Vatra Kalivaciote; cfare emri , i bukur , i menduar mire dhe domethenes. A ka familje ne Kalivac apo ku te doni ju te mos kete patur apo te mos kete nje vater? Une mendoj : Jo, jo dhe perseri jo. Vatra mund te kete qene tradicionale ose mund te jete moderne , por vater eshte ; tjeter emer nuk i shkon. Pa bere histori e pa pretenduar se them te reja, ama , ate qe mendoj , do ta them. Perfytyroni nje vater, prane oxhakut! nje cope shesh , brenda shtepise perdhese ose ne ode, me rrumbullakesi, ne te cilen , zakonisht ndizej zjarri. Vatra ishte zjarrduruese e pergatitur sipas nje teknologjije te menduar mire , e te ” rrahur fort, me nje gur lumi. Ne vater ndizej zjarri qe ngrohte shtepine, atje lindeshin e rriteshin femijet, atje gatuhej ushqimi per te gjithe familjen; ne vater pritej e nderohej miku, etj . etj. etj. Vatra , ne optiken time eshte simbol i jetes ne fshat. Breza te tere, kane pasuar njeri -tjertin, duke zene vend rreth vatres. Rilindasit tane, ne skaje te ndryshem te botes, kane ngritur shoqeri , perparimtare , me emrin e bukur Vatra, per te promovuar vlera te kombit tone. Neve qe po na bashkon kjo vatre, le te deftojme vlerat tona, duke u bere kontributore efektive , jo thjesht numerore qe dine vetem te perplasin duart. urime dhe lavdi vatres tone te vecante!