Jam nga Kalivaçi i Tepelenës dhe për këtë jam krenar. Aty jam lindur e atje kam kaluar fëmijërinë time.Tek ajo shkollë modeste , mes kaçubeve me përralle e gurëve të bardhë gëlqerorë , në majë të bregores që quhet Maja e Tendës , kam mësuar shkronjat e para të Gjuhës Shqipe.Mësues Vasili , nga Gjirokastra , në fund të vitit më dha dëftesën e klasës së parë , me të gjitha notat pesa. Unë , në atë kohë nuk e kishja mbushur moshën për në shkollë por shkoja pas motrës time , të vetme , Lumturisë dhe ishja tepër aktiv , në klasë. Edhe sot , e kësaj dite , kur kanë rrjedhur mjaft vite e jam bërë katër herë gjysh , ndonëse kam jetuar larg atyre viseve , me bukuri të rrallë e atyre njerëzve fisnikë , kujtoj me mall e nostalgji çdo gur , ferrë , çdo shkarpë e ledh , fiqtë e shumtë , të ëmbël si mjaltë dhe arrat , bajamet e hardhitë e pakta. Jam larguar nga Kalivaçi i Tepelenës 60 vjet më parë , kur akoma nuk kishja mbushur moshën 10 vjeç, mora udhët e dijes e të qiellit , në rrethana të caktuara , por Kalivaçin tim , të bukur e të begatë , nuk e kam harruar e nuk mund ta harroj. Me të jam i lidhur me njëqind fije. Edhe pse fizikisht kam qenë i drtyruar të banoj larg fshatit tim të dashur , me mendje e me zemër jam ndjerë pranë , atje, mes atyre bregoreve me gurë e shkurre , pranë fushës pjellore , anës lumit të Vjosës që sjell veç freski e bagati dhe pranë njerëzve të mi të dashur. Në Kalivaç , kur ishja akoma pa rritur , kam shkuar , natyrisht , pas babait , me dele e me qingja , kam fjetur në stan , në vendin e quajtur Kryet e RRedheve , ku kishim arat , mes bagëtive e pranë qenit tim , Balos , të cilin e doja shumë , mbasi ishim rritur së bashku . Balon e kishja si shok dhe si shpëtimtar. Ai më mbronte nga egërsirat e shumta që qarkullonin dëndur, në ato vite. Continue reading R E F L E K S I O N E (Një pohim i sinqertë)
Bamirësia në Kalivaç të Tepelenës
Banorët e Kalivaçit të Tepelenës janë njerëz me karakter të fortë, pak të ashpër, por brenda shpirtit të tyre gjallojnë humanizmi dhe bamirësia. Ndoshta kemi të bëjmë me një rast të rrallë, kur, brenda të njëjtit shpirt i ndeshim të dy ekstremet. Këtë e kemi dhuratë nga të parët tanë e na është përcjellë nga kohët e lashta. Edhe në këtë dukuri kemi të bëjmë me tipare të qënësishme të banorëve të trevës. Këto dhunti, lipset ti njohim, pa i nënçmuar e pa i përçmuar na duhet ti ruajmë e ti kultivojmë sa të jetë e mundur, edhe në kushtet e reja që po përjetojmë, madje edhe në të ardhmen, të cilën nuk e parashikojmë dot, si do të jetë. E them këtë, i shtyrë nga vrojtimet e kohëve të fundit, kur disa vlera, si këto, po zbehen e të tjera dukuri po u zenë vendin, me mospërfillje ndaj të parave. Continue reading Bamirësia në Kalivaç të Tepelenës
Kastriot Ago Hoxhaj (1937 – 2001)
Në një vështrim të sipërfaqshëm, mëhallët që përbëjnë Kalivaçin e Tepelenës, janë ngritur e kanë funksionuar, mbi bazën e fiseve. Tradicionalisht, familjet që përbëjnë të njëjtin fis, kanë mbajtur mbiemër të njëjtë. Kur familja shtohej, nga martesat e reja dhe nga lindjet e fëmijëve e nuk mund të jetonte më nën të njëjtën strehë, fillimisht ndahej, më vete djali i madh, natyrisht, pas martesës e, pas tij, veçoheshin të tjerët, me radhë. Ishte pranuar, pa qenë e shkruar që nëna dhe babai të bashkëjetonin me djalin e vogël të familjes , me ndonjë përjashtim të njohur. Continue reading Kastriot Ago Hoxhaj (1937 – 2001)
Anesti Laver Pashaj (Dëshmor i Atdheut)
Historia e Kalivaçit të Tepelenës është plot me akte heroizmi; masiv e vetjak. Në çdo periudhë kohore, janë shpërfaqur heronjtë e tij, të cilët nuk ngjajnë me shoqi-shoqin. Heronjtë tanë, me bëmat e tyre, kanë shkruar në faqet e Lavdisë të fshatit dhe përbëjnë nderin e krenarinë kalivaçase. Përmbi të gjitha kohët, trimëria e banorëve të Kalivaçit është shpalosur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kalivaçi dhe kalivaçasit i dhanë Ushtrisë Çlirimrare më shumë se 52 partizanë dhe 10 të rënë, të cilët u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”. Dhjetra të tjerë u rrjeshtuan në radhët e nacionalistëve. Continue reading Anesti Laver Pashaj (Dëshmor i Atdheut)
Disa personalitete të spikatur
Në ngjitjen e tij shumëvjeçare, Kalivaçi, ka nxjerrë e ka rritur mjaft gra e burra, me personalitet të spikatur, të cilët, me bëmat e tyre i kanë shtuar lavdinë fshatit dhe jehona e tyre ka shkuar larg. Nuk është rasti për të berë evidencë, mbasi kjo do të ishte gjëja më e padobishme, por për të nxjerrë në pah vlerat e tyre, në mënyrë që ato të njihen e të shërbejnë për të mbajtura gjallë identitetin e njerëzve të këtyre trojeve. Continue reading Disa personalitete të spikatur
Samo Medin Selim Hysenaj (Bejomalaj), partizania 14 vjeçare
Samoja i ka lënë të tetëdhjetepesat, por, gjykuar nga mosha dhe vuajtjet që ka përjetuar në jetë, Samoja mbahet mirë. Ajo u lind në mëhallën e Leshjes të Kalivaçit,më 15 dhjetor të vitit 1930, nga dy prindër kalivaçasas: Medini dhe Zonja. Babai i saj u nda nga jeta, kur Samoja sapo kish mbushur 5 vjeç. Mbeti jetime, vogëlushja Samo, së bashku me të vëllanë, Demirin. Nëna e tyre, u martua sërisht dhe i mori me vete, të dy fëmijët. Në një lindje të vështirë, pas martesës së dytë, vdiq dhe nëna e Samos, Zonja dhe, të dy fëmijët mbetën pa nënë e pa baba biologjikë. Continue reading Samo Medin Selim Hysenaj (Bejomalaj), partizania 14 vjeçare
Bestytnitë dhe misticizmi
Komuniteti kalivaças, si gjithë treva përrreth, në jetëgjatësinë e tij, ka kaluar nëpër disa faza zhvillimi e rritje. Një vështrim i shkurtër historik i Kalivaçit,na çon në lashtësinë e kësaj treve.Shpella e moçme, me vizatime e mbishkrime murale, Shpella e Alliet, Hambari, Muri i Qytetit dhe vetë Qyteti i Hasanbegajve, e dëshmojnë më së miri këtë ide. Disa emra njerëzish si Gjonlekë, Gjon, Viktor, Vito dhe toponime të shumta, si Përroi i Shënmërisë, Ledhi i Qishës, në mes të fushës dëshmojnë për një prejardhje të krishterë të trevës. Toponime të tjera, si Cac, Llapovicë, Leshnje, Zelenicë, Specovë etj. janë dëshmi të kalimeve sllave mbi këta troje. Emrat e njerëzve: Demir, Banush, Sabri, Idriz, Mehmet, Sherif etj. na thonë diçka edhe për periudhën osmane të pushtimit. Më vonë, aty nga mesi i shekullit që lamë pas, ndeshim emra të tjerë njerëzish, të rinj në dukje si: Republikë, Çlirim, Bashkim, Liri, Katjushë, Proletar etj. Këta dhe të ngjashëm, janë ndikime të drejtpërdrejta të ideologjisë e të mentalitetit proletar. Continue reading Bestytnitë dhe misticizmi
Kurset kundër analfabetizmit
Aspirata e banorëve të Kalivaçit të Tepelenës, për arsim e dije është e mirënjohur dhe e kahershme. Por, për fatin tonë të keq, shkolla, në fshatin tonë është hapur reletivisht vonë. Nuk e bëjmë krahasimin me shkollën e parë shqipe, por me simotrat e saj. Në disa fshatra afër Kalivaçit, si në Krahës; Kutë; Fratar, etj. shkolla shqipe është çelur më shpejt.Për këtë, nuk mund të bëhet me faj komuniteti vendas. Përkundrazi, kalivaçasit e kanë dëshiruar , prej kohësh , burimin e dritës , dhe , për këtë , kanë bërë dhe hapat e parë , qysh në vitet ’20 të shekullit që lamë pas. Megjithatë, ndërtimi i shkollës fillore në Kalivaç nisi në vitin 1937 dhe puna ndërtimore përfundoi në vitin 1944, me mbarimin e Luftës Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar. Continue reading Kurset kundër analfabetizmit
Punimet dhe zbukurimet, me dru
Kalivaçasit, në shpirt janë artistë. Brenda rrobave të zeza prej shajaku, që veshin e nën qylahun e bardhë,” me antenë” që vendosin në kokë, gëlon një zemër e një shpirt i dhëmbshur dhe një mendje e mprehtë. Kalivaçasi, në rrjedhën e viteve të jetës së tij, brenda kufizimeve të kohës, pa bujë e pa zhurmë, i ka siguruar vetes çdo gjë që i duhej, për të jetuar, për të punuar e, aq sa ishin mundësitë, edhe për t’u argëtuar. Veglat e punës që ka përdorur një kalivaças vërtet ishin të thjeshta e funksionale por dhe të pashme e të përgatitura, me kënaqësi , nga duart e tij, prej artisti. Ato dallohen sa i takon përdorimit me lehtësi e shijës artistike. Continue reading Punimet dhe zbukurimet, me dru
Refeneja
Refeneja, si praktikë është mjaft e lashtë. Ajo, ka ardhur deri në ditët tona nën petkun e solidaritetit,unitetit dhe mirësisë të njerëzve. Në Kalivaç të Tepelenës e më gjërë, në ditët tona, kjo praktikë nuk funksionon. Ajo thuajse është e harruar e ka mbetur vetëm në kujtesën e njerëzve të moshuar që e kanë përjetuar atë. Në familjet e Kalivaçasve, refeneja është përcjellë, nga brezi në brez, si shprehje dashamirësie, mirëkuptimi, solidariteti, afrimi, zemërgjerësie e bujarie njerëzore. Continue reading Refeneja