Jo vetem raki, por dhe qumesht , me opinge.

Mund te duket si e pabesueshme , por ka ngjare , me te vertete. Familja e nje cobani nga Kalivaci i Tepelenes, ishte nga me te varferat ne fshat. Ajo, nga arat qe dispononte , nuk siguronte me teper se 4 muaj buke. Ne muajin prill te cdo viti, femijet e pakte te kesaj familje si shume femije te familjeve te ketij rangu, ushqeheshin me trakalice fiku e me bajame te njoma , te cilat sapo kishin lidhur kokrra. Mezi prisnin te behej hokerri ( tepa) e me pas elbi, jo per tagji , por , per ushqimin e njerezve. Dimri, ne ata vite ( vitet e zise per buke) kalohej , duke u ushqyer kryesisht me lakra te egra.
Ne vitet ’50 te shekullit te shkuar , familja e cobanit ne fjale, kishte lidhur qinosi dhensh , me familjen e fisnikut Karafil Mahmut Bilaj, i cili ishte vendosur ne vendin e quajtur Gjembi i Bilos, prane arave pjellore te tij , ne Margellic. Xha Karafili , me nje stature interesante, kur fliste, shume fjale i kishte te huazuara nga Turqishtja. Ai kishte ngritur 2 kasolle ( njera perdorej si kuzhine e tjetra per te pritur miq) . Gruaja e tij , Bedrija, ishte nje zonje grua, shume punetore dhe e pritshme. Po ti shkoje ne shtepi , ajo te behej “kurban” dhe , shpejt e shpejt, vinte tiganin ne zjarr e piqte petulla, te cilat i servirte, te shoqeruara me pekmes, nga rrushi razaki i pjergullave, mbi vidhat e ledhit te llomerave.
Per fat te keq, cifti nuk solli ne jete femije dhe jetonin te vetmuar. Rreth 100m. me ne Lindje, banonte vellai i ndare i tij, trimi Refat Mahmut Bilaj.Te dyja familjet qe rridhnin nga i njejti gen, ishin shume bujare dhe mikpritese. Nje here, ne shtepine e xha Karafilit erdhen disa miq e Ai organizoi gosti ( dreke). Ftoi te tijet dhe cobanin qinosar, te cilin e respektonte mjaft , per ndershmerine dhe drejtesine e tij. Cobani i la dhente ne Fierin e Metes, me djalin 10 vjecar, i cili ishte i pangrene, prej disa ditesh. Cobani i moshuar , hengri e piu ne gosti, e mbushi stomakun por nuk i vajti mendja tek i biri i pangrene. Nene Bedrija, e cila organizoi gostine dhe ne familje kishte ushqime ( gatime) me shumice, nuk kishte lindur femije dhe nuk ia kishte idene , kujdesit per femijet e uritur te familjes tjeter.
Kur cobani shkoi tek tufa e deleve, nuk e pa te birin dhe e kerkoi , aty prane, neper shkurre. E gjeti thuajse pa ndjenja , mbi nje kacube xine. Djali duhej ushqyer me dicka, Shtepia e cobanit , ne Ahmetaj , ishte disi larg e vajtja atje harxhonte kohe , e cila ishte e shtrenjte ne ato caste.
I punoi mendja cobanit, kapi nje dele me qumesht, e moli ne opingen e tij dhe ia dha ta pinte djalit te alivanosur qumeshtin jetedhenes. Djali , mbasi piu qumeshtin , me opinge, erdhi ne vete dhe te dy, babe e bir, e vume tufen e dhenve , perpara dhe e cuan ne kasollen prane shtepise. Ky ishte nje mesim i mire per cobanin plak , te cilit , pervoja e jetes i erdhi ne ndihme vetem per te gjetur ” enen” me te cilen moli delen.