S A G A E S A K A J VE

(Rrefim per nje fis te fisme,  me njerez mendjendritur e humane) 

Demir Mucoimaj

Mendimi  fillestar,  per te bere nje renditje te personaliteteve te shquar te fshatit tim,  m’u duk i lehte,  por nuk doli,  sic e mendova.  Personalitetet me vlere;  ata qe kane ndikuar fuqishem ne historine e fshatit tone,  jane aq te shumte,  sa nuk besoj  ti kete njeri te evidencuar.  Veshtiresia qendron dhe ne faktin:  Ke te permendesh e ke jo.  Per ta bere kete,  mendoj se nevojitet nje  “peshore”  e sakte dhe ai qe do ta  mbaje  kandarin,  ne dore  te jete  i  drejte si vete e drejta.  Ka dhe nje veshtiresi tjeter serioze,  e cila behet pengese:  Kemi varferi ne shkrime e dokumentet perkatese jane te kycura;  prandaj jam i  detyruar tu drejtohem e te mbeshtetem ne disa gojedhena.  Dihet qe rrefenjesit,  sido qe te jete puna,  nuk mund te jene te paanshem dhe problemet e moshes me kujtesen,  disa i  ben pak te besueshem.  Disa kontributore me vlere ne historine e fshatit,  kane shkelur ne me shume se nje shekull dhe kane percjelle disa regjime politike.  Fakti qe mjaft rrefenjes te besueshem nuk jane me ne jete,  e ben akoma me te veshtire punen.  Ne kete shkrim,  patjeter te mangut,  jam mjaftuar me thenjet e atyre qe kam njohur personalisht e me pak te atyre,  bemat e te cileve kane ardhur deri tek une si gojedhene.  Te dhenat per bemetaret jane te peraferta;  saktesimi i  tyre,  mesiguri qe do te ndodhe,  e kjo eshte vetem ceshtje kohe.  Mjaft kontributore te rralle jane ne kufijte  e legjendes;  njohja me ta vjen npermjet gojedhenes,  e cila,  sic dihet,  per shkaqe nga me te ndryshmit ,  “firon”  udhes.  Po te mbajme parasysh natyren zemerake te ndonje bashkefshatari qe kerkon ti marre te gjitha vlerat per vete,  eshte e kuptueshme qe veshtiresite shtohen akoma me shume.  Po ta trajtojme ceshtjen,  jo bardhe e zi,  si deri tani,  del perpara nje veshtiresi e re,  e cila duhet kapercyer.

Nuk thuhet per here te pare se Kalivaci i  Tepelenes,  si treve e begate e i  pozicionuar  “ me hater ”,  ne cdo kohe te jetes se tij disashekullore ka qene vazhdimisht i  lakmuar e i  “ sulmuar ”,  ne radhe te pare nga fqinjet e tij shekullore.  Nuk di,  me saktesi,  kur kane ardhur ne fshatin tone Xhaferajt,  nga Nivica e Kurveleshit;  Caushajt dhe Mehmetajt,  nga pertej lumit,  nga Dorza;  Pashajt,  dhe te paret e Arif Qamilit,  nga Vasjari;  Celajt,  nga Drizari etj.  Te ardhurit  ne kohe te ndryshme,  ata qe kane populluar fshatin tone,  jane te shumte e te zgjedhur.  Kalivacasit,  pa qene rraciste;   as ksenofobe, i  kane pranuar me zemergjeresi te ardhurit e kane bashkejetuar gjate  me ta,  duke u  “ shkrire ” ne nje komunitet ku marredheniet njerezore kane qene gjithnje  me fryme miqesore.  Pa u rrekur te bej historianin,  per hir te se vertetes,  jam i  shtrenguar te gjykoj,  se ne kete perzierje fisesh e njerezish,  disa te ardhur kane qene protagoniste te ngjarjeve historike  me rendesi .  Ata kane tronditur kohen,   i  kane dhene jete jetes kalivacase,  e kane bere ate me te pranueshme e me te njerezishme.  Ne  “ presidiumin  “ e kohes kane zene vend te nderuar mjaft bashkefshatare  ( keshtu do ti quaj te gjithe ata qe banojne ne Kalivac );  ne kete shkrim,  ku do te evidencoj,  vetem ata qe di  mesiguri. Ai qe ka vullnetin e mire dhe ndihet i  paplotsuar,  eshte i  lutur te mos mjaftohet vetem me nje kundershtim  te thjeshte por te shtoje ato qe di.  Kur i  perfshiva edhe te ardhurit ne termin bashkefshatare,  mbajta parasysh faktin se ata jane natyralizuar dhe , kur i  pyet:  Nga je?  Te pergjigjen,  plot gojen e me krenari se:  “ Jam nga Kalivaci i  Tepelenes”.  Nuk i  bej sherbim tezes se kalivaci,  si fshati me i  madh e me i  hershem,  ne ate treve,  ka populluar fshatrat rreth tij,  por mbroj tezen se te tjeret jane dyndur e kane zene vend ne fshatin tone te bekuar,  me synimin per nje jete me te mire.  Ja disa raste jo te rastesishem:

Caushajt,  si  fis, i  madh e i  ndjere,  te vendosur ne Specove,  dhe Mehmetajt ne Brinjen e Beut ( Ruc ),  ashtu si Llakajt e Shametajt,  ne Leshnje,  jane te ardhur nga Dorza;  Xhaferajt  –  nga Nivica e Celajt nga Drizari por nuk jane vetem keta.  Njeri nga rastet  e te ardhurve  e ka origjinen ne fshatin Toc,  te rrethit te Tepelenes.  Eshte fjala per shkeputjen e dy vellezerve Mucoimaj:   Demir e Sherif Rrapo Mucoimaj,  te cilet u vendosen ne trojet dhe ne pronat e dajos te tyre ( vellait te nenes )  –  Bektash Sako Ormenit,  ne mehallen Ahmetaj te Kalivacit ku u integruan per bukuri me vendasit dhe hyne ne lidhje te qendrueshme e fatlume,  me ata qe gjeten.  Po te shprehemi ne menyre konkrete,  me  faktet  qe kemi ne dispozicion, mund te themi:

Zagoll Saliko Xhaferaj,  i  pari  i  fisit qe perfaqesonte nje komunitet jo te vogel,  me mencuri e me zgjuarsi diti te lidhet me familje “ te renda ” kalivacase.  Pinjollet e fisit Xhaferaj,  jo vetem qe kane  “pushtuar” qytete  te ndiere te vendit,  por  i  gjen dhe ne vende te tjere,  ku kane shpalosur vlera  me  vlere per fshatin tone,  duke nderuar veten dhe Kalivacin.  Azbi Bako Celaj  ( Bakaj )  ishte  i  ardhur ne Kalivac,  por nuk ndihej  i  tille.  Ai nuk ndihej mire,  kur  i  thoshin  je  i  ardhur,  mbasi kishte hyre ne lidhje miqesie me familje fisnikesh sic ishte martesa e tij me Hasimene,  te bijen e Mino Jaces e te Bejekos,  nga Nelajt,  por dhe e  martoi te bijen,  Lulen  – lule,  ne Hasanbegaj,  me te fismin Rrapo Dano Takaj,  i  cili ishte nip,  ne familjen e Muharrem e Beshir Haxhiut,  e  cila,  ne fakt ishte familja me e kamur e me me peshe ne treven e Kalivacit e me gjere.

 Jo rastesisht,  Azbi Bakua e ktheu ate shtepi perdhese te akullt ku “ binte miu e thyente koken ”,  ne nje cerdhe te vertete te luftes per liri e  i  dha asaj,  4 partizane ( Hamitin;  Xhemalin;  Shabanin dhe Axhemin);  dy te paret rane deshmore te Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar.  Me tiparet burrerore  te rralla qe shpalosi,  me mencuri e me trimeri,  me ndershmeri e me bujari,  burri  i  ndjere  i  Mehmetajve,  Muharrem Qerimi,  te cilit,  te tijet me te drejte e therrisnin  “ baba ”,  u be “  baba ”  i   tere fshatit Kalivac dhe meritoi zgjedhjen ne detyren e Kryetarit te Keshillit Popullor te fshatit,  ne disa legjislacione.   Muharremin e donte  i  madh e  i  vogel ne Kalivac;  Ai u natyralizua bukur e u lidh me martese me te bijen e Musa Delos;  nje kalivacas  i  ndjere nga dere e degjuar.

Ky shkrim ne trajten e nje sage ( historie  te dhimbshme ) ben fjale per  dy vellezerit Mucoimaj;  Demirin dhe Sherifin,  te cilet,  pas ndarjes nga jeta te babait te tyre Rrapo Ormenaj,  u cvendosen nga fshati  i   tyre  i  lindjes –  Toci  i  rrrethit te Tepelenes e u natyralizuan ne trojet dhe ne shtepine e Bektash Sakos, te cilin e kishin dajo ( vella te nenes).  Bektash Sakua i Ormenajve,  kishte tri motra:  Gjylon,  te martuar ne Toc;   Xhemilen,  te martuar ne Corrush,  me Dine Agon,  dhe nje tjeter,  te martuar ne Vasjar.  Kjo,  e fundit,  rreth vitit 1906, se bashku me bashkeshortin emigruan ne Turqi;   u vendosen ne Stamboll,  ku sollen ne jete nje djale –  Bakiun dhe nje vajze.  Me Bakine,  Muhameti,  i  biri  i  Demir Rrapos te Mucoimajve,  mbajti korespondence deri ne vitin 1957.

  Bektash Sakua,  i  martuar me Zonjen Dylbe,  motren e Hysen Mahmut Alidervishaj,  nga Hysodosajt,  nuk solli ne jete femije dhe sipas tradites vendore shumevjecare,  atyre u  rrezikohej trashegimia;  nuk kishin kujt tja linin ne trashegim pronen.Vlen te vihet fort theksi ne faktin se Dylba e Bektash Sakos,  me fisnikerine e origjines te saj,  fisnikeroi edhe familjen e burrit.  Me ardhjen ne truallin e dajo Bektashit,  te dy vellezerit:  Demiri dhe Sherifi,  te cilet,  pas vdekjes te babait te tyre,  shiten shtepine,  mallin e gjene qe kishin ne Toc dhe,  se bashku me nenen e tyre  –  Gjylon dhe me motrat:  Sheron dhe Havane,  ngarkuan plackat dhe,  me nje grusht verdhushka  (  monedha floriri ) ne xhep,  u vendosen tek dajo Bektashi.  Vajtja e tyre tek dajo Bektashi e gjalleroi shume jeten e familjes dhe te fisit ne teresi por rezultoi ne ngushtesi per dajon dhe per te ardhurit nga Toci.  Ai,  per te zgjeruar shtepine,  dhe truallin,  iu drejtua mehallaliut Nelo Bino Nelaj dhe Avizese te Bilbil Bolos, nga te cilet bleu  truall e  u zgjerua.   Pervec truallit,  dajo Bektashi,  bleu dhe ara,  ne Llageme dhe bageti te imeta ( dhen ) e kafshe pune e ngarkese.

Kur Bektash Sakua dhe niperit ndertuan shtepi  te re dhe blene ara e kafshe dhe ishin ne procesin e riorganizimit te ekonomise  bujqesore, ne vitin 1905,  Bektash Sakua emigroi,  ne Anadol,  te Turqise;  atje ku,  zakonisht  benin kurbet fshataret nga Kalivaci I Tepelenes.  Ne ato ujera,  notonin dhe dy vellezerit  e ardhur nga Toci:  Demiri dhe Sherifi,  te cilet ishin ne moshen e shperthimit te energjive rinore dhe kishin rene ne kontakt me te tjere bashkefshatare te cilet u kishin sygjeruar Ameriken si vendi ku mund te jetohej e te fitohej me mire. Si ne ate kohe dhe sot, Amerika konsiderohet  “  toke e premtuar  ”.  Nuk kaloi shume kohe dhe te dy vellezerit,  i  dhane fund medyshjes dhe moren udhen detare te  emigrimit ekonomik.

 Ata,  ndryshe nga bashkefshataret e tyre dhe krahinaret e treves  emigruan,  jo ne Turqi,  sic ishte tradita por  ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Vellezerit Mucoimaj u vendosen ne qytetin e Bostonit,  ku mjaft shqiptare kishin bere  “ fole ” dhe u futen ne pune ne nje fabrike tekstilesh:  Demiri ekonomist  (magazinier) e Sherifi  – doker.   Te dy vellezerve Mucoimaj,  kurbeti ne Boston nuk u vajti dem.  Ata,  me punen e tyre te ndershme dhe dinjitoze,  arriten te benin prokopi.  Demiri ishte  i  zgjuar e  i  shkolluar dhe,  pervec  punes qe bente,  u lidh e u aktivizua ne shoqaten atdhetare  “  Vatra ” te shqiptareve te Bostonit ku iu dha mundesia,  te cilen e shfrytezoi,  per te vazhduar shkolle ne fushen e gjeologjise.  Demiri  shkruante here pas here ne shtypin e kohes,  sidomos ne gazeten  “  Dielli ” ku  i  bente jehone jetes ne Shqiperi.  Me punen dhe me qendrimin e tij ne fabrike dhe ne shoqate,  Demiri fitoi dashurine dhe respektin e punetoreve dhe te drejtuesve te fabrikes si dhe u hyri ne zemer drejtuesve te shoqates  “ Vatra ”.  Sherifi doker,  ndjente pergjegjesi te dyfishte,  ne raport me te vellane.  Ai nuk donte te skuqej per shkak te tij,  vellai  i  mencur,  prandaj e kompensoi pashkollimin e tij me pune te ndershme dhe me sjellje te mire,  e cila e afroi dhe e miqesoi me mjaft shqiptare e me vendas.  Mirepo jo cdo gje,  ne punen dhe ne jeten e dy vellezerve Mucoimaj,  ne Boston te Amerikes vajti sic do ta donin ata.

Nje dite pune,  Sherifi ndjeu dhimbje ne fund te barkut e iu drejtua mjekut te fabrikes.  Pas analizave dhe keqyrjeve te domosdoshme,  ne rruge mjekesore u konkludua se Sherifit  i  kishte shkare dhjamet e per evitimin e komplikacioneve te metejshme,  nevojitej nderhyrje kirurgjikale.  U shtrua Sherifi ne spital e iu nenshtrua nderhyrjes,  por ne kushtet pasoperacionale,  Ai nuk mund te vijonte punen e dokerit si me pare.  Pas konsultave mes dy vellezerve u arrit ne perfundimin se rruga me e pershtatshme per zgjidhjen e ketij problemi ishte kthimi ne Atdhe  i  Sherif Rrapos.  Me kontribute te perbashketa,  Sherif Rrapo Zenelaj  (  Mucoimaj ),  pas kater vitesh pune ne Boston,  mori udhen e kthimit per ne Shqiperi,  neprmjet lundrimit.   Ai zbriti ne skelen e Vlores,  atje ku zbrisnin  zakonisht te ardhurit nga emigracioni ekonomik ne rruge detare ku e priten mjaft njerez te familjes e te fisit te tij dhe shume dashamires.

Ardhja ne Kalivac teTepelenes,  me baulet plot me dhurata e me xhepin plot me para u percoll nga nje davet  (  gosti ) e madhe.   Ne ate gosti,  u ther nje kope me te imeta e u pi raki ( me opinge ).  Dyfeku nuk pushoi ate nate e pas saj.  U deshen disa dite qe tyta e armes te ftohej.  Mishi   bio,  i pjekur ne hell kundermoi dynjane.  Era e kendshme e tij  u perhap ne te gjithe mehallen Ahmetaj e u ndie deri ne Qafen e Derrases,  e ne Hysodosaj dhe pertej Perroit te Llaskos,  ne mehallet Beqiraj e Hasanimeraj.  Gezoi e u lumturua Sherifi,  por jo vetem  Ai.  Gezimin e ndjeu fqinjesia,  soji e tarafi,  si ne Kalivac dhe ne Toc e gjetke.  Ate dite  zj. Dylbe,  edhe pse ishte nikoqire nga me te mirat  ne mehalle e ne fshat,  si zonje shtepie,  nuk mund ta perballonte,  e vetme,  ngarkesen e madhe qe solli daveti,  prandaj kerkoi ndihmen e disa grave te mehalles,  te cilat shquheshin per gatime te shijeshme dhe per pune te tjera shtepie.  Nder grate qe thirri per ndihme,  ishin:  Shaza e Xhelal Fejzos;  Avizeja e Abedin Kahremanit;  Fatija e Kamber Asllanit;  Lulja e Hasan Sadikut;  Hysnija e Musa Mehmetit;  Tacja e Xhezo Nures  etj.  gra te ahmetajve.  Nuk e shtriu thirrjen tek gra te tjera te mehalles,  te cilat ishin po aq te zonjat por ishin me larg me shtepi.

Pas gostise ne shtepine e tij,  Sherif Rrapua gjezdisi neper shtepite e te tijeve,  duke vajtur per te takuar sojin e sorollopin dhe miqesine,  kudo ku  gjendeshin,  ne fshatrat rreth Kalivacit,  atje ku kishte fare e fis,  miqesi e krushqi.  Ne keta takime e gosti, mergimtari Sherif Rrapo nxorri mallin e te larguarit nga vatani,   per ata qe ia donte zemra.  Ai,  ne te njejten kohe dha e mori informacion,  per ato qe kishin ngjare gjate kohes kur ishte ne kurbet dhe u rrefeu te pranishmeve,  veshtiresite e punes dhe te jetes,  larg tyre,  ne dhe te huaj.  Kudo ku vajti,  Sherifi,  i  rrethuar nga sy kurreshtare e nga njerez bujare,   vinte re nje padurim te tyre dhe kurreshtje te madhe per te pikasur;  cfare kishe ngjare tek njeriu  i  tyre gjate kohes se mungeses katervjecare te tij.  Sherifi –  djale  i  shkurter ne shtat por me trup te lidhur e tere muskuj, te cilet u kaliten me tej nga puna e dokerit,  sipas zakonit te vendit,  kishte lene mustaqe,  te medha,  boje gruri,  te cilat  i  shkonin per bukuri asaj fytyre bucko,  kuqalashe,  te fresket

 e pa teprime.  Fjalepak e gojemjalte,  Ai u pergjigjej me qetesi e urtesi  pyetjeve te kurreshtareve,  te cilet donin te dinin shume.   Ne cdo pergjigje,  tek djali  i  Rrapo Mucoimajve  sundonte logjika e shendoshe dhe modestia  e lindur.  Dashamiret e shumte,  ne cdo davet,  duke e rrethuar te sapoardhurin nga larg,  nuk harronin te pyesnin:  Per lundrimin e gjate dhe per anijen qe  i  transportoi;  a  i  “ zuri  “ deti ?  Ku e si fjeten ne anije ?  A u mjaftuan ushqimet qe u nisi Dylba me vete dhe sa dite kaluan me to ?  Cilet ushqime rezistuan me gjate e cilat u konsumuan me shpejt ?  Deri ne detaje te rendomta si lloji  i  ushqimeve me te cilat mbushen torbat si:  Veze te ziera,  petulla,  llokume fshati,  paluze,  revani,  pula te pjekura,  byreke, yshmre,  qullapite,  djathe te bardhe e urrel,  arrore,  shege e ftonj,  arra e bajame.   Cyreke,  palafike,  vergje me fiq,  mish te pjekur ne hell etj.  etj.

 Disa ushqime,  i  kishin prure dhurate, sipas tradites te mire,  farefisi,  miqte e shoket dhe gjitonet,  per djemte qe do te merrnin udhen e kurbetit.  Pyetjet e kurreshtareve nuk kishin te mbaruar edhe per punen, dhe per jeten,  shoqerine dhe lidhjet  e reja qe krijuan gjate punes,  ne Bostonin e larget ku u vendosen.  Kishte dhe pyetje naïve por pa dem.  Njeri psh,   pyeti:  Si u lidhen me shqiptaret e Bostonit dhe a kishte atje njerez nga Kalivaci apo nga kazaja ( rrethi  i  Tepelenes)  ?  Disa here,  Sherifi,  ne pamundesi per t’u pergjigjur me saktesi,  u ndodh ne veshtiresi.  Interesante ishte pyetja qe  i  beri njeri nga te pranishmit,  lidhur me operacionin qe kreu.  Ai,  me naivitet donte te dinte:  si u percaktua?  Kush e mori persiper ta kryente operacionin?  Si ishin kushtet ne spital?  Sa dite qendroi  i  shtruar e si e trajtuan me pas? etj. etj. 

Nderkohe,  Demir Rrapua,  i  mbetur  i  vetem ne fabriken e tekstileve te Bostonit,  ia pa hajrin veprimtarise ne shoqaten Ardhetare  “  Vatra ”.  Ai fitoi jo vetem para, nepermjet punes,  por shfrytezoi dhe mundesine qe iu krijua per t’u arsimuar ne fushen e gjeologjise.  Largimi  i  vellait nga fabrika  e la Demirin  “ pa njerin krah ”.  Ai e ndjeu fort largimin ne Atdhe te vellait,  i  cili,  me pune te ndershme e me sjellje konktere kishte fituar dashurine dhe respektin e shokeve por kishte shtuar dhe mjaft vlere ne formimin e personalitetit te  vellait te vetem,  Demirit,   i  cili,   i  hodhi syte tek shoqata  “ Vatra  “,  e cila e formoi me tej si atdhetar vlerashume.

Me baulet plot me dhurata ,  per te shtepise e per me te largetit dhe me nje grusht para ne xhep,  Sherifi u kthye ne Kalivac,  ku e priten,  si rralle njeri.  Kthimi  i  Sherifit ne Kalivac,  nga kurbeti  i  pertejoqeanit solli nje gezim te papare,  per te dyja familjet e fiset dhe per shoke e miq te shumte te tyre.   Dhuratat  e shumta  e te cmuara qe solli Sherifi  i  joshen perfituesit e tyre  e kjo eshte e natyrshme,  por ne cdo takim e gosti per nder te kurbetliut te kthyer ne Atdhe,  Sherif Rrapua u perball me pyetjen e pritshme,  e cila u be lejtmotivi  i  dites:  “ Po Demiri,  si eshte e kur do te vije ?  Sherifi,  i  zene ngushte nga kjo pyetje dhe ne mungese te nje pergjigje te sakte per kthimin e te vellait,  e cvendoste rrefimin tek bukurite dhe veshtiresite e lundrimit te gjate u fliste te pranishmeve kurreshtare,  per jeten ne fabrike e ne Boston dhe per semurjen e tij e per operacionin qe beri.  Fliste,  rrefente e gezonte,  bashke me ata qe  i  rrinin rreth e rrotull dhe e veshtronin ne sy,  por mendja  i  fluturonte gjetiu,  tek Demiri dhe nje brenge,  ne zemer e kish.  Ai  dinte shume per te vellane por nuk mund t’u deftonte dashamiresve te shumte qe e rrethonin,  nje date te sakte per kthimin e tij.  Ata e kishin te qarte nivelin dhe aftesite e Demirit,  prandaj deshironin dhe kerkonin ta kishin Ate mes tyre,  si njeri me vlera,  ku mbi te gjitha shendrinte mencuria.

Mbasi dgjonin mire e mire rrefimin e Sherifit per semurjen e tij dhe per operacionin qe perjetoi,  te pranishmit,  si ne kor,  njezeri gumezhinin:  “ Shyqyr qe te shpetoi Zoti dhe mos e provofsh me ate dere ” !   Fisin,  miqesine dhe te gjithe dashamiresit e Sherif Rrapos,  i   gezoi,  pa mase kthimi  i  tij ne Kalivac dhe e shprehnin ate,  ne menyra nga me te ndryshmet,  ku dollite dhe miersite dilnin ne plan te pare.  Por,  te gjithe,  sido qe u gezuan e u lumturuan,  ne vetvete e kishin nje brenge;  ata ishin te shqetesuar per Demirin;   si do tja bente Ai burre,  i  vetem,  pa gjysmen e tij te ngjashme ne dhe te huaj.  Vellai  i  vetem,  me te cilin mori udhen e kurbetit,  u kthye,  pas kater vitesh,  por Demiri kishte mbetur  i  vetem,  pertej Oqeanit Atlantik,  shume larg vatanit,  nga  i  cili,  ne ate kohe ishte mjaft e veshtire te merrte njoftime.

Per ta mbushur,  disi,  kete boshllek qe u krijua pas largimit te vellait Sherif,  te cilin e kishte si driten e syve,  Demir Rrapo Mucoimaj ishte  i  detyruar te lidhej me ngushte me bashkatdhetaret e tjere e ne vecanti me shoqaten atdhetare  “  Vatra ” e cila mblidhte rreth vetes mjaft shqiptare Atdhetare.  Demir Rrapo Mucoimaj,  i  mbetur ne Boston,  pa vellane Sherif,  i  cili e kishte nderuar,  ne cdo rast e ishte bere simbol  i  punetorit te rralle,  i  njeriut te ndershem e te drejte qe e bazonte perballjen me jeten,  nepermjet punes dhe djerses te ballit.  Demiri u integrua bukur ne shoqaten  “  Vatra ” e u shkri me te.  Nuk mund te anashkalohet reputacioni  i  merituar qe kishte arritur Demiri, mes punetoreve te fabrikes ku punonte dhe ndjesia e mire qe kishte percjelle tek stafi drejtues  i  fabrikes te tekstileve.

Sherif Rrapua,  mbasi  i  shetiti,  me radhe,  ku per drake e ku per darke,  te dashurit e tij,  per te cilet kishte mall,  iu pervfill punes  ne ekonomine bujqesore te familjes te madhe,  te bashkuar.  Mbeshtetje te pakursyer ne misionin qe ndermori,  per te shtuar e per te gjalleruar ekonomine bujqesore te familjes,  Ai kishte kapedanen Dylbe,  e cila menaxhonte, me ekuiliber,  cdo kokerr drithe e cdo sapllak me dhalle.  Sikur kjo te mos mjaftonte zj. Dylbe edhe pse nuk kishte arsim te profilit ekonomik,  me aftesite qe kish,  sherbeu si keshilltare e pagabuar per nipin e burrit,  ne perpjekjet e perbashketa per te shtuar e per te gjalleruar ekonomine bujqesore  te familjes.  Sherifi,  djale ne vaktit,  i  shendetshem e  i  fuqishem dhe sedermadh,  njeri  i  drejte e  i  njohur per ndershmerine e tij te pamate,  jo vetem qe e vuri ne binare te mbare ekonomine e familjes te madhe  duke  i  bere vend vetes mes kalivacasve por  u be njeri nga njerezit me me influence ne mehallen Ahmetaj.

Zonja Dylbe,   ( xhixhija ) dhe dajo Bektashi,  me merak te madh e me shume kujdes,  nen ndikimin dhe presionin e miqesise,  ne te dy krahet e origjines te Sherifit,  bene kujdes  dhe per shtimin e vatres familjare te Sakajve te cilet shpresonin shume ne ardhjen e niperve Mucoimaj,  nga fshati Toc.  Ata,  gjeten e  “  zune nuse ”  per Sherif Rrapon,  ne fshatin Kashisht te rrethit te Tepelenes.  Sipas kodit zakonor, dera e fisme e Sakajve duhet te lidhej me krushqi,  me nje familje te radhes te saj,  prandaj perzgjodhen,  nje familje te fisme,  ne fisin Zekaj te Kashishtit  dhe moren nuse te miren Fatime.  Dasme e madhe u be ne Sakaj,  per martesen e Sherif Rrapos me Fatimene.  Dasma zgjati plot nje jave,  me kenge e me valle,  me raki te forte e  me mish te pjekur ne hell dhe me krismat, pambarim  te dyfekeve qe oshetinin ne ate faqe kodre.   Te gjithe dasmoreve,  por jo vetem ketyre,   u vinte keq qe vellai  i  madh  i  Sherifit –  Demiri,  ndodhej qindra milje detare,  larg Kalivacit,  atje,  ne megrim,  ne qytetin Boston te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe nuk u ndodh ne ate gezim te shumpritur.

Cifti  i  te sapomartuarve,  nuk vonoi ,  por fill pas 9 muajsh solli ne jete femijen e pare,  i  cili,  sic e donin prinderit dhe familja e fisi tradicional,  rezultoi te ishte djale.   Ky ishte  i  pari  i  femijeve, te cilin  emertuan Qemal,  per nder te Ismail Beut te Vlorajve,  qe ngriti flamurin,  ne vitin 1912. Por cifti ne fjale e shtoi ate dere me pese djem qe pasuan njeri-tjetrin.  Ata  moren emrat:  Qemal;  Teki;  Ferrik;  Barjam dhe   i   fundmi I tyre  u quajt Hekuran.  Ne percaktimin e emrave te djemve,  Sherifi dhe te tijet,  respektuan rregullin e pashkruar te vazhdimesise te rraces,   ne te dy  krahet dhe simboliken,  sic ishte emir  Hekuran.  Per fat te keq,  ne vitin 1936,  njeri nga djemte e Sherif Rrapos,  Barjami ,  u nda nga jeta.  Hekurani,  i  fundit  i   djemve,  u nda nga jeta,  ne vitin 2017,  ne qytetin e Durresit,  ku banonte prej vitesh,  ne moshen 90 vjecare.   Aktualisht,  asnjeri nga femijet e Sherifit nuk eshte ne jete,  por ata kane lene pasardhes te denje, te cilet mbajne gjalle traditen e fiseve dhe  ruajne,  me fanatizem tiparet dhe karakterin e prinderve qe  i  sollen ne jete.

 Ne Kalivac,  ne trojet e Sakajve,  ne kohen qe jetojme,  banon vetem Abdyli,  njeri nga djemte e Qemalit shpuze e hokatar.  Ai,  nuk mund te qendronte vec ndryshimeve qe ndodhen ne shekullin ku jetojme,  ne Ahmetaj dhe ne Kalivac,  por ka bere rindertime e transformime.  Per fat te keq, Abdyli  ka vene dore mbi trashegimine e ngrehinave historike te ketij fisi, te fisme.

Demir Rrapua  i  Mucoimajve,  me zgjuarsine tipike qe kishte dhe me shkathtesine e embelsine e fjales,  pervec punes baze te magazinierit ne fabriken e tekstileve,  shfrytezoi avantazhet qe  i  dha anetaresimi dhe veprimtaria atdhetare ne shoqaten “  Vatra ”,  me zotesi e me sakrifica u arsimua ne fushen e gjeologjise,  profesion  i  cili  i  hyri ne pune,  sidomos kur u kthye ne vendlindje.  Arsimimin,  Demir Rrapo Mucoimaj,  e kishte pike te dobet.  Per te arritur qellimin qe  i  kishte vene vetes per te rritur nivelin e tij arsimor,  Ai nuk linte rast e mundesi pa  i  shfrytezuar.  Ai,  vec te tjerave,  shkruante periodikisht ne gazeten e shoqates  me emrin  “Dielli”,  e cila botohej ne qytetin e Bostonit.  Ne shkrimet e tij ne kete gazete,  binte ne sy atdhetaria.   Demiri  i  bente jehone botes shqiptare dhe veshtiresive qe perjetonin bashkatdhetaret e tij,  nen thundren e te huajit pushtues dhe te lakmitareve te shumte per te pervetsuar  territore shqiptare.  Puna e gjate ne Boston per gati 19 vjet e lidhi Demirin me atdhetare te shquar,  te ditur e te kulturuar,  e poqen djalin nga Kalivaci (  i  natyralizuar )  dhe e shnderruan ate ne nje intelektual te mirefillte,  te cilit,  zemra  i  rrihte,  fort,  per Shqiperine e nuk e hiqte nga mendja,  as Tocin ku erdhi ne jete;  as kalivacin qe e rriti dhe e veseliti.

Ne Bostonin e pertejoqeanit,  Demir Rrapua jetonte me pulsin e vendit te tij –  Shqiperise.  Ai,  i  njihte mire hallet e popullit,  gjendjen e vendit dhe e enderronte Shqiperine te rrjeshtuar perkrah vendeve te qyteteruar;  Zonje nder Zonja;  sic e meritonte.  Me deshiren e pamate per ta pare Atdheun e tij te ndricuar nga drita e diturise,  Demiri beri te tijen sloganin e rilindasve tane te shquar,  sipas te cilit, “  Drite e diturise,  perpara do te na shpjere ” !  Atdhetari zemerzjarr Demir Rrapo Mucoimaj,   e ndau mendjen per te ndricuar bashkfshataret nepermjet te mesuarit te shkrimit e kendimit  ne gjuhen amtare, duke mesuar  Alfabetin  Shqip si dhe,  aq sa ishin mundesite,   te shtrihej arsimimi, tek bashkefshateret e tij,  ne Kalivac te Tepelenes.  Prej kohesh e kerkonin nje shkolle shqipe,  fshataret kalivacas teksa  i  digjte zjarri qe gjuhen e nenes te dinin edhe ta shkruanin,  shqip.  Fati u erdhi ne dere vetem kur u kthye nga Amerika djali  i  tyre Demir Rrapo Mucoimaj,  ne vitin  e larget  1921.  Ai,  kur u kthye nga kurbeti,  ne vend qe te sillte baule me dhurata,  per te shtepise e per te afermit e tij,  preferoi te sillte 4 baule me abetare,  gazeta,  revista e libra te shkruara ne shqip,  me synim qe tu mesonte bashkefshatareve te tij,  te shkruanin e te lexonin.  Puna e gjate ne emigracion,  puna e magazinierit te tekstileve dhe jeta me dore te shtrenguar,  i  kishte dhene mundesi,  emigrantit Demir Rapo,  te sillte dhe nje qese me para,  te verdha floriri si dhe  bene te mundur rritjen e shkalles te kultures e te qyteterimit,  tek djali  i  zgjuar  i  Mucoimajve.

Pasi u takua e u shmall me familjaret dhe percolli gostite e davetet qe u organizuan ne nder te tij  nga dashamire te shumte,  Demiri,  mbasi shojti mallin e mergimit te gjate,  iu perfill punes per ti dhene jete planit te tij te enderruar  prej kohesh,  organizimit te nje  kursi kunder analfabetizmit ne fshat,   ku te grumbullonte  “  ajken ”  e burrave e te grave,  te cilet kishin shprehur deshiren e zjarrte per te mesuar shkrim e kendim.

 Ne vitin e larget 1921,  ne oden e tij,  ne Ahmetaj,  duke luajtur edhe rolin e mesuesit,  Demiri organizoi kursin me 17 pjesemarres;  2 nga te cilet ishin gra.  Kursi zhvillohdej kryesisht mbasditeve e vazhdonte deri ne oret e vona te nates.  Perpjekjet e tij per te care erresiren shekullore qe sundonte ne fshat,   u kurorezuan me sukses te plote.  Ne kete ndermarje me puls atdhetar te Demir Rrapos,  qendruan ne anen e tij mentaret e fshatit si:  Abedin Kahremani;  Musa Mehmeti;  Sadik Dajlani;  Ahmet Selfua,   Muharrem Haxhiu e vellai  i  tij  –  Beshiri;  Zagoll Salikua;  Halil Lazja;  Qamil Sulua;  Sulo Beqiri;  Muharrem Hasani;  Malo Barjami;  Idriz Agua;  Cizo Selfua etj.    Per here te pare moren ne dore kalemin dhe u ulen,  mbi fletore,  bashkefshataret:  Hysnije Reiz Nelaj;  Sado Fazlli Agaj;   Xhemal Haxhi Nelaj;  Banush Xhezo Haderaj;  Mane Tafil Zenelaj;  Kalo Qazo Ramaj;  Muharrem Hasan Nelaj; Tefik Medin Sulaj;  Sulo Beqir Sulaj;  Qamil Sulo Malaj;  Muharrem Sheme Agaj;  Breshan Fejzo Bejomalaj   (Nelaj);  Sulo Barjam Hysaj;  Ahmet Selfo Zenelaj;  Kalo Guce Dulaj;  Muharrem Qerim Mehmeta j dhe Barjam Axhem Llakaj.

Sic deftonte bashkefshatari Xhemal Haxhi Nelaj,  pjesemarres ne kete kurs afatshkurter kunder analfabetizmit:  “ …  Ata qe vinin per te mesuar shkrim e kendim ishin te rritur ne moshe e te pjekur.  Ne kurs,  kur zhvillohej mesim,  mbreteronte qetesia,  vemendja dhe interesimi  i  pjesemarresve per te mesuar,  serioziteti dhe rregulli.   Mesimin e drejtonte Demiri,  ne oden e Bektash Sakos.  Ai ishte burre  i  mencur,  i  sjellshem e mjaft  i  duruar.  Demiri mesues,  nuk pertonte te na e thosh,  te njejten gje,  disa here,   sa ta kuptonim,  nuk na lejonte te kapercenim pragun e deres  te shtpise klase,  per te vajtur ne shtepite tona,  pa u bindur se cdo gje qe na kish mesuar e ne e kishim  pervetesuar …  me ata qe e kishin te veshtire,  punonte me vete.  Demiri nuk e ngrinte zerin,  kurre e nuk ishte arrogant.  Ai na thosh:  “  …  Mesoni,  se per  vete e keni…””.

Sot,  pas gati nje shekulli,  nga dita kur u hap kursi  i  pare kunder analfabetizmit,  ne Ahmetaj,  kur shkolla dhe shkollimi ne Kalivac kane kapercyer procesin e natyrshem te rritjes,  pa dhimbje dhe aktualisht ne fshatin tone funksionon nje shkolle nentevjecare,  me mesues te kualifikuar  e me pervoje te gjate pune,  mund te duket e lehte dhe e thjeshte ajo pune “  titanike ”  qe beri bashkefshatari yne Demir Rrapo Mucoimaj,  ne ate kohe erresire kur ky akt dukej  i  pamundur.  Ne ata vite,  ne Kalivac,  njerezit qe dinin te shkruanin e te lexonin numeroheshin me gishtat e njeres dore.  Nje kalivacas,  per ti shkruar leter nje mergimtari,  nje ushtari apo nje te izoluari,  duhet te merrte udhe te gjate,  per te shkuar tek nje  i  shkolluar  (  arsimtar;  pushtetar;  hoxhe ) etj.

Demir Rrapos,   per  ta bere realitet endrren e tij per shkollimin e bashkefshatareve,  nuk  i  mjaftonin dituria dhe aftesia,  por  i  nevojitej,  me tepri guximi e trimeria.  Kundershtimi dhe kundershtaret  nuk ishin te pakte;  as te pafuqishem.  Kjo ishte pengesa kryesore qe duhej kaluar.  Efektet e kursit te pare kunder analfabetizmit,  nuk vonuan te dukeshin.  Ato u shfaqen,  dukshem,   menjehere,  e vit pas viti.  Hysnija e Musa Mehmetit,  u zgjodh delegate e Kongresit te Permetit;  Muharrem Hasani u be mesues  i  kompanise partizane,  ne formacionet luftarake te Ushtrise Nacionalclirimtare;   Mane Tafili u zgjodh Kryetar  i  Keshillit Antifashist te fshatit tone;  Sulo Beqiri u be komandant  i  njesiteve partizane etj.   Fara qe mbolli Demir Rrapo Mucoimaj,  ne vitin 1921,  gjeti truall te pershtatshem;  mbiu e u rrit  e shendetshme dhe sot,  vajzat dhe djemte nga Kalivaci  i  Tepelenes,  me zotesi  jane ngjitur ne majat e dijes e te shkences.   Pa u orvatur te bej evidence;  nuk mund te hesht perpara gjenialitetit te  Mirjetes te Derajve;  Vezirit  te Fejzo Qazimit;  Shyqyriut te Barjam Malos;  Nekiut te Xhemal Idrizit;   Dautit te Mahmut Rushitit;  Xhelilit te Ali Xhelilit;  Selfos te Sabri Rizait;  Nuriut te Hamza Sheshos;  Ferrikut te Azis Selfos;  Edmirit te  Xhaferajve  etj.  etj.  Pema e diturise u kultivua e u veselit nga populli arsimdashes  i  Kalivacit, nen kujdesin e mesueseve dhe mesuesve kalivacas.  Ka te tille,  si cifti: Xhevaire e Skender Xhaferaj,  ashtu si Dauti  i  Mahmut Rushitit,  Jashari  i  Banush Xhezos etj.  te cilet e nisen ne kalivac karrieren e mesuesit dhe aty dolen ne pension. 

 Ka zene vendin e tradites,  martesa e djemve kalivacas akoma pa vajtur ushtar;  ne moshen 18  -19 vjecare.  Motivet jane te ndryshem;  i  pandryshuar mbetet ruajtjae koeficienti konstant  te  kraheve te punes ne  familje.  Ikte djali ushtar por nusja e zevendesonte ate denjesisht ne punet e ekonomise bujqesore familjare.  Demir Rrapua,  per shkaqe qe dihen,  ne ceshtjen e marteses ishte  i  vonuar.  Ne vitin 1925;  kater vjet pas kthimit nga mergimi,  Ai u lidh me martese me te ndjeren Merjeme,  e cila ishte lindur e ishte rritur ne fshatin Vasjar te rrethit te Tepelenes.  Sic ishte tradita  e treves,  fejesa dhe martesa mes tyre u bene  me mbleseri.  Nga kjo martese,  me 13 tetor te vitit 1927 erdhi ne jete   i  vetmi femije  i  ciftit –  Muhameti.  Lindja e djalit,  si seks  i  preferuar  i  kalivacasve e treves perqark,  gezoi jo vetem prinderit e tij por dhe gjithe familjen dhe fisin,  ne te dyja anet dhe dajot,  ne Vasjar.  Sic thone  ne Kalivac,  ardhja ne jete e nje trashegimtari:  “  gezon qepra e qoromidhe ” !  Dhe,   ne fakt keshtu ndodhi edhe kur lindi Muhameti.  Per te nderuar Profetin,  dhe me shpresen  qe djali  i  sapolindur ta kishte jeten te gjate   i   vune emrin Muhamet.

Kur erdhi nga kurbeti,   Demir Rrapua i Mucoimajve,  nuk solli vetem libra e revista,  por dhe nje dore te mire me para,  ne ar.  Me parate e Demirit e me  ato qe pruri  vellai  i   tij,  Sherifi  dhe me punen  “vigane” te ketij te fundit,  ekonomia bujqesore e familjes te zgjeruar te Bektash Sakos,  njohu  “ lulezim ” e u shnderrua,  ne njeren nga ekonomite bujqesore me ne ze te fshatit e me gjere.

Arat e mbjella me grure,  me miser,  me fasule e me fjereza,  me patate,  me  tepe,  me elb e me tershere,  ne Llageme e ne Luadhe,  nuk punoheshin por “ qendiseshin  ”  nga Sherif Rrapua,  i  cili ishte nje punetor  i  pashoq  i   bujqesie dhe nje blegtor nga me te miret e fshatit.   Familja e Bektash Sakos,  shtoi bagetite e imeta  (  dhen ),  gjedhet dhe kafshet e ngarkeses.

 Per te punuar ne kohe  arat e shumta dhe per mbareshtimin e blegtorise,  Bektashi dhe niperit, pajtuan disa yzmeqare,  te cilet,  ne ate shtepi,  me kembenguljen e Demirit,  trajtoheshin jo si yzmeqaret e familjeve te tjera.  Demiri dhe Sherifi ishin nismetare per ndertimin e nje banese te re,  te madhe e te kohes,  ne vendin ku sot eshte banesa e pinjollit te Sakajve –  Abdyl Qemal Zenelaj.

Sic me kujtohet nga vegjelia,  shtepia e Sakajve ishte thuajse ne mesin e mehalles te  Ahmetajve.  Oda e madhe,  e ngritur me gure gelqerore te gdhendur,  te lidhur me llac gelqere e me breza druri ne cdo 100 cm.  lartesi shtrihej ne drejtimin Lindje –  Perendim,  anes udhes qe zbret tek Ullinjte e Bushit,  ne anen Veriore te Bahces te Dajlanit.  Oda  i  kishte dritaret tip frengjie,  te cilat veshtronin nga Perendinmi,  andej nga eshte Fusha e Kalivacit.   Oda ishte mjaft e gjate  (rreth 7m ) dhe e gjere rreth 4 m.  Catia e saj ishte e mbuluar me pllaka guri te bardhe por qeresteja e catise ishte e forte prej druri  Lisi,  vidhi e ulliri.  Dyshemeja e odes ishte e shtruar me dhoge te trashe,  pa kanale e kllapa mes tyre.  Ne anen Veriore te odes zbriste nje shkalle guri ,  pa parmake anash.  Shkalla niste nga sheshpushimi siper,  e zbriste ne tabanin e avllise. Ngjitur me oden e  vjeter,  e cila,  deri vone eshte quajtur oda e Demirit,  u ndertua nje tjeter ode,  me e re,  e cila  i  ra ne pjese Qemal Sherifit.  Te dyja odat ishin me shpine nga udha kembesore qe kalonte nga Buza,  tek Guri  i  Kalit,  nen murin e bahces te Muharrem Kamberit dhe duke kaluar siper Bahces te Dajlanit dhe asaj te Safet Ahmetit,  te conte ne Perroin e Llaskos e me tej.  Oda e Demirit me oden e Qemalit,  komunikonin nepermjet dy dyerve qe dilnin ne te njejtin salon  (mesore ).

Nje perdhese guri,  sherbente si kuzhine.  Atje mblidheshin enet e gatimit dhe ku gatuanin grate e saket:  Nene Dylba,  Nene Gjylua e me pas Hatemja e Qemalit. Perdhesja ne fjale ishte e mbuluar me pllaka guri te bardhe dhe e shtruar me shur ( vapem).  Se bashku me dy odat,  me porten e madhe,  me cati e me dy sofate guri  te larte rreth 60cm ne te cilet vendoseshin bucelat me uje te fresket kur vinin nga burimi  i  Madh, dhe uleshin njerezit e shtepise e hera –heres kalimtaret e mehalles, per t’u shlodhur pak, pas punes se lodheshme ne are e cila shtohej nga ngjitja e te perpjetes qe vinte nga Shuret,  formohej nj kompleks  i  bukur arkitektonik,  me vlera njohese.  Porta e madhe  dykanateshe ishte ne hyrjen Jugore te kompleksit te Saket;  ne te mund  te futej kafsha e ngarkuar me demeke ose me shkarpa,  sherbente  per te hyre ne  avlline  qe rrethohej nga nje mur guri rreth 3 m te larte.  Konaket e sakajve,  perbenin nje kompleks te bukur arkitektonik me vlera te pazevendesueshme muzeale.  Per fat te keq,  ky kompleks,  aktualisht nuk ekziston as ne fotografi.  Objekte te tille me vlere,  rrfejne historine e nje fisi apo te nje fshati te tere,  prandaj,  do te ishte mire te ruhej,  per t’u deftuar brezave,  nga vijne.

Gjitone te Bektash Sakos dhe te niperve te tij kane qene: Dine Xhelal Bejomalaj  (  Nelaj ) dhe xhaxhai  i  tij –  Breshan Fejzo Bejomalaj  (  Nelaj ),  nga Perendimi;  Muharrem Kamber Deraj,  nga Lindja; vellezerit  Isuf e Mino Jacaj  (  Nelaj ),   nga Veriu dhe ne Jug,  kufizohej me Bahcen e Dajlan Muharrem Nelaj.  Ndonese ishte e rrethuar nga fisi  i  shtuar e  I  fuqishm  i  Nelajve,  familja e Bektash Sako Ormenajve,  mbante me teper lidhje e perkrahej me tri familjet e caqajve: me ( Abedin Kahremanin;  vellezerit Laze e Banush Xhezo)  dhe me  Bilbil Bolon. 

Demir Rrapo Mucoimaj ishte nga ata burra,   tek  i  cili shkonin mjaft bashkefshatare  dhe te ardhur nga ane e anes,  per t’u konsultuar me te e per te lypur zgjidhje per ceshtje te cilave nuk u jepnin dot udhe.  Demiri ishte  i  mencur,  i  qete,  i   thelle ne mendime dhe gojemjalte.  Fjala e tij si orator  i  rralle,  degjohej me vemendje ne kuvendin e burrave dhe zinte vend ne mendjen e atyre qe e degjonin.  Ai thoshte  te drejten e nuk mbante anen e asnjerit,  prandaj mendimet e tij priteshin me interes e degjoheshin me vemendje nga pjesemarresit ne kuvend.  Demiri,  nuk vendoste kurre e nuk jepte mendim per zgjidhjen e nje problemi ,  pa u konsultuar me pare me te vellane –  Sherifin,  i  cili,  gjithashtu e njihte mire jeten.   Konsulta me te tjeret,  ishte per Demir Rapo Zenelaj,  metode pune dhe shfaqje e respektit te tij per interlogutoret.  Demiri kishte dhe nje  “ arme ”  tjeter ne anen e tij;  Ai ishte  gojetar  fjaleembel  dhe me logjike te shendoshe.  Burrat e Kalivacit e cmonin shume mencurine dhe gojetarine e tij,  dhe,  ne nje dialog mes burrave perfaqesues te fshatit Kalivac,  me ata te fshatit fqinje te Corrushit pleqesia kalivacase caktoi ta  perfaqesonte dergaten e saj ne kete takim  –  djalin e Mucoimajve –  Demir Rrapo Zenelaj  ( Mucoimaj ).

  Ne takimin dypalesh,  I  cili u zhvillua ne rajonin e Cesmes te Thate,  u diskutua mbi sherrin qe kishte shperthyer  mes dy fshatrave kufitare,  lidhur me perkatesine e sinoreve kullote per bageti tek Cesma e Thate,  ne kodren e Dokes,  siper saj dhe ne rajonin perqark.  Te dyja palet ne konflikt pretendonin per pronesine e tyre mbi kulloten dhe rane dakort ta diskutonin kete ceshtje, paqesisht,  ne nje kuvend te posacem,  me pjesemarrjen e pleqesive te te dy fshatrave.  Pleqesia e Corrushit kishte marre si “ te pare”, beun nga Cakrani  –  Bektash Cakrani.   Nisen diskutimet.  I erdhi radha Demir Rrapos.  Ai argumentoi  shkencerisht,  mbi bazen e njohurive qe kishte marre ne Boston te Amerikes per problemet e gjeologjise.  Te dyja palet mbeten te habitur nga logjika e forte dhe argumenti  shkencor qe perdori Demiri ne ligjeraten e tij.  Bektash Cakrani,  mbasi degjoi djaloshin nga Kalivaci,  tha: “ Ashkosun te qofte” qe do tethote: “ bravo t qofte”!   dhe shtoi: “ Te behet sic tha ai djali nga Kalivaci se qenka  i  mencur”.  U be ashtu dhe qe nga ajo dite,  nuk ka me sherre per kocimaren dhe per Doken.  Rakia e forte dhe mishi  i  pjekur ne hell,  te cilat pritnin perfundimin e takimit,  i hapen udhen dollise.  Me ne fund,   te dyja palet,  te kenaqura nga rezultati  i  arritur,  u ndane me buzeqeshje e me duar ne qafe.

Demir Rrapua ishte mjaft human.  Ai nuk e kursente fjalen e  mire dhe qendrimin tolerant,  per kedo.  Burrat nga Kalivaci  dhe ata te treves perqark tij,  te cilet karakterizoheshin nga ashpersia ne gjykim e ne veprim,  habiteshin me sjelljen e  “ embel ”  e me qendrimin tolerant te Demirit,  i  cili ishte  i  pajisur me kulture oksidentale.  Nuk ishte e rastit qasja e Demirit ndaj trajtimit te yzmeqareve te familjes.  Sipas tradites,  yzmeqaret ishin njerez te nje sere me te ulet nga pronaret e tyre;  ata jetonin  ne mjedise te vecante e nuk mund te qaseshin ne te njejten sufra me pronaret e tyre.  Si rezultat  i  kembenguljes te Demirit,  u arrit te uleshin edhe yzmeqaret ne te njejten sufra me  “ agallaret ”.  Ne optiken e Demir Rrapos,  “  Yzmeqaret ishin njerez,  njelloj si pronaret e tyre,  trajtimi  i  tyre ndryshe ishte diskriminues.  U mundua Demiri ta bente fetakompli kete ide te tij,  por qasja oksidentale e Demirit, ndeshi ne kundershtimin e mentalitetit ekzistues oriental anadolak,  edhe pse beri buje e ishte nje risi,  e cila pati mjaft vlere.

Kundershtite serioze qe ndeshi Demir Rrapua,  perballe praktikave shumevjecare  anadolake qe kishin hedhur rrenje ne  mendjet e kalivacasve dhe te fshatareve te trevave prane fshatit tone krkonin mjaft pune dhe kohe per t’u shkulur. Ato,  ne mndjet e disave,  ekzistojne edhe sot e kesaj dite.  Ne kete perpjekje “  Titanike ” te mendjeplotit e mendjendriturit te ardhur nga Bostoni,  Demiri grumbulloi ne anen e tij disa elemente perparimtare,  te cilet e kishin capin me te shpejte se koha.  Kesisoj, ne kete beteje,  Demir Rrapua nuk ishte  i  vetem.   Mentare te tjere si Zoto Halili  i  Ramajve;   Dule Alushi,  i  Dulajve;  Qamil Sulua,  i  Malajve;  Muharrem Mehmeti  i  Ramajve etj. u perpoqen te benin te njejten gje.

Kalivaci I Tepelenes,  si vend  i  thate,  historikisht ka qene ne ngushtesi,  per sigurimin e ujit te pijeshem.  Karvanet e kafsheve te ngarkeses ku ne shumice ishin gomeret,  te ngarkuar me bucela dhe radha pambarim e grave  dhe vajzave  te mehalleve te Pusit, me varrjela ngarkuar apo me kazane ne koke,  ne mengjes,  pa “ nxjerre dielli syne ”  dhe ne mukthit,  i  drejtoheshin Donijes per te mbushur uje te ftohte nga burimi  i  Madh,  i  cili ndodhej disa metra  siper lundres,  ne drejtim te rrjedhes se lumit.  Nga te kater mehallet e Fshatit te Madh  ( Pusit ),  vetem ne Hysodosaj,  ne avlline e Xheladin Dajlanit e te  Murat Jahos,  ndodhej  i  vetmi pus,  me uje te pijshem,  te ftohte,  por ai zoterohej nga Myftarajt.  Cesma e Halilet dhe ca me pak ajo e Ninit,  nuk  i  plotsonin nevojat per uje te pijshem.  Nje pus qe remoi bashkefshatari Muharrem Ismail Malaj,  ne vendin e quajtur Kullustra,  nuk mund te perdorej,  as per te pire,  as per te gatuar.  Pusi tjeter,  te cilin tentoi ta remonte xhaxhai yne Isuf Jace Jacaj ( Nelaj),  ne Ahmetaj,  nuk nxorri kurre uje dhe mbeti nje rrezik real,  per femijet e mehalles.

Demir Rrapua, me njohurite qe kishte marre ne Boston ne fushen e gjeologjise, pas vrojtimeve te shenjave dalluese ne terrenin konkret, arriti ne perfundimin se ne arishten me emrin Luadhe, domen  i   familjes te tij,  atje ku dikur ka qene qivuri  i  Bektash Sakos dhe varret e mevoneshme te fisit,  mund te nxirrej uje per te pire.  Ne keto e siper,  Demiri nisi germimin e posit,  i  cili ne thellesine  rreth 35m dha uje te ftohte e te paster, te pershtatshem per te pire.  Damari  i  ujit qe shpertheu,  shpejt mbushi fundin e pusit e duhej administruar.  Gezimi  i  ujit qe doli nga pusi,  ishte  i  madh;  ai mbuloi dhene,  shume shpejt.  Kalivacasit e mehalleve “ te poshtme”,  sidomos Ahmetajt ishin te deshiruar dhe e priten me kenaqesi kete njoftim. Familjaret e Demirit po  “vrisnin mendjen ” per te bere davetin e perurimit te pusit me uje,  kurse  “ arkitektit dhe zbatuesit” te projktit,  Demir Rrapo Mucoimaj,  mendja  i  punonte gjetiu.  Ai mendonte per disiplinimin e ujit te posit,  ne menyre qe njerezit ta shfrytezonin ate ne dobi te tyre.

Per ta arritur kete qellim, Demiri,  me shpenzimet e tij dhe te familjes,  porosity,  ne Vlore  nje sasi cimentoje dhe tubat e nevojshem.  Porosia e Demirit kishte mberritur ne fshatin Shkoze te rrethit te Vlores,  atje ku  Ai kishte te martuar motren,  e cila kishte sjelle ne jete dy djem:  Shaqo e Medin Muka.  Demiri,  per te terhequr mallin,  u hodh ne lundren e Kalivacit dhe vajti ne shtepine e kusherinjve te tij te pare.  Te zotet e shtepise,  e priten kusheririn me nderimet qe  i  takonin e  i  shtruan gosti.  Naten e fundit te marsit te vitit 1928, ne shtepine e kusherinjve,  ne Shkoze,  Demiri u semur,  rende.  Te zotet e shtepise e mbajten ne jatak,  3 dite,  me shprese se mos permiresohej, dhe kur e pane se perpjekjet e tyre nuk dhane rezultatin qe pritej  por  i  semuri po perkeqesohej,  e cuan ate ne Kalivac,  ne shtepine e tij. ku Demir Rrapua nderroi jete.

 Per vdekjen,  para kohe te Demir Rrapo Zenelaj ( Mucoimaj),  thuhen disa versione.  Disa,  e trajtojne problemin sikur Demiri u nda nga jeta aksidentalisht,  pas nje ftohje te rende gjate kohes kur germoi pusin e ujit,  ne Luadhe.  Nje version tjeter,  me  i  besueshem eshte helmimi nga kundershtaret e tij.  Ne fakt,  shpjegimi se,  Demiri u semur tek kusherinjte e pare,  ne Shkoze,  e Atij  i  dolen shkume te bardha  nga goja,  ben fjale per nje helmim te mundshem.

 Po,  kush dhe perse e helmoi Demir Rrapon?   Ky version  i  mundshem,  gjithsesi  mbetet enigme.  Me ate karakter e me ate formim qe kish,  Demir Rrapua nuk beri armiq personale,  por ishte  i  rrethuar nga miq te shumte e besnike.  As hasem nuk kishte;  jo vetem Demiri,  si person por as tarafi  i  tij.  Historianet,  kur ti vije koha,  mesiguri qe do ta thone fjalen,  por ne ndonje perfundim te perafert edhe mund te arrihet.  Personaliteti  i  spikatur,  niveli kulturor dhe karakteri  i  tij tolerant dhe vizioni qe kish per te ardhmen,  ne ate kohe ishin te parakoheshme. Ndoshta ne keta drejtime duhen orientuar kerkimet per te gjetur shkakun e vertete te vdekjes te atij “ dishepulli ”,  i  cili,  zor se mund te perseritet.

Muhamet Demiri

Muhamet Mucoimaj

                    

Demir Rrapua i Mucoimajve e mbylli jeten me lavdi dhe la pas  gjurme te pashlyera,  si asnje tjeter,  ne Kalivac te Tepelenes. Vepra e tij humane,  per te ndricuar mendjet e bashkefshatareve eshte nje gur themeli  e nje orientim  i  qarte nga duhet hedhur veshtrimin.  Demiri la pas nje djale te cilin,  jo mekot e quajti Muhamet.  Muhameti  i  vogel mori emrin e Profetit dhe  i  tille u be.  Nese mund te behet fjale per nje kalivacas te natyralizuar,  i  cili mund te radhitet me njerezit me me vlere e me dinjitoze,  te fshatit tone,  mos e kerkoni gjetke,  vec  tek figura  e Muhamet Demir Mucoimaj,  te cilin,  per fat te keq,  nuk e njohin mjaft te rinj te brezit aktual.  Nuk e kane thene mekot mentaret nga Kalivaci:  “ Nje –  po nje ”!  Dhe njeshi  i  djemve te Kalivacit nuk ka tjeter emer vec ate te  Muhamet  Demirit.  Muhameti,  edhe pse nuk e njohu babane,  ne gen trashegoi tiparet dhe vlerat e paraardhesit te tij lavdimadh.  Nese Muhamet Demiri u be njeshi  i  djemve,  kjo fale genit por dhe edukates e frymes atdhetare qe mori ne familjen ku u rrit ne vecanti roli determinues  i  te mires Dylbe dhe shtylles te asaj dere- xha Sherifit.  Nuk eshte per faj te Demirit,  as te djalit te tij te vetem qe deri me sot,  kane qene “ ne hije ” vlerat e tyre.  Gjetke duhet ta kerkojme kete boshllek.  E mira,  ashtu si dhe keqberja,  nuk mund te humbasin.  Vjen koha e ato “ Pelcasin”.

Rrjedha e jetes te  bonjakut Muhamet Demir Zenelaj ( Mucoimaj),   rrodhi  jo ne vije te drejte por me kthesa te forta e te papritura;   te cilat paten ndikim  ne ecurine e jetes dhe te veprimtarise te tij Atdhetare,  me shpirt e me zemer njerezore,  permes kundershtive e veshtiresive.   Me poshte do te mesoni,   dicka me teper lidhur me personalitetin e spikatur te Muhametit,  jeten e te cilit mund ta perkufiozojme me fjalet e popullit:  “ I miri nuk ka te mira ne jete ”!

  Shkrimi eshte titulluar: “ Saga e Sakajve ”  per faktin e thjeshte se  ne fakt,   kjo histori  i  ngjan nje sage te vertete,   te dhimbshme.

Ndarja nga jeta,   ne menyre te befte e Demir Rrapos,  ishte nje gjeme e madhe per familjen e tij dhe nje humbje e pazevendesueshme per Kalivacin dhe jo vetem.   Ai ishte perhapes  i  diturise,   nje pishetar zemerzjarr e mendjelare,   i  cili vuri piketa te shendosha per arsimimin e njerezve.   Me fjale te tjera,  Demiri u solli dhurate,  kalivacasve ate qe u mungonte  –   driten e diturise. Kontributi  i  tij  i  shquar mund te matet vetem me rolin qe pati puna me fryme atdhetare e rilindasve tane,   te cilet percuan diturine ne vendin tone,   nepermjet arsimimit te njerezve.  

Kuja ne ate prag ra papritur e pa kujtuar e u shnderrua ne nje dhimbje te madhe,   e cila perfshiu mjaft njerez.   Permasa e dhimbjes ishte gati biblike.   Nuk vdiq nje burre,   por u nda nga jeta nje prijes  i  diturise,  i  cili,  me ate qe beri trokiti ne shekuj e do te kujtohet me nderim tere jeten.  Grate e shtepise e te fisit dhe ato qe erdhen nga Toci e nga fshatra te tjere e qane Demir Rrapon me ligje;   sic qahen burrat ne ata vise,  duke  i  vene ne dukje vlerat dhe personalitetin e tij.  Burrat e qane me zemer.   Dikush peshperiti:  “ Sy !  E ka pare syri  i  keq ” !  Te tjere,  perseriten sloganin:   “ Ashtu ishte e shkruar  ” !  etj.

Muhamet Demiri mbeti jetim nga  i  ati kur sapo kishte mbushur  5 muaj e gjysme dhe ishte ne djepe,  i  lidhur me shpergenj e me breza leshi.  Ai nuk mund ta konceptonte gjithe ate gjeme qe ngjau,  tek perkundej embel  nga  dora  e  nenes.   Eshte rast  i  rralle,  kur femija  i  sapoardhur ne jete,   mbetet bonjak dhe nuk e ka perfytyrimin e figures te prindit qe e lindi.    Ata qe vinin per ngushellim,   takonin,   ne hyrje te odes Sherifin,   vellane e vetem te tij  dhe  i  shprehmin  Atij keqardhjen me fjalet: “ Qofte  i  xhenetit dhe ti  rroje djali  ” !  Por djali qe perkundej ne djepen prej druri,   nuk mund ta konceptonte ne tere dimensionin e saj  gjemen e madhe qe kishte ngjare ate dite dhe pasojat qe do ta shoqeronin dhimbjen qe shkaktoi ajo vdekje.  Ai vetem sa kishte nisur te orientohej me sendet qe ndodheshin prane djepes dhe ndjente aromen e qumeshtit jetedhenes te Nenes qe e lindi.   Fati  i  mbrapshte e deshi qe djali  i  vetem  i  Demir Rrapos,  te mbetej  i  vetem ne jete,  kur ende nuk ishte ndare nga shpergenjte qe e mbeshtillnin.   Ai,  pas vdekjes te Babait mbeti dhe pa Nene e kjo ishte gjeme me vete,  madje  mjaft e rende.   Te sorollatesh  rreth ketij fakti,  mendoj se eshte e pavlere,  pas kaq vitesh qe na ndajne nga ajo dite e zeze.  Vetem nje gje duhet thene:¨”Nese vete latanti Muhamet Demiri nuk e ndjente mungesen e pranise te Nenes,  ne rritjen e tij,  Nena Fatime,  doli nga shtepia e bashkeshortit,  me shpirt te vrare, me zemer te copetuar  e me koken pas.  Ajo,  e detyruar nga rrethanat dhe nen trysnine e opinionit qe shtypte e ndrydhte gruan,  si dhe nen presionin e opinionit te atyre qe e gjykuan ceshtjen,   pa perjashtuar vellane e saj te vetem,  te cilin e pyeten dhe i  shtruan darke,  si mik shtepie e.  Ai dha pelqimin qe  motra te “ dilte” nga shtepia e te ndjerit,  duke e lene djalin ne dore te “huaj”.  Zj. Fatime ishte e shtrenguar ti nenshtrohej fatit te zi dhe e la djalin qe mbajti ne bark 9 muaj dhe  i  dha gji  5.5 muaj te tjere, NE KUJDESIN E Nene Dylbes e te xhaxha Sherifit.

 Nuk priti as  te ngrihej ne kembe  i  biri,  mbasi vellai  i  saj shprehu vendosmerine per ta marre motren e ve dhe djalin e saj,  ne shtepine e tij,  ne Vasjar.  Ne keta kushte,  Sherif Rrapua,  nje burre serioz e autoritar,  i  ndershem tek Zoti,  i  kamur  me djersen e ballit,  duke pare mundesite ekonomike dhe njerezore qe kishte familja e tij,  vendosi qe djalin qe  i  la vellai,  ta rriste e ta veseliste vete,  dhe mundesite  i  kishte.   Ai mendonte se pasurine e perbashket qe vuri,  me shume sakrifica,  se bashku me vella Demirin,  duhet ta trashegonte  i  biri  i  ketij te fundit,  Muhameti.  Thone se  Sherifi,   si njeri  i  drejte e  i  ndershem dhe  besimtar i  thekur e human  i  rralle,  kur doli  Fatimeja nga shtepia e burrit,  i  dha me vete nje sasi te hollash,  per sevap.

I mbetur jetim nga Babai,  Muhameti latant nuk gezoi as perkedhelite e Nenes Fatime,  e cila,  ne kushtet qe pershkruam me siper,  doli nga shtepia e burrit dhe vajti tek  vellai  i  vetem,  ne Vasjar.  Ishte teper e re dhe me femije “te braktisur ”,  ( ne kuptimin qe nuk e kishte pas vetes  ),  Ajo  u martua ne fshatin Bylysh,  qe eshte si  nje mehalle e fshatit Kashisht te rrethit te Tepelenes,  me Tefik Hader Zikaj,  i  cili kishte patur peripecite e tij ne jete.  Nga martesa me Tefikun,  Fatimeja solli ne jete tre djem: Hakine;  Qemalin dhe Dilaverin.  Dalja nga shtepia e  Fatimes ishte nje vdekje tjeter e rende,  ne familjen e Madhe Sakaj dhe u percoll me kuje,  sikur te ishte ndare nga jeta.

 Pavaresisht se Muhameti,  nuk e ndjeu me doren e ngrohte dhe qumeshtin e embel  te Nenes, qe buronte nga trupi I saj I ngrohte,  Ai e kerkoi Ate vazhdimisht Nenen,   deri sa e gjeti.  Mes brenges dhe gezimit,  me 5.12.1940,  Fatimeja ra ne shtratin e vdekjes  e u nda nga jeta,  me plage ne zemer,  per Muhametin,  te cilin e kishte nxjerre nga shpirti,  jo nga trupi,  te cilin nuk e degjoi  te artikulonte fjalen e embel,  Nene.  Ai sapo kishte nisur te belbezonte fjalet e para dhe te ravijezonte portretin e Nenes,  e cila, me koke mbi djepe,  i  kendonte ninullat e kohes.  Mes fjaleve te shumta qe  i thosh te birit,  Fatimeja,  i  perseriste urimin e shpirtit: “ U befsh si babai yt ”!  Dhe Muhameti,  sic e uroi Nena,  jo vetem qe u rrit,  me shtat si lis,  por trashegoi nga  i  ati  tiparet me te vyera dhe virtyte te spikatura miresie.

Burri i  dyte  i  Fatimese,  Tefiku,  ishte luftetar  i  Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar.  Ne betejen  e Qafes te Mirices,  me 27 qershor te vitit 1943, Ai ra deshmor  i  Lirise.  Muhameti u rrit, kur u ndergjegjesua  i  gjeti vellezerit nga Nena dhe mbajti lidhje te vazhdueshme me ta,  me dashamiresi  e me kenaqesi,  deri ne fund te jetes se tij.  Ai vendosi  lidhjet e humbura edhe me familjen e  Merjemes te ndjere,   bashkeshortes te xhaxha Sherifit,  nga fshati Kashisht  i  rrethit te Tepelenes.  Duhet thene se Muhameti,  i  donte e  i  respektonte shume ata;  kur ishte rasti edhe  i  ndihmonte  e  i  orientonte drejt ne jete,  vellezerit uterine, sic qe rasti me vellane e vogel –  Dilaverin.

Muhamet Demirin e rriten me te gjitha gjerat e domosdoshme dhe mes perkedhelive  sipas moshes,  gjyshja Gjylo dhe Nena adaptuese,  e mira dhe e zonja –  Dylbe, te cilat ishin dy gra te fisme e zemermira,  qe bene emer,  me miresine e shpirtit te tryre bujar.  Djali  i  vetem  i  Demir Rrapos,  trashegoi nga  i  Ati dhe nga paraardhesit,  te cileve u ngjante,  deri ne thua,  por u rrit e u mekemb nen veshtrimet  e rrepta dhe  ne perkujdesjen e dy grave fisnike,  te cilat percollen tek djali qe rritej bonjak tiparet me te mira te burrave te fiseve ne te dyja anet dhe e burreruan ate,  para kohe e me vlerat e nje burri te kohes.

Qe ne femijerine e hereshme,  tek Muhamet Demiri u duken shenjat e nje djali teper te zgjuar,  te shkathet,  te dhimbsur,  bujar,  human  e me vullnet per te mesuar.  Meqenese ne familjen ku u rrit,  kishte te gjitha te mirat qe  i  duheshin dhe kishte perkujdesjen e grave te nderuara Nene Dylbes dhe gjyshe Gjylos,  kur u be ne moshen kur mendonte ne menyre autonome,  Muhameti gjeti nenen qe e solli ne jete,  te ciles nuk  i perfytyronte  as tiparet e fytyres dhe kerkoi te dint per BabanE,   te cilin nuk e pa kurre. Muhameti,  deri vone njihte per nene adaptuesen e tij,  Dylben fisnike dhe per baba Ceco Sherifin.  Vetem pas regjistrimit te pergjithshem te popullsise,  ne vitin 1945,  Muhameti mesoi te verteten dhe mori atesine dhe mbiemrin qe  I  perkiste.

Femijerine,  Muhamet Demiri e percilli si gjithe moshataret e tij;  duke ruajtur bravaret e familjes dhe duke mesuar,  ne te njejten kohe, autodidakt .  Ai nisi te shkruaje e te lexoje,  me shpejt se basahkemoshataret e tij dhe ishte nje hap perpara moshes qe mbante.  Sic shkruan veteran  i  Luftes,  Teki Sherif Zenelaj ( Mucoimaj),  djali  i  dyte  i  Ceco Sherifit,  moshatar  i  tij,  njeri nga partizanet e oreve te para te Kalivacit:  “ Muhameti  ishte teper  i  zgjuar e mjaft tolerant”!  Te dyja keto tipare te spikatura ,  Ai  i  trashegoi nga  i  Ati,  te cilin nuk e pati shansin ta njihte.  Nga rrefimet e me te rriturve,  Muhameti mesoi se Babai I tij, dikur kishte sjelle nga emigracioni  i  gjate ne Boston te Amerikes,  disa abetare,  libra,  revista e gazeta,  ne shqip,  te botuara nga shoqata atdhetare “ Vatra”,  me te cilat hapi nje kurs kunder analfabetizmit,  ne Kalivac,  me 17 vete.  Natyrisht,  bemat atdhetare te Babait te tij,  e benin krenar Muhametin djale te ri,  per ate cike Baba me te cilin ngjante sic jane njelloj dy pika uji.  Keto dhe emri   i  mire qe  i  la Babai,  Muhametit  adoleshent,  i  sherbyen si  hajmali ne udhen e ndritur qe nisi, me deshiren qe te ngjante sado pak me ate deli Babe.

Sherif Rrapo Mucoimaj,  e donte dhe e nderonte shume te vellane,  Demirin dhe  falenderonte Zotin qe  i  la si kujtim nje djale,  i  cili mori udhen e Babait.  Ne nderim dhe per kujtim te vellait te ndjere,  Ceco Sherifi,  kembenguli qe nipi  i  tij akoma  i  parritur  te njihte pjesen e mallit qe  i  kishte lene trashegim  i  Ati. Te gjithe e njihnin kontributin e Demir Rrapos,  me mend dhe me te holla,  per zgjerimin e ekonomise bujqesore te familjes te madhe,  dhe per mbrothesine e saj.   Si njeri  i  drejte e  i  ndershem qe ish,  Sherif RrapoMucoimaj,  qe me gjallje ndau mallin,  shtepine dhe gjene e gjalle,  duke u thene te gjitheve se” x”  mall eshte  i  Muhametit,  djalit te vetem te Demirit.  Qellimi  i  ketij veprimi tejet njerezor te xha Sherifit,  ishte vetem nje:  Ta dinin familjaret,  te afermit,  fisi dhe vete Muhameti,  perkatesine pasurore te tij.

 Fakti qe djali  i vetem i Demir Rrapos po rritej shpejt e vrullshem dhe po kapte moshen madhore,  e bente te domosdoshme kete veprim prej bujari,  ne shpirt.  Vete xha Sherifi caktoi per banese oden e madhe,  te cilen,  deri vone,  te gjithe e dinin dhe e quanin oda e Demirit. Sherif Rrapua, po ashtu caktoi dhe  pjesen e arave dhe te gjese te gjalle qe  i  perkiste nipit te tij.  Pjesen e tij,  njohu Muhameti dhe tek bagetite e imeta,  tek gjedhet e tek kafshet e ngarkeses e te kalorsise dhe ne arat ne Luadhe;  ne Llageme e gjetke.  Nje hap  i  tille,  burreror e bujar,  vjen ne kundershtim me disa praktika te kohes se sotme,  kur vellezerit ndahen me sherr e me shamata.  Disa thone se iku ai brez njerezish te ndershem.  Deri diku,  ky slogan eshte  i  drejte, por me duhet te them se njerezit e mire e te arsyeshem nuk jane sosur, pavaresisht se vendin e njerezillekut e ka zene babezia dhe  mungesa e dashamiresise.

Pushtimi fashist  i  vendit tone,  7 Prilli  i  vitit 1939,  e gjeti Muhamet Demirin,  ne moshen 13 vjecare.  Ai nuk ishte  i  njejte me bashkemoshataret e tij,  ne mehalle e ne fshat por shquhej per fizik me te zhvilluar e me te forte,  per zgjuarsi natyrale,  per ndjenje komunitare  dhe  i  kishte hipur nje nur  i  bukur qe shendrinte dhene.  Fashistet italiane,  per qellimet e tyre strategjike,  piketuan dhe hapen trasene e udhes automobilistike  qe pershkon,  mespermes,  Malin e Bardhe dhe vargmalet e Gribes,  dhe lidh qytetin e Vlores  me Tepelenen,  nepermjet krahines te Lopesit e vazhdon me tej,  ne Gjirokaster e ne shtetin fqinje te Jugut.

 Kantierin kryesor te ndertimit,  pushtuesit italiane e ngriten ne vendin e quajtur Luadhe,  pak  (disa dhjetra metra),  ne veri e poshte mehalles Hysodosaj,  tek ullinjte e kesaj mehalle dhe atje ku ishin pronat e Sakajve.

Muhameti adoleshent u “ punesua ” ne kete ndermarrje,  e cila rezultoi fatlume per bonjakun 13 vjecar,  i  cili  brenda nje kohe shume te shkurter  ( aq sa zgjaten punimet e rruges pertej lumit),  mesoi mjaft mire Gjuhen Italiane;  me shkrim e me te folur.  Me vone,  ne rrethana te tjera,  Muhameti mesoi dhe gjuhe te tjera,  si Greqishten e Rusishten,  te cilat  i  sherbyen djalit te vetem te Demir Rrapos,  ne udhen e tij te ngjitjes e ne jete.

 Me 15 qershor te vitit 1943, ne mbledhjen qe organizuan tek Ullinjte e Hysodosajve militantet komuniste:  Mustafa Matohiti;  Hysni Kapo;  Abaz Shehu,  Adil Carcani etj;  ata u bene thirrje banoreve te Kalivacit qe ata te hidheshin ne Luften clirimtare. Ne radhet e njesiteve partizane te Zones se Pare Operative  Vlore –  Gjirokaster,  dy djemte e Sherif Rrapo Zenelaj ( Mucoimaj): Tekiu dhe Ferriku, si mjaft bashkefshatare te tyre kalivacas perqafuan thirrjn e Komitetit Qarkor te Partise Komuniste per Gjirokastren dhe hodhen ne sup pushken partizane e dolen malit, per Liri.  Ata,  ne cdo luftim treguan shembuj te larte trimerie dhe qendrese,  duke nderuar veten,  familjen e origjines dhe te dy fshatrat respective,  si Tocin nga erdhi  i  pari  i  tyre dhe Kalivacin ku u linden e u rriten.  Muhameti,  si  i  gatuar nga  i  njejti brume,  ishte  i  ri komunist,  por,  per shkak te moshes akoma te parritur dhe per faktin se ishte trashegimtar  i  vetem,   nuk u pranua ne radhet e partizaneve  por u rrjeshtua ne Ceten Territoriale  qe vepronte ne zonen e pushtuar nga armiku.  Ai dhe ceta ku bente pjese,  vepronin ne interes te formacioneve partizane.  Mbledhja qe u zhvillua tek Ullinjte e Hysodosajve  i  parapriu ngjarjes madhore,  te 10 gushtit te vitit 1943,  kur,  ne Donije te Kalivacit,  tek rrepet shekullore hijerende,  u formua Batalioni Partizan,  i  cili u pagezua me emrin e  “  Baba Abazit ”  dhe perfshinte partizane  nga Kalivaci e nga treva perrreth.   Qysh ne diten e pare,  50 vajza e djem nga Kalivaci u rrjeshtuan ne formacionet partizane,  duke hedhur ne sup pushken  e dolen ne mal, per te shporrur armikun pushtues.

Veprimtaria luftarake e Muhamet Demirit ne radhet e cetes territoriale ishte e shumellojshme.  Ai kryente detyren e korrierit partizan,  misioni luftarak  i  te cilit ishte  te lidhte formacionet partizane qe vepronin ne ate zone, me terrenin luftarak ( fshatin).  Partizanet kalivacas, si dhe te tjere bij e bija te popullit tone,  kur dolen ne mal,  per liri,  lane ne fshat,  familjet,  grate me femije te parritur e me pleq ne shtepi;  lane mallin e gjene sheshit dhe, sic mund te thuhet;   i  lane qete e ares,  ne parmende,  te mprehur.

 Muhamet Demiri dhe shoket e tij te rrjeshtuar ne njesitin territorial te fshatit kujdeseshin,  me pergjegjesi partie dhe me nderin e familjeve te tyre,  per sigurine e familjeve te partizaneve dhe per te siguruar paprekshmerine  e mallit e te gjese te tyre.  Per te kryer kete detyre delikate e me pergjegjesi te vecante, Muhametit korrier,  me dyfek ne krah,  i  duhej te vigjelonte ne cdo skute te fshatit,  e ne cdo shtepi per te vrojtuar levizjet dhe veprimtarine e kundershtareve te levizjes nacionalclirimtare,  dhe informacionin e grumbulluar tua percillte komandave te njesiteve partizane qe vepronin ne ate Treve.

 Fale zgjuarsise,  burrerimit te parakohshem,  guximit dhe trimerise evidente,  vendosmerise per ta vene tere qenien e tij ne sherbim te ceshtjes te madhe  –  clirimit te vendit dhe shporrjes te fashisteve nga trojet ametare.  Muhamet Demiri e bente naten dite  e nuk  i  vinte ne kandar veshtiresite e motit e te terrenit,  perpara detyres  luftarake.  Terrenin,  ne Kalivac e ne fshatrat fqinje,  Ai  e njihte ne detaje dhe e kishte shkelur vendin ne cdo pellembe te tij.  Ai dinte si te vepronte kur binte shi e kur frynte ere e ftohte suferine;  kur nata ishte e erret dhe kur terreni behej  i  rreshqitshem si rrjedhoje e rreshjeve te vazhdueshme.

  Territori  i  Kalivacit,  nga Cesma e Thate deri tek Varri  i  Hasan Memos dhe nga arat e Musa Mehmetit,  ne Margellic;  deri ne buzen e lumit,  pershkohet nga perrenj te shumte e te rrembyeshem.  Ne hapesirat kalivacase,  perrejte kane si vecori karakteristike,  befasine.  Ata,  paradite mund  te jene te thate,  apo me pak uje,  por mbas shirave ( shume shpejt) kthehen ne ujeplote e te rrembyeshem qe fshijne e marrin perpara cfaredo qe ndeshin ne rrjedhen e tyre. Edhe Perroi  i  Llaskos,  i  cili eshte ndoshta me   “  I ngatheti ”,  behet  i  frikshem e kalohet me veshtiresi mbasi vershon.  Muhameti  i  njihte mire vecorite e tyre dhe dinte,  ku mund te kaloheshin ata,  diten e naten.  Ai e kishte shkelur,  terrenin ne cdo pellembe,  fale vajtjes se tij me bageti te imeta,  qysh kur ishte femije.  Muhameti ishte trim e nuk pyeste fare,  as per naten;  as per shiun dhe eren me suferine,  nuk  i  kishte frike,  as kundershtaret,  as qente e shumte e te eger te fshatit.  Muhameti kishte dhe njohje e perkrahje te gjere ne fshat, jo vetem si pinjoll  i  nje familje me potence e fisnike, por dhe si bonjak  i  nje burri te ndiere, sic ishte Demiri, vella  i  Sherif Rrapos,   i  cili njihej si njeri nga njerezit me burrerore e me te respektuar ne fshat.

Muhamet Demirit nuk ia bente syri “ terrt”; ai , shpesh kalonte neper territoret e ruajtur nga armiku; per ta realizuar kete, Ai shfrytezonte naten e erret dhe me rreshje , dhe “ fluturonte” , pa u ndiere, mbi opingat e llastikut, te lehta e te padepertueshme nga ujet. Mund te pohoj, pa medyshje se Muhamet Demiri, fale aftesive te tij te rralla, ishte ndoshta njeri nga pjesetaret me aktive e me te suksesshem te cetes territorial te fshatit.

Shtepia e Sherif Rrapos , ne Ahmetaj te Kalivacit, u kthye ne nje baze te fuqishme e te sigurt te Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar. Dy djemte e tij: Tekiu dhe Ferriku ishin partizane e luftonin  kunder fashisteve, te inkuadruar ne formacionet partizane; Muhameti vepronte ne terren, por dhe Dylba dhe Sherifi, se bashku me Qemalin e me Hekuranin e vogel, pritnin e percillnin partizane, te cilet I lanin e I nderronin, I ushqenin e I pajisnin me torbat me buke e me municione, madje dhe me arnmatim , per partizanet e tjere. Shtepia e xha Sherifit , ne pozicion te favorshem  lehtesonte ardhjen dhe largimin e partizaneve, pa u pikasur nga spiunet e fashizmit , te cilet kishin gjetur strehe dhe perkrahje edhe mes kalivacasve.

 Muhameti, me zgjuarsi e shkathtesi dhe me tiparet e rralla qe u thane me lart, ishte ne rolin e shoqeruesve te partizaneve qe hynin e dilnin ne shtepine e tij , por dhe bente sigurimin fizik te tyre. Drejtuesit e formacioneve partizane, te cilet I ndiqte fashizmi kemba – kembes, jo vetem qe ndiheshin te sigurt ne shtepine e Sherif Rrapos, por , kur largoheshin per te vajtur ne krye te formacioneve luftarake partizane, merrnin me vete , krahas materialeve luftarake, veshmbathjeve e ushqimeve,  edhe shume dashuri e perkrahje totale, per ceshtjen e madhe te Lirise te Atdheut. Te zotet e shtepise te Sakajve, kur hynin e dilnin partizanet ne kete shtepi baze lufte,  I pershendesnin ata , me grushtin lart e me pershendetjen: “ Vdekje fashizmit; Liri Popullit”! Te dyja palet, kur ndaheshin, I uronin njeri-tjetrit: “ Me nje Shqiperi te lire”!

Ne shtepine e Sakajvekane gjetur strehe disa nga drejtuesit kryesore te Luftes Nacionalclirimtare te zones te Pare Operative Vlore- Gjirokaster si Mehmet Shehu; Hysni Kapo; Mustafa Matohiti; Adil Carcani; Shevqet Peci; Jaho Gjoliku; Shenasi Dragoti; Parashqevi Shehu etj. Ne cdo rast, muhameti dhe bashkepunetoret e tij kishin detyra te veshtira e me pergjegjesi te madhe. Mbi ta binte barra per te siguruar jeten e partizaneve e te drejtuesve te Luftes Clirimtare ne shtepite ku ata bujtnin dhe per te siguruar udhet e afrimit e te largimit, te cilat , disa here kalonin neper territore te pushtuara..

Kalivacasit, ne shumice  ishin ne perkraje dhe mbeshtesnin Levizjen per clirim kombetar, por, ne fshat, per fat te kequ organizua dhe nje berthame nacionalistesh, kryesisht me njerez qe ishin nen ndikimin shoqeror ose ne lidhje miqesie me disa krere te Ballit Kombetar edhe kur ai ra ne preherin e bashkepunimit me pushtuesit. Kreret e nacionalisteve te fshatit tone, I dinin mire bazat e Luftes Nacionalclirimtare  dhe partizanet e familjet e tyre te cilet I ndiqnin hap pas hapi. Prandaj Muhamet Demirit dhe shokeve te tij u duhej ti benin “ syte kater” qe te mos ti nxirrnin bujtesit e tyre ne priten e kundershtsreve te armatosur, perndryshe do te quheshin beseprere.

29 nentori I vitit 1944, clirimi I plote I Shqiperise  nga nazifashistet e gjeti Muhametin 18 vjecar. Ai ishte ne kulmin e energjive djaloshare;   i  pjekur e me vizion te qarte per te ardhmen qe e priste.  Muhameti dhe familja e tij e madhe e Sakajve erdhen fitimtare e faqebardhe,  perpara historise,  mbasi kishin dhene nje kontribut te ndjere,  ne luften per shporrjen e pushtuesve dhe  i  sollen lirine e shumekerkuar,  popullit  dhe vendit tone.  Si bir  i  denje  i  nje geni atdhetaresh te cilet moren udhen e nderit dhe prune lirine.  Muhameti,  ndihej krenar,  jo vetem per kontributin e cmuar qe kishin dhene kusherinjte e tij ne lufte dhe e gjithe familja ne mbeshtetje te Luftes Clirimtare,  por dhe per ate ndihmese modeste,  por me shume vlere qe dha vete,  duke  i  kryer detyrat luftarake te korrierit partizan,  me vullnet e aftesi dhe me perkushtim te rralle.

Krenaria e Muhamet Demirit kishte ne baze,  ne menyre te vecante,  ate pjese qe  i  perket “amanetit ” te Atit te tij  –  Demirit,  i  cili “ u shkri ” per shqiptarine dhe me veprimtarine e tij atdhetare,  e kish renditur veten me burrat trima me flete te cileve u kendohet kenga qe kur jane gjalle si: “ … Te rritur neper male, me libra ne gji…”!

Me duhet te theksoj,  me tere fuqine e mendjes e te shpirtit se Kalivaci  i  Tepelenes,  por jo vetem ai,  i  mbetet borxhli,  ne jete te jeteve,  zjarrmetarit,  qe ndezi,  i  pari zjarrin e drites te diturise dhe cau me guxim,  si Ai,  erresiren shekullore  qe kishte pllakosur ate fshat.  Percjellja per ne banesen e fundit e Demir Rrapo Mucoimaj,  ne moshen 41 vjecare, ishte jo vetem madheshtore, sic  i  takonte atij Burri,  por shkaktoi,  nje trishtim te pazakonte dhe nje habi.   Kujt nuk i theri zemra per humbjen e atij njeriu te rralle.  Disa nga ata qe moren pjese ne kortezhin e permortshem pyesnin,  me habi,  njeri-tjetrin e mbetedshin pa pergjigje:  “ Si ndodhi kjo gjeme e befte ”?  Tjetri,  me hapin e rende,  me koken te perkulur e me “  malin e dhimbjes mbi supe ”,  ngaqe nuk dinte si ta spjegonte kete ndodhi fatkeqe,  me gjysme zeri  i  pershperinte shokut qe ecte prane tij:  “ Allaten, nga Zoti ”!  Por fjalet e ngushellimit nuk zinin vnd,  ndonese dilnin nga shpirti  i  njerezve.  Figura e Demir Rrapos,  mund te thuhet se ishte ne kufijte e Biblikes dhe pesha e fjales nuk mjaftonte per ta “mbajtur ” kete dhimbje te madhe.  Ne kohen kur ngjau “ gjema ” shumekush nuk e kuptoi humbjen e madhe;  ndonjeri nuk e cmoi sa e si duhet ate;  pati dhe ndonje te rralle qe ferkoi duart,  me dashakeqesi se  i  erdhi koha te shpaloste vlerat e tij.

 Demiri qendronte mbi te gjithe e u jepte drite te gjithe njerezve qe ndodheshin prane tij.

Fjalet e ngushellimit te burrave qe kishin hidherim ne shpirt ishin te thjeshta  e vazhdim  i  tradites  shumevjecare kalivacase.  Ato ishin fjale zemre por nuk mund ti mbanin brenda permasat e atij mbinjeriu.  Sapo hynin tek dera e odes te burrave,  pelegrinet,  mes vajtimit me ligje e me cjerrje faqesh te grave qe ishin ulur ne oden fqinje,  burrat  i  drejtoheshin Sherifit me fjalet ngushelluese,  ne te cilat kurajua ishte brenda: “ Qyc e liga ”; “ Qofte  i  Xhehnetit ”; ““Kader nga Zoti ”; “  Ti rroje djali,  vellai dhe gjithe ata qe la pas ”; “ atje qe e thene “ etj . etj. Nje burre qe ngjante me nje kreshnik,  nga ata qe rrefehen ne legjenda,  mbasi u ul kembekryq ne vatren te shtruar me qilime mbi shilten e leshte  poshte te ndenjurave e me sharkun te hedhur kraheve,  mbasi peshtetej pas jastekut me tantela anash,  me qellim qe t’u jepte  kurajo te hidheruarve,  nisi  rrefimin e njohur e te degjuar me dhjetra here ne vatrat kalivacase kur ndodhte gjema e radhes:  “… Ia dha gurit;  ai u copetua;  ia dha drurit;  ai u ca;  ia dha njeriut; ai e duroi ”! Behet fjale per dhimbjen.  E keshtu vijonin copezat e bisedave disa nga te cilat ishin biseda te pambaruara,  mbasi ne shtepine ku ra gjema,  hynin e dilnin mjaft rekimtare.

 Dashamiresit ishin te papare ne Kalivac,  ata nuk kishin orar dhe te zotet e shtepise,  ne cdo ore te dites,   duhet te ishin te gatshem per ti pritur e per ti percjelle. Ne oret e mbremjes, kur oda ishte plot me burra e me gra,  te pranishmit rrefenin,  sic  i  dinin copeza jete dhe episode nga bemat e Demir Rrapos te Mucoimajve.  Ne esence bisedat silleshin rreth gjykimit te kohes:  “Ashtu ishte e thene ”!   Ky perfundim e kishte bazen tek bestytnite qe sundonin ne mendjet e bashkefshatareve tane dhe ushqehej nga fakti se  Demir Rrapo Mucoimaj , kaperceu dete e oqeane,  punoi rreth 19 vjet ne emigracionin e larget,  ne Boston te Amerikes dhe erdhi e u fik ne vatan,  ne Kalivac te Teppelenes,  ku kishte rrenje te thella origjine dhe e donte shume.

     Arsimimi dhe punesimi

Me shkollen shtatevjecare te perfunduar dhe me Gjuhen Italiane te pervetesuar,  Muhameti,  fale zgjuarsise te lindur,  shkathtesise te trupit dhe biografise “brilante”,  ne vitin 1950  u “vesh” nenoficer policie,  ne Degen e Puneve te Brendshme te rrethit te Gjirokastres,  mbasi kishte kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak,  ne kete njesi.  Duke qene ne krye te detyres te veshtire te ruajtesit te rendit,  Muhametit iu krijua Shansi per te vazhduar studimet ne shkollen njevjecare te policise ne Tirane,  te cilin e shfrytezoi e nuk e la ti ikte nga dora.  Mbasi mbaroi kete shkolle,  Ai u titullua officer e u transferua ne Degen e Puneve te Brendshme,  ne Tirane,  duke ruajtur profilin e ruajtesit te rendit. 

 Gjate kohes kur sherbente ne Gjirokaster,  Muhameti mesoi te shkruante e te lexonte lirshem Gjuhen Greke.  Mesues  i  tij u be nje mjek  stomatolog  i  cili kryente denimin me burg,  ne Kalane e Gjirokastres. Kesisoj,  bonjaku  i  rritur atyre henave duke ruajtur bravaret  u be njohes  i  tri gjuheve:  Shqipes; Italishtes dhe Greqishtes.   Dy gjuhet e huaja,  Ai  i  mesoi autodidakt,  fale zgjuarsise te tij te lindur.

Ndershmeria,  ciltersia dhe besnikeria ishin te tjera “ medalje ” qe shendrinin figuren e djalit te Demir Rrapos.   Si argument bindes per te vertetuar kete tipar te Tij,  na vjen ne ndihme nje argument nga koha kur Ai ishte ruajtes  i  rendit ne Gjirokaster,  disa te kamur te qytetit dhe te rrethinave,  kishin depozituar ne kala 5 grumbullime floriri. Ose ishte thesari qe shteti komunist u konfiskoi te kamurve. 

Muhameti jo vetem qe  i  ruajti,  me besnikeri te rralle  e ari nuk u prek,  por brenda kompetencave,  njoftoi  “qendren ”.  Sa hap e mbyll syte,  mberriten ne Gjirokaster rreth 200 agjente policie,  nga Tirana,  te cilet e moren sasine e arit.  Kjo ishte vlere me vete e Muhametit, e cfare vlere?  Gjykojeni vete kete!  A eshte e mundur kjo ne kohen e sotme?  Si ka thene populli yne:  “  Te futesh doren ne mjalte e te mos lepish gishtat ”?  Ja pra,  Muhamet Demiri,  i  tille ishte!  Interesante ishte  “ zemergjeresia ” qe deftuan eproret e Muhametit,  te cilet,  ne shenje shperblimi per besnikerine qe reflektoi,  i  dhuruan Atij nje stilograf te arte dhe nje cifte gjahu te lare me flori.  Mirepo ndershmeria e djalit te Demir Rrapos nuk kishte kufi.  Ai,  stilografin ia dhuroi Kadri Azbiut,  me te cilin kishte njohje,  kurse ciften ia dhuroi Mehmet Shehut,  ne shenje respekti per te.  Nuk  i  “ ngjitej ”  gjeja e tjetrit,  Muhametit.  Keshtu e kishin edukuar xhaxha Sherifi dhe Nene Dylba;  te dy fisnike nga rrenja.

Kur erdhi ne kryeqytet,  Muhameti,  shfrytezoi ne te mire te tij,  kushtet e pershtatshme te te qenit prane institucioneve qendrore dhe vazhdoi,  2 vjet shkollen e policise te asaj kohe.  Kjo shkolle  i  dha privilegjin te emerohej komisar politik,  me funksion te mbulonte sektorin e pasaportizimeve.  Ne ata vite,  kishte mjaft shanse per t’u specializuar me tej.  Keshtu,  ne vitin 1957,  Muhamet Demiri,  mori udhen per ne “metropolin e Kampit Socialist”, per ne Moske,  ku qendroi rreth 6 muaj,  ne nje kurs specializimi policie.  E mesoi dhe Gjuhen Ruse,  e cila,  ne ata vite, ne vendin tone  ishte ne mode.  

Ne vijim te specializimit te metejshem,  ne vitin 1960,  Muhameti kreu nje kurs te avancuar politik,  me specialiste te kualifikuar te sektorit te policise,  nga vendet e Lindjes.  Shkollat,  kurset e specializimit dhe praktika shumevjecare,  e bene Muhamet Demir Zenelaj ( Mucoimaj) nje kuader te kompletuar nga ana profesionale.  Po t’u shtojme ketyre dhe  tiparet e qenesishme te karakterit te tij,  u perftua nje officer,  me te gjithe kualitetet e nevojshem,  te cilet  benin te mundur kryerjen e detyrave me te larta.  Kete e provoi praktika e mevoneshme e jetes se tij si ushtarak.

Ne vitin 1955,  kur Muhamet Demiri ishte me detyre ne Degen e Puneve te Brendshme te rrethit te Tiranes dhe kishte nisur “ te shkelqente ”  ne krye te puneve,  duke deftuar devotshmeri e perkushtim te rralle,  Ai lidhi martese me te bukuren Sanije Jaupaj,  nga fshati Allkomemaj  i  rrethit te Tepelenes.  Lidhja mes te dyve,  sic ishin kushtet,  u realizua me mbleseri.   Dasma u be ne Kalivac,  me shume dasmore e sic e kerkonte tradita  vendase.  Ne shtepine e Sherif Rrapos,  i  cili e kishte rritur dhe edukuar Muhametin, te cilin nuk e ndante nga djemte e tij,  gezimi dhe hareja kapen kulme te rinj.  Nene e mire,  iu be Muhametit,  ajo cike Dylbe,  e cila nuk pati fatin te bente femije,  por u ndodh fatlume qe shtepia e saj nuk u shua sit e tjera dyer,  por u mbush me cicerima femijesh qe erdhen  “ duar – duar ”.

Dasma e Muhametit me Sanijen zgjati plot nje jave;  me kenge e me valle;  me raki e me mish te pjekur ne hell dhe me krisma armesh qe nuk kishin te pushuar.  Sipas zakonit te vendit, Nusen e re erdhen per ta pare grate e mehalles e ato te fshatit.   Ne cdo grup grash qe vinin per urim,  njera  ( zakonisht me e moshuara e ajo me me shume autoritet ),  ishte  “ komandante ”.  Ne njeren nga dergatat e grave,  nje grua  ziliqare,  duke e pare nusen me vemendje te madhe,  nga kembet tek koka,  pikasi bukurine e rralle te saj dhe  i  mbeten syte tek floket e saj te cilet ishin “ leshuratende ”  e  i  shkonin per bukuri asaj fytyre engjellore. Sanija  i  mblidhte floket prapa kokes dhe nje gershet  i  pleksur me merak,  i  zbriste deri ne vithe.  Gruaja me sy te keq,  mbasi dergata e grave kaloi  Bahcen e Dajlanit e po futej tek Perroi I Llaskos, me ze te mekur,  u peshperiti shoqeve:  “… kjo nuse , qenka shume e bukur e nuk do te trashegohet ”. Ajo grua shpirtkatran  qe beri Kasandren,  sikur ndolli prapesineqe pasoi.

Sanija e bukur,  pas nje viti nga martesa me Muhametin,  solli ne jete nje vajze –  Festimen.  Xha Sherifi besimtar dhe nene Dylba,  praktikane ne Teqene e Koshtanit,  do te donin qe femija  i  pare,  sic e donte tradita,  te ishte djale,  por nuk u deshperuan duke gjykuar se keto jane punet e Zotit dhe se cifti ishte  i  ri e do te bente te tjere femije;  vajza e djem.  Krahas gezimit te pamate qe pruri ne ate vater ardhja e vajzes  se  vogel,  gezimi nuk shkoi  i  qete e pa kundershti.  Xha Sherifi,  si besimtar  i  devotshem,  kishte deshiren te perjetesonte emrat e Gjylos dhe te fisnikes Dylbe.  Per te zbatuar rregullat e pashkruara te vijimesise te emrave, Ai ishte I mendimit qe vajza e vogel, kur te thyhej bukaniqja, te duartrokitej nga femijet , duke perseritur emrin Gjylo. Ky mendim ndeshi ne kundershtimin e Muhametit, djalit te vellait te ndjere, I cili iu drejtua xhaxhait: “ Jo or xhaxha Sherifi, vajza erdhi ne jete , kur festohej dita e perurimit te Batalionit “ Baba Abaz”, ne vitin 1956; jemi ne feste , ndaj do ta quajme Festime. Dhe vajzes te sapolindur i mbeti emri Festime. Edhe pse ishte teper e veshtire ti dilje perpara atij Burri shume autoritar e te mencur; Muhameti e pati guximin ta bente kete. Xha Sherifi dhe familja e tij ishin te lidhura ngushte me Partine Komuniste; shtepia e tij ishte baze e Luftes Nacionalclirimtare dhe e personaliteteve partiake, pas clirimit te vendit; prandaj , gjykoi se nuk I shkonte ky qendrim , prandaj mori pozicionin e duhur dhe hoqi dore nga mendimi I meparshem , I cili , ne fund te fundit ishte tradicional e konservator.

Pas Festimes, cifti : Sanije e Muhamet Zenelaj ( Mucoimaj) sollen ne jete edhe dy djem: Shkelqimin dhe Arbenin. Ky I fundit u lind ne qytetin e Korces, ku Muhameti ishte ne funksionin e Komisarit te Deges se Brendshme te rrethit. Familja po konsolidohej , por bashkeshortja e Muhametit- Sanija, e cila rezultoi me semundjen e epilepsies, pas lindjeve, nuk u permiresua; perkundrazi, semundja e saj u agravua , me shume. Veshtiresi te tjera  i  dolen perpara te mirit Muhamet Demir Zenelaj ( Mucoimaj). Mjekimet nuk po jepnin efektet qe priteshin; psikoterrapia nuk solli permiresim, mbetej vetem nje shteg  i  hapet, ndryshimi  i  klimes. Ne keta kushte, Muhameti kerkoi te transferohej , ne rrethin e Kolonjes, ne te njejten detyre, me shprese se mos ndikonte ne permiresimin e shendetit te bashkeshortes se tij, klima kontinentale  e rrethit te Kolonjes. E zonja e shtepise zj. Sanije, jo vetem qe nuk u permiresua, por nga dita ne dite , u be me keq. Atehere, Muhameti, I detyruar, nga rrethanat , duke gjykuar nga fakti qe bashkeshortja Sanije, nuk ishte , ne gjendje te menaxhonte as familjen , as femijet e nuk mund te kujdesej per bashkeshortin ne detyre delicate, u shtrengua ta conte tek vellezerit, ne fshatin Krahes te rrethit te Tepelenes, fmijet qe Ajo lindi, u detyrua ti dergonte ne Shtepine e Femijeve, ne Tirane, duke I privuar nga kujdesi I nenes te paafte per menaxhimin e familjes.

Ne keta kushte mjaft te veshtire per familjen e Muhametit, ate e transferuan ne Tirane e me pas e emeruan Komisar Politik te Deges se Puneve te Brendshme te rrethit te Beratit. Ne Berat, Ai sherbeu deri ne vitin 1971. Gjate  Kesaj periudhe, ne muajin nentor te vitit 1966, pa dasme e pa buje, Muhameti, I ndodhur ne kushte te renda familjare, lidhi martese me zj. Edije Brace, nga Berati, me te cilen solli ne jete dy femije: Lorencin dhe Entelen; te cilet , aktualisht jetojne ne Milano. E mendoi gjate, kete pune dhe  gjeti vete zgjidhjen, mentari.  Me zj. Edije Muhameti u lidh ngushte dhe e donte shume, por nuk e pati fat jetesen te gjate me te. Ajo, ne fundvitin  1971, u aksidentua nga nje atak kardiak dhe nderroi jete. Kur e shoqja u aksidentua me vdekje, Muhameti ishte ne nje mbledhje partia dhe oguri I zi , e ligeshtoi shume.

Fatkeqesite, nuk iu ndane njeriut te mire Muhamet Demiri.  Pas vdekjes te Edijes, nje tjeter “gjeme” I ngjau kusuremadhit. Sikur te mos mjaftonin dy te parat, per shkaqe pune,  Ne ate vit ( 1971) Muhametin e uln nga detyra dhe e emeruan komisar per ruajtjen e uzines te Armatimeve e Municioneve, ne Polican, si object I nje rendesie te vecante, me permasa kombetare. Nuk kane thene kot njerezit e mencur: “ Njeriu I mire , nuk ka te mira”! Edhe rasti yne, e verteton plotesisht kete thenie profetike.

Ne vitin 1974, Muhamet Zenelaj ( Mucoimaj) rezultoi I semure , rende e I papershtatshem per detyren qe kryente, prandaj u lirua nga organet e puneve te brendshme e nga ushtria. Pa ia mohuar vlerat, Ate e emeruan drejtor te Ndermarrjes Komunale, me te drejte per te drejtuar mesimin e lendes te Marksizem- Leninizmit, ne Teknikumin ekonomik ( shkolle nate). Ne kete kohe, Muhametit iu krijua mundesia per te levruar Gjuhen Greke, te cilen e kishte pervetesuar kur ishte ne roja te Burgut te Gjirokastres.  Bashkebisedues ne kete ceshtje, Ai kishte pergjegjesin e zdrukthtarise te Uzines, I cili, si Muhameti e zoteronte mire Greqishten. U nda poste telegrafa dhe Muhametin e caktuan drejtor te Postes te Policanit. Edhe ne kete detyre, Ai jepte mesim ne Teknikumin Mekanik te Policanit, si detyre mbi detyren per te cilen paguhej.

Pas ndarjes nga jet ate bashkeshortes te dyte dhe semurjes se tij, situate ne familjen e Muhametit , u veshtiresua akoma me teper. Atij I duhej te menaxhonte mirerritjen e 5 femijeve jetime, nga te cilet , tre e kishin Nenen te gjalle. Ne keta kushte tjet te veshtire, shoket, koleget, familjaret dhe miqte e dashamiret e shumte te Muhametit, duke gjykuar , kryesisht ne interesin e femijeve, I bene presion “ “heroit tone” e  u interesuan per ti vene zonje shtepise e “ Nene” femijeve. Kerkimet cuan ne fshatin Kocul te rrethit te Vlores ku pikasen nje njeri per se mbari, Dallendyshen, moter e 7 vellezerve te fisem dhe bije e nje dere te madhe. U gjykua se Dallendyshja, me edukaten e shendoshe familjare dhe me karakterin e saj tolerant, mund te behej bashkeshorte e denje e Muhamet Demirit, e pershtatshme per te marre persiper ate mission tejet human te bashkimit , nen nje strehe te 5 femijeve te gjetur. Jeta nuk I zhgenjeu parashikuesit; Dallendyshe Pashaj, jo vetem qe nuk I zhgenjeu rekomanduesit , por provoi , perpara opinionit te shendoshe shoqeror , se mund te jetohet me  femije te berqeve te ndryshem, kur ke genin sit e saj dhe nje bashkeshort model sic qe Muhamet Demir Zenelaj ( Mucoimaj).

Semurja dhe ndarja nga jeta e Muhamet Demirit

Puna e veshtire,  e mbushur plot me sakrifica e privacione dhe streset qe percolli gjate gjithe jetes ,  si dhe Ftkeqesite qe rane mbi te  here pas here, te cilat mund te permblidhen si halle te renda e Ai hallemadh;  e lodhen dhe e semuren rende Muhametin,  por “ heroi yne”e pa jeten ne sy,  sic  i  erdhi e nuk iu dorzua,  semurjes ;  as nuk e pati frike vdekjen.   Muhamet Demiri u semur ne vitin 1974, kur ishte ne detyren e Komisarit politik te Deges se Puneve te Brendshme te rrethit te Beratit,  nga ku u lirua nga radhet e ruajtesve te rendit dhe nga ushtria.  Semurja e tij kishte te bente me shfaqjen e azotemise,  ne veshka.  Niveli  i  shkences te mjekesise  ne ate kohe,  nuk u jepte dot pergjigje mjaft diagnozave te rendomta dhe metoda e  mjekimit  linte per te deshiruar.  Te semurit  i  duhej te kryente dializen;  process,  i cili aso kohe ishte i pamundur.  Muhameti u shtrua disa here ne Spitalin publik te Beratit  (Uznove) dhe ne Spitalin Qendror,  ne Tirane por sherimi ishte i pamundur kurse permiresimi –  thuajse ishte inekzistent.  Ne pamundesi per ta sheruar me metoda shkencore,  mjeket specialist  i rekomanduan pacientit  Muhamet Demiri nderrimin e klimes dhe te fuste ne dieten ditore te te ushqyerit shalqi ( nje thele shalqi,  ne dite).  Ja si e rrefen kete episod fisniku Reshat Zikaj,  njeri nga pinjollet  e bashkeshortit te dyte te Merjemes,  nga Zikajt e  Bylyshit:  “Muhameti vuante nga bllokimi  i  veshkave dhe kishte kaluar ne azotemi.  Ai,  u nda nga jeta,  ne Spitalin public te Beratit ( Uznove).  Mjeku specialist i kishte rekomanduar te perdorte nje thele shalqi,  ne cdo vakt te uhqyeri.  Kur ishte i shtruar ne spitalin publik te Beratit,  i shkova,  per ta pare.  U njoha me rekomandimin e mjekut specialist e i thashe:  “Xhako ”!  Kur te dalesh nga spitali,  do te vish,  ne shtepine time,  ne Bylysh te rrethit te Tepelenes;  atje klima eshte e pershtatshme;  ajri  eshte i paster e do te jemi bashke.  Ne dy vitet e fundit te jetes se tij e mbajta  2 muaj,  ne cdo vit ( ne muajt gusht dhe shtator).  Zgjodha  40 kokrra shalqinj te pjekur,  te cilet i futa ne nje bince  te erret,  qe mos ta veshtronin driten e te rronin gjate.

Gjate kohes qe Muhameti qendroi  ne shtepine time, ne Bylysh,  cdo dite  i  caja nje kokerr  e  i  jepja te hante nje thele,  ne cdo vakt.  Vura re se kjo i beri mire.  Mirepo naten nuk e zinte gjumi,  nga dhimbjet.  Dilnim,  te dy atyre arishteve;  shetisnim e bisedonim.  Kur nata ishte me hene,  Muhameti kenaqej me shume,  tek sodiste bukurite e fshatit.   Kishte qene me bageti te imeta,  ne femijerine e tij dhe e kujtonte me nostalgji  jeten baritore.  Kur u rendua,  e mbyllte deren e odes,  me celes,  nga brenda,   i  vetem e thosh:  “ Po nuk dola nga oda,  mbas dy oreve,  shqyejeni deren dhe ta dini se kam vdekur ”!  Ne ate kohe ishja  i  ri e nuk i  kuptoja mire gjerat… Muhameti ishte  i  jashtzakonshem.   Ai donte ti afronte me ne femijet e tij,  me qellim qe te na njihnin.  Ne pushimet verore,  e solli Cimin,  me qellim qe te qendronte 2 muaj,  tek ne,  ne fshat,  por,  pas 3 ditesh Shkelqimi nguli kembe e iku nga fshati.

Kur u aksidentua gruaja e dyte, Muhameti u stresua shume. Bashkeshortja e trete e tij ishte nga fshati Kocul I rrethit te Vlores. Ajo ishte nga nje familje fisnike dhe kishte ne shtepi 5-6 vellezer. Merite e padiskutueshme e saj , ishte bashkimi  i  femijeve te tre berqeve dhe  i  sherbeu Muhametit,  ne menyre te perkryer,  deri ne frymen e fundit,  me 14 mars te vitit 1986, ne Spitalin PubliK te rrethit te Beratit  (Uznove).   Ai prehet ne Varrezat Publike te qytetit te Policanit,  perkrah bashkeshortes fisnike Dallendyshe  Pashaj,  e cila zuri nje vend te vecante ne jeten e  trazuar te  Muhametit dhe te femijve te tij”.

Le te kthehemi pak ,  tek martesa e trete,  e detyruar e Muhamet Demir Zenelaj ( Mucoimaj),  me dinjitaren  Dallendyshe  Pashaj.  Jeta aspak e lehte e Muhametit te semure dhe interest e familjes e te femijeve te tij ( 5 femije nga dy berqe),  e deshen qe,  pas vdekjes aksidentale te Edije Braces, “ Heroi” I ketij rrefimi te lidhte nje martese tjeter.

Njeriu me shume shoke e miq dhe me taraf te gjere Muhamet Demiri  i  Mucoimajve u ndodh perpara nje presioni te ri,  te gjendjes ku ndodhej dhe dashamiresve te tij,  te cilet kerkuan,  nderhyne dhe sollen ne shtepine e te mirit Muhamet Demiri,  vlonjaten fisnike,  moter e 7 vellezerve,  nga Koculi,  te mrekullueshmen  Dallendyshe Pashaj.  Nga kjo martese e detyruar,  cifti:  Dallendyshe dhe Muhamet Demiri,  sollen ne jete vetem nje vajze;  –  Zanen,  e cila  i  ngjan Nenes te saj,  sikur te ishin dy pika uji dhe ne te gjithe drejtimet. Ajo,  me figuren e saj dinjitoze,  te kompletuar me te gjitha miresite,  i  ben nder vetes,  nderon prinderit qe e sollen ne jete dhe e mekuan me “ nektarin” e miresise te shpirtit te tyre,  i  ben nder cilitdo qe ndodhet prane saj.  Zana banon pertej Detit Adriatik,  ne Milano ku ka formuar nje cerdhe dinjitoze por vellezerit dhe motrat qe ka ketu, ne Shqiperi,  nuk  i  harron.

 Po ta gjykojme me mendje te ftohte, tani qe kane kaluar mjaft vite dhe protagonistet e asaj lidhje kane nderruar jete,  nuk eshte e veshtire te themi se Ajo grua ( Dallendyshja),  nuk ishte njeri  i  thjeshte, porn je rengjell, e cila hyri ne jeten e Muhametit tone,  si nje vegim ogurmire  e si nje “ engjell mbrojtes ”,  per bashkeshortin e saj dhe per te 6 femijet e tij.   Ajo isherbeu Muhametit kur Ai ishte ne nevoje dhe femijet e tij,  ndonese ishin te lindur nga te tjera nena,  i  bashkoi,  nen nje strehe e  i  mbajti ashtu,  te bashkuar.  Sa shpejt e sa ngushte u lidh Dallendyshja me femijet e gjetur,  ne shtepine e burrit e rrefejne femijet e lindur para ardhjes te saj ne jetet e tyre dhe te gjithe ata qe e njohen ate krijese qiellore. Shkelqimin,  Ajo e donte shume dhe betohej per koken e tij.  Eti ( Muhameti),  djali I Cimit,   i  cili mban emrin e plote te gjyshit –  Muhamet,  ne nje takim,  me beri me dije se: ”… une,  per gjyshe,  dallendyshen njoh.  Ajo,  jo vetem qe me donte shume,  por,  sa here merrte rrogen,  me jepte leke,  ne menyre qe te mos veshtroja shoket…”.  Dallendyshja  ishte e zhveshur nga cdo lloj paragjykimi e kompleksi  dhe  nuk shprehte asnje  shfaqje xhelozie.  Fryma tolerante dhe shpirti demokratik  i  saj, beri te mundur qendrimin,  nen nje cati,  per 6 muaj,  me gruan e pare te Muhametit,  e cila ishte e semure.  Bashke rrinin;  se bashku hanin e pinin  dhe bisedonin,  jo sikur te ishin shemra por si dy motra te mira. Eshte merite e Muhametit dhe e Dallendyshes,  futja e  frymes te tolerances qe sundonte ne ate familje. Policani por jo vetem ai,  e merrnin  per model  tolerance demokratike  kete familje dinjitaresh.

Bamiresite  e  Muhametit. 

  Cfare te shkruash e cfare te lesh pa shkruar per ate njeri  te jashtzakonshem?  Muhamet Demiri,  miresite  dhe bamiresine i kishte ne shpirt.  Po te ishte e mundur ta shtrydhje qenien e tij humane,  jam i sigurt se ajo do te pikonte vetem bamiresi.  Ai njeri sikur te ishte i gatuar,  per te bere mire.  Edhe ne kete pike,  Muhameti nuk i linte gje mangut Babait te tij te nderuar;  Demirit te Mucoimajve.  Shpirtin  human te Muhametit e gjejme te shperndare kudo;  si tek njerezit e gjakut dhe tek ata qe nuk i kishte gje.  Bamiresite qe u ka bere njerezve,  Ai njeri nuk kane qene pa rrjedhoja.  Disa ia dine e te tjere nuk ia dine per nder.  Pune e tyre kjo.  Muhameti e beri te tijen,  aq sa donte e ate qe mundi.  Ai e derdhi “ nektarin ” e bamiresise pa pritur “ shperblim ”. Bamiresia e tij nuk kishte lidhje me te dukurit;  as per tja ditur te tjeret.  Muhameti e kishte ne shpirt bamiresine  dhe nuk mund  ta ndante nga vetja.

Disa shembuj,  te cilet na bindin e qe nuk jane te vetmit,  lidhur me te mirat qe ka bere ai burre,  te qemtuara jane:  Ne fshatin Kashisht,  xhaxhai i tij,  Sherifi ishte dhenderr,  ne fisin Zekaj.  Ai u martua me te ndjeren Merjeme,  e cila solli ne jete nje vater me djem,  por ata mbanin lidhje te ftohta,  me dajot e tyre.  Muhameti i kerkoi,  i gjeti dhe rivendosi lidhjet e vjetra te miqesise me familjen e te ndjeres,  sikur te ishte familja e Nenes se tij,  ne Vasjar.   

Ne vitet 1950-1953,  kur Muhameti ishte nenoficer,  ne Degen e Puneve te Brendshme te rrethit te Gjirokastres;  2 djem te Deshmorit te Luftes Nacionalclirimtare,  Muharrem Hasan Nelaj-  Skenderi dhe Sadiku,  ishin nxenes ne shtepine e femijeve te atij qyteti.  Vetem Muhameti,  ne kushtet kur ne ate njesi te ruajtjes te rendit ,  sherbenin dhe kalivacas te tjere,  si:  P.  H;  I. M e Sh. M;  shkonte,  here pas here ne drejtorine e konviktit,  u merrte leje djemve,  i shetiste neper qytet,  i qeraste dhe iconte serish ne konvikt,  ne orarin e caktuar.  A nuk flet edhe kjo dukuri per nje humanizem te paster ? 

Bamiresine e Muhamet Demirit nuk mund ta harroje as Shevqet Musa Bilaj,  nga mehalla Hasanimeraj e Kalivacit,  i  cili,  aktualisht i  ka kapercyer te tetedhjetat,  por,  kur ka qene ne moshe te re,  dhe kerkoi te hynte ne organet e policies, ne rrethin e Kolonjes, ku Muhameti ishte drejtues;  Muhamet Demiri,  brenda rregullave te kohes,  nderhyri per ta veshur polic, madje edhe  duke rrezikuar  personalitetin e tij.  Hekuranin,  te birin e xhaxhait te tij  –   Sherif Rrapos,  Muhameti  bemires e ndihmoi  te futej ne shkollen e larte te marines luftarake,  ne Bullgari. Hekurani,  pas kryerjes te studimeve dhe diplomimit inxhenjer marine,  sherbeu gjate,  si ne Brigaten e nendeteseve,  ne Pashaliman e me pas ne Floten Detare Civile,  ne kapitenerine e  Durresit.

Bamiresite  e Muhamet Demirit nuk kane ane e udhe.  Interesante  eshte qasja e Tij ndaj vajzes te kusheririt te pare  –  Qemal Sherif Zenelaj  (  Mucoimaj ) –  Gjylos,  e cila mban emrin e gjyshes se tij te ndjere.  Ai e mori nga fshati dhe nga familja me shume femije,  Gjylon e mbajti ne shtepine e tij,  ne Polican,  ku e rriti,  e arsimoi madje dhe e martoi.  Per bamiresi, madje rast teper interesant,  na deshmon dhe nderhyrja ,  brenda ligjeve te shtetit te asaj kohe,  per ti ardhur ne ndihme Dilaverit,  vellait me nene qe te transferohej ne rrethinat e Tiranes,  nga rrethi i  Dibres ku ishte arsimtar.

Nuk mund te le pa permendur nje rast,  i  cili,  ndonese i  larget,  ka domethenie te madhe e na bind ne shpirtin bemires te Muhanet Demirit,  i  cili behej  “  cope e cike ”,  per t’u ardhur ne ndihme kalivacasve. Midis rasteve te shumte qe di,  veterani  nga Kalivaci  –  Gjonleke Ahmet Zenelaj,  sjell ne mend nje rast tipik:  “… Ne vitin 1960,  vazhdoja Shkollen e Ministrise te Brendshme,  ne Tirane.  Muhamet Demiri ishte ne detyren e oficerit te larte te policise te kryeqytetit dhe kishte formuar  familje te re qe banonte ne Metropol.  Kishja qene ne Kalivac,  me leje.  Kur u ktheva ne Tirane mora ne vete Babane tim;  Ahmet Selfo Zenelaj,   per ta vizituar tek nje mjek specialist  i  kualifikuar,  sic ishte Dr. Zyma.  Cecua vuante nga nje kancer  i  fytit.  Ne tren rrugetuam se bashku me Muhamet Demirin.  Zbritem,  te tre,  tek stacioni  i  trenit,  ne Tirane.  Morem udhen per ne Sheshin  “  Skenderbej ”.  Strehimin e asaj nate,  une e kishja te sigurte,  sepse vazhdoja Shkollen e Policise;  po Babai?  Sigurimi  i  nje hoteli,  qofte dhe per te fjetur nje nate,  aso kohe ishte thuajse  i  pamundur.  Muhameti  i  futi krahun Cecos tim,  e tha:  Une,  Rexhepin,  vellane tend te madh e kam shok.  Se bashku kemi ruajtur bravaret atyre henave e kemi ndare se bashku veshtiresite e bariut e te papriturat e motit.  Xha Ahmeti,  sonte do te vije ne shtepine time.  I shoqerova deri tek dera e shtepise te Muhametit dhe vajta ne shkolle.  Sic me tha Cecua,  te nesermen,  Muhameti e kishte pritur babane tim si mik  i  rralle,  me gjithe te mirat e mundeshme dhe e kishte vene per te fjetur,  ne jatak me vete,  duke u ngushtuar.  Ku pyeste koka e  Muhamet Demirit se ngushtohej;  Ai kenaqej kur u bente te mire njerezve,  sidomos mezi  priste t’u gjendej kalivacasve ne nevoje.

Muhameti,  jo vetem qe e gostiti si mik ate darke,  Cecon tim,  por,  te nesermen la punen dhe e shoqeroi per vizite te specializuar. Muhameti  u interesua edhe me pas per mbarevajtjen e shndetit te Babait tim.  Keshtu vepronte pinjolli  i  Demir Rrapos,  sa here ndodhej perpara nje situate ku dikush,  edhe  i  panjohur,  kishte nevoje per ndihmen ose nderhyrjen e tij”.

 Ta kish enda te ndodheshe ne shoqerine e Muhamet Demirit madje edhe te perftoje ndihmen e tij bujare,  e cila i  dilte nga ai shpirt i  gjere e human.  Buzeqeshja e cilter dhe dashamiresia ishin bashkudhetare e tij.  Ato nuk iu ndane ne cdo hap te jetes se tij. Te tille e pa gjithkush qe e njohu ate njeri te vecante.

Me 14 mars te vitit 1986, pas perpjekjeve “  titanike ”  me semundjen e rende,  “ heroi yne ” dhe mjeket qe e ndiqnin semundjen e tij te rende,  nuk e fituan dot betejen me vdekjen;  njeriu “  engjell ”,  mbylli syte pergjithmone e zemra e tij e madhe pushoi se rrahuri,  ne spitalin e qytetit te Beratit  (  ne Uznove ).  Mbi koke kishte nje turme familjaresh e dashamiresish,  te ardhur nga ane e anes.  Mes dhimbjes e loteve,  trupi  i  pajete  i  atij “ vigani ” u percoll ne varrezat publike te qytetit te Policanit.  Arkivolin e tij e mbajten ne krah,  femijet,  bashkeshortja e rralle,  Engjellushja,  Tekiu,  Ferriku,  Qemali, te cilet e kishin si vella dhe shume te tjere te ardhur nga Toci,  nga Kalivaci,  miq,  shoke e kolege te shumte.

Ne shenje nderimi per gjithe sakrificat qe beri,  duke  i  sherbyer Muhametit,  me dashuri e me perkushtim,  deri ne frymen e fundit te Tij,  te miren Dallendyshe,  kur Ajo nderroi jete,  e varrosen perkrah te shoqit,  ne nje kthine varreze,  te rrethuar nga kangjella e te kycur.

E p i l o g  

Prej kohesh nuk degjohet me zeri kumbues,  melodioz,  i embel  kumbues,  si  gjemim deti  i  Muhametit te  Mucoimajve.  Ne rrugicat me gure te mehalles Ahmetaj,  ne Kalivac te Tepelenes,  ku shkonte me deshire e me mall  dhe ne rrugicat e qytetit te Policanit  te Skraparit nuk ndihet me capitja e lehte e tij,  ecja si me pertim,  ngadale  –  ngadale por e sigurte e tij,  rrjedhoje e lodhjes nga puna e rende e me orar te tejzgjatur;  nuk rrezaton me miresi e dashuri,  qenja e tij qiellore;  nuk e veshtrojne me  familjaret;  as gjitonet dashamire ate fytyre te bukur  disi e ashper  dhe ata dy sy vezullues,  prej te cileve rrezatohej shume miresi e dashuri.

Te gjitheve,  u mungon e do t’u mungoje perjete humanizmi,  pa kufi i atij qe zbriti nga qielli per t’u gjendur prane njerezve,  me qellim qe t’u dhuronte atyre  gjithe ndihmen e mundeshme,  ne situata te veshtira te jetes se tyre.

Femijet e bllokut e te mehalles ku jetonte,  te cilet mezipritnin te kthehej Muhameti nga puna,  per ti qerasur,  me cfare te mundej,  do t’u tretet veshtrimi ne zbrazeti  e do t’u fashitet shpresa ,  ne kotesi. Cicerimat e gezueshme te tyre jane ulur ne kujtesen e vajzave te djeshme qe jane bere nuse e nena  te denja;  dhe ne kujtesen e djemve te burreruar,  nga koha e nga hallet e shumta .

Bamiresite qe beri Ai “mbinjeri ”,  nuk mund te treten e nuk do te harrohen,  sa te jete jeta.   Jehona  e qasjes te tij te “  kadifejte ”,  troket e do te trokase ne jetet e njerezve,  pergjithmone.   Bemat e tij,  do te kujtohen e do te cmohen,  me respekt nga brezat qe vijne.  E tille eshte jeta,  stafete,  por njeriu  i  mire,  kurrsesi nuk harrohet;  kujtimi  i  tij  i  ndritur,  nuk njeh kufij kohore.

Muhameti i Mucoimajve percolli nje jete tejet te veshtire,  te mbushur me zigzake,  plot te papritura,  te pasur me kurthe,  kthesa te befta e intriga,  por,  ne vazhdimesi  te percuar nga ndershmeria,  dinjiteti e lavdia e merituar.  Ai prehet prej kohesh ne varrezat publike te qytetit te Policanit,  ne nje kthine te rrethuar me kangjella hekuri e me porte metalike,  te kycur.  Muhamet Demiri,  per vlerat njerezore qe shpalosi,  do te ruhet gjate ne mendjet dhe ne zemrat e atyre qe paten shansin ta njihnin,  ne jete.

Muhamet Demir Zenelaj ( Mucoimaj) prehet ne paqe,  ne ate vend te shenjte,  se bashku me bashkeshorten e tij te nderuar,  fisniken nga rrenja  –  Dallendyshen  engjellore,  si nga pamja dhe nga shpirti,  e cila,  si e derguar e qiellit,  iu gjend dhe  i  sherbeu me devotshmeri,  Muhametit,  ne castet me te veshtire te jetes se tij.  Ne ate shenjteri ku prehen dy shpirtrat qiellorete tyre,  bejne pelgrinazh,  e derdhin gjithe respektin per kujtimin e atyre dy “ koloseve” te miresise gjithe ata qe ndjejne dhimbje per ato dy jete qe nuk jane me.

Le te jete ky shkrim,  nje perkushtim e nderim per kontributin njerezor te protagonistit  qendror  –  Muhamet Demirit dhe fisit  te fisme,  te Sakajve,  ku u mbeshteten dy pinjolle te  Mucoimajve,  te cilet  i  shtuan lavdine Kalivacit te Tepelenes.

  • I paharruar qofte kujtimi  i  ndritur  i  Muhamet Demir Zenelaj ( Mucoimaj),  njeriut qe shperndante vetem miresi!

Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj,  bashkekohes dhe bashkefshatar  i  Muhametit.

Shkruar ne Tirane,  ne muajt Gusht  –   Shtator 2019.

One thought on “S A G A E S A K A J VE”

  1. Kur fillova te lexoj novelen e bashkefshatarit Niazi Nelaj “Saga e Sakajve” mendova se do ta kaloja shpejt e shpejt, por jo, m’u desh ta lexoja me vemendje, me krijoi emocione por dhe kenaqesi, krenari per kontributin dhe vlerat e bashkefshatareve te mi. Nga shkrimi mesova gjera qe nuk i njihja me pare dhe rikujtova ndodhira qe i kam perjetuar edhe une vete.
    Ne fakt, kjo novele eshte krejtesisht realiste, me fakte e ndodhira jo te zakonshme, te hulumtuara nga disa burime dhe nga kujtesa e vete autorit, te shtjelluara me kujdes, me vlera dokumentuese edhe per historikun e Kalivacit dhe me foto te rralla. Shkrimi ndricon nje periudhe fare pak te njohur, kontributin vlereshume te atdhetarit Demir Rrapo per t’u mesuar shkrim e kendim bashkjefshatareve ne nje periudhe te erret per vendin, tregon humanizmin e Demirit, te percjelle dhe tek i biri, Muhameti, te shfaqur ne dy epoka te ndryshme (te kapitalizmit dhe te socializmit) por te lidhura per nga karakteri, morali e virtytet e brezave ne vazhimesi te nje familjeje, te fisit e mehalles, te fshatit e te krahines.
    Aty gjen dhe nderthurjen e veprimtarive jetesore midis burrave, grave e femijeve te familjes e te fshatit.
    Edhe une kam patur rastin ta vizitoj Muhametin ne familjen e tij ne Polican aty nga viti 1984, ku mbeta me mbresa te pashlyeshme.
    Si edhe ne mjaft shkrime e novela te tjera, Niazi Nelaj afirmohet si shkrimtar i mirefillte realist, shkrimet e tij terheqese mund te lexohen me kenaqesi, meson prej jetes se tyre dhe percjell optimizem per jeten.
    Se bashku me falenderimet per kontributin e vecante qe jep per njohjen e vlerave humane te banoreve te fshatit Kalivac te Tepelenes, i urojme Niaziut shendet dhe pene te mprehte per shkrime te tjera edhe ne te ardhmen.

Comments are closed.