
Nuk mund ti quaj te arrira shkrimet per fshatin tim te dashur, Kalivacin e Tepelenes, pa hedhur disa radhe , per kafshet shtepiake te cilat e kane shoqeruar kalivacasin qe nga kohet kur nuk mbahet mend. Kjo ndermarrje imja do te ishte e pakuptimte po te mos kishte nje lidhje te vecante, te cilen shumekush e quan kimi mes njeriut dhe kafshes. Mund te them se njeriu me kafshet eshte bashkeudhetar. Ata, se bashku kane pershkuar shekuj te tere e udhes jane miqesuar njeri me tjetrin. Me disa syresh , miqesimi ka qene me i theksuar teksa me te tjere, me i varfer. Sic rrefejne gojedhenat, njeriu , fillimisht kafshet i ka perdorur per te ngrene mishin e pjekur te tyre dhe ky veprim i tij , ka ndikuar fuqishem ne vete evoluimin e njeriut.
Njera nga kafshet shtepiake, e cila i ka qendruar vazhdimisht prane njeriut dhe eshte sjelle me bindje e besnikeri ndaj tij, ka qene qeni. Ne Kalivacin e Tepelenes tradicionalisht, cdo familje ka patur nje qen. Ne te shumten e heres, qeni eshte mbajtur i lidhur, i vecuar nga njerezit e larg kontaktit me ta. Ky lloj “ izolimi” ishte i qellimshem e behej, ne menyre qe qeni te ishte i ashper me ata qe nuk i njihte dhe te mos kursente asnjerin prej tyre. Nese shkon krahasimi, qeni ne te shkuaren dhe celulari sot, jane dy miq te cilet, rendom gjenden prane njerezve; se paku ne cdo familje.
Nje kategori e vecante qensh, me statusin e te preferuarit , jane qente e stanit. Perfytyroni nje te tille, trupmadh, leshator, i eger ne sjellje me te huajt dhe ledhatues, deri ne servilizem ndaj cobanit te stanit. Destinacioni i tij ka qene e mbetet te ruaje te paprekshem stanin, ne kuptimin e vendit ku qendron cobani por dhe gjeja e gjalle. Kafshe te tilla, jane te zgjedhura nga rrace e mire dhe e sprovuar. Nuk i ndahet mikut te tij ( cobanit) “ murrua”, si ne nome ( stan) dhe ne kullote. Meqenese e nisa kete rrefim me qenin, du ate plotsoj merakun e ndonje bashkefshatari, i cili, kohe me pare, me qesendi, me pyeste: “ Kur do te shkruash per qente e stanit”? Mbase erdhi koha t’ i plotsohet deshira edhe atij dinjitari. Cilido qe ka monitoruar, qofte edhe per disa dite bageti te imeta dhe ka patur prane nje qen stani, mesiguri qe ka percjelle caste fatlume ne shoqerine e tij.
Perfytyroni nje pllaje te gjelberuar, ku tufa e dhenve eshte “ shtruar” ne kullote dhe cobani eshte ulur mbi nje gur apo mbi nje shkarpe e i bie fyellit per qejfin e tij, prane ka qenin, i cili nuk i ndahet por e veshtron, ne sy, me goje hapet e me gjuhe perjashta, me bishtin qe i tund cobanit ne shenje servilizmi qe ai ti hedhe ndonje cope buke apo ndonje kocke dhe , te dy jane ne sintoni te plote. Cobani, nuk eshte muzikant, e nuk ka kryer ndonje shkolle muzike, madje ai mund te mos dije fare te shkruaje e te lexoje, por avazet qe luan me veglen muzikorem me tubin qe mban ne dore ose e vendos ne qafe, jane te bukura e nga ata raste kur kalimtari ndalon frymen dhe capin per nje cast, per te shijuar melodine qe degjon. Po cilet jane motivet qe levron nje coban i fshatit tim, me fyellin qe nuk e ndan nga vetja? Me njerin cep te buzes dhe me gishtat qe perdor per te hapur e mbyllur vrimat e tubit metalik, ai i kendon vellait qe ndodhet ne kurbet; nje te afermi qe eshte prapa hekurave; nje te riu te familjes apo te fisit, i cili ndodhet ne ushtri; nje te dashamiri te tij, per te cilin ka mall, se eshte ndare nga kjo jete etj. Interesante jane melodite me fyell, kushtuar te dashures te zemres. Duke u ankuar per vetmine qe e ka pllakosur, cobani, djale i ri, ne moshen per t’u martuar, ka pikasur nje vajze si gjeraqine, te ciles i ka pare vetem per disa sekonda syte, kur ajo ishte duke fshire avlline apo duke u hedhur haje kfsheve. Ne rastin me te mire ai i ka pare shtatin si selvi, dhe hiret vasherore mbuluar, kur ajo shkonte ne burim per te mbushur uje, mes shoqeve apo ne nje feste familjare kur e kishte pare duke vallezuar, si flutur. E kishte pare, i kishte mbetur mendja dhe e enderronte ta kishte ne krah ate “ perri”. Asaj i thurte melodite me te bukura, me vulgun e shpirtit rinor dhe me shpresen se nje dite do ta kishte prane. Ne cdo rast , qeni, kafsha e tij besnike, ne pamundesi per te mbajtur iso, e miratonte melpdine ne menyren e vet, ate qe shprehte cobani, me fyell apo me cyle dhe me “vegla” te tjera te mundeshme cobanerie. Cobani komunikon me bagetite qe mbareshton; ai ka menyren e vete te komunikimit me to. Dikush ben te habiturin e tek degjon nje gje te tille, mbledh supet e thote, me habi: “ Ua ditka gjuhen; u flet ne gjuhen e tyre dhe kafshet e kuptojne”.
Po ti referohemi praktikes shumevjecare tetransmetuar nga brezi ne brez, na del se pofecia e disa rasteve, po ti mbledhesh e thote vete ate qe ka per te thene. Duke i rene fyellit per qejfin e tij, cobani dukej sikur u thosh dhenve: “ Kullosni ju; kullosni se une ketu jam, kurse qenin e siguronte per miqesine e tij”. Kur ndonje dele shkeputej nga tufa e bridhte kuturu, per te gjetur me teper ushqim, cobani i bertiste: “ Aj, bravare”; duke i permendur emrin me te cilin ai vete e ka pagezuar si : kuaca, vakerra, krruta,menja, llaja, bejka, cuka, sykuqe, kaleshe, lare , etj. etj. Kur cobani ka perpara dhi, te cilat jane me te shkarheta e kobatare, cobani me qellim qe kafsha te mos shkoje ne zarar ( te mos beje dem), i bertet: “ Ci.i.i” e i permend emrin: “ kabadhe, shyte, etj.etj. Kur i shpinte dhente per te pire uje , ne lume, ne Sheshin e Donijes apo ne fundin e Jorgave, menyre qe ato te jene te qeta e te pine uje sa kane etjen, cobani u fishkellen, duke i siguruar se eshte aty , ne roja te tyre. Me ka rastisur te vezhgoj, nje bujk, i cili , “ ngiste” nje pende qe, e leronte aren, me plug por dhe me parmende druri< kur e perziente ose kur e mbillte ate. Ai, shpesh, u bertiste qeve qe kishte perpara , ne zgjedhe: “ Oha, kazil-o, sorran-o, Verdhan-o, arap-o etj. “ ne brazde”. Kur veshtronte se njeri i bente hile ortakut ne zgjedhe dhe kur kerkon qe ata te ndale, u thote: “ O- ha” dhe ngul hostenin ne toke e leshon nga dora bishtin e parmendes.

Eshte vertetuar shkencerisht dhe ne praktike se edhe lopet , kur ne stallat e tyre degjohet muzike, ato prodhojne me teper qumesht. Keshtu dhe dhente apo dhite, kur degjojne melodite e bukura te luajtura nga cobani qe I mbareshton, sikur ledhatohen e leshojne m teper qumesht.
Qeni, vertet eshte besnik e i bindet te zotit, por mjaft besnik eshte dhe kali. Nder kafshet e ngarkeses, kali mund te konsiderohet nga me besniket e kaloresit. Mesiguri qe keni pare kalerim. Edhe kur kaloresi pa dashje rrezohet nga kurrizi i kalit mbi te cilin kaleron, ky i fundit nuk e shkel, por e anashkalon ate ose angazhohet per ti siguruar kaloresit mundesi qe te ngjitet serisht mbi shpinen e tij. Ka dhe nje gje, e cila duhet thene. Kali e ne teresi kafshet e ngarkeses, kane intuite te zhvilluar dhe forcen e parashikimit te ndodhive negative e kane vepruese. Sa e sa raste mund te permenden kur nje kafshe ngarkese, ne nje udhetim te pasigurte, kur parashikon se dicka e keqe do te ndodhe, tenton te ktheje udhe, dhe kur kaloresi e detyron per te vijuar udhen, duke e goditur kafshen me mamuze apo me shufer, kafsha ngul kembe, me kokefortesi, turfullon e nuk vazhdon me tej.
Mbase do te ngjaje si perralle, por me ka ndodhur personalisht e dua ta ndaj me ju: Disa kafshe, ku renditet jo vetem qeni, kali etj, por dhe macja jane roja besnike qe sigurojne paprekshmerine e njeriut. Ne vitin 2012, me 10 gusht mora pjese ne festimin e formimit te Batalionit Partizan “ Baba Abaz”, ne Donije te Kalivacit. U be feste e madhe. Gezimi I njerezve nuk kishte te sosur. Aq shume njerez , nuk ishin mbledhur ndonjehere ne ate buze lumi. Era e mishit te pjekur dhe e rakise te cante flegrat e hundes. Naten e kalova ne shtepine e njeriut tim : Reshat Resmi Nelaj, ne Shure. E zonja e shtepise, e ndjera Xhiko, nje grua per koken e gruas: e dashur, e mencur dhe pastertore, me shtroi ne nje dhome me vete, ne menyre qe te ishja i qete. Meqenese, shtepia eshte perdhese e naten mund te futen zvarranike te demshem, gruaja e kujdesshme zemermire, mbylli, si pa dashje, brenda dhomes ku pushoja une, macen e shtepise. Ne mengjes, kur pashe macen aty, u habita. Habine time e sqaroi nje dite me vone e moshuara Yzeme Malaj ( Nelaj) ( ndjese paste), kur i vajta ne shtepine ku banonte, tek djali I saj- Skenderi. “ E ka lene per te te ruajtur nga zvarraniket agresive- o derman”!- tha ajo. U sqarova dhe per kete ndodhi.
Nuk mund te numerohen rastet dhe dukurite qe kane zene vend e jane kultivuar me kohe, ne raportet e njeriut me kafshet e shtepise, madje dhe me egersirat e pyllit. Ka qene I detyruar njeriu te komunikoje me kafshet , ndaj eshte perpjekur te gjeje “gjuhen” me anene te coles te merret vesh. Ne material u paraqiten disa raste e shfaqje tipike por, ne praktike ka me teper e jane me te larmishme. Kalivaci , si gjith te tjeret por ca me teper ky ( mbasi llogaritet te jete me I lashte eshte dhe me I pasur ne ndodhi. Kohet kane ndryshuar dhe mentalitetet nuk jane te njejte por, ne essence gjeja mbetet po ajo. Rrefeva per qente e stanit dhe per ata qe ruajne shtepine. Ashtu ka qene: Shtepite qe ndodheshin te vecuara, si psh . NE RUC; NE Arat e Buta, ne Margellic; ne Cesmen e Thate e gjetke, mbareshtonin qen te forte e te eger, te diktuar nga largesia; brendapebrenda mehalleve, kjo dukuri zbehej. Sot, kafsheve shtepiake, u behet sherbim tjeter e ato , ne nje fare menyre kane zevendesuar femijet e familjeve qe kane shtegtuar ne emigracion. Ne Tirane, psh, nuk del dot ne rruge se perplasesh , me makina luksoze, ose me te moshuar qe mbajne per dore , me kapister, nje qen te bukur , te paster, e si rregull te bindur, te cilit I japin concentrate per te ngrene , e lajne me shampoo, madje I fshijne dhe te ndenjurat me picete , kur jashteqit. Dikur , per nje qen te forte kujdesej vtem pronari, te tjeret ku ta gjenin per ta goditur, sot , per qenin kujdesen jo vetem familjaret, por dhe shoqeria, shoqatat e ndryshme dhe behet name pot e keqtrajtohet nje kafshe. Nuk jam kunder kesaj praktike por mendoj se ka me teper vend per trajtimin si duhet te njerezve.
Kalivacasit, kane qene e jane mjeshter te mbareshtimit te bagetive dhe bujq te mire. Ate cope toke , qe kishin , ne fushe apo ne vende te varur, ia benin sherbimin , e siguronin mbijetesen. Bujku Xhemal Haxhi Nelaj, e punonte aren, ne Margellic, e sistemonte , e pastronte nga barerat e demshem dhe e ruante ate , me perkushtim. Nuk shkelte kembe njeriu , apo bageti ne aren e tij dhe merrte rendimente te larte. Ta kish end ate veshtroje aren e xha Xhemalit , te qendisur, sic qendis vajza pajen. Bujq te tjere, kujdeseshin per aren dhe per kafshet e punes , ato te ngarkeses dhe per bagetite e imeta qe mbareshtonin. Vellezerit Veiz e Rrapo Dano Takaj , ne Hasanbegaj; vellezerit: Sefer e Mahmut Rushiti , ne Leshnje; Shefit Qazimi; Kalo Qazua; Mahmut Muharremi e shume te tjere ne Hysodosaj , ishin esnafe te punimit te tokes. Meqenese, puna e bujkut nuk ben dot pa ate te blegtorit, ne fshatin tim ka patur dhe esnafe, te cilet punonin token dhe mbareshtonin bageti te imeta. I papare ishte Sherif Rrapo Zenelaj ( Mucoimaj) i cili arat ne Llageme dhe stanin ne Ferra, i kishte bere si shtepine e tij te dyte. Ahmet Selfua; Refat Mahmuti dhe vellai i tij Karafili, Shyqyri Abedini e mjaft te tjere, ishin sa bujq, aq dhe blegtore te mire. Nje takem si Azis Selfo Alidervishaj; Shefit Qazim Muharremaj etj. pervec pasionit qe kishin per token dhe bagetite, u zinte dora, per te bere vegla pune dhe kur shartonin peme apo ishin te perfshire ne fushen e vreshtarise kihin rzultate befasuese.
Meqenese kalivacasi kishte pasion blegtorine dhe jetonte ne saje te prodhimeve te saj, nuk kane qene te pakte fyelltaret cilesore, ne te gjitha kohet. Rrefehet si gojedhene, fakti qe blegtori nga Kalivaci Malko Bino Nelaj, kur i binte fyellit, bente te levrinin edhe zvaraniket e demshem neper pyll e neper shkurre. Cobani Aqif Axhem Caushaj, nje vetmitar, mjeshter i mbareshtimit te dhenve, ishte dhe mjeshter per ti rene fyellit. Zenel Jaupi; Kalo Gucja; Sabri Veiz Takaj, Celo Ago etj , me fyellin e tyre, “ngjallnin edhe te vdekurit”, etj. Nje burre nga Kalivaci , i cili quhet Enver Qemal Zenelaj ( Mucoimaj) i bie aq bukur fyellit sa ka perfaqesuar fshatin, ne grupin polifonik edhe ne festivalet kombetare ku grupi polifonok I fshatit eshte renditur ne vende nderi. Kjo, padyshim eshte dhunti, por eshte dhe ushtrim i vazhdueshem i nje “ aneksi “ te punes te cobanit. Nisur nga realiteti mbizoterues, nuk mund te mos themi se kalivacasit, pervec vlerave te tjera, te thena e te perseritura, shpesh, kane dhe shpirt artisti e veshe muzikanti.

Puna e kafsharit nuk eshte me pak e veshtire nga ajo e bujkut dhe e blegtorit. Mbareshtimi i kafsheve te ngarkeses eshte art me vete. Bazuar ne varferine e skajshme te kalivacasit dhe ne terrenin kodrinor e me rruge tere kthesa e me shume zigzake, bashkefshataret e mi, prgjithesisht kane mbajtur ne katonjte apo ne kasollet e tyre gomere. Gomari eshte kafshe ngarkese e konomike, me pak shpenzime dhe i zgjuar. Shumekush, kur ka per qellim te ofendoje nje tjeter e krahason ate me nje gomar. Por nuk eshte keshtu. Thenja e rendomte: “ Ik, or gomar! Nuk ngjit gjithmone. Sa per ta ditur, arabet, ne rrugetimet e gjata neper shkretetire, ku dunat e reres mbulojne rrugen dhe oazet e ujit jane qindra kilometra larg, ne krye te karvanit vene nje gomar. Kete e bejne jo mekot. Gomari, si kafshe e zgjuar dhe e duruar e mban mend udhen ku ka shkuar qofte edhe nje here te vetme, edhe ne rastet kur ajo eshte e mbuluar nga rera. Mund tju sjell dhe nje shembull tjeter, te lidhur me te parin. Gjeometrat topografe, kur duan te piketojne nje udhe automobilistike te re, ne nje terren te thyer, ne fund te malit,( ne bazen e tij), aty ku nis lartesimi i malit, marrin nje gomar, i vene ne samar rreth 70 kg ngarkese dhe e lene te lire, te ece sipas deshires, dhe ne cdo kthese vendosin piketa, deri sa mberrijne ne krye te lartesise. Ne kete menyre eshte piketuar udha automobilistike malore qe ngjitet nga Sinanajt , mbi Dorez, del tek shtepite e Mahmut Imerit e vazhdon me tej, ne udhen mespermes Malit te Bardhe, per ne Sevaster, e me tej. Me kete metode eshte piketuar dhe udha malore tere kthesa e Llogarase, e cila ngjitet nga Drimadhe , ne Qafen e Llogarase.
Nuk e ka te veshtire ta ndaloje i zoti gomarin kur ai eshte i ngarkuar. Duke i thene “ ysh”, kafsha leviz perpara kurse kur degjon togfjaleshin “ Y-tpp” ai ndalon. Pra, veshegjati nuk eshte vetem ekonomik por dhe I bindur. Ka dhe nje perparesi tjeter. Meqenese eshte I ulet ne shtat, veshegjatin mund ta shfrytezojne dhe uloket, sic ka patur raste, ne Kalivace me tej.
Kalivaci I Tepelenes eshte i bukur per turizem, i begate per te jetuar dhe i sigurte, por dhe teper i veshtire, si terren. Fukaralleku dhe mjaft shkaqe te tjere, e kane cuar kalivacasin drejt pranimit te gomarit, si kafshe ngarkese; por nuk eshte gomari e vetmja kafshe e ketij lloji. Ne fshatin tim, mushkat jane vertet te rralla, por vegjetojne, ndonese jane specie ne zhdukje. Mjaft familje kane mbajtur e mbajne kuaj si kafshe ngarkese. Muharrem Qerimi; Hamza Sheshua; Tahir Axhemi; Ferrik Cobani; Ali Xhelili; Veiz e Rrapo Danua; Ago Manxhari; Gani Dashua; Muharrem Ismaili; Dule Alushi; Ahmet Fejzua; Tefik Medini; Qamil Sulua, Muharrem Kamberi, Dine Xhelali, Breshan Fejzo, Tahir Muharremi, Qemal Sherifi, Ahmet Selfua, Musa Mehmeti e Musa Brahushi; Banush e Laze Xhezua; Abedin Kahremani; Refat Mahmuti; Muhedin Salihu etj. kane mbajtur kuaj e pela. Disa i mbanin me gjithe pajisje shale, per te marre nuse; te tjere, disa kuaj te zgjedhur i shfrytezonin per te shire grurin ne leme, kundrejt shperblimit ne natyre ose ne te holla; nje pjese per te mbarsur pelat etj. Por kafsha baze, e cila ishte dhe ekonomike ka qene e vazhdon te jete gomari. Ato familje, te cilat e kane te pamundur te mbajne kafshe te tjera ngarkese, i “falen “ veshegjatit, i cili ushqehet me gjemba e me ferra, ne natyre dhe nuk e “preferon” tagjine.
Shembuj te panumert na bindin per domosdoshmerine e komunikimit te njeriut me kafshet; me ze, dhe me “ gjuhen e trupit”. Edhe pulave, kur nikoqirja u bertet : ” bote-bote”, te huajat ndahen vec. Kalit, kur kaloresi i thote : “ Dur”; ai ndalon; qenit, kur i zoti e ndersen me fjalen : “ odosa”, ai e sulmon te panjohurin; kurse demave qe maten me njeri tjetrin ne fushen e nderit, te zotet e tyre, i nxitnin me fjalet : “ Borro- borro- borro- mu”, e ata sulmojne me furi njeri-tjetrin. Keshtu veprohet dhe me deshet kur ndeshen koke me koke; vecse atyre u thuhet:” tok-tok-tok” etj. Kalivaci ka njohur blegtore esnafe, te cilet , i kishin dhente, profesionin dhe pasionin e tyre te dashur e te preferuar. Ata komunikonin me dhente jo vetem me fjale por dhe me gjeste; pra me gjuhen e trupit. Nje esnaf per mbareshtimin e dhenve, kur u jepte atyre bar, ne stinen e ftohte, si kufi, ne fund te parceles, ngulte shkopin; siper tij vendoste xhaketen dhe dhente nuk e kalonin shenjen qe kishte vene cobani. I njejti njeri, kur kthehej, ne shtepi, ne mbremje, nuk qendronte kurre ne fund te tufes se dhenve, por, dilte perpara tyre dhe ato e ndiqnin pas, instinktivisht e per hi rte tradites shumevjecare.
Ka nje gje qe duhet ditur: Kafshet , ne raportet me njera –tjetren, kane e zbatojne kodet e tyre. Ato jetojne sipas kodit te tyre gjenetik. Ligjet e kodit te tyre, ngjasojne, por nuk jane po ata, me ligjet , traditat, normat zakonore, doket dhe me praktikat e marredhenieve mes njerezve. Ndryshimi qendron ne faktin e thjeshte se, nese njeriu, kur nuk zbaton ligjet, ndeshkohet,ligjerisht; kafsha i zbaton ato instinktivisht dhe ndeshkohet per moszbatimin e tyre, dyfish: nga natyra dhe nga njeriu. Pa u futur ne brendine e spjegimit te ketyre dukurive interesante, pune e cila eshte kompetence e specialiteteve te tjere, dua tju sjell ne mendje nje ngjarje te jetuar e te vrojtuar nga autori i ketyre radheve, kohe me pare.
Me ka lene mbrese e nuk e harroj, nje ndodhi, te cilen e kam vrojtuar ne Voskopoje, ku, per shkaqe vetjake e familjare, kam shkuar thuajse cdo vit, per te pushuar, ne ate natyre te bukur e mes atyre njerezve te bekuar. Per te mos e zgjatur rrefimin, vija re, cdo mengjes, qe nikoqiret nxirrnin lopet tek shtegu e ato i grumbullonte ne tufe prej rreth 40 krere I conte ne kullote, ne mal, nje lopar, i cili e ushtronte kete profesion, i detyruar nga papunesia si zdrukthetar. Nje mengjes, po ngjitja te perpjeten qe te con tek Manastiri i Shen Johan Prodhromit. Kur mberrita tek kisha e lashte e Shen e Premtes, atje tek eshte nje cesme dhe nje llekan (tip govate prej betoni), ku mund te pijne uje kafshet, vura re nje mrekulli. Aty pashe nje dukuri teper interesante, te cilen nuk mund ta spjegoja. Nje lope, me ngjyren e lekures bezhe, pa brire ne koke, me gjinjte qe I vareshin deri afer tokes, po pinte uje, ne llekan. Nje meshqerre, me te njejten ngjyre te lekures, merrte uje, me gjuhe dhe lagte, per ta freskuar, pjesen e perparme te kokes te lopes. Shtanga. Prane ishte lopari, nje burre i gjate, rreth 2 m, me nje stap (shkop ) ne dore, me torben me ushqimin e dites ne krah dhe me qenin qe shoqeronte tufen e lopeve, ne pyllin ku jane dukur dhe egersira. O Berti, i bertita loparit: Hajde veshtro cfare mrekullie, meshqera i hedh uje lopes ne fytyre per ta freskuar! Lere-lere, tha Berti, me nje te folur sip e Korce, te llastuar. Ato jane nene e bije dhe pa pire uje e ema, nuk e fut koken ne llekan e bija. Veshtroni sa force ka kodi gjenetik i kafsheve dhe si zbatohet ai vullnetarisht, ne menyre te persosur. Po ne, qe “na humbte vula”, perse nuk bejme qe ligjet e shtetit, te njihen e te zbatohen nga te gjithe, vullnetarisht? Sa trishtim ndjej, kur ve re te moshuar, me qen perdore, teksa femijet e tyre kane marre arratine, per nje jete me te mire. Po kthehet ne epidemi, praktika e mosinteresimit te me te rinjve ( te rejave), per prinderit e tyre. Nuk besoj te jete vetem ceshtje edukate! Le te me kundershtoje, kush te doje, nuk hipi dot ne nje autobus urban se nuk ta leshon njeri vendin, edhe kur eshte shume me i ri ( e re). Sejcili le ta beje vete krahasimin e veprimit te meshqeres te Bertit lopar, me sjelljen e paedukate te nje te riu qe hiqet si i shjkolluar e ben sikur lexon gazeten, kur prane tij , ne autobus qendron ne kembe e mezi e mbajne kellqet, nje i moshuar, madje dhe nje invalid! Sa turp! As sa kafshet nuk bejme per njeri-tjetrin; ku vemi keshtu?
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj; ne Mynih, me 17.06.2019