Ka ngjarë në vitin 1965. Drejtues artistikë kanë qenë arsimtarët e shkollës së fshatit!
Në grupin polifonik kanë bërë pjesë:
Fuat Mete Sulaj, marrës;
Nelo Resmi Nelaj, kthyes;
Sadik Muharrem Nelaj, hedhës;
Hydajet Muharrem Deraj;
Sami Musa Nelaj;
Qamil Ali Mahmutaj;
Arshi Novruz Zenelaj; mbanin iso.
Këndohej kënga:
"... Ta dëgjojë gjithë bota;
Cili është shoku Enver;
Si Ballkani, dhe Europa;
Trimi i madh, këtu ka lerë..."
Grupi polifonik i Kalivaçit zuri vendin e parë në konkurrimin mes grupeve në trevën e Krahësit dhe vendin e dytë në rrethin e Tepelenës.
Komente
Nga faqja e mëparshme · vetëm për lexim
Ky shkrim nuk ka komente nga faqja e mëparshme.
Komentet e reja do të hapen më vonë.