Me 4 prill te vitit 1951, ne familjen e Rrapo Danos, ne mehallen e Hasanbegajvete Kalivacit, erdhi ne jetenje vajze. Ajo ishte e treta, ne radhen e femijeve te ciftit Lule dhe Rrapo Takaj. Vajza erdhi ne jete, pas vellezerve Kadri e Sadik; pas Saj u lind me i vogli i asaj familje – Guriu. Ciftit te mesiperm, para kesaj vajze i kishin vdekur 2 vajza te tjera. Ne mentalitetin e familjes lindi ideja se vajzat nuk i rronin. Kur erdhi ne jete, vajza e trete, per te kujtuar ate qe kishte ngjare, i vune emrin Nurije; sic quheshin dhe ato te dyja. Emri qe i cuan vajzes, Nurije, eshte i bukur, i kuptimte dhe simbolizon nurin e bukurise femerore.
Continue reading NURIJACategory Archives: Uncategorized
Pasdarkat tona “te embla”
(kujtime vetjake)
Ne vitin 1956, ne pranvere, kur isha nxenes ne Teknikumin Bujqesor „ Irakli Terova „ te Korces, shkuam ne nje piknik , ne fshatin Qatrom te ketij rrethi. Aty, degjova per here te pare nje kenge popullore, te cilen e kendonte, bukur, nje vajze e re.
Continue reading Pasdarkat tona “te embla”Nelua I Resmi Nelos
(Rrefim per nje njeri, i cili e donte shume jeten dhe e jetoi ate, aktivisht).
Ne degen e Binajve te fisit Nelaj, ne Kalivac te Tepelenes, ka jetuar nje burre, i cili nuk te bente per burre. Ai quhej Nelo Resmi Nelaj ( Disa e quanin Zenel ). Ishte lindur me 27 korrik te vitit 1943, nga dy prinder autoktone. E ema, Zonja ishte e lindur ne fshatin Shkoze te rrethit te Vlores kurse i ati – Resmiu, ne Kalivac te Tepelenes, ne mehallen Ahmetaj. Cifti Zonje dhe Resmi Nelaj shquhej per bukuri natyrale, te shtatit e te fytyres dhe ishte teper i shkathet e i zgjuar. Ata u lidhen ngushte me njeri – tjetrin; nga lidhja mes tyre erdhen ne jete tre djem: Reshati; Nelua dhe Petrefi. Sic ishte koha, Zonja bukuroshe, u fejua e u martua mjaft e re, akoma pa mbushur 15 vjece. Babai i Resmiut, Nelo Binua, e kishte „ Kallausin “ lexo informatorin, brenda. Vajza e tij e vetme, Shaza ishte e martruar ne Pajaj, me Feimin dhe e kishte ne pellembe te dores, situaten, ne Shkoze. Ajo e dinte se Qerimeja dhe Bilua, ne Qyraj, kishin nje vajze mjaft te bukur, e cila ishte adoleshente dhe prinderit donin ta martonin. Babe e bije, te dyve u vajti mendja ta benin nuse, te bukuren Zonje, per Resmiun. Shaza shpejtoi, nga meraku se mos ia merrnin te tjeret. Kur sinixhinjte Muharrem Hasani; Brahim Rushani dhe Muharrem Kamberi shpune rrobat e nuses, sipas zakonit; grate e Shkozes te mbledhura tok, e hapen baulen, i pane e i cmuan rrobat, nje nga nje. Nuk u pelqyen rrobat grave dhe pikasen se nuk i kishte qendruar fjales qe la me Bilon, krushku Nelo Bino Nelaj. Njera nga grate, ajo qe njihej si e para e tufes se grave te Aligjonit, kur pa kete mosperkim mes krushqve, ia ckuli kenges labce, e cila e kishte brenda thumbimin. Ajo, ne cast, sajoi bejten:
Continue reading Nelua I Resmi NelosGushti i dajove
Siç dihet, dajua ( vëllai i nënës ), është njëri nga njerëzit më të dashur. Çdo fëmijë e ka ëndërr të jetë nën kujdesin e dajos apo të ndodhet në shtëpinë e tij. Jo më kot ekziston kjo lidhje e natyrshme mes dajos dhe mbesës apo nipit të tij. Tek këta të fundit mendoj se delegohet një pjesë e dashurisë të dajos, për motrën e tij. Kjo nuk është pak. Në praktikë ndeshim dy koncepte të lidhjes dajo – mbesë (nip ). Në Kalivaç të Tepelenës, i ndeshim të dy kuptimet; si të gjerin dhe të ngushtin. Në kuptimin e ngushtë dajua është vëlla i nënës , drejtpërdrejt; në kuptimin e gjerë, me cilësinë e dajos, kuptohet çdo mashkull i trungut, fisit, mëhallës apo, në ndonjë rast edhe i fshatit ku është lindur e ku është rritur nëna e tij.
Continue reading Gushti i dajovePusi i Malet
(Oi n i o n, n ë f o r m ë n e n j ë r e p o r t a z h i)
Në Kalivaç të Tepelenës, përpara gushtit të vitit 1978, ( kohë kur u përurua ujësjellësi i fshatit ) fukarallëkut të banorëve, paçka se begatia shpirtërore e tyre ishte e dukshme, i shtohej mungesa e ujit të pijshëm. Mirëpo, siç dihet, ujët nuk është i domosdoshëm vetëm për t’u pirë. Amvisat, si më kompetente kësaj çështje, e ndjenin më shumë mungesën e ujit. Nëpër dasma e në gostira, në biseda të lira e të rastësishme janë thurur legjenda e janë thënë, të qëna e të sajuara, për këtë problem. Një gjë ishte e qartë dhe e dukshme: Uji, si domosdoshmëri për një jetë cilësore, në Kalivaç ishte i pamjaftueshëm.Fshati me ujëra “ në fund të këmbëve e nën vete ”, të bollshme dhe cilësore; vuante për ujë. Kalivaçin e lagin ujërat e pastra e të bollshme të Vjosës; burimet e ftohta e me ujë të pasur me kripra minerale të dobishme, të cilat rrjedhin nga shkëmbi e janë të pastra qelibar. Nga të gjitha mëhallët e fshatit tonë të bekuar, vetëm Specova ka qenë e është më e privilegjuara, mbasi e merr në afërsi të banesave ujin akull të ftohtë që buron nga shkëmbi.
Continue reading Pusi i MaletVitet ne Korce; (1955 – 1959) – vite formimi e rritje
(kujtime vetjake)
Hyrje
Ne jeten e nje njeriu, disa etapa lene gjurme te pashlyera e kujtohen, gjersa mendja te punoje perse mbari. Ca me e mire , kjo pune behet kur mbresat vetjake njeriu nuik i mban vetem si prone te tij por ua ben me dije pinjolleve dhe njerezve te interesuar. Ne kete rast, rrefimet behen “ prone “ e shume njerezve dhe eshte me e veshtire ti mbuloje pluhuri i harreses. Vitet me te bukur te jetes time, jane, pamedyshje ata qe percolla ne qytetin me shume bukuri natyrore dhe njerezore; ne Korcen “ plake” e me histori. Paskam qene me fat, qe vitet “e arte ” te rinise time te hereshme u ndodha ne ate mjedis pjellor, ku natyra dhe Zoti kane derdhur me tepri e me bujari gjithcka eshte me e mire ne kte jete. Nuk e teproj po te shkruaj se, si shume te tjere, edhe une “ hapa syte” e u formesova si njeri, ne ate qytet te vecante, plot drite i cili i ka lene shoqet prapa. Ate qe kishin me te miren, ata njerez bujare e ai qytet me tradite, mi leshuan ne sofer e une i perthitha me endje. Po cfare gjeta, ne ato mjedise unikale, te cilet me mekuan e me tjetersuan duke me pajisur me dhunti te lakmuara?
Continue reading Vitet ne Korce; (1955 – 1959) – vite formimi e rritjeA M A N E T I
( NJE NDODHI E RRALLE DHE E VERTETE)
E kam mblojtur (ruajtur) gjate, ne zemer (me teper se 65 vjet ) e nuk guxoja ta beja publike. Mos ma kerkoni psene, ju lutem; ndoshta tani erdhi vakti (koha) per ta bere kete. Gjene, gjykojeni vete; une ju siguroj se ajo ka ngjare, sic do t’ua rrefej:
Continue reading A M A N E T IHalili i Zoto Halilit
( Monografi familjare)
Nuk jane te pakte ata burra apo gra, qe kane dhene kontribute me vlere ne historine e fshatit e ne jeten e bashkefshatareve tane. Kalivaci i Tepelenes, eshte vertetuar shkencerisht se eshte njeri nga fshatrat me te lashte te treves dhe eshte i pasur ne histori e ne heroizma. Interpretimet shkencore te zbulimeve arkeologjike te koheve te fundit, ku kane dhene kontribute me vlere, kalivacas, si Prof. doktor Vezir Fejzo Muharremaj; Xhelil Aliu; Shyqyri Hysi dhe te tjere kompetnte, jo kalivacas, nuk lene shteg, per medyshje.
Continue reading Halili i Zoto HalilitS A G A E S A K A J VE
(Rrefim per nje fis te fisme, me njerez mendjendritur e humane)
Mendimi fillestar, per te bere nje renditje te personaliteteve te shquar te fshatit tim, m’u duk i lehte, por nuk doli, sic e mendova. Personalitetet me vlere; ata qe kane ndikuar fuqishem ne historine e fshatit tone, jane aq te shumte, sa nuk besoj ti kete njeri te evidencuar. Veshtiresia qendron dhe ne faktin: Ke te permendesh e ke jo. Per ta bere kete, mendoj se nevojitet nje “peshore” e sakte dhe ai qe do ta mbaje kandarin, ne dore te jete i drejte si vete e drejta. Ka dhe nje veshtiresi tjeter serioze, e cila behet pengese: Kemi varferi ne shkrime e dokumentet perkatese jane te kycura; prandaj jam i detyruar tu drejtohem e te mbeshtetem ne disa gojedhena. Dihet qe rrefenjesit, sido qe te jete puna, nuk mund te jene te paanshem dhe problemet e moshes me kujtesen, disa i ben pak te besueshem. Disa kontributore me vlere ne historine e fshatit, kane shkelur ne me shume se nje shekull dhe kane percjelle disa regjime politike. Fakti qe mjaft rrefenjes te besueshem nuk jane me ne jete, e ben akoma me te veshtire punen. Ne kete shkrim, patjeter te mangut, jam mjaftuar me thenjet e atyre qe kam njohur personalisht e me pak te atyre, bemat e te cileve kane ardhur deri tek une si gojedhene. Te dhenat per bemetaret jane te peraferta; saktesimi i tyre, mesiguri qe do te ndodhe, e kjo eshte vetem ceshtje kohe. Mjaft kontributore te rralle jane ne kufijte e legjendes; njohja me ta vjen npermjet gojedhenes, e cila, sic dihet, per shkaqe nga me te ndryshmit , “firon” udhes. Po te mbajme parasysh natyren zemerake te ndonje bashkefshatari qe kerkon ti marre te gjitha vlerat per vete, eshte e kuptueshme qe veshtiresite shtohen akoma me shume. Po ta trajtojme ceshtjen, jo bardhe e zi, si deri tani, del perpara nje veshtiresi e re, e cila duhet kapercyer.
Continue reading S A G A E S A K A J VEKomunikimi i njeriut me kafshet, sa historik , aq aktual
Nuk mund ti quaj te arrira shkrimet per fshatin tim te dashur, Kalivacin e Tepelenes, pa hedhur disa radhe , per kafshet shtepiake te cilat e kane shoqeruar kalivacasin qe nga kohet kur nuk mbahet mend. Kjo ndermarrje imja do te ishte e pakuptimte po te mos kishte nje lidhje te vecante, te cilen shumekush e quan kimi mes njeriut dhe kafshes. Mund te them se njeriu me kafshet eshte bashkeudhetar. Ata, se bashku kane pershkuar shekuj te tere e udhes jane miqesuar njeri me tjetrin. Me disa syresh , miqesimi ka qene me i theksuar teksa me te tjere, me i varfer. Sic rrefejne gojedhenat, njeriu , fillimisht kafshet i ka perdorur per te ngrene mishin e pjekur te tyre dhe ky veprim i tij , ka ndikuar fuqishem ne vete evoluimin e njeriut.
Continue reading Komunikimi i njeriut me kafshet, sa historik , aq aktual