( Vijon perkujtimi i deshmoreve te Luftes Nacionalclirimtare te Kalivacit):
Bakajt ( Celajt ) i dhane clirimit te vendit dy deshmore dhe nxorren partizane dy te tjere. Shtepia e tyre perdhese, e ftohte akull, e mbuluar me pllaka guri te bardhe, pa tavan e pa dysheme dhe e pasuvatuar, me nje kaposh me placka ne inventor e varfer ne kufijte ekstreme te kesaj fjale, u be strehe per partrizanet dhe vater e zjarrte e luftes per liri.
Ne historine e Kalivacit te Tepelenes, fshatit tone te bekuar e te begate, me njerez trima e te beses, numerohen luftetare te shquar ne cdo kohe. Lufra Nacionalclirimtare i nxorri ne driten e diellit vlerat e njerezve te ketij fshati, si vlera te atdhedashurise dhe adhurues te lirise te vendit. Ne Kalivacin e lashte, per shkak te kushteve natyrore, klimaterike dhe tokesore, jane dyndur familje e fise te tere, dhe njerez te vecante, te cilet jane ingranuar bukur me fshatin e me banoret e tij autoktone, kane gjetur ngrohtesine dhe perkrahjen e nevojshme, kane hyre ne lidhje krushqie e miqesie dhe e thone, me mburrje, kur i pyesin se jane nga Kalivaci i tepelenes.
Nuk eshte vendi te bejme evidence. Mjaft raste jane te njohur e te tjere do te behen te ditur, me kalimin e kohes. Ne kete shkrim, ne kuadrin e njohjes e te propagandimit te Deshmoreve te Luftes Nacional Clirimtare, dua te nenvizoj faktin shume domethenes te nje familje fisnike, si ajo e Azbi Bakos, ne Bozanaj, e cila gdhihej pa buke per vete por e mblonte dicka per t’u dhene partizaneve dhe shtepia e tyre, ne cdo kohe mbante ere barut. Po te doni, vereni mendjen ne pune dhe me deftoni nje familje tjeter, ne fshatin tone e cila ti kete dhene Luftes Nacionalclirimtare kater partizane; dy nga te cilet rane Deshmore. Le te ndalemi tek Deshmoret e saj.
Hamit Azbi Bakaj ( Celaj ), 1925- 1944, deshmor i Luftes Nacionalclirimtare
Hamiti, bir i dy prinderve kalivacas: Azbiu, i ardhur nga fshati Drizar i rrethit te Mallakastres dhe Hasimeja – vendase, rridhte nga nje familje tejet e varfer fshatare. Pa perfunduar femijeria e tij, si mjaft kalivacas te moshes se tij, u rrit e u kalit mes vuajtjeve dhe mundimeve. Ai, heret u pajtua hyzmeqar tek te kamurit e fshatit Kocul te rrethit te Vlores. Ne pune te rende, Ai mezi siguronte buken e gojes. Nuk i pati kushtet per te mesuar shkrim e kendim, por jeta e veshtire dhe vuajtjet e rriten dhe e kaliten para kohe dhe e bene burre me burreri.
Pushtimi fashist I vendit e gjeti Hamitin 14 vjec, me pune hyzmeqar. Me pas, Hamiti u pajtua si punetor krahu, ne Vlore e gjetke. Ai perqafoi idete e clirimit te vendit dhe endrra e tij u be dyfeku ne krah e ylli ne balle. Me 27 janar te vitit 1943, Hamit Azbiu u be partisan i cetes “Selam Musai ” dhe me 10 gusht te vitit 1943, Ai u rrjeshtua ne Batalionin Partizan : “ Baba Abaz”. Me zgjerimin e Luftes dhe me shtimin e forcave partizane, kur u kalua ne formimin e brigatave partizane, me 26 janar te vitit 1944, Hamiti u be pjesetar i Brigates se 6-te te Ushtrise Nacionalclirimtare.
Si tup i beshem e i fuqishem, Hamitit iu besua mitralozi i kompanise dhe shoket e tij e njihnin dhe e therrisnin¨ “ Mitralieri i kompanise ”. Krismat e mitralozit te Hamitit u ndjene fort ne Sinanaj, me 21 qershotr te vitit 1943, kur u shkaterrua postkomanda italiane; ne Malin e Bardhe; ne luftimet per clirimin e qytetit te Tepelenes, me 13 gusht 1943; me 12-15 shtator 1943; ne Qafen e Muzines, me 27-28 shtator 1943; ne Kuc te Kurveleshit te Siperm; ne fshatrat: Vranisht; Velce; Amonice etj.
Ne marshimin per te sulmuar Mavroven, ne naten e 30-31 marsit 1943, gjate nje pushimi te shkurter ne Qafen e Dushkut, njeri nga partizanet, duke bere bilancin e forcave u tha shokeve: “Ne jemi pak, armiqte tane jane te shumte ne numer e te armatosur rende ”! Hamiti, me urrejtjen qe kishte ne zemer, per armiqte fashiste, u pergjigj, pa u menduar gjate: “ Po, ata jane te shumte por neve nuk do te na shkojne plunmbat dem ”! Sapo zbardhi, rreth ores 05.00 te dates 31 mars te vitit 1944, partizanet sulmuan kunder pozicioneve gjermano-balliste. Armiku, i shumte ne numer tentoi te bente rrethimin e forcave partizane. Mitralozi ne doren e Hamit Azbiut( Hamiti ishte me nje dore te prere), i vendosur ne nje kokojke, nuk lejonte perparimin e armikut. Nderkohe, kalivacasit trim po i mbaronin fisheket. Ai hodhi dy granata dore, te cilat i kishte me vete dhe u thirri shokeve per ti sjelle municion. Pa mberritur ndihmat nga shoket, nje bresheri mitralozi gjerman te tipit “ Shares” e qelloi trimin, ne gjoks e Hamit Azbiu ra deshmor i luftes per liri.
Luftimet e asaj nate ishin teper te ashpra e te pergjakshme. Nga ana e partizaneve u vrane 22 shoqe e shoke. Hamiti u vra, por mitralozi i tij, ne dore te nje partizani tjeter, e vazhdoi kengen e luftes per liri, brenda vendit dhe ne tokat shqiptare te Kosoves e te Jugosllavise, deri ne clirimin e plote te vendit. Sic e ka zakon, populli i fshatit Kalivac por jo vetem, pervec percjelljes me nderime, sic percillen trimat e lirise, i ngriti Hamit Azbiut nje kenge te merituar. Teksti i kenges ka ardhur tek ne gojarisht i transmetuar nga brezi ne brez.
“… Kush i njihte ata trima?
Suleshin si vetetima;
Ne pyesin se kush jane?
Hamiti me Xhemale;
Dy vellezer nga nje dere;
Dhane jeten per Atdhene…”!
Varri i Hamit Azbiut, ndodhet ne Varrezat e Deshmoreve te Atdheut te qytetit te Tepelenes.
Xhemal Azbi Bakaj ( Celaj ), 1920- 1943, Deshmor i Luftes Nacionalclirimtare.
Xhemali ishte vella i Hamitit dhe djale i Hasimese dhe i Azbi Bakos, nga nje familje e varfer fshatare kalivacase. Ashtu si vellai i tij, Xhemali u rrit ne veshtiresi ekonomike dhe u detyrua , qe ne femijeri te punonte argat, tek te kamurit nga Risilia ne rrethin e Vlores. Nuk e pati komoditetin te shkonte ne shkolle per te mesuar shkrim e kendim por beri shkollen e jetes e ate te malit. I rritur ne skamje, si te gjithe femijet e xha Azbiut, familja e tyre u lidh ngushte me levizjen nacionalclirimtare dhe u mekuan me urrejtje pa kufi ndaj pushtuesve fashiste dhe atyre qe e mbeshteten dhe e perkrahen pushtimin e Shqiperise. Shfrytezimi i eger e i pameshirshem, beri qe ne zemren e tij te grumbullohej nje mellef e te zinin vend idete perparimtare te kohes, ku, ne plan te pare doli clirimi i vendit nga pushtuesit e huaj.
Pushtimi fashist i vendit e gjeti Xhemalin yzmeqar, ne Risili. Pas pushtimit, djali I xha Azbiut fukara, u fut ne pune ne nje shoqeri italiane, ne qytetin e Vlores. Ky qe nje shans i mire per djalin e parritur akoma, por te pjekur e te burreruar, nga halli, qe Ai te binte ne kontakt me komunistet e qytetit, prej te cileve mesoi pse e si duhej luftuar fashizmin, per ti prure vendit lirine. Me 4 mars te vitit 1942, Xhemali mori pjese aktivisht ne Demonstraten e Bukes, ne Vlore, e cila udhehiqej nga militanti komunist Hysni Kapo, i cili, ne ate kohe mbante pseudonimin = Besniku.
Me 1 qershor te vitit 1942, Xhemali u mobilizua ushtar, nga regjimi fashist Italian e u caktua te sherbente ne nje repart ushtarak ne Kucove. Ne ushtri, Xhemali ishte se bashku me vellane e tij – Axhemin, i cili ishte i brumosur me te njejtat ide. Edhe Ai urrente fashizmin dhe donte te shporreshin pushtuesit e huaj, me lufte clirimtare. Te dy vellezerit, u arratisen nga ushtria fashiste dhe nga Kucova, u lidh e u inkuadrua ne Ceten e Pezes, e cila drejtohej nga atdhetari i flakte Myslym Peza dhe vepronte kunder fashisteve italiane ne zonen e Pezes e te Ndroqit. Duke pare vlerat e Xhemalit, si njeri e si luftetar, Babe Myslymi, e caktoi djalin nga Kalivaci i Tepelenes, Xhemal Azbi Bakaj ( Celaj ), komandant skuadre.
Me 25 korrik te vitit 1943, Grupi i Pezes, u perfshi ne luftime te ashpra me forca te shumta ushtarake te fashisteve italiane, ne fshatin Ndroq te rrethit te Tiranes. Ne keto luftime, Xhemal Azbiu, u shqua per trimeri te rralle dhe ra, deshmor, sic bien trimat e lirise. Qe kur ishte ushtar, Ai kishte deklaruar se: “ Do ta shpoj, nga fundi gaveten e Duces se nuk e dua me buken e tij ”! Kur ne shtepine e xha Azbiut, ne Kalivac ( Bozanaj ) vajti mandata per renjen e Xhemalit ne luften partrizane, babai i tij, Azbiu, i tha bashkeshortes, Hasime: “ Mos e qaj djalin se liria nuk vjen pa gjak ” ! Sikur ta ndjente fukarai Azbi Bako; me pas ra ne fushen e nderit djali tjeter i tij, partizani Hamit mitralieri, me yll te kuq ne balle.
Pas clirimit, per merita e trimeri te rralle, Xhemal Azbiu u shpall Deshmor i Luftes Nacionalclirimtare dhe u dekorua me urdhra e me medalje te ndryshme. Familja e tij u shpall familje deshmori. Varri i Xhemalit ndodhet ne Varrezat e Luftes Nacionalclirimtare, ne fshatin Peze te rrethit te Tiranes, ne nje lugine te pyllezuar me lisa shekullore, krah ne krah te deshmoreve te Cetes famemadhe te Pezes.
- I paharruar qofte kujtimi i tij!
Ramiz Shaho Caushaj, 1930-1944, Deshmor i Luftes Nacionalclirimtare.
Si mjaft kalivacas te tjere, familja e Ramizit, ne fshatin tone ishte nga me te “ keputurat”. Pjesetaret e saj, vuanin per buken e gojes. Babai i Ramizit, Shahua, u nda nga jeta, ne vitin 1937, kur i biri sapo kishte mbushur 7 vjec. I detyruar nga kushtet e renda ekonomike te familjes, bonjaku, i parritur u largua nga fshati dhe u pajtua yzmeqar, tek nje familje e kamur, ne fshatin Kocul te rrethit te Vlores. Kishte moshen te ulej ne bangat e shkolles, per te mesuar shkrim e kendim por mjerimi i familjes se tij, nuk lejonte qe jetimi i mbetur pa baba te bente si bashkemoshataret e tij. Ai zgjodhi tjeter udhe; ate te luftes pa kompromis kunder pushtuesve, per ti prure popullit lirine.
Kur u be 14 vjec, me pjekurine e nje te rrituri, Ramiz Shahua, u rrjeshtua ne batalionin territorial te Tepelenes dhe me 20 mars te vitit 1944, u inkuadrua ne Brigaten e 12-te Sulmuese te Ushtrise Nacionalclirimtare. Ne Operacionin e Qershorit te vitit 1944, brigata ku bente pjese Ramizi, luftonte ne fshatin Kuc te rrethit te Vlores. Fjalet e tij te fundit ishin: “ Vdekje fashizmit; rrofte Partia Komuniste e Shqiperise”!
Ne nje luftim te ashper, partizani 14 vjecar nga Kalivaci i Tepelenes Ramiz Shaho Caushaj, ra ne krye te detyres, duke mbetur nje “ yll i pashuar, ne radhet e deshmoreve te fshatit Kalivac te Tepelenes. Varri i tij ndodhet ne Varrezat e Deshmoreve te Tepelenes, prane shokeve te idealit, i nderuar nga banoret e qytetit dhe nga pelegrinet e shumte qe vizitojne kete faltore. Ai, u shpall deshmor i Luftes Nacionalclirimtare dhe, per merita trimerie ne luftE, iu akorduan disa medalje trimerie.
- I paharruar qofte kujtimi i tij!
Qerim Muharrem Dostaj, 1910- 1944, Deshmor i Luftes Nacionalclirimtare.
Qerimi u lind ne fshatin Kalivac te Tepelenes, ne vitin 1910, ne nje familje te varfer, e cila ushtronte bujqesine familjarisht, ne kushtet e prapambetjes te thelle e te varferise te skajshme. Mjedisi ku u lind e u rrit Qerimi, vertet ishte i varfer, por tejet atdhetar. Familja e tij, heret u lidh me Levizjen Nacionalclirimtare dhe vete Qerimi u be pjesetar aktiv i saj.
Pushtimi fashist i Shqiperise e gjeti djaloshin nga Bozanajt ne fshat; ku merrej me punet e bijqesise. Per nevoja ekonomike te familjes, pas pushtimit te vendit, Qerimi u aktivizua, punetor krahu ne punet botore, ne shoqerite italiane, ne Vlore e gjetke. Punonte per te siguruar buken e gojes Qerimi, por mendjen e kishte tek domosdoshmeria e shporrjes te fashisteve nga vendi yne. Mendjen e tij e ndricuan idete e Luftes clirimtare dhe kontakti me veprimtaret e saj.
Tiparet e tij te luftetarit te shquar u vune ne prove ne aksionet luftarake ku Ai mori pjese, ne zonen e krahesit, kunder fashisteve italiane. Per t’u vene ne dukje jane aksionet per shpartallimin e postkomandes italiane, ne Krahes, me 29 tetor te vitit 1942; aksioni per prishjen e postkomandes italiane ne fshatin Sinanaj, me 21 qershor te vitit 1943, pjesemarrja aktive, me arme ne dore ne luftimet qe u zhvilluan ne Qafen e Mirices, me 27-30 qershor te vitit 1943 e ne vende te tjere. Kudo ku mori pjese, ne cdo aksion, Qerimi u shqua per guxim e trimeri dhe mospasje frike nga vdekja. Keto luftime qene prove per kalitjen e tipareve te tij luftarake duke ngritur lart vlerat e kalivacasve.
Me 15 gusht te vitit 1943, Qerim Muharrem Dostaj, u rrjeshtua ne formacionin luftarak te kompanise se trete te batalionit te dyte te Brigates se Pare Sulmuese, te Ushtrise Nacionalclirimtare dhe mori pjese ne te gjithe luftimet e saj, kudo ne Shqiperi. Eshte, ndoshta rast unik qe nje partizan nga Kalivaci i Tepelenes te behet luftetar aktiv i Brigates se Pare Sulmuese, e cila eshte e mirenjohur, jo vetem ne vendin tone. Qerimi, ne perberje te Brigates se Pare Sulmuese, mori pjese ne te gjithe luftimet e saj, duke pershkuar tere territorin e vendit tone, nga Jugu ne Veri. Ne betejen e Fushe Alise, ne rrethin e Dibres, me 18 tetor 1944, Qerimi u plagos rende por nuk ua deftoi shokeve plagen dhe ashtu, i plagosur, vazhdoi te luftonte. Por nje plumb e pershkoi serish Qerimin e Ai ra pertoke, pa fryme, per te mos vdekur kurre.
Fjalet e tij te fundit ishin kushtrim. Ai, ne castet e fundit te jetes, inkurajonte shoket me fjalet: “Perpara, shoke, rrofte Partia Komuniste e Shqiperise, rrofshin partizanet, rrofte Shqiperia, poshte fashizmi”!
Pas clirimit te vendit, Qerim Muharrem Dostaj, u shpall Deshmor i Luftes Nacionalclirimtare e u dekorua me urdhra e me medalje trimerie. Varri i tij ndodhet ne Varrezat e Deshmoreve te Luftes Nacionalclirimtare te rrethit te Tepelenes, atje ku jane dhe shoket e tij te idealit.
- I paharruar qofte kujtimi i tij!
Hamdi Tahir Llakaj, 1926-1944, deshmor i Luftes Nacionalclirimtare.
Me 5 shkurt te vitit 1944, Hamdi Tahiri, la dhente ne stan e u largua nga fshati, per t’u bashkuar me partizanet, ne mal. Ai ishte djale i zgjuar e i shkathet dhe, ne biseda me shoket e me bashkefshataret qe perhapnin ne fshat idete e Luftes Nacionalclirimtare, para se te dilte ne mal, pati nje ndarje interesante nga Nena e tij. Hamdiu i tha Nenes se tij: “ Do ti ngjitem malit e do te bashkohem me shoket partizane se atje jane bijte e vertete te ketij populli”!
Ate dite, Hamdiu, la ne stan kerraben e dhente dhe hodhi ne sup dyfekun e doli ne mal, partisan. Fillimisht, Ai u be pjese e Batalionit te Rinise te rrethit te Tepelenes dhe me 25 prill te vitit 1944 Hamdiu u bashkua me partizanet e Brigates se 8-te sulmuese te Ushtrise Nacionalclirimtare. Si djale i zgjuar, i shkathet e sypatrembur dhe te beses, sic jane, ne pergjithesi kalivacasit vendi i tij ishte ne formacionin e zbulimit te kesaj njesie partizane. Ne fakt fakt Hamdi Tahirin, djalin e thjeshte nga mehalla Leshnje, njera nga me te lashtat e fshatit tone, Kalivacit te Tepelenes, te rritur me buke misri me gjize e me trahana, komanda e caktoi ne skuadren e zbulimit te kompanise te trete, ne Batalionin e Dyte te Brigates se 8-te sulmuese. Per te kryer me nder, sic i kishte hije, detyrat e veshtira luftarake te zbuluesit partizan, Hamdiut i duhej te cante tufanin, deboren e akullin e atyre maleve dhe, ne balle te shokeve, te percaktonte, me saktesi perqendrimet e armikut dhe te jepte informacion ne kohen caktuar. Ne te vertete informatat qe jepte Hamdiu, vazhdimisht ishin te plota e te sakta dhe detyrat, Ai i kreu me nder.
Partizani kalivacas Hamdi Tahiri, me shkathtesine dhe me zgjuarsine qe e karakterizonte, me dinakeri e me shpejtesine e nje skifteri u “ rreshqiste ” veshtrimit te rojave dhe patrullave te armikut pa rene ne syte e tyre vrojtues. Hamdiu mori pjese ne te gjithe luftimet dhe betejat qe zhvilloi formacioni luftarak ku Ai bente pjese, ne qarkun e Gjirokastres ( ne Zonen e Pare Operative). Ne perpjekjet e tij per te kryer detyrat e zbuluesit, dhe kur ishte ne fornacion luftimi, Hamdi Tahiri shpalosi gjithe vlerat e tij morale dhe fizike, duke deftuar, ne fushen e luftes guxim e trimeri, vendosmeri dhe shpirt sacrifice.
Beteja e fundit ku mori pjese ne luftime Hamdi Tahir Llakaj, ishte ajo ne Luginen e Zagorise. Ne betejen e zhvilluar kundra forcave te shumta gjermano-balliste Kalivacasi trim Hamdi Tahiri, ra, heroikisht ne fushen e luftes, aty ku u ka hije te vdesin burrat, per ti prure vendit dhe popullit lirine e shumepritur.
Nene Hatixheja, e qau me ligje birin e saj te dashur por ne te njejten kohe ndjeu dhe krenarine e ligjeshme se kishte lindur e kishte rritur, me therrime, nje trim me flete. Ajo, si Nene e dhimbsur e krenare, mblojti, thelle ne zemer e ne kujtese, fjalet e ndarjes qe i tha i biri, kur u nis per ne mal.
Pas clirimit te vendit, Hamdiu u shpall Deshmor i Luftes Nacionalclirimtare dhe familja e tij u titullua familje deshmori. Varri i Hamdi Tahirit ndodhet ne Tepelene, ne varrezat e deshmoreve, prane shokeve te tij te te njejtit ideal. Populli i Kalivacit, per te perjetesuar kujtimin e tij kendoi:
“… Policani, ate dite;
Ushtoi nga bresherite;
Partizanet, si luane;
U sulen permbi gjermane;
O burra, ti zeme te gjalle;
U tha Hamdiu nje fjale…”
I paharruar qofte kujtimi i tij!
Muharrem Hasan Nelaj, 1908-1944, Deshmor i Luftes Nacionalclirimtare.
“… Sonte, armiku duhet goditur! Ate, nuk duhet ta leme te qete; nuk duhet te presim, shoke…”! Keto fjale tha komandanti i skuadres, Muharrem Hasan Nelaj, para se te nisej per ne aksionin luftrak qe i mori jeten.
Muharremi rridhte nga nje familje fshatare, e varfer por atdhetare e luftarake. Ai kishte kryer shkollen fillore, ne fshatin Krahes te rrethit te Tepelenes, tek te afermit e familjes se tij. Ne menyre autodidakte dhe nepermjet pjesemarrjes ne nje kurs afatshkurter, duke shfrytezuar librat dhe revistat ne Gjuhen Shqipe qe solli mehallaliu i tij, Demir Rrapo Zenelaj ( Mucoimaj ), kur u kthye nga kurbeti qe beri ne Boston te Amerikes, Muharremi, arsimdashes e si njeri i dhene pas te nxenit, i zgjeroi me tej njohurite per gjuhen e nenes. Ai nuk mjaftohej me ato qe dinte por ishte i “ thekur ” e me deshire te madhe per tu mesuar bashkefshatareve analfabete, shkrim e kendim, duke u kthyer ne nje mesues te mirefillte, pa mjedis shkollor. Muharrem Hasani, per kete qellim shfrytezonte njohjet vetjake dhe miqesite familjare si dhe mjediset ku banonin njerezit, te cilat, ai i kthente ne klasa, pavaresisht nga numeri i kufizuar i nxenesve.
Gjate regjimit te Zogut te Pare, ashtu si bashkefshataret e tij, Ai ndjeu peshen e rende te shtypjes e shfrytezimit dhe mjerimin qe ishte ulur kembekryq ne vatrat kalivacase, si ne te gjithe vendin. Muharremi e urrente, per vdekje ate regjim antipopullor, prandaj agjitonte tek kalivacasit dhe ku te mundete, kundershtimin e tij. Njeri nga drejtimet e punes agjitative te Tij, ishte sabotimi i pagimit te taksave dhe detyrimeve te renda dhe kundershtimi I nepunesve te atij regjimi te urryer qe vinin ne Kalivac per ti mbledhur ato, dere me dere.
Familja e Muharrem Hasanit, ishte njera nga familjet qe u lidh ngushtesisht dhe perkrahu, pa rezerva Levizjen Nacionalclirimtare. Rol te rendesishem, ne kete drejtim luajti luftetari i regjur, atdhetari i flakte Sulo Beqir Sulaj, nga Hysodosajt, i cili ishte ne lidhje miqesie me ate dere. Ardhjet e shpeshta te Sulos, ne familjen e Muharremit, tek gjyshi i tij Sadik Dajlani dhe bisedat me theks politik qe zhvillonte me Muharremin, kusheririn e tij te pare, e binden kete te fundit te perqafonte idete progressive te kohes dhe me pas te dilte ne mal, me partizanet.
Duke u bazuar ne tiparet karakteristike dhe ne vlerat e personalitetit te tij, populli i Kalivacit te Tepelenes, ne mbledhjen e dates 20 tetor te vitit 1942, njezeri e zgjodhi Ate sekretar te Keshillit Nacionalclirimtar te fshatit, detyre te cilen Ai e kreu deri me 10 gusht te vitit 1943. I ngarkuar me kete detyre te rendesishme, Muharrem Hasani, per asnje cast nuk iu nda aksionit luftarak kunder pushtuesve fashiste dhe bashkepunetoreve te tyre. Aksionet luftarake me me peshe, ku Muharremi luajti rol aktiv e luftoi trimerisht, me arme ne dore ishin: Asgjesimi i postkomandes te karabinierise italiane, ne fshatin Krahes te rrethit te Tepelenes, me 29 tetor, te vitit 1942; asgjesimi i postkomandes te karabinierise italiane, ne fshatin Sinanaj te po ketij rrethi, me 21 qershor te vitit 1943; asgjesimi i pararojes te divizionit te ushtrise italiane, ne Mogila te Vasjarit, me 24 e 25 qershor te vitit 1943. Me 27-30 qershor te vitit 1943, Muharremi mori pjese e u dallua per guxim e trimeri, ne luftimet qe u zhvilluan ne Qafen e Mirices, kunder ushtrise italiane.
Veprimtarite e shumta e te larmishme qe zhvilloi Muharrem Hasani, nuk mbeten jashte vemendjes te pushtuesve fashiste, te cilet tentuan ta kapnin e ta neutralizonin, pse jo dhe ta asgjesonin fizikisht Ate, po te ishte e mundur. Spiunet e zellshem e gjurmonin Muharremin kemba-kembes dhe per cdo gje raportonin tek padroni i tyre fashist. Prandaj, me 10 gusht te vitit 1943, burri i formuar me ide komuniste, la vatren familjare ku kishte 5 femije njeri pas tjetrit, Nenen Lule dhe Memen e bukur dhe hodhi dyfekun ne krah e doli partizan. Muharrem Hasani, fillimisht u radhit ne formacionin luftarak te Batalionit Partizan: “ Baba Abaz ”, i cili u formua me 10 gusht 1943, ne Donije te Kalivacit, me partizane vullnetare kalivacas.
Pas Batalionit: “ Baba Abaz ”, Muharrem Hasani u rrjeshtua ne formacionin luftarak te Brigates se 5-te Sulmuese. Ai u ngrit ne detyren e komandantit te skuadres dhe luftoi me trimeri e guxim te rralle, ne te gjithe aksionet dhe betejat luftarake qe zhvilloi formacioni luftarak ku Ai bente pjese. Shoket i donte shume Muharremi por dhe armiqte i urrente tmerresisht. Si i shkolluar, Muharremi, ne mal vazhdoi punen qe kishte nisur me fshataret, ne Kalivac. Ai u mesonte partizaneve shkrim e kendim dhe ata e kishin pagezuar: “ Mesuesi i kompanise ”. Ne vend te derrises te zeze, Ai shfrytezonte pllakat e gurit dhe ne vend te shkumesve, perdorte copa guri te mprehte. Klasa, per partizanet qe mesonin shkrim e kendim ishte “nena” natyre.
Ne operacionin armik te dimrit te vitit 1943-1944, Muharrem Hasani u shqua dhe si nje qendrestar i rralle, me shpirt sacrifice e vetemohimi. U desh te transferohej spitali partizan i zones operative: Vlore- Gjirokaster, nga Sheperi i Zagorise, ne Frasher te Dangellise. 250-300 partizane te semure e te plagosur, domosdoshmerisht duheshin cvendosur ne nje vend me te sigurte, sic ishte Frasheri i Dangellise. Transferimi i tyre u krye ne naten e 25 e 26 janarit te vitit 1944. Muharremi ishte ne krye te kesaj pune. Te gjithe partizanet e kompanise dhe e gjither Brigata, e therrisnin Muharremin, komandant dhe e donin dhe e kerkonin.
Me 11 qershor te vitit 1944, Brigata e 5-te Sulmuese dhe kompania ku bente pjese Muharremi, zhvillonte luftime te ashpra kunder forcave naziste dhe bashkepunetoreve, ne kodrat e Mavroves, ne rrethin e Vlores. Forcat e armikut, nje nate me pare kishin zene nje pike dominuese, ne bregoret e Mavroves, nga ku ata godisnin forcat partizane. Komanda eprore shtroi detyren per ta kapur kete pike dominuese duke shporrur armikun prej saj. Detyra u shtrua qe partizanet te dilnin vullnetare dhe gatishmeria e tyre u vu ne prove. Nje nga nje partizanet dolen vullnetare. Nga radhet e partizaneve shperthyen britmat: Une dal vullnetar; jam edhe une; gati me keni dhe mua etj. Mes vullnetareve, ishte dhe komandanti i skuadres, Muharrem Hasani, i cili u vu ne krye te 20 partizaneve vullnetare.
Pas nje marshimi te veshtire, ne terren thuajse te pakalueshem, kolona partizane me ne krye komandant Muharremin, u vendos ne formacion luftimi dhe nisi sulmin, rrufeshem kunder pozicioneve te armikut. Me bresherite e automatikut qe kishte ne dore dhe me zjarrin e granatave te dores, Muharremi beri qe mjaft armiq te preheshin ne toke e te hanin dhe. Por, ne ate beteje, rane deshmore dhe 22 partizane. Ne ate perpjekje, ne bregoret e Hysoverdhit, nje plumb i armikut shpoi trupin e komandant Muharremit i cili ra, per lirine e ketij vendi, per te mos u harruar kurre.
Forcat partizane, nen epersine numerike dhe ne mjete luftarake te armikut; thone dhe te tradhetuara nga udherrefyesi i paguar, nuk arriten ti terhiqnin te gjithe te renet ne ate beteje, trupat e te cileve, u dekompozuan, ne ato bregore mbuluar me shkurre shkoze, drize e ferrash. Ne Kalivac vajti mandata e u dha “ kuja”, por trupi i pajete i Muharremit ndodhej ne bregoret e Hysoverdhit, atje ku ra per liri. Kur u qartesua situata e partizanet rimoren pozicionet, Nene “zeza”- Lule, se bashku me bashkefshatarin Ali Demir Alidervishaj, nga Hysodosajt, shkuan ne Mavrove per te marre kufomen e Muharrem Hasanit.
Lulja, me lotet qe i rridhnin curke, e mbytur nga ngasherimi dhe me duart qe i dridheshin, e njohu dhe e identifikoi te birin, edhe ashtu sic e gjeti: te dekompozuar. Ajo njohu trikon e leshte, te punuar me shtiza, nga duart duart e saj, te cilen nuk kishte arritur as ta ngjyente dhe nga nje dhemb floriri qe kishte i biri, ne nofull. Lulja e Hasan Sadikut, Ali Demiri dhe hallo Melatja, nje kortezh prej tre vetesh, hodhen lumin, ne vah, tek Ullinjte e Hanit dhe e prune kufomen e trimit, te mbeshtjelle, ne Kalivac.
Muharrem Hasani, u varros, fillimisht ne qivurin e Sadiket, ne mes te bahces se madhe qe quhet: “Bahcja e Dajlanit” dhe, kur u ndertuan varrezat e deshmoreve, ne Tepelene, eshtrat e tij u rivarrosen atje, prane shokeve te idealit. Pas clirimit te vendit, Muharrem Hasani u shpall Deshmor i Luftes Nacionalclirimtare dhe u dekorua me urdhra e me dalje trimerie. Populli, sic u kendon trimave, i ngriti e i kendoi Muharremit nje kenge e cila i ben jehone jetes dhe vepres se tij te lavdishme. Teksti i kenges eshte:
“… Ysoverdhi, n’ ato maja: lule-lule Muharrem;
E rreh topi dhe murtaja: lule – lule Muharrem;
Se c’ te ra murtaja prane: Lule-lule Muharrem;
Te mori kemben dhe krane: Lule-lule Muharrem;
I pyeti Sulua me radhe: Lule-lule Muharrem;
Kush eshte skuader komandante: lule-lule Muharrem;
E kam kusheri te pare: lule-lule Muharrem;
Ate Muharrem Hasane: lule-lule Muharrem…”
Muharremi la ne vater 5 femije e doli partizan. Ky eshte nje rast i rralle ne luften tone partizane. Femijet e tij, u rriten e u veseliten, sot, numerohen me dhjetra pinjollet e asaj familje dhe i gjen ne te gjithe vendet e Globit.
- Ipaharruar qofte kujtimi I tij!
Sami Musa Nelaj, 1926-1943, Deshmor i Luftes Nacionalclirimtare.
“… Rruga e luftes eshte plot rreziqe e sakrifica, por ne jemi te vendosur te ecim ne kete rruge, sepse vetem kjo do te na jape fitoren e plote…”. Keto fjale kishin zene vend ne mendjen e djaloshit capken Sami Musa Nelaj dhe gjeten shprehje edhe mes shokeve te tij partizane.
Sami Musai, i lindur ne nje familje te varfer fshatare, ne fisin Nelaj, u rrit, me pekule, si djali i pare i familjes te Musa Mehmetit, i cili erdhi ne jete pas dy vajzave: Mushos dhe Velidese. Samiu, qe ne femijeri, kur luante me bashkemoshataret, tek Kryeja e Shtepise dhe ne te gjithe veprimtarine e tij femijerore, shpalosi zgjuarsine dhe shkathtesine natyrale. Shkathtesia e papermbajtja dhe prirja per te mesuar e veconin nga te tjeret, femijen Sami Musai. Disa here, Samiu behej i bezdisur per kusherirat e tij, te cilave u shkulte floket. Prinderit; Nene Hysnija dhe Baba Musai, duke pare prirjen e djalit te tyre per te mesuar dhe per te shmangur telashet qe Ai shkaktonte brenda fisit, e shpune Ate ne Sarande, ne konviktin “ Çameria”, tek dajua i tij ku perfundoi arsimin plotor.
Ne bangat e shkolles, Samiu ra ne kontakt me idete perparimtare te kohes dhe perqafoi idene e clirimit te vendit nga okupatoret fashiste. Urrejtja pa kufi ndaj pushtuesve dhe veglave te tij dhe deshira e zjarrte qe i vlonte ne gji, per ta pare Atdheun te cliruar, beri qe Samiu, te braktise bangat e shkolles e te hidhet ne zjarrin e luftes per liri.
Aksioni i pare luftarak ku u vune ne prove vlerat e Samiut ishte Demonstrata e Bukes e banoreve te qytetit te Vlores, me 4 mars te vitit 1942, te cilen e udhehiqnin komunistet dhe personalisht biri i Terbacit me tradite luftarake- Hysni Kapo ( Besniku ). Hynte e dilte ne qytet, Samiu, me nje cante sanitare ne shpine, mbi te cilen shquhej nje kryq i kuq, i madh. Ne ilegalitet, Samiu, i maskuar si infermier, shperndante komunikata komuniste dhe transmetonte mesazhe e informacione luftarake te domosdoshme, duke lidhur partizanet me guerrilasit qe vepronin ne qytet, nen drejtimin e Partise Komuniste.
Spiunet e ndiqnin, me dyshim, veprimtarine e kalivacasit 16 vjecar. Veprimtaria e tij revolucionare, ra ne sy te pushtuesve fashiste, te cilet tentuan ta kalonin Ate ne anen e tyre. Fashistet, i ofruan Samiut dhe shokut te tij – Bilal Qazimit, veshje milici fashist dhe arme vetjake. Djemte e zgjuar nga Kalivaci i Tepelenes, te cilet e urrenin per vdekje fashizmin, me neveri, flaken uniformen qe i ofruan fashistet dhe, me armet qe i paisen pushtuesit, dolen partizane. Sami Musai, me 5 qershor te vitit 1942, u be anetar i cetes partizane “ Ismail Qemali” ku mori persiper detyren e Sekretarit te Organizates te Rinise komuniste te ketij formacioni luftarak vullnetar.
Si njeri me moshe te re; i zgjuar, i shkathet e i arsimuar, Samiut, shpejt iu ngarkua detyra e komandantit te skuadres mitraliere, ajo e intendentit dhe e infermierit te kompanise. Kur u formua Brigata e 5-te sulmuese e Ushtrise Nacionalclirimtare, Çeta “ Ismail Qemali ” ku bente pjese Sami Musai, u be, njera nga formacionet me luftarake te saj.
Sami Musa Nelaj, mori pjese ne te gjitha luftimet e Brigates se 5-te sulmuese ku u shqua per guxim e trimeri dhe per iniciative luftarake.
Me 14 shtator te vitit 1943, ne bregoret e fshatit Mavrove, te rrethit te Vlores, u pleks nje lufte e ashper, mes forcave partizane dhe atyre fashiste, italiaane. Ne kete beteje Samiu luftoi me heroizem, me mitralozin e tij, nga nje kokojke qe dominonte rajonin, derisa iu mbaruan fisheket. Ishte vetem 16 vjec kur ra heroikisht ne kete beteje te pabarabarte.
Nene Hysnija trimereshe, xha Musai, atdhetar i shquar dhe luftetar me pervoje dhe hallua e tij Melatja, e moren kufomen e tij, nga Mavrova, ku e kishin Varrosur shoket, te cilet, varrin e tij e kishin rrethuar me mjete rrethanore, ku shquhej per identifikim nje llamarine e bardhe. Kufoma e tij u rivarros, ne varrezat e fisit, ne mehallen Ahmetaj dhe kur u ndertuan varrezat e deshmoreve te rrethit te Tepelenes, u rivarros, atje ku ndodhet edhe sot. Pas clirimit te vendit, Sami Musa Nelaj, u shpall Deshmor i Luftes Nacionalclirimtare dhe familja e tij – familje deshmori. Mbi oxhakun e konakut te miqve, ne shtepine e Musa Mehmetit, per shume vite qendroi e varur nje paticke e prodhimit Italian, me te cilen Samiu kishte luftuar. Arma trofe, thone se u gjend ne fshatin Luzat te Tepelenes; ate e dorzoi nje bashkeluftetar i Samiut. Kur u ngrit Muzeumi i rrethit te Tepelenes, paticka e Samiut u ekspozua si relike me vlere. Nena e Samiut, Hysnija kapedane, e cila matej me burra te ndjere, ne fjale, ne raki dhe e pinte duhanin me cibuk, nje tufe floke nga koka e te birit, i mblojti ne gji, sa ishte ne jete. Per ta kujtuar perjete deshmorin, vellai i vetem i Sami Musait, Mehmet Musai, i vuri emrin Sami, te birit – Sami Mehmetit, emer te cilin ky e mbuloi me nderim e me krenari te ligjshme.
Populli i Kalivacit i kendoi Sami Musait , deshmorit 16 vjecar, jo nje por dy kenge. Njera syresh kishte kete tekst:
“… Seneja dyzetetre;
Sami Musai – lule;
Sami, kur vajte ne Vlore;
Sami Musai- lule;
More dhipllon, per doktorre;
Sami Musai-lule…”
Kenga tjeter, pershkruan dhenjen e mandates prinderve te tij dhe dhimbjen e tyre:
“ … Vjen korrieri qe nga Vlora;
E dergon, shoku Hysni;
Kush eshte Musa Mehmeti?
Ku e ka ate shtepi?
Do ti japim nje mandate;
Eshte vrare djali i tij;
Mjere Nena me Babane;
Qe ste pane dot me sy…”
Kenget kaluan goje me goje e jehuan ne hapsirat kalivacase por jo vetem. Familja e Tij, si familje deshmori dhe cerdhe atdhetarie, ishte e mbeti nga me te preferuarat ne Kalivac te Tepelenes.
- I paharruar qofte kujtimi i atij trimi zemerluan!
Bilal Qazim Malaj – 1925-1943; Deshmor i Luftes Nacionalclirimtare; Partizan i Brigates se 5-te Sulmuese.
Fjalet e fundit te Bilal Qazimit ishin: “ Perpara! Luftoni shoke se jam e do te jem me ju, edhe ne Shqiperine e lire. Si era do te bredh ketyre korijeve ku po jap jeten, sot. Rrofte Partia Komuniste Shqiptare! Rrofte populli yne! Rrofte Liria!
Pushtimi fashist i vendit, 7 prilli i vitit 1939 e gjeti Bilal Qazimin 14 vjec. Per te perballuar gjendjen e veshtire ekonomike te familjes, e cila ishte tejet e varfer, Bilali ishte i detryruar te punonte yzmeqar tek te kamurit e fshatit Kocul te rrethit te Vlores dhe me pas punoi ne shoqerite italiane, te cilat operonin ne Vlore.
Pas formimit te Partise Komuniste te Shqiperise, Bilali u be propagandist i perhapjes te ideve perparimtare te kohes, sidomos te atyre qe synonin clirimin e vendit nga pushtuesit me lufte clirimtare. Ai shperndante trakte komuniste dhe komunikata qe synonin sqarimin e punetoreve per qellimet e Luftes Çlirimtare. Bilali kryente pune te renda, por me 27 janar te vitit 1943, ai zevendesoi kazmen dhe lopaten me te cilat punonte, me pushken partizane, te cilen e hodhi ne krah dhe e mbajti me nder, deri ne fund te jetes se tij rinore. Bilali, fillimisht u rrjeshtua ne Çeten Partizane “ Selam Musai ” se bashku me 13 bashkefshatare te tij, nga Kalivaci i Tepelenes. Me vone, Ai u rrjeshtua ne radhet e Batalionit Partizan “ Baba Abaz ”. Me formimin e Brigates se 5-te Sulmuese, Bilal Qazimi u be luftetar me peshe i saj.
Me 2 dhjetor te vitit 1943, ne luftimet e ashpra mes forcave te kesaj Brigate dhe forcave te shumta gjermano – balliste, ne fshatin Gjorm te rrethit te Vlores, ne te njejten llogore me Komandantin e Brigates se 5-te Sulmuese Abas Shehu , i cili mbante pseudonimin “Flaka” dhe e kishte perzgjedhur Bilalin, korrier te tij. Ne keto luftime, Bilal Qazimi, ra heroikisht dhe korrieri partizan, djali i zgjuar e i shkathet nga Kalivaci i Tepelenes, Bilal Qazim Malaj, mbeti atje, ne Gjorm, se bashku me Komandantin e sapoemeruar te Brigates se 5-te sulmuese.
Pas clirimit te vendit, Bilali u shpall Deshmor i Luftes Nacionalclirimtare dhe familja e tij mori statusin e familjes te deshmori. Varri i tij ndodhet ne Varrezat e Deshmoreve te rrethit te Tepelenes. Populli i Kalivacit, per te perjetesuar kujtimin e djalit te tij, thuri kengen:
“… Ishte vjeshta ne te dale;
Lule – lule, o Bilal;
U nise tok me Abaze;
Lule – lule, o Bilal;
Korrier – Batalioni i Pare;
Lule – lule, o Bilal;
Te rane dy murtaja prane;
Lule – lule, o Bilal;
E para mori Abaze;
Lule – lule, o Bilal;
E dyta mori Bilale;
Lule – lule, o Bilal;
Vajten Nenes e i thane;
Lule – lule, o Bilal;
Mos ma thoni ate fjale;
Lule – lule, o Bilal;
Une, djalin e kam te gjalle;
Lule – lule, o Bilal;
E kam nisur partizane;
Lule – lule, o Bilal…”!
Shenim: Te dhenat per monografite e Deshmoreve te Kalivacit te Tepelenes, u nxorren nga Historiku i fshatit Kalivac te Tepelenes, te vitit 1985, me ndonje redaktim nga autori i ketij shkrimi, pa prekur permbajtjen.
Materialet i qemtoi e i paraqiti Niazi Xhevit Nelaj, kalivacas – autokton.
Ne Tirane, qershor 2018.