Qinosia

Dikush nuk e ka dëgjuar e nuk ia di kuptimin, kësaj fjale; të tjerë, edhe mund ta kenë ditur, por mund ta kenë harruar. Prandaj mendoj se duhet kujtuar, si fjalë e si kuptim.

Prej kohësh që nuk mbahen mend, marrëveshja e qinosisë ka qenë një veprimtari shoqërore, kontraktuale me shumë rëndësi, në jetën e kalivaçasve. Ajo ndeshej  jo rrallë në lidhjet e fshatarëve të Kalivaçit mes tyre dhe me fshatrat e trevës përrreth. Qëllimi i kësaj veprimtarie ka qenë thjesht ekonomik e kish vlerën e një kontrate të thjeshtë, sipas traditës vendase. Në ndonjë rast, prapa fasadës ekonomike mund të jenë kamufluar dhe synime të tjera , jo të kësaj sfere të jetës së fshatarëve tanë, por , gjithsesi , kemi të bëjmë me një rastësi, e cila nuk mund të përgjithësohet. Continue reading Qinosia

Ndërtimi i banesave dhe ngritja e kasolleve

Kalivaçi i Tepelenës është një fshat i ndërtuar mbi bregore me taban të gurtë.Guri i bardhë  gëlqeror,  i cili ndodhet kudo në trritorin e këtij fshati është nga pasuritë  me  vlerë, i cili ka ndikuar fuqishëm në të mirë të bashkëfshatarëve tanë, që nga kohët e lashta.Disa objekte kulti e banesa, deshmi të lashtësisë të Kalivaçit, si dhe të gjitha shtëpitë  e banimit  të fshatarëve vendas, janë të ndërtuara me mure guri, të bardhë, të lidhur njëri me tjetrin me llaç gëlqere. Në Kalivaç  gjen dhe mure të veçantë, si ai që rrethon kalanë, në mëhallën e Hasanbegajve, i cili është i ndërtuar me gurë ciklopikë, të përmasave gjigande, të cilët janë nxjerrë nga gërmimet e nëntokës së fshatit. Ky mur, në të gjithë perimetrin është i ngritur gurë mbi  gurë, pa lidhje me shtresë llaçi. Edhe kjo dëshmon për lashtësi e zgjidhje autentike. Continue reading Ndërtimi i banesave dhe ngritja e kasolleve

Krushku i parë

Dasma, në Kalivaç të Tepelenës e më gjerë sjell shumë gëzim e hare. Gëzimi është, në radhë të parë, në anën e dhëndrit e të nuses, të cilët në fshatin tonë, historikisht janë etiketuar si “ sebepçinj”. Por, në një dasmë, mjaft të tjerë nuk mbeten jashtë lojës. Pas çiftit që lidh jetën, me martesë, gëzojnë njerëzit e shtëpisë, në veçanti: nëna dhe babai i vajzës e i djalit. Gëzim ndien motra e vëllai, familjarët e tjerë dhe të afërmit, fisi, miqtë e shtëpisë dhe komuniteti. I zoti i shtëpisë është i shtrënguar të shpenzojë shumë para, mall e gjë për të përballuar dasmën e djalit apo të vajzës. Continue reading Krushku i parë

Këngët e shpirtit të begatë

Grupi polifonik i Kalivacit

Në Kalivaç të Tepelenës, këngën popullore e duan dhe e këndojnë të gjithë banorët; si femrat dhe meshkujt.  Kënga kalivaçase radhitet në polifoninë labçe dhe është kënduar, që në krye të herës, si nga burrat dhe nga gratë. Kënga, del  nga shpirti i njerëzve  dhe shpreh, në  forma  të  ndryshme, botën e brendshme të tyre. Motivet që e detyrojnë një kalivaças  tja  “shkulë”  këngës, si  atëherë kur ndodhet në komunitet dhe kur është i vetmuar, janë nga më të larmishëm e nuk i ngjajnë njëri-tjetrit. Kalivaçasi, pa u bërë merak nëse të tjerët e pëlqejnë këngën e tij, ia merr asaj, vënçe dhe këndon, siç di e siç do vetë. Continue reading Këngët e shpirtit të begatë

Dasmat, në Kalivaç të Tepelenës, në vitet ’50 të shekullit të njëzetë

Dasma, ka qenë dhe është finalizimi i përpjekjeve për të çiftëzuar një djalë me një vajzë. Ajo, përherë ka sjellë gëzim të madh e kënaqësi të paparë në të gjithë mjedisin, si në shtëpinë e djalit dhe në atë të vajzës. Mezi e prisnin një dasmë njerëzit, në fshat. Për llogari të tyre bënin llogari: sa ditë kishin mbetur e si do ta përjetonin ndodhinë. Continue reading Dasmat, në Kalivaç të Tepelenës, në vitet ’50 të shekullit të njëzetë

Fejesat, në Kalivaç të Tepelenës, në vitet ’50 të shekullit të kaluar

Fejesa dhe pas saj, martesa janë ngjarje mbresëlënëse dhe fondamentale, në jetën e njeriut. Kur bëjmë fjalë për këto dy institucione, lipset të kemi një përfytyrim sa më të qartë e të plotë, nëse kemi të bëjmë me një lidhje të qëndrueshme e të fortë apo me një marrëdhënie të përkohëshme. Continue reading Fejesat, në Kalivaç të Tepelenës, në vitet ’50 të shekullit të kaluar

Vëllamëria

Ka qenë një nga dukuritë shoqërore tepër interesante e të përhapura në komunitetin e Kalivaçit të Tepelenës. Vlerat e saj, si faktor uniteti e kohezioni  janë të padiskutueshme. Dy burra, të moshave të përafërta( gjë që nuk është kusht), pa qenë vëllezër, bëheshin të tillë nëpërmjet një riti fare të thjeshtë. Pas ceremonisë , të cilën do ta skjarojmë më poshtë, të dy burrat, konsideroheshin vëllezër, jo prej gjaku por prej dëshire të mirë. Në këtë rast kemi të bëjmë me dy vëllezër të ftohtë. Ata, vërtet ishin vëllezër të ftohtë, nuk ishin pinjollë të një nëne, as të një babai, por gjithsesi ishin vëllezër. Në Kalivaç të Tepelenës, këtyre lloj vëllezërve u thoshin vëllezër pa pjesë ose vëllezër me hajmali. Continue reading Vëllamëria

Kumtëria

Mes banorëve të Kalivaçit, si në çdo trevë, në të gjitha kohët kanë funksionuar lidhje e marrëdhënie të shumta e të larmishme. Së shumti lidhjet kanë qenë lidhje gjaku e fisi por kanë egzistuar edhe lidhje të tjera, të cilat nuk bazohen në gjakun e njëjtë. Të tilla janë miqësitë, krushqitë, vëllamëritë, qinositë,kumtëritë, ortakëritë etj. Lidhjet dhe marrëdhëniet e kalivaçasve, si rregull, janë shtrirë, brendapërbrenda mëhallës e në hapsirat e fshatit. Por nuk janë të paktë dhe rastet kur ato i kanë kapërcyer kufijtë e fshatit e janë shtrirë më tej, në trevat pranë. Continue reading Kumtëria

Fjalë të rrezikuara të harrohen , nga mospërdorimi

Historia e njerëzimit njeh disa raste, në të cilët gjuhë të lashta të popujve që kanë vënë themelet e qytetërimit global nga mospërdorimi, janë harruar, madje, ca më keq, kanë vdekur e janë harruar. Përafërsisht, e njëjta gjë ka ngjarë dhe me disa fjalë të cilat, dikur, në hapësirën ku banonin kalivaças, ishin të përdorura e të preferuara. Continue reading Fjalë të rrezikuara të harrohen , nga mospërdorimi

Ndërtimi i kaminave (furrave të gëlqeres) dhe prodhimi i gëlqeres në Kalivaç

Kalivaçi i Tepelenës është një fshat i ngritur “mbi gurë”. Nga të tetë mëhallët kryesore të trevës, pesë janë të ndërtuara mbi shtrat guri të bardhë. Guri është me përbërje gëlqerore. Mëhalla e Hasanbegajve, Meçajt, Ahmetajt, Beqirajt e Hasanimerajt dhe pjesërisht Bozanajt mbështeten mbi truall të fortë guror. Leshnja, Hysodosajt dhe shtëpitë e Ruçit, bazamentin e kanë më të butë. Kur del tek Çesma e Bukur e hedh vështrimin nga Jugë-Perëndimi, të krijohet përshtypja sikur një këmbë e Malit të Bardhë (atij mbi Dorëz), ka shkarë e është ndalur në këtë anë të Vjosës. Continue reading Ndërtimi i kaminave (furrave të gëlqeres) dhe prodhimi i gëlqeres në Kalivaç

Blog mbi Kalivaçin e Tepelenës