Peshku i madh ( skice)

Ajo qe dua tju rrefej nuk eshte e sajuar por e perjetuar. Dikur , lejen e zakonshme e kisha shumeditore. Nje pjese te saj , detyrimisht e kaloja ne shtepine e pushimit te ushtarakeve; pjesen tjeter, e kaloja ku te ishte e mundeshme. Meqenese prinderit i kisha ne Kalivac, disa dite i kaloja prane tyre.
Ishte vere dhe , temperaturat e ajrit ishin te larta. Vendi me i fresket e me i bukur per ti percjelle ato dite ishte Donija, me Lumin poshte kembeve, me ata rrepe shekullore, anes lumit dhe me burimet e fresket qe gurgullonin uje te ftohte nga thellesite e shkembinjve karstike.
Nuk jam peshkatar dhe pak njohuri kam per kete kulture (peshkimin), por me pelqente te kapja peshq nga ata te lumit tone, te cilet vertet kane hala e jene te bezdisur ne te ngrene , por jane mjaft te shijeshem , sidomos kur skuqen ne tigan , me vaj ulliri te bere me kembe, ne koresh. Peshkimin me grep , ne lume , fillimisht e nisa si me shaka dhe per te ” vrare” kohen , por shpejt ” me hyri krimbi e kalova ne vartesi te tij. Me nje fillispanje ne dore e me nje grep ne fund te saj, i cili ushqehej me krimba te nxjerre, anes pirgjeve me pleh te mehalles.
Ulesha mbi nje pllake guri, disa metra siper Burimit te Madh te Donijes, mbi nyjen ku mberthehej pallamari i lundres, atje ku kishte uje me shume dhe ku ishin vendosur dy tuba te trashe, qe conin uje tek motopompat e ujitjes. Hidhja grepin ne lume dhe vrojtoja, me ore tetera , pa levizur nga vendi , derida i binte grepit gjahu i deshiruar. Thuajse cdo dite zija peshq, mjaftueshem , sa nena,te gatuante darken , per tre vete . Peshqit qe kapja , si per te bere karshillek , i shkoja ne nje thuper konopice e i mbaja , te varur , qe te dukeshin. Grate dhe burrat e fshatit , grupe-grupe, ne mbremje, para se te binte nata, nxitonin per te mbushur uje te fresket , per familjet e tyre. Me kersheri, kur kembehesha me ta , me veshtronin , me kurreshtje e thonin: ” I biri i Xhevitit, qenka dhe peshkatar”!
Nena ishte mesuar ti coja “gjah” ne buzembremje dhe bente gati tiganin e zjarrin , me shkarpa, ne oborr.
Nje dite me ndodhi cudia. Hodha grepin si zakonisht dhe mu tha buza per uje por nuk mund te largohesha, nga meraku se mos i binte grepit ndonje peshk e dilja huq. Burimin me uje te ftohte e kisha 10m , larg por nuk tundesha nga vendi. Nw mengjes, kur akoma nuk e kisha nisur gjuetine e peshkut dhe ne mbremje, kur isha duke sistemuar ” prene”, me bente shoqeri lundertar Halimi dhe i moshuari Sulo Beqiri, nje luftetar i regjur , i cili vinte nga Selenica ku banonte, per te ushtruar profesionin e deshiruar te peshkatarit me grep dhe per te kenaqur nostalghjine , qe kish , per fsharin e lindjes, ku kishte shkelur cdo pellembe e njihte cdo njeri. Me Solun isha ne hall e nuk dija si ti drejtohesha. Si i moshuar i tgosha xha; si njeri i gjakut tim , i thosha kusheri; si i Hysodosaj ku kisha dajot e babait , i thosha -dajo. Hall i madh. E kisha zgjidhur ta quaja , dajo-kusheriri e atij nuk i mbetej qejfi.
Nje dite, filli u tendos e nisi te ngjitet drejt rrjedhes. Ne dore kisha terheqje , jo si zakonisht. Do te kete ngecur grepi ne ndonje rrozhge ( cope drurim nga ato qe percjell lumi), e nuk i kushtova rendesi. Uji i kthjellet i lumit me lejoi te veshtroj nje kurriz peshku , i cili ngjitej drejt rrjedhes, me zig-zake. Kisha degjuar qe , ne te tille raste duhet terhequr fillin me kujdes dhe lesho- shtrengo. Ashtu bera. Nxorra ne zall ( zall i thencin se vetem gure kishte ) nje goxha peshk , i cili , ma ngaterroi aq keq fillin, sa nuk e shpleksja dot. Peshku, me duket se ishte levrek ( nuk i njoh mire llojet e peshkut), rreth 1 a me shume kg, kur doli nga ujet , ” qante:” si ndonje femije. E mblodha , si e mblodha fillin , me peshkun e madh te varur dhe vajta ne shtepi. Kur kembehesha ne udhe me ata qe shkonin per uje, te cilet me qesendisnin, me vinte turp. Ndaj nuk dola me per peshk. Mjetet e mija te peshkimit nuk ishin nga ato qe kapin e mbajne edhe peshq te medhenj, sic me ngjau mua ate dite.