Dritheron , ne cdo kohe

( Perefrazim i nje letre te hereshme kurbetliu).
Mjaft kalivacas , ne kohe te ndryshme, nga halli kane marre udhet e kurbetit te zi. Kjo ka ngjare qe ne kohet qe nuk mbahen mend; vazhdon edhe sot e kesaj dite. Disa prej tyre, nuk munden te ktheheshin , ne vatrat nga ku u nisen, por mbeten , perjetesisht ne dhe te huaj. Ka patur dhe nga ata qe nuk u dihet varri.
Zakonisht , bashkefshataret tane, ne kohe te shkuara, kurbetin e benin ne Anadoll ( Turqi). Ne nje kafeteri te Izmirit ( qytet i krahines se Anadolit), e cila u pagezua si kafeteria e shqiptareve, kurbetlinjte mblidheshin , pinin kafe e duhan dhe qanin hallet. Aty merrnin letra, nga te afermit e u kthenin atyre pergjigje. Pronari, i ngjiste letrat ne xham dhe te interesuarit i gjenin ato , me lehte. Kur letra kishte brenda ndonje lajm te kobshem, ate , derguesi e digjte ne nje cep dhe mesazhi kuptohej.
Hamza Rushan Muharremaj, nje djale qe sapo kishte vene brisk ne faqe, i pa martuar, ne shoqerine e te afermve te tij, mori udhen e kurbetit duke lene ne Kalivac vellezerit: Brahim dhe Barjan Rushani. Brahimi ishte mjaft i zoti por u nda nga jeta , shpejt dhe aksidentalisht. Barjami ishte ” i leshte” e i ” “vrare” nga veshet; ai kujdesej per mekamin e Baba Dero Fushes , i cuili , sipas te gjitha gjasave rridhte nga fisi i fisme i Muharremajve.
Hamzai punoi e u rropat , gjithe jeten , ne Anadoll por nuk beri prokopi e nuk krijoi familje. Pas Luftes se Dyte Boterore, ne Shqiperi ndryshoi regjimi, u mbyllen kufijte dhe Hamzai , nuk erdhi dot ne vendlindje, as per te percjelle vellane e ndjare , ne ate bote. Kur u lashtua e i rane fuqite, aty nga fundi i jetes se tij, me mallin qe e pervelonte , per te tijet dhe per fshatin ku i kishte bere koka “deng”, ne mesin e viteve ’60te, i dergoi nje leter Bajramit. Letren e kam lexuar , ne ate kohe, por tekstin e saj , te plote , nuk e mbaj mend mota-mo. Prandaj po e perifrazoj. Letra , perafersisht kishte kete permbajtje:
“… Barjam, o derman, o vella i vetem me nene e me babe! Cpejt , mora udhen e kurbetit dhe erdha , ketu, ne Anadoll. U ropata, gjithe jeten , ne pune te renda por nuk bera dot prokopi. Nuk me lane te vija aty e tu veshtroja. Me ka pikur malli. E veshtroj qe po me vjen exheli. … Perpiqu te me nxjerresh izen ( lejen) per te ardhur… Jeten e lashe ketyre henave , por nuk dua te me dale shpirti ketue te me treten kockat ne dhe te huaj… Dua te vij , e te veshtroj edhe nje here , juve qe u dua shume dhe ate vend te bekuar nga Zoti, perpara se te me dale fryma. Kam gjongulin te tretem prane atyre qe na kane bere. Te ndihmofshin ciraket , kudo qe jane dhe ai Bumbareqi qe ke afer e i sherben me besnikeri …”
U perpoq i ziu Barjam , per ta ndihmuar te vellane; nuk la dere pa trokitur , por zeri i tij ra ne veshe te shurdhit. Nje dite , nga Izmiri , i vjen nje leter , shkruar nga shoket e Hamzait. Letra ishte e djegur ne nje cep te saj dhe Barjami e kuptoi domethenien e saj. Jy ishte krimi i radhes , ne praktiken kriminale te nje kohe qe prodhonte krim e fatkeqesi.
Shenim: Letra ishte e shkruar ne nje shqipe te pakultivuar dhe shume fjale ishin ne Turqisht. Megjithate, nese letra ekziston ,ia vlen te behet fond muzeal!