Dasma, në Kalivaç të Tepelenës e më gjerë sjell shumë gëzim e hare. Gëzimi është, në radhë të parë, në anën e dhëndrit e të nuses, të cilët në fshatin tonë, historikisht janë etiketuar si “ sebepçinj”. Por, në një dasmë, mjaft të tjerë nuk mbeten jashtë lojës. Pas çiftit që lidh jetën, me martesë, gëzojnë njerëzit e shtëpisë, në veçanti: nëna dhe babai i vajzës e i djalit. Gëzim ndien motra e vëllai, familjarët e tjerë dhe të afërmit, fisi, miqtë e shtëpisë dhe komuniteti. I zoti i shtëpisë është i shtrënguar të shpenzojë shumë para, mall e gjë për të përballuar dasmën e djalit apo të vajzës. Continue reading Krushku i parë
Category Archives: Histori
Këngët e shpirtit të begatë
Në Kalivaç të Tepelenës, këngën popullore e duan dhe e këndojnë të gjithë banorët; si femrat dhe meshkujt. Kënga kalivaçase radhitet në polifoninë labçe dhe është kënduar, që në krye të herës, si nga burrat dhe nga gratë. Kënga, del nga shpirti i njerëzve dhe shpreh, në forma të ndryshme, botën e brendshme të tyre. Motivet që e detyrojnë një kalivaças tja “shkulë” këngës, si atëherë kur ndodhet në komunitet dhe kur është i vetmuar, janë nga më të larmishëm e nuk i ngjajnë njëri-tjetrit. Kalivaçasi, pa u bërë merak nëse të tjerët e pëlqejnë këngën e tij, ia merr asaj, vënçe dhe këndon, siç di e siç do vetë. Continue reading Këngët e shpirtit të begatë
Dasmat, në Kalivaç të Tepelenës, në vitet ’50 të shekullit të njëzetë
Dasma, ka qenë dhe është finalizimi i përpjekjeve për të çiftëzuar një djalë me një vajzë. Ajo, përherë ka sjellë gëzim të madh e kënaqësi të paparë në të gjithë mjedisin, si në shtëpinë e djalit dhe në atë të vajzës. Mezi e prisnin një dasmë njerëzit, në fshat. Për llogari të tyre bënin llogari: sa ditë kishin mbetur e si do ta përjetonin ndodhinë. Continue reading Dasmat, në Kalivaç të Tepelenës, në vitet ’50 të shekullit të njëzetë
Fejesat, në Kalivaç të Tepelenës, në vitet ’50 të shekullit të kaluar
Fejesa dhe pas saj, martesa janë ngjarje mbresëlënëse dhe fondamentale, në jetën e njeriut. Kur bëjmë fjalë për këto dy institucione, lipset të kemi një përfytyrim sa më të qartë e të plotë, nëse kemi të bëjmë me një lidhje të qëndrueshme e të fortë apo me një marrëdhënie të përkohëshme. Continue reading Fejesat, në Kalivaç të Tepelenës, në vitet ’50 të shekullit të kaluar
Vëllamëria
Ka qenë një nga dukuritë shoqërore tepër interesante e të përhapura në komunitetin e Kalivaçit të Tepelenës. Vlerat e saj, si faktor uniteti e kohezioni janë të padiskutueshme. Dy burra, të moshave të përafërta( gjë që nuk është kusht), pa qenë vëllezër, bëheshin të tillë nëpërmjet një riti fare të thjeshtë. Pas ceremonisë , të cilën do ta skjarojmë më poshtë, të dy burrat, konsideroheshin vëllezër, jo prej gjaku por prej dëshire të mirë. Në këtë rast kemi të bëjmë me dy vëllezër të ftohtë. Ata, vërtet ishin vëllezër të ftohtë, nuk ishin pinjollë të një nëne, as të një babai, por gjithsesi ishin vëllezër. Në Kalivaç të Tepelenës, këtyre lloj vëllezërve u thoshin vëllezër pa pjesë ose vëllezër me hajmali. Continue reading Vëllamëria
Kumtëria
Mes banorëve të Kalivaçit, si në çdo trevë, në të gjitha kohët kanë funksionuar lidhje e marrëdhënie të shumta e të larmishme. Së shumti lidhjet kanë qenë lidhje gjaku e fisi por kanë egzistuar edhe lidhje të tjera, të cilat nuk bazohen në gjakun e njëjtë. Të tilla janë miqësitë, krushqitë, vëllamëritë, qinositë,kumtëritë, ortakëritë etj. Lidhjet dhe marrëdhëniet e kalivaçasve, si rregull, janë shtrirë, brendapërbrenda mëhallës e në hapsirat e fshatit. Por nuk janë të paktë dhe rastet kur ato i kanë kapërcyer kufijtë e fshatit e janë shtrirë më tej, në trevat pranë. Continue reading Kumtëria
Fjalë të rrezikuara të harrohen , nga mospërdorimi
Historia e njerëzimit njeh disa raste, në të cilët gjuhë të lashta të popujve që kanë vënë themelet e qytetërimit global nga mospërdorimi, janë harruar, madje, ca më keq, kanë vdekur e janë harruar. Përafërsisht, e njëjta gjë ka ngjarë dhe me disa fjalë të cilat, dikur, në hapësirën ku banonin kalivaças, ishin të përdorura e të preferuara. Continue reading Fjalë të rrezikuara të harrohen , nga mospërdorimi
Ndërtimi i kaminave (furrave të gëlqeres) dhe prodhimi i gëlqeres në Kalivaç
Kalivaçi i Tepelenës është një fshat i ngritur “mbi gurë”. Nga të tetë mëhallët kryesore të trevës, pesë janë të ndërtuara mbi shtrat guri të bardhë. Guri është me përbërje gëlqerore. Mëhalla e Hasanbegajve, Meçajt, Ahmetajt, Beqirajt e Hasanimerajt dhe pjesërisht Bozanajt mbështeten mbi truall të fortë guror. Leshnja, Hysodosajt dhe shtëpitë e Ruçit, bazamentin e kanë më të butë. Kur del tek Çesma e Bukur e hedh vështrimin nga Jugë-Perëndimi, të krijohet përshtypja sikur një këmbë e Malit të Bardhë (atij mbi Dorëz), ka shkarë e është ndalur në këtë anë të Vjosës. Continue reading Ndërtimi i kaminave (furrave të gëlqeres) dhe prodhimi i gëlqeres në Kalivaç
Ngritja e mullarëve të barit (kashtës), në Kalivaç të Tepelenës
Ngritja e mullarëve (hipive) të barit apo kashtës, ndoshta ka qenë e mbetet njëra nga fushat më interesante të veprimtarisë praktike të banorëve të Kalivaçit të Tepelenës. Them interesante, mbasi kemi të bëjmë me një veprimtari tejet të bazuar në shkencë, e cila zbatohet nga njerëz të pashkolluar. Kushdo që shkon anës lëmënjve ku është shirë e lashta, apo në vende të ruajtur, nga shpendët kryesisht, pranë kasolleve, katojve,haurëve e vendeve te tjerë ku strehohen bagëtitë në stinën e ftohtë të vitit, mesiguri ka ndaluar për një çast dhe ka vrojtuar një pamje të paparë. Continue reading Ngritja e mullarëve të barit (kashtës), në Kalivaç të Tepelenës
Disa shprehje tipike, të përdorura nga fshatarët e Kalivaçit të Tepelenës, në vite, në zhargonin e përditshëm
Si në çdo trevë edhe në Kalivaç të Tepelenës, banorët, në vite kanë përdorur disa fjalë e shprehje tipike, të cilat, më së shumti janë përfundime logjike nga jeta ose kanë marrë vlerën e fjalëve të urta. Kohët moderne dhe evoluimi i gjuhës, ka bërë që nga brezi në brez, disa fjalë e shprehje tipike të “humbasin”, nga mospërdorimi. Detyra e çdo studiuesi është ti qëmtojë ato, ti nxjerrë nga strofka ku janë strukur e ti bëjë të ditura për opinionin e gjërë. Continue reading Disa shprehje tipike, të përdorura nga fshatarët e Kalivaçit të Tepelenës, në vite, në zhargonin e përditshëm