretimet shkencore te zbulimeve arkeologjike te koheve te fundit,  ku kane dhene kontribute me vlere,  kalivacas,  si Prof. doktor Vezir Fejzo Muharremaj;  Xhelil Aliu;  Shyqyri Hysi dhe te tjere kompetnte,  jo kalivacas,  nuk lene shteg,  per medyshje.

Continue reading Halili i Zoto Halilit

S A G A E S A K A J VE

(Rrefim per nje fis te fisme,  me njerez mendjendritur e humane) 

Demir Mucoimaj

Mendimi  fillestar,  per te bere nje renditje te personaliteteve te shquar te fshatit tim,  m’u duk i lehte,  por nuk doli,  sic e mendova.  Personalitetet me vlere;  ata qe kane ndikuar fuqishem ne historine e fshatit tone,  jane aq te shumte,  sa nuk besoj  ti kete njeri te evidencuar.  Veshtiresia qendron dhe ne faktin:  Ke te permendesh e ke jo.  Per ta bere kete,  mendoj se nevojitet nje  “peshore”  e sakte dhe ai qe do ta  mbaje  kandarin,  ne dore  te jete  i  drejte si vete e drejta.  Ka dhe nje veshtiresi tjeter serioze,  e cila behet pengese:  Kemi varferi ne shkrime e dokumentet perkatese jane te kycura;  prandaj jam i  detyruar tu drejtohem e te mbeshtetem ne disa gojedhena.  Dihet qe rrefenjesit,  sido qe te jete puna,  nuk mund te jene te paanshem dhe problemet e moshes me kujtesen,  disa i  ben pak te besueshem.  Disa kontributore me vlere ne historine e fshatit,  kane shkelur ne me shume se nje shekull dhe kane percjelle disa regjime politike.  Fakti qe mjaft rrefenjes te besueshem nuk jane me ne jete,  e ben akoma me te veshtire punen.  Ne kete shkrim,  patjeter te mangut,  jam mjaftuar me thenjet e atyre qe kam njohur personalisht e me pak te atyre,  bemat e te cileve kane ardhur deri tek une si gojedhene.  Te dhenat per bemetaret jane te peraferta;  saktesimi i  tyre,  mesiguri qe do te ndodhe,  e kjo eshte vetem ceshtje kohe.  Mjaft kontributore te rralle jane ne kufijte  e legjendes;  njohja me ta vjen npermjet gojedhenes,  e cila,  sic dihet,  per shkaqe nga me te ndryshmit ,  “firon”  udhes.  Po te mbajme parasysh natyren zemerake te ndonje bashkefshatari qe kerkon ti marre te gjitha vlerat per vete,  eshte e kuptueshme qe veshtiresite shtohen akoma me shume.  Po ta trajtojme ceshtjen,  jo bardhe e zi,  si deri tani,  del perpara nje veshtiresi e re,  e cila duhet kapercyer.

Continue reading S A G A E S A K A J VE

Komunikimi i njeriut me kafshet, sa historik , aq aktual

Nuk mund ti quaj te arrira shkrimet per fshatin tim te dashur, Kalivacin e Tepelenes, pa hedhur disa radhe , per kafshet shtepiake te cilat e kane shoqeruar kalivacasin qe nga kohet kur nuk mbahet mend. Kjo ndermarrje imja do te ishte e pakuptimte po te mos kishte nje lidhje te vecante, te cilen shumekush e quan kimi mes njeriut dhe kafshes. Mund te them se njeriu me kafshet eshte bashkeudhetar. Ata, se bashku kane pershkuar shekuj te tere e udhes jane miqesuar njeri me tjetrin. Me disa syresh , miqesimi ka qene me  i  theksuar teksa me te tjere, me  i  varfer. Sic rrefejne gojedhenat, njeriu , fillimisht kafshet  i  ka perdorur per te ngrene mishin e pjekur te tyre dhe  ky veprim  i  tij , ka ndikuar fuqishem ne vete evoluimin e njeriut.

Continue reading Komunikimi i njeriut me kafshet, sa historik , aq aktual

Blog mbi Kalivaçin e Tepelenës