Fisniku i fismë

( Monografi,  kushtuar njeriut të mirë- Gjonlekë Ahmet Zenelaj).

Në mëhallën Ahmetaj të Kalivaçit të Tepelenës,  në fund të asaj pjerrësie që zbret,  nga shkolla e fshatit,  në fushën e tij,  jeton,  prej kohësh,  një  komunitet  luftarak;  ai i Zenelajve.  Komuniteti është degëzim i pinjollëve që la pas,  i pari i mëhallës – Ahmeti.  Pasardhësit e Çinos,  njërit nga tre djemtë e Ahmetit nuk e pati shansin të shtohej si degët e tjera, sidomos,  si Nelajt,  të cilët u bënë  pemë degëshumë e mëhallës me emrin e të parit të saj – Ahmetit.  Në hyrje të viteve ’50 të shekullit të shkuar,  Çinajt,  të cilët e shndërruan mbiemrin në Zenelaj,  numëronin tri familje:  atë të Ahmet Selfos dhe vëllait të tij – Novruzit dhe të Mane Tafilit.  Në vitet që pasuan,  familjet  e “ ngushta” të këtij komuniteti u shtuan e u shumuan  dhe “pushtuan” disa treva,  brenda vendit e jashtë tij. Continue reading Fisniku i fismë

Brigadier Jashari ( skice)

Kalivacasit,  qe ne kohe te kohes,  e kane kerkuar,  e kane gjetur dhe e kane perkrahur njeri-tjetrin.  Kur jane beret ok,  edhe kohezioni mes tyre eshte bere me i forte e me i qendrueshem.  Ky nuk mund te jete lokalizem;  as nuk ka ngjyra nacionaliste por eshte shperthim I nje dashurie te mblojtur  per shoqi-shoqin.  Banoret e fshtit tone,  nuk para shfaqen  kur e mblojne dashurine per njeriun qe duan.  Ata e mblojne dashurine perbrenda,  sic mblon eshka zjarrin dhe shperthejne,  vetem kur kjo eshte e nevojshme.  Po kur behet i mundur  ky shperthim ndjenjash miqesie e dashamiresie?   Ne shumice kjo ngjan kur kalivacasi gjendet ne minoritet e ne vecanti,  kur ai ndodhet ne emigracion,  larg treves ametare ku ka lene njerezit e gjakut e te fisit dhe miqte e tij. Continue reading Brigadier Jashari ( skice)

Nëna që rriti tre breza fëmijësh në majë të krahut

( Historia e trishtë e një gruaje heroinë)

Bëhet fjalë për jetën e një gruaje tipike kalivaçase, e cila nuk ngjante me të tjerat.  Atë e quanin Veziko dhe ishte bashkëshorte e Asim Malos, nga mëhalla Bozanaj  e Kalivaçit të Tepelenës.  Figura gati biblike e Nënë Vezikos,  për shkak të madhështisë të veprës humane që kreu,  më imponon  të përunjem,  me respekt përpara kujtimit të saj,  të ndritur.  Nuk më kërkoi njeri të shkruaj për të,  e mora vetë iniciativën dhe shpresoj se do tja dal.  Do të ishte në nderin e çdo kalivaçasi që di të shkruajë e të lexojë,  të hidhte “ dy fjalë” në letër,  për atë grua të rrallë,  në mënyrë që figura komplekse dhe kujtimi për të të mos humbasin në faqet e historisë të fshatit tonë.  Është fjala, të dinë,  aq sa të duan e sa të munden,  gjithë ata që do të vijnë  dhe që duan të mësojnë diçka.  Në Malaj,  dikur ka jetuar një grua e rrallë,  e cila “e piu helmin” me sapllake dhe e pati jetën të zezë,  si shamia që lidhte në kokë. Ajo grua e rrallë trokiti fort në faqet e historisë kalivaçase dhe bëri diçka të ndjerë  e me shumë vlerë,  në atë derë. Continue reading Nëna që rriti tre breza fëmijësh në majë të krahut

Qemal Demiri- Aset, me vlera përtej caqeve të familjes e të fisit të tij

Parë historikisht, banorët e Kalivaçit të Tepelenës, si dhe ata të trevave të tjera, i kanë rrahur qysh herët udhët e kurbetit. Tradicionalisht; para vitit 1945, kalivaçasit, për arsye pune kanë emigruar kryesisht në krahinën e Anadolit të Turqisë. Fitimet e tyre buronin, si rregull nga puna  si blegtorë. Continue reading Qemal Demiri- Aset, me vlera përtej caqeve të familjes e të fisit të tij

Miqësia e lidhur në ushtri le gjurmë të pashlyera në jetën e njeriut.

Surprizë:

Fotografia që vështroni është bërë në vitin 1960, në qytetin e Ersekës, gjatë kohës kur dy kalivaças fisnikë kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në fotografi janë ushtarët: Reshat Resmi Nelaj dhe Kadri Rrapo Takaj ( ndjesë pastë). Oficeri , në mes është Lutfi Shehu, nga Skrapari. Në atë kohë, shërbimi i detyrueshëm ushtarak kish vazhdimësi nga 2 vjet, ( në këmbësori); 27 muaj në artilieri; 3 vjet, në aviacion dhe  deri në 4 vjet ( në flotën luftarake detare).

Formuloi  dhe postoi Niazi Xhevit Nelaj, në Tiranë, më 2 korrik 2017.

Shënim: Fotografia që vështroni është ruajtur në arkivën vetjake  nga koha kur është bërë.

Safet Ahmet Caushaj- njeriu që shkeli në dy shekuj, jetoi gjatë dhe percolli gjashtë regjime. (“Një thesar”, i cili nuk u hap, në kohë)

Interpretimet shkencore të kohëve të fundit të zbulimeve arkeologjike që janë kryer në Kalivaç të Tepelenës, hedhin dritë mbi lashtësinë e trevës dhe sqarojnë disa paqartësi e mjegullime që ka lënë koha. Siç rezulton eshe prej tyre, jeta e fshatit tonë  nuk mund të matet me vite, as me shekuj, por me epoka kohore. Edhe një i paditur nuk besoj se gjen vështirësi për të kuptuar se rrugëtimi i gjatë në kohë i fshatit buzë Vjosës, ka patur për protagonistë banorët e Kalivaçit, të cilët qyshse u shkëputën nga bota e paraardhësve të tyre, kanë qenë në ballë të përpjekjeve, për të çarë përpara, drejt progresit. Natyrisht, siç kanë ditur e si kanë mundur ata, por, gjithnjë me kokën lart e me vështrimin përpara. Mbi këtë shtrat, më lind e drejta të mendoj se vendi i kalivaçasve në këtë proçes të natyrshëm, ka ardhur në ngjitje e udhës së gjatë  është pasuruar me elementë të rinj, më cilësorë. Continue reading Safet Ahmet Caushaj- njeriu që shkeli në dy shekuj, jetoi gjatë dhe percolli gjashtë regjime. (“Një thesar”, i cili nuk u hap, në kohë)

Sulo Beqir Sulaj – atdhetari zemërzjarr

Dikur, në fshatin Kalivaç të Tepelenës, njerëzit, para se të bënin përçapje  për t’u lidhur me krushqi apo për të shtuar një miqësi të re, pyesnin , gjërë e gjatë, për fisin , për rrethin miqësor, për derën dhe për personin që do të futnin në shtëpi. Veprohej kështu, mbasi, siç dihet, miqësia e re, nuk lidhej për pak kohë, por synohej që ajo  të jetonte sa më gjatë; mundësisht të trashëgohej brez pas brezi. Kështu dhe kur lidhej një krushqi, synohej që ajo të ishte sa më jetëgjatë. Continue reading Sulo Beqir Sulaj – atdhetari zemërzjarr

Pemëtaria dhe pemëtarët e Kalivaçit

Pemëtaria, në Kalivaç të Tepelenës është e larmishme dhe cilësore.Toka dhe klima e kësaj treve favorizojnë kultivimin e hardhisë, të ullirit dhe pemëve të tjera frutore. Fshati shtrihet ne koordinatat gjeografike, 40°24’ dhe 19° 49’. Lartësia maksimale, mbi nivelin e detit është: 383 m (Maja e Marucës); 327 m (Arat e Buta); 323 m (Maja e Tëndës); 352.7 m (Maja e Dokes) dhe 379.1 m (Maja e Qytetit),në Hasanbegaj. Pra, Kalivaçi i Tepelenës i përket zonës së Makje –Shiblakut. Bregoret që mbulojnë hapësirën ( jo arë) të Kalivaçit, janë “të veshura” me shkurre, drurë pyjorë e pemë frutore, të cilët gjelbërojnë në të katër stinët e vitit. Ulliri, përralli, koçimarja, xina, mbretja, ilqet, frashëri, bushi, xana, shpëndra, shtogu, driza, ferra, kulumbrija, goxhamishi, ferra e qënit, dëllinja, bexga, paliçja, konopica, kashta e kuqe etj. mbulojnë thuajse të nëntë mëhallët e fshatit dhe hapësirën që shtrihet ndërmjet  tyre. Continue reading Pemëtaria dhe pemëtarët e Kalivaçit

Punimet dhe zbukurimet, me dru

Kalivaçasit, në shpirt janë artistë.Brenda rrobave të zeza prej shajaku, që veshin e nën qylahun e bardhë,” me antenë” që vendosin në kokë, gëlon një zemër e një shpirt i dhëmbshur  dhe një mendje e mprehtë. Kalivaçasi, në rrjedhën e viteve të jetës së tij, brenda kufizimeve të kohës, pa bujë e pa zhurmë, i ka siguruar vetes çdo gjë që i duhej, për të jetuar, për të punuar e, aq sa ishin mundësitë, edhe për t’u argëtuar. Veglat e punës që ka përdorur  një kalivaças vërtet ishin të thjeshta e funksionale por dhe të pashme e të përgatitura, me kënaqësi, nga duart e tij, prej artisti.  Ato dallohen sa i takon përdorimit me lehtësi të veglave të punës dhe shijës artistike që shpërfaqin. Continue reading Punimet dhe zbukurimet, me dru

Blog mbi Kalivaçin e Tepelenës