Banorët e Kalivaçit të Tepelenës, në shekuj, e kanë dashur dhe e kanë respektuar rrobën ushtarake. Njëra nga punët më të preferuara për kalivaçasin ka qenë e është shërbimi ushtarak. Prandaj thonë se një banor nga Kalivaçi i Tepelenës, është “i prerë” për të mbajtur në dorë kërrabën, ose dyfekun. Të dyja i shkojnë shumë për shtat e i japin më tepër nur, portretit të tij. Kjo përqasje është e lidhur ngushtë me karakterin e tij luftarak dhe me gjendjen sociale që përjeton. Continue reading Kalivaçasit e duan dhe e respektojnë shërbimin në ushtri
Tepelena ime
Kohët e fundit, po dëgjoj shpesh togfjalëshin:” O sa mirë me ken shqiptar, O- he ”! Më pëlqen mjaft kjo shprehje, mbarëshqiptare, e cila shpalos përkatësi etnike. Kjo, pamëdyshje, mbetet një shprehje “Lapidar”; mjaft e gjetur e me kuptim. Do të shtoja opinionin vetjak se vërtet jam krenar që jam shqiptar, por nuk mund të mos lëvdohem e të mos them , kur më pyesin:” Nga je? Se jam nga Tepelena. Gjykoj kështu mbasi e kam bindje se tepelenasit nuk kanë përse të turpërohen, për faktin se janë nga kjo trevë. Përkundrazi, kur i pyet, edhe ata, si unë, nxjerrin gjoksin e të thonë plot gojën:” Jam tepelenas”. Continue reading Tepelena ime
Artisti pa këmbë, që gdhëndi emrin në çdo shtëpi
(Monografi kushtuar zdrukthtarit ulok, Asim Mehmet Nelaj, të cilin mund ta quajmë: Qëndistar i drurit)
Kam dëgjuar, shpesh të thonë: “ Ky apo ai tjetri është i ekuilibruar”! Nuk është fjala për ndonjë gjimnast, akrobat cirku apo, siç thonin dikur- pehlivan. Më së shumti, bëhet fjalë për qëndrimet që mban njeriu në jetën e përditshme, e jo vetëm kur komenton ngjarje me peshë. Aq e vërtetë është kjo, sa, disa janë “ pagëzuar” si “ peshore” e të tjerët u drejtohen atyre me pyetje për t’u skjaruar. Jeta ka vertetuar se ekuilibristi më i mirë ka qenë e vazhdon të jetë vetë nëna natyrë. Çdo njeri, pa ndonjë vështirësi mund të sjellë argumente të shumtë në të mirë të kësaj ideje. Continue reading Artisti pa këmbë, që gdhëndi emrin në çdo shtëpi
Jaçe Sadik Azizaj-trim me fletë; 1910-1993
Në një vështrim të përgjithshëm, duket, sikur kalivaçasit dhe trimëria janë binjakë e kanë rrugëtuar përkrah njëri-tjetrit, në shekuj. Një vrojtus i kujdesshëm, kur i hyn analizës më të imët, ska se si të mos verë re se kalivaçasi dhe trimëria garojnë me shoqi-shoqin. Kur themi trimëria kalivaçase kemi parasysh se kjo dukuri nuk është një rastësi por kemi të bëjmë me një shtrirje masive, prandaj, mendoj se do ti shkonin shumë për shtat vargjet që ka thurur vetë populli i zonës: Continue reading Jaçe Sadik Azizaj-trim me fletë; 1910-1993
Arifi
( Arif Qamil Sulaj, bonjakut i ndihmoi fati, 1933- 2001)
Disa individë e kanë shkruar historinë e tyre, apo kanë hyrë në histori, me bujë të madhe. Disa prej tyre janë stacionuar në analet e historisë e kanë qendruar aty, tek sa të tjerë kanë ardhur e janë larguar, si era me shi. Një kategori tjetër njerëzish, në Kalivaç por jo vetëm, e kanë shkruar, apo ta them troç, e kanë gdhendur historinë e tyre dhe të fshatit, pak nga pak e ditë për ditë si ai gurgdhëndësi i mirë që skalit, me vullnet e durim të madh qoshet e murit. Në këtë kategori mund të futet njëri nga njerëzit më me vlerë të Kalivaçit, të të gjitha kohëve; Arif Qamil Sulaj.
Arzihana e Mino Jaçes – histori e një gruaje të rrallë, vlerashumë
Historinë e fshatit tonë e kanë bërë gratë dhe burrat e Kalivaçit. Askush prej tyre nuk mund të pretendojë se ka mbajtur, mbi supe, më shumë barrë. Vërtet kontributet, e një çifti nuk janë të njëjtë, por, në fakt, të dyja palët janë investuar ne një familje. Kur burrat e fshatit i ka thirrur kushtrimi e ata nuk i kanë patur bashkëshortet në krah, si luftëtare; kanë shkuar në luftë me mendje të fjetur se prapa e kishin lënë shtëpinë e katandinë dhe fëmijët, në duar të sigurta. Continue reading Arzihana e Mino Jaçes – histori e një gruaje të rrallë, vlerashumë
Mehmet Musa Nelaj, atdhetar e veprimtar i palëkundur
(Me rastin e dekorimit:” Nder i Bashkisë Memaliaj, pas vdekjes.)
Në kohë e në vende të ndryshëm ku kam qenë, tutje – tëhu, kur më kanë pyetur, të njohur e të panjohur: Nga të kemi? Jam pëtgjigjur, jo pa krenari: “ Jam nga Kalivaçi i Tepelenës. Aa… ka vijuar bisedën tjetri: “ Je nga fshati i Mehmet Musa Nelaj”? Po i jam përgjigjur bashkbiseduesit tim; jo vetëm nga fshati, por dhe nga fisi i tij. A nuk ju duket ky një prezantim disi interesant? Continue reading Mehmet Musa Nelaj, atdhetar e veprimtar i palëkundur
Tahir Muharrem Nelaj (1937-2003). Në gjurmët e të atit
(Qytetar nderi i komunës së Krahësit; pas vdekjes)
Çdo periudhë kohore nxjerr heronjtë e saj e krenohet me ta. Me bëmat e tyre krenohen ata që janë të një gjaku, por jo vetëm. Heroizmat e heronjve, dëftohen, rëndom, jo pa mburrje e ekzagjerime, në kohën kur ata janë në jetë e sidomos, pas largimit të tyre nga kjo botë. Ka raste kur heroizmi përsëritet e jehona e tyre zgjat shumë. Në raste të ngjashëm, njerëzit e identifikojnë një periudhë kohore, me emrin e heroit kryesor të saj. Besoj keni dëgjuar të tillë identifikime, si: “ Në kohën e “ x”-it apo të “Y”, ishte kështu e veprohej ashtu. Përgjithësisht, aktet heroikë nuk mbeten pa u zbukuruar e pa u hiperbolizuar, dhe, disa herë, protagonistëve u thuren lavde e u “ vishen” bëma që nuk i kanë bërë. Duke iu referuar Historisë të Re, nuk mund të mohoj e të kundërshtoj rolin thelbësor të ndikimit të prejardhjes, në karakterin e një njeriu. Continue reading Tahir Muharrem Nelaj (1937-2003). Në gjurmët e të atit
Lëmënjtë e Kalivaçit të Tepelenës
Në luftën shumëshekullore, për të mbijetuar, në historinë e kalivaçasve kanë rendur përkrah njëra-tjetrës dy komponentë: Beteja për të siguruar bukën e gojës dhe ajo për të mbijetuar.
Çabej i Madh, e ka shqipëruar fjalën Kalivaç, si një vend i varur. Një rrugëtar i rastësishëm, kur përshkon hapësirën, nga lundra, deri tek Goneja dhe nga Ç esma e thatë, deri tek Varri i Hasan Memos, mesiguri që e ka pikasur këtë realitet. Kalivaçi i Tepelenës, si fshat me tetë mëhallë, dihet që është ngritur mbi bregore. Popullsia e tij, e ka siguruar ushqimin, nga fusha buzë lumit të Vjosës, dhe nga arat, që ka hapur vetë, mes korijeve me shkurre. Ara të tilla, prodhimtare gjen në Trapin e Çesmës; në Gryka; në Kullustra; në Moçale, në Daulle, në Cac; tek Gropat, në Bozanaj, në Saloniq e gjetkë. Në vitet e kolektivizimit të bujqësisë, Kalivaçi u kthye në hambar, për rrethin e Tepelenës. Shpesh, në mjedise urbane, kur bëhej fjalë, për këtë fshat, dëgjohej “ novka”: Myzeqeja e Tepelenës. Prodhohej mjaft, prandaj thuhej kësisoj për të. Continue reading Lëmënjtë e Kalivaçit të Tepelenës
Xha Manja
Mane Tafil Zenelaj (1885-1978)
Në Kalivaç të Tepelenës, kontributet e njerëzve të ndierë, në etapa të ndryshme kohore nuk kanë qenë të njëjtë. Disa kanë shkruar histori, me trimërinë e tyre dhe janë të mirënjohur si trima. Të tjerë janë gdhendur në memorjen e njerëzve për veprimet dhe qëndrimet e zgjuara e koherente. Disa mbahen mend për jetëgjatësi, teksa të tjerë kanë lënë gjurmë, me veshjen sipas traditës së trevës dhe me pamjen e jashtme mbresëlënëse. Mane Tafil Zenelaj, për të cilin do të bëhet fjalë në këtë rrëfim, i mishëronte, të tëra këto, ndaj, kujtimi për të nuk tretet. Continue reading Xha Manja