Kur ishim femije, gjyshet tona te mira, me ate dashurine e cilter te zemrave, per pinjollet e familjes te mitur, per te na vene ne gjume, ose na perkundnin , gjate ne djepet prej druri, ose , kur ishim ne moshen qe kuptonim ato qe na thuheshin, na deftonin perralla, te cilat na pelqewnin e i kerkonim , me kembengulje, duke vene ne funksion armen e vetme qe ka nje femije, te qaret. Ne netet e gjata te dimrit, perrallat tona, nuk ishin ne keto nivele qe jane sot ,mbasi dhe gjyshet qe na donin shume, ishin te pashkolluara e te ” ndrydhura” nga jeta .
Nga sa me vjen ne mend; njera nga perrallat, kishte per protagonist nje kafshe , mitologjike, kucedren me shtate kerere e cila kishte bllokuar ujin e njerezise. Duheshin prere te shtate kreret qe ajo te leshonte ujet e njerezia te shpetonte nga kjo fuqi e papare. Nga ta dinin te mirat gjyshe se tok me opiumin e ndikimit te perralles, na futnin friken nga fantazma mitologjike e kucedres.
Mirepo, nje protagonist tjeter i perralles, nje mireberes, gjithashtu mitologjik, i cili quhej Huxhi, u b shpetimtar i njerezise , duke i prere kucedres te frikshme te shtate kreret. Njerezit u gezuan e pine ujin e munguar. Ne perrallat e gjysheve tona te zgjuara natyralisht, kishte dhe protagoniste te tjere, zemermire e bamires, si djali i vogel i shtepise; qerosi etj . etj. Thuajse te gjitha perrallat i benin jehone , shpirtit te mire, bamiresise, bujarise etj. te cilat i kunderviheshin ligesise dhe fitonin. Me keto vlera na mekuan , gjyshet tona , te cilat nuk mund te harrohen; se , e mira, ashtu si dhe e keqja, nuk harrohen; ndonese historia te harron, kur e meriton!