Enemura

Ngjan dhe keshtu: Ate qe nuk e duan e qe nuk duan ta ndeshin as ne udhe, kalivacasit e mallkojne. Mallkimi eshte i rende e ka te beje me jeten; gjene me te shtrenjte te njeriut. Te tjere, kur jane te kesaj kategorie, ne Kalivac i nemin. Mallkimi per jeten behet ne forma te ndryshme. Diku e per dike, ai eshte i ashper si: Vdeksh , sonte e mos te zente mengjesi; vafsh e mos ardhsh;te vrafte Kurora e Malit; te therte ai e ky shenjtor; ky muaj dalte me ty ne goje etj. etj. Keshtu dhe te nemurat , si: Mbec pa bina; te humbte rasati; te pafsha me qamet etj . etj. Mallkimet dhe te nemurat jane te njejta , por nje njeri , me ener dikushi, kur mallkonte ose kur nemte , perdorte shprehje me te buta , te cilat kane te njejten permbajtje por jane me pak lenduese si: ” E lenc xhaketen varur ne perome”! etj. etj.