( Fjala ne dreken perkujtimore te dyzetave te Lumturi Xhevit Llakaj ( Nelaj), shtruar nga vellezerit e Saj).
Me 10 tetor 2018, ne restorantin “ Kurora ”, ne Krahes te Tepelenes, u perkujtua ndarja nga jeta e motres tone te vetme: Lumturi Xhevit Llakaj ( Nelaj), ne te dyzetat e saj. Moren pjese djemte e saj dhe vajza Fiqret; vellezerit: Niazi e Dilaver, si dhe mjaft te aferm, miq e shoke te te ndjeres. Me kete rast, pershendeta te pranishmit duke u shprehur mirenjohje e respekt.
- U lumshin kembet qe moret udhen dhe erdhet per te kujtuar e per te nderuar motren tone te ndjere!
- Per te mira e ne gezime ua shperblefshim nderin qe po na beni!
Lumturia do te kujtohet gjate se na la emer te mir e u nda nga kjo bote me syte plot; ka lene pese femije ( tre djem e dy vajza ), njerin me te mire se tjetrin ; dy vellezer; shume nipper e mbesa, dhe juve, dashamiresit e saj. Motra jone Lumturi, vertet ishte e vetmja moter jona; ama ishte nje e nuk behet dy. Ajo nuk ishte nje pellgace me uje te ndenjur por i ngjante nje perroi malor, i cili zbret me uterime e percjell shkembinj te medhenj. Lumja jone do te mbahet mend sic ishte: E serte por e drejte, e zgjuar natyralisht; punetore e papertuar e punembaruar; fjale embel e sedermadhe; e dhimbsur jo vetem per femijet dhe te afermit e saj. Lumturia, respektin e fitoi me sjelljen dhe me punen e saj te ndershme. Dashamiresine dhe respektin e njerezve per Ate e pame ne diten e percjelljes ne banesen e fundit, kur u dynden aq shume njerez sa nuk kishje ku te hidhje kokrren e molles.
E kishim moter te madhe dhe te vetme; e kishim nene dhe shoqe mentare, me te cilen qanim hallet e merrnim keshilla me vlere. Lumja jone nuk ishte vetem e zgjuar dhe e mencur; Ajo ishte nje guximtare e pashoqe per te thene e per te mbrojtur te verteten.
Kujtimi per Te nuk mund te tretet se Ajo ka lene pas dhjetra nipper e mbesa dhe se gjate jetes beri vetem te mira.
U perulem, me respekt, te nderuar pjesemarres e ju kerkoj ndjese qe na ngjau keshtu. Disa gabime te rinise u dashka te paguhen ne pleqeri.
E paharruar qofte motra jone – Lumturi! Per te mira e ne gezime ju ardhshim!
-Le te pime nje gote, per kujtimin e saj te ndritur!
Ne Krahes, me 10 tetor 2018; mbajti Niazi Xhevit Nelaj, vella i Lumturise.
Motra juaj,shpirti i saj edhe atje ku prehet,sigurisht lutet per femije e vellezer…
Te rroni e t’a kujtoni fisnike e Kalivacit!
Shkruan shume bukur e plote deshirash.
Sigurisht,Te nderuarit n va kombi e Atedheu:Te renet e lavdishem,por edhe te tjere,gjithe fisnike sikurse juve i nderuar me kalivacase deshen dhe e duan Kalivacin,vendlindjen.
Respekte!
Me siguri,Atje ku prêhet motra ‘lutet’ serish per femijet e Vellezrit e dashur..
Te rroni e t’a kujtoni me nderimefisniken,nenen e motren e shtrenjte!