Kjo pyetje ka vetem nje pergjigje: Kalivacin e kane nderuar dhe e nderojne, banoret e tij; kalivacaset dhe kalivacasit. Kush tjeter? Pyetja e pare pasohet nga nje tjeter: Cilet kalivacas? Do te thoja: Ata qe banojne ne fshat dhe te tjere qe kane emigruar neper Bote, ose kane migruar brenda vendit, por qe kur i pyesin: “ Nga te kemi ”? – pergjigjen krenare: “ Jam nga Kalivaci i Tepelenes”! Vetem kaq, nuk mjafton. E nderon fshatin ku je lindur e ku te kane rritur, kur ben dicka te mire per te. Ne kete kategori futen ata qe kane kontribuar e kontribuojne per prosperitetin e fshatit ku u ka bere koka deng. Ne cdo familje e sejcili individ, ka cfare te deftjote, per kete teme, prandaj, jane te lutur, te gjithe kalivacasit, te kontribuojne, me mendimet dhe me kujtimet e tyre. Historia e fshatit nuk eshte prone e askujt , por e te gjithe banoreve te fshatit Kalivac te Tepelenes. Nuk kam ne dore peshoren e farmacistit e nuk jam pronar i se vertetes, por dy fjale zemre, asnjeri nuk me ndalon dot ti them, sic i mendoj, plot gojen e pa m’u dredhur qerpiku. Jetojme ne Demokraci dhe e drejta per te shkruar e per te folur hapet, lind nga te qenit njeri; ca me teper kur je banor i te njejtit komunitet. Jam kalivacas dhe kam mendim te pavarur per fshatin tim e per banoret e tij. Mendimi eshte individual, sejcili qe mendon ndryshe, ben mire ta thote, sic e ka mendimin e vet se ashtu sqarohen me mire problemet dhe i afrohemi te vertetes qe perpiqemi ta nxjerrim ne shesh. Po te kishja mundesi ne dhe tagrin per ti grupuar ata ( ato ) qe i bejne nder fshatit tim, noten me te larte, madje jashte klasifikimit do ta rezervoja per Deshmoret e Luftes Nacionalclirimtare, si “ ajka” e rinise kalivacase te kohes kur jetuan e u shuan. Ata, te cilet cilet u flijuan ne lulen e rinise, per t’u mbajtur mend, ashtu sic rane per Atdhe: Te rinj, burrerore, trima te terbuar qe nuk e perfillen vdekjen; te zgjuar, e te beses. Deshmoret e Luftes Nacionalclirimtare, me vepren e tyre heroike e zgjodhen vete vendin e lavdise te perjetshme duke zene vendin e nderit, ne piedestalin e lavdise. Nuk na mbetet tjeter vec te konfirmojme lavdine e tyre dhe te sjellim fakte e argumente te rinj, lidhur me bemat e tyre. Pas tyre, do te vendosja partizanet dhe partizanet, te cilet shperfaqen, ne fushen e luftes per liri gjithe tiparet luftrake te nje populli rrebel, me shpirt te pamposhtur kryengrites i cili nuk duronte dot zgjedhen e huaj mbi supe, prandaj u hodh, masivisht ne luftem per liri ku deftoi vlera te rralla, morale dhe luftarake.
Prej Luftes se Dyte Boterore, na ndajne me se nje gjysme shekulli. Vendin e dyfekut ne krah, tani e zene vlera te tjera njerezore, te cilat i sherbejne besnikerisht e me devotshmeri, rritjes te prosperitetit te fshatit tone. Mjaft syresh, edhe aktualidht jane ne funksion te kesaj ideje. Nese do te duhej te beja nje klasifikim, duke perjashtuar dy kategorite e mesiperme, te cilat nuk mund te vihen ne diskutim, ne nje vend nderi, madje shume te respektuar, do te ngjitja arsimtaret nga Kalivaci i Tepelenes, ato bija e ata bij, te denje, te Kalivacit arsimdashes, te cilet kane perhapur driten e diturise pa te cilen nuk mund te shkonin punet perpara. U perulem, me mirenjohje te thelle, deri sa te me kercasen kryqet, mesuesve veterane: Daut Hysenaj; Petrit Zenelaj; Xhevaire dhe Skender Xhaferaj; Xhemile Ahmet Mehmetaj ( Zenelaj ); Shyqyri Barjam Hysi; Jashar Banush Haderaj; Baftjar Arif Sulaj; Viktor Aliu; Muharremin e Hajredinit, e shume te tjereve.
Te mos harrojme perpjekjet e para, te kalivacasve, per te perhapur diturine, e per te ndricuar mendjet e banoreve analfabete te fshatit tone. Me kater klase te shkolles fillore ishte Dalipi i Nazif Muharremit, nga Bozanajt dhe Kadriu i Rrapo Danos nga Hasanbegajt, ashtu si Qaniu i Muharrem Ismailit, por ate qe dinin ua transmetuan, bujarisht te pamesuarve, neper kasollet me kashte, ne perdheset e ftohta pa dysheme e pa tavane, ne katonj e ndonjehere, ne qiell te hapet. Shkonte e kthehej, ne kembe Kadriu i Rrapo Danos se udhe automobilistike e makina nuk kish, ne kohe te mire e ne llohe, me nje shkop ne dore e me nje cante ne sup, ne te cilen mbante libra, fletore e lapsa dhe nje cope trazake, te lyer me gjize apo me gjalpe, te cilen ia kishte mbeshtjelle me shume dashuri Lulja e dhimbsur. Kadriu, here i ngrene e here i pa vene gje ne goje, “ merrte ” udhen Kalivac – Levan, e kthim me misionin e shenjte per tu mesuar shkrim e kendim, levanakeve analfabete. Te panumerta kane qene sakrificat dhe privacionet e mesuesve kalivacas, te cilet, cirreshin e ngjirreshin per te mesuar vocerraket e fshatit tone, dhe shperbleheshin sa per te blere nje cope buke. E ndjej thelle, ne shpirt dhe e them hapet se opinioni i mire dhe shprehja e mirenjohjes per ate qe te ka dhene dije, eshte dhurata me e mire per njeriun dhe nje gje qe nuk tretet. Nderimi per mesuesin eshte pa limit, si ne kohe e ne shpirtin e njerezve. Kujtoni respektin e jashtzakonshem qe kane patur kalivacasit, per mesuesit. Ata, ne cdo kohe, e kane patur vendin ne qoshene e djathte te shtepise kurse tani kryesojne biseden e u degjohet fjala. Ndodh kjo se mesuesit jane, ndoshta me te diturit e me te perkushtuarit ne komunitet. Ndonjehere ngaterrohet kerkesa e llogarise per te mesuar me ashpersine e mesuesit. Jane disa lende egzakte, si matematika, fizika etj. te cilat nuk jane aq te kapshme; nxenesit, me pak te perparuar, pavaresisht se keto lende behen barrikade, duhet tu jene mirenjohes, jo ti percmojne e ti pergojojne mesuesit “ e rrepte ”, te cilet, ne fund te fundit, kane zbrazur mendjen e tyre per t’u mbushur mendjen nxenesve te prapambetur.
Kalivacas te shquar, madje, ne pararoje te puneve e te halleve, kane qene e jane mentaret: Mirjeta Deraj; Niko Ago ( Varfaj ); Xhelil Aliu; Nuri Mehmeti; Shyqyri Hysi dhe vellai i tij- Agimi; Xhevdet Zenelaj; Rexhep Mehmetaj; Vezir Muharremaj dhe Erandi e Xhevahiri, me te njejtin mbiemer; Edmiri i Abazit nga Xhaferajt, Bajrami i Sabri Dostit, etj. etj. ( eshte e pamundur ti renditesh te gjithe ).
Te mos harrojme se per nje kohe te gjate dhe, ne kushte mjaft te veshtira, kane punuar, ne Kalivac dhe per Kalivacin: ekonomisti i pakorruptueshem Ferrik Azis Alidervishaj; agronomi – Veip Dule Dulaj; brigadieri i blegtorise – Eqerem Azbi Xhaferaj e mjaft te tjere. Nje plejade dinjitaresh te vendosur e te perkushtuar, nisur nga Ali Nebiu ( Lika), Sinan Hasani, Mehmet Musai, Tahir Muharremi, Sinan Zeneli, Arif Qamili, Novruz Llakaj, Shahin Manja; Kastriot Ago; Hajredin Cizua; Mehmet Hyseni, Selfo Aliu, Daut Mahmuti, Veli Aliko, Jashar Hysniun, Haxhi Xhemali etj. Kane shkrire gjithe aftesite, per perparimin e fshatit tone.
Banoret e Kalivacit te Tepelenes, nuk jane bartes vetem te tipareve burrerore, si ato qe jane thene e jane perseritur; ata jane dhe artiste, ne shpirt. Ne Tirane banon e punon, nje artiste vlerashume, nga Kalivaci i Tepelenes, e mirenjohur ne tere vendin e jashte tij. Ajo quhet Mimoza Xhaferaj dhe eshte vajze e kengetarit te talentuar e te paharruar Muharrem Rushan Xhaferaj. Ajo artiste duar e mendje flori, zoteron artin e te qendisurit dhe eshte modeliste e shquar. Nuk ma do mendja te kete kryer ndonje shkolle te posacme apo te jete specializuar diku gjetke; por eshte vullneti dhe talenti i saj, geni dhe puna kembengulese qe e kane bere te tille. Do te ngulja kembe per te theksuar se geni, ka ndikuar fuqishem. Babai i saj, me ate shkolle qe kish, punoi gjithe jeten mbi rrota, por kdngen labce, nga goja nuk e ndau. I paharruari Muharrem Rushani kur ia merrte kenges se tij te preferuar, i sfidonte te gjithe ata qe kendonin. Kenga e tij gjemonte:
“… Pse nuk rron, sa rron – te guri ?
Thelleza qe me tremb dhite;
Atje, ne viset e tua;
Do ti ndertojme kuvlite;
Kush te vret? Iu thafte dora;
Ti ke gjithe bukurite…”
Lexues te nderuar: Kush te doje le te provoje te formuloje nje te tille poezi lirike dhe njerezore, ne jatakun e vendlindjes tone. Kam patur ndjesine se Bozanajt, ka qene e eshte “ djepi ” i kenges labce. Ne ate mehalle, kane kenduar e kendojne labce te gjitha grate e te gjithe burrat. Po te ulemi kembekryq ne ate mehalle, qe nga shtepia e Azbi Bakos deri tek ajo e Idriz Agos dhe te veme veshin per te degjuar kur kendohet, mesiguri qe nuk do te zhgenjehemi. Asgje nuk mund ti heq, konkluzionit te meparshem. Bozanajt jane bregu i bilbilave te kenges labce. Mirepo, ne kohet qe jetojme, ne balle te kengetareve ka dale Profesori i Historise, Shyqyri Bajram Hysaj, te cilin e ka degjuar Kalivaci, Tepelena, Gjirokastra, Berati, Tirana, etj dhe na ka perfaqesuar denjesisht ne festivalet kombetare dhe ka tundur skena prestixhioze evropiane e boterore. Era qe fryn ne ate breg te bekuar, me sa duket, ka “ infektuar ” sic ndodh me polenin e luleve e te bimeve edhe bregun fqinje; ate qe quhet Mecaj. Kush tjeter, me bukur se bashkefshatari yne i varfer por me shpirt artisti nga fisi Dulaj – Kalo Gucja, e ka kenduar kengen labce vence. Xha Kalon, sic rrefejne te moshuarit, dikur, e ftonin ne dasma e ne gosti, ne cilesine e kengetarit. Ai dhe i biri, Kujtimi i paharrruar ishin dhe te shquar si fyelltare. Po sot, a mund ti dale njeri perpara Arshiut te Azbiut nga Xhaferajt; Xhevaires dhe bashkeshortit te saj –Skenderit, Krenarit te Fatmirit dhe kengetareve te tjere brilante nga ajo mehalle te cilet mbushin grupin folkloric te fshatit.
Te mos largohemi nga kenga se ajo ka zbukuruar fejesat, dasmat dhe gezimet e kalivacasve ne te gjitha kohet. Kenga labce, ne Kalivac eshte kenduar ne festa familjare dhe kombetare dhe ka hijeshuar skenat e vendit e te botes. Sa shume kohe ka kaluar nga viti 1965, kur kendoi per here te pare ne festivalin folklorik te zones grupi polifonik i Kalivacit te Tepelenes, i kryesuar nga bashkefshatari, Skender Muharrem Nelaj. Kengetare te ketij grupi, fillimisht ishin kalivacasit: Hydajet Muharremi; Nelo Resmiu; Arshi Novruzi; Fuat Mete Sulaj; Ylli Refat Bilaj; Qamil Aliu; Xhemil Banush Haderaj; Hyseni i Lico Kapos; Shpetimi dhe Kujtimi, nga Ramajt; Zengjinja e Breshan Fejzos, Kthyesi i kenges labce – Nure Laze Haderaj etj. Virtuozi Enver Qemal Zenelaj (Mucoimaj ), e ka nderuar grupin folklotik te Kalivacit, me melodite e rralla te fyellit te tij. Sot, kengetaret cilesore ne Kalivac te Tepelenes, jane te panumert e i gjen ne cdo dere. Me ze brilante jane: Ladi i Halim Beshirit, nje kthyes shume i mire; Hektori i Sherif Pashajt, marres i “ shklqyer” dhe vellai i tij- Iljoti, Perparimi i Nures; Arshiu i Azbi Xhaferajt dhe Krenari i Fatmirit e shume te tjere. Po te shtojme ata qe jane larguar nga fshati yne, per shkaqe te ndryshen, lista do te behej carcaf.
Nuk thone kot ne Kalivac se, “tek ka rrjedhur do pikoje”! Skenderi i Muharrem Hasanit qe themeloi grupin polifonik te fshatit, ia la vendin vellait te tij- Sadikut; ky u pasua nga i biri- Besniku dhe tani ka arritur “ Statusin “ e kengetarit – Clirimi. Per mendimin tim, ne, si kalivacas na duhet ti heqem kapelen, me nderim, djalit nga Hasanbegajt, Viktor Aliu. Ai, me perkushtim dhe me aftesi, ka percjelle shume vite ne Kalivac, ne detyren e veshtire te arsimtarit dhe si pergjegjes i vatres se kultures te fshatit. Viktori, ne nje rol kyc, si kengetar i grupit polifonik te fshatit tone, ne krah te profesorit te nderuar Shyqyri Barjam Hysi dhe i pasuar nga i paharruari Besnik Sadik Nelaj, e i ndihmuar nga Skenderi i Fejzo Salikos dhe nga bashkeshortja e tij, Xhevairja flakerime, per shume vite ka qene nder me te preferuarit arsimtar e kengetar, ne Kalivac. Kjo, nuk mjaftoi per Ate burre me zemer. Edhe kur migroi ne Tirane, si njeri qe e do shume vendlindjen e tij dhe kerkon qe zeri kalivacas te mos fiket kurre. Viktori nuk rri i qete e te veshtroje punen qe ben por ka ngritur nje grup te rinjsh kalivacas, me banim ne Tirane e me ze te bukur, nga familjet e te ikurve nga fshati te cilet pergatiten si kengetare te grupit lab. Nder ta ia vlen te permend: marresin e “ shkelqyer ”, Jetnorin e Sherifit dhe vellane e tij – Iljotin; Xheton e Halo Ganiut; Cimin e Skenderit etj. etj. Le te na quajne “ diaspore ”, me ironi, kjo nuk na fyen edhe pse dihet nenteksti i kesaj “ novke ”. Nje gje eshte e sigurte: vlerat e kesaj pune, do te ndihen gjate, se Viktori punon per te mbajtur gjalle shpirtin e popullit te fshatit tone, jo per te konfirmuar veten e tij tashme te afirmuar, si kengetar.
Ka nje lidhje te pandare mes kenges dhe valles te kenduar labce, e cila, ne Kalivac te Tepelenes, ka qene e mbetet gezim per banoret vendas. Kur dasma, fejesa, gostia apo festa merr zjarr e njerezit behen cakerqejf, kenga ia le vendin valles te kenduar. Ka tradite te mire e te lashte fshati yne, per valle te kenduar. Xha Durka, nga Hasanimerajt, i cili ishte lezeti i valles, na ka lene si “ trashegim ” vallen e kenduar, burrerishte. Kete tradite te mire, plaku Durke Ademi sikur e percolli, se bashku me te bijen, Asikon, ne nje maje bregu, ne Hasanbegaj, ku, i paharruari Veiz Dano Takaj, rreshqiste, si ngjale me ze te perdredhur ne krye te grupit te valltareve. Sikur ta kishte kopiuar, ne mehallen ku u be dhenderr, Ahmet Selfo Zenelaj, nga Ahmetajt kur dilte ne valle, gjemonte oda e njerezit i benin syte kater. Laze Xhezo Haderaj, po nga Ahmetajt, kishte shkathtesine e nje balerine dhe ishte virtuoz, ne valle. Ne Hysodosaj, ciftit Kalo Qazo e Mete Medini, nuk ua dilte njeri, ne valle, etj.
Mos valle era qe vjen nga Deti Adriatik, e ngopur me avuj uji te kripur dhe ujet e ftohte e te paster te burimeve shkembore, kane ndikuar fuqishem edhe ne zerin brilant te kengetareve te muzikes te kultivuar? Klodiani eshte nga Ramajt e Hysodosajve; Erindi nga Xhaferajt, ne Mecaj; Ogerti, nga Agajt; etj. A nuk ju ngjan sikur ujet e burimit ua ka lare fytin dhe kordat e zerit i kane te pastra? Kengetare te tjere, amatore e profesioniste, kane mbushur radhet e kengetareve nga Kalivaci qe na nderojne. Mjeshtri i madh i klarinetes, Jakupi i Sulo Musait, nga Hasanimerajt, i cili, me merite mban mbiemrin e fshatit tone, nuk trashegoi ndonje kulture muzikore, nga Mbetja dhe nga Sulejmani, por, me talentin e tij, me shume durim e me vullnet, mesoi ate vegel muzikore te preferuar dhe zanatin te cilin po ia percjell te birit , ka kapur maja te artit te klarinetes. Pertefi i Reshatit, i cili , po afirmohet dhe si kengetar, po ecen , bindshem ne gjurmet e xhaxhait te tij te ndjere – Nelos. Do te thoshja , pa pike dyshimi se Kalivaci I Tepelenes i perngjan nje kenge te madhe, pa mbarim, ku perfshihen gjithe kalivacasit e kalivacaset. E thene me fjale te tjera, Kalivaci eshte nje kenge pa ane e pa fund. Kjo eshte ndjesia ime; ne gatimin e saj , nuk mund te them se nuk ka ndikuar malli per vendlindjen.
Po ta shtrij pak me gjere, ceshtjen e shijes artistike te kalivacasve, do te theksoja se ne cdo hap te jetes, nje kalivacas ka deftuar se ne shtatin e tij, nuk ka vetem mish, kocka e gjak, si tek te gjithe njerezit por ka dhe art. Po te kishje mundesi ta shtrydhje nje kalivacas, sic shtrydhen teshat kur lahen, do te dalloje rrjedhjen e artit te mirefillte. Nuk mund te gjykosh ndryshe, po ti referohesh jetes te atij komuniteti vital. Medini i Çelajve; Qamili i Ali Xhelilit; Ferriku i Coban Dules; Sadiku i Xhemal Banushit; Veliu i Cano Ademit; Ilmiu i Resul Nelos, Halua i Gani Muharremit; Agimi i Muhedin Salihut, Saliu i Dulajve, etj, gdhendjen e gurit te bardhe te fshatit si profesion te preferuar nuk e kane kufizuar vetem ne Kalivac por, me duart e tyre kane gdhendur zbukurime me shije artistike, te cilat jane shperngulur dhe ne vendet fqinje. Punimet ne dru te gdhendur, te zbukuruara me figura artistike sipas fantazise artistike te autorit qe pergatiste Ago Manxhari, ashtu si parmendat dhe tevliqet qe pergatisnin artistet: Muharrem Kamberi; Azis Selfua, Muhedin Salihu etj. kane perthithur shijet artistike te banoreve te fshatit tone. Ne cdo familje kalivacase, kompleti per lerimin e tokes ( parmenda, zgjedha, tevliket, kularet, plori, osteni, hekurat, etj ) ishin te pranishme, pastroheshin, ne vjeshte dhe pronari i varte ne strehen e shtepise apo te kasolles dhe i mbante ne gatishmeri te plote, per sezonin e pritshem. Çdo pronar dinte ti pergatiste ato, vete por ata qe u theksuan me siper ishin me te specializuar, mendjendritur e duararte. Kur njeriu veshtron kasollet, te prgatitura nga kalivacasi i ndjere Matush Ademi, nga Dulajt e Mecajve; mullaret qe ngrinte Shyqyri Abedin Haderaj, nga Ahmetajt; samaret qe bente Muharrem Nebiu, nga Hasanbegajt etj.; mbetej i habitur e nuk ndahej lehte prej tyre.
Artin e gjejme dhe ne kuroren qe pergatit nje grua, me ca terkuza prej leshi te dhirte apo me litare lini duke i dhene me art formen e nevojshme te nje rrethi dhe trashesine e nevojshme, sipas kapacitetit bartes dhe peshes te enes me uje qe do te mbaje ne koke, nga Burimi i Madh, ne Donije, deri ne shtepi, apo vandakut me bar, me kashte, me lepushka, me dru zjarri etj. Mos tju duket cudi, por e them, mbi bazen e njohjes qe kam se edhe ne kerraben e nje cobani, edhe ne kombinimin e zileve e te kemboreve, sipas tingujve muzikore, arti eshte doemos i pranishem. Nuk them per kaminat qe pergatiteshin ne Kalivac, me permasa e forma gjeometrike ku supervizor ishte kalivacasi me shpirt “ arkitekti” i pashkolle Hamit Caush Muharremaj. Po punimet me dru, ku, pas Asim “ Çalit”, nga Ahmetajt mjeshtera u bene: Hajriu i Dule Alushit, Çelua i Ago Manxharit e te tjere bashkefshatare. Te besh nje mur apo te thuresh nje gardh te bukur, te nxjerresh vajin e ullirit, me kembe, si flori, me nje magje te thjeshte druri (Koresh), te besh vergje me palafike, duke i radhitur kokrrat e fikut, sipas madhesise te tyre, te shkosh bukur nje varg me gjethe duhani, te thuresh nje cope rrobe, nje llabane apo nje shark ne tezgjah, te qendisesh me merak pajen e nuserise etj; art jane. Mesiguri keni vne re, nje pale corape te leshta te thurura me shtiza apo me grep, ose nje bluze me fije leshi, te punuar me motive te ndryshme ku shija artistike e asaj qe i ka punuar, eshte me e dukshme.
Nuk mund te dale nje njeri e te thote se per te miren e fshatit, kontribuojne vetem disa te njohur, te shkolluar apo te ditur, te kamur apo te fisem. Jo! Jo! Dhe perseri jo. Kalivacin e nderojne dhe e lartesojne, te gjithe kalivacasit dhe kalivacaset qe e duan Kalivacin, me zemer; jo me fjale boshe. Nje lopar qe terheq lopen e tij, te lidhur prej briresh ledh me ledh; e kullot e i jep uje dhe, ne darke e fut ne katua, ne kasolle apo e lidh ne avlli, me gjirin qe i varet, plot me qumesht, nuk mund ti mohoet kontributi. Ai ushqen femijet e familjes me ate qumesht e ata, duke u rritur te shendoshe kontribuojne per fshatin e tyre. Nje fshatar i thjeshte, nga me te zakonshmit, i cili leron token dhe e mbjell ate, sipas kodit agroteknik, per pasoje merr rendimente te larte, i ben mire familjes se tij dhe fshatit. Nje coban, i cili, i kullot mire bagetite, ne shi e ne acar dhe bagetite e tij dallohen nga te tjereve eshte e sigurte qe ka kontribuar jo thjesht per vete. Keshtu mund te numerojme sa te duash kontributore, te cilet levizin “ingranazhet” e rritjes te fshatit tone. Ata qe vetem sa shtyjne kohen, nuk jane te tille.
Nuk mund te quhen te tille, ata “ fatkeqe” te cilet qendrojne tere diten, ne hije apo “perkedhelen” pas gotes se rakise, vertiten rreth filxhanit te kafese si dhe te tjere qe e “vrasin” kohen ne bilardo e ne eurolloto dhe konsumojne djersen e te tjereve. Nuk behet fjale per kontribute, kur pergojon te tjeret, kur merresh me biografite e njerezve, kur kerkon zgjidhje te gatshme dhe prêt, me syte nga qielli. Nuk bie asgje nga qielli, po nuk levizen duart e kembet e tua dhe po nuk u derdh djersa lume.
Kalivaci ka shume halle. Hallet e tij nuk jane te vogla. Kohet e fundit, fshati yne i bekuar eshte shpallur njeri nga te 100 fshatrat turistike te vendit tone. Perspektiva eshte e qarte: Kalivaci i bukur do te behet me i bukur, me perspektive, per tu kthyer ne nje fshat turistik. Kemi ne dore nje shans te madh, historik do te thoja, i cili nuk i jepet kujtdo, prandaj nuk duhet ta leme te na iki nga dora. Ato fjale te mira qe thuhen per fshatin tone, jane te verteta e i veshtron kushdo por, perparesite qe ka fshati yne duhet ti kthejme teresisht ne te mire te tij. Konkretisht: Pozicionin gjeografik e kemi ne anen tone; reljevin, edhe pse te demtuar vende -vende, e kemi piktoresk; klimen – te pershtatshme per te kultivuar lloj-lloj frutash e perimesh; lumin me gjallesa te ushqyeshme dhe token, te begate, i kemi si dhurate, nga Zoti; kullotat jane te larmishme e me kapacitet kullosor te bollshem; mikpritja kalivacase eshte mbreselenese; njerezit i kemi te mencur, te sjellshem e me aftesi per t’u pershtatur shpejt dhe te papertuar. Mirepo, keto nuk mjaftojne edhe pse jane te pranishme te dukshme. Çfare shqeteson? Kam pershtypjen se disa kalivacas, sikur po largohen nga traditat e mira te fshatit tone. Nuk ka rendesi ku jetojne e ku punojne; i rendesishem mbetet nje fare ndryshimi ne vijen e sjelljes te tyre. Nuk eshte mire te shkelim mbi ate tradite, e cila eshte krijuar jo ne dhe nje dite, jo nga nje brez dhe jo pa kundershti.
Hallet e fshatit tone lexuesit e nderuar, sidomos ata qe banojne ne Kalivac, i dine me mire e i kane mbi supe; me mjafton ti perserit e tua kujtoj: “ prerja ” e faqes shkmbore te bregores qe zbret, nga mehalla e Hasanbegajve, ne lume, ne te dyja anet e Vjoses eshte nje dem i pallogaritshem dhe nje shemtim i shemtuar. Zhdukja e rrepeve shekullore, mbyllja e burimeve te ftohte shkembore, prishja e gjemise dhe pikave te mbeshtetjes te saj, zhdukja e pajisjeve lundruese dhe nxjerrja jashte funksionit e pajisjeve qe e mbanin ate etj, s’jane vec disa shemtime, nga me te dhimbshmet e te pariparueshme. Edhe nje kalimtar i rastesishem e dallon lehte grabitjen qe i eshte bere pasurise te fshatit; gurit te bardhe, gelqeror, nga jokalivacas, te cilet, pervec qe kane grabitur gurin, pa shperblim, por jane deftuar, sic jane, makute dhe vandale. Mire, guret qe gdhendi mjeshtri Ferrik Çobani dhe familjaret e tij, kryesisht ne Derrasen e Kripes, me fitime te ndieshme qe shkuan ne te mire te nje familje vendase, po fitimet e ketyre vandaleve, ku shkuan?
Fushen e Leshjes, ate “ sini ” aq prodhimtare, qe e “ fshiu ” lumi i eger, i favorizuar nga pazotesia jone. Po kocimarja e Dokes, e Grykave, e Trapit te Çesmes, e Bregut te Varreve dhe mbi Kullustra, pse u la te merrte udhen e Fierit, per te mbushur fushen e druve duke e lene te zhveshur, ate bukuri te rralle e cila buronte nga bimesia shumevjecare, me gjelberimin e saj gjithevjetor. Turizmi ka dhe mjaft halle e probleme te tjere. Nese pretendojme te perfshihemi ne turizmin familjar, edhe kushtet e jeteses, ne shtepite kalivacase, duhet te jene bashkekohore. I huaji apo vendasi qe vjen ne Kalivac per te pushuar e per tu relaksuar, nuk e zgjidh lehte qesene. Ai, mezi i ka mbledhur ato para dhe me to kerkon te kenaqe syte, stomakun, te flere paster dhe qete, si dhe te jete i sigurt. Nje turist, kerkon te gjeje ne Kalivac, ato qe nuk i gjen lehte ne vendin e tij. Psh: Atij do ti pelqente ajri i paster dhe mjedisi i paster, ne mengjes do te donte te degjomte kengen e kaposhit, gjate dites, do te deshironte te degjonte “ simfonine ” e kemboreve dhe te zileve; ne mengjes do te donte te zgjohej nga zhurma e dybekeve, i pelqejne blegerimat, do te deshironte te veshtronte nje njeri te veshur me kostum tradicional, ta fotografonte ate dhe te vishej edhe vete, si ai; te fotografonte nje qen stani; te degjonte si i bertasin njeri-tjetrit, fshataret, ne distance, kur nuk disponojne telephone; te veshtronte si punohet toka me mjete primitive; te veshtronte nje shtepi muze ku te kishte eksponate te tradites kalivacase ne shekuj, te hante byrek, yshmer, qullapite, trahana, revani ne sac, pekmez; urrel, te shijonte mishin te pjekur ne hell, duke vrojtuar e fotografuar te gjithe proceset, qe nga therja, rjepja, kriposja, pjekja etj. Ai ( ajo ), ndoshta do te deshironte dhe te degjonte e te regjistronte nje kenge labce, nje dolli e nje miresi, te ulej ne nje qoshe e te degjonte si diskutohej ne oden e burrave (grave), etj. Keto, te gjitha jane e mund te sigurohen ne fshatin tone por ceshtja shtrohet te dime ti paraqesim sa me afer kerkesave te turisteve te mundshem. Permiresimi i rrugeve lidhese, eshte i domosdoshem. Turisti, vertet kerkon te ece ne kembe, per te shkelur e per te pare cdo gje te mundur, por kerkon qe makina e vogel e tij ta ndjeke nga pas. Si keto, ka plot kerkesa te tjera te cilat do te na i parashtroje jeta; ato jane plotesisht te realizueshme, me kusht qe Kerkesat do ti bejne realitet kalivacasit, jo ata qe do te vijne per te bere turizem. Vetem atehere, kalivaci yne i dashur do te behet sic e duam te jete.
Teme e ndjeshme, ka qene e mbetet mergimi. Dikush, me te drejte e ka njesuar ate me mjerimin, nje tjeter me mallkimin e ku ta di une. Por, jo ne cdo rast, mergimi ka rezultuar i tille. Ka dhe mjaft raste kur mergimtaret, kane vajtur e jane ngulur ne nje vend tjeter, te vetmuar apo se bashku me familjen dhe ndihen mire; ne ndonje rast, me mire se ne Kalivac dhe kane ndihmuar per grumbullimin rreth tyre mjaft te tjere. Rasti i Luanit te Mete Medinit, mendoj se i tille eshte. Shembulli pozitiv i Nuri Hamza Mehmetit, eshte njeri nga rastet e mire. Po sa te tjere jane integruar, qendrueshem ne jeten e vendasve dhe kane ecur mire.
Me emocionon nje rast tipik; ai i djalit te kalivacasit Maksim Haderaj, i cili, ne moshen e adoleshences, luan futboll dhe eshte i talentuar. Perspektiva e tij eshte e qarte, suksesi eshte i garantuar, po te kemi parasysh vullnetin dhe durimin me te cilin djali stervitet dhe interesimin e prinderve te tij. Kemi dhe raste kur kalivacas te vecante, si Luani i Rexhep Ahmetit, i cili, ne kerkim te nje jete me te mire, u shperngul, nga Greqia ne nje vend me te zhvilluar, ashtu si djali i Kadri Rrapos, i cili u bashkua me vellane, ne nje vend me demokraci te konsoliduar ku dhe perfitimet materiale jane me te mira. Rruge te tille ndoqen dhe femijet e Haxhi Xhemalit, per t’u bashkuar njeri me tjetrin e per te jetuar me mire. Te mos hidhemi ne Itali, ku mjaft kalivacas, sic jane djemte e Petrit Sheme Zenelit, binjaket e Kastriot Agos, djemte e Mehmet Musait, vajza e Nelo Resmiut, ajo e Selman Resulit, vajza e Qamil Pashos, Natasha e Rexhepit, Neta e Skenderit, etj. te cilet, sillen mire, punojne e jetojne per bukuri, me djersen e ballit.
Ai qe e mban ne kurriz, e di me mire kete. Sido qe te jete, mergimi eshte i rende. Mergimtaret, vertet jane te nderuar, por dhe te detyruar te braktisin fshatin e tyre. Me pare, kalivacasit, largimit per ne vende te tjere, per te kerkuar nje jete e nje shperblim me te mire, i kane thene kurbet. Kjo fjale, ka marre si epitet “ mjerimin” se i tille ishte dhe, ne fakt mjerim sillte ne vatrat kalivacase. Le te rrugetojme ne kohe, ne vitet kur bashkefshataret tane, nje nga nje apo ne grupe, sipas perkatesise fisnore apo sipas lidhjeve miqesore qe kishin, me nje torbe ne krah ku zakonisht mbanin ushqim, per aq dite sa te mberrinin ne vendin e piketuar dhe ndonje pale nderresa, te kerrusur nga barra e halleve qe mbanin mbi supe e te menduar, rrugetonin, dite e nate, ne kembe e ne mot variabil, te lodhur e te raskapitur, ne vere u thahej buza per nje pike uje e ne dimer kishin mall te uleshin prane zjarrit. Rrugetonin te ngrysur e te menduar, duke thithur duhanin qe kerciste, nga fortesia. Ata linin pas nenen, shpesh kercure, babane, po ta kishin ne jete, vatren ku kishin lindur, nusen e re, te ciles akoma nuk i kishin shijuar nuserine, nje mal me halle dhe, duke bere paralelizma, mendonin se edhe mund te mos ktheheshin me si te tjere para tyre. Shembujt negative nuk mungojne, madje jane me tepri. Se shumti bashkefshataret tane, merrnin udhen per ne Anadol ( Turqi ); te pakte shkonin ne Greqi e ne Itali dhe akoma me te pakte ishin ata qe kapercyen Oqeanin Atlantik e preken “ token e premtuar ”. Po cfare sillnin andej? Nje ose disa valixhe me placka, se shumti si dhurata per familjaret dhe te afermit e tyre. Vetem Demir Rrapo Zenelaj ( Mucoimaj ), pruri nga Bostoni ku punonte libra e revista, ne gjuhen shqipe, me te cilat hapi nje kurs. Ata qe ktheheshin nga kurbeti ne Turqi, sillnin shtresa e mbulesa ( dysheke e jorgane ), ene te bakerta dhe ndonje qese me flori, te varur ne qafe. Me keto para, dikush bente shtepi, nje tjeter blinte troje, toke, apo bageti, nje i trete, martohej dhe borxhlinjte hallemedhenj shlyenin borxhet. Veshtroni me kujdes: Mjerimi ka qene i pranishem ne cdo udhe qe merrnin kalivacasit, per te bere kurbet, prandaj kurbeti eshte nemur e mallekuar me shpirt. Sa kalivacas kane humbur udheve te kurbetit? Disave nuk u dihet as historia; as varri. Asim Malua; Qazim Alikua; Malko Binua; Selman Nelua; vellai i Zagoll Salikos; vellai i Mane Tafilit; Mino Jacja; Hamza Rushani etj. njihen sit e tille. Po ata qe kaluan neper male e disa nuk u kthyen prej andej por i kerkojne, sot e kesaj dite femijet qe jane rritur pa baba?
Nuk mund te mohohet fakti se edhe brenda ketij mjerimi, kishte dicka pozitive. Prandaj, jo cdo gje duhet ta cmojme bardhe e zi dhe ta vizatojme me ngjyra te erreta. Po ti referohemi praktikes kalivacase, ata qe shkonin ne kurbet, rrugetonin larg e veshtronin ( njihnin ) te tjere sinore, jetonin atje per aq kohe sa mundnin dhe, kur ktheheshin, kishin “ marre ” dicka, mbi menyren e te jetuarit, shkembenin kulturat, perfitonin dhe te mira materiale, me te cilat permiresuan jeten ne Kalivac.
E zgjata kete ceshtje, jo per tju bezdisur por se me duket aktuale dhe e ndjeshme. Dihet se kohet kane ndryshuar e njerezit nuk jane po ata. Si paraardhesit e tyre, ne vitet ’90 te shekullit qe percollem, por dhe ne vazhdim, vajzat dhe djemte e Kalivacit, kur krijohen kushtet, marrin udhen e emigracionit. Aktualisht kushtet jane te tille, qe mund te udhetohet larg e brenda nje kohe te shkurter. Kalivacasit, tashme i gjen jo vetem ne vendet fqinje, por dhe ne distance te larget. E bija e Mehmet Azis Kalemaj, ka emigruar ne Australine e larget; Gjylua e Qemal Sherifit, banon ne Boston; Rexhepi i Hamza Sheshos, gjithashtu ka shkuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes; djemte binjake te Kastriot Agos, punojne e jetojne ne Itali. Ne kete vend, jetojne e punojne dhe dy djemte e Petrit Sheme Zenelaj, dy djem te Mehmet Musait, vajza e Skenderit dhe Silvana e Nelos, Adelina, Majlinda e shume te tjere. Ne Suedine e ftohte, jane sistemuar femijet e Haxhi Xhemalit, ne Greqi punojne e jetojne dhjetra bashkefshatare e bashkefshatare. Ne Belgjike punon e jeton Altini, i biri i fisnikut Ali Muharremi etj. Ne Krete, punon e jeton kalivacasi zemerzjarr Pellumbi i Llakajve, i cili e do shume Kalivacin. Ne Greqi eshte vajza dhe disa djem te Tahir Muharremit, Maksimi i Jashar Banushit, Asllani i Muharrem Kamberit dhe te tijet, Luani i Mete Medinit etj. Edhe ne Britanine e Madhe, kane shkuar disa kalivacas, te cilet punojne e jetojne, me djersen e ballit dhe na nderojne. Perparimi i Takajve, i cili eshte i malluar per fshatin, te cilin e do shume e mezi prêt te shkoje. Atij i mungon shtepia prinderore, te tijet, guret dhe perrallet e bregoreve, ka mall te punoje token e te ushqehet si bashkefshataret, me fasule e me trahana. Ai me ka lene mbrese dhe me faktin se, ndonese punon ne nje fabrike se bashku me rreth 700 te tjere dhe banon, ne nje mjedis te huaj, ku njerezit nuk flasin gjuhen e tij jo vetem qe nuk e ka harruar gjuhen shqipe, por e flet ate –shqip. Ne kete vend me demokraci te konsoliduar punojne e jetojne dy djemte e Kadri Rrapos; djali i Neki Kasemit i cili mban nje emer shume te nderuar, ate te Xhemal Haxhiut te paharruar .
Do te me duhej te shkruaja gjate, se e meriton plotesisht, per nje kalivacas te radhes se pare, i cili i ka bere nder qe ne vaktit fshatit tone ( qe ne rinine e tij), por edhe tani, ne vitet e pjekurise, larg Kalivacit ku u lind e u mekemb, me dashurine qe i mekuan prinderit, per cdo pellembe toke, te Brinjes se Beut, e cila mori emrin Ruc, por dhe per tere Kalivacin, Nuri Hamza Mehmetaj, mbetet nderi i fshatit tone. Gazetari me emer, dinjitari i zgjuar, zemerzjarrte e fjaleshpate, tani kur ka mbi shpine shume vite jete teper aktive, te mbushur me “ prodhimtari te begate”, e nuk eshte kerrusur, as nga vitet, as nga hallet e nga bamiresite, gjallon si dikur, ne rinine e tij, i palodhur, i sakte, fjaleqarte e gojemjalte, mendjekthjellet, i dhimbsur e i gjendur si ai. Nuriu u ndodh me fat qe u lidh me njeren nga vajzat me te bukura e me te mencura te fshatit, me fisniken Xhemile Mehmetaj Zenelaj, te bijen e Ahmet Selfos, nga Ahmetajt. Nuriut ia shton shume vlerat veprimi i tij qe i kapercen kufijte e humanizmit e te perkrahjes fisnore. Ai, ne kushte qe dihen, emigroi ne shtetin Austriak dhe u vendos ne Grac. Mirepo, xha Hamzai, ne cift me te miren Sose, kishte lindur e kishte rritur shume femije, te cilet e duan shume Kalivacin por per te jetuar me mire, i hodhen syte larg. Ne Austri ( Grac ), ata gjeten perkrahjen dhe mbeshtetjen e Nuriut e te Xhemiles. Ndoshta kemi te bejme me nje rast unik, kur nje deli djale si Nuriu i Hamzait, ka grumbulluar rreth vetes nje komunitet te tere kalivacas, te cileve u rreh zemra per vendin tone dhe per Kalivacin e bekuar. Sa hapsira ka qe duhen shfrytezuar, per te arritur nje kohezion kalivacasish, larg Kalivacit.
Pa medyshje, edhe pse nuk e kam perjetuar, puna ne emigracion eshte teper e rende dhe jetesa, ne kushtet larg vatres ku te ka “ rene koka ” nuk eshte si e banoreve vendas. Nese emigrantet bejne pune te renda e te rendomta, pavaresisht shkalles se kualifikimit dhe aftesive intelektuale e fizike te tyre dhe nuk shperblehen sic punojne, kjo eshte e kuptueshme e nuk ha koment. Keshtu ka ngjare dhe me pare e keshtu do te jete. Punedhenesi i huaj, te merr ne pune qe te fitoje vete, jo qe te pasurohesh ti, ca me pak ne kurriz te tij. E kunderta ndodh, rendom. Askujt nuk i ka tepruar te vere doren ne zemer e te mendoje per ty. Mendoni se keni emigruar ne nje vend te huaj, nga halli, jo nga qejfi, me synimin per te gjetur kushte me te mira pune dhe jetese dhe nje page relativisht me te larte. Dakort, keshtu duhet te ndodhe. Por, ne fund te fundit, sejcili duhet ta kete te qarte se shfrytezimi kapitalist mbetet shfrytezim, pavaresisht se i veshur me petka te tjera e i bojatisur nga reklama marramendese. Çdo emigrant, ka nje synim dhe kur e prek ate ( kur realizon qellimin per te cilin ka lene vatren) ai, kthehet, andej nga ka ardhur, ose, kur gjen nje shteg nga ku mund te shkoje ne nje vend tjeter ku jetohet e punohet me mire kalon nga njeri shtet, ne tjetrin. Shembujt nuk mungojne.
Kalivacasit, si njerez te zgjuar, i nuhatin shpejt koniunkturat dhe veprojne vrullshem ne pershtatje me zhvillimin e ngjarjeve. Me kane lene mbrese te thelle, dy raste: Djali i kalivacasit Maksim Haderit, nga Ahmetajt, si i talentuar ne futboll; Luani i Sulajve, vajza e te cilit Lela, ka bere emer ne mes te Athines, shumemilioneshe, me mjeshterine qe ushtron. Nuk mund te le pa permendur, atdhetarine e zjarrte te djalit nga Leshnja, Pellumbit te Llakajve fisnike, i cili ka ngjare nga rrenja dhe mburret me perkatesine kalivacase, atje, ne Kreten e gurte, si Kalivaci yne. Keshtu dhe rolin teper aktiv te vajzes te Tahir Muharremit, ne rjetet sociale, e cila, si burrereshe perballon jeten e veshtire te emigracionit, ne ishull, por mendon e ndihmon, konkretisht, familjaret e saj.
Emigracioni te lodh e te merzit dhe shpesh behet i padurueshem, por, aktualisht, me teper shqiptare jetojne jashte vendit ame se sa brenda tij. Brengat dhe lodhja jane te shumta, por, dhe perfitimet, nuk duhet ti hedhim poshte. Nje emigrant, kudo ku ndodhet e cdo pune qe ben, ka disa prfitime. Se paku, ai ka pare e di dicka me teper nga ndonje bashkefshatar i tij mundet edhe i se njejtes moshe, nga ata qe e vrasin kohen, tek lokali i Fatmirit te Sulos, ne Maje te Derrases, apo ne hijen e nje peme, duke luajtur me letra ose me domino. Kam vene re mjaft emigrante, te cilet, kur jane kthyer, nga kurbeti jane te veshur ndryshe, kane tjeter komunikim, paraqesin kulture e horizont dhe, pervec te hollave qe kane rezervuar nga puna me meditje, kane sjelle edhe nje menyre tjeter jetese. Veshtroni fshatin tone si eshte ndryshuar? Jane ndertuar banesa te reja, me nje e me dy kate, me planimetri te re dhe brenda i kane mobiluar, sipas mundesive dhe deshires se tyre. Eshte e vertete qe ato para i kane mbledhur me shume sakrifica; sic kane thene ne Kalivac, “ si kemba qelbin ”, duke hequr shpesh edhe nga goja e tyre, por mundimi nuk u ka shkuar kot; ndryshimi qe kane bere eshte i dukshem. Pa veshtroni ullinjte? Ata jane mbjelle sipas teknologjise te kohes, jane grumbullore e nuk ka nevoje te shqyhet njeriu neper catallat e azdisura, me nje shufer ne dore. Keshtu dhe rrushi e kultura te tjera, te arave apo peme frutore.
Vite me pare ishja ne shtepine e nje njeriut tim, i cili ishte kthyer nga emigracioni ne shtetin fqinje te jugut. Vajta te intervistoja kusheriren time te moshuar, e cila nuk eshte me ne jete. U mrekullova nga mjedisi qe kishte krijuar i biri. Pastertia dhe rregulli, ne banese, ne bahce, ne rruge e kudo, mbreteronin. Edhe makine te vogel te tipit Benz kishte blere nipcja. Ne tavoline u shtruan gatime me shije dhe te pastra, aksesoret konkuronin me restorantet me te mire te kryeqytetit; elektroshtepiaket ishin fringo te reja dhe te kohes. Shtepia e lyer, jashte e brenda dhe dashuria e familjareve, nje mrekulli me vete.
Pa shkare ne propagande te rendomte, dua tu bej me dije emigranteve se Bota e sotme eshte, jo vetem ne coroditje, por dhe ne nje krize te gjithaneshme. Mos u ligeshtoni nga kufizimet qe ndeshni, te cilat jane “prurje ” te kohes qe percjellim, por besoni tek krahet dhe ne aftesite tuaja, dhe kujtoni qellimin qe i keni vene vetes, kur moret udhen e mergimit. Ju keni dy perparesi te dukshme, te cilat nuk iu lene ne balte: Jeni te rinj ne moshe dhe keni lere e jeni rritur ne Kalivac te Tepelenes dhe keni tipare kalivacasi.
Kalivaci i Tepelenes, sic del nga interpretimi i zbulimeve te pjeseshme arkeologjike te koheve te fundit, te cilat, lipset te kene vijimesi, mund te jete njeri nga fshatrat me te lashte e me te medhenj te treves tone. Mund te mendohet se edhe ndonje fshat tjeter, rreth Kalivacit te jete formuar nen ndikimin e drejtperdrejte te fshatit Kalivac te Tepelenes. Kalivaci i sotshem ngjan sikur eshte shkeputur nga Mali perballe i Kudhesit ( Mali i Bardhe ), kurse lumi i Vjoses, sikur ka gerryer e ka formuar vendrrjedhen shumeshekullore. Behet fjale per shume shekuj te shkuar, ndoshta dhe per epoka te tera. Arkeologet dhe historianet, gjithe ata qe merren me keto pune, ne te ardhmen, mesiguri qe do te impenjohen me shume e do t’u japin pergjigje nje sere ceshtjeve qe ka hedhur mbi tavoline koha. Ne, tani per tani, mbi bazen e atyre qe lexojme, veshtrojme e qe prekim, na lind e drejta te fantazojme, mbi bazen e nje realiteti te dukshem. Shpellat e lashta, dhe hambari ne faqen Jugore te shkembit qe zbret mbi lume, toponimet me vlere qe gjenden sheshit, kudo neper fshat, te cilat, kalivacasit i kane pare e i kane prekur por i kane shtyre me kembe nga padija, dikush dhe i ka demtuar, ka ardhur koha te cmohen seriozisht. Ato mund te sherbejne si argument i pakontestueshem, mbi lashtesine e Kalivacit te Tepelenes.
Ne dore kemi nje argument te pakundershtueshem. Kalivaci i Tepelenes eshte vend i bekuar. Bekimi eshte konkret; i dukshem e i prekshem. Zona ku shtrihet fshati yne i perket Makje shiblakut. Klima dhe bimesia e tij, jane te pershtatshme per jeten e njeriut. Terreni, toka, uji,kullotat, peshku, etj. e bejne Kalivacin te begate e te lakmuar. Ne vite, Kalivaci ka qene i lakmuar, si nga fqinjet dhe nga me te largetit, ne distance. Prandaj popullsia e fshatit tone eshte e perzier. Dyndjet nuk kane ngjare ne nje dite; as ne nje vit apo ne nje shekull. Ndoshta ka rrjedhur me teper kohe qe te ndodhte kjo. Kalivacasi autokton, nuk ka qene e nuk eshte, ksenofob; as racist. Vecse, ata qe jane ngulur ne Kalivac, nen trysnine e kohes dhe te kushteve reale, kane qene te detyruar. Per te mbijetuar, ata jane pershtatur me vendasit, dhe jane afruar e jane miqesuar me ta. Kesisoj, mes kalivacasve autoktone dhe te ardhurve, jane krijuar lidhje te shendosha e te qendrueshme, te cilat kane qene faktor baze i mosshkermoqjes te fshatit.
Ne mungese te shkrimeve, per te argumentuar ate qe them, jam i detyruar ti referohem kujteses, pa cenuar privatesine. Ne fund te fundit, ato qe do te shkruaj jane gjera te njohura, dhe per kalivacasit nuk perbejne risi. Eshte historikisht e vertetuar dhe e pranuar se Mucoimajt, te ardhur ne mehallen Ahmetaj, ne trojet e dajos se tyre, Bektash Sakos, fillimisht kane qene vellezerit Sherif dhe Demir Rrapo. Bektashi, ne liidhje martesore me Dylben, nuk lane trashegimtare, prandaj ishin te detyruar te merrnin ne shtepi dy niperit e lartpermendur. Te ardhurit nga Toci, fillimisht pranuan llagapin – Sakaj, me vone, ne rrethana te tjera, ata u regjistruan – Zenelaj. Ne fakt ata ishin e mbeten Mucoimaj. Dajo Bektashi dhe bashkeshortja e tij – nikoqirja – Dylbe, si te tjeret, e paten jeten te limituar. Me qellim qe ata, te dy ( Sherifi dhe Demiri), te mos ndiheshin te vetmuar kerkuan dhe gjeten, me mencuri, lidhje te reja. Djali i madh i xha Sherifit – Qemali, lidhi martese me Hatemen, te bijen e fisnikut Musa Brahush Bilaj, nga Hasanimerajt. Edhe djali i dyte i xha Sherifit, Tekiu, nje atdhetar i zjarrte dhe luftetar i oreve te para, u martua, ne rrethana lufte, me Nasibene, te bijen e bashkefshatarit Ahmet Fejzo Pashaj, nga mehalla e Hysodosajve, e cila doli partizane. Keshtu , familja Mucoimaj, u lidh me miqesi te reja, me kalivacas autoktone e te fuqishem.
Sherif Rrapua dhe vellai i tij, Demiri, nuk mund te ishin te perjetshem. Ata iken por lane pas pinjolle, te cilet e nderojne Kalivacin dhe u zihet emiri ne goje. Muhameti, djali i vetem i Demirit, ka qene njeri nga djemte me te mire te fshatit tone, ne te gjitha kohet. Keshtu dhe dy djemte e tri vajzat e Tekiut, te cilet jane te zotet e vetes dhe “ bejne pete ” edhe per te tjere. Kam takuar, te birin e Muhametit – Shkelqimin, ne Tirane. Ai ka nje djale adoleshent, i cili nuk ka qene asnjehere ne Kalivac, por thote, plot gojen se eshte kalivacas dhe kerkon te dije sa me shume per fshatin. Ah, sikur te gjithe prinderit kalivacas, pavaresisht se ku banojne, ti mesonin femijet e tyre, si Shkelqimi i Muhametit. Per fat te keq, gjendet edhe ndonje 90 vjecar, i cili nuk e ka fort per zemer qenien kalivacas.
Kalivacasit e dine se ne Specove, prej kohesh eshte vendosur e jeton nje komunitet i ardhur nga fshati Dorez. Ata jane natyralizuar si kalivacas dhe jetojne ne harmoni me vendasit, madje, kane formuar lidhje miqesie me ta. Te ardhur ne Kalivac jane: Mehmetajt, ne Brinjen e Beut dhe pinjollet e Coban Dules e Llakajt, ne Leshnje; Pashajt ne Hysodosaj; Bakajt ( Celajt ), ne Bozanaj; Xhaferajt, ne Mecaj, etj, Edhe babai i Arif Qamilit, i cili u vendos ne Kalivac, prej Vasjarit, per t’u ndjere ngrohte, ne Bregun e Hysodosajve ku era te ckul, nga rrenjet, u martua me te ndjeren Sadefe, motren e Laze e Banush Xhezos, nga Ahmetajt.
Ne kete shkrim dua ti bej homazh, nje burri te vecante, nje labi me tipare e me pamje kreshniku, nje burri plot burreri e bese, nje trimi e nje njeriu me shpirt njeriu. E kam fjalen per te ardhurin nga Doreza, Muharrem Qerim Mehmetaj. Eshte nje rast i vecante e i paperseritshem. Muharremi dhe kusheriri i tij, Hamza Sheshua, u shperngulen nga Doreza dhe u vendosen ne Kalivac, ne vendin e quajtur Brinja e Beut, ose, sic njihet rendom nga kalivacasit; ne Ruc. Xha Muharremin, te cilin, te tijet e therrisnin, me te drejte – Baba, e kam njohur personalisht dhe ruaj, per ate burre tere autoritet e miresi, kujtime te cmuara. Xha Muharremi, erdhi ne Kalivac si i huaj por, me sjelljen e tij te mendafshte, plot korrektesi dhe me zotesi, u hyri ne zemer banoreve te Kalivacit, te cilet e pranuan si djalin e tyre dhe, duke cmuar vlerat e tij, e zgjodhen, disa here kryetar te Keshillit Popullor te fshatit. Ne kete menyre, Muharrem Qerimi, u be jo vetem babai i fisit por dhe i fshatit. Jo vetem kaq, Muharrem Qerimi lidhi martese me te bijen e Barjam Delos e te Hatixhese, motren e Tefik Barjanit, i cili mbante mbiemrin Isufaj. Nje lidhje e zgjuar, nga te dy krahet, e cila bashkoi disa familje, me miqesi te sinqerte.
Gjykuar edhe nga ky fakt si dhe nga raste te ngjashem, mund te arrihet ne perfundimin logjik se martesat e te ardhurve me vendase dhe e kunderta, ne Kalivac te Tepelenes, jane shfrytezuar me zgjuarsi, mencuri e me largpamesi, si rruge efektive per te forcuar lidhjet e per te arritur kohezionin egzistues.
Mjaft kalivacas, ne fshatin tone dhe kudo ku kane shkuar, i jane futur biznesit. Sipas mundesise dhe aftesive te protagonisteve, bizneset kane qene e jane te natyrave te ndryshme. Ferrik Çobani, i shquar si gurgdhendes, kur pa se nga zanati i tij kishte fitim, te gjithe familjen e ktheu ne gureskalites. Sot, pinjollet e tij, e kane zgjeruar gamen, duke u kthyer ne lider, ne fushen e ndertimit. Dikujt i ka ecur mbare biznesi e ka nxjerre fitime, te tjere, jane perpelitur ne dallget e konkurences, nuk ia kane dale mbane e kane falimentuar. Mund te them, jo pa baze se tiparet e kalivacasve jane mjaft afer me ato qe nevojiten per te qene nje biznesmen i suksesshem. Historikisht, ne fshatin tone, edhe nje dyqan kafeje qe ishte ne qender te fshatit te madh( ne godinen e Teqese te Harakopit), pronar kishte Todin, nga Policani i Gjirokastres. Xha Telhai i Shatrafileve, i cili u mor, me nje tregti te vogel duke shitur me dore te dridhur, bojra, penj, basme, gjilpera, rruaza, etj. nuk ishte nga Kalivaci, por nga Luzati. Ndonje i moshuar mund te mbaje mend, nje dyqan me artikuj te kufizuar, ne katin e pare te shtepise te Demir Seitit, te cilin e menaxhonte Sulo Beqiri, etj. Ka nje lidhje, te cilen nuk mund ta quajme rastesi. Arif Qamili, ne kohen kur fshati ishte i organizuar ne kooperative bujqesore, hapi ne Hysodosaj nje dyqan shtepie, me sende ushqimore te domosdoshme; djemte e tij, sot kane organizuar e menaxhojne biznese te suksesshem. Qazo Mehmeti e me vone Zaimi i Xhemal Haxhiut me Sadon, me shume sakrifica organizuan biznese te kufizuar, me mall te vetin apo shteteror dhe, ne kushte qe dihen furnizuan popullsine e kalivacit, me sende te domosdoshme. Sa mundesi te tjera ka qe nuk shfrytezohen dhe ne rrime e veshtrojme, si iken guri i bregoreve tona, per zbukurimin e shesheve e te ndertesave te fqinjeve; si ka ikur Kocimarja, ne fushen e druve te Fierit dhe si eshte shemtuar gryka e lumit, nga te pangopurit e te paskrupulltit te cilet, mund ti quaj “ Vampire ”. Konstatoj, me keqardhje se disa vlera te qenesishme te kalivacasve, te cilat, me kohe kane fituar forcen e tradites te mire, po zbehen dhe perpjekjet per te dale nga amullia jane te pakta. U them, me zemer ne dore kalivacasve qe e duan, me shpirt fshatin e tyre dhe kerkojne ta veshtrojne ate, atje ku i takon, ne balle te fshatrave te rrethit te Tepelenes, si fshat turistik, me mundesi te shumta e me resurse te pashterrshme. Dy fjale zemre bashkefshatareve te mi e ndjej si detyre tua them hapet: Mos u largoni nga tradita e mire shumevjecare e fshatit, por perterijeni ate se u afron e u bashkon me njeri-tjetrin. Ngazellehem, kur veshtroj kalivacas qe, pavaresisht nga bindjet, nga perkatesia partiake dhe nga miqesite apo armiqesite, ne raste morti bashkohen, si nje trup i vetem dhe percjellin te ndjerin ( te ndjeren ). Kam pare kusherinjte Hysenaj, nga Leshnja, fisniket: Sadik; Qemal; Skender dhe ndonje tjeter, te marren udhen e te vijne ne Tirane, ne raste te tille. U them, plot gojen: “ Bravo u qofte ! Ju , keshtu nderoni veten dhe fshatin”! Kjo eshte tradite qe duhet ruajtur, edhe pse eshte per raste fatkeqe. Ne Kalivac, ne raste te ngjashem, kur “ i helmuari ” i mban syte nga dera, jane mbeshtetje e fuqishme. Edhe ne raste martesash, i gjithe fshati, sipas fiseve, burra e gra, vershojne ne shtepine e dhendrrit, per te uruar e per te pare nusen.
Ka qene tradite, kur te vjen tjetri ne shtepi, ta presesh me bujari e ta pecjellesh me dhurata. Nje dite ishja ne familjen e te ndjerit Serjan Aliko Muharremaj, i cili, ishte njeri nga dy djemte e Kalivacit qe u martua, ne vitet ’50 te shekullit te shkuar, me nje te krishtere, duke thyer keshtu nje tabu. Djali i Serjanit, Beni, ne nderim te nenes se ndjere, kishte emertuar te bijen – Kristine. Kristina e re dhe e ema e saj, ndonese nuk kishin qene kurre ne Kalivac, deklaronin se jane nga Kalivaci i Tepelenes. Ajo qe me la pa fjale, ishte percjellja e nuses te Benit, me dhurata modeste, si ne Kalivacin e dikurshem. Bashkeshortes te Mehmet Azis Kalemit, kur vajti per here te pare ne Kalivac, ne vitet ’50 te shekullit te shkuar i kishte lene pershtypje fakti qe grate, e puthnin dhe kur u largua nga fshati, e percollen me dhurata. Po humbasim traditen e pergatitjes te zaireve per dimer, thurjes te trikove e corapeve me fije leshi; tezgjahut e ndoshta do te humbasim dhe traditen e hollimit te peteve, nxjerrjes te vajit te ullirit me kembe etj. etj.
Na e ka qejfi qe fshatin tone ta bejme sic eshte piketuar, si fshat turistik. Ata qe banojne ne Kalivac dhe ne te gjithe, te bejme ceshte e mundur, per mos ta humbur kete shans historik. Qe te behet kjo, sejcili ti beje pyetjen vetes dhe gjitonit, fisit, e tere fshatit: A jemi ne ne ate nivel qe kerkon turizmi familjar? Une them: jo! Turisti qe merr udhen e vjen tek ne, kerkon te kenaqe syte, barkun si dhe te flere mire. Siguria eshte ceshtje qe nuk mund te vihet ne diskutim. Dua te them se nje turist nuk i nxjerr lehte parate nga xhepi, mbasi nuk i ka te teperta. Ai kerkon te veshtroje e te shijoje ato gjera qe nuk i ka ne vendin e tij. Po sikur te kerkoje te dije historikun e fshatit dhe veglat e punes e orendite qe jane perdorur. A ka ndonje konferencier competent per kete? Turizmi eshte nje fushe e palevruar per fshatin tone; disa gjera mund te parapergatiten, pa menduar se: “ Kur te futemi ne uje do te mesojme not”
Ne shkrimet e meparshem, te cilet, nuk mund te jene pa kritike, jane shtjelluar mjaft tipare te banoreve te Kalivacit, por nuk eshte theksuar nje tipar qe na vecon nga te tjeret. Behet fjale per bukurine femerore dhe ate mashkullore te banoreve te Kalivacit. E them me plot gojen se, sic ka vajza e djem kalivacas, te zgjuar, te mencur, zemermire, bujare e trima, ka dhe te dukur. E kam te pamundur te bej nje evidence, te bukurise kalivacase, mbasi edhe njohjen nuk e kam te plote, sidomos kur behet fjale per te rejat dhe per te rinjte, tiparet e te cileve kane evoluar, si kjo kohe.
Pa u rrekur te permend gjithe sa terheqin vemendjen me nurin e bukur, aq sa kam njohuri, mund te them se ne rrjeshtin e pare mund te jete Mirjeta e Hysni Jasharit dhe motra e saj- Eli. Jo si ne nje parade mode mbasi nuk me shkon e nuk me takon, do te vecoja bukurine e Brunildes te Haderet; Eduines te Reizit dhe kusherires te saj – Migenes; Enades nga Dulajt ne Mecaj, Saven e Caushet; Jonen e Petrefit; Stelinen e Ramajve, Saren, Neten e Butos dhe ate te Skenderit, Memin, Dudilden, Anisen , Matilden; Halimene; Klaudian; vajzat e Nelos, vajzat e Tahirit, Natashen dhe Marcelen e Rexhepit, etj.etj. Nuk eshte vetem ceshtje geni; kushtet e jeteses, shpesh luajne rol percaktues. Meqenese jemi ketu, do te nenvizoja se Kalivacin e nderojne dhe bijat e tij, kudo qe jane. Behet fjale per ato vajza qe jane nga Kalivaci dhe kane vajtur nuse ne nje dere tjeter. Kush te doje le ta kundershtoje opinionin tim: Lume ajo dere qe merr nuse ne Kalivac te Tepelenes. Perse i do, ato te pergjigjen. Te zgjuara, te shkatheta, te mencura, te dukura, punetore te papara, nikoqire, pastertore, te dashura, te pritura, te zonjat per ta ndezur zjarrin me vete, te kujdesura per femijet, per burrat dhe per fisin, nderojne mikun, etj. etj.
Djemte kalivacas, nuk mbeten pas motive te tyre, si ne pamje dhe ne pune. Romeo Bilaj, Klodiani i Drites, Xhevdet Ahmeti dhe vellai i tij Gjonleka; Luani i Rexhepit, Nuriu i Hamzait, Xhevairi i Breshanit; Xhelil Aliu dhe vellezerit e tij; djemte e Barjam Malos; Barjam Dosti; Veziri i Fejzo Qazimit e sa te tjere, jane te pashem e nuk ua ha qeni shkopin.
Se fundi, me duhet te them dhe nje te vertete: Keni vene re Ju: edhe niperit e mbesat na kane ngjare. Eshte gje e mire kur keta ngjajne nga dajot. Gojedhena na thote se Matua dhe Hasani, dy trima te terbuar, qe formuan nje fshat me tipare luftarake, ishin nga Hasanbegajt. Luftetari i thekur per mbrojtjen e trojeve amtare – Kanan Mazja, nga Shkoza, ishte nip ne deren e Abedin Kahremanit, ne Ahmetaj. I mirenjohuri avokat – Idajet Beqiri, ne Hasanbegaj i ka te lidhura fijet; i moshuari Selman Islami, nga Çorrushi, eshte nip, ne Kalivac. Historianja e shquar Fatmira Ramaj, nga Krahesi, ne Muharremaj eshte mbese. Inxhenieri i ndertimit – Ardjan Xhaferri, nga Kalivaci e ka nenen dhe vellezerit me emer te mire: Ahmet e Gjergji Hoxhaj, nga Krahesi, nipper ne Ahmetaj jane; Astriti i Qani Shabanaj dhe i Velidese, ne Kalivac i ka rrenjet, etj. Sa shume gezohen dajot kur rrethohen nga nipper e mbesa si ata vete!
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj Ne Tirane, gusht 2018.