Regjistrimi i popullsise, ne vitin 1945, ne Kalivac te Tepelenes:

Lufta e Dyte Boterore dhe pushtimi fashist i vendit edhe ne Kalivac te Tepelenes , si ne te gjithe vendin trazuan e prishen ekuilibret. Ai rregull qe ishte vendosur , lidhur me regjistrimin e popullates, ne kohen e Mbreterise u prish e regjistrat e gjendjes civile , u bene pacavure. Nese ditelindjet tona, nuk jane te sakta, pervec ndonje faktori tjeter njerezor, si ulja apo ngritja e moshes te meshkujve , lidhur me kohen e kryerjes te sherbimit ushtarak dhe ngritja e moshes se vajzave per tu fejuar e martuar me heret, burimin e kane tek keto parregullsi.
Me qellim qe te vendosej rregulli dhe ekuilibri i prishur, administrata e re , e sapodale nga lufta rihapi zyrat e gjendjes civile dhe plotsoi regjistra te rinj, me te dhena per banoret e treves. Nepunesit qe u caktuan te benin kete pune, u perzgjodhenme kujdes, nga radhet e njerezve me te pershtatshem e me te arsimuar. Mjaft syresh , ishin nga ata qe kishin punuar dhe ne administraten e mepareshme dhe ia dinin radhen punes.
Ishte viti 1945. Vendi ishte cliruar dhe ekonomia fshatare e varferuar dhe e shkaterruar po rimerte veten , shume ngadale. Kalivacasit i mbanin ” te lidhur” mjaft fije me te shkuaren e afert. Te rriturit ( behet fjale per burrat kryefamiljare), me qellim qe te saktesonin e plotsonin te dhenat vetjake te gjendjes civile, e mbanin vrapin ne Krahes, ku ndodhej lokaliteti i treves dhe zyra e gjendjes civile. Disa pjesetare te familjeve, sidomos femrat , perfaqesoheshin nga kryefamiljari.
Agjitatoret e partise kishin bere punen e tyre dhe , ne nje dite te bukur pranvere, kur moti ishte ngrohur dhe fshati jeshilonte, ne , femijet e moshes parashkollore ,na mblodhen ne oborrin e madh perpara dyqanit te Todit, nga Policani, atje ku sot banon familja e Cizo Hajredinit, nga Agajt e Hasanimeret; prane Perroit te Llaskos.
Babai im , coban i njohur, ishte me dhen ne vendin e quajtur Rredhe, kurse nena mblidhte lakra te egra , ne ledhet e arave te mehallalinjve. Vajta tek vendi i caktuar , se bashku me bashkemoshataret e mij dhe me motren e vetme, Lumturine, e cila ishte 2.5 vjet me e madhe. Thuajse te gjithe femijet qe do te hynin ne procesin e regjistrimit ishin te shoqeruar nga prinderit. Nje burre qe mbante syza miopi, te cilet i binin siper hundes se madhe, me nje kapele me strehe, ne koke, i perkulur mbi nje liber me shume flete, shkruante , me pene, ato qe pohonin prinderit. Ai , here pas here ngjyente majen e penes ne nje shishe te vogel , e cila, me shume gjasa , kishte boje ,brenda. Nuk ia mbaj mend emrin , por , me kujtohen disa pergjigje te prinderve, ndaj pyetjeve te tij. Ai , pyeste per emrin dhe kohen e ardhjes ne jete , te femijeve .
Mbaj mend se pergjigjet e prinderve ishin te shkurtra e te qarta. Femija i radhes vecohej prej te tjereve dhe atehere, nga goja e burrit me pene ne dore vershonin pyetjet. Pergjigjet e pyetjeve, ishin te larmishme dhe disa syresh , mjaft interesante. Ja disa pergjigje pa saktesi: ” djali im , ka lere kur u be misri qamet”; tjetri pohonte: ” Kocja ime ka dale ne drite , ate sene, kur lumi doli tejper tej , si det , nga shirat e dendur qe rane”; nje i trete , deklaroi se: ” Femija qe po regjistrohej , kishte lindur , kur u vra , ne lufte ” x” apo ” Y” partizan etj. etj. Erdhi radha ime. Nuk ishte i pranishem , as babai ; as nena. Mua dhe motren , na perfaqesoi dajo Sulua, i cili ishte djale teze i nenes time, kishte qene partizan e per rrjedhoje ishte me i besueshem.
Pyetjes te burrit me syza miopi, per moshen time, dajo Sulua ( Sulo Barjam Hysaj) iu pergjigj: Ky eshte versnik me kete djalin ketu dhe deftoi me dore Sadikun, te cilin e mbante per dore e ema, Memja e Muharrem Hasanit. Ne fakt , Sadiku kishte lindur nje jave , para meje, por une isha ” bucko” nga trupi , mbasi shkoja pas babait , me dhen , dhe kur ai milte qumesht , ne veder, une fusja koken, largoja nga siperfaqja e qumeshtit , ndonje kakerdhi qe kishte rene dhe pija qumesht te ngrohte, me temperaturen e trupit te deles
nga kishte dale, me shkume dhe bio. U tha; u be; me regjistruan 6 muaj me te madh dhe ajo datelindje vazhdon te egzistoje edhe ne ditet tona , ne dokumentet e identifikimit. Dajo Sulua im e paska patur fjalen shpate, nga nje metal , te cilin nuk e oksidon koha!