Fisniku eshte i fisme

Ne jeten e perditshme, mes banoreve te Kalivacit te Tepelenes, prej kohesh kane qarkulluar theniet e mencme si: ” Beme baba te te ngjaj”; Tjetrin mos e duaj por hisene ia ruaj”; ” Dardha bie ne bythe te dardhes”; ” Tek ka rrjedhur do pikoje”; ” I kamuri, edhe po ste dha , nuk te kerkon”; etj. etj. Ne fund te fundit, te gjithe keta ” cekane” ne nje vend rrahin. Shprehjet e mesiperme na deftojne disa tradita e zakone te percjelle brez pas brezi de qe kane mundesuar mbijetesen e fshatareve tane, deri ne ditet qe jetojme. Lidhjet e shendosha dhe marredheniet e sinqerta i kane mbajtur te bashkuar kalivacasit. Edhe kur ato nuk kane egzistuar, kalivacasi i zgjuar i ka kerkuar e i ka vendosur ato. Kohezionin e fituar e kemi dhurate , detyra jone eshte ta ruajme ate , si syte e ballit.
Mes kalivacasve, si ne cdo komunitet , nuk ka patur e nuk mund te kete dakortesi mes te gjitheve e per cdo gje. Madje ketu qendron bukuria; jo cdo gje shkon si ne vaj. Zenkat, merite, qejfmbetja, mbajtja e kokes menjeane, cmira, zilia, xhelozia, inatet etj. jane dukuri, praktikisht te pashmangshme. Ato sjane , vec dukuri negative qe synojne cenimin e kohezionit te arritur.
Por, ne Kalivac ka patur e ka njerez te mencur , te cilet , nuk u kane fryre ureve te zjarrit e nuk kane ushqyer ndasite, por me mendjente kthjellet e duke shfrytezuar autoritetin e merituar , u kane prere udhen paudhesive. Nje tradite te lashte , besoj se e ka ndjere apo e ka degjuar cdo lexues. Po e perserit qe te mos harrohet. Dy vellezer , te lindur nga e njejta nene, ka raste kur jane zene e jane “grire” me njeri-tjetrin , per shkaqe nga me te ndryshmit dhe i kane mbajtur koken menjeane vellai-vellait.
Dime se jeta eshte nje gare e pabarabarte. Njeri nxiton e fiton e behet i kamur, kur tjetri, ne kushte te perafert, mbetet prapa. Cmira dhe zilija nxit inferiorin ta veshtroje venger te parin. Thashethemet, pergojimet, perpjekja per tu futur ne jeten e tjetritetj. jane motive qe largojne e vecojne. Mirepo nje kalivacas me mend, e ka mbyllur sherrin brendaperbrenda e nuk i ka nxjerre mosmarreveshjet ne pazar. Sa here kemi ndeshur ne dukuri negative e sa here te tjera jemi deshmitare te korrigjimit te sjelljeve te gabuara.
Eshte gje normale , kur nje i qejfmbetur, digjet nga zjarri per tu pajtuar e mezi pret rastin te hedhe hapin , i pari. Sejcili lexues mund te sjelle shembuj pambarim , kur nje i tille, ka shkuar i pari brenda, ne raste gezimesh e ca me teper ne “vaki” duke lene menjane inatin , cmiren e ziline. Ne kete rast , ka fituar mendja , dhe eshte mposhtur pasioni.
Ka patur dhe raste kur, i qejfmbeturi , ka shkuar ne shtepine e tjetrit , qe ta gjeje aty miqesia dhe , pas evenimentit , ka vazhduar si me pare.
Ne cdo rast, them se mund te veme perpara mendjen,ta veme mendjen ne pune , ne menyre qe pasioni dhe qendrimet e pamatura te castit qe demtojne , te ndeshen sa me rralle. Shembuj ka e prej tyre te udhehiqemi. Ne Kalivac, mendja e mencur dhe burreria kane bere te mundur shuarjen e mosmarreveshjeve, madje dhe serioze. Ne cdo rast te ngjashem, filli i fisnikerise eshte faktor i brendshem e i pazevendesueshem. Le te mbeshtetemi tek fisnikeria dhe tek fisniket e punet do te na shkojne mire e me mire!