Eshte e vertete thenja se fetusi , ne bark te nenes eshte jete , brenda jetes. Shkencerisht , eshte vertetuar se nena, kur femija , nuk e ka pare akoma driten e diellit , komunikon , me te , me gjuhen e saj. Ne Kalivac, para , te pakten kater brezash , ka ndodhur nje gje e rralle. Nje burre i fisem, me shtepi e katandi qe e kishin zili dhe me nje grua per se mbari, nga dere e pare e fisnike nga sjellja e nga shpirti, kishin disa vite martese , duheshin shume me njeri0tjetrin , por nuk kishin femije. Ne fshastin tim, ne kohe te kohes, femijet i kane deshiruar si pasardhes e si trashegimtare. Nje dite ( nate), burri i fisem i peshperit bashkehortes , ne intimitet : ” Po ti , moj grua na bej nje femije qe te jemi si te tjeret”! Gruaja e mire; jo nga bukuria sa nga shpirti, e cila ia dinte merakun te shoqit , nisi te lutej qe endrra e tij te realizohej. Kur ndodhej e vetme , ne shtepi, ajo ferkonte barkun e lutej , sipas formules: “… Bark, o i ziu bark; Bejme nje djale zambak; ta bejme Ramon- Cirak”!