Dialog esnafesh

Dy esnafe; njeri bujk cilesor e tjetri coban i thekur po qanin hallet, ne nje dialog ” hidh e prit”. Te dy ishin te lodhur e te raskapitur prej dimtit te ashper te atij viti. I qanin hallet njeri-tjetrit duke nxjerre ne evidence veshtiresite qe kishin hasur , sipas zanatit qe kishin. Permbajtja e atij dialogu miqsh ishte kjo:
-Bujku: ” Une i ziu, hallemadhi, kembet mi griu ugari, mesin ma preu sqepari, qete mi hengri zagali; as mi pret coban vellai”!
-Cobani: ” A c’ke qejf o bujk dhe tine; ti mire e shkon dimerine, mbush fasule , plot kusine…”!
Dialogu eshte marre nga rrefimet e te moshuarve!