(Nje veshtrim biografik, sipas kujtimeve te vellezerve dhe femijeve te saj).
( pjesa e pare)
Zonja e Madhe e Binajve, koshtanakja, bije e Teme Adushit dhe e Bejushes, e martuar ne Kalivac te Tepelenes me Xhevitin, te birin e Malko Binos dhe te Jeminese, pas gati 15 vjet martese solli ne jete femijen e pare, ne diten e Ujit te Bekuar, me 6 janar 1940. Ishin kohe te trazuara. Kishte nisur Lufta e Dyte Boterore dhe Shqiperia ishte nen pushtimin e fashizmit italian. Varferise te skajshme te banoreve kalivacas iu shtua nje zgjedhe e re, ajo e pushtuesve fashiste. Disa kalivacas qene me fat; ata u punesuan ne ndermarrjet qe hapen fashistet per kryerjen e puneve botore, ose ne ndermarrje te tjera te organizuara prej tyre. Ne Kalivacin “ rrebel ”, ishte ne hapat e pare nje lloj kundershtimi ndaj pushtimit te huaj, fillimisht i heshtur e me pas shperthyes, i nxitur nga vendas te arsimuar si Sulo Beqir Sulaj; Muharrem Hasan Nelaj etj. Me pas, kjo shkendije u shnderrua, dita – dites ne nje levizje antifashiste, te cilen e futen ne hullite e Luftes Nacionalclirimtare te rinjte antifashiste qe vepronin ne fshat, ne ilegalitet te plote. Si femije i pare, motra jone e vetme, pruri gezim ne deren tone e ne familjen e re kalivacase. Nuk dime nga u nis cobani i dhenve, yzmeqar i vellezerve Muharrem e Beshir Haxhiut, nga Hasanimerajt dhe Zonja e Madhe e Binajve, nje fshatare e thjeshte nga Koshtani, qe i vune emrin vajzes se tyre Lumturi. Gjendja sociale e yzmeqarit dhe ekonomia e familjes te re nuk e justifikonin kete emer. Ndoshta ne kete ceshtje kane ndikuar mendjet e ndritura te pleqve perparimtare te mehalles Ahmetaj, ose idete e bartesve te te rinjve perparimtare te kohes. Sido qe te kete ndodhur, Lumturia jone nuk e pati jeten, sic i vune emrin. Femijerine, Ajo e percolli ne skamje e ne ngushtesi ekonomike, si shume bashkemoshatare te saj, nga ato qe nuk kishin as hi ne vater. Pas Lumturise erdhi ne jete Niaziu. Sipas mentalitetit te kohes shtepia e Xhevit Malkos, mbare fisi e miqesia, perjetuan nje gezim te papare. Ne Binaj u ndez daveti; u theren shume berra e rakia u derdh si lume; buciti kenga labce – vence e u tunden dyshemete nga vallja e kenduar, per te festuar ardhjen ne jete te trashegimtarit te mallit e te gjese, nipit te Malko Binos, i cili shtegtoi ne Turqi e nuk u kthye por humbi, pa nam e pa nishan dhe nuk i dihet as fundi; as varri. Xheviti bonjak, fluturonte nga gezimi e u ngjit deri ne Teqene e Baba Dero Dorzes, per te marre emrin e djalit qe kishte lere ne ate prag.
U rritem si binjake, ndonese motra ime ishte lindur, gati tre vite me pare. Nuk ziheshim kurre, por duheshim shume, si moter e vella. Ne ate fukarallek te madh ne, femijet, gezoheshim jo me kukullat, sic ndodh sot, por kur nena jone, Zonja e Madhe, priste e na qepte, me dore, ndonje petk te ri. Deri ne klasen e pare te shkolles fillore, te dy, vella e moter, vishnim te njejtin fustan ( ne ate moshe vishja fustan, si vajzat). I veshur me fustan dhe i zbathur, capitesha me veshtiresi neper rruget me gure te mehalles Ahmetaj, duke perplasur kembet neper ato popla qe mbushnin sokaket. Mbaroi Lufta e Dyte Boterore. Fshati yne, vertet u clirua nga pushtuesit e huaj, por ajo ra ne nje pushtim tjeter; ne ate te skamjes e te mjerimit. Pas meje, familja jone u shtua dhe me nje femije tjeter te seksit mashkull, te cilit i vune emrin Selam. Kur vellai im ishte akoma ne shpergenj e perkundej ne djepen e drunjte te pergatitur nga mjeshtri drugdhendes Asim Cali, i doli ne gushe nje pucer e zeze, e cila i mori jeten. E mjekuan plakat, me metoda te mjekesise popullore, por shpetimi i jetes se tij qe i pamundur. Ashtu si Selami, e pati fatin dhe vellai i Reshatit e i Nelos, Pertefi, te cilin e zuri fruthi, me temperature te larte dhe ashtu, prinderit e cuan ne Shkoze, tek gjyshja Qerime, ku Ai u perkeqesua e nderroi jete. Viti 1945, rezultoi i mbrapshte per Binajt. Ne ate vit, nga ky nenfis u happen 6 varre. U ndane nga jeta tre pleqte e Binajve: Nelo Binua, bashkeshortja e tij Zadeko e me pas nena e Xhevitit, Jemineja. Nuk i mbijetuan semundjes banale, dy djemte: Selami dhe Pertefi si dhe pasuan dy gjema te renda: vdekja e Resmi Nelos dhe e Behijes shtatzene; vajzes te madhe te Resul Nelos dhe gruas se tij – Mbetes. Resmi Nelua vdiq shume i ri dhe nga nje semundje e rendomte, (nga pleviti ). Mjekesia e asaj kohe ishte larg te qenit bashkekohore, si me personel mjekesor dhe me medikamente. Mbaj mend se, per cdo semundje, infermjeri ( se mjek nuk gjendej), te rekomandonte mjekimin me kinine. Kur vdiq Resmi Nelua, plaka Jemine Bazja dhe Behija nuse e qane ate, me ligje, tek varri. Metodat popullore te mjekimit, perfshi hedhjen ne djerse dhe veshjen e lekures, nuk dhane asnje rezultat per permiresimin e shendetit te Resmiut. Ai u nda nga jeta dhe la pas Zonjen e Vogel te Binajve, e cila ishte jo vetem shume e bukur, por dhe ne moshe qe nuk i kalonte te njezetat. Resmi Nelua la dhe dy djem te mitur: Reshatin dhe Nelon, te cilet ishin per koromanen e bukes. Reshati ishte moshatar me Lumturine, kurse une kishja ardhur ne jete 6 muaj perpara se te lindete Nelua.
Te dy djemte qe la pas Resmi Nelua, ishin femije parashkollore kurse ekonomia familjare e tyre ishte tejet e varfer. Ata banonin ne nje perdhese, pa tavan e pa dysheme, te ftohte akull me vater e me oxhak, te shtruar me shur ( balte e bardhe ) e perzier me bajga lope. Muret dhe catia ishin ndertuar me gure te bardhe gelqeror. Ata nuk dispononin shtroje e mbuloje, por mblidheshin, me frymen e njeri – tjetrit mbi nje minder ( plisnok ) e mbuloheshin me nje rrogozhan ( jorgan i sajuar ). Veshja e tyre ishte keq e mos me keq dhe barkun nuk e ngopnin me buke. Vdekja e Resmi Nelos ishte nje gjeme e madhe; ajo u ndie thelle, si ne familjen e ngushte e ne fis dhe me gjere. Zonja e Vogel e Binajve, mbeti e ve, me dy femije te mitur dhe ne nje moshe fare te re. U bene te shtatat e Resmiut. Ne ate rast u mblodhen tarafi i Zonjes vejushe dhe te afermit e Resmiut. Sipas tradites, gruaja e ve, pa kaluar shtate dite nga vdekja e burrit, detyrimisht duhet te deklaronte, nese do te dilte nga shtepia e burrit e do te kthehej, tek prinderit e saj, apo do te vazhdonte jeten, duke u angazhuar me rritjen e femijeve qe i la burri i ndjere. Per gruan e re krijohej nje situate teper e rende. Ajo duhet te perballonte dhimbjen qe i shkaktoi humbja e bashkeshortit dhe njekohesisht te mendonte per te ardhmen e saj e te femijeve qe kishte sjelle ne jete. Zonja e Vogel e Binajve, ne kundershtim me pjekurine e moshes adoleshente, kur e pyeten per vendimin qe do te merrte, Ajo u pergjigj, prere: “ Ky qe fati im; djemte nuk i braktis e nga shtepia nuk do te “dal”; une do te lidh ne koke shamine e zeze te zise e do ti shtrohem punes per te rritur keta “dy yje” qe me la jetime Resmi Nelua”! Nje ulerime pasoi fjalet e saj; ata qe u ndodhen rreth vatres, burra te mencur dhe esnafe, bertiten njezeri: “ ashkosun ”, qe ne Turqisht do te thote, bravo, apo = te lumte!
Po ne ate nate, ne takimin e burrave u shtrua dhe problemi per ti gjetur nje mbeshtetje, vejushes te re e te bukur dhe dy djemve te saj. Sipas tradites vendase, pleqesia iu drejtua, ne radhe te pare Resul Nelos, i cili ishte vella i te ndjerit qe te behej mbeshtetje, derisa te mekembeshin djemte, aq sa te mund te jetonin me vete. Resuli nuk e pranoi kete kerkese me justifikimin se ishte shume fukara dhe se kishte ne vater shume femije, per te ushqyer. U hodh Xheviti, kusheri i pare i te ndjerit. Deklarata e tij e cilter dhe fisnike permbante shume ndershmeri e perkushtim per te perballuar kete situate te rende. Xheviti, i cili ishte rritur bonjak, dyerve te botes, u tha burrave te atij kuvendi mortor: “ Do ti bashkojme te dyja familjet dhe, keshtu do te jene bashke fatet e 7-te njerezve. Keshtu, do te jemi me te forte, per te perballuar hallin e madh qe na ka zene”. Ky vendim i tij ishte burreror ( grate nuk pyeteshin ne ate kohe), e u erdhi per shtat si njerezve te trungut te Nelajve e kusherinjve te tyre, ne mehalle dhe atyre te pertej lumit – Qyrajve. U gezuan te gjithe ata qe ia donin te miren asaj familje, te mbetur pa kryefamiljar. Me te drejte u gjykua se tashme, vejusha dhe dy djemte e saj bonjake do te kishin nje mburoje te forte dhe nje mbeshtetje te sigurte. Tek Xhevit Malkua, te gjithe sa e njihnin, kishin besim ne ndershmerine dhe ne drejtesine e karakterit te tij. Fisnikeria e tij njihej e cmohej nga te gjithe.
Qysh te nesermen e asaj dite, nisi puna per bashkimin e te dyja familjeve. U tha; u be. U bashkua cdo gje: Shtepia; placket; puna; trojet; arat e cdo gje qe deri atehere kishte qene ne pronesi te sejciles familje. Meqenese bashkimi mund te ishte i perkohshem, (sa te mekembeshin djemte), familjet ruajten identitetin e sendeve qe u bashkuan. Sejcili i dinte kufijte dhe sendet e tij. Per te banuar, te dyja familjet vendosen te sistemoheshin ne shtepine e Reshatit ( pas vdekjes te Resmiut, si kryefamiljar u njoh Reshati, djali i madh i te ndjerit. Ajo ndodhej ne kufi me domenet e Musa Mehmetit dhe me ato te Muharrem Kamberit. Trualli dhe shtepia rrethoheshin nga udha qe te conte, tek shtegu i avllise te Muharrem Kamberit e me tej, tek Guri i Kalit ( afer Kryes te Shtepise, ka qene nje gur, tek i cili, kaloresit ua hipnin kuajve ). Pas vdekjes te Behijes, vajzes te madhe te Mbetes dhe te Resul Nelos, e cila ishte e martuar me Tefik Barjam Isufaj, nga Hasanimerajt, Agai ( Resul Nelua), u shperngul ne Gurishte, ne token qe i la i ati, ku ngriti dy kasolle ne buze te Perroit te Veldonit: njeren per te pritur miqte; tjetren per te ndezur zjarrin dhe per te mbledhur femijet. Nje “rrip” trualli ku kishte kasollen ne vendbanimin e meparshem, perposh avllise, kur u shperngul Agai ne Gurishte, e mori familja e ribashkuar.
Me kujtohet inventari i sendeve qe dispononim, si familje, ne ate kohe. Seksioni yne i perdheses me dy dhoma, kishte rene brenda dhe Xheviti fukara, nuk kishte mundesi ekonomike qe ta ngrinte, prandaj u ngjeshem rreth vatres, ne pjesen e shtepise qe i kishte rene ne pjese Reshatit. Ne pjesen tone te shtepise, kur catia nuk kishte rene, ne fund te dhomes ndodhej nje tezgjah druri ku punonte qilima e rroba per shtroje Zonja e Madhe e Binajve. Kur u shemb catia, tezgjahu u shkaterrua plotesisht e nuk pati nge, as te holla, per ta ngritur serish ne kembe. Ne shtepine e Reshatit, ne fund te saj ishte nje stive me rroba. Ne kete stive rrobash ishte grumbulluar e gjithe pasuria e luajtshme ( shtroje e mbuloje) e te dyja familjeve. Ne palet e asaj stive, e cila ishte e ndertuar me dru dhe e fiksuar pas murit ishin stivosur: nje dyshek, i mbushur me lesh deleje, nje jastek, dhe nje jorgan, i thurur, me rrombe, i mbushur me pambuk. Ato i kishte prure Nelo Binua, kur u kthye nga kurbeti qe beri ne Anadol. Keto shtroje mjaftonin vetem per nje njeri; kur ne shtepi vinin me teper se nje mik ( ato ishin per te fjetur miqte ), per te kaluar naten, i dyti e veshtiresonte punen dhe e zonja e shtepise ndihej ngushte. Plaku Nelo Bino kishte prure nga kurbeti dhe mjaft ene te bakerta dhe nje batanije te kuqe e cila, nga perdorimi i gjate, ishte tripsur ( holluar ) mjaft e i kishte dale boja. Kur Nelua grindej me Zadekon ( gruan e tij ) dhe me femijet, hidhte pas kraheve batanijen, dilte ne shkalle dhe, ne zemerim e siper u thosh familjareve: ” Nuk rri me me ju, vikot e mutit; do vete tek Xheviti ”… dhe kalonte ne deren ngjitur, duke mburrur kunaten Jemine dhe te rene e saj, Zonjen e Madhe te Binajve. Kur i kalonte inati, plaku Nelo, i harronte ato qe kish thene, hidhte perseri rroben e kuqe ne krah e kthehej tek e ndara tjeter e perdheses.
Kur u kthye nga Anadoli, Nelo Binua, mes rrangullave e dhuratave te shumta pruri dhe nje kazan te madh prej bakri me kapacitet bartes rreth 50 litra i cili perdorej per te mbledhur vajin e ullirit dhe per te nxjerre niseshtene. Kur u nda Xheviti, nga plaku Nelo dhe bijte e tij, kazani i ra ne pjese Xhevitit. Ai u kujdes per te dhe e ruajti gjate, deri ne fund te jetes se tij, qe i takon fillimvitit 1975. Nga sendet e vyera qe solli kurbetliu Nelo Bino ndoshta ia vlen te permendet nje mulli kafeje prej tunxhi, cilesor, i cili i ra ne pjese Resmiut. Mulliri i kafese, i rralle ne ate kohe, ishte i preferuari e i kerkuari ne tere fisin e me gjere. Zonja e Vogel e Binajve, si menaxhere e mullirit, bente sherr e shamata, kur ndonje gjitone, bluante, ne vend te kafese, elb te pjekur, me mullirin e mire te saj.
Nelo Binua u la djemve dhe Xhevitit pak truall. Aq ngushte ishin Binajt per truall, sa nuk kishin vend as per te ndertuar nje vend septik per nevojat fiziologjike. Bahceja mbi shtepine e Binajve ishte e Mane Tafilit. Per te zgjeruar truallin qe trashegoi nga xhaxhai, Xheviti u detyrua te shkembente lopen e vetme te familjes, Sorrilen e cila ushqente me qumesht 4 femije e kater te rritur te asaj shtepie, me bahcen qe kufizohej me truallin e Abedin Kahremanit dhe ne anen tjeter me arishten e Musa Mehmetit. Ne krye te saj ishte kopshti i Hysni Metes. Ne anen Lindore te bahces ishte kullote, e perbashket ( nje vnd i varur e me gure, deri tek germadhat e shtepise te Ramo Nebiut ) per te gjithe mehallen dhe fshatin. Nga dera e shtegut te Hysni Metes dhe perpara portes te Mane Tafilit deri tek vendi ku mblidheshin, pa i thirrur njeri, burrat e mehalles Ahmetaj, ne kuvend sporadik, i quajtur Buze, zbriste, tangent nje udhe, e ngushte me gure, e cila kufizonte dhe mbronte bahcen e Abedin Kahremanit. Kafshe pune e prodhimi, nuk kishim; paga e yzmeqarit te dhenve qe merrte Xheviti dhe lakrat e egra qe mblidhnin dy Zonjat nga fusha na mbanin te gjitheve, me ushqim dhe perballonin harxhet e shtepise.
Sipas tradites vendase, kunata e madhe, Nena jone, e cila kishte ardhur ne ate prag perpara Zonjes te Vogel te Binajve, kishte ne dore “frenat” e ekonomise te perbashket. Ajo mbante ne brezmek celsat dhe menaxhonte te ardhurat e familjes. Poshte stives te rrobave, afer deres, ishte vendosur nje bucele uji, me kapacitet bartes rreth 30 litra. Ajo ishte e ndertuar prej listelave me dru vidhi te presuara e te fiksuara me nje rreth flete metalike). Bucela rridhte dhe vende – vende e kishin izoluar, me balte. Kur regjej balta, bucjela rridhte perseri e lagte vendin ku ishte vendosur. Prandaj, prinderit tane, e kishin ngritur ate, nga vatra ( lexo nga sheshi i shtepise ), me 2 – 3 pllaka guri gelqeror. Ne krah te saj, ndodhej nje sepete, nga ato ku dikur futnin pajen nuset, celsat e se ciles i mbante vetem Zonja e Madhe. Ajo e perdorte ate arke druri me zbukurime per te magazinuar zairene dhe rezervat e familjes te cilat, jo vetem qe shiteshin me pakice, por dhe nuk gjendeshin ne treg. Sheqeri, kafeja, mielli i grurit, gjalpi e sende te tjera ushqimore, me vlere, zinin vendin kryesor ne “ magazinen ” e nikoqires te shtepise. Aty gjeje dhe ndonje kokerr ftoi, ndonje shege, nje grusht me arre apo me bajame, nje varg me palafike, disa kokrra dardhe dimerore, ndonje “ duce ” me raki te mire, te mblojtur per miq te rralle, e ndonje send tjeter ushqimor. Ne sepete mbahej dhe niseshteja, mielli i grurit, i situr, i destinuar per te pritur miqte me petulla e me paluze dhe vaji i ullirit ose, po te ishte e mundur, gjalpi i mblojtur per kete qellim. Me duhet te them se ne ato kohe, ishte luks i madh te qerasje mysafiret me kafe, si kjo e sotmja. Vetem ndonje dere e kamur, ose ndonje familje tregtari “e zene ” mire ekonomokisht dhe vetem per miq shume te larget e te nderuar, mund te nxirrte kafe per qerasje. Ne vend te kafese, te ardhurve ne shtepi, nikoqirja u nxirrte nje filxhan me sherbet ose me kafe elbi dhe nje filxhan raki.
Zonja e Madhe e Binajve ishte bije ne fshatin Koshtan te Tepelenes. Si e tille ajo konsiderohej malesore, ashtu si grate qe ishin martuar ne Kalivac por qe ishin bija ne Levan, Allkomemaj, Rabije, Izvor, xhaxhaj, Kamcisht, Amanikaj dhe ne fshatrat e krahines te Buzit. Mes tipareve te tjera dalluese, ato kishin nam te mire dhe si amvisa qe gatuanin paster e me shije. Si e tille, Nena jone u caktua te bente gatimin ( gatim i thencin ), per pjesetaret e familjes tone, te bashkuar. Nje nga detyrat e saj kryesore, ishte te priste e te percillte me nderime e me gatime, sic u takonte, miqte e shtepise. Lumturia, qe e vogel, mesoi nga e ema te gatuante si Ajo. Kete “ mjeshteri ”, Ajo e persosi dhe e pasuroi kur u rrit e kur vajti nuse ne nje dere “te kamur ”, sic qe ajo e Sulo Barjam Llakaj, ne krahes.
Nje nate, kur nuk ishja me teper se 4 vjec, Nena jone me cilesine e nikoqires qe mban ne dore tiganin, po zjente qull, ne vater. Qulli ishte per te ushqyer te gjithe anetaret e familjes. Ne, te kater femijet ishim grumbulluar rreth zjarrit dhe ngroheshim e veshtronim qullin qe zjente. Mezi prisnim te zjente ai ushqim shume i deshiruar dhe te futnim dicka te ngrohte ne stomaket bosh. Si pekuli i familjes dhe pinjoll i diganxhijes, po e veshtroja Nenen time ne drite te syrit, me shprese se mos bente ndonje leshim. Kishja zgjatur doren drejt saj dhe kerkoja, me kembengulje e me perunjesi qe ajo te me privilegjonte. E lodhur nga punet e renda te dites, e merzitur dhe e bezdisur nga tymi qe nuk i ndahej si dhe nga bezdija qe i krijonim ne, duke i drejtuar duart, ajo, mori nga tigani nje luge me qull te perveluar e ma leshoi ne dore. Qulli i nxehte me perveloi e shputa e dores u ngrit flluge, menjehere, si tullumbace. Ulerimat e mija dhe lotet qe rridhnin curke, nuk kishin te ndalur. Brofen grate qe i kishin shtepite afer shtepise tone, te shqetesuara e te bera kurioze; per te mesuar cfare kishte ngjare. Kur me pane me dore te enjtur e te lebetitur, u bene te gjitha “ doktorresha ” dhe sejcila, sipas pervojes vetjake ne te tille raste jepte udhezime, si te veprohej. Nuk di kur u qetesova e si, por me kujtohet se dhimbjet paten vazhdimesi. E mora nje mesim te mire ate nate dimri te cilin e kujtoj edhe sot, pas me se 70 vjetesh.
Jetonim ne skamje e ishim te mjeruar. Nga arat tona te begata, ne Llomera; ne Rredhe dhe ne Fengje, ku Reforma Agrare na dha disa dynyme toke, nuk merrnim drithe as per te siguruar buken e gojes, te pakten per 4 muaj te vitit. Per kohen tjeter te vitit, buken e siguronim nga dritherat qe blinim. Drithe, edhe mund te gjendej, por, ceshtja ishte: me se ta blinim? Te ardhurat e familjes ne para ishin fare te paperfillshme, kurse cmimet e dritherave te bukes ishin ne kupe te qiellit. Gjate kohes qe nuk mbulohej me buke, ishim te uritur e me barkun bosh. Nenat tona nuk e shfaqnin urine, por shtrengonin brezmeket e duronin. Zakonisht muajt e vjeshtes, ne motin me te mire edhe vjeshten e prasme, se shumti deri ne janar, i percillnim me prodhimin tone, te grurit, misrit, elbit, hokerrit ( tepes ) qe merrnim nga produkti qe mbetej duke e ndare prodhimin me dysh, me ate qe zoteronte nje pende qe parmende, i cili merrte ne mes tokat tona. Kjo ndodhte mbasi ne nuk zoteronim qe parmende dhe Babai yne i jepte ti punonin tokat tona ata qe e kishin kete mundesi dhe u jepte gjysmen e prodhimit. Buken e shijonim rralle dhe gjithmone te kufizuar. Kur shkonim ne dasme apo ne evenimente te tjere ku kishte trajtim me ushqim, lironim rripin dhe ushqeheshim me ato qe mbeteshin ne sufra, mbasi kishin ngrene grate dhe burrat. Te pakten ngrohnim pak stomakun me leng mishi, apo me gjelle te ngrohte, sipas rastit.
Netet e gjata te dimrit, kur edhe prinderit tane nuk kishin pune ne are ( pervec cobaneve), i kalonim prane zjarrit. Nenat tona te mira na deftonin perralla e na piqnin kalaposhe ( kokoshka ). Kalaposhet piqeshin ne nje shoshe, ne flaken e zjarrit te vatres e ne, te vegjelit mezi pritnim te beheshin kalaposhet. Era e mire e misrit te pjekur dhe kercitja e kokrrave te tij te bera kalaposhe, na kenaqnin e na relaksonin, pa mase. Ky ishte argetimi yne me i pelqyer ne ato nete pa mbarim.
Diten e nderrimit te viteve nuk e njihnim e nuk e festonim fare. Ne i gezoheshim dites te Ujit te Bekuar, kur nenat pergatitnin byreke me nje monedhe “fati” brenda, te cilit i thonim hanak; benin qullapite, zjenin miser kalli e per te na e shtuar gezimin, mund te na blinin dhe ndonje petk te ri. Vetem ne ate dite ne te vegjelit ndjenim aromen e festes te fillimit te nje viti tjeter. Ne familjen tone, pas kesaj feste, fillonte kalvari i te ushqyerit me lakra te egra.
Nenat perpara e ne vocerraket pas tyre, zbritnim ne fushe per te mbledhur lakra te egra. Per kete qellim shfrytezonim ledhet, anet e kanaleve kullues dhe anet e arave te mbjella me te lashta. Si gje e eger qe rritet me shpejt e del mbi te butat ( bimet e kultivuara ) ato dilnin, me trup mbi te lashtat. Ne Kalivac, ne ata vite, fshataret mbillnin zakonisht: grurin; elbin; tersheren; thekrren; hokerrin ( tepen ) etj. Ne preferonim te mblidhnim e te konsumonim rrepicen, lulekuqen, brokujt, korcanet dhe barishte te tjera te cilat mund te konsumoheshin, te fresketa. Hanim barishte, si bagetite qe mbareshtonim dhe jetonim, perafersisht ato. Si nenat tona edhe ne femijet e tyre ecnim te zbathur. Zonja e Madhe mbante nje cepele ( bicak ), ne dore, per te prere rrenjet e lakrave. Ajo i printe “ ekspedites ” tone me 6 vete. Kunata e saj, Zonja e Vogel, me nje bicak ne dore, bente si e madhja. Capitesha me veshtiresi pas Nenes time dhe ishja ne rolin e “ zbuluesit”. I deftoja Nenes time, barishtet e ajo i ckulte. Gezohesha e brohorisja kur “zbuloja ” ndonje korcan apo brokull e informoja menjehere Nenen time: “ Ja, Zonje, tek eshte nje korcan; veshtro ate brokullin, atje etj. barishte te cilat mund te konsumoheshin ne cast, pa marre nje vale. E ngrenshme madje dhe e embel ishte lulekuqja e lepjeta. Ne ujet e kanalit qe ndante arat, nenat tona i qeronin korcanet e lanin brokullin, lulekuqen apo barishtet qe haeshin te paziera e na i jepnin per ti konsumuar, aty, ne fushe. Ndryshe ndodhte me barishtet qe kishin hidhesire, te cilat viheshin ne nje kazan llamarine, dhe mbasi merrnin nje vale, kulloheshin dhe me nje luge vaj ulliri, here me kripe e here pa kripe, i hanim me deshire. Lakrat e egra, bio, te ziera e te ngrohta, na zinin mullen e na mbanin shpirtin, gjalle.
Shume gezim kishim kur nenat tona nxirrnin vajin e ullirit, me nje torbe zhake, mbi nje koresh, te cilin e merrnim ne avlline e xhako Rremes. Grate, me kembe zbathur, shtypnin ullinjte e regjur ne uje e te perveluar dhe mblidhnin vajin, si ar, qe rridhte bashke me lengjren. Ne enen ku mblidhej lengu i ullinjve, vaji, si me i lehte, qendronte siper e zinte nje shtrese te holle, ne siperfaqe te enes, te cilin e lyenim me nje cope buke misri te ngrohte. Mbase eshte ndjesia ime, por, gje me te shijeshme, eshte veshtire te gjesh edhe sot. Per te mbledhur lengun e ullirit te shtypur, familja jone shfrytezonte nje kazan te madh prej bakri, te cilin Nelo Binua e kishte prure kur erdhi nga kurbeti. Diten kur nxirrej vaji i ullirit e ne, te vegjelit shijonim lengun e arte, e kishim dite feste.
Festa te tjera kur gezonim e kishim pritmeri per ndonje “dhurate ” ishin: Barjami i Madh; Barjami i Vogel dhe Sulltan Novruzin. Keto festa ishin ne sfondin e perkatesise fetare; ne, si te rrjeshtuar ne sektin Bektashian i festonim keta evenimente. Se pari, gezonim se do te mbushnim barkun me korkoqulle. Ne grupe femijesh, sipas mehalleve, me nje pergjegjes ne krye ( djale ose vajze ), ne rrjesht per nje, shkonim shtepi me shtepi te fshatit dhe e zonja e shtepise, mbasi na priste e na puthte me radhe e na pyeste te kujt ishim, na dhuronte cfare te kishte. Se shumti, merrnim nga nje petull, nga nje cope qullapite, nga nje kokerr veze, nga nje luge paluze, nje kokerr shege apo nje ftua, nje grusht me arre apo me bajame; nje cope varg me fiq etj. etj. te cilat, i futnim ne torben prej rrobe, qe hidhnim ne krahe, te varur ne nje rrip prej cope te veten. Ne diten e Sulltan Novruzit, tradita e donte te “ behej gjak ”. Ata qe kishin mundesi, i pritnin koken nje shelegu apo nje keci; kush e kishte te pamundur kete, i priste koken nje kaposhi dhe, kesisoj, permbushte kushtet e ritit fetar. Kenaqesia shtohej kur nenat tona te mira, ne ato kushte ngushtesie ekonomike, shtrengonin brezmekun e me ndonje leke te mblojtur, ne nje cep te futes, apo te shamise te kokes, blinte metrazh, tek xha Telhai nga Luzati apo ne ndonje dyqan shteti dhe na bente nje rrobe te re( pantallona, fustan, breke, opinga, etj ). Mendjen e kishim tek petkat e reja, por, me teper veshtronim cfare do te na“ zinte dhembi ” ate dite te vecante( se ne ditet e tjera i kishim te sigurta lakrat e egra ).
Aty nga muaji maj, kur moti ngrohej e dielli ishte me i pranishem ne jeten tone, piqej elbi e ne, perseri gezonim se do te hanim buke, pavaresisht se halat e gjata te elbit, kur dilnin nga trupi yne, te shponin prapanicen. Derisa te“ na zinte elbi ” te ushqyerit e kishim problem madhor. Per te mbajtur frymen, u suleshim bajameve. Ato nxirrnin kokrrat, te cilat, ashtu jeshile, i hanim me gjithe guacken e paformuar. Shume femije te seres tone, i veshtroje ne maje te fikut. Varieteti Bradashesh i fikut, i cili lidh kokrra e piqet dy here brenda vitit, ishte me i mundshem per tu ngrene. Trakalicet, sapo arrinin madhesine e nje kokrre kumbulle, gjenin belane nga ne te vegjlit, qe i hanim me kenaqesi te madhe. Une dhe sivellezerit e mi, Reshati dhe Nelua, si dhe motra e vetme – Lumturia, fillimisht i versuleshim fikut Bradashesh qe ndodhej ne fund te kopshtit perpara shtepise, ngjitur me truallin e Banush Xhezos. Pastaj ngjiteshim ne bahcen siper shtepise ku ishte nje rrenje tjeter fik i ketij varieteti. Nga te dy keta fiq, familja jone nuk merrte kurre fiq te pjekur, nga “ dora e pare ”.
Kur i sosnim fiqte tane, u suleshim fiqve te Muharrem Kamberit, kusheririt te Babait tone, i cili kishte shume rrenje fiq bradashesh dhe ne disa bahce. Femijet e Tajanes dhe te xhako Rremes: Ramadani; Nasibeja ( Bebeja); Engjellushja; Kamberi e Hydajeti, familja e te cileve ishte thuajse ne seren tone, i gjenim e i linim ne maje te fikut, duke ngrene trakalice, si ne. Xhako Rremja nuk na bertiste kurre, kurse gege Tajanja e kishte zemren flori. Ajo nuk hante as gjellen qe gatuante per njerezit e shtepise te saj, pa i shpure nje tas Hysnijes dhe Zonjes te Madhe te Binajve.
Viti 1946 erdhi fatlum, per familjen tone te bashkuar. Xheviti, i cili kishte qene yzmeqar me dhente e Haxhiajve, per shume kohe i erdhi per mbare te behej bashkeprinar me te leshtat. Ai u be qinosar me djemte e Beshir Haxhiut dhe me vellane e tij Muharremin. Kishte ndodhur Reforma Agrare e Haxhiajve me shume toka, u kishte shtetezuar mjaft siperfaqe toke, are, ullishte e kullota, ne vendet e quajtura: Shure; Fengje; Llomera e ne vende te tjere. Tokat e shtetezuara te tyre, u shperndane fshatareve te varfer e atyre pa toke. Familja jone, perftoi disa dynyme toke ne Fengje dhe 10 rrenje ullinj, ne vendin e quajtur “ Ullinjte e Haxhiajve ”.
Djemte e Haxhiajve, sidomos Bilali, i cili kishte qene partizan; Halimi, nje burre i zgjuar e me koken plot dhe Veipi, vertet coban i kopese te dhive te familjes por i pajisur me zgjuarsi natyrale e ndjene “ furtunen qe po vinte ”; shtetezimin e tufave te blegtorise dhe gjene e gjalle e bene disa veprime shperndarese, me qellim qe te shpetonin pronen e tyre. Si minjte qe ndjejne te paret termetin, edhe ata, i rane hiles se gjeja e gjalle nuk mund te mbetej jashte reformes te thelle qe kishte nisur. Nje pjese te bagetive te imeta qe ishin ne pronesi te familjes se tyre, ata i shperndane tek bashkefshataret ne Kalivac dhe ne fshatrat perrreth. Xhevit Malkua pati shansin te hynte ne qinosi me pronaret e dhenve qe ruante prej kohesh. Kushtet e qinosise ishin sipas kontributeve ne krere te paleve. Xheviti, ne ate kohe, kishte perpara e mbareshtonte rreth 300 krere dhen,( te medha e te vogla) por te tijat nuk kishte asnje. Dhente ishin te Haxhiajve; Ai ishte rrogetar ( yzmeqar). Disa kushte te marreveshjes te qinosise ishin: Afati-5 vjet; Kur te mbushej afati i marreveshjes, bagetite do te ndaheshin me trish; prodhimi i dhenve, gjate gjithe marreveshjes do te ishte, gjithashtu, me trish; shpenzimet per kullote, strehim, kripe etj, do te ishin ne mes; cobanit i takonte nje shark, nje kostum shajaku e nje pale opinga, falas per periudhen e qinosise; per cdo shenjt, cobani kishte te drejte te konsumonte nje mish ( krere) etj. Esenciale ishte pergjegjesia e Xhevitit per te ruajrtur kreret e bagetive fizikisht dhe detyrimi i tij per kullotjen e mbareshtimin e tyre.
Periudha e vazhdimesise te qinosise ishte ndoshta kohe e “ lulezimit” te ekonomise tone familjare. Milnim aq shume qumesht sa nuk kishim ene ku ta hidhnim. Vinim nga fukaralleku i skajshem kur ne shtepine tone nuk gjendej as hi ne vater. Kur niste mjelja e dhenve, ne shtepine tone gjemonte dybeku e gezimi i femijeve ne shtepine tone nuk kishte kufi. Si i kane thene dikur ne Kalivac; edhe tek ne “ hante qeni petulla”! Dy kunatat me emrin Zonje, u vetepunesuan; ato benin manipulimin e bulmetit te shumte. Zonjat gjeten dhe i bene funksionale, si dikur, enet e bakerta dhe ato te drunjta per grumbullimin dhe ruajtjen e bulmetit. Atehere Xheviti, sikur te bisedonte me veten, thosh, neper dhembe: “ Moj shtepia bukedhene, do benec sic keshe qene”! Me i fituari nga femijet ishja une. Gjithe diten qendroja pas dhenve, ne kullote, duke ndihmuar Babane; ne Fierin e Metes; ne Vathra; ne Shure, ne Qurke e ne kullota te tjera. Kjo ndodhte ne stinen e dimrit. Ne kohen me mot te nxehte e ngrinim stanin ne Krye te Rredheve. Edhe naten e kaloja ne stan. Flija mbi nje shtrat druri, shtroja dega rrapi e mbi to lekure delesh, mbulohesha me sharkun e pangjyer te Babait. Bagetite e kalonin naten te grumbulluara ne vathe, e cila ishte e rrethuar me demeke shkarpash. Ne anen Lindore, vatha ishte e mbeshtetur pas nje bokerrime, nga ku egersirat e kishin te veshtire te hidheshin; ne anet e tjera, vatha kufizohej nga demeke te ngjeshur mire me shkarpa, nga shtrati i cobaneve dhe ishte nen monitorimin e Balos. Ne fakt, dhente i ruante frika dhe qeni Balo, te cilin e bera shok. Ai ishte trupmadh, me ndjeshmeri te larte dhe guximtar; nga ata qen qe kacafyteshin me ujkun grabitqar.
Ngjitesha ne qiellin e shtate nga kenaqesia kur Babai milte dhente, vedra mbushej plot me qumesht te ngrohte, te sapodale nga trupi i deles, dhe ne krye te vedres ishte nje shtrese shkume e ndonje kakerdhi. Une, me fryme largoja kakerdhite e pija qumesht te ngrohte; bio. Nuk me zuri, as militenca, as semundje te ngjashme dhe shtatin e kishja te mbushur e te forte. Mbasi ngopesha me qumesht, kujtohesha se duhet te ushqeja Balon e ia mbushja kusine edhe atij. Te kater femijet e familjes te bashkuar, u ndjeme me te gezuar e na qeshte nuri. Ndryshoi cehreja e fytyres tone. Te gjithe u tjetersuam ne fytyre e u beme me te gjalle.
“ Begatia” e familjes tone, per fatin tone te keq nuk e pati jeten te gjate. Erdhi vjeshta e vitit 1946. Bulmeti, prej disa ditesh ishte paksuar; por me e keqja nuk kishte kaluar. Ne nje dite te bukur vjeshte; heret ne mengjes, ne stanin tone ia behen ( erdhen papritur) disa pushtetare. Ata mbanin te varur ne qafe, nga nje cante meshini; te gjithe me cisme lekure dhe hijerende. Ishin nepunes te shtetit, me funksione te rendesishme, nga ata qe kishin luftuar per clirimin e vendit por qe me veshtiresi shkruanin edhe emrin e mbiemrin e tyre. Deri aty e kishte mbajtur “ vlagen” shkolla e malit. Ne ate takim, pashe per here te pare Halimin, njerin nga djemte e Beshir Haxhiut dhe qinosarin tone. Halimi ishte vellai me i madh ne moshe i asaj familje fisnike. Ai ishte kaluar mbi nje pele te kuqe; i shndetshem, (i kuqonin faqet bucko) i bukur, me syte larush, i veshur shik, me cisme e me nje xhakete meshini bojekafe. Ishte me i bukuri nga burrat qe erdhen ate mengjes ne stan e mua me mbeten syte tek bukuria e tij e papare. Me mendjen e nje femije te moshes time, u ndjeva krenar qe Babai im kishte bere qinosi me te tille burre. Te ardhurit pyeten per numerin e dhenve qe mbareshtonim; ata pyeten per Babane, po ky? Te cilin pronaret e quajten punetor, me page, i cili punonte ne stan, prej rreth 3 muajsh. Xheviti ishte i pashkolluar e fale besimit te plote qe kishte tek Haxhiajt, nuk kishte formuluar asnje dokument te shkruar.
Pushtetaret urdheruan te numeroheshin dhente e te niseshin ne udhen qe te conte ne Xina, siper shtepise te Barjam Rushanit dhe Mekamit te Baba Dero Fushes. Ata moren dhe gjithe pajisjet e stanit; mushken dhe pelen; enet e qumeshtit dhe ato me te cilat ushqeheshim; Balon dhe Xhevitin. U formua nje karvan i gjate; ne krye e ne fund te tij, ishte nje pushtetar. I ndoqa, pas, me kembet te zbathura e i pangrene. Me dhimbsej me teper Balua. U luta gjate pushtetareve mos ta merrnin por nuk ma vari njeri. Babane dhe dhente e pajisjet i cuan ne Vithkuq te Korces, ku u formuan brigatat blegtorale dhe Babane e mbajten coban. Ai u kthye ne familje, pas 2,5 vitesh, nga “ kurbeti”. Capitesha pas tyre, ne heshtje, jo duke uleritur, sic ishte rasti te veproja por duke u lutur, me ze te ulet sa nuk e degjoja as vete, per pak njerezillek. Ishja i pangrene e teper i trishtuar, me pushtoi ngasherimi e mu sosen fuqite. E percolla karvanin deri ne Maje te Derrases. Sic duket, aty me kishte rene te fiket dhe e pashe veten ne nje qoshe te shtepise tone, i rrethuar nga disa gra shamizeza te fisit e te mehalles, te cilat e kishin mesuar ndodhine dhe mallekonin ata qe u bene sebep per kete fatkeqesi. Mallkimet e tyre, me sa kujtoj ishin: “I marrte me vete kjo dite e xhuma”; “ mos i zente akshami”; “i therte Baba Dero Doreza”; “ I shajtofshin ciraket e koshtanit”; “ I vrafte Abaz Ali Tomorri”! etj. Mallekimet u drejtoheshin “rrembyesve” te kesaj tufe dhe inventarit te stanit. Kaq zgjati “pranvera e jetes tone. Ngjan me nje enderr te keqe, e cila nuk zgjat shume.
Mbetem sic ishim, pa dhen e pa qen dhe pa Babane ne shtepi. Ato pak rezerva qe kishim krijuar, i konsumuam shpejt dhe nenat tona me ne, kater vocerrake, moren serish udhen e betejes me lakrat e egra te fushes. Kur u kthye Babai ne shtepi, pas 2.5 vitesh, na gjeti me te rritur, por ekonomine me te dobet. Endrra e tij ishte kerraba ne dore dhe tufa me dhen perpara. Na vinte keq, edhe ne te vegjelve, kur e veshtronim ashtu, jo te gjalleruar si me pare, e me humor, por te vrare ne shpirt e me nje merziti qe nuk i shkonte atij tipi. Kishin nisur te frynin ererat e rindarjes. Djemte jetime te Resmi Nelos, u rriten dicka, si ne te tjeret. Kur Reshati mbushi 8 vjec u pajtua yzmeqar ne Asllanaj, tek fshatari nga Corrushi – Sefedin Brahimi. Mendoni nje yzmeqar te atyre viteve me moshe 8 vjec. Rruge e mundesi tjeter, nuk kishte. Njerezve te asaj shtepie dhe gjitoneve, u vinte keq ta aktivizonin bonjakun e parritur akoma, ne pune te veshtira sic ishte ruajtja e bagetive. Pas disa muajve, Reshati, me mirekuptim u largua nga Sefedin Brahimi dhe u pajtua yzmeqar tek Mufit Xhaferri (Qamili), i cili menaxhonte Mullirin e Gurres. Mufiti nga Kurveleshi i siperm dhe dy Merushet ( nuse e vjehrre) e trajtonin Reshatin me teper si femijen e tyre. Te dyja Merushet ishin gra fisnike dhe nena te dhimbsura. Mufiti, edhe pse ishte nga Kurveleshi ( nga Nivica), u natyralizua ne Kalivac e u be dhenderr i fshatit tone.
Nelua nuk qendroi ne vend. Ai u zgjat me shume se une e u be i shkathet. Babai yne, kur vuri re se burimet financiare te familjes u paksuan e nuk mund te ushqente 7 fryme, mori udhen e kurbetit. Ai vajti ne Minieren e Selenices, atje ku burrat e Kalivacit shkonin, duke terhequr njeri – tjetrin, per te bere para. Xheviti u fut ne pune, nentoke, ne nje galeri te sektorit te Kumes. Babai vinte ne shtepi, nje here ne dy jave ose nje here ne muaj, per t’u nderruar e per te pare femijet. Kur vinte nga Selenica, mbaj mend, sillte ne kurriz, nje torbe, ne dukje ushtarake, plot me buke gruri ( karavele) dhe disa kallepe sheqer te presuar, me ngjyre te bardhe, i cili, ne ate kohe gjendej me shume veshtiresi. Sipas rastit, Babai yne sillte dhe ndonje basme pambuku, per te qepur fustane apo per te bere fute dhe ndonje cope nape te zeze, per te prere e per te qepur shami koke. E pritnim te malluar Babane; e ndjenim mungesen e tij ne shtepi e nuk donim te largohej serish ne “ kurbetin” e mallekuar.
Nderkohe qe u mekemben djemte bonjake dhe Noja; ( Zonja e Vogel e Binajve) e kaperceu helmimin qe i shkaktoi vdekja e burrit, Ajo mendoi se mund ta perballonte jeten, edhe e vetme, me dy djem qe po hidhnin shtat. Zonja e Vogel, burrerisht, me kurajo te madhe, beri nje hap te menduar mire, ne interesin e djemve dhe te sajin. Ajo vendosi, pa medyshje: “ Do te ndahem e do te dal me vete; Xheviti beri te pamunduren e na shpetoi te treve, tani mund tja dalim edhe te vetem”! Vendimin e saj kurajoz, Ajo e shpalli ne nje takim te pleqesise te fisit Nelaj dhe njerezve te deres te babes, te cilet ishin thirrur nga Shkoza, posacerisht. U tha; u be: pleqesia dhe te sajet e gjeten te menduar mire dhe te drejte vendimin e vejushes me dy bonjake dhe i dhane karar: Zonja e Vogel dhe dy djemte e saj jetime nga babai do te ndaheshin me vete. Ata do te merrnin pjesen e shtepise perdhese dhe inventarin e trojeve e te arave qe u kishte lene babai. Njeherazi, aty per aty, u nda dhe placka qe dispononte familja dhe zaireja. Nje kaposh me placka kishin te dyja familjet e bashkuara. Pleqesia nuk e pati te veshtire ndarjen e mallit, mbasi nuk kishte shume kohe qe kishte ngjare bashkimi i dy familjeve ne nevoje.
Seksioni Verior i perdheses me nje dhome, e cila ishte i familjes tone, kishte rene catia brenda dhe, per shkak se ekonomia jone ishte shume e dobet, nuk dispononim mjete e mundesi per ta ngritur ne kembe. Mbetem pa shtepi, ne qiell te hapet e na duhej te “shtegtonim”, per te gjetur nje strehe ku te futnim koken. Per fat, Resul Nelua, kusheri i pare i Xhevitit, i ndodhur ngushte, me shtepi e me truall, kishte zbritur ne Gurishte, buze Perroit te Veldonit, ne pronat qe i kishte lene i ati. Aty, Ai kishte ngritur dy kasolle me kashte, me gardh, te lyer perbrenda me balte te perzier me byk. Ne njeren nga kasollet mblidheshin femijet e shumte te Agait (keshtu e therrisnim) dhe gatuhej, teksa kasollja tjeter ishte lene per te pritur miqte. Resul Nelua, ne kete rast beri nje gjest human e shume fisnik. Ai na liroi kasollen e miqve, per te jetuar, sa te donim e pa shperblim. Ndryshe nuk mund te bente Agai, i cili, disa vite me pare nuk pranoi te behej “ strehe” per Zonjen e Vogel, Reshatin dhe Nelon, te cilet, pas vdekjes te Resmi Nelos, vellait te Resulit, u ndodhen ne veshtiresi te medha. Banuam ne ate kasolle, disa vite; madje aty nisem dhe mesimet e shkolles fillore te fshatit. Femijet e tij te shumte: Xheladinin; Selmanin; Feruzene; Luton; Behijen e re dhe Ilmine i kishim te te njejtit gjak dhe shkonim si vellezer e si motra, me njeri – tjetrin. Xheladini, nje gjigand i vertete me trupin gjithe muskuj por nevrik i madh, punonte nen toke, ne nje galeri, te sektorit Kume, ne Minieren e Selenices. Ai ishte mjaft punetor, dhe i dekoruar. Drejtoria e Ndermarrjes e dergonte Xhelon, atje ku ishte veshtire te realizohej plani.
Xheviti, kur punonte ne Selenice vinte ne shtepi 1 deri 2 here ne muaj, per t’u nderruar e per te pare femijet. Sa here vinte ne familje, Babai na sillte nje cante shpine te tipit ushtarak, plot me buke gruri ( karavele u thonim), te cilat Nena i priste ne feta dhe ne femijet i hanim me buke misri, ( natyrisht kur na ndodhej). Pra, ne hanim buke me buke. Buka e grurit ishte ne vend te gjelles. Ai sillte dhe disa copa sheqeri, te presuar e me forme katrori, te cilet, ne ate kohe ishte mjaft i rralle e i kushtueshem. Ne ata vite, familjet qe u nxirrnin per qerasje miqve kafe shqeto te embelsuar me nga ky lloj sheqeri, ishin te privilegjuara. Zakonisht ne familjet e zakonshme kalivacase, nikoqiret, per qerasje sherbenin sherbet ( uje me sheqer) dhe nje filxhan me raki kocimare, ose dy tigane me petulla, nje tigan me paluze apo, kur ishte rasti, edhe revani te pjekur ne sac. Zonja e Madhe e Binajve, kallepet e sheqerit qe sillte Xheviti, nga Selenica, per ti kursyer, i fuste ne nje qese pelhure te bardhe e i varte ne ndonje tra apo ne ndonje grebesh te kasolles. Une dhe Lumturia, te uritur e kurioze, benim grabitqarin dhe garonim, ne heshtje me njeri – tjetrin, kush te ngjitej ne maje te trarit per te rrembyer disa kallepe sheqer. Ne ruanim kur ikte Nena jone me Mbeten e Agait, per te mbledhur lakra te egra ne fushe apo per te mbushur uje ne burim, dhe, fshehurazi nga njeri – tjetri, sejcili per hesap te vet, ngjiteshim si ata ketrat, ne maje te trarit, hapnim qesen me sheqer, merrnim disa kallepe me sheqer dhe e lidhnim prap sipas shenjave qe kishte bere Zonja. Edhe pse qesja me sheqer, me kalimin e kohes nxihej nga tymi, gjurmet tona mbeteshin te dukshme mbasi ne nuk e maskonim dot vandalizmin tone. Kur na pikaste Nena, kuptohet, paudhesine tone e paguanim shtrenjte, rriheshim si “ daullja ne dasem”. Me e pakta ishte nje rrahje nga ana e nenes tone, dora e te ciles i perngjante me teper nje ledhatimi. Megjithate, ne te dy dilnim te fituar se embelsoheshim disi dhe se i kishim bishtnuar jo vetem monitorimit te Nenes tone, por dhe vigjilences te njeri- tjetrit. U rriten femijet e shumte te Agait dhe lindi nevoja per me teper siperfaqe banimi.
Na u desh te kerkonim nje banese tjeter, mundesisht, brenda mehalles Ahmetaj dhe pa shperblim. Burri i ndershem e trim Ali Pasho Nelaj, i cili, ne ata vite ishte shperngulur, se bashku me familjen ne Margellic, atje ku kishte tokat, e kishte lene te boshatisur shtepine e tij me dy dhoma, thuajse ne qender te mehalles Ahmetaj. Shtepia ishte perdhese, me dy dhoma te medha por mjaft te ftohta; njeren nga te cilat e zuri muhaxhiri nga Luzati Telha Qazim Shatrafili; tjetren e zume ne. Bashkeshortja e xha Telhait dhe Nena jone u bene shoqe te ngushta. Ato ishin te dyja mjaft te forta fizikisht dhe, kur zbrisnin ato nga Bregu i Stanet, me dru te ngarkuara ne kurriz, te lidhura me terkuza te thurura vete, dukej sikur zbriste pylli. Djemte e xha Telhait: Hyseni dhe Qazimi, u bene shoke me mua edhe pse ishin me te medhenj si moshe. Vete Telha Qazimi ishte pramatar. Ai shiste vogelsira si ( gjilpera, boje pambuku e boje leshi, rruaza, metrazhe etj), me cmime te larta e me dore te dridhur.
Lumturia e kishte kaluar moshen 7 vjecare per te hyre ne shkollen fillore, por nuk i kishte mundeite per kete. Ne vitin shkollor 1948 – 1949. Ajo nisi msimet e klases se pare ne shkollen fillore te fshatit. Babai me urdheroi te shkoja dhe une ne shkolle, edhe pse nuk e kishja mbushur moshen. Do te shkoja pas motres dhe per ta “ruajtur” ate kur ishte vetem shtate vjece. Absurditet i kohes dhe ndikim i fanatizmit ekstrem. Mesues ishin dy gjirokastritet shpirt njeriu: Vasil Kola dhe Kristo Gushi. Nuk e kishja emrin ne regjister por ishja mjaft aktiv ne klase dhe shpesh cohesha me deshire per t’u pergjigjur. Mesues Vasili, ne fund te vitit shkollor , me dha deftese dhe fletelavderimi, pavaresisht se ishja nxenes “ ilegal”.
Perdhesja e Ali Pashos, ku banonim, te dyja familjet, ishte mjaft e ftohte, ne te dy seksionet. Edhe pse zjarri ne vater nuk pushonte, dite e nate, ato nuk ngroheshin kurre e ne, fukarenjte e te dyja aneve, merdhinim naten, se shtrojet e mbulojet i kishim te pakta. Ngroheshim me frymen e njeri – tjetrit dhe me lakrat e ziera qe na jepnin nenat, kur ktheheshin nga fusha, me torbat plot. Xha Telhai, nje burre i thate e mjaft nevrik, me kutin qe maste metrazhet, kur nxehej, rrihte Merushen dhe djemte. Gege Merushja, nje grua e beshme dhe shume e fuqishme, kur e godiste i shoqi, me kut, bertiste: “Kuterine, moj Merushe” Djemte nuk ndiheshin edhe kur i godiste babai. Hyseni ( me i rrituri) me Qazimin ( shokun tim) duheshin shume; si vellai me vellane; por, ne disa raste grindeshin, madje edhe rriheshin me njeri – tjetrin. Qazimi, thuajse moshatar me mua, ngrinte gracka e leqe nga ullinjte e xha Breshanit, nga ullinjte e Hysodoset, ne Gryka e ne Pliren e Abedinit e gjetke dhe i “ zinte dora shume”. Shkoja pas tij dhe mesoja si ngrihen grackat. Nderkohe, Lumturia, krahas vijimit te shkolles fillore te fshatit, ne shoqeri te ngushte me Lavdijen, vajzen e vogel te burrit te zgjuar e gjahtarit te thekur Abedin Kahremani, ruante pulat e detit, me nje shufer te gjate ne dore, te cilat i conin per kullote, ne Pliren e Abedinit, siper Llapodhicave, atje ku kishte me teper karkalece. Ato kishin me vete dhe nje ka balash, me nje bri te thyer te cilin e kishim blere nuk mbaj mend se ku dhe lopen sorrile te xha Abedinit. Rreze kocimares, atje ku mbaronte ara e fillonte pylli i kocimares, Qazimi i Telhait ngrinte gracka e zinte harabela, mellenja e ndonje rast ndonje thelleze. Nje dite, Lumturia dhe Lavdija, vajten ne Plire para Qazimit dhe kontrolluan grackat. Ato gjeten ne nje grope gracke, nje mi. E poqen miun; e bene kerce sa te mos njihej dhe, kur erdhi Qazimi, ato ia paraqiten si zog. E hengri, miun e pjekur Qazimi, dhe nuk e kuptoi cfare ishte. Kur e mbaroi mishin e miut, djali i xha Telhait, vajzat i thane se kishte ngrene nje mi te pjekur. Volli edhe zorret Qazimi e me nuk u afrua ne shoqerine e vajzave. Ndodhine e pakendshme shoku im i gjahut nuk ma deftoi; ate e mesova pas disa dekadash, nga ime moter.
Pas disa vitesh, Ali Pashua u kthye ne trojet dhe ne shtepine e tij, ne Ahmetaj. Na duhej te lironim shtepine e tij e te viheshim ne kerkim te nje banese tjeter, ne mehallen tone. Per fat, kusheriri i babait, Muharrem Kamber Deraj, nje burre qe nuk te bente per burre, na vuri ne dispozicion Shtepine e Sheros. Ajo ndodhej ne oborrin e shtepise te xhako Rremes ( keshtu i thoshim) dhe rreth 30 m larg shtepise tone te rrenuar. Shtepia e Sheros, ishte dykateshe, me katua e me nje dhome mbi te, te shtruar gjysme me dhoga te trasha e nje pjese ( ajo prane oxhakut) me balte e me vater. Mbi vater ngrihej oxhaku; ne vater ishte nje sac, nje cengel e nje pale kembje). Te gjhithe mblidheshim rreth vatres, degjonim perralla e piqnim kalaposhe dhe ngroheshim ne dimer. Ne katua, ne muajt me lageshtire dhe kur ishte ftohet, strehoeshin dhe punonin kallajxhinjte. Ata vinin nga Brezhdani i Permetit, per te kallaisur enet e bakerta te fshatareve tane, kundrejt nje shperblimi mjeran, ne te holla ose ne natyre. Ata, shpesh, per punen qe benin merrnin si shperblim: Gjela deti, vaj ulliri, miell gruri, niseshte, produkte blegtorale e sende te tjera te dobishme. Ushqeheshin si mos me keq dhe flinin mbi plehun e katoit.
Gjate kohes kur banuam ne Shtepine e Sheros, ndodhi nje e papritur: Lumturia u semur e nuk gjendej mjek per semundjen e saj. Asaj iu shfaq nje furungel ne rreze te kofshes se djathte. Furungla u mufat e u be si tullumbace dhe e pengonte per te levizur. Lumturia, disa dite nuk vajti ne shkolle. Ajo qendronte vazhdimisht e shtrire, ne nje qoshe te shtepise. Ajo dergjej mbi nje plisnok dhe e mbuluar nga nje jorgan i sajuar. Grate e fisit e te mehalles dhe ndonje mike me e larget, vinin e veshtronin, i sillnin cfare t’u ndodhej ne shtepite e tyre: Ndonje veze te zier, nje kokerr shege apo nje ftua, nje ene me kos, nje top me gjalpe, nje varg fiq etj. dhe uronin sherim te shpejte. Dikush nuk ngurronte ta yshtete e, kur i hapej goja mallekonte syrin e keq qe e kishte shajtuar kocen. Ndonjera nga grate dashamirese, rekomandonte ta lyenim vendin me hurdhera te shtypura, me flete ferre te lyer me vaj ulliri etj. etj; sejcila sipas pervojes vetjake. Te gjitha rezultuan te kota. Furungla mblodhi qelb, i cili dukej me sy te lire. Mjek kirurg, ne rrethin e Tepelenes, nuk kishte. Familja jone tejet e varfer nuk i kishte mundesite financiare per te shkuar ne ndonje rreth tjeter per te realizuar nderhyrje kirurgjikale. Xhako Rremja, te cilin e kishim gjiton dhe pronar te shtepise, e msoi kete gje dhe nje dite erdhi ne shtepi e pa Lumturine ne jatak e ne siklet te madh, pa furunglen e tha: “ E sheron xhakua, kocen e Xhevitit; mbas 4 – 5 ditesh Ajo do te shkoje ne shkolle” keshtu tha mentari i guximshem e me pervoje. Ai, piu nje filxhan me sherbet, e nje gote raki kocimare, te cilen e kishte shume per zemer e doli nga dera. Edhe ne kete rast, burri i tradites Muharrem Kamberi, e deftoi veten, sic ishte: trim, me iniciative, fisnik, i papertuar e me iniciative. Duhen nxire shume faqe per te pershkruar figuren e atij njeriu, i cili hyri ne fondin e legjendareve te fshatit dhe ishte teper i vecante. Pas 2 – 3 oresh, xhako Rremja u kthye serish ne shtepine tone, me nje thumb prej dru drize, te cilin e mbante nen menge dhe me nje duce raki balle kazani ne dore. Urdheroi Nenen tone te bente zjarr kalafak ne vater qe te ngrohej mjedisi dhe beri disa pergatitje, per operacionin qe do te kryente. Ai mbasi i beri psikoterrapi Lumturise me disa fjale qe i jepnin kurajo e besim, dogji ne zjarr majen e thumbit dhe iu afrua te semures. Mbasi e lyeu vendin e enjtur dhe rrezen e kofshes, me rakine qe pruri, me nje levizje te shkathet e me nje shpim te sakte me thumb, te furungles, beri qe nga maja e plages te dilte qelbi qe mbante brenda. Kur Lumturia bertiti nga dhimbja, “ kirurgu “ yne, me te dyja duart ( me gishterinjte e medhenj), shtrydhi fort furunglen, derisa doli shtrati. E lyeu perseri me raki te forte, vendin e plages dhe rrezen e kofshes, e lyeu siperfaqen me nje pomade qe kishte lene Ali Shehu, ne nje gazete te mbeshtjelle dhe i dha disa keshilla per Nenen tone, e cila i shtroi perpara “kirurgut” nje duce me raki dhe dicka si meze (ullinj, gjize e nje qepe te grire ). Mbas 4 ditesh, Lumturia ngjiti te perpjeten qe te con ne shkolle dhe u bashkua me bashkemoshataret ne klasen e saj. U gezua Ajo dhe shoqet e shoket e saj te klasaes, te cilet e donin dhe ishin te malluar. Ca me teper qe e dinin shkakun e mungeses te saj ne shkolle, por ishin ne pamundesi per ta ndihmuar. Me sa kujtoj, ne klase kishim: Lavdijen e Abedin Kahremanit; Pashakon e Isuf Jaces; Engjellushen e Muharrem Kamberit; Barjamen e Laze Xhezos; Sadikun e Memes; Selamin e xhako Manes; Selvine e Ahmet Selfos; Sosen e Xhemal Haxhiut, Fatimene e Shefit Qazimit; Behijen e Halim Beshirit; Xhiken e Halil Lazes; Sheron e Zenjel Novruzit; Melaizen e Refat Adushit; Danon e Veiz Danos; Hamidene e Qamil Sulos; Ahmetin dhe Farushen e Nazif Muharremit; Idaine e Hamza Sheshos; Myftarin e Malo Barjamit; Fejzine e Jashar Pehlivanit; Hankon e Ahmet Fejzos; vajzen e Murat Jahos ( Jeten); Nazmine e Mahmut Muharremit; Ferrikun e Manxhar Hazbiut; Lulushen e Kalo Qazos; etj. etj. femije te fshatit tone.
Mbaruam klasen e katert, ne vitin shkollor 1951 – 1952, te dy njeherazi. Lumja mori Deftesen e Lirimit, me rezultate shume te mira, kurse une – me Fletelavderimi. Babait tone, kur punonte ne Selenice, nje shok i tij i punes, i cili ishte me origjine nga Cameria, i kishte mbushur mendjen per ti derguar femijet ne shkolle, nese kerkonte qe ata te beheshin te vlefshem. Xheviti donte te na dergonte te dyve ne shkolle, por Lumturia, nen peshen e tradites dhe te opinionit maskilist qe rendonte ne ate kohe refuzoi, kategorikisht te ndiqte shkollat. Une u ndodha me fat, mbasi pervec rezultateve ne mesime, pata dhe ndihmesen e burrit me taban Muharrem Qerim Mehmetaj ( ne ate kohe Kryetar i Keshillit Popullor te fshatit), per te shkuar ne konviktin e shkolles shtatevjecare qe u cel ate vit, ne Tepelene.
Para dhe pas viteve ’50 te shekullit qe shkoi, drithi qe konsumonin familjet e varfera te fshatit racionohej dhe shperndahej, ne depot e shtetit ne fshatin Turan te rrethit te Tepelenes. Nga nje perfaqesues per cdo familje, grupoheshin e shkonin ne Turan, cdo muaj, per te marre racionin. Ne vartesi te personave qe kishte ne cdo familje, ishte dhe sasia edrithit. Grate dhe burrat, ne shoqeri te njeri – tjetrit, te grupuar sipas fiseve, rrugetonin ne kembe rreth 12 ore, per te marre disa kilograme miser ose grure. Kur ne perberje te dergates kishte ndonje perfaqesues te familjeve te deshmoreve te Luftes Nacionalclirimtare sic ishte Hysnija e Musa Mehmetit; Vezikua e Qazim Lazes; Memja e Muharrem Hasanit e ndonje tjeter, ato kishin privilegjin te merrnin, pa radhe.
Nga familja jone, si rregull, shkonte Zonja e Madhe e Binajve, e shoqeruar me Hysnijen, Memen, Vezikon; Tajanen e Muharrem Kamberit e me ndonje tjeter. Ne nje rast, Nena na dergoi mua dhe Lumturine per te kerkuar gomarin dhe 250 leke ( aq sa bente racioni), tek Jace Sadiku, ne Hysodosaj. Jacja ishte kusheri nga e ema ( Jemineja), me Jacen, por ate dite nuk ndodhej ne shtepi. Gruaja e tij, Dekua, nje grua fisnike dhe bujare, ne mungese te burrit ne shtepi, na e dha gomarin dhe parate. Te gezuar, u nisem per ne shtepi. Sapo kaluam shtepine e Dajlan Xheladinit, ia nisi nje shi i dendur, me ere te forte ( suferine), te cilin e kishim perpara e nuk na linte te ecnim, asnje cap perpara. U futem tek nje streheze, tek shtepia dykateshe e Demir Seitit, ne pritje qe te pushonte shiu. Sic ishim, me duar prapa, pas murit te shtepise te Demir Seitit, Lumturia, e cila, si me madhe mbante kartmonedhen ne dore, e palosi ate dhe duke kujtuar se ishte thjesht leter, e grisi ne disa pjese. Kur e pikasi se kishte grisur kartmonedhen qe morem borxh, uleriti, me sa fuqi kishte dhe lotet i vajten curke. Duke qare, Shkuam ne shtepi, ku na pritnin: Nena dhe Babai i cili kishte ardhur nga Selenica. Me lot ne sy, Lumturia, e pergatitur qe te rrihej “paq” nga Babai, e rrefeu tere ngjarjen. Me syte e saj te perlotur, vihej re pendimi dhe kerkesa e meshires. Ne kundershtim me pritmerine tone, Xheviti, i njohur per marredhenie te dhunshme me femijet, ne kete rast na habiti. Ai i tha Lumturise: ” Koce e xhaxhakos, tyj te te kem mire se une pa para marr plot, atje ku punoj, ne Selenice . Do te marr kuindicinen, sapo te vete ne miniere dhe ua dergoj une” ! Lumturia dhe une u qetesuam disi, Asaj “i shkriu gjaku” por veprimi ne dem te familjes na mbeti ne kujtese per shume kohe. Xhaxhakua nuk e kishte harruar ushtrimin e tij te preferuar, te cilin e praktikonte sa here gaboja une. Ai kur e pikaste fajin tim, me afrohej, me kapte per te dy veshet, me ngrinte lart e me leshonte pertoke. Lumturise qe beri gabim te rende, nuk ia praktikoi, ushtrimin e tij te preferuar, mbasi ajo ishte mjaft e shkathet dhe e papertuar. Kur i ngarkonte nje detyre Babai, Lumja, me perpara kthehej se sa shkonte. Ky tipar i saj dhe ciltersia femijerore e kenaqnin Babane tone, i cili na mesonte te ishim te drejte, te ndershem, te dashur e te mos pergojonim njeri. Pervec ketyre, Lumturia ishte mjaft e zgjuar dhe mentare. Ajo, ne klase, ato qe spjegonte mesuesi, thuajse i pervetesonte menjehere dhe me nje te lexuar ne shtepi ishte gati te pergjigjej.
Ne fundgushtin e vitit 1952, se bashku me disa bashkemoshatare qe kishin mbaruar, si une, klasen e katert te shkolles fillore te fshatit, u sistemuam ne klasen e peste te shkolles unike ( shtetevjecare) “ Abas Shehu”, te Tepelenes; banonim ne konvikt. Lunturine e lashe ne Kalivac. Ajo, edhe pse ishte vetem 12 vjece dhe imcake, u ingranua shpejt ne punet e familjes bujqesore. Ekonomia bujqesore, ne ate kohe ishte individuale e punet ishin te renda e te shumta. Babai ishte shkeputur nga Miniera e Selenices dhe erdhi ne Kalivac, per ti dale zot punes ne tokat e tij bujqesore, shtepise dhe per te punuar arat tona pjellore. Atij i hanin duart per pune, se ishte mesuar te bente pune te rende, ne miniere; me orar e ne kushte te renda.
Fillimisht, Babai yne e nisi punen ne ekonomine e tij bujqesore me celjen e tokes se re. Ne fundin e ares me emrin Rredhe, prane Zezanit, ishte nje cope toke rreth 5 dynyme ne pronesine tone, e cila ishte e mbushur me konopice dhe me kashte te kuqe. Toka ishte me strukture organike ranore, lehtesisht e punueshme, por konopicat e shumta duheshin shkulur dhe kuklat, mbasi thaheshin ne diell, shfrytezoheshin si dru zjarri, ne dimer. Zonja e Madhe dhe Lumturia; nene e bije, i mbanin kukelat, here ne shpine e here ne koke, ne ate distance te madhe, nga fundi i Rredheve, ne shtepine tone, ne pjesen e siperme te mehalles Ahmetaj, ku, e perpjeta tek Ullinjte e bushit ishte “thembra e Akilit”. Tutka ( keshtu i thoshim Lumes, me perkedheli), ishte me skelet te paformuar mire, por sedra dhe deshira per ti ardhur ne ndihme Nenes, ishin motiv i forte per te duruar lodhjen dhe mundimet.
Ne vjeshte ( aty nga fundi i gushtit), kur piqeshin fiqte; me nje kazan llamarine ne koke, apo me nje shporte xunkthi ne dore shkonte ne krye te Rredheve, ku ndodheshin dy fiq; njeri i varietetit bradashesh e tjetri i bardhe. Fiku i bardhe ishte ne pjesen tone, bradasheshi, ne ate te Reshatit. Me poshte, thuajse ne mes te parceles, ishin dy fiq te tjere, te varietetit vasjares. Fiku i bardhe dhe ata vasjares ishin me te shijeshem. Kur kokrrat e tyre caheshin, Nena i bente bukefiqe; te tjeret perdoreshin per te ngrene, te fresket dhe shkoheshin vergje.
Nje dite, kur do te shkonte per te vjele fiq, ne Rredhe, Lumturise iu qep nga pas Dilaveri, i cili ishte i vogel ( pekuli i familjes) dhe mjaft nopran ( i prape). Sapo dolen ne Shure, Dilua nisi te qaje e te ankohet se nuk mund te ecte, mbasi ne kembe i kishte hyre nje gjemb i bardhe, nga ata qe dhembin shume e nuk dallohen lehte, kur futen ne mish. Ai kerkoi nga e motra ta merrte ne krahe dhe Ajo e mori kalipec. Ne qafen e Lumes, pekuli ndihej mire e nuk ankohej me. Kur kaluan Kubene, ne Vidhishte e dolen tek shtegu i Llapovicave, Lumturia e zbriti nga qafa ku e mbante Dilaverin. Ai, nisi te ecte vete, por cale – cale. Tek Mekami, Dilua u kujtua perseri dhe kerkoi nga e motra te njejten gje. Lumja, e cila e donte shume vellane e vogel, e mori serish kalipec, deri sa vajten tek fiku. Mbasi u ngop me fiq, ne udhen e kthimit, Dilos nuk i dhembte me kemba. Lumja nuk mbeti pa gje; Ajo mbajti ne koke kazanin me fiq.
Xheviti, mbasi hapi fundin e Rredheve nuk e ndali punen e nuk perzgjodhi ta kalonte dimrin prane zjarrit, sic vepronin kusherinjte dhe bashkefshataret e tij. Babai yne ishte mesuar me pune e nuk mund te qendronte pa bere dicka te dobishme. Nje dite i vajti mendja te “shkepte” ledhin qe ndante aren nga nje le ( rrip toke e ngushte) ku ishte dhe nje ulli shakulli. Ai kaliti kazmen e gurit qe kishim ne shtepi, tek usta Jemini, ne Toc, gjeti dhe nje kazme qylyke, u beri bishta te rinj dhe ia nisi punes. Ai e niste punen heret ne mengjes dhe kur vinin ne are Zonja e Madhe dhe Lumturia Ai kishte bere goxha pune dhe kishte nxjerre nje pirg me gure. Nene e bije, te dyja femrat, here ne koke e here ne kurriz, ato i conin guret tek cfrati i Perroit te Corrushit, midis dy ullinjve kaniniote qe ndanin aren tone nga ara e kufitarit Cizo Selfo Agaj. Kur pikasi se Nene e bije lodheshin shume duke ngritur gure; me ca dhoga e me dy hunje, Xheviti sajoi nje tezge dhe, pas ketej guret nuk transportoheshin me ne koke apo ne kurriz. Mirepo, pekuli i familjes, Dilaveri, kur i dilte gjumi e zbriste ne Llomera, pa qe Nena jone, se bashku me Mmotren, leviznin nga njeri cep i ares ne tjetrin me nje tezge qe ngjante si korroile, u tha atyre: “ Me mbani dhe mua mbi gure qe te bej qejf” ! Nuk ia prishen pekulit ato dhe gjithe diten, Dilua bente varavingo mbi tezge, pavaresisht se pesha mbi tezge ishte me e rende.
Ne vere, kur nene e bije, punonin token ose teharrnin grurin ne Sheshin e Llomese, te lodhura nga puna e rende, u shtrine per “ta trembur” pak gjumin nen hijen e ullirit kaniniot, prane cfratit me gure. Te lodhura e te raskapitura, ato i mundi drema e i zuri gjumi. Papritmas, ato degjuan nje zhurme, e cila ngjante me renjen nga lartesia te nje plenci me und. Zonja e Madhe, e cila e kishte gjumin te lehte, e ndjeu zhurmen dhe ngriti koken. Cfare te veshtronte, nje goxha gjarper kishte rene nga deget e ullirit e kishte shkaktuar gjithe ate zhurme. Sa rrembeu nje furkace qe kishte prane e ta godiste; zvarraniku, i trembur nga sa i ngjau dhe nga prania e njerezve aty prane, rreshqiti neper bar e u fut midis gureve te cfratit. Nene e bije, te ndodhura perpara kesaj te papriture, e lane punen e u moren me dicka tjeter, larg vendit te ngjarjes.
Ne muajin gusht te cdo viti, une dhe Lumturia, kur ishim me pushimet verore, shkonim ne Koshtan, tek dajot ( vellezerit e nenes) . Ata kishin nje shtepi me dy dhoma. Njera syresh, ajo me katua, qendronte vazhdimisht e shtruar per te pritur miqte e shumte te asaj dere miku. Shtepia e Barjam Temes dhe e vellezerve te tij: Adushit dhe Kadriut, ishte dere e madhe e bukedhene ne Koshtan. Jo vetem se ishte familje deshmori ( vellai i tyre Musa Teme Shehaj) ishte deshmor i Luftes Nacionalclirimtare te popullit shqiptar. Ishin dite te pushimeve verore, per shlodhje e argetim por dhe kohe e miqesimit me femijet e nje gjaku, me te cilet mblidheshim vetem ne kete muaj dhe per ndonje dasme.
Si majmune neper peme, hipnim neper deget qe kishin fruta te pjekura dhe, sikur te kishte rene karkaleci ne are, linim vetem gjethet e pemeve dhe frutat e papjekura. Ne ate kohe, ishin pjekur fiqte e shumte qe rrethonin shtepine e dajove tane; rrushi, me hereke dhe neper pjergullat e shumta, bajamet; kumbullat dhe ndonje frut tjeter qe mund te konsumohej. Sa per ti bere dem, keputnim dhe ndonje kokerr ftoi apo shege, te cilat ishin calla ( te papjekura). Vajzat, si “grifsha”, tok me ne, djemte, hanin gjithe diten fruta dhe kur dilte ne shkalle xhixhi Misikua, nje grua shpirt njeriu, e zonja dhe menaxhere e mire e ekonomie familjare, e na therriste per te ngrene dreke, vajzat zbrisnin nga pemet e shkonin per te ngrene dreken qe kishte pergatitur Ajo. Une nuk haja dreke se ishja i ngopur me fruta. Atehere Xhixhi Misikua, me te madhe bertiste, po keto “ grifshat “, mbasi hane fruta sa ngopen, hane dhe buke; po ti, me se rron? Une, i krekosur, plot krenari kalivacasi pergjigjesha ezber: “ Jam i fisem e rroj me fis” ! Qeshte ajo, qeshja une. Ne mbremje, opinioni im rrefehej si ndodhi e rralle dhe origjinale, imja.
Familja e dajove tane, ne Koshtan te Tepelenes, edhe pse kishte pesuar “firo”, prapseprap kishte mbetur e madhe, e kamur e me rreth te gjere miqesor. Djali i madh i familjes, Salihu, ne vitet ’30 te shekullit te njezete, emigroi ne Turqi e u vendos ne Izmir. Ai punoi atje, gjate, e u martua me nje greko – turke, me origjine nga Cameria, e cila quhej Nayet, me te cilen solli ne jete dy vajza dhe dy djem. Per t’u kujtuar per pjesetaret e familjes qe kishte lene ne Koshtan, per te cilet kishte shume mall, vajzave te tij u vuri emrat e motrave, njeren e quajti Senise ( Sherine) dhe tjetren: Lejla ( Lala); djemte i quajti: Hamdi dhe Ali.
Para clirimit te vendit, erdhi vetem nje here ne Koshtan dhe ne Kalivac, tek motra Zonje, me shume dhurata, per pjesetaret e familjes, per kunatat, vellezerit, miqte e shoket e shumte; sidomos per motrat ( Lala; Sherine dhe Zonje). Vellai pasardhes ne moshe ishte Barjam Temja; nje burre esnaf, gdhendes qoshesh, zot muhabeti e pijetar nga ata qe nuk i dilte njeri perpara ne tere krahinen. Ai kishte jo vetem miqesi te gjere, por dhe nje autoritet te pdiskutueshem si mentar i njohur ne te gjithe krahinen. Pas tij vinte vella Adushi, i cili ishte millona, ne Mullirin e Malos, ne Recol. Musai, me i riu, pas ktyerjes te sherbimit ushtarak doli partizan e ra ne luften per liri. Kadriu, ishte ushtarak e u nda shpejt nga familja, i detyruar nga kushtet e kohes. Ne shtepine e tyre, ne ate maje bregu, hynin e dilnin parreshtur miq e te dashur te cilet gjenin ngrohtesi, nderim dhe bollek. Shtepia e dajove tane ishte shtepi bukedhene dhe nena jone kishte trasheguar tiparet me te mira te familjes ku u lind e ku u rrit, te cilat ia transmetoi Lumturise. Lumturia i beri te sajat, mikpritjen, bujarine, sedren per pune, sjelljen korrekte dhe kurajon per t’u perballur me kedo.
Motra jone e vetme, Lumturia, u rrit, dita – dites, mes halleve dhe kufizimeve te kohes. Ajo rridhte nga nje trung i fisem e kishte marre vlage, nga bujaria e prinderve te saj dhe nga ajo shtepi bukedhene. Kur sapo kishte mbushur 12 vjece, tek Xhevit Malkua dhe tek Zonje Temja, renden lloj – lloj lajmesish, te cilet bazuar ne tiparet e saj dhe me bindjen se do te ngjante nga rrenja, e kerkonin per ta patur nuse, ne shtepite e tyre apo ne fis e ne gjitoni. Nje i tille, mori udhen e erdhi, ne shtepi, si mik i lashte i familjes. Ne shtepi gjeti Zonjen e Madhe, dhe Xhevitin. Lumturia, per fat, kishte vajtur me pula deti, me shoqen e saj te ngushte – Lavdijen e Abedinit. Xheviti dhe Zonja e Madhe, sipas tradites, e priten mikun, si mik, e hodhen ne qoshe dhe e qerasen, me cfare iu ndodh . Kur miku u shfaq, perse kishte ardhur; Xheviti, mbasi e veshtroi mire e mire, u mendua nje cast, e iu pergjigj tjetrit: “ Po une nuk kam koce per te martuar; nje koce qe kam, akoma nuk ka mbushur 10 vjece ”! Kjo pergjigje me diplomaci, beri qe miku te ngrihej e te ikte, duke kerkuar ndjese qe nuk e kishte “hetuar” mire ceshtjen. Miku i shtepise veshi opingat e ia mbathi, andej nga kishte ardhur. Ai ngjiti te perpjeten qe te con ne Majen e Tendes, doli tek Lisat e Hyset e vajti ne shtepine e tij ne Bozanaj turivarur. Te tjere lajmes, rastesore e te specializuar trokiten ne deren e Xhevitit nopran, per te kerkuar doren e Lumturise.
Njeri syresh, i cili, ndoshta provoi per here te pare te bente lajmesin, me qellim qe t’u bente mire te dyja paleve ne krushqine e pritshme, ishte kalivacasi Karafil Mahmut Bilaj. Xha Karafili ishte nje burre i gjate, mbi shtatlartesine mesatare te bashkefshatreve, i veshur me rroba shajaku, me ngjyre te zeze, me nje qylah te bardhe ne koke, nga ata qe perfundojne me nje maje te gjate, si rrufepritese. Karafili, dhe vellai i tij, Refati ishin burra zakoni, trima e te beses dhe atdhetare te spikatur. Ata ishin shperngulur nga trojet e te pareve ne Hasanimeraj e ishin vendosur ne Margellic, prane pronave te tyre te begata. Refati kishte ndertuar dy perdhese te cilat komunikonin me njera – tjetren, tek gryka e derdhjes te Perroit te thate te Serhanit, kurse, xha Karafili ngriti dy kasolle me kashte ne mes te perrallit shekullor dhe te drizave, ne vendin e quajtur Gjembi i Bilos.
Xha Karafili ishte martuar me gege Bedrine, e cila rridhte nga nje familje fisnike, por, per fat te keq, njerin nga syte e kishte te verbuar dhe nuk lindi femije. Ajo ishte mjaft e dashur dhe e dhimbsur e me zemer te mire. Miresine e saj pafund e kishim provuar ne te vegjelit, kur na jepej rasti te shijonim pekmezin qe bente ajo dhe petullat me vaj ulliri e me mjalte qe na servirte, kur i shkonim ne kasollen shtepi.
Xha Karafili ishte bujk i mire dhe vreshtar i kualifikuar. Ne ledhet midis parcelave te arave llomera, Ai u kishte ngjitur drureve frutore dhe atyre pyjore, pjergulla e u sherbente me esnaferi. Hardhia me rrush tavoline, te cilit ne Kalivac i thone razaki, ishte me e preferuara . Thone se kalivacasit e kishin sjelle kete varietet, nga Korinthi i Greqise e ai ishte pershtatur per bukuri ne klimen e Kalivacit e me tej. Karafil Mahmuti, me djersen e ballit e me aftesi, kishte krijuar nje ekonomi bujqesore per t’u patur zili. Pervec arave te begata, bltarise dhe blegtorise, ai kishte dhe shume miq e shoke, ne Kalivac e ne fshatra te tjere. Ne Krahes, ishte e martuar motra e tij, Hasime Mahmutja, e cila kishte shkuar nuse ne deren e fisnikut Sulo Barjami, ne bregun e Llakajve. Sipas gojedhenes, te paret e Sulos, kishin zbritur prane pronave, nga Krahesi i siperm ku kishin patur mbiemrin Silaj. Hasime Mahmutja, ne deren e Sulo Barjamit kishte lindur shume femije, djem e vajza, te cilet “pushtuan “ vendin e dolen neper bote. Xha Karafili ne rolin e lajmesit, kishte per qellim t’u bente mire te dyja paleve: Si Xhevit Malkos dhe Sulo Barjamit duke bere cift Lumturine me Tefikun.
Sipermarrjen e xha Karafilit e nxiti, lidhja miqesore e tij me Sulo Barjamin por dhe nje rrethane e re e cila mundesoi lidhjen me Xhevitin kryenec. Ne janarin e vitit 1957, Xha Karafili lidhi nje marreveshje ekonomike me Xhevitin. Ai kishte nje tufe me dhen, te cilat i futi ne tufen e qinosur, me afat pesevjecar, me mjeshtrin e mbareshtimit te dhenve, Xhevit Malko nga mehalla e Ahmetajve. Kjo nuk ishte e vetmja lidhje miqesore mes dy fiseve te fisem. Refati, vellai i vetem i Karafilit, ishte i martuar me Mushon, te bijen e Musa Mehmetit dhe te Hysnijes kapdane. Xheviti ishte kusheri i dyte i xha Musait. Karafili synonte ta thellonte miqesine me Nelajt, mbasi te fismit mbeshteteshin tek njeri – tjetri, prandaj tentoi per te lidhur nje fije te re miqesie. Mirepo Xheviti ishte kokeforte e nuk bindej lehte per te hedhur nje hap te tille. Ai kishte vetem nje vajze dhe kerkonte siguri per te ardhmen e saj. Fukaralleku i skajshem nuk ia kishte ulur kokeen cobanit te dhenve, perkundrazi, djersa e ballit qe kishte derdhur dhe rreziqet qe kishte kaluar ia kishin shtuar krenarine.
Kushtet e qinosise te re, u formuluan ne nje akt te shkruar, autor i te cilit pata fatin te ishja une. Ndonje sfond juridik, ne ate mjedis e nga ai grup bshkeautoresh, asqe mund te pretendohej; sidoqofte, kushtet e qinosise, per te dyja palet u fiksuan, sipas normave zakonore, me saktesi. Mbasi nisi te fumksiononte ne praktike marreveshja, Karafili hynte e dilte lirshem ne shtepine e qinosarit. Atij i ra ne sy e bija e Xhevitit, Lumturia, e cila, pavaresisht se ishte e imet ne shtat, kishte te misheruara tipare te qenesishme, sa i takon shkathtesise, zgjuarsise dhe zotesise per te punuar, ne are apo per te mbajtur shtepine. Karafili, duke gjykuar thjesht e mencurisht, konkludoi se e bija e Xhevit Malkos, fisnike ne gen e “drite”, ne tere qenien e saj, ishte e zonja te ngrinte nje familje te shendoshe e te perballonte sfidat e kohes. Pas disa bisedave miqesore, te dy qinosaret, arriten ne perfundimin fatlum, per ta konkretizuar kete lidhje krushqie. Me ne fund, Lumturia u fejua me Tefik Sulon dhe, mbasi kembyen “nishanet”, nisen pergatitjet per dasmen e pritshme.
Ne vitet per te cilet behet fjale, gjate fejeses, deri sa te realizohej martesa, te fejuarit nuk komunikonin me njeri – tjetrin. Kur “ ndahej dita” e caktohej dasma, kandidatja per nuse nuk duhet te dilte nga shtepia dhe njerezit e dhendrrit, nuk duhet ta veshtronin ate. Karafili, beri cmos, te pakten te gjente rastin per te shkembyer dy fjale me nusen e ardhshme. Lumturia, bente cmos qe kjo te mos ndodhte dhe ishte teper e kujdesshme. Nje dite, lajmesi qinosar, me synimin te shikonte te fejuaren e nipit te tij, erdhi ne Ahmetaj, qe ne mengjes, ne kohen kur Xheviti nxirrte dhente nga kasollja. Ai e dinte se Lumturia do ta ndihmonte te atin duke ngare dhente. Tek rrugica prapa shtepise te Bejekos te Mino Jaces, u takuan dy qinosaret e po kuvendonin, me ze te larte. Lumturia, e cila e kapi “cepin” e bisedes mes tyre, u kthye mbrapsht, vrullshem dhe “fluturoi”, e zbathur, midis poplave, kaperceu gardhin e kopshtit tone, u fut ne kasollen shtepi dhe mbylli deren nga brenda. Keshtu, me zgjuarsi e me shkathtesi, ajo u shpetoi syve te lajmesit nga Margellici. Lajmesi plak, per te pare nusen e nipit, kishte marre gjithe ate udhe, por i doli mundimi huq dhe e pati te pamundur ta realizonte qellimin.
Ne fund te muajit tetor te vitit 1957, u realizua dasma e Lumturise me Tefik Sulon. 2 – 3 muaj para dasmes, Xheviti, me qellim qe te grumbullonte ca para per te pergatitur pajen e Lunturise, u fut ne nje pune shteti. Punimet kishin karakter ndertimi; synohej perforcimi i nyjes ku mberthehej pallamari i lundres, ne anen e Kalivacit, ne shkemb, diku prane Burimit te Madh. Parate qe fitoi Xheviti, nga puna ne lunder ishin te pamjaftueshme per te bere gati plackat e nuserise te koces te vetme. Paje i thencin, mezi u mbushen 2 valixhe me petkat me te domosdoshme dhe dhuratat. Duheshin para te tjera. Xheviti fukara nuk kishte mundesi ku ti gjente. I kerkoi borxh nje mikut te tij, jo nga Kalivaci, por ai i tha: “ Ti je fukara, ku do ti gjesh qe te mi kthesh parate”? Ishja ne shkollen e mesme, ne Korce e nuk mund te kontribuoja. Vellai tjeter, Dilaveri, sapo kishte mbushur moshen 10 vjec e nuk e merrte njeri ne pune. Per fatin tone, ne ate kohe, ndertohej nje linje e re telefonike, ne zonen tone dhe ne ndermarrjen e Poste Telegrafe Telefonit te rrethit te Tepelenes, punonte djali i teze Lalase, nga Toci – Nebi Hasan Beqiraj. Ai ishte i fuqishem, fizikisht edhe pse me nje dore te prere dhe kishte ndikim te madh ne ndermarrje, si komunist i devotshem.
Edhe pse nuk e kishte moshen per t’u pranuar ne pune, me ndikimin e drejtperdrejte te Nebiut, Dilaverin e regjistruan si punetor ne ndermarrjen e Poste Telegrafe Telefonit. Brigata ku bente pjese Dilaveri, terhiqte telat e telefonit. Kjo pune kerkonte shume fuqi te cilen vellai im nuk e kishte. Po me nderhyrjen e kusheririt te pare, u gjend nje variant tjeter. Punetoret, ne vapen e atij gushti pervelues dhe ne muajin pasardhes, perveloheshin per uje. Linjat telefonike kalonin koder me koder, andej nga burimet e ujit te pijeshem ishin te rralle. Dilaverin e caktuan t’u conte uje punetoreve, me gjyma, pune te cilen Ai e perballoi, jo pa probleme. Sic rrefen vete Dilaveri: “ Me rrogen e atyre tre muajve kur kishja pushimet verore, grumbullova aq para, sa i bleva motres nje fustan, ndriloje ( tip fesh – feshe), per paje”.
Ne dasmen e Lumturise nuk mora pjese. Babai ma njoftoi diten e dasmes por nuk me dergoi ( se nuk kishte) para, per te rrugetuar. E festova, si munda martesen e motres te vetme, por nuk u gezova dot si te tjeret, ne mes te dasmoreve. Vetem ne pushimet e dimrit, ne muajin janar te vitit 1958, “ dajos ne horizont” iu krijua mundesia te shkonte ne familjen e re te motres Lumturi. Ne Korce, ishja ne mes te korcareve, te cilet visheshin me sqime e mbaheshin mire. Jetoja ne konvikt dhe ekonomia ime, ishte ndoshta me e dobeta mes konviktoreve. Aq ngushte ishja nga ana ekonomike sa, me veshtiresi gjeja 10 leke per t’u qethur, jo me te paguaja rrugetimin nga Korca ne Tepelene.
Dasma e Lumturise u be ne javen e fundit te muajit tetor te vitit 1957. Ishte dasma e pare ne shtepine e Xhevit Malkos sa u perket femijeve te tij. Fukaralleku i familjes tone, vertet ia kishte “rrudhur” mundesite ekonomike Xhevitit, por, kurrsesi nuk mund te thuhet e njejta gje dhe per zemergjeresine e tij dhe shpirtin si det. Ne shpirtin e atij njeriu kishte perhere behar. U mblodhen per te percjelle Lumturine nuse jo vetem Nelajt dhe mehalla e Ahmetajve, sic e donte zakoni i vendit, por e gjithe miqesia e familjes, kudo qe ndodhej. U be dasme e madhe; dasme me zemer, jo vetem me thela e gatime te rralla. Ne trapeza kishte shume bujari e gezim; zjente kenga labce e dollite pasonin njera – tjetren. Shirat e rrembyeshem, karakteristike e asaj periudhe, nuk i penguan dasmoret ta benin festen, te gezueshme, sic i takonte. Zonja e Madhe dhe Xheviti, e shkrine tere kapitalin qe kishin akkumuluar per ate dite.
Erdhen krushqit; te kapardisur e cakerqejf, te hipur mbi kuaj. Te gjithe kishin lene mustaqe; ne koke mbanin qylahe te bardhe, me “ antene” ose kapele me strehe dhe ishin rruar e qethur dhe te veshur me rroba serioze, se shumti te zeza. Karafil Mahmuti, me rol te dyfishte: si dajua i dhendrrit e si lajmes, pinte raki rrushi, nga ducja qe kishte me vete, e kendonte, gezonte e bente shaka, si rralle ndonje here. Nje kale i kuq, azgen por i urte i pajisur me aksesoret e nevojshem ( ne ate kohe, nusja merrej me kale me shale, ose me samar; kali qe do te merrte Lumturine nuse ishte me samar, me shilte siper dhe me fre e yzengji) ishte caktuar per nusen. Ate e kishin lene pa kalores mbi vete mbasi keshtu e kerkonte tradita. Krushqit, disa te njohur e te tjere te panjohur, per vendasit, u priten ne avlli. Sipas tradites, derisa burrat qe do ta shoqeronin Lumturine u bene gati per udhe, krushqit dhe pritesit shkembenin batuta. Kush tja hidhte njeri – tjetrit. Me te hipur kocja ne kale, nga ana jone, grate kendonin kengen :
“Udhe e mbare moj bije!
Te na dalc e mire;
Udhe e mbare moj kece;
Mos benec e keqe…”!
Disa burra, te fisit e te mehalles qe kishin arme me leje, qelluan, ne shenje pershendetje, disa here dhe uronin: “ Te trashegohet vajza, xhaxhako”! Mes tyre ishte Mehmet Musa Nelaj; Muhedin Salih Nelaj; Ali Pasho Nelaj; Shyqyri Abedin Haderaj e ndonje tjeter. Lumturine e shoqeruan deri ne shtepine e dhendrrit, ne Llakaj te Krahesit, njerez te fisit tone, te forte, te shkathet dhe nga ata qe ishin zoter qosheje. Grupin e shoqeruesve e kryesonte fisniku Ali Pasho Nelaj; ne dergate ishin: Skender Muharrem Nelaj; Reshat Resmi Nelaj; Mehmet Musa Nelaj dhe te tjere.
Krushqit, per te ardhur ne shtepine tone, ndoqen udhen qe vejn nga Lisat e Hyset, neper udhen e lashte automobilistike qe kane ndertuar austriaket, ne Luften e Pare Boterore, dolen ne mehallen Beqiraj, ne Derrase, ne Perroin e Llaskos, tek shtepia e Safet Ahmetit dhe erdhen ne shtepine ( kasolle) te nuses. Karafil Mahmuti ishte udherrefyes, por dhe te tjere krushq, nuk ishin te paditur, mbi udhet qe te shpinin ne avlline tone.
Sipas tradites, mbasi moren nusen, krushqit, per te vajtur ne shtepine e dhendrrit, ne Krahes nuk duhet te kalonin ne te njejten udhe, nga erdhen. Ata dolen tek Buza, neper udhen e pjerret zbriten tek Shtegu i Veldonit, u ngjiten ne Fierin e Metes dhe moren udhen neper Arat e Buta, dolen ne Saloniq dhe zbriten e dolen afer qendres te lokalitetit te Krahasit, pastaj, neper shtratin e udhes automobilistike qe te con ne Fier, mberriten ne Llakaj, ku, gjithashtu ishte e ngrehur dasma.
Ate dite, nuk pushoi shiu. Shi i dendur, m ere. U shkrehen qiejt. Dikush , nga dasmoret tha:” “Paska kruajtur tiganet dhe kusite e Xhevitit, Lumturia”! Nje tjeter ia priti: “ku ti gjente ato, me lakra eshte rritur kocja”. Udha nga kaluan krushqit me nusen mbi kale, ishte tejet e veshtire. Ne pjesen me te madhe, ajo kalonte neper monopate, ne ate udhe ku shkojne vetem dhite. Guret e bardhe e te medhenj qe mbushin udhen, i pengonin kuajt per te ecur me shpejtesi. Tek Shtegu i Veldonit, ishin disa shkembinj te medhenj dhe nje shkalle e larte. Ne ngjitje shkallet bene qe kali te gulconte e tentoi te pengohej. Skenderi qe mbante per krahu Lumturine, kur pa se rrezikohej per tu rrezuar nusja, sikur ta parandjente rrezikun, i bertiti kalit:” Plac, te hengert butri; yt zot, nuk te paska dhene tershere mbreme, por te paska dhene elb”! E degjoi Lumturia mbi kale e qeshi, lehte ( u ksinj). “ Pusho, Ti, i tha Skenderi, se na turperove”! Dilaveri, si vella i Lumturise, ne vend qe te percillte motren tek burri, ishte me dhente e qinosise ne Fierin e Metes, dhe e veshtroi karvanin e krushqve tek ngjitej udhes se verber per ne Arat e Buta. Ne vend te tij, Xhaxhakua caktoi Reshatin, i cili ishte rritur me Lumturine dhe te dy kishin pire sise, tek nenat e njeri – tjetrit.
Gezimi dhe te shtenat me arme, ate nate u shperngulen nga Nelajt e Kalivacit ne Llakaj te Krahesit, ku krushqit u priten me nderimet qe u takonin dhe Lumturia, me gezimin qe shkaktoi ardhja e saj. Midis dy familjeve, miqesia e lashte u riperteri e u dyfishua. Hasime Mahmutes, i erdhi ne vater, nje nuse, por nje nuse jo si te tjerat; ate do ta kishte: Nuse, bije dhe shoqe, me te cilen Ajo mund te bisedonte sikur te ishin dy motra, jo si nusja me vjehrren.
Ne Tirane, me 28 nentor 2018 Shkrojti Niazi Nelaj – vella i Lumturise
Fund i pjeses te pare; pjesa e dyte vijon, ajo perfshin jeten e Lumturise ne Llakaj.