Mbasi pashe kronikat dhe lexova me vemendje shkrimet prononcuese te disa mentareve nga Kalivaci i Tepelenes, lidhur me ngjarjen makabre te koheve te fundit, ne Sarande, ” ne kurriz” te njeriut te mire Haxhi Xhemal Nelaj. Haxhiu , edhe ne kete rast te dhimbshem qendroi , sic eshte e sic ka qene tere jeten e tij: I mencur, i qete, i duruar e i panxituar. Pa u hyre ne pjese dashamireve, vendosa te shkruaj disa mendimevetjake, jo per tu prere udhen shkrimeve por per ti mirepritur ata.
Haxhiut i eshte bere nje e keqe e madhe. Kete ” ligesi” e kane bere te liqte, ata qe dine te bejne gjera te tilla. Haxhiut nuk i erdhi e keqja nga ” x” apo nga “y”, ciletdo qofshin ata. Te keqen , Atij njeriu ia ka bere ky shtet i anatemuar ne cdo hap. Ata qe ekzekutuan urdhrin makaber s’jane vec puthadoret e ketij regjimi cnjerezor te korruptuar ne cdo qelize, i cili , guxon te beje be e rrufe se mbron interesat e te gjitheve.
Te bukur mbrojtje i beri Haxhiut, kete e pame me sy dhe e degjuam me veshe. Kujt ti besojme , atyre qe pame apo atyre qe thone?
Nuk jam aspak kurreshtar te mesoj emrin dhe origjinen e ekzekutorit; as te atij qe urdheroi ekzekutimin; e kam te qarte se ” derrat nje turi kane”; por inatin e kam te madh e ai nuk me le te qete. Dikush shkruan se njeri syresh ( nga ekzekutoret) na qenka nip ne fshatin tim te vecante. Me shpirt e me zemer them: Pune e madhe . Ai qe projekton nje banese , i parashikon , ne projekt te ghjithe mjediset. Kalivaci eshte i vecante per nga bukuria dhe per njerezit e tij , por , te mos harrojme se , si vend i bekuar , ai eshte dyndur dhe eshte populluar me lloj-lloj, malukatesh dhe midis druve te drejta qe perbejne barren , ka dhe te shtrembeta qe e prishin ate.
Mengroh e me gezon fakti qe Haxhiu,nuk ra ne kurthin qe i ngriten por ngau udhen e mencurise kalivacase. Kur i telefonova , me qellim qe ti shprehja perkrahje, po te doni me besoni: mu zu fjala ne fyt e nuk dija cfare ti thoshja. Aq e rende ishte situata. Tani , mbasi kane kaluar disa dite e ndihem disi me i lehtesuar , dhe mbasi lexova shkrimet tuaja, me duhet ti kujtoj Haxhiut dy fjale qe me tha babai i tij, Xha Xhemali, njeri nga njerezit me te mencur ne Kalivacin e atyre viteve , ne vitet ’70 te njeshejulli me pare. I lutem lexuesit te beje durim e te mos merzitet prej ketij rrefimi disi te gjate.
Ne ata vite, per shkaqe vetjake, disa kohe nuk shkela ne Kalivac , edhe pse malli me digjte si zjarr, sic me pervelon , sot e kesaj dite. Dola ne Sheshe, tek shkolla e fshatit dhe , nuk ndoqa udhen nga kalonin te gjhithe, per te zbritur, anash kaminave te xha Hamit Caushit, por mora udhen e verber qe te con tek germadhat e Ramo Nebiut. Aty ku fshati ( Pusi) duket si ne pellembe te dores, u ula mbi nje xine e vrojtova ate bukuri te rralle. Mu faneps perpara syve te mendjes, femijeria ime, dhe vuajtjet e panumerta. Lotet nuk i mbaja dot ; ato rridhnin si curke. Me duhej te zbrisja , ne shtepine time. Ishja i veshur oficer e me vinte turp te me veshtronin te moshuarit e mehalles qe kuvendonin tek Buza. Hapa shtegun prane shtepise te Hysni Metes dhe nepermjet bahces tone, dola ne avilli. Mbasi takova Nenen, Hysnijen e Musa Mehmetit; sa te vinte Babai , me dhente e tij , fluturova tek xha Xhemali , te cilit i thoshim Ceco, ashtu sic e flisnin femijet e tij. Cecon e gjeta ne hije te fikut ku luante rendom me letra. U gezua plaku i mencur , kur me pa, me perqafoi, me puthi ne te dy syte ( Ai te puthte tek syte, kur te donte) dhe me tha: ” Rrofsh or bir qe erdhe; na ke hapur syte , me ate qe bere”!
Edhe une sot , i them Haxhiut ; ” Je i biri i atij cike Babe; me kete qendrim dinjitoz, na ke hapur syne”!