Lodrat e fëmijërisë time

Bëhet fjalëpër lodrat dhe lodrimin e fëmijëve, në mesin e shekullit të shkuar (në vitet ‘50të). Ishin vitet e parë, të pasçlirimit të vendit. Jeta, në fshat kishte nisur të gjallonte; pak nga pak, pas asaj amullie e dëmi të madh që solli Lufta e Dytë Botërore.Varfëria ishte ulur këmbëkryq, në vatrat e fshatarëve të Kalivaçit të Tepelenës. Fëmijët e asaj kohe e ndjenin varfërinë; jo vetëm në sofrat me pak ushqime por dhe në lojërat e moshës që praktikonin. Prindërit tanë, të cilët nuk na ngopnin dot me bukë duhet të mendonin dhe për argëtimin tonë. Të varfër e të uritur ishim por, pa luajtur nuk qendronim. Ndiheshim bij të nënës natyrë, e cila ishte treguar bujare, me ne fëmijët e parritur akoma dhe na i plotsonte kërkesat që diktonte mosha jonë. Nuk thonë mëkot se natyra është ekuilibristi më i saktë. Vërtet ushqimet tona ishin “ me pikatore” e kjo gjendje nuk mund të ndryshohej menjëherë, por natyrën e kishim në anën tonë. Ajo na kishte falur bukuri të rralla e kushte klimaterike mjaft të favorshme, për t’u argëtuar duke lodruar. Continue reading Lodrat e fëmijërisë time

Lidhjet mes kalivaçasve

Banorët e Kalivaçit të Tepelenës, në trojet e tyre janë autoktonë. Lashtësia e tyre, në ngulimet aktuale daton shekuj më parë. Të qenit autokton, për banorët e Kalivaçit, si dhe për të tjerë komunitete ka qenë faktor uniteti dhe kohezioni. Lëvizjet e popullsisë, nga koha në kohë, megjithëse uljet e ngritjet në numrin e banorëve të fshatit, nuk kanë  mundur ta prekë autoktoninë e vendasve. Continue reading Lidhjet mes kalivaçasve

Korrja e grurit- Gëzim i bukës së re

Bima e grurit i përket familjes të graminacave dhe është bimë që i takon kultivimit në stinën e ftohtë të dimrit. Dikush që është marrë me studimin e kulturave të arave, ku hyn dhe kultivari i grurit, e ka quajtur atë bimë heroike. Një përcaktim i këtillë lidhet me faktin se gruri  mbillet, rritet e i shërbehet fare pak, dhe në stinën e vështirë, te ftohtë të dimrit. Ndoshta “nofka” e mësipërme ka të bëjë dhe me faktin që bima në fjalë nuk ka preferenca të posaçme lidhur me klimën dhe tokën. Grurë mbjellin e kultivojnë kudo, ne vendin tone dhe ne bote. Continue reading Korrja e grurit- Gëzim i bukës së re

Festa e qumështit – Festë pagane e prodhimit të ri blegtoral

Fshati Kalivaç i rrethit të Tepelenës është fshat i blegtorëve të dëgjuar; mjeshtër të përsosur, të cilët kanë përcjellë, nga njëri brez në tjetrin përvojën e tyre, me vlerë. Kodrat dhe bregoret e shumta që përbëjnë truallin mbi të cilin është ngritur fshati, si dhe fusha e bukur dhe e begatë pranë lumit të Vjosës krijojnë mundësi e kushte të përshtatshme për të mbarështuar bagëti të e imëta: dhen e dhi. Banorët e kalivaçit, tradicionalisht kanë preferuar të mbarështojnë delen, edhe pse hapësirat e fshatit janë të pasura me kullota, për të mbajtur dhinë. Nëse do të përpiqeshim të bënim një lloj krahasimi; në shekullin e kaluar, sidomos në gjysmën e parë të tij, raporti i mbarështimit të dhenve  kundrejt dhive ishte në të mirë të të parave. Continue reading Festa e qumështit – Festë pagane e prodhimit të ri blegtoral

Përrenjtë që rrjedhin në hapësirën e Kalivaçit

Kalivaçi i Tepelenës është i ndërtuar mbi një terren kodrinor. Edhe pse lartësia e kodrave mbi nivelin e detit nuk është aq e theksuar, ujërat e shumtë që rrjedhin në faqet e tyre, me zbritjen drejt derdhjes formojnë përrenj, të cilët, hera – herës, sidomos në stinën me reshje bëhen të rrëmbyeshëm e ujëplotë. Përgjithësisht, përrenjtë që formohen në territorin e Kalivaçit, në stinën e thatë, janë të pa ujë. Continue reading Përrenjtë që rrjedhin në hapësirën e Kalivaçit

Emrat e njerëzve dhe simbolet e tyre

Si kudo, edhe në Kalivaç të Tepelenës, emrat e burrave e të grave janë domethënës e të ndryshëm. Në çdo rast, emrat e njerëzve simbolizojnë diçka, evokojnë e i bëjnë jehonë një gjëje. Në kohë të ndryshme, edhe emrat nuk kanë qënë të njëjtët. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore edhe emrat e tyre kanë evoluar e janë përsosur. Kësisoj, mund të thuhet se emrat e njerëzve mbajnë vulën e kohës. Ata, në fund të fundit pasqyrojnë një realitet të caktuar e diçka të thonë. Continue reading Emrat e njerëzve dhe simbolet e tyre

Oda e burrave (grave) në Kalivaç të Tepelenës

Nuk është fjala për vendin ku mblidheshin burrat apo gratë për të bërë kuvend por për odën, si institucion. Pra, le ta shikojmë odën si një vatër e rëndësishme edukimi e kalitje të gjithanshme të atyre që mblidhen e kuvendojnë atje. Oda, si ajo e burrave dhe e grave, me karakteristika të njëjta e me veçoritë që i dallojnë, në Kalivaç të Tepelenës, ka ekzistuar dhe ka funksionuar, prej kohësh e vazhdon sot e kësaj dite. Oda është një institucion popullor me shumë vlera e dobi, për komunitetin kalivaças. Continue reading Oda e burrave (grave) në Kalivaç të Tepelenës

Arat e fushës së Kalivaçit (lagjet e pusit)

Fusha e Kalivaçit përfshin arat e katër mëhallëve, të fshatit të madh apo, siç njihet rëndom, fshatit të Poshtëm. Disa herë, këto mëhallë, të marra së bashku janë emërtuar dhe me nofkën “Pusi”. Këtë nofkë e kanë marrë mëhallët:Ahmetaj, Hasanimeraj, Beqiraj dhe Hysodosaj. Në fakt, këto mëhallë zenë dhe përqindjen më të lartë të popullsisë të fshatit dhe disponojnë tokat më të begatatë të fshatit. Fusha e Kalivaçit është e rrafshët dhe me toka kryesisht argjilore e aluvione. Continue reading Arat e fushës së Kalivaçit (lagjet e pusit)

Festimi i ditës së verës në Kalivaç të Tepelenës në vitet 50-të të shekullit të XX-të

Festa e ditës së verës është festë pagane. Si e tillë ajo është festuar në Kalivaç të Tepelenës, nga banorët autoktonë të kësaj treve qysh në kohët që nuk mbahen mend. Festa nuk ka të bëjë me asnjë prapavijë fetare e nuk mund të pretendohet nga askush, qoftë dhe religjion fetar, mbi pronësinë e kësaj feste . Dikur pretendohej nga banorët e trevës së Elbasanit, se ishin ata që duhet ta festonin dhe se kjo festë u përket atyre. Para pak kohësh, e shtriu dorën edhe Tirana, ndoshta dhe ndonjë trevë tjetër për të bërë të vetën këtë festë të të gjithë shqiptarëve. Continue reading Festimi i ditës së verës në Kalivaç të Tepelenës në vitet 50-të të shekullit të XX-të

Legjenda e ujit të pijshëm

Përpjekjet për të siguruar ujin e pijshëm, në Kalivaç të Tepelenës, janë aq e lashta, sa vetë fshati. Ato kanë rrugëtuar thuajse paralel me luftën e gjatë për të siguruar bukën e gojës. Fshati i Kalivaçit, i ndërtuar mbi disa kodra e bregore, me lartësi të përafërt, në anën Perëndimore, buzë lumit të Vjosës, ka një fushë të kulluar e të begatë, e cila u siguron jetesën fshatarëve të trevës. Kalivaçasi është fshat” i thatë” e, njëkohësisht ujëplotë. Burimet e paktë ujore brendapërbrenda mëhallëve e bëjnë atë të jetë i thatë, por Vjosa, me ujë në çdo stinë bën të mundur që fshati të ketë ujë të bollshëm, Në largësi nga vendbanimet. Në bregun Verior të Vjosës, rrjedhin nga shkëmbinjtë disa burime me ujë të ftohtë, të pijshëm, të pastër e me bollëk. Continue reading Legjenda e ujit të pijshëm

Blog mbi Kalivaçin e Tepelenës