Dashuria per librin –  Dashuri e madhe

Biblioteka e familjes tone eshte librashume dhe e larmishme. Nuk pretendoj se i kam lexuar te gjithe librat,  por krenohem me ta.  Deshiren per te lexuar libra e kam te hereshme.  Te pakten nga klasa e peste e shkolles fillore.  Ne hullite e bukura te letersise me ka orientuar te futem mesuesi i ndjere – libohoviti Bardhyl Joka.  Nje takim me shkrimtarin Kin Dushi dhe ai me Ministrin e Arsimit te asaj kohe- atdhetarin Bedri Spahiu ma shtuan deshiren per te lexuar.

Continue reading Dashuria per librin –  Dashuri e madhe

Dilaveri

 ( Nje jeteshkrim autentik)

                             ( pjesa e pare)

Zonje Temja, ne cift me kalivacasin Xhevit Malko Nelaj,  te lidhur me martese  me njeri – tjetrin,  fale mbleserise ( lajmesise )  Kishin diference te theksuar ne moshe.  Gjate lidhjes martesore,  ata sollen ne jete kater femije.  Ne vitin 1940, ne muajin Janar, ne diten e Ujit te Bekuar u lind Lumturia. Tradita vendore,  e donte qe femija i pare  te ishte djale.  Te thjeshta e lehtesisht te kuptueshme ishin pretendimet per te lindurit e pare,  apo,  sic thonin rendom ne Kalivac,  per „ buken e pare “.  I linduri i pare preferohej te ishte i gjinise mashkullore,  ne menyre qe dalengadale,  te behej shtylla e familjes;  krahe per prinderit dhe trashegimtar i mallit e i gjese te gjalle.

Continue reading Dilaveri

Metamorfoza e emrave te njerezve, ne Kalivac te Tepelenes

Pranohet nje fare rregulli,  sipas te cilit emrat e njerezve jane thjesht simbolike  e sherbejne per te identifikuar cdo individ.  Ne nje krahine te larget te vendit,  emrin e njesojne me kapistallin ( kapistren) qe u vene kuajve ne koke.  Ne pamje te pare,  ceshtja paraqitet e thjeshte por,  ne praktike nuk eshte fort e tille. Ne vecanti,  ne fshatin Kalivac te rrethit te Tepelenes ku tradita e vazhdimesise te emrave te njerezve  apo transmetimi i emrave,  nga brezi ne brez,  brenda te njejtit fis eshte evident.

Continue reading Metamorfoza e emrave te njerezve, ne Kalivac te Tepelenes

Kokoja

Nuk ka te beje,  aspak me kokainen,  as me arrat e njohura te kokosit.  Emri i saj i lindjes ishte Xhiko;  Ajo trashegoi emrin e gjyshes.  Ne zhargonin tradicional te treves,  vete fjala apo emri Xhiko,  i  cili u vihet zakonisht vajzave,  parakupton nje grua Zonje e rende  e kapedane;  te paster moralisht e me virtyte njerezore fisnikerie. Me qellimin e mire per ta theksuar kete tipar,  fjales xhike i  shtojne perpara togfjaleshin – xhelanxhike.

Continue reading Kokoja

Kenge per Erion Tahir Nelaj

Erjoni, djale i Tahirit;
I miri i ngjan te mirit:
I rrituri neper halle;
Udhet e kurbetit cave;
S’ishje djale, por sorkadh mali;
Ike, Vjosa zhurmen ndali;
Er e malit, nuk fryn si perhere;
Ngreu Erjon dhe nje here!
Ngreu, te na flac nje fjale;
Te na shkarkosh, gjithe malle;
Ngreu, te kerkon shtepia;
Femijet dhe shoqeria;
Jemi rritur ne te keqe;
Ty te kishim si mbeshtetje;
Fjala jote hapte udhe;
Ndaj te donim aqe shume…“

Formuloi Niazi Xhevit Nelaj, ne Tirane, me 16 maj 2021, ora 08.00
Shenim: Teksti I kenges eshte shkruar, me kerkesen e kengetarit nga Kalivaci i Tepelenes Ogert Aga, i cili do ta kendoje, ate, me pathos, si shok i afert me Erjonin, me te cilin eshte rritur.

Copeza Bujarie

Banoret e Kalivacit jane fisnike dhe bujare. Njoh me teper Babane tim; Xhevit Malko Nelaj ( ndjese paste), prandaj do tju njoh me disa copeza bujarie nga jeta e tij baritore:

  1. Episodi i pare: Dikur tek xha Musa Mehmeti,  fis,  i aferm yni,  me shtepi rreth 30m ne Jug – Lindje te shtepise tone,  erdhen dy miq nga fshati Sevaster i rrethit te Vlores. Njeri syresh quhej Luto Feimi;  tjetri ishte kusheri I tij.  Lutua ishte officer I Ministrise te Brendshme,  vella,  me nene e me babe i Minajetes ( Nuses te djalit te xha Musait –  Mehmetit),  njeri me edukate e me culture, i pashem e  mjaft i sjellshem.
Continue reading Copeza Bujarie

Tre muaj yzmeqar, per nje pale opinga lekure

Ishte viti 1950. Kisha mbyllur,  me tregues mjaft te mire,  klasen e dyte te shkolles fillore te fshatit. Do te percillja pushimet verore mes dy viteve mesimore.  Ne ata vite,  pushimet verore kishin vazhdimesi 3 muaj ( qershor;  korrik gusht ).  Pushime u thencin.  Me te lumturit mes nesh ishin ata femije,  ne familjet e te cileve kishte bageti te imeta.  Ata,  sic e donte tradita vendase,  e zinin Kohen pas bravareve  (kullotnin bagetite e imeta ).  Ne familjen tone,  shume fryme nuk beheshim por na kishte pllakosur skamja.  Kenaqesia me e madhe per ne  fukarenjte ishte ta kalonim gjithe diten duke u lare ne lumin Vjosa dhe duke bere banjo dielli,  ne disa gjurme me kum ( rere ),  te cilat i jepnin zallit te lumit  pamjen e nje harte.  Kishim dhe nje version te dyte per te mbushur kohen;  luanim me njeri – tjetrin lojera femijerie.  Per mua 10 vjecarin e asaj kohe edhe lojerat e moshes ishin te kufizuara.  Isha i shkurter e topolak,  rralle hre me zgjidhnin ne skuader „ kompetentet“.

Continue reading Tre muaj yzmeqar, per nje pale opinga lekure

Dauti i Pashajve

(Monografi kushtuar njerit nga njerezit me te mire e me te perkushtuar  per ngritjen e kooperatives bujqesore ne Kalivac te Tepelenes, i cili punoi, me mish e me shpirt per mekembjen e saj; Dautit te Pashajve. Dauti ishte vlerashume,  prandaj nuk duhet harruar ). 

Fundi tragjiki tij dhe koha qe ka shkuar nuk mund te behen shkak  per harrimin e tij.  Trualli mbi te cilin u lind e u rrit Ai burre,  nuk mund te shteroje se buruari njerez te zgjuar e te shkathet si Dauti.  Ne damaret e pasardhesve te Tij rrjedh gjak nga rrembat  e gjakut te „ heroit“ te ketij shkrimi. Sic eshte e njohur;  gjaku nuk behet uje,  ose,  e thene ndryshe,  nje rryme uji qe gurgullon nen shkemb,  do ta caje udhen per te bucitur.

Nje copez historie, nga ato qe kane goje e flasin.

 

Kooperativizmi agrar,  ne fshatin tone te bekuar,  si ne te gjithe vendin,  ishte nje shkalle ne udhen e gjate te zhvillimit te bujqesise.  Modeli dhe metoda qe u zbatua per kete qellim,  u huajt nga kolkozet sovjetike.  Ato (kolkozet ),  ne ate kohe,  si cdo gje tjeter,  imitoheshin me pike e me presje.  Si fillim,  synohej bashkesia e punes e me pas prona e perbashket.  Kooperativizimi i bujqesise ishte nje eksperiment,  i cili rezultoi i pasuksesshem.  Vertet gjate udhes se zhvillimit te eksperimentit ne fjale,  u arriten disa tregues pozitive e negative,  por,  ne fund te fundit, pikesynimi apo objektivi,  mbeti utopi.   

Continue reading Dauti i Pashajve

Blog mbi Kalivaçin e Tepelenës