I lindur ne nje familje fisnike te njohur per trimeri e atdhetari, xha Muharremi u rrit ne nje mjedis kalivacas, ku kryefjale eshte trimeria, burreria dhe besa. Shtepia e Mehmet Qazos, ne Hysodosaj, si te gjitha shtepite ( familjet ) e fisit, te mehalles e te fshatit mbare ka qene dere miku e shtepi bukedhene. Ajo ndodhej ne fund te Bregut te Hysodosajve, prane Çesmes te Halilet, disi e shkeputur nga shtepite e tjera te fisit e te mehalles.
Nga kjo familje dhe nga fisi i Ramajve, dolen jo vetem cobane esnafe e burra trima si Kalo Qazua dhe lundertare te guximshem si Hasan Ramua dhe pas tij Gani Muharremi, te cilet, mateshin me egersine e lumit tone dhe me te papriturat e punes te lundertarit, por dhe burra shteti te ndjere si oficeri madhor i Ushtrise Mbreterore – Zoto Halili, perhaps te diturise, si Halil Zoto Ramaj, trima te oreve te para si Sinan Hasani; kengetare me ze bilbili si Klodiani etj.
Muharrem Mehmeti ishte nje burre i mencur, i zgjuar e trim, i cili, per gati 30 vjet, ishte kryeplak i fshatit Kalivac te Tepelenes. Ai u lind ne Kalivac te Tepelenes, rreth viteve 1874-1875; ne kohen kur Shqiperia ishte nen sundimin Osman, shteti i te cileve shtypte e shfrytezonte mizorisht bashkefshataret e Muharremit. I rritur ne nje mjedis te shendoshe atdhetaresh, ne rinine e tij, Muharremi provoi egersine e shfrytezimit ne dhe te huaj, kur ishte emigrant dhe punonte ne minierat e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Muharrem Mehmeti nen ndikimin e faktoreve te brendshem dhe genit qe zjente ne dejet e tij, u mekua me ndjenjen e urrejtjes per pushtuesit e huaj dhe per shfrytezimin qe ata i benin popullit fukara. Ne zjarrin e lufterave per mevetesi e per clirim kombetar, u vu ne krye te vullnetareve te fshatit Kalivac, qe u vendosen ne krah te Plakut te Vlores, Ismail Qmalit, ne vitin 1912 kur u shpall mevetesia e Shqiperise. Ne vitin 1920, Ai, me arme ne dore u radhit ne taborrin e Tepelenes qe udhehiqej nga Selam Musa Salaria, ne Luften e Vlores.
Atdhetarizmi e thirri Muharrem Mehmetin te dilte ne krah te Republikes e ne mbrojtje te Qeverise te Fan Nolit, ne vitin 1924, kur forcat regressive te kohes synonin ta mbytnin qe ne djep ” foshnjen e sapolindur ”. Bazuar ne tiparet vetjake ku prevalonin: mencuria, burreria dhe vizioni i perparuar, Kalivaci e zgjodhi Kryeplak te vetin, jo vetem nje here. Xha Muharremi, me fjalen e menduar mire e me qendrimet e drejta qe mbajti per zgjidhjen e mjaft ceshtjeve serioze qe shqetesonin komunitetin, shpejt u be njeri nga personalitetet me me peshe te Kalivacit te Tepelenes. Xha Muharremin e gjeje ne qoshen e mikut, ne cdo shtepi ku behej dasme e gosti, ne oda burrash e ne kuvende ku shtroheshin per zgjidhje halle te medha.
Muharrem Mehmeti e donte shume Kalivacin dhe popullin e tij, prandaj punonte, me mish e me shpirt, per zgjidhjen e halleve te shumta te tyre, perfshi shuarjen e sherreve banale, per pajtimin e merive dhe per ceshtje te tjera jetike. Te gjithe kalivacasit e donin, e nderonin dhe ia degjonin fjalen. Fjala e Tij, ne Kalivacin e asaj kohe kishte vleren e ligjes.
Pushtimi fashist i vendit, preku thelle dhe lendoi sedren liridashese te luftetarit te regjur per mevetesi dhe per lirine e vendit, gje qe e hodhi Ate pa rezerva ne anen e clirimtareve. Dy djemte e tij, Ganiu dhe Barjami u radhiten ne formacionet luftarake te Ushtrise Nacional clirimtare, deri ne clirimin e plote te vendit. Vete xha Muharremi u zgjodh ne keshillin Nacionalclirimtar te fshatit, ku ishte teper aktiv. Roli i tij ishte pozitiv dhe ne te mire te qartesimit te bashkefshatareve per zberthyer, ne detaje, qellimin dhe objektivat e Luftes Nacionalclirimtare, si dhe per mobilizimin e te rinjve dhe hedhjen e tyre ne radhet e Ushtrise Partizane.
Vlerat e xha Muharremit dhe peshen e fjales se tij, nuk e njihnin vetem kalivacasit e lidhur ngushtesisht me idete e Luftes Çlirimtare por dhe kundershtaret e kesaj lufte. Trimi me gjak atdhettari, nje dite, ne moshen e trete u ndodh perpara nje te papriture te madhe, pa rrugedalje tjeter , e cila i kushtoi jeten. Muharrem Mehmet Ramaj, ra trimerisht, me arme ne dore, sic ia donte nderi i tij, i familjes dhe i fisit; ashtu sic dine te bien kalivacasit; burrerisht e sic dine te bien trimat, per Lirine e Atdheut. Po cilat ishin ato rrethana teper te veshtira e pa rrugedalje tjeter ?
Sic eshte e njohur historikisht, me 25 korrik te vitit 1944, ne fshatin Dukaj te rrethit te Tepelenes, u zhvillua nje beteje e ashper, ku gjaku u derdh si lume, midis forcave partizane te Brigates se 6-te Sulmuese dhe nje grupimi te madh gjermano – ballist, e cila perfundoi me shpartallimin e plote te ketyre te fundit. Nje bande e perbere nga 10 mercenare dhe nga 2 gjermane depertoi neper rrjedhen e Vjoses, duke shfrytezuar erresiren e nates, mengjesi i 26 korrikut te vitit 1944 i gjeti ne Donije te Kalivacit.
Ishte koha kur fshataret ishin ne “ pikun ” e punimeve bujqesore te stines. Ata korrnin dhe shinin grurin, ne are dhe naten, zakonisht e kalonin prane lemenjve te shirjes apo ne prcelat e grurit. Fusha e mehalleve te Pusit, ishte e populluar, nga te pakten 200 burra e djem te rinj, te cilet, ne dege te pemeve, krahas torbes me buke e me qepe dhe nje botil me dhalle, brenda, kishin varur dhe armen vetjake, per te mbrojtur nderin dhe pronen.
Pjesetaret e bandes te armatosur, prej 48 oresh nuk kishin vene ushqim ne goje dhe ishin mjaft te uritur. Ujet e ftohte te burimeve te Donijes qe pine per te shuar etjen, ua shtoi me teper urine. Ata kerkonin buke, per te larguar urine qe i kishte kapluar. Tek burimet, ne Donije, banditet gjeten nje djale nga kalivaci, i cili nuk i kishte kaluar 18 vjetet. Ai po gjuante peshq, me pushke dhe kishte me vete nje gomar, te ngarkuar me 2 bucela druri, me qellim qe te mbushte uje te fresket, per familjen. Sic u mesua, djali i ri quhej Haki Sulo Sulaj, i biri i luftetarit te shquar Sulo Beqir Sulaj, nje sakat natyral, i cili calonte nga te dyja kembet. Hakiu, i lindur i tille, rridhte nga soj trimash. Babai i tij, Sulua, ishte komandant i njesive partizane. Ai ishte trim me flete dhe trimerine e kishte shpalosur ne disa luftera, per mbrojtjen e trojeve ametare dhe per mevetesine e Shqiperise. Fati e kishte denuar Hakine te lindete sakat, por, ai kishte ngjare nga i ati e nuk binte lehte ne kurth ose, sic kane thene ne Kalivac, “ nuk e hante thate”.
Banditet vendosen ta shfrytezonin sakatin, per ti cuar ne ndonje shtepi ne periferi te mehalles, ku te mos kishte shume njerez. Djali i kapur peng, duhet te shkonte brenda shtepise e te kerkonte buke per te pangrenet, kurse ata do te benin roja. Hakiu, me zgjuarsi e me dredhi, i coi banditet tek shtepia e Muharrem Mehmet Ramaj, e cila, ishte ne fund te mehalles dhe i plotsonte kerkesat e banditeve. Hakiu, nga ana e tij, dinte ku i shpuri te uriturit. Ne shtepine e xha Muharremit ishte vete ai, i moshuar, dy nuset e djemve partizane, nje vajze adoleshente dhe 2 femije. Kasollja e xha Muharremit ishte larg nga shtepite e tjera te mehalles Hysodosaj. Ja si e spjegon kete ndodhi i moshuari Selman Z Islami, nga fshati Çorrush, i rrethit te Mallakastres, ne gazeten: “ Zeri i Popullit ” te dates 6 gusht 2010:
“… Plaku drodhi cigaren dyte, e ndezi dhe po shikonte se si po flinte djali, ( i aferm i plakut, qe kishte ardhur nga njesiti partisan ku bente pjese; me leje) ashtu si qengj dhe thoshte: “ Ah djaleri, djaleri, ku je ” ?, sepse ai, per moshen dhe natyren e tij vuante per gjume. Ne kete moment, degjohet nje ze, nga jashte. O xha Muharrem; o xha Muharrem. Plaku u ngrit dhe, per te mos i prishur gjumin djalit, nxorri koken ne dritare dhe u pergjigj me ate fjalen karakteristike te atyre aneve: “ Lepe ” ! Kush eshte ? Dil ! Dil pak te dera – erdhi pergjigja nga jashte. Kur doli tek dera, shikoi se ishte Haki Çalua, djali i lagjes, hipur mbi gomarin te ngarkuar me bucelat e ujit. Mercenari, sic u mesua me vone, ishte shtrire pas nje rrenje trendafili, me pushken gati per zjarr dhe plaku nuk e pa.
Ç’kemi mor Haki, qe na erdhe ne kete kohe dhe nuk po zbret nga gomari; cfare te ka ndodhur? Hakiu pergjigjet se nuk ka ndodhur asgje, por kane ardhur disa njerez e duan buke. Plaku e pyet se c’jane ata njerez; jane partizane apo cfare jane? Hakiu I thote: “ Nuk jane partizane, por me duket balliste dhe xhandare. Plaku beri nje hap, brenda deres, rrembeu pushken qe e kishte varur ne mur, doli dhe i tha Hakiut: “ U thuaj atyre ballisteve a xhandareve, cfare jane, te dorzohen se, per ata nuk ka buke me por vetem plumba; puna e tyre tashme, mori fund”. Dhe ashtu, me pushken gati per zjarr, beri te levize perpara. Ne kete moment, mercenari qe, sic me thane, ishte shtrire pertoke dhe me pushken gati per zjarr, e qelloi, drejt e ne kraharor dhe plaku i nderuar u shtri; gjysme jashte e gjysme brenda deres… Me te degjuar krismen, fshataret e Kalivacit qe punonin ne fushe, lane punet, rrembyen armet dhe asgjesuan banden”.
Muharrem Mehmet Ramaj, u percoll, sic e meritonte; sic percillen ata qe bien per te mbrojtur vatren, nderin e familjes, te fisit, te fshatit Kalivac dhe te Atdheut. Varrimi i tij, fillimisht u be ne Hysodosaj, prane te tijeve, me nderime, sic e meritonte. Pas shume diskutimesh e peripecish protokollare, Muharrem Mehmet Ramaj, u shpall “ Deshmor i Atdheut ” e sot renditet mes 10 yjeve te pashuar te fshatit Kalivac te Tepelenes.
- I paharruar qofte kujtimi i tij !
Shkroi Niazi Xhevit Nelaj, ne Tirane, qershor 2018.