Nuk eshte fjala per raportet mes njerezve ne karriere por, per ndikimin e fuqishem emocional qe lene ne jeten e njeriut disa vese. Them vese mbasi e kam te veshtire ta emertoj tjetersoj perjetimin e disa dukurive negative, te cilat i ndeshim, jo rralle. Ta quash ves, jam i vetedijeshem se eshte me e pakta dhe nuk e shpreh plotesisht domethenien e kesaj fjale. Pare ne siperfaqe, lind ndjesia e gabuar se kjo dukuri, nuk ka te beje e nuk u perket bashkefshatareve tane kur, ne fakt, nuk eshte teresisht keshtu. Levizja e lire e njerezve, emigracioni dhe migracioni, pavaresisht nga shkalla e pjesemarrjes te njerezve dhe distanca e pershkuar ndikojne fuqishem ne globalizimin e dukurive negative, ndaj te cilave, askush nuk mund te jete I imunizuar. Jetojme ne kohe kur japim e marrim me te ndryshem dhe mes atyre qe na hyjne ne pune, perthithim dhe vese apo prapesi te cilat nuk jane tonat, por “na ngjiten”, sikur te mos na mjaftonin ato qe kemi trasheguar.
Eshte e vertete qe cdo njeri ka “ filtra” per te pastruar ate qe thith, por, eshte gjithashtu e vertete se sita apo shosha, nuk I mban dot persiper te gjitha llozhurat; disa nga te cilat deprtojne e perzihen me drithin e mire. Pa u rrekur te angazhohemi gjate, me argumentimin teorik te problemit, le te zbresim ne terrenin praktik, i cili eshte dhe me i prekshem e me i kapshem.
Disa pijedashes ( per fat te keq, nuk jane pak), nga perdorimi sistematik i pijeve alkoolike, pavaresisht se veprimit te tyre mundohen ti vene nje justifikim teorik ( se shumti, veprimin e tyre e spjegojne si reagim ndaj halleve qe i kane pllakosur), i ka bere te varur nga alkooli, aq sa nuk bejne dot pa pire. Veshtroni per nje cast deren e pijetores qe keni prane shtepise, ku dergjen ne radhe e mezi presin sa te hapet lokali, per te rrokullisur nje gote, esell, qe ne mengjes. Ka te tjere qe e hapin deren e pijetores, sapo feks dhe e mbyllin ate kur vjen mengjesi i dites tjeter. Hyjne ne pijetore, me mendjen e tyre e dalin prej saj, me mendjen e alkoolit. Deri sa te hapet pijetorja, ata lepijne buzet e imagjinojne, veprimet e tyre e te shitesit. Kete dukuri e kam vrojtuar vete e nuk e kam te deftuar.
Dikur, ne Berat, ne lagjen “ Murat Celebie”, hyra ne nje local, ku tregtoheshin sende ushqimore dhe pije te forta. Me kishin thene se ne ate local tregtohej yshmer cilesor, me shije, sic dine te bejne grate e Kalivacit. Mbajta radhe, ishja pas nje burri me moshe e me shtat mesatar, i cili synonte te blinte dozen e zakonshme te alkoolit. Burrit, i mbeten syte tek shitesi e dukej sikur po perpinte veprimet e tij. Kur shitesi mbushte goten e radhes, me raki, nga shishja qe mbante ne dore, klienti qejfli pijesh, lepinte buzet e, nga padurimi i dridheshin duart. “Miku” u qetesua, vetem, kur mori ne dore goten plot dhe, pa vajtur tek vendi i caktuar, rrufiti, dy-tri here, lengun e bardhe e “ te terbuar”. Sa te tille kemi ne mjediset tona ? Krejt natyrshem, e dalengadale, te tille njerez, kalojne ne vartesi te alkoolit e nuk ndahen lehte prej tij, edhe pse e kuptojne demin e madh qe ai sjell, per shendetin dhe per xhepin.
E kam te veshtire te besoj, se nuk keni pare si sillen ata qe kane kaluar ne vartesi te bixhozit. Disa mbajne radhe perpara lokaleve ku xhvillohen lojerat e fatit, me veshtrim te turbullt e me sy te zgurdulluar, si te hutuar e ne shqetesim sikur dicka u ka humbur, me shpresen mashtruese, se do ti ndihmoje fati per te perftuar nje shume parash, pa punuar. Kur nuk mund te futen ne mjediset e lojerave te fatit, ata qe jane te varur nga bixhozi, sajojne lojera te tjera, si ajo me target e makinave, me kapelet e kalimtareve deri tek pergojimi i veshjeve te femrave e te meshkujve, me vecori ne paraqitjen e jashtme. Bixhosciut, kur e ka te mbyllur sallen e lojerave te fatit ( te cilat, per fat te keq jane shtuar mjaft e jane bere si ato shushunjat qe thithin gjak), “ i kruhet trupi “ po nuk i hodhi “ zaret” edhe duke rrugetuar ne mjegullen e fatit.
Po duhanpirja dhe vartesia nga nikotina? Johan Nikoti, i cili, e solli duhanin, si bime aromatike, qe pertej oqeanit, ne Mesjete, zor se do ta perfytyronte demin e madh qe u shkaktoi njerezve duhanpires. Organet e frymemarrjes dhe rruget neper te cilat kalon tymi i duhanit, nga pirja sistematike, vishen me nje cipe nicotine, e cila demton bartesit dhe ata qe jane perqark tyre. Ai qe pi duhan dhe qe ka kaluar ne vartesi te nikotines, nuk mund te qendroje pa te; ia kerkon trupi, thone te varurit prej nikotines. Edhe ushqimin eshte gati te sakrifikoje ai, per hir te duhanpirjes. Ndalimi i pirjes se duhanit, nuk mund te behet, as me ligje, te cilet nuk mungojne, as me propagande. Para se gjithash, braktisja e duhanpirjes eshte ceshtje vullneti e karakteri.
Vartesia, si term eshte pafundesisht i larmishem dhe shfaqet ne forma nga me te ndryshmet. Nje gjahtar, nuk e shtyn dot diten, pa shkuar per gjah ose pa hedhur grepin, ne uje. Aq te varur jane, kjo kategori njerezish nga gjuetia, sa qe, po te mos dalin nje dite, u duket sikur nuk mbushen dot me fryme. Vatresi e nje lloji tjeter eshte prirja e nje kategorie njerezish ndaj seksit. Rendom, meshkujt dhe femrat qe rendin pas kesaj dukurie, quhen manjake, por jo te gjithe e meritojne kete “ nofke”. Kur nuk e arrijne ate qe synojne, te tille individe, byllen ne “strofken” e tyre dhe vene ne levizje fantazine e semure.
Vartesi eshte dhe renja ne vorbullen e thashethemeve. Eshte semundje, eshte ves, apo eshte mani, emertojeni si te doni, kjo nuk ka shume vlere. E rendesishme eshte se te tillet, pergojojne cilindo qe munden; synojne te prekin personalitetin dhe integritetin e tjetrit dhe, natyrisht, perpiqen te ngrene veten ( u duket sikur e ngrene), duke tentuar te ulin tjetrin. Ne nje fare mase eshte ceshtje karakteri, por, mendoj se kufizimi i kesaj dukurie, mund te behet dhe kur i kundervihet bartesit opinion i shendoshe qe e rrethon. Rreziku i thashethemeve, nuk ka te beje vetem me ate qe eshte bartes por, duke shpifur e pergojuar te tjeret, cenohet uniteti e lulezojne grindjet dhe percarjet.
Ne jete ndeshemi me lloje nga me te ndryshmit te vartesive. Patjeter qe u ka rastisur te veshtroni lypes rruge, nga ata qe kerkojne lemoshe e qe duan te perftojne, pa djersitur. Nisur nga ndjesia humane dhe nga shpirti i mire, ndoshta dhe u keni dhene lemoshe. Nje lupsar, nuk mund te rrije pa lypur, edhe po ti gjesh nje pune e te kete te ardhura. Nje lypsar (lypsare), e ka ves te lypurit. Ai ( ajo), si dhe shitesi, me kohe behen psikologe. Lypesi e kupton cili nga kalimtaret do te jape lemoshe, ashtu sikunder nje tregtar me pervoje, e kupton; a do te bleje dicka, ai qe hyn ne dyqan, apo thjesht ka hyre ne shitore, per te vrojtuar asortimentet dhe cmimet.
Nje kategori e vecante njerezish, kane kaluar ne vartesi te profesionit qe ushtrojne. Patjeter u ka rene ne sy nje muzikant i pasionuar, i cili, edhe ne rruge, kompozon, luan ne instrument (imiton), ose ben dirigjentin. Nje matematikan, kur shpik, papritur nje formule te re apo kur zgjidh nje ekuacion te veshtire, e shkruan zgjidhjen ku te mundet, edhe ne kapakun e shkrepses apo te paketes te cigareve. Nje berber, kur kalon prane dyqanit, te veshtron nga floket; nje kepucar nuk i heq syte nga kepucet qe ke mbathur, nje urbanist, edhe kur kalon ne rruge per punet e tij, nuk harron te beje verejtje, per projektin e zbatuar, per fasaden, zgjidhjen e nje ndertimi etj.
Ne keta raste e ne te tjere, te cilet nuk u permenden, kemi te bejme, patjeter me nje vartesi nga profesioni. Provoni te bisedoni me nje jurist! Ai, ne bisede te lire ( jo vetem ne zyre), do te kerkoje qe cdo mendim te jete i kopsitur e i argumentuar me fakte te shkruara ne dokumente. Dokumente te shkruar, perndryshe mendimet jane te pavlere. Kam ndeshur nje coban dhensh, i cili kishte lene bagetite, ne mal e ishte veshur, nenoficer aktiv, ne detyren e kujdestarit. Lumemadhi ishte mesuar te komunikonte me dhente e tij, ne gjuhen e tyre dhe, kur shkonte ne fjetine per te zgjuar ushtaret u drejtohej atyre me sinjalet: “ Rr-rr-rr” e me “ Hej – hej- hej”. Kam pare dhe nje bujk kalivacas, arat e te cilit, kur punoheshin prej tij, ngjanin si te pikturuara. Ai, nuk e hidhte faren, pa pare me pare se siperfaqja e tokes, kishte zene shtrat merimange dhe kur ulej mbi nje plis, i ngroheshin te ndenjurat. etj. etj.
Per ti vene “ koke” ketij shkrimi, me duhet te them se burimet dhe llojet e vartesise, jane te ndryshem e pa limit; por dhe lufta kunder tyre, nuk mund te behet, me sukses, pa vullnet, kembengulje e durim. Po te kuptohet se cdo ves e vartesi eshte dicka jo e brendshme e njeriut por e huajtur dhe po te perdoren metoda lufte efektive, edhe shmangja e tyre, besoj se do te sjelle rezultate konkrete.
Shkrojti Niazi Xhevit Nelaj, ne Tirane, mars 2018