Category Archives: Histori

Kastriot Ago Hoxhaj (1937 – 2001)

Kastriot Ago

Në një vështrim të sipërfaqshëm, mëhallët që përbëjnë Kalivaçin e Tepelenës, janë ngritur e kanë funksionuar, mbi bazën e fiseve. Tradicionalisht, familjet që përbëjnë të njëjtin fis, kanë mbajtur mbiemër të njëjtë. Kur familja shtohej, nga martesat e reja dhe nga lindjet e fëmijëve e nuk mund të jetonte më nën të njëjtën strehë, fillimisht ndahej, më vete djali i madh, natyrisht, pas martesës e, pas tij, veçoheshin të tjerët, me radhë. Ishte pranuar, pa qenë e shkruar që nëna dhe babai të bashkëjetonin me djalin e vogël të familjes , me ndonjë përjashtim të njohur. Continue reading Kastriot Ago Hoxhaj (1937 – 2001)

Anesti Laver Pashaj (Dëshmor i Atdheut)

Anesti Pashaj

Historia e  Kalivaçit të Tepelenës është plot me akte heroizmi; masiv e vetjak. Në çdo periudhë kohore, janë shpërfaqur heronjtë e tij, të cilët nuk ngjajnë me shoqi-shoqin. Heronjtë tanë, me bëmat e tyre, kanë shkruar në faqet e Lavdisë të fshatit dhe përbëjnë nderin  e  krenarinë kalivaçase. Përmbi të gjitha kohët, trimëria e banorëve të Kalivaçit është shpalosur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kalivaçi dhe kalivaçasit i dhanë Ushtrisë Çlirimrare më shumë  se 52 partizanë dhe 10 të rënë, të cilët u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”. Dhjetra të tjerë u rrjeshtuan në radhët e nacionalistëve. Continue reading Anesti Laver Pashaj (Dëshmor i Atdheut)

Disa personalitete të spikatur

Në ngjitjen e tij shumëvjeçare, Kalivaçi, ka nxjerrë e ka rritur mjaft gra e burra, me personalitet të spikatur, të cilët, me bëmat e tyre i kanë shtuar lavdinë fshatit dhe jehona e tyre ka shkuar larg. Nuk është rasti për të berë evidencë, mbasi kjo do të ishte gjëja më e padobishme, por për të nxjerrë në pah vlerat e tyre, në mënyrë që ato të njihen e të shërbejnë për të mbajtura gjallë identitetin e njerëzve të këtyre trojeve. Continue reading Disa personalitete të spikatur

Samo Medin Selim Hysenaj (Bejomalaj), partizania 14 vjeçare

Samo Bejomalaj

Samoja i ka lënë të tetëdhjetepesat, por, gjykuar nga mosha dhe vuajtjet që ka përjetuar në jetë, Samoja mbahet mirë. Ajo u lind në mëhallën e Leshjes të Kalivaçit,më 15 dhjetor të vitit 1930, nga dy prindër kalivaçasas: Medini dhe Zonja. Babai i saj u nda nga jeta, kur Samoja sapo kish mbushur 5 vjeç. Mbeti jetime, vogëlushja Samo, së bashku me të vëllanë, Demirin. Nëna e tyre, u martua sërisht dhe i mori me vete, të dy fëmijët. Në një lindje të vështirë, pas martesës së dytë, vdiq dhe nëna e Samos, Zonja dhe, të dy fëmijët mbetën pa nënë e pa baba biologjikë. Continue reading Samo Medin Selim Hysenaj (Bejomalaj), partizania 14 vjeçare

Bestytnitë dhe misticizmi

Komuniteti kalivaças, si gjithë treva përrreth, në jetëgjatësinë e tij, ka kaluar nëpër disa faza zhvillimi e rritje. Një vështrim i shkurtër historik i Kalivaçit,na çon në lashtësinë e kësaj treve.Shpella e moçme, me vizatime e mbishkrime murale, Shpella e Alliet, Hambari, Muri i Qytetit dhe vetë Qyteti i Hasanbegajve, e dëshmojnë më së miri këtë ide. Disa emra njerëzish si Gjonlekë, Gjon, Viktor, Vito dhe toponime të shumta, si Përroi i Shënmërisë, Ledhi i Qishës, në mes të fushës dëshmojnë për një prejardhje të krishterë të trevës. Toponime të tjera, si Cac, Llapovicë, Leshnje, Zelenicë, Specovë etj. janë dëshmi të kalimeve sllave mbi këta troje. Emrat e njerëzve: Demir, Banush, Sabri, Idriz, Mehmet, Sherif etj. na thonë diçka edhe për periudhën osmane të pushtimit. Më vonë, aty nga mesi i shekullit që lamë pas, ndeshim emra të tjerë njerëzish, të rinj në dukje si: Republikë, Çlirim, Bashkim, Liri, Katjushë, Proletar etj. Këta dhe të ngjashëm, janë ndikime të drejtpërdrejta të ideologjisë e të mentalitetit proletar. Continue reading Bestytnitë dhe misticizmi

Kurset kundër analfabetizmit

Aspirata e banorëve të Kalivaçit të Tepelenës, për arsim e dije është e mirënjohur dhe e kahershme. Por, për fatin tonë të keq, shkolla, në fshatin tonë është hapur reletivisht vonë. Nuk e bëjmë krahasimin me shkollën e parë shqipe, por me simotrat e saj. Në disa fshatra afër Kalivaçit, si në Krahës; Kutë; Fratar, etj. shkolla shqipe është çelur më shpejt.Për këtë, nuk mund të bëhet me faj komuniteti vendas. Përkundrazi, kalivaçasit e kanë dëshiruar , prej kohësh , burimin e dritës , dhe , për këtë , kanë bërë dhe hapat e parë , qysh në vitet ’20 të shekullit që lamë pas. Megjithatë, ndërtimi i shkollës fillore në Kalivaç nisi në vitin 1937 dhe puna ndërtimore përfundoi në vitin 1944, me mbarimin e Luftës Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar. Continue reading Kurset kundër analfabetizmit

Punimet dhe zbukurimet, me dru

Kalivaçasit, në shpirt janë artistë. Brenda rrobave të zeza prej shajaku, që veshin e nën qylahun e bardhë,” me antenë” që vendosin në kokë, gëlon një zemër e një shpirt i dhëmbshur  dhe një mendje e mprehtë. Kalivaçasi, në rrjedhën e viteve të jetës së tij, brenda kufizimeve të kohës, pa bujë e pa zhurmë, i ka siguruar vetes çdo gjë që i duhej, për të jetuar, për të punuar e, aq sa ishin mundësitë, edhe për t’u argëtuar. Veglat e punës që ka përdorur  një kalivaças vërtet ishin të thjeshta e funksionale por dhe të pashme e të përgatitura, me kënaqësi , nga duart e tij, prej artisti.  Ato dallohen sa i takon përdorimit me lehtësi e shijës artistike. Continue reading Punimet dhe zbukurimet, me dru

Refeneja

Refeneja, si praktikë është mjaft e lashtë. Ajo, ka ardhur deri në ditët tona nën petkun e solidaritetit,unitetit dhe mirësisë të njerëzve. Në Kalivaç të Tepelenës e më gjërë, në ditët tona, kjo praktikë nuk funksionon. Ajo thuajse është e harruar e ka mbetur vetëm në kujtesën e njerëzve të moshuar që e kanë përjetuar atë. Në familjet e Kalivaçasve, refeneja është përcjellë, nga brezi në brez, si shprehje dashamirësie, mirëkuptimi, solidariteti, afrimi, zemërgjerësie e bujarie njerëzore. Continue reading Refeneja

Qinosia

Dikush nuk e ka dëgjuar e nuk ia di kuptimin, kësaj fjale; të tjerë, edhe mund ta kenë ditur, por mund ta kenë harruar. Prandaj mendoj se duhet kujtuar, si fjalë e si kuptim.

Prej kohësh që nuk mbahen mend, marrëveshja e qinosisë ka qenë një veprimtari shoqërore, kontraktuale me shumë rëndësi, në jetën e kalivaçasve. Ajo ndeshej  jo rrallë në lidhjet e fshatarëve të Kalivaçit mes tyre dhe me fshatrat e trevës përrreth. Qëllimi i kësaj veprimtarie ka qenë thjesht ekonomik e kish vlerën e një kontrate të thjeshtë, sipas traditës vendase. Në ndonjë rast, prapa fasadës ekonomike mund të jenë kamufluar dhe synime të tjera , jo të kësaj sfere të jetës së fshatarëve tanë, por , gjithsesi , kemi të bëjmë me një rastësi, e cila nuk mund të përgjithësohet. Continue reading Qinosia

Ndërtimi i banesave dhe ngritja e kasolleve

Kalivaçi i Tepelenës është një fshat i ndërtuar mbi bregore me taban të gurtë.Guri i bardhë  gëlqeror,  i cili ndodhet kudo në trritorin e këtij fshati është nga pasuritë  me  vlerë, i cili ka ndikuar fuqishëm në të mirë të bashkëfshatarëve tanë, që nga kohët e lashta.Disa objekte kulti e banesa, deshmi të lashtësisë të Kalivaçit, si dhe të gjitha shtëpitë  e banimit  të fshatarëve vendas, janë të ndërtuara me mure guri, të bardhë, të lidhur njëri me tjetrin me llaç gëlqere. Në Kalivaç  gjen dhe mure të veçantë, si ai që rrethon kalanë, në mëhallën e Hasanbegajve, i cili është i ndërtuar me gurë ciklopikë, të përmasave gjigande, të cilët janë nxjerrë nga gërmimet e nëntokës së fshatit. Ky mur, në të gjithë perimetrin është i ngritur gurë mbi  gurë, pa lidhje me shtresë llaçi. Edhe kjo dëshmon për lashtësi e zgjidhje autentike. Continue reading Ndërtimi i banesave dhe ngritja e kasolleve