( Monografi familjare)
Nuk jane te pakte ata burra apo gra, qe kane dhene kontribute me vlere ne historine e fshatit e ne jeten e bashkefshatareve tane. Kalivaci i Tepelenes, eshte vertetuar shkencerisht se eshte njeri nga fshatrat me te lashte te treves dhe eshte i pasur ne histori e ne heroizma. Interpretimet shkencore te zbulimeve arkeologjike te koheve te fundit, ku kane dhene kontribute me vlere, kalivacas, si Prof. doktor Vezir Fejzo Muharremaj; Xhelil Aliu; Shyqyri Hysi dhe te tjere kompetnte, jo kalivacas, nuk lene shteg, per medyshje.
Kalivaci i Tepelenes ( behet fjale per situaten gjeopolitike te viteve ’50 te shekullit qe shkoi), ishte i vendosur mbi tete kodra e faqe kodrash , te ngritura mbi shtrate guri e shtufi. Vetem njera nga mehallet e Pusit ( fshatit te madh, Hysodosajt, eshte e vendosur mbi nje terren te forte shtufi). Nuk eshte perzgjedhur mekot ky “kompozim”. Njerez me mend ne koke e kane bere kete perzgjedhje, ne menyre qe te mos zinin token are e cila, edhe keshtu ka qene e eshte e paket si sipefaqe, edhe pse pjellore. Besoj se nuk eshte e tepert po te kujtojme emrat e mehalleve te dikurshme, te cilat, kane evoluar e jane shtuar, me shtimin natyral te banoreve vendas dhe te te ardhurve. Mehalla me e larte gjykuar nga lartesia mbi nivelin e detit, eshte ajo e Hasanbegajve. Po te rrekesha te flisja me fjalet e nje te moshuari, kjo mehalle eshte jo vetem njera nga me te lashtat, por dhe me e fismja, ne fshat . Mehalle te tjera jane: Bozanajt; Mecajt; Leshnja; Ahmetajt; Beqirajt; Hasanimerajt dhe Hysodosajt. Specova; Ruci ( Brinja e Beut); Saloniqi; Margellici; Cesma e Thate etj, jane ngulime relativisht te reja, te shkeputura mga mehallet “ Nene ”, per shkaqe pronesie ose per ndonje shkak tjeter te natyres sociale.
Etapat neper te cilat kane “ notuar” kalivacasit kane pasuar njera-tjetren; koha dhe njerezit kane evoluar, por fshati, pavaresisht nga ndryshimet qe kane ngjare, ka mbetur ne nguliet e fillimit te jetes te tij. Njeherazi, neper fshatin tone kane kaluar apo jane ngulur pushtues te ndryshem:¨Romake; sllave; greke; turq dhe ka patur ndikime te fuqishme te te huajve te koheve modern por banoret e Kalivacit te Tepelenes kane qene e ksane mbetur te bashkuar me njeri-tjetrin dhe asnje politike percarese nuk ka gjetur terren per ta bere “corape” fshatin tone. Po cilet kane qene faktoret baze qe e kane bere te mundur mospercarjen dhe harmonine mes njerezve. Do te mundohem te paraqes opinionin tim, i cili, gjithsesi mbetet vetjak.
E para, cdo mehalle, si rregull, perbehej nga i njejti fis, i cili eshte brenda lidhjes te gjakut. Ka patur e ka dhe mehalle, te cilat kane ne perberje, njerez nga dy e me teper fise. Njeri nga fiset , mund te jete dominues, per nga numeri dhe pesha. Ne Mecaj psh, dy fise rivalizojne me njeri – tjetrin: Xhaferajt, te cilet jane ne shumice dhe Dulajt, te cilet jane me te hershem. Ne Ahmetaj, ne menyre absolute, dominojne Nelajt. Edhe disa familje te cilat, “rruges”, per shkaqe te ndryshem kane tentuar te ndryshojne mbiemer, e jane degezuar si Jacaj e Minojacaj; Behaj apo Bejomalaj etj, te njejtin gen me Nelajt trashegojne. Ne Hasanbegaj, Takajt jane dominues, por dhe fiset e tjere nuk jane te pa rendesishem. Malajt apo Hysajt, ne Bozanaj, ashtu si Varfajt; Dostajt e ndonje familje e ardhur sic jane Celajt, perhere kane qene komunitet i kompaktesuar. Keshtu mund te themi dhe per Ramajt; Alidrvishajt; Sulajt; Pashajt etj, ne Hysodosaj, etj. Duke qene te te njejtit fis e gen, njerezit, e kane kerkuar dhe e kane gjetur perkrahjen tek te tyret , ne radhe te pare. Kemi dhe shembuj te tjere interesante. Danajt, pavaresisht se e kane transformuar mbiemrin, ashtu si Dulajt; Muharremajt; Canajt etj ne mehallet Beqiraj e Hasanimeraj i kane dhene tonin jetes ne sinoret e tyre per shkak te numerit te njerezve, por kane ekzistuar dhe fise me pak familje e njerez si Haxhiajt, te cilet kane ndikuar, fuqishem, ne jeten e fshatit , per shkak te pasurise. Njera nga mehallet me interesante eshte ajo e Leshnjes. Ne ate bregore, me ullinj e me peme te tjera frutore jane grumbulluar fise te ndryshem; disa te ardhur. Tiparet e tyre njerezore, i kane afruar e i kane bashkuar njerezit, te cilet jetojne, prej shekujsh (Leshnja eshte mehalla me e lashte e fshatit), ne harmoni me njeri – tjetrin.
E dyta, Si rregull, cdo mehalle drejtohej nga nje njeri ( zakonisht i seksit mashkull ), i cili, per nga tiparet burrerore, dilte mbi te tjeret. Ne Mecaj, i degjohej fjala mentarit Zagoll Saliko Xhaferaj, i cili, jo vetem qe ishte nga burrat me te zgjuar e me me autoritet, i njohur per mencuri e si trim, por dhe dispononte pasuri, te vene me mund e me djersen e tij e te vellezerve te shumte. Shtepite qe ngriti Zagolli ishin e jane nje ngrehine e vecante ne fshat e gjetke, jo vetem per nga numeri i konakeve qe strehoheshin pjesetaret e familjes por dhe per nga arkitektura karakteristike. Meqene se jemi ketu, mendoj se duhet theksuar se Kryetaret e fiseve, te cilet mund te njesohen me kryepleqte e mehalleve, per shkak te autoritetit qe kishin ne fis e me gjere, detyrimisht duhet te kishin dhe konaket me te dukshem e me te kompletuar. Shkak per kete sherbente dhe fakti se tek ata, ne shtepi, shkonin mjaft bashkefshatare, per t’u konsultuar e per te qare hallet. Sipas tradites, atij qe vinte, qofte dhe per hallet e tij, i zoti i shtepise, i rezervonte qoshen e djathte dhe e priste me te gjitha nderet qe i takojne nje miku. Ai, pavaresisht nga gjendja sociale dhe pozicioni qe zinte ne hierarkine fisnore, trajtohej si mik i shtepise. Keta ndere, u beheshin dhe pjesemarresve ne “oden” e burrave ( grave ) ose kur thirreshin per te gjykuar nje ceshtje te vecante ( nje grindje, nje vjedhje etj ). Ne te tille raste merrnin pjese ne gjykim perfaqesues te familjeve te mehalles ( zakonisht nga cdo hane, merrte pjese nje njeri ).
Po te kmi parasysh, konaket e Muharrem e Beshir Haxhiut, ne Hasanimeraj; te Dule Alushit dhe Dulajve te tjere; te Danajve; te Muharremajve; te Canajve; te Agajve; te Bilajve; etj. me mure te larte, me dritare ne forme frengjie e me mur te ngritur me gure te gdhendur e te lidhur me llac gelqere, madheshtine kishin per domethenie. Keshtu mund te thuhet dhe per kompleksin e shtepive te Malajve e te Dostajve, ne Bozanaj; te Rrapo e Veiz Danos, ne Hasanbegaj dhe te Ali Xhelilit e te vellait te tij; te vellezerve Hysenaj e Llakaj ne Leshnje; te Muharrem Qerimit e Hamza Sheshos, ne Ruc; te Sulajve, Ramajve, te Pashajve, te Alidervishajve ne Hysodosaj; te Sherif Rrapos; te Fejzo Breshanit; te Pasho Mehmetit; te Xhemal e Salih Haxhiut; te Muharrem Kamberit; te Sadik Dajlanit; te Abedin Kahremanit e te Laze Xhezos dhe te Hysni Metes, ne Ahmetaj. Te ketij tipi ishin dhe konaket e Ahmet Selfos dhe vellait te tij – Novruzit etj. etj.
Ne kohe te ndryshme, funksionet e drejtuesit te fisit apo te mehalles, kane kaluar dore me dore. Nje gje nuk mund te injorohet: I fismi ka mbetur I fisem dhe ndikimi I tij n komunitet, prej kohes qe kalon , nuk eshte tretur. Keshtu, fisnikerine e Zagoll Salikos e veme re tek miqesite qe lidhie tk miqte qe beri ai burre. Per fat te keq, nga martesa e tij me te miren Meto, nuk erdhen ne jete djem por plot 6 vajza. Ama Zagolli i mencur diti te lidhet me krushqi , me familje e me njerez te zgjuar e te degjuar, ne Kalivac e ne fshatra te tjere. Muharrem Kamberi, ne Ahmetaj, me te cilin u martua bija e tij – Tajanja, ishte nga ata burra qe nuk te bente per burre. Ai ishte hazerxhevap e nuk e linte fjalen te binte ne shesh. Kush e ka njohur ate burre, nuk mund te thote te tjera fjale. Vajzen tjeter e martoi ne Hysodosaj, me Ago Mersinin, i cili ishte me mbiemrin Hoxhaj, qe eshte i vetmi ne Kalivac. Konaket e Haxhiajve, te cilet u ngriten nga vellezerit : Muharrem e Beshir Haxhiu, nuk kishin te benin vetem me kamjen, por dhe me mendjen e tyre. Ata u lidhen me miqesi me familje te ndjera, ne Kalivac, si me Veiz e Rrapo Dano Takaj, te cilet vecoheshin ne Hasanbegaj, si njerez te fisme ( ata ishin djem te Qemos, motres te vellezerve Haxhiaj), por dhe ishin me autoritet te padiskutueshem. Mund te them se Takajt ; Mahmutajt; Celajt etj. krahas fiseve te tjere me emer te mire, ne kete mehalle “ Kristal ”, ne cdo kohe kane qene te preferuar, per tu lidhur ne miqesi e te lakmuar per te bere krushqi. E njejta gje mund te thuhet dhe per te ngulurit ne Specove ku me i permenduri ishte Nebi Cizua i caushajve etj.
Se treti; te paret e fiseve, rrjedhimisht dhe te mehalles, kur mencurise te tyre i vishej dhe pasuria, beheshin me autoritare e u degjohej me teper fjala. Por, pasha e fjales se tyre lidhj pazgjidhmerisht me peshen e lidhjeve dhe te marredhenieve ekzistuese. Disa lidhje, i ceka me siper, por, per te argumentuar idene se Kalivacin e kane mbajtur tok lidhjet mes njerezve e familjeve te tyre, do te mundohem te sjell perpara jush vetem njeren syresh, e cila zgjatet e zgjatet, pambarim, duke pleksur shume ke, sic plekset nje gardh me lloj-lloj shkarpash. Thame se Vellezerit: Muharrem e Beshir Haxhiu, kishin lidhje te forta e te qendrueshme te cilat, krahas pasurise u jepnin dhe autoritetin e peshen e fjales. Po perpiqem ta coj me tej idene: Motra e tyre, Qemua, kishte bere dy djem ne Hasanbegaj: Veizin dhe Rrapon. Rrapua kishte per grua te miren Lule, e cila ishte bije e Azbi Bakos dhe e Hasimese. Njera nga Hasimete ishte bije e Bejekos dhe e Mino Jaces, nga Nelajt. Shaza e Sulo Barjanit ishte moter e Halimit, ashtu si dhe Melaizja e Mete Medinit. Vellai i madh i Metes – Tefiku, ishte i martuar me Benen – moter e Rexhep Abedinit, nga Danajt. Moter e Rexhepit ishte dhe Xhipja e Hamit Caushit. Por “ekuacioni “, ketu merr tjeter rrjedhe: Rexhepi ishte dhenderr i mentarit Xhemal Haxhi Nelaj, nga Ahmetajt. Xhemali, nga ana e tij ishte dhenderr i Xheladin Dajlanit, nga Hysodosajt dhe i kishte dhene vajzen – Mbeten, Musa Brahushit te Bilajve, ne Hasanimeraj, per te birin – Sulejmanin e pashoq. Musa Brahushi dhe bashkeshortja e tij- Hysnija, kishin martuar vajzen – Hateme, me Qemal Sherifin, ne Ahmetaj, I cili mbante mbiemrin e dajos se tij- Bektash Sakos te Ormenajve. Sherifi dhe vellai I tij – Demiri, kishin xhixhi, te rrallen Dylbe, gruan e Bektash Sakos dhe moter e Hysen Mahmut Alidervishaj. Hyseni i Alidervishajve kishte per grua Sadon, motren e Musa Mehmetit, nga Nelajt dhe vellezerve te tij, etj. etj. Po te doni e vazhdojme rrefimin, pork am sigurine se zinxhiri i lidhjeve nuk mbetet ketu.
Kalivaci ka patur e ka njerez te zgjuar e largpames, te cilet, ne caste te veshtire kane ditur te dalin mbi ndasite e kohes. Aq i zgjuar e me mend ne koke ishte plaku Xhemal Haxhi Nelaj, sa u lidh me krushqi me njerin nga te fismit e mehalles Hasanbegaj, me Manxhar Fetahun, nga familja e te cilit mori nuse per djalen e madh te tij – Kasemin – Xhevon, te bijen e Ago Manxharit. Ne cift me te bijen e Ago Manxharit, Kasemi solli ne jete, nje vater me femije, te cilet, kane “ pushtuar ” kontinentin e jetojne me djersen e ballit.
Eshte e sigurt se nga krushqite dhe nga miqesite e shumta, fshati yne ka njohur vetem perfitime. Ato kane ndikuar pozitivisht per te krijuar kohezionin e nevojshem e aq te domosdoshem per te jetuar ne harmoni e ne paqe me njeri-tjetrin. Ja si e ka shprehur dikur, ne kenge, ndjesine e tij pozitive, pas nje krushqie te re, plaku i mocem i Bilajve – Musa Brahushi. Kur martoi djalin e madh – Sulejmanin, me Mbten, te bijen e Xhemal Haxhiut, nga Ahmetajt; Xha Musa Brahushi, i biri i Brahush Sulejmanit, ia mori kenges:
“… U shyqyr ne Perendine;
Bera mik; Xhemal Haxhine;
Edhe Sherif Efendine;
Tok me Rexhep Abedine… ”.
Po te kapim ndonje fije tjeter, e ta ndjekim ate, do te veme re se i gjithe fshati eshte i mbeshtjelle me” sharkun” e krushqive e te miqesive. Keto lidhje e kane mbajtur fshatin tone unik e familjet te lidhura me njera –tjetren. Kur nuk mjaftonin lidhjet e krushqise, apo ato te miqesise tradicionale, bashkefshataret, me iniciative e me vullnet te lire, sajonin te tjera lidhje, sic ishte vellameria; kumteria; qinosia; te berit synet etj. Edhe te qenit hyzmeqar, krijonin afrimitet e mbeshtetje te forta. Synimet, ne teresi ishin perkrahja dhe mbeshtetja; por jo “ ombrella ” te askujt. Instituti i vellamerise me hajmali ia vlen te studiohet me kujdes mbasi eshte nje lidhje miqesie qe buron nga vullneti i lire i dy e me teper njerezve. Rastet e kesaj dukurie, ne Kalivac, nuk kane qene te pakte. Mund te sjell ne kujtesen tuaj, vetem disa syresh:
Burri me peshe Malo Barjami, nga Bozanajt, i biri i Barjam Malos te pare, u be vellam me Hajmali, me Xhemal Haxhiun dhe me Ahmet Selfon, nga Ahmetajt. Vini re: Te mencurit e kerkojne dhe e gjejne njeri-tjetrin. Xhevit Malkua, ishte taksur vellam me hajmali, me Muharrem Haxhine; me ate qe e kishte pajtuar hyzmeqar. etj. Natyre te perafert ka patur dhe kumteria, e cila eshte nje tjeter lidhje e deshiruar dhe e shprehur me vullnet te lire te paleve.
Nje lidhje e vecante, e cila, per mendimin tim eshte e pashoqe, ka te beje me shuarjen e sherreve, qe kur lindin, duke vne ne pune mendjen dhe ndikimin e njerezve te mencur. Nje rast unikal, na sjell veprimi i burrit te mencur Ali Xhelili, i cili per te mos i hedhur zjarrit benzene, ne rastin kur dy cobane te familjeve te ndersjellta u grinden per shkaqe banale, me zgjuarsi, lidhi krushqi me Hysni Meten, duke i dhene Jasharit, per grua Ajkon; vajzen e vellait. Kesisoj, Ai mentar i rralle nuk i beri sherbim hasmerise mes dy familjeve.
Padyshim, ndikimi i peshes te fjales te mentarit nga Ahmetajt, burrit te zgjuar Ahmet Selfo Zenelaj dhe i Xhixhos shpirt njeriu, e cila ishte moter e te mencurit Ali Xhelili, kane patur ndikimin e padiskutueshem ne te mire te kesaj zgjidhje. Ky nuk eshte nje rast i shkputur e i vetem. Kur u nda nga jeta, ne hasmeri, burri i fuqishem e i pashem i Muharremajve, njeri nga lulet e fshatit tone – Aliko Qazimi, per te rekuar ne familje, sipas zakonit, vajti dhe Jemineja e Malko Binos, e cila ishte bije ne Hysodosaj, ne fisin nga rridhte Jace Sadik Hazizaj e Azis Telha Azizaj. Ajo grua burrereshe, e qau, me ligje dhenderrin e fisit te burrit. Edhe nje rast tjeter, i cili ia vlen te theksohet: Kur u nda nga jeta e paharruara Haire, bashkeshorte e Breshan Fejzos dhe nene e pese femijeve, kur i shoqi mbeti ne hall te madh, ishin vellezerit e te ndjeres, qe ngulen kembe prane Halil Lazes ( dajo i Samos ), per ti bere per grua, mbesen e kthyer nga Lufta Partizane ke, burrit te ve Breshan Fejzo Nelaj. Shembuj te tille, me vlere e te rralle, kane patur rrjedhoja pozitive ne forcimin e lidhjeve mes kalivacasve.
Njerezit e mencur, edhe pse te pashkolluar, Kalivacit nuk i kane munguar kurre. Ne situata te caktuara e delicate, veprimi i tyre i mencur ka dale ne plan te pare dhe atehere zgjidhja e mencur nuk ka munguar. Paralelizma nuk mund te behen se ato, jo rralle nuk shkojne, por situata te ngjashme perseriten e kerkojne me shume vemendje. Aktualisht, mjaft kalivacas, ne kerkim te nje jete me te mire, kane qene te detyruar te emigrojne. Ata, ku nuk i gjen, sot. Edhe ne Australine e larget, ne kontinentin Amerikan apo ne Veri te globit, gjen banore te ketij fshati, jo sic thuhej dikur: “ Si zogjte e korbit ”, por si njerez aktive e me vlere. Mjaft syresh, me punen e me sjelljen e tyre, i kane bere sherbim rritjes te reputacionit per fshatin e lindjes dhe per vendin tone, ne teresi. Nuk po rrekem te bej evidence por dua vetem te them se ata ( ato) jane pinjolle te te gjithe fiseve, ose jane te lidhur me shume fije me Kalivacin, i cili krenohet me ta.
Nje tradite me vlere te cilen na e kane lene si trashegim te mepareshmit tane, eshte Pajtimi. Ai vertet perqendrohet ne nje veprim te vetem, i cili ndryshon marredheniet e cenuara mes bashkefshatareve, por, pa droje mund te barazohet me nje institucion bamiresie. Per shkaqe nga me banalet, ne marredheniet mes dy njerezve apo dy familjeve, mundet dhe te nje gjaku, futej mosmarreveshja dhe grindja , te cilat perfundonin me meri , apo me bojkot, e thene me gjuhe te moderuar. Meria, mund te kishte shtrirje kohore te gjate, por, ne shpirtin e sejciles pale apo individ qofte, zjente jo deshira e hakmarrjes, por ajo e faljes; e pajtimit. Dhe mezi pritnin njerezit e mire, sa te ndodhte nje fejese, nje martese, nje davet, madje dhe nje gjeme( natyrisht, e pa deshiruar ) dhe, pa ftuar, tjetri hynte brenda e kesisoj behej pajtimi midis bartesve, pa ndermjetesine e te treteve. Keshtu, meria shnderrohej ne gezim e nga kjo perfitonin jo vetem palet qe pajtoheshin por dhe ata rreth tyre.
Nuk e bera pa qellim gjithe kete hyrje te gjate. Mendoj se ka ardhur koha te thuhen dy fjale, sic ka ngjare, pa u perpjekur per te hedhur balte mbi “X”-n apo “Y”-n. Ne nje periudhe rreth 50 vjecare, ne Kalivac, per interesa jo te kalivacit e te kalivacasve, jane bere perpjekje, here me fjale e here me dhune, per ti pare ceshtjet bardhe e zi. Kesisoj, orvatjet kane synuar dhe kane rrenjosur, institucionin e padeshiruar te nxitjes artificiale te luftes se klasave. Ta themi hapet: percarja, asnjehere nuk ka qene, ne sherbim te fshatareve dhe te fshatit tone, por per te nxitur ndasite klanore apo klasore dhe urrejtjen e pamerituar mes njerezve te mire. Po perpiqem ti hyj me konkretisht problemit; apo sic thone random kalivacasit, ti bie ne koke. Shqiperia u pushtua nga fashistet italiane. Pushtimi fashist, u ndje, ne forma te ndryshme edhe ne Kalivac. Rezistenca kunder fashizmit, e cila nisi ne Durres dhe ne disa qytete te tjere, u shnderrua ne nje levizje te gjere antifashiste, ne te cilen. Qe ne diten e pare te formimit te Batalionit Partizan: “ Baba Abaz ” ne Donije, 50 vajza e djem u rrjeshtuan ne njesitet partizane e hodhen ne sup pushken partizane. Duke pare kete rrjeshtim kundra tyre, pushtuesit, menduan percarjen si formen me te vertetuar per vecimin e njerezve apo, sic mund te thuhet, per parcelizimin e tyre. Si kundervenje ndaj frontit Nacionalclirimtar, pushtuesit mobilizuan dhe bashkuan ne nje front tjeter grupimin e kundert. Ata, nuk ishin kunder bashkefshatareve te tyre, por u rrjeshtuan si nacionaliste, me teper fale lidhjeve dhe ndikimeve me njerez qe kishin “ pushtet” mbi ta. Ne fund te fundit, si partizanet dhe nacionalistet, ishin nga i njejti brum; ata ishin kalivacas. Te marrim si shembull njerin nga ata qe u cilesuan “ balliste”; sic ishte Mahmut Muharrem Pashaj, ne Hysodosaj. Ai vertet ka qene “Ballist”, por ta themi e ta shkruajme historine, sic ka qene, jo sic do njeri apo tjetri. Pas Clirimit te vendit, kur u formua kooperativa Bujqesore e fshatit tone, ne oden e tij u mblodhen themeltaret e kooperatives Bujqesore. Brigadier i pare, madje edhe kryetar, per pak kohe, ishte Dauti, djali i madh i Mahmutit; nje njeri per se mbari. Sa shume e donte dhe e respektonte Mehmet Musai, ate njeri, i cili iu be krah i djathte dhe mes tyre nuk kishte vecim, pavaresisht se njeri ishte djale i ballistit e tjetri vella deshmori. Kooperativen bujqesore te fshatit e formuan ata qe kishin vullnet, toke pjellore, bageti e kafshe pune, jo ata qe nuk kishin hi ne vater . Po nipi i Mahmut Muharremit, Anesti, qe u shpall “ deshmor i Atdheut ” nuk ishte nga ajo dere? E ashtu quajtura Lufte e klasave, i percau kalivacasit te cilet ishin shume te lidhur me njeri-tjetrin. Ferriku, i biri i ballistit Azis Selfo, sherbeu nje jete te tere, si economist i kooperatives bujqesore dhe nuk e “ ngjeu ” doren, ne asnje rast. Veipi i Dules dhe vellai i tij, Hajriu, punuan me ndershmeri e perkushtim ne kooperativen bujqesore te fshatit, ne sektore te rendesishem etj. etj. Nuk po them per ato familje e per ata kryefamiljare te zgjuar, te cilet, kane patur nje djale me clirimtaret e nje tjeter me nacionalistet. Ndonjeri qe e koncepton kete ceshtje si : “ Ha ne te dy krahet ” nuk e ka mire.
E kam te qarte qe me kete shkrim do te bej mjaft kundershtare. Sidomos nga ata qe kane notuar ne eufori e ne kenaqesine qe te jep biografia “ e mire ”, te cilet, pamdyshim kane gezuar dhe privilegje te pamerituara, por Historine edhe pse shkruajne fitimtaret, sipas konceptit materialist dialektik e bejne fitimtaret, mendoj ta lexojme sic ka qene, perndryshe behemi pale me falsifikatoret. Nese disa figura historike me vlere, jane lene ne hije; pavaresisht nga motivet, si Kalivac nuk na nderon nje qendrim i tille, nihilist. Po te jete keshtu, pyetja shtrohet: trimat me flete, ata qe e kane ngrene barutin me grushte e nuk u levizte qerpiku perpara armikut qe kishin perballe, me ke kane luftuar? Kundershtaret e tyre kalivacas, a nuk ishin te formuar nga i njejti miell, i bluar ne Mullirin e Gurres, pavaresisht se gatimi i bukes ishte realizuar ne magje te ndryshme? Mos ti bejme qejfin vetes e te mbetemi ne vitin e larget 1945, atehere kur u shfaqen hapet diferencimet sipas kritereve te luftes se klasave. Kohet kane ndryshuar e njerezit nuk jane ata qe kane qene. Kjo nuk do te thote te lihen menjane ata qe bene e fituan luften e ne vecanti te rennet per liri, te cilet eshte e domosdoshme te nderohen e t’u perunjemi vazhdimisht. E kunderta do te ishte gabim i rende qe nuk do te na falej por te evidencojme vlerat, duke i dhene sejcilit hakun. Shembulli qe vijon, na jep te drejten te depertojme ne padrejtesine historike qe eshte bere duke lene ne hije vlera te rralla te dy njerezve, baba e bir, te cilet, na nderojne.
Njera nga familjet qe ka bere histori ne Kalivac ka qene ajo e Zoto Halilit te Ramajve, te vetmit major te Ushtrise Mbreterore qe ka patur fatin e mire te jete kalivacas. I biri i tij i vetem, Halili, ka qene mesuesi i pare i shkolles fillore te fshatit dhe nje intelektual i mirefillte, i cili, padrejtesisht, ka marre “statusin ” e “ fajtorit te pa faj ”. Nuk ndihem mire, kur lexoj qe ne Historikun e Fshatit tone, i cili duhet te perfshije te gjithe ata qe i kane bere te mira e i kane dhene emer fshatit, keta dy njerez me vlere, te cilet e kane nderuar Kalivacin, te permenden “ shkarazi ” e te mos zene vendin e merituar ne ate dokument, me fryme te theksuar monopartiake. Ca me keq , kur, vetem per faktin se Zotua ka sherbyer ne Ushtrine Mbreterore Shqiptare, me grade te larte dhe se njeri nga vellezerit e tij, ka qene xhandar, mbledhes i te dhjetave ne Vlore, te dy, babe e bir jane trajtuar si te deklasuar. A mund ti veme emer tjeter vec barbari, veprimit te ndonje injoranti, i cili ka prishur qivurin e Zoto Halilit, ne Qafen e Derrases, atje ku dikur ka qene territory i xhamise te Hysodosajve. Nuk e di, kujt i prishte pune apo ke pengonte prania e atij objekti kulti, i cili, vec vlerave historike- muzeale, kishte dhe vlera te cmuara arkitektonike ( ishte ngritur me gure te gdhendur bukur, jo vetem te qoshevepor tegjithe murit), si object i ndertuar me gure te gdhendur e te vendosur me njeshteri nga duar mjeshtri esnaf.
Nuk me vjen mire te marr pozicione mesuesi, por kam gjithe te drejten e Zotit, te them se disa objekte kulti jane te “ shenjte ” e nuk duhen prekur. Nuk e them per here te pare se qivuret, varret dhe guret e tyre; tyrbete; xhamite, kishat, mekamet, guret e kufijve te tokave etj. jo vetem se jane rrefyes te heshtur te historise por kane vlera te shumta njohese, e jane mjaft te deshiruar per t’u pare nga vizitore vendas e te huaj. Cfare do ti rrefejme nje turisti qe ka kuriozitetin te veshtroje madje dhe te preke (e te ledhatoje) nje objekt vlerashume te kesaj natyre. Ne Kalivac edhe nje muze, sido qe ishte, tashme ka mbetur vetem ne kujtesen e atyre qe e kane pare. Nuk na falet te sillemi keshtu me objektet me vlere, te cilet, na marrin perdore e na cojne larg, ne thellesine e historise te trojeve tona. Sido e sado elokuent e me bagazh te pasur teorik te jete “ciceroni ” fjala e tij kurrsesi nuk mund te zere vendin e te pamit te objektit, vizualisht. Eshte koha ti veme gishtin kokes dhe nese nuk mund te kontribuojme per ti shtuar vlerat, te pakten mos ti shkaterrojme ato. Thoni si te doni, por ruajtja e vlerave kulturore dhe historike, eshte ceshtje kulture, edukate dhe horizonti. Varferia materiale, nuk e justifikon dot varferine shpirterore. Ti leme moralizimet e te kalojme tek ceshtja:
Zoto Halili i Ramajve
Zoto Halili, njeri nga njerezit te lene ne hije ishte kalivacas dhe me figuren e me qendrimet atdhetare te e tij i beri nder fshatit. Ai u lind ne Hysodosaj te Kalivacit, ne fisin Ramaj, njeri nga me te medhenjte ne mehalle, ne vitin 1894. Babai i tij – Halili i pare, solli ne jete tre djem: Zoton; Jeminin dhe Tahirin. Zotua, jo si me i madhi i djemve, por si me premtuesi e me i zgjuari, mori udhen e karrieres ushtarake. Ai, sipas rregullave te kohes, u fut ne Akademine Ushtarake te Ushtrise Turke, ne Stamboll, ku u lidh me miqesi me te degjuarin Jaho Gjoliku, nga Kuci i Kurveleshit, i cili, gjithashtu, ne ate kohe ndiqte studimet ushtarake ne ate akademi. Zoto Halili, shquhej per zgjuarsi e shkathtesi dhe per disipline te larte e sjellje adguate ne shoqeri. Ai e perfundoi Akademine Ushtarake Turke, me tregues mjaft te mire dhe ne moshen rreth 20 vjec u titullua oficer e u kthye ne Atdhe. Ishte koha kur sapo ishte shpallur mevetesia e Shqiperise nga Turqia dhe, ne vitet e Luftes se Pare Boterore, duke shfrytezuar brishtesine e shtetit shqiptar, fqinjet agresive, veshtronin endrra me sy hapet dhe tentuan ta shqyenin Shqiperine, duke synuar te rrembnin per vete “ copen ” me te madhe. Duheshin mbrojtur kufijte e vendit, per te mbajtur te paprekur e te bashkuar, trojet ametare. Ne detyra te ndryshme ushtarake, ne perberje te formacioneve te ndryshem, Zoto Halili u formua, ne zjarrin e ketyre perpjekjeve si nje atdhetar i shquar e u vu ne krye te luftes per moscopetimin e vendit. Me fryme te larte atdhetare, Zoto Halili mori anen e atyre qe i dolen per zot vatanit te kercenuar.
Rreth 15 vjet Zotua ishte komandant i xhandarmerise te Gjirokastres, dhe arriti ne karriere te merrte graden e kapitenit. Vellai i tij, Jemini, ishte xhandar, ne Vlore, se bashku me Dule Alushin. Ai ishte ngarkuar te mblidhte te dhjetat, ne fshatrat e Qarkut te Vlores. Familja e tyre dispononte toka, mall e gje, ne Hysodosaj dhe ne fushen e Kalivacit, me menaxhimin e te cilit merrej djali i vogel i familjes, Tahiri. Zotua u formua e u pozicionua si Fannolist. Ai, ishte ngarkuar me detyren e komandantit te rojave te Kongresit te Lushnjes. Bashkefshataret tane, e kishin pare Zoto Halilin dhe e kishin njohur tek grumbullonte vullnetare per te shkuar ne mbrojtje te Kongresit te Lushnjes, te cilet i hipte ne makine e i niste per ne Lushnje, ne roja te Kongresit.
Noli u permbys e ne vend te tij, u ngjit Ahmt Zogu. Ai e shpalli veten mbret dhe beri riorganizimin e Ushtrise Shqiptare. Disa oficere, te perzgjedhur nga radhet e atyre qe mendoi se do ti sherbenin me besnikeri, i fali e i organizoi rreth vetes. Njeri syresh ishte Zoto Halili, i cili shquhej, si officer i pergatitur e me shtat azgan. Ne regjimin e Zogut te Pare, Zoto Halilit iu ngarkua detyra e veshtire e komandantit te kufirit, nga derdhja e Bunes, deri ne Pogradec. Neper ate terren malor, diku te thepisur e te mbuluar nga bora, majori nga Kalivaci i Tepelenes, Zoto Halili, mbi nje kale te bardhe, me shale, i shoqeruar nga truproja te armatosur, inspektonte gjithe kufirin. Zotua, vishte uniforme te bukur oficeri madhor. Pantallonat i kishte me shirita anash; xhaketen e kishte me supe dhe me xhufka qe i vareshin; ne bel mbante nje jatagan, te futur ne mill; kapelen e kishte me xhufka dhe spaletat i ndrinin nga shkelqimi i xhufkave. Zotua ishte kalores i mire dhe kur kaleronte mbante mamuze ne cismet qe shendrinin.
Pas ndarjes nga jeta te Zoto Halilit, bashkeshortja e tij, fisnikja Nurije Bolja, e cila ishte gjithe nur, sic kishte emrin, e ka ruajtur gjate uniformen e burrit, ne musender, ne fund te odes dhe vizitoreve miqve te shumte te familjes, kur vinin ne ate shtepi, mes te tjerash, gruaja e bukur dhe e mencur, Nurije Bolja, u deftonte, midis te tjerave edhe uniformen e bukur te burrit. Bashkekohesit rrefjne se, ne nje rast, kur ishkryeministri Mehmet Shehu, kaloi naten, ne shtepine e Zoto Halilit, kur pa ate uniforme te mbajtur mire, e perkdheli me dore e falenderoi Nurijen per kujdesin qe kishte bere.
Jeta e ushtarakut ne detyren e komandantit te kufirit, regjimi i parregullt i jeteses dhe perkushtimi i Zotos, per ta kryer detyren, sic i takonte, bene qe majori nga Kalivaci te semurej rende, nga tuberkulozi dhe nga malarja. Niveli dhe mundesite rikuperimit ne vendin tone, ne ate kohe, ishin te kufizuara. Mjeket i rekomanduan Zoto Halilit te nderronte klime dhe si vendi me i mundshem ishte fshati I tij i lindjes, Kalivaci i Tepelenes. Ne keta kushte, Zoto Halili, se bashku me Nurijen dhe me te birin, u vendos ne Kalivac , ne vitin 1935. Ai u kujdes per pershtatjen e shtepise prinderore, ne trojet e veta, ne majen e kodres te Hysodosajve, ku ajri i paster, plot me oksigjen te cante mushkrite dhe era te ngrinte lart, uji i burimit te Donijes ishte jetedhenes dhe ushqimi asimilohej me lehte prej tij. Pas dy vitesh qendrimi ne Kalivac, majori i Ushtrise Mbreterore – Zoto Halil Ramaj, u nda nga jeta. Vdekja e Zoto Halilit nuk kaloi pa lene nje mal me dhimbje, ne familjen e tij, ne fis e ne mehalle dhe ne shoqerine e miqesine e gjere qe kishte ai burre i rralle. Bashkeshortja Nurije dhe i biri, Halili, se bashku me vellezerit qe la pas, e percollen Zoton, ne banesen e perhereshme, ne Qafen e Derrases, ku vendi eshte I kulluar, prane Xhamise te mehalles Hysodosaj. Ne kujtim te tij, u ngrit nje qivur, me gure te gdhendur. Ne pllaken ballore te qivurit, mjeshtri duararte shkrojti fjalet e zemres te atyre qe e ngriten kte permendore: ”… Ne kujtim te majorit : Zoto Halili, vdekur nga nje semundje e rende”.
Me ben te mendohem gjate e mos ti jap dot pergjigjen e nevojshme nje fakti, i cili flet shume e defton shumecka. Zoto Halili arriti graden e oficerit madhor te Ushtrise Mbreterore dhe merrte page te “majme”. Fisi i tij, ne mehallen Hysodosaj – Ramajt, ishin njeri nga fiset me te ndjere ne Kalivac dhe me potencial ekonomik tekonsiderueshem. Bashkeshortja e tij, Nurija Zonje, rridhte nga nje fis i fisme e i kamur. Ajo, vete ishte nje nikoqire e rralle dhe pastertore e pashoqe. Domenet ( tokat; trojet, gjeja e gjalle; ullishta; vreshtat etj. ishin me vlere. Lidhjet miqesore dhe ato shoqerore te Zoto Halilit ishin te shumta e te shendosha. Personaliteti i Zoto Halilit dhe “pasha ” e tij e fjales ishin te ndjera. Ceshtja shtrohet: Zoto Halili, me gjithe keta faktore ne anen e tij, a nuk kishte alternative te tjera ku te lengonte nen peshen e tuberkulozit, edhe pse mjeket i rekomanduan klimen e Kalivacit, per te shporrur semundjen e gjate? Them se po; duke gjykuar nga fakti se ne kohen kur ai jetoi, shume te kamur shkonin per turizem e per qejf, ne vendin pertej detit.
Ka nje faktor baze i cili ka determinuar deshiren e Zotos, per ti dhene fund jetes ne Kalivac te Tepelenes; atje ku erdhi ne jete. E mira Nurije dhe tarafi i tij, perzgjodhen si vendvarrimi, Qafen e Derrases; prane Xhamise te lashte dhe atje ku kryqezohen udhet, ne menyre qe flladi I fresket, i cili vjen nga larg ta ledhatonte edhe te vdekur dhe njerezit, sa here kalonin andej, do te deftonin me gisht vndin ku pushon i lavdishmi Zoto Halili i Ramajve, te cilit i rrahu zmra per Kalivacin e bukur e me histori. Zotua e kishte per nder qe ishte kalivacas dhe vete Kalivacasit mburreshin e mburren me birin e denje te tyre.
Nurija e Zoto Halilit
Qe ne hyrje te ketij kapitulli, kam gjithe te drejten e Zotit, te pohoj se motra e Bilbil Bolos, nga mehalla e Ahmetajve te Kalivacit, ishte jo vetem nje grua fisnike, nga rrenja, por dhe nje Zonje e Zoteruar e per kete ndihem mire. Ajo, u pershtat mjaft mire ne kushtet e jetes ne qytet dhe ne kushte ekononike te diferencuara, krahasuar me jeten qe bente ne familjen e saj te origjines e ne teresi krahasuar me jetesen e grave te fshatit. Prinderit e saj, paskan qene parashikues te sakte kur i vune emrin e bukur Nurije. Ajo, me bukurine e saj te rralle dhe me sjelljen e mendafshte ia beri jeten te gezueshme bashkeshortit te saj dhe u be nje grua aristokrate, e cila, shperndante bujarisht rrezet e nje jete tjeter e te nje perkushtimi te vecante te femres ne Kalivacin e asaj kohe, i cili, per hir te se vertetes trashegoi prapambetje dhe ashpersi ne marredheniet burre-grua.
Mjafton te them se ajo grua, solli dhe propagandoi mes grave te fshatit, nje menyre te re jetese, si ne pamjen e jashtme; ne fushen e te gatuarit te ushqyerit; ne persosjen e marredhenieve grua – burre dhe te atyre nene – femije; ashtu dhe ne permiresimin e sjelljes te gruas ne familje e ne shoqeri. Ajo u be mbeshtetja kryesore e bashkeshortit, i cili gjente ne familje nje mjedis te ngrohte e tekendshem e te sigurt dhe nje kujdes te merituar. E dinte fisnikja Nurije, se detyra e oficerit te ushtrise te asaj kohe, ne vecanti detyra e komandantit te kufirit ishin teper delikate dhe bashkeshortit duhet ti behej shok e ti krijonte kushtet sa me te pershtatshme, per jete e per t’u relaksuar. Fakti qe jeta e tyre bashkeshortore u zhvillua larg fshatit te lindjes dhe komunitetit kalivacas, mentalitetin dhe psikologjine e te cilit Ajo e njihte mire, i lidhi me ngushte te dy bashkeshortet te cilet plotsonin ne menyre te perkryer njeri-tjetrin.
Ata qe e kane percjelle jetesen e ciftit , ne shtepine e tyre ne maje te bregut te Hysodosajve, mesiguri kane vene re ndryshimin e saj me ate qe percillnin vete. Shtepia e saj, ndrinte, jashte e brenda, nga pastertia e duarve dhe mendjes te Nurijes. Ne ditet e nxehta, Nurija grumbullonte tek sofatet ne hyrje te avllise, grate e mehalles, (ato qe ishin me prane shtepise te saj dhe qe kishte deshire) te cilave u fliste dhe u bente “ leksione ”, per menyren e jeteses e per sjlljen e tyre ne komunitet. Roli perparimtar i asaj gruaje eshte nje gur thmeli e nje “ shkolle ” e madhe me efekte te sdhumta. Grate qe degjonin “leksionet “ e saj ishin: Zylfija e Selman Xheferit; Melaizja e Mete Medinit; Bena e Tefik Medinit; Shaza e Gani Muharremit; Nurishaja e Kalo Qazos; Havua e Azis Telhait; Dekua e jace Sadikut; Hankua e Sadik Dajlanit; Zonja e Ahmet Fejzos etj.
Qete – qete, me logjike te shendoshe e me nje dashamiresi te natyrshme, Nurija, me durim e me fjale te embel, u rrefente grave te mehalles ( nje pjese te saj ), si nje mesuese e duruar, gjendjn e tyre dhe mundesite rale per nje jete me te mire e me te perparuar, ne kushtet e fshatit. Grate, sikur te ishin nxenese te etura per te mesuar, i benin syte dhe veshet kater, per te perthithur cdo gje qe dilte nga goja e Nurijes. Qellimi i saj ishte te ndihmonte grate e Kalivacit te perqafonin frymen e permiresimit te pozicionit te tyre, ne kushtet kur , ne jeten e bashkefshatereve tane sundonte nje mentalitet anadolak, sidomos ne marredheniet burre- grua. Me nje fjale, e gjithe perpjekja e Nurie Boles ishte te perhapte te rene ne fshat.
Pas ndarjes nga jeta te bashkeshortit te saj, Nurije Bolja, e hodhi veshtrimin tek i biri; tek djali i vetem qe i la Zotua; tek Halili, me qellimin e vetem qe Ai te rritej ne kushte sa me te pershtatshme dhe te edukohej me frymen e te atit e te behej dikushi ne jete. Kushtet materiale dhe aftesite e saj, si nene dhe vlerat si grua e qyteteruar, ishin te gjitha ne te mire te edukimit te Halilit, me ndjenja atdhetare e me dashuri per njerezit e cila gjeti shprehje ne kompletimin e te birit me tipare atdhetare e me fryme te shendoshe komunitare.
Nurija administroi me nikoqirllek, pasurine qe i la Zotua, dhe pensionin qe i akordoi shteti i asaj kohe, per sherbimet qe i kishte bere vendit i shoqi. Ajo shtoi nje ode; bleu toka, ne Jorga; ne Mocale; ne Ferra; ne Qurke e gjetke. Gjate vitit 1944, me ushtaret italiane te mbetur atyre henave, pas kapitullimit te Italise Fashiste, Nurija beri njee vreshte, mbi Cesmen e Halilet dhe shtoi nje ode. Ajo u kujdes , si asnje grua tjeter, per ta mbajtur shtepine dhe mjedisin te paster dhe veshjet e Zoto Halilit i ruajti me fanatizem te madh.
Meqenese ne shtepine qe i la i shoqi, pas sistemimit te djalit te vetem, Halilit, ne Tirane; Nurija u detyrua te lere Kalivacin e dashur te saj e me kujtime te shumta dhe te shtegtoje pas te birit, ne Mtropol. Halili, tashme ishte shtuar me nje djale, te cilin e quajti shqiptarisht- Arjan. I thei zemra fisnikes, kur u kthu kurrizin shtepive, e mori udhen per ne “ kurbet ”. Ajo e kishte “ shijuar ” qysh heret largimin nga fshati I lindjes, por , atehere kishte ne roje te saj e te familjes , kryerojtarin e kufijve shqiptare. Qendroi pak tek qivuri i Zoto Halilit, beri monolog, ne mungese te Tij, dhe luti te birin qe kur te vdiste, ta sillte ne kalivac, atje ku I kishte bere koka “deng” e ta varroste me te shoqin, me t cilin kishte jetuar si ne perralle. Nje bashkefshatarit, i cili e shoqeroi ne ate rrugetim te padeshiruar, kur ai e pyeti per vendin ku duhet ta varrosnin, ajo iu pergjigj, si bije Kalivaci, me qesendi se vendi I saj I varrimit do te ishte : “ Lisi I Banit”- e bindur se nuk do ta sillnin ne Kalivac, qe te prehej prane te shoqit dhe te tretej ne dheun e te pareve.
Shtepia dhe pronat e Zoto Halilit
Objekti kryesor pasuror i major Zoto Halilit ishte, padyshim shtepia e tij, e ngritur ne maje te Bregut te Hysodosajve, e cila ngjante me nje pike vrojtimi nga ku mund te veshtrohej si ne pellembe te dores Fusha e Kalivacit, rruga kryesore qe vjen nga Fieri e shkon ne Jug te vendit dhe ana Veriore ( Caushajt, Margellici, Mali i Thanes dhe lartesite qe te cojne ne fshatin Zhulaj, nepermjet Arave te Buta. Ne shtepine e Zoto Halilit, aktualisht banon Kujtimi, pasardhesi i burrit te mire Selman Xhaferi, i cili, ne rrefimin e tij, na sjell nje pershkrim te persosur, duke na deftuar dhe evoluimin e shtepise dhe te oborrit te saj.
Shtepia e Zoto Halilit, fale kultures dhe horizontit te Zotos dhe punes kolosale mirembajtese te Nurijes Zonje, ishte, pamedyshje njera nga ngrehinat me te mira e me te pastra te fshatit. Mendoni vitet e paraclirimit dhe periudhen mbi pesedhjetevjecare te pasclirimit, te pasuar nga mirembajtja dhe shtesat qe ka bere kujtimi dhe te tijet dhe beni bilancin e evoluimit. Oda qe zoteronte konakun e Zotos, ishte ne pozicionin me shtrirje nga Juge-Lindja, ne Veri-Perendim. Ajo kishte kater dritare: dy nga te cilat veshtronin nga Fusha e fshatit Kalivac dhe nga Lumi i Vjoses dhe dy te tjera, te cilat veshtronin nga Caushajt. Oda ishte me tavan druri, te gdhendur me cmilar. Ne katin e pare ishte soba, e ngrohte dhe nje hambar i madh, ne te gjithe gjeresine, ne fund te saj. Dritaret e sobes ishin si ato te odes. Si ne sobe dhe ne ode, zjarri ndizej ne vater; tymin e terhiqte nje oxhak i madh. Oda ishte me dysheme te ndertuar me dhoge te trashe, pa kanale e te puthitura njera me tjetren me biderme. Rreth e rrotull murit te odes, ishte nje prevaz druri i zbukuruar me skalitje, tek i cili ishin mberthyer varese metalike, me koke druri ku vareshin xhaketat dhe rrobat e tjera te familjareve dhe te mysafireve. Vatra ishte e shtruar me shur, e rrahur me gure lumi dhe e lyer siper me boje te kuqe.
Dritaret e shtepise ishin tip frengjie, me hark guri te gdhendur siper, te cilat ishin te sigurta, me shufra hekuri ( si zgare) dhe mbylleshin nga brenda, me kapake dhoge te trashe. Ne fund te odes ishte nje musender e gjate, prej druri, me permasa sa gjeresia e odes. Ne musender, e cila futej ne mur, vendoseshin Siper; veshjet, shtresat dhe mbulojat, kurse ne katin e pare te saj, vendoseshin kepucet. Oda dhe sobalka ( kuzhina) ishin vazhdimisht te shtruara, me qilime ( anje) dhe me mesje e prej leshi dhe me shilte. Rreze murit, ne kurrizin e cdo njeriu, kishte jasteke me tantela anash. Ne shtepine e Zoto Halilit, per shkak te lidhjeve te shumta te familjes dhe reputacionit qe Ai gezonte, nuk rreshtnin se hyri e te dali vizitore te shumte, nga treva te ndryshme te vendit. Paqlleku dhe bujaria qe shfaqnin te zotet e shtepise ndaj te ardhurve, ishin faktore, baze, te cilet benin te mundur qendrimin admirues te mysafireve te shumte.
Arkitektura e kompozimit dhe e ndertimit te ngrehines ishte e thjeshte por, gjithsesi interesante. Muret ishin ngitur me gure te gdhendur, te lidhur me llac gelqere. Ne cdo 1 m lartesi, muri lidhej me breza druri te cilesise te larte. Catia ishte e mbuluar me pllaka guri gelqeror dhe me pllaka te zeza, te cilat ishin me te lehta se te parat. Ne oborrin e shtruar me pllaka guri gelqeror, te rrethuar nga nje mur guri, te larte rreth 3 m e te mbuluar siper nga pllaka guri, te cilat shkelnin njera mbi tjetren, vegjetonte nje hardhi ( shtrat ), me rrush te varietetit Korinth, te cilin, ne Kalivac e quajne razaki dhe ishte I kendshem sir rush tavoline. Ne oborr vegjetonte dhe nje fik bradashesh, me disa catalla dhe nje shge e embel. Porta e madhe, me dy kanata veshtronte nga Fusha e Kalivacit. Jashte saj, ne te dy krahet, ishin ngritur, me mur guri dy sofate, ku vendoseshin objekte te domosdoshme per ekonomine familjare, si bucjela me uje; thase me Zaire, dru zjarri etj, etj. Ne stinen e ngrohte, perpara portes, mblidheshin grate e mehalles te Hysodosajve, te cilave u jepte leksion aristokratja- Nurije Bolja. Porta hyrese ne oborr, ishte me dy Kanata prej dhoge te trashe e te forte. Kur kanatat e saj hapeshin, brenda avllise mund te futej kafsha e ngarkuar me demeke me kashte apo me shkarpa. Porta e madhe hapej me doreza te forta. Jashte saj, ne nje vend te pershtatshem ishte vendosur nje mjet qe ngjante me nje dore, per te trokitur. Ne nje vend te dukshem ishte vendosur nje pllake prej cingoje, ne te cilen shenohej numeri 62 qe deftonte numerin konvencional te deres.
Shtepia e Zoto Halilit, kufizohej nga shtepia e Sulo Beqirit dhe nga ajo e Manxhar Azbiut. Familjet e tjera te Ramajve, ishin kryesisht ne anen Jugore te saj. Marredhenie me te mira, familja e Zotos, kishte me Sulo Beqirin; me Sinan Hasanin; me Manxhar Azbine, me Gani Muharremin, me Selman Xhaferin, me Kalo Qazon dhe me gjithe mehallalinjte. Familja e majorit, e paket ne numer, ishte teper e qete dhe dashamirese. Ajo nuk kishte konflikt, qofte dhe te parendesishem me fqinjet.
Halili
U lind me17 gusht te vitit 1927, ne Kalivac te Tepelenes, nga dy prinder autoktone kalivacas: nga zj. Nurije dhe nga Zoto Halili i Ramajve. Ishte femija i vetem i tyre. Halil Zoto Ramaj hyri ne historine e Kalivacit te Tepelenes, si njeriu qe hapi, i pari, ne vitin 1945, kur ishte vetem 18 vjec shkollen e pare ne fshat. Ai, ne kete menyre beri realitet endrren e kahershme te atyre banoreve te etur per dije e perparim. Me vjen mire te theksoj se Halili i Nurijes dhe i Zotos, trashegoi nga prinderit traditen e bukur te Atdhetarise e te trimerise dhe tiparet e tjera, si kalivacas i mirefillte. Per femijerine dhe adoleshencen e hereshme te tij, nuk vihet re ndonje vecori tipike. Ai ishte nje femije i zgjuar, i shkathet e i shkuar me bashkemoshataret; aktiv ne lojerat femijerore dhe i menduar e me veshtrim te qarte per te ardhmen e tij dhe te fshatit. Si djale i nje oficeri madhor te Ushtrise Mbreterore, Halili i kishte kushtet per te kryer shkollen shtatevjecare, madje dhe te mesmen, ( te konvertuar me vlerat aktuale). Idete atdhetare te tij, nuk mund ta linin djalin e Ramajve jashte atij peshtjellimi qe zaptoi gjithe fshatin, per te mbrojtur trojet e te pareve, ato troje per te cilet dha cdo gje, madje dhe shendetin e me pas jeten, i Ati.
Ne moshen e adoleshences, kur kalivacasit ndodheshin ne vorbullen e Luftes Clirimtare dhe fisi i Ramajve, ishte mjaft aktiv, ne Luften per liri ( Kujtojme Sinan Hasanin; Muharrem Mehmetin; Gani Muharremin etj.), Halili jetim nga i Ati, duke perfituar nga Shansi se ne ate kohe banonte ne Kalivac, u liidh me militante komuniste e u aktivizua ne formacionet vullnetare dhe partizane te fshatit e te zones, nen drejtimin e partizaneve te sprovuar: Sulo Beqiri; Jace Sadiku; Muharrem Hasani, se bashku me Selam Halilin; Qemal Demirin etj. ku dha kontribute me vlere ne sherbim te luftes per liri. I mbrujtur me ideale atdhetarie e me vullnetin e mire per te percjelle tek bashkefshataret e tij dituri, ne moshen 18 vjecare, Halili i Zoto Halilit, ne vitin 1945, hapi, per here te pare, shkollen fillore te fshatit, ne vendin e quajtur Maja e Tendes, themlet e te ciles ishin hedhur qe ne vitin 1935. Halili beri realitet te prekshem, deshiren shekullore te kalivacasve per te nxene.
Halili nuk kishte arsim petagogjik por, me nivelin arsimor te arritur dhe me shume deshire guxoi te “shkundete “ pluhurin shekullor te padijes e tre “ mbillte “, ne vend te saj- diturine. Ne ate kohe, shkolla fillore e Kalivacit, perbehej nga nje ngrehine e vetme, me nje klase, me mure te ftohte e me nje bince poshte klases, aty ku eshte dhe sot, eshte e shtuar dhe e permiresuar, me shume klasa . Halili ishte i vetmi mesues dhe jepte msim ne te vetmen klase. Per ten a krijuar nj tablo me te qarte per ate vit mesimor, le ti referohemi kujtimeve te te moshuarit Idai Mete Sulaj, I cili ka percjelle ne ate shkolle kater vite dhe mban mend shoket e tij te klases. Ai rrefen: “ … Ne shtatorin e vitit 1945, u cel shkolla e Kalivacit, ne vendin e quajtur Maja e Tendes, me nje klase fillore. Mesues ishte Halil Zoto Ramaj. Ne klasen e pare ishin :
- Arif Qamil Sulaj;
- Mehmet Musa Nelaj;
- Caush Hamit Muharremaj;
- Hekuran Sherif Zenelaj ( Mucoimaj);
- Islam Azbi Bakaj ( Celaj);
- Idai Mete Sulaj;
- Rexhep Ahmet Zenelaj;
- Qani Muharrem Malaj; etj.
Ne klase nuk kishte asnje vajze. Ne vitet e mevonshem , ne shkolle, vershuan edhe vajzat kalivacase te cilave u vlonte ne gji deshira e zjarrte per te mesuar . Halil Zotua, si mesues ishte mjaft kerkues dhe i rrepte. Ai kerkonte shume nga nxenesit dhe kembengulte qe ne te pergatiteshim seriozisht per mesim. Qellimi i vetem i Tij ishte te na bente te ditur. Halili ishte guximtar dhe atdhetar. Ne dore mbante nje shufer ulliri, me te cilen na godiste, po te mos mesonim e po te silleshim keq. Nuk mbeti nxenes pa u fshikulluar nga shufra e tij. Ne ndonje rast, kur ne ia benim “ borxh ”, mesues Halili na ndeshkonte edhe duke na mbyllur ne bincen e shkolles.
Ne nuk benim vetem mesim, ne klase. Mesues Halili, te organizuar, na nxirrte shetitje, per te njohur mehallet e fshatit. Ai na conte dhe ne piknike, nga Donija, nga Gryka e Ylynecit; nga Fusha e Madhe; nga Zezani e nga buza e lumit, deri tek Shkembi i Ylyncit. Qe kur iku nga fshati, Halili nuk u duk me, ne fshat . Nurija – po, Ajo vinte ne Kalivac, here pas here, e vetme dhe me djalin e Halilit. ( Intervistuar nga Niazi Nelaj, nepermjet telefonit, me 25 shtator te vitit 2019).
Viti 1945, kur Halili celi per here te pare dyert e shkolles fillore te fshatit te Kalivacit, sipas evidences te tokes te Nenprefektures te Tepelenes, Ai ishte kryefamiljar dhe familja e tij perbehej nga dy vete: nga Halili dhe Nena e tij, fisnikja Nurije Bolja. Familja e tij kishte ne pronesi 38 dynyme toke; 2 kafshe te trasha dhe 8 krere te imeta. Stani i Zoto Halilit dhe kullotat pyjore te tij ndodheshin tek Kurrizi i Donijes. Arat e familjes punoheshin dhe mbilleshin si me poshte: Me grure – 10 dynyme; me elb- 5 dynyme; me tershere – 5 dynyme dhe me tepe ( hokerr ) – 4 dynyme. Familja mbillte dhe bime prashitese, ne siperfaqen – 10 dynym; kryesisht me miser, mbi e nen uje. Pavaresisht se banonte ne fshat dhe kishte nje ekonomi bujqesore; Halil Zotua ishte nje intelektual i mirefillte, i etur per t’u thelluar ne shkencat ekzakte dhe ne ato te natyres.
Halil Zoto Ramaj, si mesues i shkolles te fshatit, ne moshe fare te re, shpalosi vlerat tipike te personalitetit te tij, por dhe ato te prinderve e te vatrave kalivacase, te cilat e donin arsimimin dhe ishin ne nje lloj gare me njera –tjetren, kush nga femijet te ishte me i perkushtuari, me i rregullti e me tregues me te larte kualitative. Halili, nga ana e tij, me kerkesen e larte per cilesi, por dhe me prirjet liberale e thellesisht intelektuale e vuri shkollen e fshatit mbi binare te sigurte dhe nxenesit e tij, ne udhe te mbare sa i perket shkollimit. Celja e shkolles ne ata kushte ishte trimeri civile e pashmbullt. Frytet e punes se tij flasin vete. Arif Qamili i Sulajve, per shume vjet, punoi si ekonomist ne kooperativen bujqesore te fshatit, madje ishte dhe kryetar i saj. Hekuran Sherif Zenelaj ( Mucoimaj ) u be inxhenjer mekanik e sherbeu gjate ne Brigaten e Nendeteseve, ne Pashaliman e me pas ne Floten Tregtare Shqiptare; Caush Hamit Muharremaj, u be nje goxha oficer me detyra te rendesishme, me nje karriere brilante ne Ushtrine Popullore; Mehmet Musa Nelaj, u be officer i Ministrise te Brendshme e me pas Kryetar i Kooperatives Bujqesore te fshatit e ne detyra te tjera te rendesishme shteterore etj.
Dashurine qe kishte per diturite dhe vullnetin e tij per te nxene, Halili e vazhdoi me tej, duke perfunduar Universitetin e Tiranes, ku u diplomua inxhenjer ndertimi. Ne kete profesion, ne vecanti ne fushen e projektimeve dhe zbatimeve te medha, Halil Zotua do te mbahet mend si njeri nga profesionistet me ne ze, ne fushen e ndertimeve. Devotshmeria dhe perkushtimi professional i Zoto Halilit, e bene ate njerin nga projektuesit me ne ze te kohes. Ai projektoi e zbatoi ndertimin fabrikes te perpunimit te thelle te bakrit, ne Rubik; uzines te prodhimit te superfosfatit, ne Lac etj. ku u shqua per talentin e rralle, vetemohimin ne detyre dhe sidomos, per ndjenjen e larte te pergjegjesise ne detyre.
Duke njohur talentin dhe perkushtimin e tij te rralle, Halili u caktua me detyra projektimi dhe zbatimi ne Ministrine e Ekonomise Komunale, ne Tirane, ku u shqua per ndertimin e veprave te artit dhe te ujesjellesve. Ate do ta mbajne gjate ne kujtese, banoret e Fushe-Krujes, ata te Ujit te Ftohte ne Vlore dhe banoret e qytetit te Tiranes, per projektin madhor te liqenit artificial te Tiranes dhe kodrave te pyllezuara te Liqenit Artificial me te njejtin e mer. Por Halili nuk e harroi vendlindjen, Kalivacin e Tepelenes, i cili ishte i pandricuar naten dhe vuante per uje te pijeshem. Halil Zotua, pa shkelur rregullat dhe nornat e kohes, Ai ndihmoi me projekte dhe me material, per elektrifikimin e fshatit, ne vitin 1974 dhe per cuarjen e ujit te pijeshem, ne cdo shtepi, me vone. Bashkefshataret tane, ne vecanti ata qe nuk arriten ta njihnin Halil Zoton fizikisht, le ta dine se elektrifikimin e fshatit dhe cuarjen e ujit ne cdo familje e ka projektuar dhe ka ndihmuar, me perkushtim per sigurimin e materialeve te nevojshme si shtylla betoni, kabllo elektrike; kanale e tubacione uji etj. Sa here celim rubinetin e cesmes dhe sa here takojme rrymen elektrike, ne shtepi , ta dime se atje eshte Halili, i cili na flet nga perjetesia: “ Ruajeni dhe kujdesuni per pasurine tuaj ”!
Eshte shkruar e shte folur pak, per jeten personale te Halil Zoto Ramaj. Ai lidhi martese me zj. Nimete, e cila ishte nje zonje e vertete, e mencur, fisnike dhe e kendshme. Pas marteses me Halilin, ajo vajze, e rritur ne qytet dhe me pekule, kerkoi te vinte ne Kalivac, ne shtepine e bashkeshortit, tek e mira Nurije Bolja. Ajo erdhi ne Kalivac, e veshur me kostum; jo me te bardha, sic u vesh ne diten e dasmes. Sic me rrefeu ajo vete, ne nje takim te rastesishem; ne Kalivac i kishin pelqyer grate kurioze te fshatit qe vinin per ta pare, interesimi i tyre per jeten dhe revanija e bere me niseshte, me gjalpe, e rrahur fort dhe e pjekur ne sac. Nese mund te shkruaj ndonje “deficit “ te Halil Zotos, msiguri do te thoshja se Ai dhe bashkeshortja e tij nuk menduan sa duhet per te shtuar rracen e mire dhe ate prag, por sollen ne jete vetem nje djale; njelloj si babai i tij – Zoto Halili. Po te kishte ndjekur “vallen ” e Ramajve te tjere qe linden nga nje tufe femije, Halili, mesiguri qe do ta kishte mbushur vatren me plot mentare e dinjitare, sic ishte vete.
Nuk besoj te bezdis dynjane, po te shkruaj nje kujtim vetjak, per Halil Zoton. Ishte vera e vitit 1951. Halili, ne ate vit vazhdonte studimet ne Fakultetine Inxhenjerise Mekanike, ne Tirane e une sapo kishja perfunduar klasen e trete te shkolles fillore te fshatit. Te dy ishim me pushimet e veres. Halili kishte ardhur ne Kalivac, per t’u shlodhur e per te bere banja uji e rere, ne fund te Jorgave, ku ishte nje kum (rere) e paster dhe uji i lumit mjaft i kulluar e i fresket. Rastisa, te beja banjo dielli e lumi, ne te njejtin vend. Halilin nuk e njihja. Si me i madh, Ai u prezantua, i pari. Ai me pyeti shume per shkollen, per mesuesit, per programin mesimor dhe per cfare mesonim. Theksi i pyetjeve qe me beri, ishte politik. Ashtu ishte shkolla ne ate kohe. Mesonim, perpara se te shkruanim e te lexonim, udheheqesit e kampit socialist, anetaret e Byrose Politike dhe kendonim kenge ne serbo – kroatisht: si ajo: “… Druzhe Tito – Druzhe Stalin…”etj. Ia thashe nje per nje anetaret e Byrose Politike dhe mora nje “bravo” prej tij e cila, me beri me flete. Me nuk e pashe, ndonese jetuam ne te njejtin qytet, per shume kohe, ndonese ne kahe te ndryshem.
E p i l o g
Halil Zoto Ramaj, u nda nga jeta, ne Tirane, ne veren e vitit 2007, ne Tirane. Ai u percoll per ne banesen e fundit, ne varrezat publike, ne Sharre. Nje lume njerezish, te ardhur nga ane e anes, familjare, bashkefshatere, miq dhe shoke, me ndjenjen e respektit mbi supe dhe me lotet qe u rridhnin curke, moren pjese ne ate cremoni mortore. Kishin ardhur per ta percjelle, dinjitarin, bashkeshortja, i biri, miq e shoke te tijet e te te Atit te tij Zotos. Nje fjalim dinjitoz percolli ceremonine; mes vleresimit te meritave te tij dhe premtimit per te ecur ne ato gjurme.
Kur vendosa te shkruaj per keta dy kalivacas te nderuar, por te harruar, e te menjanuar, u konsultova me mikun tim te kahershem nga Kalivaci i Tepelenes, me Profesor Doktorr – Vezir Fejzo Muharremaj, i cili eshte lindur ne Kalivac, ka kryer vetem shkollen fillore ne fshat e me pas ka ndjekur prinderit dhe shkollat, brenda e jashte vendit. Rame dakort, te shkruhet dhe mire, jo vetem per te nderuar dy kontributore me vlere ne Historine e fshatit tone, por qe figura e tyre te “gdhendet “ sic e meritojne ata njerez qe jane nderi dhe lavdia e fshatit tone. Dua te theksoj nje gje: Veziri eshte nga ata raste te rralle, qe nuk eshte rritur ne Kalivac e jane te pakte ata bashkefshatare qe e njohin, por qe i rreh zemra fort per Kalivacin dhe nuk le rast e mundesi pa shfrytezuar, per te evidencuar e per te nxjerre ne pah vlerat e Kalivacit. Edhe ne kete shkrim modest, Ai dhe vellai i tij Qazimi 80 vjecar kane kontribute me vlere. Me kujtimet e tyre, kane dhene kontribute te vecante, bashkefshataret: Axhem Tefik Sulaj; Idai Mete Sulaj; Ferrik Azis Alidervishaj; Kujtim Selman Ramaj etj. Ndoshta materiali do te kishte dale me i plote, po te na ishte krijuar mundesia te shkonim ne shtepine e pinjollit te Halil Zotos, te pakten per te filmuar nje portret te Zoto Halilit, imazhin e te cilit nuk e di asnje kalivacas. Cfare do t’u deftojme turisteve te interesuar per historine e fshatit tone, tani qe na u krijua mundesia te renditet Kalivaci mes 100 fshatrave turistike te vendit. Mbase ato ndertesa te vecanta, te lashta e me komplekse, te shkaterruara tashme, apo ata qivure te rrenuar e ata varre te prishur, krahas objekteve te tjere muzeale do ta shtonin gamen e interesave te vizitoreve.
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj; ne Tirane; tetor – nentor 2019