( Nje veshtrim biografik, sipas rrefimeve te vellezerve dhe femijeve te saj)
(Pjesa e dyte)
Ne shtepine e Sulo Barjamit, ne Krahes Nr.2, ate dite u be dasme e madhe. Bregu i Llakajve, ate dite gumezhinte nga kenga e nga vallja labce dhe gjemonte nga te shtenat me arme. U theren nje kope me te imeta, te cilat u poqen ne hell e u shtruan ne trapeza te ngrohta. Ai breg, disa dite kundermonte nga era e mishit te pjekur. Rakia rakia u derdh si lume. Plaku i mocem – Sulo Barjami, drejtonte dasmen dhe priste urimet e shokeve e te miqve te shtepise. Muhamet Ramadani dhe vellai i tij, Tahiri ishin ne “qiellin e shtate”. Vellezerve te Tefikut: Baros; Muharremit dhe Haxhiut, nuk u zinte kemba dhe. Ata ishin ne krye te puneve te dasmes se madhe. Hasime Mahmutja, Nena e Tefikut nuk e fshihte gezimin dhe nuk dinte si ta perjetonte ate. Ajo, here tek nje pale gra e here tek burrat; priste urimet, merrte pjese ne kenge e ne valle dhe gezonte si e marre. Kishte shume te drejte per ta bere kete. Ajo “ futi” ne shtepi ate deli vajze, te cilen e beri nuse shtëpie per djalin e pare te barkut te saj. Nusja ishte nga ai cike fshat, nga i cili Hasimeja ishte dhe vete, e ia dinte tabiatet.
Karafil Mahmuti dhe vellai i tij Refati, ne cilesine e dajove te Tefikut, ishin nga njerezit me te nderuar te asaj dasme. Ata, jo vetem qe nuk e fshihnin gezimin por prisnin urimet dhe merrnin pjese gjallerisht ne te gjitha veprimtarite dasmore; me duce ne dore. Shaqja, bashkeshortja e vellait te madh ( me babe) te Tefikut, e cila ishte menaxhere e ekonomise familjare te Sulo Barjamit, e la te hapet sepeten ku kishte te mblojturat dhe i la hapet kapaket e qypave ku mbante gjalpin dhe nenproduktet e tjera blegtorale ose qypat me vaj ulliri. Keshtu dhe produktet e tjere ushqimore, ne vecanti miellin e grurit, sheqerin, orizin, niseshtene etj. te cilet ishin deficitare e siguroheshin me veshtiresi.
Familja e Sulo Barjamit, i kishte rrenjet ne mehallen Shamaj te Krahesit Nr. 2 ku e kishte mbiemrin Silaj. Ajo kishte zbritur ne kodren e Llakajve, ne pronat e saj ku, me djersen e ballit, e pa i hyre njeriut ne hak, kishte akumuluar kapital te lakmueshem dhe nje mireqenie qe binte ne sy. Plaku i shtepise – Sulo Barjam Llakaj, nje burre fisnik, me pamje kreshniku e me sjellje te “embel”, pervec bujqesise dhe blegtorise, kishte hobi ndreqjen e oreve. Ne shtepine e tij, kam pare ore tavoline, te llojeve te ndryshme dhe pajisjet e mjeshtrit autodidakt per riparimin e tyre. Burrerise dhe esnaferise te tij i shtohej intelekti i zhvilluar me te cilin ai diktonte dhe likuidonte defektin. Ne ate shtepi, pushteti i xha Sulos ishte absolut, ndonese ekonomine familjare e menaxhonte djali i madh i tij ( nga martesa e pare) Baro Sulua dhe bashkeshortja e tij – Manushaqja ( Shaqja).
Sulo Barjam Llakaj, u lind, perafersisht ne vitin 1889 dhe u nda nga jeta ne vitin 1958. Ai jetoi se bashku me nusen e re ( Lumturine) gati nje vit. Hasime Mahmutja, gruaja e tij dhe vjehrra e Lumturise u lind, perafersisht ne vitin 1900 e u nda nga jeta ne vitin 1984. Ajo jetoi me Lumturine, nuse e djalit te pare, gati 13 vjet dhe u inganuan bukur, te dyja, ne hallet dhe problemet e familjes. Cifti Hasime dhe Sulo Barjam Llakaj sollen ne jete djemte: Tefik; Muharrem dhe Haxhi, si dhe vajzen Selvi. Barua, djali i madh i Sulo Barjamit ishte djale i gjetur, per Hasime Mahmuten. Ai ishte pjelle e marteses te pare te plakut te asaj shtepie.
Familja e xha Sulos zoteronte mjaft toka e troje, ne Hyzez; Kamina; Hamulla; Mocali i poshtem; Sheshi i Plepit; Gropa e Haxhiut; Ara e Metes; dhe kullotat ne Freshja; Shkoza e Vadhes; Lisat e Sulos etj. dhe nje tufe te madhe bagetish te imeta, nje mushke dhe nje pende qe e nje lope trupvogel e me prodhim te kufizuar qumeshti. Shtepia ku banonte familja e Sulo Barjamit ishte nje perdhese me dy dhoma, njekateshe, me mur guri te zinj te lidhur me balte e me breza druri. Shtepia ishte pa dysheme e pa tavan; catia mbulohej me pllaka guri ne ngjyre te zeze. Dritaret e shtepise ishin tip frengjie, te orirentuara nga Perendimi. Ato ishin te pajisura me hekura dhe mbylleshin me kapake dhoge, te trashe. Te ushqyerit e familjes ishte tradicional, si i te gjithe bashkefshatareve te tyre. Ajo dere kishte shume shtroje e mbuloje te leshta. Orendia me me vlere ne ate familje ishte nje tezgjah ( kac), i vendosur ne fund te shtepise, ne te cilin punonte ( endete fije leshi) Manushaqja ( Shaqja e Baros).
Mund te thuhet se familja e Sulo Barjamit ne Krahes Nr.2 ishte me nivel mesatar. Ajo zoteronte mjaft toka, bahce, ullishte, bageti te imeta e te trasha dhe me teper akkumulonte se sa harxhonte. Kesisoj, menyra e jeteses te familjes nuk ishte sic ishin kushtet materiale te saj. Tefiku ushtronte zanatin e mbareshtimit te bagetive te leshta; Ai ishte mjeshter i vertete i mbareshtimit te dhenve. Vellai i madh i tij, Barua, menaxhonte punet e arave dhe ishte administrator i ekonomise familjare. Ai ishte dhe teper aktiv ne ceshtjet e pushtetit dhe fjala e tij degjohej, ne familje, ne fis e ne fshat. Vellai tjeter me nene e me baba, Muharremi, pas perfundimit te shkolles fillore, ne fshatin e lindjes, hyri ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve, ne Tirane, u titullua oficer kembesorie, u gradua nentoger dhe ne vitin 1957, se bashku me njeriun e tij te fisit – Veli Muhamet Llakaj, u emerua ne njesine e kembesorise ne Korce. Vellai i “vogel” – Haxhiu, pas kryerjes te sherbimit te detyrueshem ushtarak, ne Kukes, qendroi ne repart, nenoficer i sherbimit aktiv. Ai u martua me Manon ( Manushaqen), e u vendos ne Kukes, me gjithe familje. Motra e tyre – Selvia, u martua ne fshatin Rabije te rrethit te Tepelenes. Kur erdhi nuse Lumturia; ne familjen e burrit gjeti: Dy pleqte e shtepise: Sulo Barjamin dhe Hasime Mahmuten; ciftin: Shaqe e Baro Sulo dhe bashkeshortin e saj – Tefikun. Gjitone te tyre ishin vellezerit Muhamet dhe Tahir Ramadan Llakaj; dy njerez e dy familje te qeta e te shkuara me Sulo Barjamin dhe me femijet e tij. Te trija keto familje, ne Bregun qe mori emrin e mbiemrit te tyre, Llakaj, jetonin ne mirekuptim e ne paqe me njera – tjetren. Ato shkembenin edhe kripen, vajgurin madje dhe zjarrin e vatres me njera – tjetren. Ne cdo rast e per cdo ndodhi ato i gjendeshin njera – tjetres.
Ne dasmen e saj me Tefik Sulon, Lumturia nuse qendronte ne kembe ( nuseronte), ne fund te dhomes qe ishte caktuar per grate. Aso kohe, nuset, detyrimisht duhet te nuseronin ne shtepine e burrit, kurse miqte, mund te shtroheshin per te ngrene e per te pire, madje edhe mund te flinin tek ndonje gjiton. Prane Lumes qe nuseronte qendronte nje karrige bosh. Ne ate karrige mund te ulej pak nusja, per te pushuar, por vetem me lejen e zonjes vjehrre. Sapo te hynte nje njeri ne dhome, qofte edhe femije, sidomos kur ai ishte i seksit mashkull, nusja duhet te ngrihej ne kembe e te vijonte nuserimin.
Keto rregulla Lumturise ia kishte mesuar, kur pergatitej per t’u bere nuse, Zonja e Madhe e Binajve dhe xhaxheshat e saj: Zonja e Vogel, Ninija, Loloja, gege Tajanja, Memja etj. Mbasi ishin larguar nga dhoma e nuses grate e mehalles e te fshatit, Lumturia, para se te flinte me vemendje, pa rene ne sy te familjareve, vrojtonte shtepine dhe pyeste, me delikatese Hasime Mahmuten, me te cilen gjykonte se ishte me e afert; si bashkefshatare dhe per faktin se me vellezerit e saj, familja jone ishte ne nje lidhje te lashte miqesore ( sic dihet, Refati, vellai i dyte i saj ishte i martuar me Mushon, te bijen e xha Musait, te cilen e kishim kusherire).
Pyetja, te cilen, si rregull benin te gjitha nuset ishte: “ Te gjitha keto rroba qe jane shtruar, enet, orendite dhe pajisjet, jane tonat, apo i keni marre hua. Kur merrte pergjigje pozitive, Lumturise sedermadhe i ngrohej shpirti e i qeshte nuri dhe ne mendjen e saj thurte plane per ti ndryshuar gjerat. Ajo zjente se brendshmi nga ngarkesa negative qe mori, fillimisht, lidhur me menyren e jeteses.
Revolta e saj e brendshme ishte: ” Familja e burrit tim paska gjithe kete pasuri; ajo mund te jetoje ne kushte me te mira”. Pavaresisht se atje ku ishte rritur e aty ku erdhi nuse, ne nje familje tradicionale, trysnia e tradites mashkullore dhe fanatizmi ishin te medha, ne heshtje, Lumturia projektoi e nisi te aplikonte, sapo iu dha rasti, ndryshimet e nevojshme. Se pari ajo nisi te bente ndryshime ne menyren e te ushqyerit dhe e pasuroi dieten, jo me ndonje asortiment kushedise cfare, por me perpunim me cilesor te produkteve. Nena e saj, Zonja e Madhe, e cila, ne mehallen Ahmtaj e me gjere shquhej si “kuzhiniere” dhe e aktivizonin ne dasma e ne gostira, ne rolin e tiganxheshes ( gruas qe gatuante me shije), i kishte mesuar te bijes menyren e gatimit tradicional, me cilesi.
Nuk ishte e lehte per motren tone te thyente nje tradite per te praktikuar nje menyre tjeter jetese, tek familja tradicionale ku vajti nuse. Hall i madh ishte ruajtja e raporteve te kunaterimit me Shaqen, e cila, prej kohesh kishte aplikuar nje menyre tradicionale gatimi. Lumturise i duhej te ruante te dy polet; si marredheniet e mira me kunaten e madhe dhe te mos “lendonte” plakun e mocem te asaj shtepie – Sulo Barjamin, i cili dukej qe po ngryste ditet e fundit te jetes se tij. Sulo Barjam Llakaj ishte burre zakoni; i zgjuar e i mencur, i familjarizuar me praktiken shumevjecare te familjes, e te fisit te tij, ne harmoni me zakonet e asaj zone. Ai nuk ngjante si kreshnik vetem nga pamja e jashtme. Vjehrra e Lumturise – Hasime Mahmutja ndodhej ne mes te dy zjarreve. Nga njera ane nuk donte tja prishte nuses te madhe, Shaqes, me te cilen bashkejetonte prej vitesh dhe e njihte e kishte formuar bindjen se Ajo ishte Zonje shtepie kompetente dhe nuses te re – Lumturise, te cilen e kishte si Selvine e saj. Qendrimi i dyzuar; sjellja ndaj Lumturine si vjehrre dhe si hallo, ishte teper i veshtire. Qendrimi i dyzuar i Nene Hasimese ndaj motres tone, mbeti i pandryshuar deri ne fund te jetes te saj.
Vajtja nuse e Lumturise ne ate dere te fisme, i gezoi te gjithe, si ne Binaj dhe ne Llakaj; por jeta e saj nuk rrodhi sic do ta donim. Pa mbushur 5 dite nuse ne ate prag dhe pa e pare akoma fshati, sic ishte zakoni i vendit, Lumturia ishte e detyruar ( u urdherua) te dilte ne pune ne brigaten e arave, e cila ne ato dite hapte toke te re, mbi nje siperfaqe te mbuluar nga brazima dhe ne nje mot te ftohte sa te binte per thonjsh. E keqja e madhe e kesaj pune ishte se te gjitha grate e brigates dhe nusja e re – Lumturia jone, ishin te detyruara te punonin mbi brazime, zbathur. Kur kunata e madhe, Shaqja e Baro Sulos i tha te dilte ne pune e te punonte zbathur, si shoqet e brigates, Lumja u pergjigj: ” Ja tek i kam kepucet qe me ka blere babai; do te punoj me kepuce”! Dhe deftoi kepucet qe kishte prure ne paje. Jo, u pergjigj Shaqja; kepucet e nuserise do ti perdoresh per “te dale” ne mehalle e ne fshat. Dhe nusja e re, ca per hir te tradites e ca nga droja per te kundershtuar kunaten e madhe, beri sic i tha ajo.
Kur vajti ne te pare, ne Kalivac, Lumturia, midis te tjerave iu ankua Babait, edhe per punen e kepuceve. Ai ndermori disa hapa qe ndodhia te mos perseritej. Ne ate palce dimri, puna ne are zbathur ishte nje “ denim”, sidomos per nuset e reja. Xheviti, edhe pse i pashkolle, me pervojen e jetes si blegtor, i kuptonte keto dukuri, me gjithe rrjedhojat qe do te vinin ne jeten e vajzes – nuse, e cila do te behej nene.
Midis atij fukaralleku qe e kishte zene per fyti , Ai mendonte per kocen e tij te vetme, qe Ajo mos ta ndjente peshen e rende te tradites e te mos plevitosej. Xheviti provoi ti mbathte koces nje pale kepuce cilesore me qafe, te cilat i kishin rene ne pako, kur punonte ne Selenice. Kepucet e kuqe, te prodhimit cekosllovak ishin te vogla edhe per kemben time qe ishja me i vogel se ajo. Lumturia vajze ishte rritur kembezbathur e kemba e saj ishte rritur shume. Edhe pse i cau, me thike, ne kurriz, kepucet prapseprap nuk mund ti mbathte motra jone. Ishte shansi i Dilaverit, i cili, ne ate kohe vazhdonte shkollen fillore te fshatit dhe i perdori ato per te luajtur futboll, ne Sheshe.
Lumturia u kthye ne te pare, pas dy javesh, nga dita e dasmes te saj. Xheviti dhe Reshati i Resmi Nelos, nje dite te bukur, pa shi, te lare e te nderruar, moren kalin e xha Lazes, i cili ishte i urte e trupvogel dhe e mbajten vrapin, ne Krahes Nr . 2, ne Bregun e Llakajve. I moshuari Sulo Barjami dhe bashkeshortja e tij, Hasime Mahmutja, dy pleq te dashur e te pritshm, fluturonin nga gezimi se po pritnin ne shtepine e tyre dhe u jepej rasti ti benin nderet e duhura krushkut te ri; Xhevit Malkos, nga Kalivaci. Pjesetaret e tjere te familjes se tyre ishin vene ne levizje, disa dite me pare. Lumturia nuse mezi e permbante veten. Asaj i gufonte gjoksi e i rrihte fort zemra se do te takonte xhaxhakon dhe Reshatin qe e shoqeronte, te cilet, Ajo i donte shume. Dy javet pas marteses Lumturise i ishin dukur si dy vjet.
Ne darken e shtruar per te nderuar miqte e rinj, Krushku ne qoshene e djathte dhe xha Sulua ne te majten; te tjeret ne vendet qe u perkisnin sipas hierarkise familjare, zune vend mbi shiltete e shtruara; me ranxhaten e rakise dhe me pjaten me meze perpara, ku dukshem shquheshin thelat e mishit te pjekur ne hell. I zoti i shtepise, per te gostitur Krushkun e ri kishte therur nje goxha qengj, pires. Hengren, pine e biseduan, per probleme nga me te ndryshmet.
Pas informacionit te ndersjellte per ceshtjet e dy familjeve ne krushqi, biseda rrodhi ne hulline e problemeve te kohes ku kryefjale ishte mbarevajtja e puneve ne koopertaivat bujqesore te sapokrijuara. Nuk u deh njeri, mbasi asnjeri nga meshkujt qe moren pjese ne ate darke miku nuk ishte teriaki ( qejfli) rakie.
Kur shtruan per te fjetur, Lumturia u shtri ne te njejtin jatak me Reshatin. Te dy ishin te malluar per njeri – tjetrin. Kur ishim te vegjel, ata, te dy se bashku me mua dhe me Nelon, flinim ne nje jatak e pinim sise tek nenat e njeri – tjetrit. Nuk ndaheshim kurre prej njeri – tjetrit; ishim si vellezer e shkuar vellait. Edhe kur u rritem, madje edhe kohet e fundit, kur motra jone jetonte ne familjen dhe me femijet e saj, lidhjet e gjakut dhe hallet qe kaluam, si ne femijeri dhe me pas, na afruan akoma shume me njeri – tjetrin. Te dy, si Lumturine dhe Reshatin, te cilet ishin shume te malluar per njeri tjetrin dhe nuk i zuri gjumi ate nate. Ata kujtuan femijerine e mjeruar te tyre, sollen nder mend edhe ate kohe te shkurter te “ lulezimit” te ekonomise familjare te perbashket, kur nuk kishim ene per te hedhur bulmetin e dhenve te qinosise me Haxhiajt, si dhe sollen ne mendje kohen e “ zeze”, kur rronim me lakra te zjera, pa kripe e pa vaj, etj.
Lumturia mezi priste te vinte ne Kalivac. Kasollja shtepi, i ngjante me nje kala madheshtore e nuk i hynin ne sy, as shtepite si saraje te bashkefshatareve te kamur te fshatit. Ate e kishte pikur malli, per Xhaxhakon; per Lulen ( keshtu e therriste Ajo Zonjen e Madhe, nenen tone ), per Dilaverin dhe per vellane e madh, i cili nuk mundi te vinte ne dasmen e saj. Ajo kishte mall pervelues per Nelon dhe per Reshatin, me te cilet ishte rritur e i kishte si vellezer; nuk duronte sa te takonte Zonjen e Vogel te Binajve, e cila iu be nene e dyte, per Ninijen ( Hysnijen e Musa Mehmetit), per gege Tajanen, per Memen e Muharrem Hasanit; per Lolone (Mbeten e Resul Nelos), per Nefizene e xha Lazes, per Lalane e dajo Banushit; per Avizene e Abedin Kahremanit, per teze Lalane nga koshtani; per Samon e xha Breshanit e me radhe, per te gjitha grate e per burrat e mehalles, deri tek familjet e vellezerve Ahmet e Novruz Selfos dhe grate e tyre: Xhixhon dhe Lulen e me tej ne Bexge ku kishte ngritur kasollet Agai ( Resul Nelua) etj. Lumen e kishte marre malli te dilte tek Buza e te veshtronte Shuret, Gurishtet, Llomerat, Grykat, Mocalet, Bishtjet, Kullustrat, Trapin e Cesmes, Kocimaren, Doken, Margellicin, Zezanin e Shkozes e ate te Corrushit dhe per Lumin ujeplote, per Goricen, per Fushen e begate te Kalivacit e te takonte sa me shume njerez te fisit te saj e te fshatit mbare.
Kishte qene koce pulash e ishte bere nuse; Ajo vinte ne Ahmetaj, tjetersoj. Kur te takonte Xhixhon, Mbeten; grate e fisit e te mehalles, do ti bente ato me dije per shtepine ku kishte vajtur nuse, per burrin, per vjehrrin e per vjehrren, per kunatat dhe per cdo gje tjeter qe lidhej me nuserine e saj. E kishte menduar mire dhe se ku do te shkonte me pare e ku me pas, per vizite kortezie. Diku, ajo do te shkonte e ftuar per dreke e diku per darke. Ate, mesiguri do ta ftonin, si mbesen e shpirtit, dajot, ne Koshtan, dajot e babait, ne Hysodosaj dhe dere me dere ne Ahmetaj. Ne vizitat e mundeshme, Ajo do te shkonte vete, e shoqeruar nga Zonja e Madhe e Binajve.
Keto gjera mendonte gjate gjithe udhes qe beri te nesermen e vajtjes ne Llakaj te Xhevitit dhe Reshatit, per ta marre ne te pare. Udha zgjati gati 2 ore, e Ajo e hipur mbi kale, mendonte e mendonte dhe nuk e ndjeu fare distancen qe pershkoi. Ne lokalitet, u pershendet me kalivacase e me kalivacas, te cilet nuk kishin nevoje te pyesnin per te mesuar identitetin e saj; ata e njihnin mire, si Ate dhe Xhaxhakon e Reshatin qe hiqte kalin. Ne Bozanaj kaloi neper Varfaj, ne Malaj, ne Dostaj, tek shtepia e Azbi Bakos, tek Lisat e Hyset dhe doli ne Sheshe. Pa e pare nga afer, Ajo u cmall ne distance, me shkollen fillore te fshatit ku kishte mesuar 4 vjet e ku kishte provuar te ftohtit, lodhjen dhe supen e ngrohte te pergatitur ne nje kazan ushtrie me bizele qe na kishte dhuruar UNRA. Ne te tatepjeten e theksuar qe zbret tek shtepia e Cizo Selfos, ishte e veshtire te rrugetoje mbi kafshe. Reshati shoqerues, e mbajti per krahu,” motren” edhe pse i paket nga shtati, per te dale, neper udhen e shulme, mbi shtepine e xha Hysniut e me tej ne Buzen legjendare.
Kur kali i xha Lazes me keloresen ne shpine u fut tek shtegu me tel i avllise, e para e pershendeti e ema, Zonja e Madhe e Binajve, te cilen e kishte marre malli shume per kocen e vetme qe e kishte rritur mes halleve. Ajo, plot emocione, me sy te perlotur, por dhe me krenari se ishte e sigurte qe e bija e kishte nderuar, iu drejtua Lumturise me fjalet: “ Te keqen nena jote! po nga na dole moj bije qe ne pike te mengjesit, akoma pa zene dielli dhene. Erdhi e te mori Babai se e kishte pikur malli per ty! Po sa me qenke rritur e me je zbukuruar moj koce. Po Nenen e ka marre malli shume per ty; tek ti e kam patur mendjen, gjithe keto dite”; etj. etj. fjale zemre peshperiste Nena, e lumturuar qe i erdhi vajza. Ato fjale i dilnin Zonjes te Madhe te Binajve, si vullkan, nga thellesite e shpirtit te saj. Sa sistemuan kafshen dhe u kujdesen per hejbete, shoqeruesit, Lumturine e pushtoi ne krahe e ema, me lotet qe i rridhnin curke, nga gezimi e nga malli. Ajo e pushtoi kocen, ne gji, sic bente dikur kur e pati femije dhe “ e mbyti” me te puthura nene. Nderkohe, tek shtegu i avllise te perbashket u dha Zonja e Vogel, me nje kazan llamarine me uje buimi, ne koke dhe me nje shufer, ne dore. Ajo, sapo la kazanin me uje te fresket ne sofat, beri si kunata e saj, me duart e me zerin qe i dridhej nga emocionet e te papritures. Tajanja e Muharrem Kamberit, po fshinte avlline. Ajo, me te pare ate skene interesante, la fshesen ne shesh dhe i beri kembet cope, neper rrugicen e ngushte tere popla, e u dha tek shtegu, e gatshme per te shuar mallin qe i vlonte ne gji. Tajanja ishte mjaft e dashur, bujare dhe me nje kuriozitet te shtuar, per cdo levizje ne ate pjese te mehalles. Cfaredo qe te ngjante ne ate grumbull shtepish, ne mehallen e Ahmetajve, Tajanja e Muharremit do ta merrte e para informacionin, jo vetem se shtepia dhe shkallet e saj ishin si pike vrojtimi per ate zone, por dhe se kurioziteti i saj ishte i papare.
Pak me vone erdhi Hysnija e Musa Mehmetit; “ komandantja” e grave te mehalles, e cila matej me burra zakoni Minajetja e Mehmet Musait, Memja e Muharrem Hasanit dhe gra te tjera te fisit e te mehalles. Njoftimi per ardhjen e Lumturise nuse, u perhap si rrufe dhe nuk kishte force qe ti ndalte grate kurioze. Ne Kalivacin e atyre viteve ishte nje zakon i pashkruar por i ditur e i pranuar nga te gjithe, i cili zbatohej vullnetarisht: Kur vinte ne te pare kocja, te gjitha grate, pas tyre edhe burrat, nxitonin ta takonin, ta pyesnin e ta uronin: “ Me nje djale ”! Pyetjet qe beheshin kishin lidhje me pershtatjen e koces te tyre ne shtepine e re, cilet jane pjesetaret e familjes te re? Si shkon me burrin, me vjehrren e me vjehrrin, me kunatat, si e ndjen veten ne ate mjedis te ri? etj. etj.
Sa te vinin grate e tjera, te cilat kushedi se ku ndodheshin ( per uje, per dru, ne mulli, per te mbledhur lakra te egra ne fushe, per t’u shpure buken burrave qe ishin ne kullote, me bageti, etj. etj, grate qe u ndodhen te parat ne avlline tone, u sulen brenda kasolles shtepi dhe hapen hejbete, per te pare gatimet dhe dhuratat qe kishte prure Lumturia. Si rregull, kur vajza e bere nuse vinte ne te pare, sillte nje revani te tradites, te pjekur ne sac; nje cyrek gruri dhe dhurata te ndryshme. Mes dhuratave binin ne sy corape, per babane, per xhaxhallaret, per vellezerit, per kusherinjte e afert etj. Ato ishin te punuara me dore, me grep apo me shtiza, te thurura me fije leshi. Grave mund t’u sillte ndonje fustan, shami koke, fute, corape, sapune tualeti etj. Zonja e Madhe e Binajve, si nene e koces – nuse, i shperndante dhuratat, dere me dere e koke me koke, me merakun qe ato te shkonin ne destinacion.
Dy jave “ leje” i kishin dhene nuses Lumturi vjehrra Hasime dhe vjehrri Sulo. Ditet e lejes rrodhen shume shpejt sic nuk kane duk ditet e vajzes ne te pare. Kishte cfare te kujtonte motra jone ne ato dite “ pushimi”, ne shtepine ku ishte lindur e ishte rritur. Cfare te kujtonte e ke te harronte Lumturia jone? Femijeria e saj kishte kaluar ne mjerim; pubertiteti i saj kishte qene i ndrydhur, shtegtimi i zgjatur nga njera shtepi ne tjetren e kishte merzitur shume, mbasi ishim muhaxhire ne mehallen tone, shoqet e ngushta te femijerise me te cilat u nda e nuk dihej nese do te takoheshin me; fejesen me nje njeri te cilin nuk e njihte e nuk e kishte pare asnjehere etj. etj. As u shlodh e as u shmall ne ato dy jave. Koha rrodhi aq shpejt, sic iken vesa e prillit mbi bar.
Sipas nje tradite te mire, e cila ka ekzistuar e vazhdon te funksionoje sot e ksaj dite, vajzen nuse qe kthehej ne te pare, e ftonin gjitonet, te afermit, miqesia e ku ta di une, te gjithe dashamiret e saj e te familjes; kush per dreke e kush per darke, ne gostira respekti. Nje dite e ftoi, per dreke Hysnija e Musa Mehmetit. Ne dreke moren pjese: Minajetja, nusja e asaj shtepie; dy Zonjat, Lumturia, Tajanja e Muharrem Kamberit, e cila nuk mund te mos ishte e pranishme, kurrsesi, per vete karakterin e saj bujar dhe shpirtin e mire te njohur nga te gjithe dhe Mushua e Refat Mahmutit. Shtepite tona ishin prane njera – tjetres. Ato i ndante nje rrugice me shtrat te gurte. Ishte dreke me biseda grash nga me te ndryshmet. Mes te tjeresh, grate kujtuan vitet ’50 te shekullit te njezete. Ne Ahmetaj ishte perhapur thashethemi se nje e vdekur, pas varrimit ishte ngjallur lugat. Aso kohe nga mjaft njerez besohej se jeta mbas vdekjes vazhdonte dhe se ringjallja e njeriut te vdekur mund te behej si lugat, kukudh, xhind etj. Perhapesit e thashethemit qe te deftoheshin ne syte e njerezve sa me te besueshem ne ato qe sajonin, benin be e rrufe se e kishin pare me syte e tyre lugatin dhe se ai i kishte sulmuar me gure.
Ne vere, disa nga grate e fisit tone si Hysnija; Zonjat, te dyja; Minajetja; Tajanja; Lumturia; Engjellushja dhe ndonje tjeter, te cilat ishin me shtepi prane e prane nga frika e lugatit, e kalonin naten ne avlline e Musa Mehmetit, te strukura njera pas tjetres. Hysnija e Musa Mehmetit, ishte kryetare e grave te fisit e te mehalles. Ajo, si burrneshe e trime, i grumbullonte grate e fisit rreth vetes e i mbronte ato, sic mbron kllocka zogjte. Por grave nuk u dilte lehte frika se mund te shfaqej lugati i frikshem edhe aty, ne avlline e xha Musait. Xha Musai, nje burre i rralle per nga trimeria dhe mencuria e percillte naten ne pronat e tij, ne Margellic. Atje Ai kujdesej per bagetite e imeta dhe pe r gjedhet, si dhe per kalin kuqo. Plaku i mencur e trim, Musa Mehmeti, te cilin vitet e pleqerise nuk e kishin vene dot posht, shkeputej nga Margellici dhe hipur mbi kalin kuqo, trupmadh e te fuqishem por disi i ngathet, vinte ne avilli, veshtronte grate te strukura njera pas tjetres, e ikte perseri. Ai, e bente kete pune disa here brenda nje nate, me llogari qe drita e dites se neserme ta gjente prane arave dhe bagetive qe mbareshtonte, ne Margellicin e begate.
Kaluan dy jave e u sosen “ pushimet” per Lumturine. Erdhen ne kasollen tone njerezit e Tefik Sulos dhe e moren nusen e tyre – Lumturine. Sic ngjan ne keto raste, ne familje, ne fis e tek te gjithe miqte e dashamiresit e familjes tone, ra perseri merzitia. Me teper e ndjeu kete merziti Zonja e Madhe, te ciles i dukej sikur e shkeputi per here te pare kocen e shpirtit, nga gjiri i saj. E ndjene thelle dhe shoqet e saj te aferta, te cilat nuk do ta kishin me ne lojerat e femijerise vajzerore dhe gjate ruajtjes te pulave te detit apo ne rrugetimin per te mbushur uje ne burim, i cili shnderrohej ne nje thashethemnaje te cuditshme ku vajzat qanin hallet e vajzerise, perhapnin moden e mjeruar dhe i transmetonin njera – tjetres pervoje jete.
Sic qe tradita, Zonja e Madhe e percolli te bijen me gatimet e nevojshme, ku vendin kryesor e zinte revanija e pjekur ne sac dhe dhuratat. Ne menyre strikte dhe me korrektese maksimale, ne te tille raste ruhej nje lloj reciprociteti; nje baraslargim i merituar. Veshtiresisht i perballueshem ishte casti i ndarjes. Perqafime, puthje te ngrohta, lote dhe porosi kishte, me shumice ne ndarjen e koces nga Nena e dhimbsur. Keto dukuri prekese, nuk ishin me te pakta kur u nda Lumturia nga Ninija, nga Zonja e Vogel, nga Minajetja, nga gege Tajanja, nga Izja, nga Loloja, nga Memja e nga te gjitha grate qe e percollen. Burrat ishin po aq te emocionuar, ne vecanti Xhaxhakua, por ata e mbanin e nuk e leshonin veten. Zaten, burreria bente beli edhe ne kete cast. Ishte vjeshte e prasme dhe lotet e grave percjellese, i shtonin rrekete e shiut qe binte parreshtur.
Ne pushimet e dimrit pasardhes, ne muajin janar te vitit 1958, vajta prane familjes ne Kalivac te Tepelenes. Mbasi takova te mite ne Ahmetaj e ne fshat, mora udhen per ne Krahes Nr.2. Nje dite, qe ne mengjes, u nisa per te shkuar ne shtepine e krushqve, ku kishte vajtur nuse ime moter – Lumturia. Babai dhe Nena, kur me nisen, me dhane nje mal me porosi. Ata me deftuan udhen nga do te kaloja dhe kujdesin qe duhet te beja per t’u mbrojtur nga qente e stanit, te cilet ishin te eger e te sulmonin. Ata qendronin prane staneve me dhi, ne kopete e bagetive qe kishin populluar, Gonene ku kishte mjaft llastare perralli e shkurresh te tjera dhe gjate udhes per ne Llakaj. Fshatrat, ne ate kohe nuk ishin te kolektivizuar ne te gjithe komponentet e ekonomise bujqesore; disa tufa te shkeputura me bageti te imeta, i kishin prane zoterimeve te mepareshme dhe i ruanin me qen stani. Goneja, psh, ishte e mbushur me vatha e me kasolle ku dimeronin dhite e shtegtareve te ardhur nga krahinat malore te Zagorise e te rrethit te Permetit; Bregadova, ishte plot me stane dhensh.
Porosia kryesore ishte si te sillesha e si te nderoja miqte e rinj, duke e paraqitur veten perfaqesues te denje te fisnikerise nga rridhja. Do te behesha dajo se afermi ne ate prag dhe ky emer simbolik ka nje domethenie te madhe. Te qenit dajo eshte, ne te njejten kohe nderim dhe obligim. Duhet te pergatitesha dite pas dite per ta merituar pozicionin e pritshem. Ne shtepine e krushqve te rinj mberrita mbasdite, neper nje shi qe nuk kishte te pushuar. Te zotet e shtepise me priten me respekt, si djale krushku. Ata ishin njoftuar qe me pare per vajtjen time. Te parin takova plakun e mocem Sulo Barjam Llakaj, babane e kunatit dhe Nene Hasimene, vjehrren e sime motre. Pastaj i takova, me radhe, te gjithe familjaret, me radhe: Baro Sulon; Shaqen; Muharremin; Tefikun e me ne fund motren time – Lumturine. Ishte dimer e njerezit nuk kishin pune ne are. Ky ishte nje favor, ne anen time se i gjeta lehtesisht, ne shtepi, ata qe duhet te takoja. Pak me vone erdhen gjitonet, per te me takuar e per te me nderuar. Te moshuarit Muhamet Ramadani dhe vellai i tij – Tahiri, se bashku me grate, u shfaqen, ne cast prane meje e me takuan me ngrohtesi. Pritej te vinte darka e te shtrohej, sufraja e mireseardhjes. Shenjat ishin te qarta. Ne ate darke miku, do te ishin te pranishem vetem pjesetaret e familjes, te cilet nuk ishin te paket.
U ulem, sipas tradites. Jo rreth sufrase por njeri pas tjetrit, mbi shiltet prej leshi, te endura nga Shaqja, ne kacin ( tezgjahun) qe ishte kapardisur ne fund te shtepise. Sejcili kishte nje jastek te leshte prapa kurrizit. Biseden e kryesonte plaku i shtepise Sulo Barjam Llakaj. Me takonte te ulesha pas tij. I ulur kembekryq, si te tjeret, i mbaja syte nga motra. Me vigjilence te shtuar, veshtroja te kapja ndonje isharet ( shenje) prej saj, me gjeste apo me gjuhen e trupit. Nuk ia ndaja syte dhe per faktin se me kishte marre malli sa s’behej, per te, ca me teper se nuk pata mundesi te merrja pjese ne dasmen e saj. Kur erdha ne shtepi, nga Korca e nuk e gjeta motren e dashur ne vater. M’u duk shtepia bosh e nuk me hynte asgje ne sy. Tani e kisha aq prane, e une e veshtroja ne sy e nuk ngopesha se pari. Edhe ajo me veshtronte e nuk mi ndante syte. Nena dhe Babai me kishin porositur si e kur do te beja urimin, ne raki, te mos deftohesha grykes ne te ngrene se neser do te behesha dajo e kjo nuk shkonte. E shume e shume porosi te tjera, nje pjese te te cilave i harrova udhes.
Sapo nisi darka, ku mesa me kujtohet te pranishem ishin vetem njerezit e familjes patriarkale te plakut te mocem Sulo Barjami; nisi urimi. Eshte fjala per urimin e pare, sapo nis darka. I pari filloi te bente traditen i moshuari Sulo , si i zoti i shtepise. Ai me uroi mua te parin, si djale i krushkut. Sic uronin ne fshat ne ate kohe: “ Gezuar ! Ti qe me gjete deren te gjette e mira! Te te rrojne Nena dhe Babai; motra e vellai! Miqesia qofte e pandare! Qofshi te nderuar e te gezuar ngahera”! etj. etj. Pastaj, Ai uroi te gjithe njerezit e shtepise, me radhe. Formula e urimit ishte e perafert, thuajse kishim te benim me nje stampe apo me nje fotokopje. Mbaroi urimin i zoti i shtepise; thithi nje gurmaz raki nga ducja qe mbante mes gjunjeve, mori dhe pak meze e ma “ dorzoi “ mua stafeten.
Veshtrova perqark, mora guxim se mu kujtuan porosite e prinderve dhe rrembeva faqoren (fliten) time. Nisa urimin. Te parin urova plakun Sulo; te dyten – krushken – Hasimene, e cila qendronte ne kembe; te tretin Baron dhe bera sic beri dollibashi ( plaku Sulo te cilin perzgjodha si model; rrufita nje gllenjke nga faqorja qe me kishin vene perpara. Miqte e mi nuk qeshen, me “gafen” time se nuk e lejonte tradita ( ishte turp te qeshje me mikun e shtepise) dhe fisnikeria e tyre. Ata pane njeri – tjetrin ne sy, (se merreshin vesh me nje te pare, vune buzen ne gaz dhe kaq qe reagimi i tyre. Vija ne ate shtepi pas vajtjes te babait tim. Ate e kishin pritur me qengj pires nga ata te lashtet qe jane gjithe dhjame qumeshti e shkrijne, kur piqen ne hell. Krushkut Xhevit, pritesit i kishin hedhur nje hise, te madhe, sipas zakonit. Mes thelave, nishani i nderimit te mikut ishte bishti. Per mua kishin therur nje kaposh deti, te ushqyer me brume, te ngjeshur me vaj ulliri dhe me kokrra ulliri. Mishi i kaposhit te detit ishte mjaft i shijeshem. Ate e kishin pjekur ne sac dhe kundermonte shtepia ere te mire. Per te me nderuar, si dajua i ardhshem i femijeve qe priteshin, me nderuan duke me gostitur me kraherorin e kaposhit. Me vinte turp ta mbaja ate “shenje”; tentova tja kaloja plakut te shtepise – Sulo Barjamit. Kishja ndjenjen e turpit se cilidoqe te ishte statusi im, une perfaqesoja nje cunak 16 vjecar e nuk ndihesha mire te shqepja kraherorin perpara nje te moshuari si plaku Sulo Barjami; te cilit i hodhen kerbishtjen. Mirepo ndesha ne nje rezistence kategorike te te zotit te asaj shtepie, i cili nuk e pranoi ate qe tentova te beja une. Atehere, m’u dha dhe e copetova kraherorin e kaposhit dhe ua shperndava, disave nga qe ishin ulur per te ngrene darke si: xha Sulos, Baros, Hasimese dhe ndonje tjetri.
Ate nate, darka kaloi per bukuri; nuk u pi shume raki ( mosha ime e parritur ishte faktor frenues) por u be nje bisede e kendshme me shume vlera. Perftova goxha nga ajo darke, nga ata njerez te mire qe ishin me te regjur ne gostira dhe nga “ gafa” ime nga padituria. Fjeta, si “pasha”; ngrohte, mes shtrojeve e mbulesave ( velenxave) te leshta, i sigurt mbasi me rrethonin njerez qe ushqenin dashamiresi ndaj meje. Lumturia shtroi prane meje. Gjithe ate nate nuk me zuri gjumi. Motra donte te bisedonim dhe me pyeste per te gjithe njerezit, per kafshet, per bagetite, per punet; madje dhe per qente. Mendova: Kaq shpejt e paska marre malli motrem time? Dhe sa shpejt? Ne dhomen e miqve, ku duhet te flija, kishte depertuar era e kendshme e mishit te kaposhit te detit te pjekur ne sac, era e alkoolit dhe tymi i duhanit qe pinin burrat e shtepise. Pyetjeve te Lumturise: kush ka lere, e kush eshte ndare nga jeta; kush ka vajtur ushtar e kush eshte liruar nga ushtria; kush u fejua e kush u martua, kush ka lere e cfare, etj.etj. Pergjigjet e mija ishin te cunguara; disa gjera i dija e disa te tjera jo, prandaj beja sikur nuk i kuptoja ato qe nuk dija mesiguri.
Ne mengjes nikoqirja e shtepise, gruaja e Baro Sulos, Shaqja, na poqi petulla, me gjalpe e me vaj perzier. U ngrita heret, se ishja mesuar ne konvikt, ku cdo veprim ditor kryhej me orar. Keshtu ishte ne konviktin, ne Korce; keshtu kishte qene dhe ne konviktin e Tepelenes, dikur. Shtrihesha per te fjetur e cohesha me orar, si ne ushtri. Te zotet e shtepise ishin ngritur me heret. Dikush kishte nxjerre bagetite, nje tjeter kishe vajtur per te prere dru lisi, aty prane. Lumturia kishte leshuar pulat shqirake nga qymeci e ato te detit, nga kasollja, u kishte hedhur per te ngrene dhe kishte fshire avlline me nje palice dhe priste te ngrihesha une, nga rrobat. Kur dielli kishte zene dhene, u ndava nga miqte e mi te mire, me mbresa te pashlyera. Kishin dale te gjithe te shtepise per te me percjelle, tek shtegu i avllise. Takova, te parin xha Sulon, Baron, Tefikun, Haxhine dhe pastaj grate e asaj shtepie e cila ishte shtepi miku. Hasimeja me shtrengonte e nuk me leshonte. Ajo me puthte, ne te dyja faqet e nuk pushonte se porosituri. Fliste me ze te larte, mbasi ishte e “vrare” nga veshet. Nuk kishin te mbaruar te falat qe me dha. Vjehrra e Lumturise, Hasime Mahmutja ishte bije ne Kalivac. Tek po me percillte, ne intimitet, gjeti rastin, ne mevetesi, te me jepte te fala per vellezerit e saj: per Karafilin dhe Refatin, per bashkeshortet e tyre: Bedrine dhe Mushon e per te gjithe fisin e saj ne Hasanimeraj si dhe per krushqit e rinj. E veshtire ishte ndarja nga ime moter – Lumturia. Ajo vetem qante, ne nje cast u ngasherye nga te qaret; donte te fliste por fjala i mbetej ne gurmaz. Nuk i vura faj; Ajo kishte lere e ishte rritur ne tjeter mjedis dhe tani i duhej te pershtatej me jeten e re. Gjithashtu, kishja parasysh se vendlindja eshte shume e dhimbsur e kete e kishja provuar vete, kur vija ne fshat, nga larg. Bera si bera, jo pa veshtiresi “rreshqita” nga krahet e saj e bera te dilja nga shtegu. Po ku me leshonte Lumturia. Me shume veshtiresi, u shkeputa prej kraheve saj dhe kaperceva shtegun e avllise e “mora” udhen e verber, cila te conte ne rrugen kryesore te mehalles. Zbrita teposhte kodres, kaperceva, gure me gure perroin qe vinte nga Harakopi dhe mblidhte ujerat e faqes kodrinore pas te ciles eshte mbeshtetur fshati i Krahesiit dhe dola ne udhen automobilistike qe te con ne Fier.
Ajo udhe eshte piketuar e ndertuar si trase, qe ne kohen e “Italise te Pare”, ( ne vitet e Luftes se Pare Boterore) por nuk u shtrua me asfalt ne ate kohe; as ne vitet e Luftes se Dyte Boterore, kur krahina u be teater luftimesh dhe shume ura dhe vete traseja u shkaterruan. Ajo udhe automobilistike nuk te conte deri ne Tepelene, por ishte riparuar dhe funksiononte vetem ne segmentin: Krahes – Fier. Ne kete udhe qarkullonte vetem nje kamion i tipit Zis i mbuluar me mushama e i pajisur me stola druri, mbi te cilet uleshin udhetaret. Shofer i ketij kamioni ishte nje burre i mire, “bakull”, me emrin Kamber. Mezi e pritnin Kamberin dhe makinen e tij fshataret e zones, te cilet e kishin emertuar kete makine – korriere.
Ne Kalivac mberrita para mesdites. Me prisnin qe tu rrefeja per misionin qe kishja kryer. Dilaveri ishte ne shkolle, siper ne Majen e Tendes. Kalova prane shkolles por nuk u ktheva. Xhaxhakua i kishte nxjerre dhente, neper yrtrat mbi shtepine e Hysni Metes, ne menyre qe te ishte prane shtepise dhe dhente e tij te brinin ndonje fije bari apo te pertypnin ndonje gjethe. Zonja e Madhe, i kishte shpure cobanit nje tas te bardhe cingo, me pershesh dhe me priste mua. I takova aty ku zbriste udha e verber ku kalonin nxenesit e shkolles se fshatit; mbi ullirin e madh kaniniot qe ishte ne brinjen e pjerret, poshte shegeve dhe fiqve prane murit te arishtes te Azis Ramos. Te dy, mezi me pritnin edhe pse Xheviti nuk e jepte veten perpara meje dhe ne syte e te shoqes. Ata donin te mesonin hollesira nga vajtja ime e pare ne cilesine e dajos te pritshem ne shtepine e re te motres tone – Lumturise. U deftova, fije per pe, te gjithe ndodhine, aty, ne kembe, mes asaj bokerrime. U rrefeva dhe “ gafen “ qe bera, gjate urimit.
“E kalova klasen” me nje “kritike”, e cila ngjante me teper me nje keshille prinderore. Ndryshe nga sjellja e Babait me mua, ne raste te tjere, kur beja gabim. Kur gaboja, Ai me zinte prej veshesh, me ngrinte lart; pastaj me leshonte. Kesaj here, Ai u mjftua me nje kritike: “Po pse mor bir i babait; une te porosita, kur u nise”! “Po harrova o Xhaxhako”, i thashe, se ishte hera e pare qe u ndodha ne qoshe e me mbyten emocionet. Ia hodha me nje keshille, e cila ngjante me shume si derzhitje ( versulje) dhe terheqje te vemendjes se tjeter here, do te bente ate qe dinte, ai burre i ashper, i cili nuk toleronte te tilla “gafa”. Sic duket kesaj here e kishte mundur malli per djalin e madh, te cilin nuk e kishte pare prej disa muajsh.
Pas darke, ne kasollen tone vershuan disa gra e disa burra te fisit. Sejcili me kuriozitetin per te mesuar dicka per ate vajtje interesante timen, tek krushqit e rinj, por dhe me shpoti. Ata donin te mesonin nese i kishja nderuar apo i kishja turperuar, me sjelljen dhe me qendrimin tim tek miqte e rinj dhe a e kishja paraqitur veten dinjitoz perpara tyre, si dajo i ardhshem i femijeve qe priteshin. Biseden e kryesonte Hysnija kapedane. Babai im i kishte deleguar asaj gruaje burrneshe gjithe kompetencat qe kerkonte drejtimi i nje bisede te tille. Zonja e Madhe kujdesej qe zjarri ne vater te digjej kalafak, me drute qe kishte prure nga Kocimarja ne Gryka e ne Trapin e Cesmes. Zonja e Vogel e Binajve; Mbetja; Memja; Tajanja; Selmani; Reshati e te tjeret qe ishin te pranishem ne ate bisede, ishin me pak aktive. Kur u rrefeva si kishja harruar te beja urimin e te gjithe miqve te pranishem, por u mjaftova me urimin e tre te pareve, ne kasollen tone, ku njerezit ishin shtrenguar pas njeri – tjetrit, mbasi nuk i nxinte vendi, plasi gazi e nuk pushoi per shume kohe. Kishte ngjare e pangjara.
Ne deren ku vajti nuse Lumturia, sic do te vepronte cdo nuse e re, fillimisht, Ajo u njoh me shtepine, ( me mjdiset, me plackat e me orendite ), pastaj me gjitonine e me vone me shoqet e brigates ku do te punonte; dicka me vone Ajo pyeti e u njoh me rrethin miqesor te familjes te re. Dera e Sulo Barjam Llakaj, ne ate breg e ne ate fshat ishte dere e madhe, ishte dere miku dhe nje familje me ndikim te ndjere, ne mehalle, ne fshat e me gjere. Ajo ishte familje e qete, fisnike, bujare dhe qe veshtronte punet e saj. Plaku i asaj shtepie, Sulo Barjami, me moshe rreth te tetedhjetave, i kishte bere vend vetes, me mencuri, burreri e me urtesine karakteristike. I biri, Barua, ishte aktivist i pushtetit, njeri me reputacion ne fshat dhe nje bujk i mire. Zgjuarsia dhe urtesia e Tefikut, benin miq edhe mes atyre qe grindeshin kot se koti. Muharremi, pas kryerjes te Shkolles se Bashkuar te Oficereve, u perfshi ne forcat e armatosura, oficer dhe u adaptua te jetonte me rregull e me disipline. Me i vogli i djemve te xha Sulos, Haxhiu, ndonese disi nevrik, por zemermire, meqenese ishte me i riu i djemve te asaj shtepie, gjykimi i tij nuk kishte ndonje peshe te madhe ne ate familje. Gjitone te familjes te xha Sulos, ishin burra te mencur, dinjitare e me burreri si Muhamet Ramadani dhe vellai i tij – Tahiri. Ata, se bashku me Sulo Barjamin dhe me bashkeshortet e me femijet e tyre formonin nje komunitet kompakt, te qendrueshem e me fryme paqetimi e me dashuri per njeri – tjetrin. Ai qe lidhej me miqesi, me njerin nga femijet e Sulo Barjamit, pas ndarjes se tyre, behej mik i te gjitheve, jo vetem virtualisht por dhe me vajtje – ardhje, sipas tradites.
Lumturia jone u ndodh me fat qe hyri nuse ne ate familje fisnikesh dhe ne ate kominitet ku sundonte qetesia, respekti i ndersjellte, dashuria dhe perkrahja per njeri – tjetrin. Si vajze nga Kalivaci i Tepelenes, Ajo trashegoi nga paraardhesit dhe nga fisi ku u lind e u rrit tiparet me te cmuara njerezore, duke kultivuar dhe vlerat e vajzave nga ai cike fshat. Me zgjuarsine natyrale qe e karakterizonte, Lumturia u pershtat shpejt me shoqet, me normat e jetes ne familjen e re, Ajo u familjarizua shpejt me pjesetaret e familjes dhe me gjitonet. Veshtiresite e jeteses qe percolli ne femijeri dhe punet e renda qe perballoi ne nje kohe kur akoma nuk ishte rritur e formuar si konstrukt e kishin pjekur para kohe motren tone. Ky ishte shkaku qe edhe kur ishte akoma nuse, Asaj i degjohej fjala e i zinin vend mendimet per punen dhe per jetesen.
Si kalivacase e vertete, Ajo, shpejt, me kembengulje e me kujdes iu perfill punes per te realizuar synimet e saj, nga te cilat, me kryesoren Ajo konsideroi ndryshimin e mjedisit dhe permiresimet ne menyren e jeteses. Por ky ishte nje proces mjaft i veshtire. Sic dihet, e reja can me veshtiresi e ne lufte me traditen me te cilen njerezit jane familjarizuar e papritur u kerkohet ta ndryshojne ate. Ne ndonje rast, mundi dhe mendja e saj nuk mjaftonin; duhej dhe fryme ballafaqimi. Po te cvendosemi pak ne kohe, fillimet e jetes, pas marteses, per nje femer ishin thuajse skllaveruese. Konservatorizmi, i rrenjosur e i praktikuar prej kohesh ne jeten e fshatareve te asasj kohe, kerkonte qe femra, ne vecanti nusja re te ishte “ pa goje”. Ajo e kishte vendin ne fund te shtepise, ne kembe dhe e gatshme t’u sherbente edhe te vegjelve. E shtypur nga opinioni shoqeror dhe e ndrydhur nga statusi i nuses, ajo vetem duhej te bindej e te bente sic i thoshin me te medhenjte e shtepise, perfshi dhe bashkeshortin. Keshtu ngjau dhe me Lumturine. Ajo e kishte te qarte veshtiresine qe duhej te kapercente, per te “ bere zakon te ri ne fshat te vjeter”, por ishte guximtare. Pjekuria e parakoheshme, zgjuarsia dhe shkathtesia e Lumturise prevaluan mbi traditen e familjes dhe mbi mentalitetin e kohes. Si punembaruar e sedermadhe qe ishte, motra jone, Ajo e fitoi betejen me konservatorizmin ne familje. Ne kete “ beteje” Ajo pati dhe perkrahjen e vjehrres, Hasime Mahmutja e cila, gjithashtu ishte kalivacase, pra, e gatuar nga i njejti brume.
Me ndarjen nga jeta te plakut te asaj shtepie, Sulo Barjamit, ne vitin 1958, ekuilibret qe ishin formuar, me kohe, ne ate familje, u prishen; kerkoheshin ekuilibre te rinj. Pavaresisht se nuk mund te dilte fare hapet, deshira e Lumturise per te kryer ndryshime, u gjallerua, brenda saj. Pengonte, jo vetem slogani sipas te cilit, “zakon te ri ne fshat te vjeter nuk mund te besh”, por dhe mentaliteti ekzistues se “kali, nuk meson dot revan ne pleqeri”.
Ne vitin 1962, u nda nga trungu familjar, vellai i madh i familjes, Baro Sulua, i cili kishte ardhur ne jete nga martesa e pare e plakut Sulo Barjami. Per te bere ndarjen e baneses, te truallit dhe te pasurise te levizshme, u desh te thirrej, sipas tradites, nje “plak”; i mencur e i paaneshem. Ai u gjet brenda fisit Llakaj. Me te drejten e atij qe vendos, e nuk mund te kundershtohej nga palet u pranua kusheriri Muhamet Ramadani, i cili kishte kryer detyren e taksambledhesit dhe ishte me prvoje jetesore. Nga ana tjeter, ndarja u be qete – qete; pa grindje e pa qejfmbetje; ne mirekuptim e ne paqe te plote.
Baros i takoi pjesa e shtepise, perdhese, me dy dhoma, ajo ku mblidheshin femijet. Njera nga dhomat i takoi Baros, kurse tjetra iu dha Muharremit. Ky, i fundit ia shiti pjesen e tij te shtepise, vellait Baro, kundrejt nje pagese prej 900 lekesh; aq sa ishte paga muajore e nje oficeri te ri, sic ishte vete Muharremi, aso kohe. Tefiku, se bashku me vellane tjeter, Haxhine, i cili, aso kohe ishte nenoficer aktiv ne Kukes, moren shtepine e dyte te prinderve, me dy dhoma; njera per Tefikun; tjetra, per Haxhine.
Muhamet Ramadani, nje burre me mend ne koke dhe me pervoje te gjate jete, qysh ne ndarjen e pare, kur u shkeput Barua nga trungu familjar, e deftoi veten vizionar kur parashikoi dhe ndarjen e pritshme; ate te Tefikut, nga Haxhiu, kur ky i fundit te kthehej nga Kukesi. Meqenese ishin kater djem dhe gjendja e konakeve prinderore ishte kater. Cdo vellai, Muhameti, i caktoi nje dhome. Ketu qendron mencuria dhe paanesia e atij burri te ndiere kokeplote.
Meqenese shtepia si objekt kryesor i ndarjes ishte parashikuar, shkeputja e Haxhiut nga vellai i tij uterine, – Tefiku u be me mirekuptimin e dy vellezerve, pa thirrur ndonje njeri per “plak”. Kjo ndarje, u realizua ne vitin 1969, dy vjet mbasi Haxhiu, i martuar me Manushaqen, bije nga Krahesi i Tepelenes dhe me nje femije ( Namikun), u kthye nga Kukesi ku kishte sherbyer kapter karriere, ne repartet e kufirit, ne Krahes, ne pronat qe i la babai.
Me qellim qe njeren nga dhomat e shtepise me dy dhoma, ta shfrytezonte Haxhiu me femijet, Tefiku dhe Lumturia ngriten nje kasolle, sipas modelit te kasolles qe kishte ngritur Xheviti, ne Kalivac. Ne ate kasolle, mblidheshin: femijet ( grate, burrat e shtepise dhe femijet e tyre). Kasollja kishte permasa te medha e ishte e larte. Ne vitin 1969, kur zona u lekund nga nje termet i forte, ne kete kasolle mblidheshin te gjithe femijet e nje gjaku dhe prinderit e tyre. Aty, ata kalonin naten, mbasi qendrimi i tyre ne ato shtepi te ndertuara me mure guri, te lidhura me llac balte, ishte i pasigurte.
Kur Barua u shkeput nga trungu familjar, Hasime Mahmutja, se bashku me femijet e barkut te saj: ( Tefikun; Selvine; Muharremin dhe Haxhine) u mbeshteten pas Tefikut dhe Lumturise. Kur dolen me shtepi dhe me ekonomi te veten, sic ngjan rendom ne keta raste cifti i ri iu perfill punes, me shume perkushtim e seder te mire, per te mbajtur te hapur “cerdhen” qe ngriten se bashku te fuqishme e te kamur dhe deren te hapet, per te gjithe miqte dhe per fisin. Te dy ata, burre e grua u rakorduan shpejt me njeri – tjtrin dhe Hasimeja, nuk ua prishte. Ate qe mendonin dhe vendosnin ata, te dy, ishte pune e mbaruar.
Ne fillim te vitit 1961, cifti Lumturi e Tefik Llakaj u shtua me nje vajze. Ata sollen ne jete femijen e pare – Fiqretin. Tradita mashkullore e zones e donte qe femija i pare te ishte djale. Qellimi kryesor i ketij mentaliteti ishte trashegimnia. Djalit, cifti do ti trashegonte pasurine dhe mbiemrin; perndryshe familja shuhej. Nga lindja e vajzes cifti ne fjale nuk u deshperua. Ata menduan se ishin te rinj dhe se do te shtoheshin edhe me femije te tjere.
Lumturia, me seder te madhe, iu perfill punes per te bere ndryshimet e nevojshme ne menyren e duhur. Ajo tashme ishte zonje shtepie dhe kishte kompetenca te plota. Nuk i mungonte deshira e mire, as aftesite per te bere ndryshimet qe sipas kohes. Ndryshimet ngjane ne menyren e organizimit te jetes ne familje; ne sistemimin e shtepise; ne permiresimin e dietes se ushqimit dhe ne menyren e gatimit. Ndryshime ndodhen ne veshjen e pjsetareve te familjes dhe ne sistemimin e mjedisit.
Duke shfrytezuar faktin se familja, akoma ishte me pak anetare; derisa te vinin shtesat e tjera natyrale, Lumturia dhe Tefiku synuan te akkumulonin, aq sa i kishin mundesite, kapital me qellim qe te krijonin ndonje rezerve materiale dhe monetare per me tej. Fshati ishte organizuar ne kooperative bujqesore dhe vlera e dites se punes ne kooperative ishte e ulet. Ekonomite bujqesore sapo kishin dale nga nje sistem e kishin hyre ne nje tjeter sistem ekonomik e politik (nga pronesia private, kaluan ne ate kolektive). Mundesite per te “hequr dicka menjeane” e per te zgjeruar kapitalin ishin te kufizuara. Lumturise dhe Tefikut iu desh te benin pleksjen e kapitalit qe trasheguan nga ekonomia vetjake me fitimet si anetare te kooperatives bujqesore.
Statuti tip i kooperativave bujqesore nuk lejonte kapercimin e numerit te krereve, te bagetive te imta dhe te gjedheve; perfshi kafshet e ngarkes e ato te punes, tej tavanit te caktuar. Familjet mund te mbareshtonin shpende, pa limit, me kusht qe ato te mos futeshin e te demtonin mallin e kooperatives. Fillimisht, te dy, burre e grua, punonin ne are, ne perberje te brigatave te arave, ku ndarja e punes penalizonte grate, te cilat, edhe ashtu ishin te diskriminuara. Lumturia, me sedren e madhe qe kish, u be nxitese qe edhe Tefiku, zemermire por disi flegmatik te sinkronizohej me te e te vepronin se bashku, ne akord e te mos mbeteshin prapa te tjereve. Shoket e brigates dhe ne teresi kooperativistet, e donin Tefikun dhe kerkonin ta kishin mes tyre. Pervec zemermiresise te tij te njohur, Tefiku deftonte barcaleta “ me kripe” dhe sajonte qyfyre me ironi thumbuese, per kohen dhe per regjimin, te cilat u pelqenin shokeve te tij. Tefiku ishte shume i mprehte dhe nese fliste rralle, ama, kur fliste, Ai ngulte “ gozhde trari” e nuk bente bla-bla-bla.
Ne vitin 1964 erdhi ne jete femija i dyte i ciftit Lumturi e Tefik Llakaj – Sulua. Meqenese i vune emrin e plakut Sulo Barjami, te parit te asaj dere, sipas tradites vendase, nisen ta therrisnin Busho, “ novke”, te cilen Ai mban dhe sot. Ne vitin 1967, pas me pak se tre vite, u lind Mimoza. Kesisoj familja e re e Tefik Sulos u shtua e u be me 6 vete.
Po ne ate vit u kthye nga Kukesi vellai i Tefikut, Haxhiu, i cili ishte i martuar me Manushaqen, te cilen e therrisnin: Mano. Ajo ishte “mall vendi”, vajze nga fshati i tij. Kur u kthyen nga Kukesi, pergjithmone, ata kishin sjelle ne jete nje djale – Namikun. Mentari Muhamet Ramadani, kur beri ndarjen e Baros nga trungu familjar, kishte parashikuar nga nje dhome, per cdo djale te xha Sulos. E dinte nga pervoja e jetes dhe nga psikologjia e treves mentari se djemte e martuar, ne mos sot, neser do te dilnin ( ndaheshin) me vete.
Pas kthimit te Haxhiut prane trungut familjar, familja e tyre u ndodh ngushte me siperfaqe banimi banese; situata kerkonte zgjidhje te shpejte. Haxhiu, i cili i zuri njeren nga te dyja dhomat prindrore dhe banoi, se bashku me familjen e Tefikut, dy vjet, kur pa qartesisht se ishin ngushte, ne vitin 1970, i ndertoi Tefikut, nje dhome, ne banesen e vjeter, e cila kufizonte trojet e Sulo Barjamit me ata te Tahir Ramadanit. Pas kesaj, Tefiku, u shtrengua te ndertoje nje dhome tjeter, ne te njejten cati; dhomen qe ndertoi Haxhiu, Tefiku e shfrytezoi per te mbledhur femijet dhe per te sistemuar rrangullat e shtepise. Haxhi Sulua u vendos ne te dyja dhomat e perdheses se vjeter ( prinderore).
Tefiku dhe Lumturia, duke punuar ne brigaten e arave te kooperatives bujqesore te fshatit shtuan familjen e re me anetare te rinj, por ndertuan dhe shtepi tjeter; ate shulthi ( veri- Jug). Femijet u erdhen njeri pas tjetrit dhe kpital rezerve nuk kishin. Ne ata kushte e ne ate ngushtesi, ata sakrifikuan, “ shtrenguan rripin” dhe shtuan siperfaqen e banimit. Lumturia, fillimisht punoi ne brigaten e arave, me kazme e me lopate; pastaj e caktuan ne farishten e duhanit ku, pervec veglave te krahut Ajo vuri ne perdorim dhe njohurite teknike e u be specialiste e farishteve te duhanit.
Kur kryesia e kooperatives bujqesore formoi bindje per ndershmerine e karakterit dhe per aftesite qe ajo kishte, e caktuan Lumturine te menaxhonte stallat e pulave te kooperatives, qe te kujdesej per gjendjen fizike dhe pjellshmerine e pulave. Me qellim qe malli te ishte ne nje dore te sigurte dhe tek pjesetare te se njejtes familje, u gjykua qe Tefiku te ishte roja nate, ne sistemin e koteceve te pulave. Me pune te ndershme e me te shtrenguar rripin, ne vitin 1978, Tefiku dhe Lumja, ndertuan shtepite e reja, te cilat perbehen nga dy dhoma; njera sherben si kuzhine e tjetra per te pritur miq. Po si e me cfare te ardhurash u ndertuan shtepite e reja? Vicat qe bente lopa laramane, kur mbushnin nje vit, ata i shisnin; tregtonin dhe ndonje dele, shtonin te ardhurat nga ditet e punes dhe, me to, ngriten shtepine perdhese, me dy dhoma.
Kalendari, te cilin nuk do te doja ta shkruaja kurre…
Ne ecejaken qe pershkonte motra jone duke i shetitur femijet, me radhe, fundi i takoi tek Bushua, djali i saj i madh. Sic beja vazhdimisht, cdo dite e telefonoja e Ajo, me veshtiresi pergjigjej, ose, ne disa raste, nuk me dilte fare, ne telefon mbasi ngaterronte butonet e celularit.
Me 28 gusht te vitit 2018, rreth ores 09.30 e telefonova motren, per te marre informacion mbi shendetin e saj dhe per ti bere psikoterrapi. Ne anen tjeter te telefonit, nuk u pergjigj Lumturia, por Bushua. Po shkoja ne percjelljen, ne Sharre te nje kolegu pensionist. Fjalet e kursyera te Bushos, me sollen nje shqetesim te madh: “ E kam te semure Lumen, tha nipcja; e ka goditur tensioni i larte i gjakut; ketu jane mjeket, po i bejne serum e po i japin medikamente”. Kaq me mjaftoi per te me vene ne nje levizje te paprovuar.
Pas varrimit te kolegut, u ktheva ne shtepi. I telefonova Dilaverit dhe djemve. Ne oren 19.00, se bashku me Oltionin dhe me Dilaverin, u nisem per ne Krahes. Ne timon te makines se tij Benz – mercedes ishte vete Oltioni, i cili eshte shofer klasi. Pas 3 oresh rrugetimi te sigurte, ishim ne shtepine e Bushos, ne Krahes. Aty gjetem: Fiqon, e cila kishte ardhur nga Fieri. I fola Lumturise; Ajo nuk me njohu e nuk reagoi. E kishin shtrire ne kuzhine, ne nje divan. Familjaret ishin te tronditur e te shqetesuar. E pashe qe levizi njeren dore dhe njeren kembe. Me dha shprese jete. E provokova duke rrefyer nje rast kur nena jone ngatrroi nje fjale, ( dikur); Lumja me korrigjoi. E paska mendjen, thashe me vete e mu shtuan shpresat.
Vitua, ( bashkeshortja e Bushos), me gjithe hallet, na beri darke. Kishte harxhuar nje pule dhe mish qengji. Hengra pak; piva nje gote vere, nga ajo qe ka nxjerre Bushua. Rreth ores 24.30, erdhen nga Sauku: Astriti; Mira dhe djali i tyre i vogel – Nolan. Ata ishin mjaft te lodhur e shume te merzitur. Fjeta ne krevatin dopio, se bashku me Oltionin. Gjume i thencin.
Dje, kur erdhem; nga Fieri, deri sa mberritem ne Krahes, Dilaveri ishte i semure por nuk na tha asgje. Te nesermen, me 29 gusht 2018 u nisem nga Krahesi per ne Tirane. Rruga na eci mire e nuk ndaluam asgjekundi. Ne oren 07.45 ishim tek shtepia ime, ne Selite te Vogel. Tatjana kishte blere uje dhe e kishte ngjitur; makina e ujit ishte akoma aty.
Bushua ka shkuar ne Tepelene, ku ka marre mjeken neurologe – Stoli Selmani. Mjekja e ardhur nga Tepelena, gjate keqyrjes te Lumturise, konstatoi se ajo kishte kaluar nje insuficience cerebrale dhe tensionin arterial e kishte te larte. Sipas opinionit te saj, ky, ( tensioni i larte) perben rrezikun kryesor per jeten e te semures. Ajo rekomandoi ti vazhdonin serumet dhe, brenda lengut fiziologjik ti futnin preparat intravenoz, per te mos lejuar ngjitjen e nivelit te tensionit arterial. Zaten, mbajtja e tensionit ne nivele te pranueshem ishte porosia kryesore e saj. Infermierja nga Krahesi, Thelleza, e shoqeruar nga bashkeshorti, u angazhua me berjen e serumeve. Ajo e ndoqi procesin, nga afer por kishte veshtiresi per ti gjetur venat. E kishte nxirre Lumen, ne te dy krahet, aq sa nuk kishte ku ta shponte. Ne qendren sanitare te zones, nuk gjendej as vigon, gje qe e detyronte infermieren ta shponte te semuren, sa here i bente serum. Krahet e Lumturise ishin bere sterre te zinj e nuk kishte vend ku te shpohej. Nga ishulli Samos i Greqise, kishte mberritur Nazifi dhe Mimoza.
1 shtator 2018. Rreth ores 15.30, ne shtepine tone, ne Blokun: “ Vasil Shanto”, erdhen: Dritani; Alda dhe Diellina. U nisem per ne Krahes. Ne Lushnje ( tek gjysherit), lame Diellinen. Ate e kishte zene gjumi sapo kaluam Rrogozhinen. Ndaluam vetem per ti futur makines karburant. Rreth ores 19.00 mberritem ne Krahes, ne shtepine e Bushos. Aty gjetem: Ardjanin; Armandin; Berten; Bushon; Zengjinen e Veledinit; Manon; infermiere thellezen; Selimene; Mimozen; Pecon dhe bashkeshorten e tij; Fiqon; Viton; Irenen; Edin dhe Mbarimen. Lunturia e kuptoi qe kishja shkuar per ta pare. I afrova buzet tek veshi e i fola: “ Lume, jam une – Niaziu”! Ajo zgurdulloi syte e peshperiti, me ze gryke, dy here: “ O vella! O vella”! Me kishte njohur e reagoi. Ky ishte komunikimi i fundit imi, me motren. Nje bote e tere perfshihej ne ato dy fjale “ magjike”. Mirepo Lumja nuk pranonte as uje; as kos e as lengje te tjere, nepermjet te cileve ti jepnim medikamente te tretur, per te ulur tensionin. Doren dhe kemben e majte nuk i urdheronte fare. Une e mbuloja, ajo zbulohj me doren qe levizte. Mimoza qante, tek koka e t’emes. Fiqua, si me e madhe, i fliste motres qe te mos qante teksa qante vete.
Hengrem darke. Vitua kishte pergatitur nje qumeshtor, byrek, sallate me perime dhe tasqebap. Ardjani, gjate darkes dhe pas saj, ndonese kishte shume siklet, per shendetin e Halles, “i shkriu” grate e moshuara te fisit, me shakate e tij te rendomta. Rashe per te fjetur ne krevatin dopio, ne ate krevat ku fjeta me Oltionin, disa dite me pare. Ardjani eshte nisur ne oren 04.30, ne drejtim te Vlores. Ne mbremje i thashe te me merrte deri ne Tirane, se ka makine luksoze, por Ai me tha se do te shkonte ne Vlore, per punet e tij dhe se mua nuk mund te me merrte ne makine.
2 shtator 2018 – eshte dite e diele. Albani po nderron shtepine. Ai do te banoje ne te njejtin pallat por do te zbrese nga kati i nente ku banon aktualisht, ne katin e katert, ku mendohet se do te jete me mire. Bani ka sjelle ne shtepine tone njerin nga djemte binjake – Giordin, me menaxhimin e te cilit eshte angazhuar Tatjana. Ne shtepine tone, erdhi Dritani. Ai luajti me nipin e vogel – Giordin. Hengrem dreke e u shtrime. Na zuri nje gjume i thelle, te dyve. Rreth ores 17.00 erdhi Albani e mori Giordin. I telefonova Fiqos, e cila ndodhet ne Krahes. Mbesa me beri me dije se gjendja shendetesore e Lumes eshte renduar. I bera mesazh te bijes qe banon ne Itali – Danieles. Ajo ishte duke komunikuar ne telefon me Dilaverin – vellane tim.
3 shtator 2018 – gjndja shendetesore e motres tone, vazhdon te jete e renduar. Ne Krahes ndodhet Dilaveri. Ai e ka lene te birin me mire, ne Tirane dhe ka shkuar ne Krahes. Mbreme, Albani eshte futur ne shtepine e re. Oltioni dhe femijet jane ne Greqi, me pushime. Prenotimet jane bere kohe me pare.
4 shtator 2018 – Lunturia ka rene ne koma. Dje kane qene ne shtepine e Bushos, ne Krahes, per te pare Lumen: Reshati; Xhikua dhe Kushulla. Situata po behet serioze, jeta e motres mbahet ne fije te perit. Dilaveri, sot, do te kthehet ne Tirane. Ndodhem ne siklet te madh. Jam ne pritje te ndonje telefonate ogurzeze.
5 shtator 2018 – Lumja vazhdon te jete ne koma. Rreth ores 08.00 do te nisemi per ne Krahes, me Dritanin ne timon, se bashku me Tatjanen. Dilaveri, mbreme eshte kthyer nga Krahesi por nuk eshte mire me shendet. Kjo situate e rende na ka pllakosur, si mua dhe Dilaverin. Ne Golem, qendruam per te pire kafe, ne breg te detit.
Lumen e gjetem ne koma; Ajo merrte fryme me shpatulla. Nuk komunikonte me njeri e nuk pranonte te merrte asgje, nga goja. Serumet qe rekomandoi mjekja e ardhur nga Tepelena, jane mbaruar dhe mbetet problem serioz ulja e tensionit arterial. Transportimi i saj ne Tirane ose ne ndonje qytet ne udhen per ne metropol, ku sherbimi shendetesor eshte me i kualifikuar, eshte i pamundur. Rreth saj qendronin ne heshtje: Bushua; Fiqua; Mimoza; Armandi; Astriti; Vitua; Mira; Berta; Liria e Muharrem Sulos; Manua e Haxhi Sulos; Nazifi; Mbarimja; dhe gjitonet me grate e tyre.
Pas drekes, dritani dhe Tatjana, shkuan ne Tepelene; i prita ne rrugen nacionale, me qellim qe te niseshim, se bashku per ne Tirane. Nderkohe qe po prisja te ktheheshin nga Tepelena, Tatjana dhe Dritani. Tek kthesa qe te con ne perrua, u kthye nje taksi. Ajo vinte nga Kalivaci. Shofer ishte Ylber Agaj, djali i Haredin Cizos dhe i Nailese tone. Ne makine ishte Luto Resuli, gruaja e tij – Hysnija dhe i biri i tyre – Sotiri.
Para se te ngjiteshin tek shtepia e Bushos, atje ku Tefik Sulua kishte bere nje kopesht, Ylberi kishte fikur motorrin, kishte hapur karahun dhe rrinte ne pritje te pasagjereve qe pruri. Per cudi, se bashku me Ylberin qendronte Sotiri. Ai nuk ishte ngjitur me prinderit, per te pare Hallon qe lengonte. I takova, te dy, por nuk me erdhi aspak mire per sjelljen e Sotirit, te cilin, ne nje fare menyre e kam nip. Mendova: ” Si jane bere keta te rinjte e sotem? Erdhen: Tatjana dhe Dritani. Ata donin te takoheshin edhe nje here me Lumen dhe me ata qe e pergjonin. U ngjita dhe une me ta, por nuk hyra ne shtepi; qendrova ne makinen e Dritanit.
Rreth ores 17.30, te tre, u nisem per ne Tirane. Ishte buzembremje. Rrugetimi na shkoi mbare. Dritani eshte mjaft i kujdesshem ne timon. Ai njeh mire e zbaton me korrektesi rregullat e qarkullimit rrugor dhe eshte altruist. Qendruam ne Lushnje; pime kafe me prinderit e Aldes. Ne Tirane mberritem rreth ores 21.00. Ishim te lodhur e te derrmuar.
6 shtator 2018. Rreth ores 06.30, nje telefonate ogurzeze, me erdhi nga vellai i vetem – Dilaveri. Ai, me ze te mekur me njoftoi se, duke u gdhire data 6 shtator 2018, rreth ores 04.00, ne shtepine e te birit – Sulo Tefik Llakaj, ne Krahes te Tepelenes, eshte ndare nga jeta motra jone e vetme, Lumturia. E prisja kete njoftim te kobshem.
Mbreme, vone, u ktheva nga Krahesi, se bashku me Tatjanen dhe me Dritanin. E lame Lumturine ne koma; Ajo merrte fryme me shpatulla. Nuk kalonte asnje pike uje qe ti tretnim ilacin per uljen e tensionit. Me kembenguljen e Dritanit, komunikova me Ardjanin, ne Tirane qe Ai te konsultohej me ndonje mjek kardiolog, kompetent, per te gjetur ndonje mundesi bashkekohore per uljen e tensionit. Ardjani e ka bere konsulten dhe pergjigja e tij ishte e prere: “ Vetem ne Spitalin “Nene Tereza”, ne Tirane, ka aparatura dhe specialiste per ta bere kete, por pacinti duhet te jete vazhdimisht nen monitorimin e mjekut specialist. Prandaj, tha Ardjani, Ajo do te konsumoje veten e do te fiket. Hall i madh na ka zene. Mendimi i Ardjanit, si nip i saj e kirurg me pervoje, ne kete rast eshte shterrues. Pike e zeze, hajde bej durim. Perjetova nje gjendje tmerri; nje situate te paprovuar, te cilen nuk ia uroj askujt. Njeriu yt i dashur, vuan e nuk ka deshire te fiket, merr fryme me shpatulla; te ndjen; ti e veshtron tek vuan e nuk e ndihmon dot.
Kam qene mjaft i lidhur me Lumturine, qysh prej kohes kur ishim femije e ngroheshim me frymen e njeri – tjetrit. Edhe tani qe u moshuam e ndjejme shume nevojen e perkrahjes te shoqi – shoqit. Shumecka na lidhi pazgjidhmerisht. Nuk paska gje me te keqe nga veshtrimi i njeriut tend te dashur tek jep e merr, tek kacafytet me mortjen qe i qendron mbi koke, te lutet ta ndihmosh e nuk mundesh te nderhysh per ta shpetuar. Ca me teper kur te eshte drejtuar per ndihme, duke zgurdulluar syte apo me gjeste te tjere . Ato dy fjale qe peshperiti me ze gurmazi kur i afrova veshin tek buzet: “ O vella! O vella”! Tani qe po e hedh ne leter reflektoj e them se ne ato fjale permblidhet nje filosofi e tere. Ardjani eshte ndodhur prane Lumturise, kur ajo po ndahej nga jeta. Ai, si per ti ” vene furka” e ka ngritur ulur mbi te ndenjura, se bashku me bushon qe e mbante nga prapa dhe ne krahet e te birit, ka dhene shpirt.
Sapo mora njoftimin nga Dilaveri, njoftova Dritanin dhe Albanin e pak pas tyre, i telefonova Valentines, Pajtimit, dhe Teutes. Ata jane te helmuar, si une por, me kete qe ngjau, helmi zuri helmin. U bashkuam tek kafe “ Sorkadhja “ ne bllokun “Vasil Shanto” e u nisem per te shkuar ne Krahes. Albani dhe Dritani erdhen me makinat e tyre. Varrimi i se ndieres, do te behet, sot, ne Krahes, ne oren 12.00, ne varrezat e familjes.
U sistemuam ne makina dhe u nisem njeri pas tjetrit. Ne ekipin tone te permortshem, nuk ndodhet Oltioni dhe te tijet, mbasi ndodhen ne Greqi, per pushime e nuk kemi mundesi ta njoftojme. Mirela ka dy binjake, te mitur e nuk ka kujt tja lere. Alda, gjithashtu ka vajzen e vogel, ne shtepi e nuk mund te levize.
Dita, sot ne Tirane, u gdhi e vranet, me shkrepetima e me bubullima. Rruges nuk ndaluam, jo vetem per te mberritur ne kohen e varrimit. Tradita e donte te ishim atje, per te pritur ngushellimet, se jemi vellezer te se ndjeres. U ngjitem, me makina ne ate te perpjete qe te shpie tek shtepia e Bushos. Nje mori njerezish, te njohur e te panjohur, kishin mbushur avlline, shkallet, sheshpushimin dhe dhomat. Disa njerez na priten tek shtegu e na ngushelluan. Ca i njohem e ca te tjere nuk i njohem. Ishja i shokuar; syte dhe logjika me ishin erresuar. Vetiu u vume ne kolone per nje: Une; Dilaveri; Tatjana; Valentina; Dritani dhe Albani. E nisa nga nderimi per te ndjeren, te cilen e kishin vendosur ne arkivol, ne dhomen e grave, te rrethuar nga te dashurat e saj e te mbuluar me lule. Takova disa gra qe ishin prane arkivolit, Fiqon dhe Mimozen etj. zbulova e putha te ndjeren motren time pastaj kalova ne dhomen e burrave.
Te parin takova e ngushellova Bushon; pas tij Astritin; Armandin e te tjeret, me radhe. Reshati ishte i ulur ne kolltukun ku ishte dhe Bushua; Ai priste ngushellime e nuk u spostua as kur mberritem ne, dy vellezerit e saj. Fundja , Ai eshte vellai i madh yni e i takon. Dhoma ishte plot me miq e shoke; disa vinin, benin traditen e ua linin vendin te tjereve, pambarim. Shtepia ishte plot me njerez. Sejcili ndjente dhe shprehte hidherimin, sic e mendonte. Sherbimin e kishte marre persiper Arshiu, djali i Veledin Licos, nga Zhulajt, kusheririt tone te pare dhe i biri i Tahir Ramadanit, nga Llakajt.
Djali tjeter i Veledinit, Luani, mesues ne nje fshat te Fierit, te cilin nuk e njihja, po pergatiste fjalen e lamtumires. Ai me njihte dhe i dinte prirjet e mija letrare, me terhoqi ne dhomen fqinje, ku me lexoi ate qe kishte shkruar dhe, se bashku e korrigjuam dhe e plotsuam materialin. Nje burre rreth te gjashtedhjetave, te cilin nuk e njihja, me sygjeroi: “Jam nga fisi Shabanaj, nga trungu i Bektash Likos, mikut te fisit tone. Te kam kerkuar e shyqyr qe te gjeta, tha burri i panjohur- jam dhenderr ne Kalivac; ti dhe Dilua nuk duhet e kni vendin aty; ju duhet te prisni ngushellimet”! E falenderova te nderuarin Muhamet Shabanaj, per dashamiresine qe deftoi dhe i bera me dije se kemi lene Reshatin atje, te cilin e kemi vella te madh. Aty, ne shtepine e Bushos, nga ata qe vinin per ngushellim, takova, per here te pare Gjergjin, te birin e Pashakos te xha Isufit, i cili mu prezantua vete.
Ne oren e caktuar, arkivolin me kufomen e te ndjeres e nxorrem nga shtepia. Ne castin kur arkivoli po zbriste neper shkalle, Reshati me tha: “ Do ta bej nje zhurme, une”! Donte te thosh se do te ulerinte, sipas tradites ( do te vinte kujen). “ Jo, i thashe, se jetojme ne te tjera kohe”! U bind sivellai im e beri sic i thashe. Meqenese Lumturia, sa qe gjalle e kishte kembe, e mbante vrapin tek shtepia e Reshatit, ne Kalivac, te cilen, Ajo e kishte “dere babe. Atje e kishte koken motra jone.
Kembengulte motra jone qe te qendronte sa me gjate e mundesisht te flinte, ne shtepine dhe ne dhomen ku u nda nga jeta bashkeshorti i saj – Tefik Sulua. Kembengulja e saj lidhej me dy probleme: Se pari; ate shtepi Ajo dhe Tefiku e kishin ndertuar “ me thonj” e me shume sakrifica. Se dyti; Lumturia dhe Tefiku, duheshin shume dhe ishin “shkrire “ me njeri tjetrin. Lumjes i pelqente te qendronte ne dhomen ku dha shpirt i shoqi, flinte rehat ne krevatin ku u dergj Ai, i shijonin gjerat qe pergatiste ne enet e perbashketa. Lumturia nuk linte rast pa shkuar prane varrit te Tefikut, dhe vazhdimisht lutej ti shkonte prane, sa me shpejt. Ajo, edhe kur e lane fuqite, mjaftohej me qendrimin ne avlline e shtepise dhe, sa per tu gjendur ne pune, shkulte barerat qe kishin mbire ne hapsirat midis pllakave te gurit.
Mbajtesit e arkivolit, per te respektuar deshiren e se ndieres, e vendosen arkivolin, ne nje vend te larte, ne avlline e preferuar te Saj, ku e lane 1 minute. Pastaj arkivoli u vendos, ne varrezat familjare, prane varroshit te mermerte te Tefik Sulos, afer varroshit madheshtor te Elidionit, te cilin, Ajo, e donte shume. Kush e ka provuar, mund ta ndjeje, sa e tmerrshme eshte ti hedhesh dhe, me dore, atij qe ke dashur gjithe jeten. Ishja plotesisht i shokuar, e nuk e kujtoj saktesisht ate tmerr. Me theri zemra kur i hodha motres dhe. Ke te mbanin njerezit me pare: Mua, Dilon, Bushon, Fiqon, Mozen, Astritin, Armandin, Mbarimen e gjithe ata qe ndjenin dhimbje. Dikush me mbante per krahu por qenja ime ishte e drunjte.
Pas ceremonise mortore, ata qe me mbanin per krahu, me ndihmuan per te dale jashte varrezes te familjes. Ne udhen prane, pashe e njoha disa nga ata qe moren pjese ne ate ceremoni ulerimash ku hapesira ngjante e vogel. Vura re pranine e: Pajtimit; dy djemve te Jonuzit; Behijes, djalit te Fiqretit dhe Mistos, nga Dhemblani; Gezimit te Veledinit; e gjithe mehalla e Llakajve, burra e gra, pervec djalit te Baros, Dilaverit; Kishte ardhur Musai, nga Marikajt; djali i Syrjait, Gezim Goga, Namiku i Haxhi Sulos, dhe bashkeshortja e tij – Shqiponja; Manua; motra e tij me burrin; Liria e Muharremit; Desilda e Fiqos etj. etj. Nga Kalivaci kishin ardhur: Reshati; Xhikua; Kushulla; Petrefi; Myftari; Lutua; Hysnija dhe Nure Lazja, i cili nuk na eshte ndare; dhe Binua i Xhelo Resulit; Auguri i Refat Mahmutit dhe e shoqja. Nuk di perse nuk erdhi Selmani dhe Ilmiu, nga djemte e Resul Nelos. Sherif Mahmut Pashaj, thjshte si bashkefshatar e dashamires, nga Hysodosajt, me telefonoi e me ngushelloi dhe me dergoi nje pakete cigare, sipas tradites te vendit, me Myftarin, djalin e Reshatit. Kjo, per mua ishte surprize e asaj dite. Me befasoi pjesemarrja ne varrim e bashkeshortes te Ardjanit – Enkeledes. Ajo erdhi me taksi ( sic tha), por u ndje keq, kur, disa plaka, sic eshte tradita e zones, e kishin puthur, ne faqe.
Femijet e Lumturise, nen drejtimin e djalit te madh te saj – Bushos, i cili, per hir te se vertetes, ka shoqeri e ndikim ne ate lugine, kshin marre masa per dreken mortore, tek restoranti “ Kurora”, ne Fushe te Krahesit. Pjesemarrja, si ne varrim, dhe ne dreke ishte e jashtzakonshme; e papare ne ate zone. Kjo fale personalitetit te Lumturise, e cila, gezonte dashurine dhe respektin e te gjithe asaj zone. Ndoshta gaboj po te them se ne dreke ishin jo me pak se 300 vete, te ulur. Ushqimi, pijet dhe sherbimi, ishin si ne lokalet me te mire te Tiranes. Ne celje te asaj dreke mortore, foli Bushua; shkurt. Ai falenderoi pjesemarresit dhe vijoi dreka. Menaxhimin e drekes e beri Arshiu i Veledin Licos. Pas drekes, njerezit u shperndane e u larguan per ne vendbanimet respektive, duke lene zbrazdesi, zymtesi e dhimbje ne ate lugine e ne ate maje bregu.
Me dy makina, sic vajtem, u kthyem ne Tirane, rreth ores 19.00. Me Albanin rrugetuan: Pajtimi; Valentina dhe Dilaveri, te cilet banojne , prane e prane ne lagjen “ Ali Demi”. Une dhe Tatjana qe ishim ne makinen e Dritanit qendruam te shtepia jone. Do te perjetojme nje nate te tmerrshme, me dhimbjen per motren, por pa te. Me dhimbje e shqetesime i poercolla dhe disa dite te tjera; pas varrimit.
8 shtator 2018 – une, dhe Alda, me Dritanin ne timon, morem udhen per ne Krahes. U nisem nga Tirana rreth ores 09.00. I beme llogarite ti gjenim njerezit ne shtepine e Bushos, por u vonuam udhes. Dreka per te tretat e motres do te shtrohej ne oren 11.30. Ne, shkuam me vonese. Udhes kembyem telefonata, me Bushon dhe me Armandin, kur ndodheshim ne Levan te Fierit; ne Greshice, tek karburanti etj. Ata, ne oren e caktuar kishin nisur dreken dhe na u desh te shkonim drejt e ne lokal. “Ekipi” yne ka mangesi ne njerez. Ardjani dhe Enkelejda ndodhen ne Diber te Madhe; Oltioni dhe femijet vazhdojne te jene ne Greqi; Dilaveri nuk mund te vinte, mbasi te semureve te familjes se tij i eshte shtuar dhe Ermiri. Te dy te semuret kane nevoje per sherbim. Vendin tim ne krye te tavolines se madhe e kishin lene bosh. U ula, drejt e tek vendi bosh. Pa u ulur mire nisen qortimet per vonesen. Flamurin e kritikave e mbante vellai i madh i Vitos. Nuk vura agje ne goje. Dreka e te tretave, ishte thuajse si ajo mortore, per nga pjesemarrja. Pas drekes, u kthyem ne Tirane. Qendruam pak ne Lushnje, ne hyrje te udhes qe te con ne shtepine prinderore te Aldes, sa morem Diellinen.
10 Tetor 2018 – Se bashku me Dilon, kujtuam Lumturine, me rastin e te dyzetave. E beme llogarine tu jepnim pjesemarresve nje kafe ne shtepine e Reshatit, ne Kalivac, te cilen Ajo e cmonte si “ dere babe”. Pas kafes, menduam te shtronim nje dreke perkujtimore, per te gjithe te pranishmit, ne lokalin e nipit te fisit tone – Fatmirit te Sulo Musait, ne Maje te Derrases. Petrefi i Reshatit dhe Binua i Xhelos, moren persiper te negocionin, me Fatmirin e te siguronin dreken; por nuk na u pergjigj Pajtimi, djali i trete i Reshatit.
Atehere, te detyruar, ndryshuam variant; e shtruam dreken e te dyzetave, ne lokalin me emrin “ Kurora”, ne Fushe te Krahesit, atje ku u shtrua dreka mortore dhe ne te tretat. Njoftuam njerezit qe do te merrnin pjese ne dreke. Erdhen femijet e Lumturise, pervec Mimozes, Nazifit dhe femijeve, te cilet banojne ne Samos te Greqise. Erdhi Syrja Barjam Shehaj me Nurijen; djali i Jonuzit; Behija e dajo Kadriut; familja e Haxhi Sulos; Musai, Engjellushja e dajo Adushit; Mbarimja dhe i biri, Edi. Arshiu i Veledinit po ne sherbim te njerezve. Nga Kalivaci erdhen: Reshati; Xhikua; Kushulla; Petrefi; Binua; Hysnija; Myftari; Bashkim Azizi; Hysen Lico Malaj dhe Nure Lazja. Me beri surprize ardhja e Sami Mehmet Nelaj, nga Vlora, i cili vuan nga syte dhe e ka lene bashkeshorten te pamundur. E paralajmerova, ne telefon nipin e i thashe te mos vinte por Ai ka koken e tij kalivacase. Gjithashtu, me iniciative e me vendosmeri erdhen: Skender Muharrem Nelaj dhe gruaja e tij Halimeja. Keta, na e bene borxh. Dilaveri erdhi se bashku me Kozeten, e cila ka qene me pune ne Itali. Dreka kaloi shume mire. Para drekes, beme nje vizite ne varrezat e fisit ku vume buqeta me lule, tek varri i Lumturise; tek varroshi i Tefikut dhe tek ai i Elidionit. Pime dhe nje kafe tek shtepia e Bushos. Pas drekes, u kthyem ne Tirane.
P e r j e t i m e t
Njeriun qe ke dashur shume, sa kohe eshte ne jete dhe ke mundesi te komunikosh me te, nuk e ndjen plotesisht dashurine qe ke per te. Kur Ai ndahet nga jeta e mbasi fshihet, nis e kerkon, me deshperim por nuk arrin ta gjesh e ngushellohesh me te prasmit e me kujtimet qe ka lene, te cilat i rizgjon te shoqeruara me psheretime. Edhe une e ndjeva sa shume e paskam dashur motren e vetme, kur ate e mbuloi dheu e nuk ishte me mes nesh.
E kishja kthyer ne rit, biseden me te cdo dite, rreth ores 09.00. Kur nuk e merrja une, per arsye te ndryshme, me kerkonte ajo. Per tradite vazhdoj ta telefonoj edhe sot, pas kaqe kohesh nga ndarja e saj. Mirepo aparatin celular te saj e ka e bija, Fiqreti, e cila banon ne Fier. Ne anen tjeter te telefonit me del fiqreti e une i telefonoj e i telefonoj asaj, sikur te ishja ne lidhje me motren time. Me krijohet ndjesia sikur po e pjesetoj dhimbjen me time mbese, por sejcili ka dhimbjen e vet e ajo nuk eshte e njejte. Nuk i ve faj Fiqos; Asaj nuk do ti thote me goja: Mama ( sic ishte mesuar ti drejtohej).
Me qellim qe ta kete me te lehte kujtesen per Nenen e saj, Fiqua, pervec celularit me numerin e Lumes, ka ruajtur dhe dy bluza, njeren nga te cilat e mban cdo dite; nje perparese, te cilen e vndos kur ndodhet ne shtepi; shamine e kokes, me eren e saj dhe nje pale corape, te gjata, te zeza. Ajo ruan dhe kreherin e kokes, me te cilin Lumja krihte floket. Nuk thone mekot: “ Vajza si vajze”! Edhe Mimoza, ruan nje shami te Lumes, me eren e saj. Daniela, vajza e madhe e Fiqos, e cila banon ne Itali, kur e njoftova per ndarjen nga jeta te gjyshes te saj, me shkrojti ne facebok: “ … Po me ther zemra per Nojen, o dajo; Ajo me ka rritur…”! Burrat kane tjeter menyre perjetimi. Nen kujdestarine e Bushos, ne shtepine e prinderve, ruhen disa objekte qe perdornin prinderit, si bastuni, tespijet, kutija e duhanit, syzet etj.
Meshkujt, me se shumti ruajne kujtime vetjake, te cilet, ne fund te fundit kane karakter te kufizuar ne kohe e me kalimin e kohes i mbulon pluhuri i harreses por, kur jane te shkruara, ato nuk shuhen kurre . Neper faqet e ketij shkrimi biografik, sido qe eshte, jane endur kujtime, nga me te ndryshmet, te njerezve qe Ajo donte dhe e donin. Lunturia e ka dashur shume Ardjanin dhe, djali im i madh, e donte dhe e respektonte shume Ate. Nuk mund ta harroj, ate dite kur, Ardjani shoqeronte Lumen, duke e mbajtur per krahu, neper korridoret e Urgjences Kirurgjikale te Spitalit “ Nene Tereza”, me qellim qe ti bente disa analiza e kontrolle. Ai, me kenaqesi e jo pa krenari, u thosh punonjesve me bluza te bardha: “Kjo eshte Halla ime e vetme”! Nga analizat qe beri, Adi dhe koleget konkluduan se Ajo kishte kaluar, pa e kuptuar, nje ischemi cerebrale e me tha, me gjuhen e tij te rendomte: “ Lumja ka ikur per lesh…”!
Nje dite tjeter, kur Adi, u kthye tek Bushua, ne Krahes, pas nje rrugetimi te gjate dhe aty gjeti Hallen; i lodhur e i pergjumur, u shtri ne divan ku e kaploi gjumi. Lumja iu fut prapa kurrizit, i merrte ere dhe i puthte duart. Cfare dashurie per nipin qe e donte aq shume? Kur ishte femije dhe ne adoleshence, Ardjani shkonte shpesh ne Krahes ku i donte dhe e donin. Gjente mjedis te ngrohte e ndihej mire djali, ashtu si dhe vellai i tij uterine – oltioni, prandaj Qendronte gjate, prane Halles dhe kusherinjve. Lumja, ne dite festash ( me teper ne festa fetare), gatuante dy bakllava; njeren me therrime brenda, per njerezit e familjes dhe tjetren, ate qe ishte me arra, e rezervonte per te qerasur mysafiret. Ardjani i kishte rene hiles dhe hante nga bakllavaja e mysafireve, nga tepsia, poshte krevatit; Bushua hante nga bakllavaja me therrime, ne mes. Kete veprim, Ai e bente fshehurazi nga Bushua, i cili, gjithashtu synonte bakllavane.
Ardjani kujton dhe nje rast tjeter, kur ai zbuloi shtemben plot me gjalpe brume e cila ishte vulosur ne gryke me nje pllake lumi dhe Lumja e kishte lidhur me gjalme pas veriges. Adi e zgjidhte lidhesen, hante gjalpin dhe e lidhte sic e gjeti. Tek tentoi te hante sheqer, nje dite, Ai derdhi sheqer, ne toke. Lumja e diktoi rrjedhjen dhe pyeti: “ Kush e ka derdhur sheqerin”? Adi iu pergjigj me sinqeritet dhe Ajo nuk beri telendi. Kur Lumja punonte ne stallen e pulave, Ardiani “pekul” i saj, mbushte xhepat me veze te paziera, i hipte gomarit per te vajtur ne shtepi por vezet thyheshin udhes, duke e bere ti rridhnin vezet e thyera. Dhalles, defton Ardjani, Lumja i hidhte uje e ajo perseri mbetej e bardhe. Shuanim etjen me dhallen e saj, rrefen Adi.
Nder kujtimet e shumta qe ruan Ardjani per Hallen, jane dhe mbresat qe ka per gatimin qe Ajo bente, me qellim qe, ne ate ngushtesi ekonomike te mund te ushqente familjaret e shumte te saj. “ Me kujtohet, thekson Adi – si na pergatiste supe me lule kungulli, gjelle qe behej e shijeshme dhe kishte vlera te larta ushqimore”! Aq shume e donte dhe e respektonte Lumturine, Ardjani, sa qe iu ndodh prane edhe ne ditet e veshtira te lengimit te saj, deri sa dha shpirt.
Kujtime me vlere me solli dhe djali tjeter; Oltioni, i cili, kur ishte adoleshent shkonte shpesh e qendronte gjate, ne shtepine e Halles Lumturi. Ne nje rast, Oltioni, duke e kujtuar ne pronesi te Halles, goditi me gure e vrau nje pule fushe te gjitonit. Nipi, me krenari, duke e paraqitur veten si nishanli, iu drejtua Lumes, me fjalet: “ Pa shiko moj Halla ime, sa i zoti e c’nishan kam? E vrava pulen, me nje gur”! Pu, pu, pu, cbere i miri i halles, po pula nuk eshte imja; ajo eshte e gjitoneve”! Nuk donte e paqta Lume ti binte ne qafe njeriu. Kur qendroja ne Krahes – rrefen Oltioni, gjithe diten e kaloja prane Halles, tek stallat e pulave. Kur Ajo, linte punen e shkonte ne shtepi, kalonim nga parcela me pjeshke, ne Kamina, ku frutat “ ta benin me sy”! Si keto, kujtime te tjera vershuan ne kujtesen e djalit, por ato ngjajne me ato te Ardjanit, me te cilin ata shkonin tek Halla, se bashku e ne te njejten kohe.
Ky shkrim modest, i cili nuk mund te jete pa verejtje, perpiqet te kape situata e caste te vecanta te jetes te saj, dhe ti beje te jene prone jo vetem jona dhe e njerezve tane, por te marrin njohuri dhe ata qe deshirojne te dine me teper.
- I perjetshem qofte kujtimi i saj i ndritur!
Humori i kendshem i Tefik Sulos
Tefiku, i dhene pas punes dhe i preferuar ne komunitetin ku bente pjese, me zgjuarsi dhe me pak humor nisi nje lloj tregtie, me leverdi. Fillimisht, Ai e nisi tregtine me njerezit e Lumturise, ne Kalivac, te cilet ishin dhe te tijet. Mirepo tregtia me te tijet nuk i eci mbroth dhe Tefik Sulua u detyrua te “ korrigjonte shenjestren”; me pas u pleks me te tjere. Ne nje fare menyre u vertetua nje thenje e vjeter e banoreve te Tiranes, sipas te ciles: “ Me njeriun tend, ha e pi por dallaver (tregti mos bej”. Blerjen e pare e beri nga Nelo Resmiu. Nelua ishte kusheri i afert i Lumturise; shtepine e tij ne Kalivac, Lumja e kishte “dere babe”. Ne shtepine e Nelos dhe ne ate te vellait te tij – Reshatit, Ajo hynte e dilte si ne shtepine e saj dhe partohej. Nelua kishte nje lope rrace, laramane, trupmadhe, pa brire ( shyte), e cila jepte shume qumesht dhe bente vica te shendetshem e te mbare, cdo vit. Tefiku, i cili u be baba i shume femijeve dhe ne familje beheshin 8 njerez, iu duk me leverdi kjo tregti, prandaj e bleu lopen e rraces laramane, me bri te thyer.
Ne Kalivac dhe kur erdhi ne kasollen e Tefik Sulos, ne Krahes, lopes, meqense briret i kishte te thyer, i kishin vene emrin – Shyte. Me shaka e jo pa humor, Tefiku dhe femijet, kur behej fjale per lopen laramane, thoshin: ” A i dhate uje “ hallo Shytes” ? ose: ”A i keni hedhur per te ngrene hallo Shytes” ? etj. etj. Mirepo edhe pse ishte shaka dhe e thene per te bere humor, Lumturise i hipte inati e kundershtonte. Beri si beri, Tefik Sulua dhe e shiti lopen laramane; ne vend te saj bleu nje lope vendi, trupvogel, e cila jepte me pak qumesht dhe vica bente cdo vit. Shkaku i vetem i shitjes te lopes laramane ishte se ajo vertet jepte shme qumesht por donte te hantetere fushen e Krahesit.
Lopa qe bleu ne kembim te se pares, kulloste atyre aneve dhe mezhdave te ugarit. Ne grazhd lopes qe bleu, Tefiku i hidhte ushqim radhe: hime, lepushka, bar, kashte, gjethe fiku e mjaft ushqime te tjera, te gjelbera e te thata. Nuk i eci tregtia e pare Tefikut, me “ deren e babes” te Lumturise, por nuk hoqi dore nga ky lloj veprimi.
Reshati, vella i Nelos dhe kusheri i Lumes kishte mbetur pa gomar. I nevoitej Reshat Resmiut kafsha e dores, per te kryer sherbime te ndryshme, ne interes te ekonomise shtepiake. Tefikut i kishte “ngecur” nje gomar, te cilin donte ta “hiqte qafe “. Gomari i Tefikut ishte i forte dhe ishte ne gjendje te kryente lloj – lloj sherbime te dobishme me ngarkese, por ishte i vjeter dhe sapo errej ngulte kembe e nuk bente tutje. Kishte degjuar Reshati, per kafshen e ngarkeses te Tefik Sulos dhe vendosi tia blinte gomarin kunatit, me para ne dore, por me dy keste. E pranoi Tefiku kerkesen dhe e beri gati kafshen, per ta “ shtyre”. Erdhi Reshati, ne Krahes ( Llakaj), si miku tek miku, e pa gomarin, e pelqeu dhe u fut ne pazar, me te zotin. Meqenese ishin ne rreth miqesor, ne mirebesim me njeri – tjetrin, rane dakort qe parate te shlyheshin ne dy keste.
I hipi, u kapardis mbi veshegjatin e vajti kaluar ne shtepine e tij, ne Kalivac. E shfrytezoi kafshen, per te mbushur uje, ne Donije, per te mbajtur dru, ne Kocimare e ne Kullustra; mbajti demeke me lepushka e me te lashta ne fushe dhe kreu sherbime te tjere. Diten, gomari ikte per bukuri, por sapo binte erresira, ngulte kembe e nuk levizte, as duke e terhequr per kapistre; as duke e goditur, me shkop vitheve. Nje dite te bukur, Reshati shaloi gomarin e vajti ne shtepine e Tefikut, per te paraqitur ankesen se gomari qe kishte blere, nuk veshtronte naten. E degjoi, me respekt Tefiku, ankuesin dhe, po me respekt, por jo pa humor, iu pergjigj mikut: “ Po ti mor im kunat, vizitoje gomarin tek mjeku, bliji nje pale syze miopi, se eshte plakur; pastaj, po deshe, hipi e lexo gazeten udhes”. “E kaloi klasen” edhe kesaj here, Tefiku, por nuk hoqi dore nga pramatite ( tregtia) me te tijet.
Ne Krahes e me gjere, Tefik Sulua njihej si coban esnaf. Ai ishte mjeshter per mbareshtimin e dhenve. Dhente e Tefikut dalloheshin per se largu. Ato ishin te nje dashi, te pastra, te parjepura dhe nga nje race e preferuar. Mirepo kooperativa bujqesore nisi hapjen e tokave te reja dhe kullotat ( lendinat) u paksuan. I shkembeu dhente me dhi, cobani Tefik Sulo, koke per koke ( nje dele, u shkembye me nje dhi). Shkembimi nuk paraqiti probleme, telashet rrodhen me pas. Vete Tefiku u lashtua e i rane fuqite. Ai nuk kishte me kellqe, per te bredhur pas dhive, te cilat shetisnin gjethe me gjethe e varen dege me dege.
Ne keta kushte, Tefik Sulua vendosi ti shiste dhite e te merrej me shitjen e kaponjve te detit, qe nxirrte bashkeshortja e tij. Tregtia e kaponjve te detit, aso kohe ishte pune me leverdi. Dhive te Tefikut iu be goxha reklame. Ato u paraqiten si bageti qe pillnin cdo vit, nga nje e nga dy kecerr dhe jepnin shume qumesht. Fjala e mire vajti ne veshet e Luto Resulit, ne Kalivac, gjithashtu kusheri i Lumturise, i cili kishte nevoje per dhi dhe kullota prane shtepise te tij, ne fund te Sheshit te Veldonit ishte e pershtatshme dhe sheshit. Perralli, mbretja, ilqja, lendet e perrallit etj, ishin me tepri, ne Arat e Buta, ne Kurrizin e Mbretes e gjetke. I bleu dhite e Tefikut – Lutua, i shpuri ne Kalivac, u ndreqi kasollen, u beri sherbimet e nevojshme e i nxorri nga dimri dhe priste rezultatin. Por, kur beri bilancin, ne pranvere, nuk i doli sic i kishin thene. Sic perflitej ne Kalivac e me gjere per dhite: “ Nje ngordhi; nje shtiu; nje mbeti shterpe vetiu”. Keshtu i ngjau dhe Luto Resulit, me dhite qe bleu nga Tefik Sulua; “kaposhi u katandis nje thele”.
Mori udhen Lutua, qe ne pike te mengjesit e vajti ne Bregun e Llakajve, tek Tefiku. Per te mberritur heret ne shtepine e Tefikut, Luto Resuli, i ra per shkurt. Ai kaloi nga Margellici e nga Mali i Thanes, e doli nepermjet fshatit Zhulaj, tek kodra ku banojne Llakajt. E gjeti kunatin ne shtepi. Lutua i paraqiti ankesen Tefikut se dhite qe bleu prej tij, nuk i kishin dale, ashtu, sic i thane. Pergjigja qe mori nga Tefik Sulua, ishte interesante dhe shteruese. Tefiku i tha mikut nga Kalivaci: “ Po une, or mik te shita dhite, nuk te shita edhe merane (kulloten). Kullota mbeti atje ku ishte, ne Korien e Zhulajve dhe perqark mehalles”! U sqarua Lutua e ia mbathi nga kishte ardhur.
Tefik Sulua, nga keta tre raste nxorri mesime me vlere. Ai arriti ne perfundimin logjik, sipas te cilit, tregtia me njerezit e tu nuk para ecen. Dhe qe prej asaj dite, Tefikut, te cilit nuk i kishte ecur mbare tregtia me njerezit e bashkeshortes, e hodhi veshtrimin gjetke. Fushe per te tregtuar e per te bere qyfyre, ne ate kohe kishte pambarim. Le te kthehemi pak mbrapa ne kohe:
Me 5 mars te vitit 1953, u nda nga jeta Stalini. Gjeme e madhe shpertheu ane e mbane dheut. Tefik Sulua, ne ate kohe ishte ushtar i sherbimit te detyrueshem. Ate dhe shoket e tij, i kishte merzitur sherbimi i rojes dhe vprimet me hap rrjeshtor, kudo. Kur ndodhi gjema, ushtaret nuk bene sherbim roja e nuk ecen me hap rrjeshtor, tri dite me radhe. I tille ishte urdhri i komandes. Tefiku, si qyfyrexhi, ne rreth te ngushte shokesh, me kete rast, tha: ” Mbase vdes edhe ndonje udheheqes tjeter qe te bejme edhe tri dite te tjera pushim”! E degjoi spiuni, ferkoi duart dhe e coi raportimin ne vendin e caktuar; atje ku beheshin spiunimet. E izoluan te gjorin Tefik, disa dite, ne dhomen e izolimit, derisa i doli inati atij qe vendosi per izolimin e tij.
Kur funksiononte kooperativa bujqesore, Tefik Sulua, kishte fejuar djalin e madh – Bushon dhe gezonte se do te behej vjehrr. Nusen e djalit – Viton, do ta merrte ne Kalivac; atje ku ishte nip dhe dhenderr, njekohesisht. Ekonomikisht, familja e Tefikut ishte e brishte, si gjithe bashkefshataret. Nusja, meqenese distanca nga Kalivaci, ne Krahes ishte e konsiderueshme; duhej nje kamion per te transportuar dasmoret, burra e gra. Nje kamion te tille kishte vetem kooperativa bujqesore. Tefiku, i ndodhur ngushte, iu paraqit kryetarit te kooperatives, Avdulit, si dashamires i familjes se tij dhe si njeri punembaruar. Ai i kerkoi kryetarit ti vinte ne dispozicion kamionin e kooperatives. Avduli, me dashamiresi, i tha kooperativistit te rregullt Tefik Sulo: “ Ja tek e ke kamionin dhe shoferin; gjej benzine dhe merre”! U mendua hallexhiu dhe e nxorri qyfyrin nga goja: “ Shoku kryetar; une, po te kishja benzine, do te mbushja cakmakun tim, te cilin e kam vene ne kamare, prej disa muajsh”! Qeshi kryetar Avduli; qeshen dhe ata qe ishin te pranishem.
Si anetar i kooperatives bujqesore, Tefik Sulua ishte i rregullt, i disiplinuar e i perkushtuar. Te gjithe kooperativistet e donin dhe e respektonin, sic dhe i donte Ai. Nje dite Tefiku, na vajti me vonese ne pune. Brigadier Demiri, i kishte caktuar ne punera te ndryshme anetaret e brigates se tij. Ata ishin larguar nga qendra e brigates. Kur u paraqit Tefiku, Demiri i caktoi nje pune te preferuar: Te kepuste shalqinjte e pjekur e ti bente tok. I pelqeu puna Tefik Sulos e nuk tha jo. Mirepo “ heroi yne” nuk kishte vjele ndonjehere shalqinj. Ai, vertet ishte esnaf per mbareshtimin e dhenve, por nga bostani nuk kishte njohuri. Ai e njihte shalqinin vetem kur e cante dhe e hante. Nisi nga puna Tefiku dhe i keputi me radhe shalqinjte; te pjekur e te papjekur. Erdhi brigadier Demiri, ne fund te dites se punes, per te marre ne dorezim punen e Tefikut. Kur pa se Ai kishte keputur shalqinjte e pjekur dhe ata qe nuk ishin bere akoma; qeshi, vuri te dyja duart ne koke e i tha fajtorit: “ Po cfare ke bere o xhako”? Dhe i preu nje flete gjobe. Pergjigja e Tefikut dhene brigadierit ishte shterruese. Ai tha: “ O brigadier Demiri; une nuk i kam bere scopi stomakut tim qe me dhemb, nga do ti bej shalqinit”? E telendisi Lumturia, Tefikun kur mesoi “ gafen “ e tij.
Kooperativisteve, here pas here, ne are, dikush nga ata qe lexonin rrjedhshem, u lexonte gazeten. Ne ate kohe pak gazeta dilnin; me e preferuara ishte gazeta “ Zeri i Popullit”. Nje lajm i bujshem kishte pushtuar faqet e gazetes: Kooperativa Bujqesore e Pojanit, ne rrethin e Korces kishte prodhuar shume grure; ajo kishte thyer rekordin kombetar. Njoftimin e kishte marre Enver Hoxha, i cili i pakenaqur me kete arritje, ishte shprehur: “ Ka akoma rezerva”! Tefiku, mes shokesh te brigates se arave, kur mbaroi se lexuari lektori tha: “ Ai nuk ngopet, edhe sikur ti peshosh dheun e ares”! Qeshen, nen ze ata qe e degjuan.
Baro Sulon, Tefiku e kishte vella, nga i ati. Barua ishte nga ata burra te rralle fshatare, qe nuk pinte duhan e nuk perdorte alkool. Ai pinte vetem sherbet. Tefiku i bente te dyja keto “prapesi”. Madje duhanin e pinte te forte e me llulle. Nje dite, mes njerezve te brigates te arave, kur pa qe Tefikut i nxirrte tym “oxhaku” e nje re tymi i mbyste ata qe rrinin prane tij, Barua i tha vellait: “Aman dhe ti o Tefik, na mbyte me kete duhan”! E degjoi Tefiku e nuk e la pa pergjigje vellane e madh: “ Si mendon ti o im vella, duhanin ta le, rakine ta le, te le me mire dhe buken e jam ne rregull pastaj”! Per ironi te fatit, Barua u nda nga jeta, kur ishte 74 vjec; Tefiku jetoi edhe shume vite pas tij.
Tefik Sulua nuk ishte nga ata njerez qe spekulojne; madje e urrente spekulimin. Ai, si esnaf per rritjen e dhenve, njihej ne fshat e ne zone, per sinqeritetin dhe korrektesine qe e karakterizonin, ne jete. Kooperativa bujqesore i paksoi kullotat e dhenve, kur hapi toka te reja. I detyruar nga situata, Tefiku i kembeu dhente me dhi. Kullote per dhite, rreth bregores te Llakajve, kishte me shumice. Ne ate kohe nuk ishte zhdukur akoma as korija e Zhulajve, me lisa te dendur. Mosha e Tefikut u rrit e fuqite e tij rane. Tefiku nuk bridhte dot, si me pare, pas dhive. Lumturia nxorri e rriti kaponj deti, te cilet aso kohe shiteshin pa shume mundim ne ane te udhes kombetare qe te con ne Greqi. Tefiku u bente sherbim kaponjve te detit, kur ata ishin zogj. Ai i ushqente me mellage te grire dhe me hime te njoma. Hanin ushqimin, ne pellemben e dores te Tefikut, zogjte dhe, kur mbarohej ushqimi, i cupitnin Atij pellemben e dores. Ne prag te vitit te Ri, Tefiku, me nje tufe kaponjsh deti, doli ne ane te udhes dhe shiti, jo keq. Shoferet greke, kur veshtronin tufen e kaponjve me lafshe te kuqe e te ngrehosur, ndalonin, per te pushuar pak; benin dhe pazar me leverdi. Ne ato vite, shitblerja behej me monedhen greke dhrahmi. Tefiku nuk i njihte dhrahmite, dhe, ne ndonje rast, ndonje shofer i vendit fqinje i dha Tefikut monedha te falsifikuara. Zakonisht, shofret greke, ndodheshin ne vendin ku behej tregtia e kaponjve te detit, ne kohen kur dita ishte “thyer” e kur afrohej mugetira. Ata, duke pare se koha “po mblidhte” dhe kaponjte ishin akoma te pashitur, mendonin se Tefiku, detyrimisht do ti kthente ne shtepi, i kerkuan Atij tu ulte cmimin. E gjeti pergjigjen mentari yne: “ Ai u deftoi shofereve te huaj, shputat e duarve te cilat i kishte vrima – vrima e u drejtua shofereve te huaj, me fjalet: I shikoni keto vrima? i kam ushqyer ne pellembe te dores kaponjte, qe kur kane qene te vegjel; ata i kane cupitur duart e mija e ju me thoni ul cmimin”. Nuk luajti nga pozicioni i tij Tefiku dhe shoferet, deshen, s’deshen i blene kaponjte e detit me cmimin qe u diktoi shitesi. Shoferet e huaj, sic duket i bindi “argumenti” qe perdori Tefiku se kaponjte e tij ishin te ushqyer me ullinj dhe se mishi i tyre ishte shume i shijshem.
Tefiku vuante nga stomaku dhe ankohej shpesh prej dhimbjes. Mjeket kompetente, kishin konkluduar se Ai vuante nga ulcera, dhe, qe te sherohej, duhet te bente nje nderhyrje kirurgjikale. Kur i kishja njohjet e nevojshme dhe mundesite e mora Tefikun, nga Krahesi, e solla ne Tirane dhe e shtrova ne Spitalin e Pergjithshem Uashtarak, ne pavijonin e kirurgjise. U bene pergatitjet paraprake per te realizuar nderhyrjen. U caktua data kur do te kryhej operacioni dhe u percaktua mjeku qe mori persiper nderhyrjen. Ne parim, Tefiku ra dakort, por droje kishte. E veshtroja te menduar dhe tek tymoste dendur. Dicka bluante ne koke. Nuk i dhashe shume rendesi ketij fakti, nisur nga mendimi se te tille e ka tipin Ai. Por nuk me doli profcia. Ne ate heshtje, Tefiku bente plane dhe krkonte rrugedalje nga situata.
Nje dite perpara se te kryhej nderhyrja kirurgjikale, i vajta ne pavijon, per ta pare e per ti dhene kurajo. E njoftova se te nesermen, ne oren 09.00, Tefiku do te futej ne sallen e operacionit, prandaj duhet te hynte ne salle, i pangrene. U mora me punet e percaktimit dhe njohjes te personelit qe do te bente te mundur kryerjen e nderhyrjes. Kur u ktheva ne pavijon, kunati im kishte hedhur xhaketen kraheve e me tha, prere: “ Nuk do te behem operacion, se jam shume mire, nuk kam me dhimbje ”! Nuk e prisja nje pergjigje te tille. Deklarata e tij befasuese me ra si bombe; “ i turperuar ” e shoqerova ne shtepine time. Te nesermen, Tefiku zuri vend ne autobusin e linjes Tirane – Gjirokaster e u nis per ne Krahes. Refuzimi i tij per tu operuar, habiti jo vetem mua.
Mirepo ulcera e stomakut nuk sherohet pa nderhyrje kirurgjikale. Tefiku “ u aratis” nga spitali ku do te kryhej nderhyrja, me besimin se koha do te bente mrekulline, por semundja mbeti ne trupin e tij. Atehere, im kunat iu referua metodave te mjekesise popullore. Dikush i tha se rakia e forte, e pire esell, e sheron ulceran. I besoi rekomandimit te mikut hallemadhi Tefik dhe, pak nga pak e mbaroi damixhanin me rakine e forte qe kishte mblojtur Lumja nikoqire. Rakia u mbarua e i erdhi radha damixhanit me uthull te forte, i cili ndodhej prane te parit. Tefiku, mori nje fije kashte thekrri dhe e thithi te gjithe uthullen. Kur e pikasi Lumturia kete paudhesi, e alarmuar, Ajo iu drejtua burrit: “ Po uthullen, kush e ka pire? – o Tefik ”. Tefiku, cilterisht e pranoi fajin duke pohuar se paudhesia ishte veper e tij.
Nuk i beri efekt, as rakia e forte; as uthulla e rrushit, e mblojtur nga Lumja dhe Tefiku, nje dite u drejtua tek mjeku i qendres sanitare te Krahesit ( qender). Mjeku ishte i specialitetit patolog; me origjine nga Minoriteti Grek ne Shqiperi. Ai quhej Pelo dhe ishte mjaft i dobet, si skelet. U drejtua pacienti Tefik Sulo Llakaj, me dhimbje te padurueshme stomaku, ne dhomen e mjekut. Aty gjeti ndihmesmjeken, te cilen e njihte; mjeku kishte dale, per punet e veta, pa bluzen e badhe te veshur. “ Ulu, tek ky krevati ketu – o xha Tefik; i tha vajza e njohur dhe vere xhaketen nen koke (ky ishte mentaliteti i fshatareve) – sa te vije doktorri”! U ul Tefiku dhe priti sa te vinte mjeku. U merzit duke pritur dhe nuk iu durua. Ai nuk e njihte mjekun dhe nuk e vuri re futjen e tij ne dhomen e vizitave. Ne dhome hyri nje burre, por ai nuk kishte veshur bluze te bardhe si ata qe sherbejne ne mjekesi. Tefiku iu drejtua vajzes nga fshati: “ Po ku e ke doktorrin, moj koce”? Ja, tek e ke o xha Tefik, gjegji ajo dhe deftoi me koke te ardhurin. E veshtroi Tefiku, nga koka, tek kembet, burrin shendetlig, qe i deftoi infermierja, vuri buzen ne gas, me qesendi, hodhi xhaketen kraheve e tha, duke dale: “ Ti paske mbaruar per vete, or qyq, na do me sheroc mua”? Ndodhia mori dhene e mjeku minoritar u pergojua gjate. Tefik Sulua, nuk u sherua qe nuk u sherua, por e mori ulceren, me vete ne udhen pa kthim.
Ne kohen e tufezimit te gjese te gjalle, Lumturia dhe Tefiku, per te perballuar nevojat ushqimore te familjes, kur ata u bene me nje vater plot me femije, dhe shume te tjere qe vinin e iknin, menduan te blinin nje gic. Rritja e nje derri ishte gje e re ne fshatin e lashte te besimit mysliman. Tefiku e sistemoi gicin, ne nje kthine te vecante, tip bufari, ne kasollen e dhenve. Atje i beri dhe nje korite ku i hidhte hirre, lende, mbeturina dritherash, kishte raste dhe hime e buke. Femijet dhe te rriturit kujdeseshin shume per gicin e mezi pritnin qe ai te rritej. “Mysafiri”, hante e nuk ndihej; ai shtonte ne peshe dite per dite. Gjitonet e dinin kete gje, por asnjeri nuk e hapte gojen.
U rrit gici e kishte me teper oreks. Ai kishte dhe me shume ze e protesta e tij, me humgerrima, degjohej edhe ne udhen qe zbret, ne anen Veriore te mehalles. Zeri i tij degjohej ne udhen qe zbriste nga bregu i Llakajve ne Perruan e Krahesit. Nje dite, spiuni kaloi aty prane dhe e degjoi hungerrimen e derrit. U gezua lumemadhi per “ gjahun”, ferkoi duart dhe mendoi si e ku do te jepte informacionin ( lexo spiunimin). Spiuni e mbajti vrapin ne keshillin e fshatit ku raportoi menjehere. Nje dite, kryettari i Keshillit te fshatit i shoqeruar nga suita, me informacion te sakte, qe ne mengjes, zbriti ne Llakaj. Ai thirri Tefikun e i tha: “ Ne kasolle, ke futur e mban Beqir Ballukun; nxirre nga kasollja armikun e popullit”! Tefiku e kuptoi nentekstin e urdhrit te kryetarit, por ia donte puna te bente rolin e atij qe nuk kupton dhe u pergjigj: “ Shoku kryetar; po une e di se Beqir Balluku eshte pushkatuar si armik i popullit”! Plasi gazi dhe derri kaloi ne giotine. E pagoi “ demin ” kafsha e gjore!
Kur ne fshat funksiononte sistemi kooperativist bujqesor dhe kryesia e kooperatives Bujqesore te fshatit Krahes Nr .2, formoi bindje ne ndershmerine e ciftit: Lumturi e Tefik Llakaj, i caktoi ata te menaxhonin sektorin e pularise. Lumja, si mjeshtre e mbareshtimit te shpendeve, kujdesej per to gjithe diten; naten bente roja, ne nje kasolle te ngritur posacerisht prane angareve te pulave. Te dy shperbleheshin, me dite pune fikse, vec e vec dhe kjo u leverdiste te dyve, me qellim qe te shtoheshin te ardhurat e familjes bujqesore. Tefiku kishte pergatitur nje shtrat, me drure e me fier dhe mbulohej me nje jorgan, te cilin e kishte marre nga shtepia. Siper jorganit, Tefiku hidhte nje xhup, se nata, sidomos afer mengjesit freskohej. Me qellim qe te percillte naten, Tefiku pinte shume duhan dhe te forte. Tashme, duhanin e pinte me cibuk. E ngjishte fort cibukun qe djegja e duhanit te forte qe mbante ne nje kuti alumini te vazhdonte sa me gjate. Mirepo, nje nate na e kapiti gjumi rojan vigjilente, me cibukun ne goje, te ndezur. E zuri nen vete kur u rrotullua dhe jorgani, ra ne kontakt me zjarrin e duhanit qe digjej. Mori zjarr jorgani e me pas xhupi dhe, kur e ndjeu Tefiku se po digjej, kishte marre zjarr e gjithe kasollja prej shkarpash e prej kashte. Tefiku shpetoi nga zjarri se u ngrit shpejt e ia mbathi vrapit, neper korijen me lisa, ne ate gryke. Kasollja ku kalonte naten Tefik Sulua, u dogj plotesisht. Per fat, ate nate nuk frynte ere e flaka, nuk kaloi tek angaret e pulave dhe demi nuk qe aq i madh…
Ne fund te vitit kalendarik, anetareve te kooperatives bujqesore, mbasi beheshin llogarite permbledhese, u jepej nje sasi te hollash. Kooperativistet, ne pritje te parave te fundvitit, ishin grumbulluar prane zyrave te kooperatives bujqesore. Ata pritnin te vinte kryetari i kooperatives. Pritjen e tyre e theu ardhja e kryetarit Laze hipur mbi motorr. Dikush nga ata qe pritnin ardhjen e tij, iu drejtua me fjalet: “ E shkou kryetar, a do te na japesh gje, sot”? Tefiku, ironine e te cilit e pelqenin bashkefshataret, mbasi u mendua pak, krojti koken, thithi cibukun dhe nderhyri: “ Ne e dime qe para nuk do te marrim, por, te pakten, o kryetar Lazja, na jep motorrin te bejme nga nje xhiro”! Kaq deshen te pranishmit dhe shperthyen ne te qeshura e ne ironi. Merzitia qe kishin u kaloi shpejt sapo nisi shperndarja e parave.
Tefik Sulua, mbante lidhje te ngushta miqesore me bashkefshatarin Xhelo Qamili. Xhelua, ashtu si Tefiku, ishte mjaft i zgjuar e i mprehte dhe me humor te kendshem. Buzeqeshja e tij ishte jo vetem simpatike. Ajo dhe syte e tij te mprehte e te vemendshem shprehnin shumecka. Te dy burrat me humorin e tyre te njohur, “i benin iso” kenges te shoshoqit. Ata ishin dhe ne nje lidhje miqesore me njeri – tjetrin dhe, kur beheshin tok, nuk linin njeri pa stigmatizuar. Ne nje vaki, ishin thirrur te dy, ne te shtatat e nje te ndjeri. Mbasi hengren sa u denden, i thane njeri – tjetrit. Hajde bejme dhe ne te shtatat tona, se per te vdekur kemi; te pakten te hame e te ngopemi vete, sa jemi gjalle, perse te na i hane te tjeret te shtatat tona?
Humorit te Tefikut nuk i shpetoi as “ ortaku” i tij i zgjedhur – Xhelo Qamili. Ndodhia eshte teper gazmore dhe i perngjan nje “ gare” te pashpallur mes dy qyfyrexhinjve. Tefiku kishte nje palo gomar plak e dembel, te cilin donte ta hiqte qafe. Gomari ishte i seksit femer dhe familjret e kishin “ pagezuar” me emrin emrin – Bardha. Xhelua e kishte pare gomarin me emrin Bardha, kushedi sa here ne kamina e ne Hamulla dhe neper mezhdat me bar. Ai e dinte dhe qellimin e Tefikut. Rreze kodres se Llakajve, ne rrugen buze perroit, nje dite kaloi nje vargan me shetites me ngjyre ( sarakacane). Ata blinin kafshe ngarkese, i stervitnin e prap i shisnin me cmime me te larta. Tefiku, ua shiti Bardhen arixhinjve, per nje dore para. Keta, si ustallare te kembimit te kafsheve, e rrahen Bardhen qe te merrte frike, e pastruan dhe e zbukuruan, i vune ne kurriz, nje samar te mire dhe ngjiten fshatin perpjete. Xhelo Qamilit i duhej nje gomar; e pa Bardhen, e pelqeu, por nuk e njohu fare dhe e bleu.
I hipi gomarit qe bleu, Xhelua dhe vajti tek motra e tij, Kezja e cila ishte martuar me Tahir Ramadanin, ne Llakaj. E lidhi gomarin pas shtylles aty prane shtepise, me kapistren e saj, dhe u ngjit tek motra, ne katin e siperm te ngrehines, per te pire nje kafe. Sa te bente Kezja kafene, Xhelua dergoi Lordin, djalin e motres te therriste Tefikun, qe ti shiste mend, per gomarin qe kishte blere pa shkuar ne pazar. Nderkohe, Bardha, kishte nxjerre kapistren nga koka dhe e kishte mbajtur vrapin ne kasollen e saj, tek grazhdi ku ishte ushqyer gjate e po hante byk. Hasimeja, nena e Tefikut, kur vajti per tu hedhur lopeve, ne kasolle, pa Bardhen qe po ushqehej e i bertiti te birit te vinte per ta pare. U habit Tefiku, por nuk u ndie e nuk e dha veten.
Erdhi Lordi dhe e njoftoi Tefikun qe te ngjitej lart, se e kerkonte Xhelo Qamili, dajua i tij. Avash – avash, pa e prishur terezine, Tefiku u ngjit, takoi mikun dhe beri te paditurin. Xhelua, per ti bere surprize mikut shakaxhi, doli ti deftonte atij cfare gomari kishte blere. Mirepo lidhur pas shtylles kishte mbetur vetem kapistra. U habit Xhelua; por e qetesoi Tefiku, me fjalet: “ Cfare kerkon o Xhelo vellai? Bardha ka shpetuar nga kapistra e eshte futur ne kasollen time. Ajo po ha byk, ne grazhdin e saj”. Atehere Xhelua, i ra kokes me grusht e tha: “Me dreket e Xhelos; po une qorr qeshe qe nuk e njoha Bardhen tende; Po une Bardhen tende e kam pare dite per dite ne Ferren e Zallit dhe ne yrtra, duke ngrene gjembace, here te penguar e here te leshuar, hergjele dhe nuk e njoha po e bleva nga arixhinjte ”! Kjo shaka mes shokesh, e fituar nga Tefiku, u perhap shpejt e mori dhene.
Bace Ganiu ishte vellai i Manos, bshkeshortes te Haxhi Sulos. Ai ishte dajua i femijeve, te vellait te Tefik Sulos, por ishte i sakatuar e me nje dore. Ate fundviti moti erdhi me shira e beri shume llohe. Mbeti gruri i pa mbjelle. Bacja, tredylymshin e kishte lene per grure dhe po te mos ta mbillte ne veren e ardhshme do te mbetej pa drithe. Te perafert e kishte situaten e mbjelljeve te vjeshtes edhe Tefik Sulua.
Dha e mori, dajo Bacja e “iu fal” gomarit qe mbante ne kasolle. Nje dite, neper shi, Ai mprehu gomarin ne parmende dhe nisi te mbillte mbillte grurin, ashtu sic ishte, me nje dore. Lumturia, te ciles nuk i shpetonte asgje, e pa kete skene e iu “pervesh” te shoqit, me fjalet: “ Po ti mor Tefik, nuk e veshtron Bace Ganiun me nje dore dhe po e mbjell grurin? Ti i ke te dyja duart dhe e le grurin pa mbjelle ”! U vu ne seder Tefik Sulua, priti sa e mbaroi mbjelljen e grurit miku i shtepise dhe i preu udhen, per shkurt, e i doli perpara.
Bacja, i lodhur e i rraskapitur, i lagur e i pangrene, me cap te rende, po ngjitej drejt shtepise. I doli perpara Tefiku dhe e pyeti: “ A e hodhe grurin, o Bace Ganiu”? “ E hodha, po neper shi e neper qamet ”; gjegji tjetri, pa te keq dhe priste ndonje fjale te mire nga miku i shtepise. Tefiku, tere nerva, “mbushi gojen ” : “ Mos e hengersh”! Ne vend qe ti thosh: “ Ta hash gezuar”, sic e kerkonte etika dhe tradita e zones. “ A je ne vete, o Tefik ? I tha, i befasuar Bacja; cfare nxjerr nga goja, ashtu, une mbolla aren time ”? Tefiku, me humorin e tij te holle, e kishte “ne xhep” pergjigjen. Ai doli nga situata, duke e “shitur” pergjegjesine: “ Po ti me ndave nga gruaja, mor i uruar; kur te pa ty qe po mbillje grure me gomar e neper shi, Lumturia me qesendisi e me nxiti te rrembente parmenden. Ishin miq prej kohesh dhe nga i njejti fshat ata e njiheshin mire dhe e kuptonin njeri – tjetrin, edhe pa fjale prandaj Baces nuk i mbeti hatri.
Ne shtepine e Lumturise e te Tefik Sulos, si dere e Madhe e bukedhene, mblidheshin, pervec femijeve te tyre edhe mjaft te tjere. Dy djemte e medhenj te mite: Ardjani dhe Oltioni, atje e “kishin koken”; Miri i Dilos; gjithashtu. Tefik Sulua mbante ne shtepi edhe nenen time dhe Danielen e Fiqretit, te ciles, Zonja e Madhe e Binajve i thoshte: Ganela. Per te ngrene, benin si benin, gjithe ajo “ ushtri”, por ne vape ata, edhe pse te parritur donin te pushonin. Tefiku, si njeri zemermire e tolerant, u drejtohej femijeve: “ Hengert buke? Tani fet te arra. Ne bahce ishte nje arre e madhe e cila bente hije per shume njerez. Atje, ne gjirin e nenes natyre i orientonte te shkonin per te pushuar femijet, disa nga te cilet ishin bujtes.
Humori i kendshem i Tefik Sulos, njeh numera pa kufit; une, pa pretenduar se ju kam rrefyer rastet me te mire, me perulje e me ciltersi, ju bej me dije se kaq munda te remoj e te qemtoj. Te tjere, pas meje, mesiguri qe do ta plotsojne rrefimin tim.
E p i l o g
Jeta e njeriut eshte lufte. Luftohet per te jetuar jeten. Nuk jam i pari qe e theksoj kete dhe besoj as i fundit. Ceshtja eshte: perse behet kjo lufte; ke ke perballe dhe sa kohe zgjat ajo. Dihet; jetet e njerezve nuk i ngjajne njera – tjetres. Jeta e motres tone, ishte e vecante. Jo se ishte jona. Ajo i ngjan nje furtune qe nuk di te ndalet. Furtuna qe e pranishme deri ne fund te jetes te saj.
Po te tentoja ta ngjishja e ta permblidhja me pak fjale kalvarin e jetes te saj, do te thoja se Lumja jone ishte hallemadhe. Kete nuk e them pa baza. Si ne kohen kur ishte vajze ne Kalivac, dhe kur erdhi nuse ne Krahes, deri sa u nda nga jeta, atij njeriu nuk iu sosen kusuret. Do te thote dikush: Cdo njeri ka hallet e tij e ato nuk ngjasojne me njera – tjetren. Dakort, ashtu eshte vertet, por motra jone ishte teper e ndjeshme; Asaj nuk i shpetonte asgje nga vemendja por i perjetonte intensivisht e i merrte prane vetes, ndodhite rreth saj.
Gjate kohes kur Ajo jetoi ne Kalivac, prane prinderve dhe njerezve te saj, Lumturia ishte teper aktive dhe e perpjekur per tu bre krahe e prinderve hallemedhenj. Ajo ishte femija i pare dhe donte te luante rolin qe i perkiste. Duke punuar e jetuar prane dy njerezve si ata, te dy, motra jone “ bleu” prej tyre tiparet me te mira njerezore, si: ndershmerine; te qenit e drejte; bujarine e shpirtit; mikpritjen; besnikerine; fjalembajtjen; shpirtin e gjere dhe fjalen e embel; sedren e mire dhe perpjekjet per ta kthyer ate dere, sic kishte qene: (pritese dhe bukedhene). Lumturia ishte punembaruar e sedermadhe.
U martua, ne Krahes, me Tefik Sulo Llakaj; hyri ne nje familje fisnike, me mall e me gje. Perpjekjet e saj, me seder te shtuar, nuk rreshten, as aty ku erdhi nuse, per ta bere jetesen e familjes gjithnje e me te mire. Erdhi koha kur Ajo doli si familje me vete, se bashku me bashkeshort Tefikun, vjehrren Hasime dhe femijet, te cilet erdhen ne jete njeri pas tjetrit e u ngjane prinderve. Pas daljes me vete, Ajo iu perfill nje pune te papare, me seder e me inat, per te shtuar mallin e gjene dhe per te ndertuar shtepi. Ne perpjekjet e saj “ titanike” Lumja terhoqi bashkeshortin e saj, Tefikun, i cili kishte tipare mjaft te mira, por qe nuk ishte aq i shkathet, ndonese nuk i linte asgje mangut shoqes te jetes, per nga zgjuarsia dhe miresia e shpirtit. Koha rrodhi e Lumja u moshua. Sedren e mire dhe inatin i kishte por fuqite i rane. Pastaj iu nenshtrua ligjit te natyres, te cilin nuk mund ta shmange asnjeri. Por, ate pleqeri e ate fund, motra jone nuk e kishte hak.
F i z i k u d h e t i p a r e t
Lumturia, nga shtati kishte ngjare nga prinderit e saj; nga Zonje Temja dhe nga Xhevit Malkua. Ajo ishte shtatshkurter, por me trup mjaft te shkathet e te forte. Lumja ishte e paket nga shtati por me shpirt te mire e te pamate, e dritheruar per njerezit dhe flakerime, ne pune.
Me ate fytyre bardhoshe e me sy larush, me floke te verdhe qe anonin nga nuanca bionde, Ajo njihej si njera nga vajzat me te zgjuara e me te shkatheta te fisit. Kur gjitonet ose grate e fisit donin te perfundonin nje pune, me ngut, shpejtonin te therritnin Tutken ( keshtu e therrisnin me perkedheli te sajet ), e Ajo gjithmone e gatshme u gjendej per ndihme. Zgjuarsia e Lumturise ishte natyrale dhe e vecante. Ajo “i lexonte” shpejt njerezit por ishte skeptike ( mosbesuese). Ne kete pike, Lumja ngjante nga Babai yne, i cili ndiqte “parimin”: ” Tjetrin besoje por krahet mos ia kthe”!
Lumturia jone ishte Zonje shtepie, me pushtet e me autoritet te padiskutueshem. Tipike ne karakterin e saj ishte dhurimi, pa kufi i dashurise per njerezit. Motra jone i donte shume e u falte dashuri, pa kufi si femijeve te saj dhe atyre te vellezerve te saj, te cilet i shkonin shpesh e qendronin gjate ne shtepine e saj. Por ajo donte e u dhuronte shume dashuri femijeve te mehalles, te cilet vraponin pa droje tek ajo, si zogjte e kllockes, duke cicerruar e me britma gezimi se e dinin ku do te shkonin: “ Lolo – o – Lolo”! e ajo u jepte nje cope buke te lyer me gjalpe, me gjize, apo me cfare ti ndodhej, shpesh duke e hequr edhe nga goja e femijeve te saj. Ata, ( femijet e gjitonve e te mehalles) vertet i mbante shtepia e tyre, por ajo qe u servirte Loloja, sikur ishte tjeter, dicka e vecante, e embel, ledhatuese. Ndodhte keshtu mbasi Lumturia ne ate qe falte, fuste shume dashuri dhe ua jepte me gjithe shpirt. Femijet e gjitoneve e te mehalles, i turreshin ( mblidheshin) Lumes tone si nenes se tyre dhe gjenin tek Ajo fjalen e embel dhe dashurine, pa kufi. Shprehjet e saj dashamirese: “ Kurban nena”; “ Te marrsha te keqen nena”; “ Kurban une per ty” etj. etj, shprehnin shume dashuri e afersi. Dua te theksoj se dashuria e pamate qe te falte Lumja, pervec ledhatimit, kishte brenda dhe nje lloj detyrimi. Kjo e bente te vecante ledhatimin e saj. Brenda dashamiresise dhe perkedhelise, femijet gjenin jo vetem kenaqesi, por dhe detyrimin per tu bere dikushi ne jete. Ajo i donte ata qe perkedhelte te beheshin te zote ne jete, jo te terhiqeshin zvarre pas te tjereve.
Duke trasheguar nga e ema, nje tipar karakteristik te saj, Lumturia, shpesh, kur perkedhelte, kendonte apo thurte bejte.Bejtet e saj ishin sipas objektit qe kishte perpara dhe improvizoheshin aty per aty. Ne dhjetediteshin e pare te muajit shtator te vitit 2012, kur Valentina, motra e Tatjanes do te martonte Kreshnikun (djalin e madh te saj) dhe e kishte te veshtire te niste dasmen me nje valle dyshe te kenduar grash, te kenduar, Lumja i erdhi ne ndihme me nje te tille improvizim, ne nje bisede telefonike rutine. Motra jone e sajoi tekstin dhe motivin, sikur te ishte profesioniste e fushes:
“… Kur kercen sorkadheja;
Sa lezet ka valleja;
Ben e zonja: Marshallah;
O ju miq qe vini e shkoni;
Marshallah dasmes i thoni;
Marshallah ciftit ti thoni…”
“ kompozimi” i Lumturise, funksionoi, per mrekulli e u pelqye nga dasmoret.
Meraku i saj i madh ishte te mos krijonte qejfmbetje e te mos lendonte asnjeri. Ajo ishte bujare ne shpirt dhe bujaria e saj, ndihej ne cdo hap. Shpirti i saj bujar dhe dashamiresia per njerezit, u shpalosen e u ngjiten me lart, tek pasardhesit e saj, te cilet i ngjajne ne kete drejtim.
Femijet e shumte qe erdhen njeri pas tjetrit dhe u rriten ne ngushtesi, neper kembet e njeri – tjetrit, edhe pse perjetuan kufizimet e kohes nuk ua degjoi njeri zerin e ankeses; as kur ishin te uritur e te paveshur si duhet. I rriti me “therrime” te pese femijet qe solli ne jete, i edukoi me tiparet me te mira qe manifestonte Ajo dhe Tefik Sulua dhe i arsimoi, sic ishin kushtet dhe mundesite, por nuk i la te pa shkolluar.
Lumturia e kishte mjaft te veshtire te pajtohej me inferioritetin e femijeve te saj. Kur bente krahasimin e tyre me bashkemoshataret Ajo deshironte qe femijet e saj te qendronin mbi nivelin dhe aftesite e shokeve.
Shtepia e Tefik Sulos, ne Krahes, si ajo e babait te tij, vazhdoi te ishte shtepi bukedhene dhe e pritur. Ajo ishte shtepi miku dhe e kishte deren te hapur, ne cdo kohe.
Morta jone, kujdesej me teper per femijet e njerezve te aferm te saj qe i vinin dendur ne ate shtepi, ku gjenin ngrohtesi e bujari dhe i percillte fjala e “embel”. Ajo u kujdes per nje kohe te gjate per nenen e saj – Zonje Temen; per femijet e vellezerve dhe per ata te vajzave etj. Mund te theksoj, plot gojen se Lumturia nuk veshtronte qe “ vetem tymi i oxhakut te saj te shkonte drejt”, por kujdesej edhe per fisin e per miqesine e shtuar te asaj dere.
Sic thote vellai im, Dilaveri: ” Edhe kur ndonjerit nga Nelajt, ne kalivac i dhembte dhemballa, Lumturia do te linte cdo pune e do ta mbante vrapin ne Kalivac, per te pare ate qe vuante”. Bazuar ne kete tipar te vecante te saj, mund te them, se Lumturi Xhevitja ( slogan, i cili perdoret rendom ne Kalivac te Tepelenes per te deftuar atesine) mbante mbi supe, jo vetem hallet e saj.
Bazuar ne tiparet e saj te vecanta, dikur mbledhja e popullit te fshatit Krahes Nr. 2 ne rrethin e Tepelenes, e zgjodhi Lumturine anetare te Keshillit Popullor te fshatit. Ne kuvend, Asaj i degjohej fjala, mbasi ishte e zgjuar, e mencur, e drejte dhe me vizion te qarte. Puna e saj, ne kooperativen bujqesore, ka qene me te vertete heroike.
Kur punonte ne brigaten e arave, ajo kerkonte vazhdimisht punet me te veshtira ku shperblimi ishte me i larte e nuk i ndahej pikes per dite pune. Dikur, kryesia e kooperatives bujqesore te fshatit i besoi te kujdesej per farishtet e duhanit. Ajo, si halla e saj ne Shkoze te Vlores, Shaza u be mjeshtre e kultivimit te farishteve dhe e pergatitjes te fidaneve te duhanit, edhe pse kishte kryer vetem arsimin fillor te fshatit.
Prej shume vitesh, para se te dilte ne pension pleqerie, Lumturia menaxhoi, me nteresim te shtuar e me sherbim cilesor tufen e shpendeve te kooperatives bujqesore. Kryesia e kooperatives ia besoi kete sherbim, nisur nga tiparet e qenesishme te saj, ku ndrinte besnikeria dhe ndershmeria. Per kete vlere te saj, cdo koment do te ishte i pavend po te mendohet se aty, malli ishte sheshit, si persa i takon numerit te kerereve dhe prodhimit te tyre, vezeve. Ajo, kur punonte ne kete sektor delikat, edhe ne shtepi, kur pushonte, mendjen e kishte tek kotecet e pulave, me merakun se mos shpendet mbytnin njera – tjetren ose mos thyheshin vezet. Kryesia e kooperatives bujqesore, punoi me mend qe caktoi Ate dhe Tefikun, dy njerez nga me te ndershmit ne fshat e ne zone, njeren menaxhere; tjetrin roja te sektorit me vlere te pularise. Nen kujdesin dhe menaxhimin e tyre, sektori ishte nga me rentabilet e kooperatives bujqesore te fshatit.
Lumturine nuk e lodhi e nuk e rrezoi puna sa e derrmuan hallet qe percolli ne dallget e jetes furtune. Asaj i rane mbi koke halle te renda. Nuk qene pa halle, te afermit e saj, ne te dy krahet; si ne Kalivac dhe ne Krahes, por Lumturia i perjetonte keqas ato mbasi i merrte shume prane vetes. Dhimbjet e saj dhe ato te te afermve, e rrezuan ate grua qe matej me burrat e mire, ne pune e ne kuvend.
Ne vitet e shnderrimeve demokratikete vendit, djemte e saj: Bushua, Astriti e me vone Armandi, kur u krijuan mundsite, hodhen torben ne krah e moren udhen e emigracionit, ne shtetin fqinje te Jugut. Kur percillte djemte per udhe te gjate e te pasigurte, me nje torbe me buke e me nderresa, ne maje te shkopit, Ajo nene e dhimbsur ndjente nje therje te forte ne gjoks, i “cahej” zemra se e dinte qe ata shkonin drejt te panjohures, i merrej fryma e i erresohej gjykimi, por mellefin qe kish, nuk dinte si e kujt tja shfrente. Prandaj e brente perbrenda meraku per ata qe mezi i rriti.
Po te hapje nje torbe emigranti, pa veshtiresi do te dalloje ngjeshjen e nderresave se bashku me ushqimet per udhe. Ushqimi me rezistent ne ate rrugetim qe zgjaste, pa pushim, naten e diten, rreth 4 dite, ishte nje kulac i gatuar me miell gruri, i pjekur ne tigan, me vaj ulliri; petulla; llokume vendi, veze te ziera, ndonje pule te skuqur e cfare ti ndodhej. Ne torbe, Nena e dritheruar, fuste, me shume se sa tesha e ushqime, dashuri nene, per djemte e saj, dashuri, e cila i kalonte kufijte e njerezores.
Rrugetimi 4 ditor, zakonisht kryhej naten, kur ishte erresire, me qellim qe emigrantet te mos diktoheshin nga policia dhe nga ushtria greke qe patrullonte parreshtur ne zonat “ e nxehta ”. Djemte e Krahesit, ashtu si djemte e tjere nga ajo zone, niseshin per ne emigracion, ne grupe sipas fiseve, sipas mehalleve, sipas lidhjeve miqesore dhe njohjeve vetjake. Te preferuar ishin djemte qe e njihnin udhen e malit ( udhe pa udhe) dhe shtigjet e kalimit, ata qe kishin kaluar nje here e ishin kthyer, pa probleme.
I percillte Lumturia djemte e saj, sic benin dhe nenat e tjera, me zemer te copetuar, por nuk mund ta largonte mendjen, per asnje cast nga ata qe mezi kishte rritur. Djemte rrugetonin e gjate rruges ndeshnin ne pengesa e ne veshtiresi nga me te ndryshmet, por nenes se tyre, derisa te merrte njoftimin e mire, mbi mberritjen dhe sistemimin e djemve te saj, nuk i fliste dot njeri me goje. Ne vetmi; e pangrene dhe e pagjume, Ajo grua kushedi sa here e kishte pershkuar me fantazine e saj te zhvilluar e me merak te madh, rrugen qe benin djemte e saj, edhe pse nuk kishte qene asnjehere ne emigracion. Me fantazine e saj dhe me dhimbsurine e nenes, Lumturia, shkonte ne mendje lloj – lloj situatash dhe vuante, pa shkak. Po cfare “ ndillte ” ajo mendje nene me fantazine e saj te shfrenuar?
Disa mendime qe bluante ne mendje ishin: ” Djali im iku nga mali, ne rruge pa rruge, po ku e ka kaluar kufirin? Mos valle e kane pikasur kufitaret apo ushtaret dhe i eshte dashur te manovroje duke kaluar neper monopatete rreziksheme, ka kapercyer perrenj te rrembyeshem e vnde te thepisur? Kur lodhet, ku e si shlodhet? Mos e vrasin opingat? Mos behet me djerse e i thahet djersa ne trup ? Mos e ka kapitur gjumi e ma kapin ? Kohet ishin te pasigurta e krimet sheshit. Jeta e nje njeriu, ne ate kohe, kushtonte fare pak. Nenes te gjore, ndonese nuk donte ta pranonte, i shkonte mendja dhe tek e keqja e madhe, te ciln e largonte nga vetja.
Kur ne mehalle apo ne fshat vinte ndonje djale apo grup djemsh qe punonin ne Thive, Lumja e mbante vrapin ne shtepine e tij dhe pa u shmallur me te tijet, i ardhuri nga kurbeti, gjendej perballe vales te pyetjeve te Lumturise, te cilen e respektonin per personalitetin e saj dhe per sjelljen humane te njohur. “E bombardonte”, Lumturia te ardhurin, me pyetje lloje – lloje e nuk shkulej nga shtepia e tij pa merre pergjigjet e pyetjeve qe kishte bere. Shpirti i saj i trazuar gjente qetesi vetem kur i vinin djemte e saj tek dera, kur ti perqafonte e ti puthte, kur ti prekte me dore, duke i perkedhelur si dikur dhe kur tu degjonte zerin.
Nese dikush do te me kerkonte ta etiktoja motren tone me pak fjale do te mjaftohesha me fjalet: Lumja jone ishte sedermadhe, merakmadhe e punembaruar. Ne respekt te personalitetit te saj te rralle, mehallalinjte: Burra, gra e femije, e therrisnin Lolo. Kete “ novke” e cila ka ne perberje vetem dy tinguj te njellojte, por domethenien e ka te pamate. Ate, njerezit nuk ta japin mekot, por duhet merituar. Ajo eshte respekt dhe nderim i merituar. Arrij ne perfundimin se Lumja e meritonte dashurine dhe nderimin e komunitetit, nisur dhe nga fakti se ne percjelljen e saj, jo vetem qe moren pjese nje lume njerezish, nga fshati, nga zona dhe nga vise te larget te vendit por kjo gje vihej re ne lotet dhe psheretimat e tyre. Nuk kishje ku te hidhje kokrren e molles e kjo nuk eshte pa domethenie.
Motren tone e “rrezuan “ disa ndodhi fatkeqe te cilat Ajo i perjetoi dhimbshem. Sejcila nga ndodhite fatkeqe qe i rane mbi koke pati ndikimin e saj ne perkeqesimin e gjendjes shendetesore dhe ne humorin e saj. Moshen nuk e kishte per te ikur ( kaq shpejt), ne udhen pa kthim, por jeta nuk i erdhi sic do ta deshironte e situata qe iu krijua ishte pa rrugedalje. Po paraqes disa ndodhi tipike ku fatkeqesia qe me ndikim te fuqishem e te drejtperdrejte, ne qenjen e saj.
Ne vitin 1983, Lumturia, aksidentalisht, pesoi nje goditje te forte prapa kokes nga e cila humbi shikimin. Per kontroll e per mjekim, Ajo u shtrua ne Spitalin e qytetit te Tepelenes ku qendroi e shtruar 21 dite. Gjate kohes qe ishte e shtruar, Lumja kishte nevoje per asistence dhe kete ia plotsoi Fiqreti, vajza e madhe e saj, e cila qendroi prane saj 21 dite; sikur te ishte e shtruar. Se bashku me Tatjanen dhe Dilaveri me Halimene, shkuam nga Tirana, per ta pare e per ti dhene kurajo motres tone. Rikthimi i veshtrimit tek Lumturia, pas tri javesh ne erresire solli nje gezim te papare, per te aksidentuaren, per femijet dhe familjaret e saj dhe per shoqerine e miqesine e asaj familje; per te gjithe dashamiresit e saj.
Ne nentor te vitit 1999, u nda nga jeta vellai i Tefikut – Haxhi Sulua, i cili ishte kunat i prasem i motres tone; njeri i mire e i dashur edhe per Lumturine dhe femijet e saj. Ai lengoi gjate ne shtrat, i paralizuar nga nje ischemi cerebrale. Vdekja e tij hidheroi “ gure e drure”. Astriti, djali i dyte i Lumturise, ne ate kohe punonte taksist, ne linjen: Tirane – Athine. Ne nje rrugetim rutine, ne fshatin Rrapez te rrethit te Lushnjes, rreth ores 04oo, ne nje mot me mjergull te dendur dhe kur akoma nuk kishte rene dita, u perplas me nje traktor qe doli befasisht nga rruga dytesore e fshatit ku aksidentoi dy njerez. Per fat te mire, asnjeri prej te aksidntuarve nuk humbi jeten. Astritin e ndaluan dhe e derguan ne paraburgim. Meraku per fatin e metejshem te te birit, derisa i erdhi ne shtepi e derrmoi Lumturine.
Tronditje te thelle pesoi motra jone me 3 dhjetor te vitit 2003; kur djali i Bushos, Elidioni, 14 vjec, u aksidentua me vdekje, nga nje furgon taksi me targa te Permetit, ne mesdite, kur po kthehej nga shkolla, sapo zbriti nga autobusi qe transportonte nxenesit. Aksidenti i rende ngjau, ne rrugen nacionale automobilistike, perballe shtepise te Bushos. Gjeme e madhe, me permasa te papara hidherimi ngjau ate dite. Lumja, si gjyshe e djalit te aksidentuar, u trondit thelle nga ngjarja dhe e perjetoi me shume dhimbje ate.
Merakmadhja sederlije i rriti e i veseliti te pese femijet qe solli ne jete ( tre djem e dy vajza), me “ therrime”. Lumturia dhe Tefiku, te perkushtuar si ata, me sakrifica te panumerta, shpesh duke shtrenguar rripin, i shkolluan femijet, sa e si munden, sipas kushteve te kohes dhe u gezuan ne dasmat e tyre. Edhe ne ceshtjen e perzgjedhjes te krushqise spikati zgjuarsia dhe mencuria e dy bashkeshorteve fatlume. Ata u kujdesen te mos shkelnin traditen dhe krushqite e reja, per shkaqe qe dihen, te mos beheshin larg e familjet respektive te ishin te denja per deren e tyre fisnike. Bushua, “kafshita e pare” e mori nusen ne fshatin fqinje, ne Kalivac te Tepelenes keshtuqe, Ai, ne fshatin ku ishte nip, u be dhe dhenderr. Njelloj si babai i tij – tefiku. Fiqreti u martua ne Gadurove te rrethit te Fierit, fshat, i cili nuk eshte me larg se 90 minuta, ne kembe, nga Llakajt. Astriti e mori nusen ne Fratar, ne nje distance pushke. Armandi e mori nusen ne Levan te Beratit dhe vetem Mimoza u martua pertej lumit te Vjoses, ne fshatin Golimbas, ne nje familje fisnike; brenda rrethit miqesor.
Te pese femijet e Lumturise e te Tefikut, si pinjolle te atyre cike prinderve, kane ngjare prej tyre e jane bere dikushi. Ata shquhen mes te tjereve. Te gjithe, jane “te perpjekur” e punembaruar. Bushua, ne trojet e paraardhesve, me shume mund e djerse, ka ndertuar nje goxha vile, prej guri te bardhe, te skalitur dhe rreth saj, ka krijuar nje “ciflig”. Punimet e ndertimit te kesaj ngrehine u shtrine ne vitet 1994 – 1998; familja e tij hyri ne shtepine e re, ne Diten e Veres te vitit 1998. Astriti dhe Armandi, me fitimet nga puna ne emigracion, blene toke, ne vitin 1998 dhe, mbi truallin e blere, ngriten, ne vitin 2007, nje vile trekateshe, ne fshatin Sauk, ne rrethina te Tiranes. Fiqreti ka zene Fierin kurse Mimoza e ka shperngulur “ seline” ne ishullin Samos te Greqise. Atje, ne emigracion ekonomik, se bashku me bashkeshortin e saj, Nazifin dhe me dy djemte si dy yje, Ajo ka ngritur nje ekonomi familjare te begate. Per te gjithe femijet e ciftit Lumturi e Tefik Llakaj, jetojne me femijet e tyre, jane me shtepi e me katandi; jetojne me djersen e ballit e i falen punes se tyre.
Lumturia, me tipin e ndjeshem e te dhimbsur, edhe kur femijet e saj nisen jete te pavarur, kur ata formuan familje me vete, kerkonte ti kishte te gjithe tok; ti veshtronte, ti prekte, ti perkedhelte e ti monitoronte. Madje, kjo gje shtrihej edhe tek pinjollet e femijeve te barkut te saj. Besoj se nuk e teproj po te them se motra jone i perngjante asaj kllockes qe kerkon ti kete zogjte gjithnje zogj e ti mbeshtjelle me krahet e saj.
Prandaj, edhe ne vitet e fundit te jetes te saj, sa kohe ishte me kembe e me dore nuk qendronte dot shume kohe tek asnjeri nga femijet. Kur ishte tek Bushua dhe kishte perpara Ate dhe femijet e tij, mrakun e cvendoste ne Sauk, tek dy djemte e tjere. Te kunderten bente kur ishte ne Sauk e me radhe. Qendresen me te gjate e bente tek e bija, Fiqreti, ne Fier, e cila edhe pse ne ngushtesi ekonomike dhe me siperfaqe te kufizuar banimi, kujdesej shume per Nenen e saj. Tek Moza, ne Samos, Lumja nuk arrinte dot, edhe pse qejfi ia kishte. Distanca, viza, peripecite e rrugetimit te gjate, pjeserisht me makine e nje pjese te udhes me mjet lundrues ia veshtiresonin shume vajtjen tek ajo.
Lumturise “i ra llotaria” ti percillte ditet e fundit te jetes e “te shuhej” ne Krahes te Tepelenes, ne shtepine e djalit te madh, te saj, Sulos, te cilin e kishte shume per zemer dhe e degjonte shume, me 06 shtator te vitit 2018, ne oren 04.oo. “Llotaria” qe i ra motres tone ishte e rende e i kushtoi jeten. Ndoshta nuk e meritonte ate fund, ai njeri i rralle. Po te ndodhej ne rrethina te Tiranes apo ne afersi te saj, ku mjetet e vecanta te nderhyrjes te specializuar dhe personeli qe i shfrytezon ato te ishte i mundur, rikuperimi i saj pas goditjes cerebrale, mund te ishte me i mundur dhe mund ta kishte shtyre edhe ca, kohen e jetes e te lengimit. Ajo u “fik” brenda 9 ditesh dhe me e keqja ishte se, ne Krahes, ne ato kushte, kur mjekesia eshte ne nivelet qe njihen, mundesite per ti ardhur ne ndihme nje te semuri te kesaj natyre jane te pamundura, ishte ne fatin e saj te keq ta mbyllte kaq shpejt jeten, duke lene pas nje emer e mbresa te mira por dhe shume brenge e dhimbje.
Le te jete ky shkrim qe evokon jeten e saj, nje lapidar, per ta kujtuar e per mos ta harruar njeriun e mire, e cila nxirrte nga goja “mjalte “ e punonte sa per shtate!
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj; vella i Lumturise. Shkruar ne Tirane, gjate muajve janar –
Shkurt 2019