Burrat nga Kalivaci i Tepelenes, kane qene kryesisht blegtore por te shquar e te perkushtuar. Jeta baritore, ne inventarin e stanit nuk ka vetem bageti te imeta ( dhen e dhi) por , i pandare nga cobani ka qene balua, sharku apo guna, kerraba dhe veglat muzikore te tij.
Ne vetmine e tij, ne shoqeri me kafshet qe mbareshtonte , nje coban ” esnaf”, ne mot te ngrohte e bagetite kullosnin per qejfin e tyre, ulej , mbi nje kacube, me palice, xine, xane, merete, perralle etj. ose mbi nje gur dhe nxirrte fyellin, e i binte per shtate pale qejfe, melodise te preferuar , te cilen , zakonisht e ” kompozonte vete”. Ne kete menyre , ai shijonte natyren e bikur , ajrin e paster dhe gjene e gjalle qe vegjetonte perpara tij. Fyelli apo cylla e bariut , artikulonte avazet qe i pelqenin te zotit.
Ne shekullin e tetembedhjete, ne fshatin tim ka jetuar nje coban delesh , esnaf. Ai mbareshtonte nje tufe delesh, esnaferisht dhe ishte qejfli melodish , me fyell. Jehona e talentit te tij , i kishte kapercyer kufijte e treves e ishte bere e njohur edhe ne Dovlet. Mirepo , cobani yne, talentin e shpaloste vetem ne vetmi , nga droja dhe padalja e tij.
Nje dite, ne Kalivac ia behen , tagrambledhesit , te cilet kerkuan cobanin , per te degjuar melodi me fyell. E thirren e ai , la dhente , ne Gryka, e u paraqit , tek nepunesit e Dovletit.
Cobani yne, kishte hedhur kraheve llabanen, ne dore mbante kerraben e nen sqetull fyellin.
Kemi degjuar se i bie bukur fyellit , iu drejtua me i moshuari i nepunesve cobanit. Per qejfin tim , u pergjigj fshatari yne. Po bjeri dhe per ne , i tha nepunesi , se do te te paguajme me nje mexhite. Jo , nguli kembe cobani. Bjeri se do te te japim dy mexhite, tha nepunesi i shtetit. Thashe nje here jo, perseriti kokengjeshuri. Atehere ik, ne punen tende, tha tjetri , se ne per kete te kemi thirrur.
Iku cobani , por sapo mberriti tek shtepite e Muhos, u ul mbi nje gemushe e nisi ti binte fyellit , sic dinte ai. E degjuan dhe e shijuan melodine, shtetaret. I pari i tyre, bertiti: ” Ne e degjuam melodine , pa para, ia rrojte b… mexhites”! Cobani i zgjuar, u pergjigj, aty per aty: ” Edhe ju , ma rrojtet b… mua”!
Une mendoj se dolen barazim, po ju , si mendoni?