Vatra

Mendoj se kemi pak materiale te shkruara , te pakten historike. Kalivaci ka qene i populluar heret. Nese te tjere e kane synuar dhe kane ardhur e jane ngulur aty, kjo ka ndodhur fale kushteve te mira klimateriko-tokesore dhe faktoreve shoqerore qe u jane ” ngjitur”. Kam nje mendim : A do te qendrojme keshtu; ne padije, apo do te ndryshojme dicka? Koha , nese na toleron sot e nuk na ben me faj per te shkuaren e fshatit tone, nuk besoj te na e fale gabimin lidhur me aktualitetin, po te vazhdojme gabim. Konkretisht, mendoj: Cdo njeri, te perpiqet te kujtoje, shtepine apo kasollen e familjes se tij. Si ka qene ajo; me nje apo me dy kate; me tavan e dysheme apo me balte; me gardh apo me mure guri; me oborr e me peme brenda apo thjeshte e shtruar me gure? Ke ka patur gjiton dhe cfare bagetish ka mbajtur? Ku i ka patur yrtrat, bahcet, arat e kush i punonte e i mbillte? Cfare kafshe pune e ngarkese ka patur etj . etj. Po ta beje me pergjegjesi kete pune , cdo njeri, dikush do ti bashkoje e do te dale fshati. Ne kushtet e sotme, kete pune e ka thuajse te pamundur ta beje nje njeri, sado qe te perpiqet. Le te fillojme nga puna, neser mund te behet me e veshtire. Sot, me sa di une , jane ne jete disa 90 vjecare , te cilet mund te na deftojne dicka. Mjaft kemi percjelle nga ata qe ishin enciklopedi e nuk mundem ” ti milnim”! u drejtohem, me dore ne zemer, gjithe intelektualeve kalivacas dhe atyre qe mendojne se kjo pune eshte ne kapacitetet e tyre. Pune te mbare e faqebardhe perpara historise!