Oratori pa shkollë

Monografi- kushtuar kalivacasit të thjeshtë Xhemal Idriz Ago

Brezat, percjllin njeri-tjetrin. Njerezit; gjithashtu. Sejcili, bart e le pas, gjurmet e historise qe ka shkruar vete. Dihet, gjeja e tjetrit nuk i ngjitet askujt. Ajo eshte e tij dhe vetem e tij. Keshtu ndodh dhe ne historite njerezore, te cilat nuk i ngjajne njera-tjetres. Ketu e ka bukurine jeta. Sa mire e kane percaktuar kete mentaret popullore anonime: “Çdo berr varet prej kembeve te tij”! Vend per koment nuk mund te kete. Ne jeten e nje njeriu, karakteri i tij, u ve vulen gjithe tipareve te personalitetit. Ai formohet dita-dites e pak nga pak, nen ndikimin e faktoreve natyrore dhe te atyre shoqerore. Vija qe formon nje karakter i qendrueshem, shpesh ravijezohet si nje trajektore ne ngjitje. Nuk mund te jete ndryshe. Ne Kalivacin e dikurshem, njerezit, kur benin fjale per karakterin e nje njeriu, perseritnin, jo pa te drejte sloganin: “Sic e nisi; e bitisi”, gje qe ka te beje me pandryshueshmerine e karakterit.

Monografia me te cilen do te njiheni me tej, eshte e nje kalivacasi te thjeshte, autokton, njerit nga njerezit me te zakonshem te fshatit tone te bekuar. Jeta e tij, nuk ishte e qete por; vrulli i saj pati nje trajelktore origjinale ku, mbi te gjitha tiparet e karakterit te tij, spikati te qenit njeri i drejte, i ndershem, bujar e i gezuar. Per keto, e per mjaft tipare te tjera te atij burri, Xhemal Idriz Ago si dhe te tjeret bashkefshatare tanet, nuk duhen harruar. Çfare them? Asnjeri nuk e meriton harrimin, pavaresisht nga kontributet qe ka dhene. Me vlere eshte kur bemat e njerit e te tjetrit shkruhen; sic kane ngjare. Atehere dhe autori i tyre mbetet i perjetshem. Do te dale dikush te me kritikoje, me argumentin e pakundershtueshem se: “X” apo “y”, ka lene pasardhes, te cilet nuk e harrojne. Kjo eshte e drejte, por, po kaq e pakundershtueshme eshte dhe aksioma se jeta e nje njeriu eshte e kufizuar ne kohe dhe asnjeri nuk e gezon privilegjin e te qenit i perjetshem. Individet, sic vijne ne jete njeri pas tjetrit, perseri largohen nga skena e histories e mbetet vetem kujtimi i tyre. Ndodh kjo, per arsyen e thjeshte se vetem komuniteti dhe historia e tij e shkruar jetojne perjetesisht. Madje, sic deftojne zbulimet arkeologjike te koheve te fundit, Kalivaci yne i bekuar eshte nga ata fshatra te rralle, jeta e te cileve matet me epoka kohore.

Xhemal Idriz Ago (Familja e ka pasur mbiemrin Varfi, por ka mbizotëruar Ago ose Agaj, siç është zakoni me mbiemrat tanë, ku në fund u shtohet një “aj”) , u lind ne mehallen Bozanaj te Kalivacit te Tepelenes, ne vitin 1933. Ardhja e tij ne jete ndoshta ka ngjare 2-3 vjet me pare, por, ne ate kohe, mosha e lindjes te djemve paksohej qellimisht, ne menyre qe ata te mos rekrutoheshin perkohesisht ne sherbimin e detyrueshem ushtarak. Gjithsesi, ne dokumentet zyrtare, kjo eshte data e tij e lindjes. Nena qe e solli ne jete, quhej Selvi. Nje emer ky simbolik, i cili eshte symbol i nje druri dekorativ, me bukuri te rralle e me elegance te pashoqe. Ajo ishte fisnike nga rrenja- bije ne Amanikaj e mbese e Baba Kasos, te Koshtanit te Tepelenes; nje grua e zonja, per femijet e saj, per shtepine qe menaxhonte; per miqesine dhe per bashkeshortin e saj, Idriz Agon, me te cilin shkoi jeten. Baba i Xhemalit, ishte Idriz Agua; nje burre i gjate, si lastar kavaku; me shtatlarti burre i Kalivacit. Te dy, si Nene Selvia dhe Baba Idrizi ishin autoktone, te se njejtes treve.

Dera ku u lind e u rrit Xhemali ishte dere fisnike dhe e para ne Kalivac, e cila sherbente si “porte” hyrese e fshatit. Ishte e para jo per nga pozicioni gjeografik ne hyrje te fshatit por nga “pesha” qe mbante. Idrizi u perfill vone per te formuar familje. Ai, per shkak te qendrimit të tij jashtë Shqipërisë së sotme, sa ne Izmir (Turqi), ne Sarajeve (Bosnje- Hercegovine) si nëpunës i perandorisë osmane, u lidh me Selvine, ne moshe te rritur, rreth 40 vjec dge pasi u kthye në Kalivaç. Duhet thene se martesa e djemve kalivacas te asaj kohe, si rregull behej ne moshen para te njezetave; me Idriz Agon ndodhi ndryshe.

Xhemali ishte i katerti femije ne radhe, ne vazhden e te lindurve nga cifti: Selvi e Idriz Ago . Serine e femijeve te ketij cifti e celi Zenepja. Sipas tradites, trendi kalivacas e donte qe femija i pare te ishte djale, por, kur u lind vajze, Nena e re- Selvija dhe Baba Idrizi nuk e “prishen zemren” e nuk e dhane veten. “kerkuan djale e ai u erdhi. I dyti erdhi ne jete Veliu e pas tij Metua hallemadhe. Xhemali ishte i katerti i femijeve te ciftit: Selvi e Idriz Ago. Pas tij, erdhi ne jete Nurishaja gjithe nur, e cila e pati jeten te zeze. Ajo, mbasi percolli tre djem per ne boten tjeter; kohet e fundit u nda dhe vete nga jeta, e pikelluar.

Jeta dhe fati i femijeve te Idriz Agos qe i ndryshem. Po ti referohemi histories te atij trualli, njerezit e tij ne udhen e jetes, here kane patur ngjitje e shtese natyrale; here te tjera kane perjetuar fatkeqesi e merziti, si rralle ndonje fis tjeter ne Kalivac te Tepelenes. Vajzat e atij pragu, sic ishte tradita, sapo shkelnin ne te trembedhjetat, tek dera kishin lajmesin, i cili kerkonte ti shpinte ato, me ngutesi, tek burri, pavaresisht se ato nuk ishin rritur e pjekur per kete “status” dhe nuk ia kishin idene shtepise, fshatit dhe burrit ku do te shkonin nuse. Zenepja, me e madhja nga femijet, vajti nuse ne Izvor, ku u martua me Tahir Brahim Rucin. Ajo u nda nga jeta ne moshen 90 vjece dhe la pas djem, vajza, nipër, mbesa e stërnipër. Veliu, i dyti ne radhe, kaloi kalvarin e Luftes Partizane, sherbeu ne ushtri, ne detyren e oficerit, u martua me fisniken Hane, nga Dorza e Tepelenes, me te cilen u linden 7 femije. Mirepo vargu i fatkeqesive, tek ajo shtepi, vazhdoi; Veliu, u nda nga jeta, mjaft i ri, ne vitin 1976. Bashkeshortja e tij, e mira Hane, banon ne Tirane, tek i biri- Besniku, i cili u qendron besnik idealeve te babait te tij dhe eshte i nderuar, ne fis, ne shoqeri e ne komunitetin ku jeton. Ne nje veshtrim te siperfaqshem, mund te cekim nje varg fatkeqesish qe kane ngjare tek vatrat e fisit Brehamaj, siç i njohin mëhallaxhinjtë e tyre, ne kohe te ndryshme. Sali Agua, i vëllai i Idrizit, u vra ne diten e dasmes se tij, e ajo u kthye ne mort. Teme Agua, vëllai tjetër,  vajti ne kurbet, ne Turqi e nuk u kthye; Sheme Agua, vëëla edhe ky i Idrizit,  u vra ne nje aksident, ne pune, ne vitet e Luftes se Pare Boterore ose të Italisës së parë, siç thuhej rëndom. Metua, fatkeqe, u martua tri here, por nuk u be dot nene; Bilal Qazimi, djali i motrës së Idriz Agos, ra Deshmor i Luftes Nacional- clirimtare te popullit shqiptar; Shaza, moter e Selvise, e martuar me Nazif Muharrem Dostaj, u nda nga jeta 40 dite pas lindjes se pare etj. Shume kane ikur nga kjo jete, nga pjestarët e atij fisi, por me shume kane ardhur ne jete. Ne ditet tona, ky fis eshte kthyer ne nje komunitet te madh por i shpërndarë në mjaft vende të Shqipërisë dhe të botës. Per t’u theksuar eshte nje fakt: Ne Kalivac, ne trojet e fisit, aktualisht banon vetem Shyqyri Ago, i biri i Veli Idriz Agos, i cili, jo vetem qe mban lart traditat e mira te atij trungu te ndier e bujar, por dhe prêt e percjell, me bujarine e shpirtit si det, te gjithe te larguarit qe jane te malluar per vatren ku jane lindur e ku u mekemben.

Jeta e Xhemal Idrizit u shtri ne dy shekuj. Ai provoi gjate jetes, gjithe privilegjet dhe prapesite qe i rezervoi fati. Si femije i katert i familjes, Ai u rrit “neper kembet” e me te rriturve dhe me te vecantat e atyre trojeve. Xhemali ndjeu perkedheljet e Nenes e te Babait dhe te familjareve te tjere, me te rritur por, dhe ndonje dacke, kur gabonte, ndonese ishte femije i mbare. Nga shtati, vertet nuk u rrit shume, si prinderit e tij dhe si vella Veliu, por ne kraharorin e tij rrihte nje zemer e madhe dhe nje shpirt i mire. Femijerine, Xhemali e percolli, prane prinderve, ne shtepine perdhese aty ku u lind, ku u lidh e u perkund ne djepe druri, ku u mbeshtoll me shpergenj leshi e u fiksua me breza leshi, si gjithe moshataret. Heret, qe ne femijerine e hereshme, tek Xhemali i vogel u duken disa tipare karakteristike, si ne shtepi, kur luante neper avlline e madhe dhe kur behej tok me shoket nga mehalla, per te luajtur lojera te moshes, si lodra me cingla, derrakthi, syllambyllazi, kala dibrance, gjuajtjet me hobe, loja topagropthi, dokthi, korroile, ngritja e grackave etj. Djali i dyte i xha Idrizit vecohej nga bashkemoshataret e tij,  për aftësitë e tij retorike, per urtesi, sjellje te mira dhe sidomos si shpitrtmire. Aftësia e tij për të folur gjatë, për të treguar histori tërheqëse e për të mbajtur me muhabet një odë të tërë, i fali atij edhe respektin e bashkëmoshatarëve por dhe “nofkën” miqësore, “oratori”.

Pa e ngarkuar materialin me te thena e te perseritura, nuk mund te rri pa terhequr vemendjen, ne dy ceshtje kryesore te cilat rrjedhin vetiu, nga thellimi ne gjykimin e te dhenave biografike te Xhemal Idrizit, paraardhesve dhe te prasmeve te tij. Ato qe dua tu them, vertet jane detaje nga jeta e tij, por pesha e tyre, i kapercen kufijte e nje vleresimi te zakonshem. Ato qe dua te ndaj me ju, lexues te nderuar, mund te permblidhen si vijon:

E para; Dera e Brehamajave, siç e quajnë sot e kësaj dite mëhallaxhinjtë (Brehamaj, ngaqë gjyshi i Idriz Agos, quhej Breham), ne Bozanaj te Kalivacit te Tepelenes, eka qene dhe mbetet e fisme. Veshtroni pozicionin e saj gjeografik, te vendosur si “porte” ne hyrje te mehalles e te fshatit. Ajo, ka qene e mbetet dere e pare. Jo nga pozicioni i vendosjes gjeografike, por, sidomos per rolin qe ka luajtur ne jeten e komunitetit kalivacas. Le te perpiqemi ta cojme me tej kete mendim: Nje rrugetar, sidomos nga ata qe rrugen e benin ne kembe, mbasi kishte kapercyer brigje e kishte pershkuar shume monopate, kur nga rruga e gjate e nga vapa, i ishte pjekur peshtyma e i ishte thare buza, per nje pike uje. Rrugetari, i aferm i shtepise apo dhe i panjohur per familjaret, pa trokitur fare ne porte, mjafton te fliste, nga udha qe qarkonte avilline e madhe dhe nga dera e shtepise dilte nje grua, me sapllak te mbushur me dhalle ne dore, te cilen ia ofronte kalimtarit, i cili “merrte vlage” per te vijuar udhen.

Nuk e thash mekot shprehjen se kalimtari mund te ishte edhe i panjohur. Ne kete mes, na terheqin vemendjen jo nje, por disa vlera te larta me natyre thellesisht njerezore. Fisnikeria eshte e para dhe e domosdoshme, por nuk eshte e vetmja. Ne kete rast kemi te bejme me bujarine e shpirtit qe shpreh traditen e kesaj shtepie miku. Holle-holle, shfaqja konkrete ka te beje me emancipim shoqeror te asaj pjese te popullsise qe ishte me e prapambetur dhe me e shtypur; femres. Kjo dukuri, ka nevoje te analizohet me dashamiresi, jo me keqdashje.

Ninija e Ago Muharremit – Ago Muharremi ishte djali i vëllait të Idriz Agos, Muharrem Agos- nje grua per koken e gruas, kur kaloja poshte shtepise te saj, nen ate faqe bregu e me pikaste, dilte tek arra ne maje te bregores e me therriste: “Te keqen nena, ngjitu pak, se te do nena”! Kur ngjitesha tek ishte Ajo, mbasi me puthte me dashuri e me mall nene, me thosh: ” Merre kete grusht me arre, apo kete dore me bajame, kete cope varg me fiq, disa kokrra shege, ndonje ftua etj”; te cilat i kishte mblojtur per te dashurit e zemres, dhe, kur largohesha, prej saj, me jepte porosi, per te bijen, Jeminene, e cila banonte e banon ne Tirane. Nuk i theksova mekot: Fisnikerine, bujarine dhe mikpritjen e asaj dere te madhe.

Fisnikeria nuk blihet me para; as nuk eshte mall qe te shitet, ne treg; ajo buron nga geni e transmetohet nga njeri brez, ne tjetrin. Ne ditet tona, njeri nga djemte e Xhemalit- Nekiu, ose Niko Ago siç njihet si gazetar,  eshte gazetar i  televizionit shteteror te nje vendi Nordik, si Suedia, perben nje faqe te ndritur, per Ate dhe per fshatin tone me bukuri te rralla eshte “gjenderr mbi bisht”, sic thone ne Kalivac. Po te perpiqesha per ta thene me pak fjale, kete dukuri, do te thoja: “Geni troket”. Ne historine e ketij fisi, i gjen te gjitha dukurite, si gezimet dhe hidherimet. Mire e thote nje shprehje qe na vjen nga lashtesia se: “I miri, jo gjithnje gjen te mira”! Jo cdo brezi nga ai prag i ka shkuar jeta si ne vaj. Disa fatkeqesi te renda ka perjetuar ai prag. Nuk po i perserit se do ta ngarkoja shkrimin e do ta merzitja lexuesin nga kalivaci.

Kohet, sot kane evoluar; njerezit-gjithashtu. Agajt (Varfajt e dikurshëm), jane shtuar e jane shumuar; ata kane “pushtuar” shtete e kontinente dhe kudo ku punojne e jetojne, jane te nderuar e te respektuar. Duke shkruar keto radhe, me vjen ne mendje nje thenie e nje burri te ndjere: “Moj shtepia bukedhene, do benec sic keshe qene”! Me duket se i shkon, bukur per shtat ky parashikim optimist, rrjedhes te fatit te fisit, i cili i eshte pershtatur kushteve qe i ka caktuar fati dhe vendit ku e vendosi historia. Sido qe koha dhe njerezit kane investuar te tjera mendesi e mundesi, nje gje nuk e ndryshojne dot; genin, i cili, ne fund te fundit vendos.

E dyta; Xhemal Idrizi nuk ka levizur nga tradita e te pareve. Lidhjet shoqerore e ato miqesore, Ai i ka bere te menduara mire. Ato mbajne vulen e kohes kur “heroi” yne ka jetuar. Pa iu shmangur tradites se lashte, kur ishte femije, Xhemali luante me bashkekohesit e tij, te se njejtes moshe, por dhe qe ishin afer me shtepi. Ne kete perzgjedhje te tij, mendoj te ndalem pak e te sqaroj ndonje detaj. Nuk ishte vetem afersia gjeografike qe e lidhte Xhemalin e vogel me femijet e Bozanajve. Kjo ishte nje domosdoshmeri, mbasi mehallet e tjera, perfshi edhe Mecajt, per nje femije te moshes se tij, ishin larg.

Gjetke “flinte lepuri”: Kete dua tua deftoj, sic e mendoj. Per ti ardhur ne ndihme argumentit tim, po rrjeshtoj emrat e atyre bashkemoshatareve te Xhemalit, me te cilet ai ndante kohen: Zenel Shahin Hysaj; Kadri e Selfo Ali Hysaj; Qemal Malo Hysaj; Sefedin Sulo Hysaj; Sabri Riza Dostaj; Dalip Nazif Dostaj, Baço e Sabri Riza Dostaj,  etj. Do te thote ndonjeri, me naivitet: Paska zgjedhur djemte e Hysajve qe kishte me prane shtepise te tij. Nuk me plotson ky argument. Ne shoqerine e Xhemal Idrizit, vertet kishte disa nga djemte e Hysajve (Malajve) por, Ai qe ne vegjeline e tij, dinte ke zgjidhte per shok. Fisi i Hysajve (Malajt), gjithnje kane qene fisi me i madh e me me peshe ne ate mehalle dhe, te gjithe ata qe kishin shoqeri me Xhemalin e Idriz Agos, ishin nga djemte me te mire te asaj mehalle, te fshatit. Keshtu dhe dy djemte e Dostajve fisnike. Me shoke te mire, i kishte lezet edhe lodra femijerore Xhemal Idrizit. Me disa prej tyre, ai e ruajti shoqerine edhe kur u be burre; madje edhe kur u moshua.

Xhemal Idrizi, ne nje fare menyre, shtratin e lidhjeve miqesore te gjakut vertet e gjeti te shtruar, nga paraardhesit, por, ai diti, me mencuri, ti ruaje keto lidhje dhe formoi lidhje te reja, duke respektuar shkallen e fisnikerise. Nena dhe Babai, tere rrethi familjar e miqesor, e futen ne shtepine e fisme të Mehmet Nyftarit,  ku ishte bije Totja jetime, ne Qesarat e cila u be shoqe e jetes se tij. Por, Xhemal Idrizi nuk u mjaftua me lidhjet e miqesive te reja; Ai ruajti dhe lidhjet e miqesise me miqte e lashte te atij pragu. Kushërita e tij e parë , Havua, bije e Kapllan Agos që ishte vëlla me Idriz Agon, u martua me fisnikun Azis Telha Azizaj, ne Hysodosaj, i cili ishte kusheri i aferm i “trimit me flete ” Jace Sadik Azizaj i cili ishte njeherazi “bilbil” i kenges labce dhe idhull i Xhemal Idrizit. Deres se Kalo Qazo Ramaj, me të cilin u martua motra e vogël e Xhemal  Idrizit, Nurishaja dhe njëherësh ishte dajua i Totes, gruas së Xhemalit, po ne Hysodosaj, nuk kishje cfare ti thoshje per fisnikeri e per vlera te tjera njerezore. Hallua e Xhemalit, Vezikua e Qazim Lazes nga fisi i Malajve, ishte nene e deshmorit te Luftes Nacional Clirimtare- Bilal Qazimi dhe kunate e burrit te mencur e te fisem Halil Laze Malaj, i cili, djalin e vetem, Selamin e kishte njerin nga te rinjte antifashiste me aktive te Levizjes Clirimtare, ne fshat. Ne forma te ndryshme, Xhemali u lidh me miqesi me Muharrem Shemen dhe me te birin partizan – Sheme Muharrem Agaj, si dhe me Muharrem Qerim  Mehmetaj; njerin nga burrat me me emer, nga Dorza, i cili u natyralizua per bukuri si kalivacas e u be dhenderr ne deren e njohur te Barjam Delos nga Isufajt. Muharrem Qerimi kishte për grua, kushërirën e parë të Selvisë së Idriz Agos, nënës së Xhemal Idrizit.  Xhemal Idrizi, si njeri i zgjuar, I drejte e i ndershem, nuk mbeti tek ato miqesi qe bene te paret e tij. Xhemali, qysh në moshë të re, ende pa vajtur ushtar, u bë  vella me hajmali, me burrin e ndershem nga fisi Xhaferaj i Mecajve- Eqerem Azbi Xhaferaj. Xhemali,  kishte shoqeri e simpatizonte bashkefshatarin Safet Ahmet Caushaj etj. Ai, edhe pse ne fukarallek, ka ditur “ti perzere” miqte qe i la Babai te cileve nuk iu nda, si ne gezime dhe ne fatkeqesi.

Ndoshta ia vlen, jo vetem te ndalemi ne kete vlere te tij, por dhe ta shoqerojme, ne udhen qe ndoqi. Mbase nuk eshte e tepert te kujtojme nje thenie te mencur qe na vjen nga kohet e kaluara, sipas te ciles: “Miq te rinj zer, por te vjetrit mos i ler”! E kam thene dhe here tjeter por e ndjej te nevojshme ta perserit, i sigurt se asgje e keqe nuk vjen prej saj. Kalivacin dhe kalivacasit, ne kohe e ne situate te ndryshme, si atehere kur punet u kane shkuar “si ne vaj “dhe kur ka fryre ere me suferine, i ka mbajtur te bashkuar fisnikeria dhe vlerat morale te tyre; lidhjet e shendosha miqesore, jo perkatesia partiake; ca me pak pikepamjet e tyre. Le ti ruajme e le ti perterijme keto lidhje, se vetem te mira do te kemi prej tyre. Nuk me vjen mire kur mesoj se vajza e djem te rinj, jo vetem qe nuk i dine rrenjet por asqe duan ti mesojne ato. Te tilla mendesi ushqejne : mevetesine, fodullekun, kapriciozitetin e moskokecarjen dhe dukuri te tjera, te papranueshme per karakterin e nje kalivacasi. Kalivaci ka pershkuar nje udhe te gjate e te veshtire, e cila duhet njohur, ne radhe te pare nga vendasit, kudo ku jane.

Ne shtepine ku u lind e percolli femijerine Xhemal Idrizi, vertet nuk ishte i pranishem ndonje fare luksi, qofte dhe i kohes por, brenda saj banonin njerez me shpirt te mire e me zemer te madhe. Xhemali nuk trashegoi nga i ati ndonje banese te madhe, me me teper se nje kat mbi dhe; as orendi e katandi te tjera. Shkaku, përveç fukarallëkut të kohës, ka te beje edhe me ecejaket e xha Idrizit, nga Kalivaci, ne Izmir e ne Sarajeve dhe me perfilljen e tij, me vonese, ne moshen rreth 40 vjec, per te ngritur nje strehez te ngrohte familjare.

Shtepia e Xhemal Idrizit perfaqesonte nje perdhese te zakonshme fshati, me dy dhoma e me nje corridor (mesore), te madhe, e cila, me vone u pershtat per salon pritje. Muret e asaj shtepie u ngriten me gure te bardhe, te lidhur me balte te bardhe (shur) dhe me breza druri. Sic ishin shtepite e fshatit te asaj kohe, dhomat nuk ishin te shtruara me dysheme derrase dhe nuk kishin tavan. Drunjerit e catise dhe traret ishin nxjerre ne Koshtan, atje ku ishin nxjerre dhe pllakat e zeza qe mbulonin catine. Duhet theksuar perparesine qe kishte catia me pllaka te zeza, te cilat ishin me te lehta dhe catia, krahasuar me ate qe mbulohej me pllaka te bardha guri, rralle pikonte.  Njera  nga  dhomat  ishte  e  pershtatur  per te gatuar dhe ishte “shtepi e zjarrit”, si dhe ne te mblidheshin femijet. Dhoma tjeter ishte e pershtatur per te pritur miqte e shumte te asaj dere. Te dyja dhomat ishin me vater, me oxhak e me buhari. Ne shtepine ku gatuhej, nga trari i pare, varej “i kapardisur ” nje cengel me unaza hekuri te lidhura me njera – tjetren, i nxire nga koha dhe nga tymi. Ne vatren e kesaj dhome, vazhdimisht kishte hi te perftuar prej druve prej lisi, kocimare, perralli, drize, shkoze etj. Rrallehere, zjarri ndizej me dru ulliri e drure te tjere te rralle. Dritaret e dhomave ishin te vogla, tip frengjie, te siguruara me hekura qe mbylleshin me kapake dhoge.

Ne dhomen ku qendronin femijet, ne fund te saj, ishte nje djepe druri, ne te cilen ishin perkundur te gjithe femijet e ciftit. Nje sepete e rende druri qendronte ne fund te shtepise, e mbushur me veshje te shtrenjta e me fruta aromatike (ftonj, shege, palafike, arra, bajame etj, te cilat I mblonte nikoqirja per te dashurit e familjes, ne vecanti per mbesat e niperit e shumte. Afer djepes ishte nje furke e nje druge, te cilat sherbenin per tjerrjen e leshit. Mjetet e manipulimit te bulmetit: Dybeku, vedra, kadja dhe ene te shumta ishin gjithnje t pranishme. Si ne cdo shtepi, ne mungese te ujit te pijeshem, te rrjedhshem, ne fund te shtepise ishte nje bucele, me kapacitet rreth 30 litra, ku rezervohej ujet e pijeshem. Ne mur, qendronte e fiksuar nje dhoge e nje farasha, ku vendoseshin e net qe sherbenin per tu ushqyer. Ne vatren e dhomes se zjarrit, vazhdimisht qendronte nje sac e nje pale kembje. Guret e mishit dhe helli, te cilat ishin specialitet i xhemalit, qendronin prane shtepise, ne gatishmeri per te pritur viktimen e radhes.

Oborri I shtepise ishte i madh e nuk kishte kufi ndares, te dukshem, mes oborrit dhe bahces, ne te cilen, zakonisht kultivoheshin perime te stines (spinaq, labot, qepe, hudhera, qiqera, kockulla, fiereza, bizele etj). Ne oborr veëonin deri vonë,  dy rrenje arre te medha, me catalla te azdisura dhe nje man i larte, gjashte rrenje bajame, disa rrenje fiq te varieteteve te ndryshem, ftonj, dy kacube shege dhe plot hardhi te cilat u ishin qepur bajameve. Pemet frutore, familja i kishte mbjelle, por nuk u kryente asnje lloj sherbimi. Njerezit e shtepise kujtoheshin per to vetem kur i pervelonte dielli dhe kur piqeshin frutat e tyre. Arsyeja kryesoree kultivimit te pemeve te llojeve te ndryshem, nuk kishte si qellim vetem rregullimin e miktroklimes dhe per te mos stonuar, ne ate breg ku pemet ishin njera nga bukurite e mehalles. Ata qe kishin mbjelle keto peme, kishin dhe qellimin e mire qe femijet e tyre te mosbanin koken nga bahcet e fqinjeve kufitare, sidomos te Hysajve qe kishin prane. Ne sinoret e familjes ishin dy objekte kulti; bregu i pyllezuar ku ishte ndertuar mekami me dy cirake i Baba Lolos dhe Lisi i Berhamajve, dy simbole, gjersisht te njohur.

Arat, Xhemal Idrizi i kishte tek korija perballe shtepive, ne anen Veri-Perendimore te pronave; tek Gropat, dhe ne afersi te Perroit te Zi, siper Çesmes te Bukur. Nje siperfaqe toke, Xhemal Idrizi e kishte ne Majen e Çifligut dhe pas shtepive. Edhe trungu i Brehamajve, ne keto vende  i kishte pronat, me perjashtim te Ramiz Varfit (djale xhaxhai i Xhemalit) i cili i kishte tokat atje ku kane qene shtepite e vjetra te Jashar Pehlivanit. Perjashtuar tokat ne vendin e quajtur Gropat, te cilat formonin nje ulluk ku rridhnin ujerat e depozitoheshin aluvionet, tokat e tjera te fisit dhe te Xhemalit ishin te varfera. Qe te prodhonin, ato lipsej te pleheroheshin me plehe organic dhe kimik.

Portreti i Xhemal idriz Agos, nuk dallonte nga shumica e bashkefshatareve te tij. Nuk di nga ngjau persa i takon shtatlartesise, se xha Idrizi, Nene Selvija, vellai i tij me i madh Veliu e te tjere familjare e te aferm te Xhemalit, kane qene shtatlarte; madje shume mbi mesataren e shtatlartesise te fshatit. Xhemali ishte nje burre relativisht i shkurter. Shtatlartesia e tij nuk i kalonte 165 cm. Por ai kishte trup te lidhur e muskuloz, ishte i shkathet dhe mjaft i shpejte ne rrugetim. Kur nisej per udhe te gjate, se bashku me shoke, bashkeudhetaret ishin te detyruar ta ndiqnin me teper me vrap e me hap te shpejte se sa me hap te zakonshem.

Xhemal Idrizi, si veshje te zakonshme kishte pantallonat dhe xhaketen prej shajaku, me ngjyre te zeze. Ne koke mbante nje kapele me strehe, me ngjyre qe te erret qe i shkonte rrobave qe vishte. Ne mish, dimer e vere mbante fanelle te leshte, te thurur me shtiza apo me grep, nga duart e “arta “te nikoqires Tote. Ajo, per te shprehur dashurine qe ushqente per bashkeshortin, tek qafa dhe ne fund te mengeve te fanelles, bente ca qendisma te bukura me fije leshi te zi e me ngjyra te tjera. Meqenese mbante vazhdimisht fanelle mishi, Xhemali nuk e veshtroje kurre te vishej me kemishe me menge te shkurtra. Bluzen nen xhakete dhe corapet e leshit, gjithashtu i thurte e mira Tote me duart e saj te shkatheta. Ne punet qe bente, me grep apo me shtiza, Ajo grua e rralle, fuste shume dashuri brenda. Pas viteve ’90, kur u inicua levizja e lire e njerezve, mjaft nga pinjollet e Xhemal Idrizit, u vendosen ne shtetin fqinje te Jugut. Prej asaj kohe, veshjet e Xhemalit u “modernizuan”. Ai nuk vishej me me rroba shajaku, por me rroba cohe, dhe me kepuce e me kapele, te cilat ia dergonin femijet e tij kurbetlinj, ne vecanti Izeti, i cili e furnizonte Xhemalin me bollek, me veshje gjithefareshe, te reja.

Tek burri nga Kalivaci i Tepelenes Xhemal Idriz Ago, nuk kishim nje njeri hames, i cili konsumonte cfare ti jepje per te ngrene. Ai, vertet nuk ishte nazeli ne te ushqyer, por, nuk pranonte te hante radhe. Ne nje mase te madhe, kerkesen per ushqim te gatuar me shije, sipas motos “pak por sakte”, ia kishte mikluar Totja. Ajo grua Zonje, gatuante aq me shije sa, kush hante ushqim nga duart e saj, ishte i detyruar te lepinte gishtat. Ushqimi me i preferuar per Xhemal Idrizin, ishte mishi i berrit, i pjekur ne hell. Nuk ishte pijanec por alkoolin, me terezi e pinte. Ne moshen e trete, ai, cdo mbremje donte nje pagure (Duce) me raki te bere vete dhe te shoqeruar me meze. Si meze te preferuar, Ai kishte : Zogjte e fushes, te skuqur; gjize; ullinj te kripur; qepe e hudhera te njoma dhe nuk e “shtynte “ dot rakine, pa kenge.

Ne bregun e Bozanajve, rralle gjeje njeri qe te mos kendonte labce. Ajo mehalle sikur lindete kengetare dhe kengetare. Bilbila kane qene e jane, sot e kesaj dite vendasit. Ne shtepine (familjen) e Xhemal Idrizit, te gjithe ishin kengetare. Izeti është bilbili I kenges labce. Vet e Xhemali, ia merrte kenges dhe, here pas here nderhynte me fjalet: “Hopa-bilbila, hopa ”! Kur kendonin familjaret e Xhemal Idrizit, ata qe kalonin ne udhen prane shtepise te tij, ndalnin hapin per nje cast dhe degjonin kengen. Kenga e tyre ngjante me nje simfoni; aq harmonike ishin zerat. Protagonist ishte vete kryefamiljari, te cilit ia ndihte bukur Izeti; te tjeret, te cilet ishin me pak te “specializuar “per kenge, mbanin iso, pa e “Çjerre” melodine. Kenga e preferuar e Xhemal Idrizit ishte kenga e Grupit te Himares, e kenduar nga legjendari Neco Muka, ne vitin 1931, kur Ai dhe bashketrevas te tij, ishin emigrante ekonomike, ne Lion, te Frances, e titulluar: “Vajze e Valeve…”, kënga “Kush është lule vilajeti”, e plot të tjera. Këngën “Vajza e valëve”,  e kendonte Xhemali, por e pranonte dhe vete se Jace Sadik Azizaj, ne Hysodosaj, “ e kendon kete kenge me ze bilbili”!

Jeteshkrimi :

Data e lindjes e Xhemal  Idriz Agos,  per shkaqe qe dihen eshte e diskutueshme.  Gjithsesi,  si date zyrtare,  e  fiksuar  ne  dokumentet  vetjake,  eshte  pranuar  viti  1933. Femijeria  e  tij  nuk  kishte ndonje  ndryshim  nga  ajo  e  bashkemoshatareve  te  tij;  por,  duhet  theksuar  se  Xhemali,  si  djali  i vogel  i  xha  Idrizit,  ishte  pekuli  i  tij.  Kete  “status “ te  tij,  e  kishin  mirepritur  dhe  fëmijet  e  tjerë  të asaj familje,  madje  edhe  ata  vetë  e  kishin  Xhemalin,  kanakarin  e  familjes.  Xhemali,  së  bashku  me fëmijët  e  tjerë  të  fisit e të mëhallës,  të  së  njëjtës moshë  luante  në  atë majë  bregu,  ku  era  vinte  që  nga  Lugina  e  Vjosës  dhe  nga  ajo e  Drinos,  me  force  te  madhe,  aq  sa ta  hiqte  këmishën  nga  trupi  e  ta  zbërthente  setren  (nje  lloj  xhakete  e  bere  vete,  pa astar).  Lojërat  e  preferuara  të  fëmijërisë  të  tij  ishin:  Derrakthi;  me  cingla;  topagropthi;  me  hobe;  korroile;  gracka;  kala  dibrance;  dokthi;  me  top  prej  lecke  (futboll);  syllambyllazi; ta –lashe;  Kacavjerrje  nëpër pemë  dhe,  ne  ndonjë rast,  merrnin  nishan,  me armë trofe.  Në  radhët  e  shokeve,  Xhemali,  nuk  ishte  as i pari;  as i fundit,  por  sedrën  e  kishte  të  madhe,  dhe, ne  lojë  ishte  tepër i urte; i drejtë;  e  i ndershem.

Para  se  të  shkonte  ushtar,  Xhemali  provoi  “kurbetin”.  Ai,  tok  me  mjaft  kalivacas të  tjerë,  nga  të gjitha  mëhallet,  u  punësua,  punëtor  krahu,  në  Minierën  e  Serës,  në  Selenicë.  Atje,  djali i ri  me  trup  të  imët,  provoi  lodhjen  dhe  stresin  e  punës  të  minatorit,  kufizimet  e  jetës  larg  familjes,  por  pati  dhe  përfitim  se  u  formua  si  trup  i lidhur  e  tërë  muskuj.  Gjithashtu,  në  minierë  u  miqësua  me  mjaft  njerez  te  ardhur  nga  treva  te  ndryshme  duke  përftuar  nga  përvoja  e  tyre.  Disiplina  e  punës  dhe  të  ambientuarit  me  punën  e  rëndë,  me  ushqimin,  me fjetjen  e  veprime  të  tjera ditore, me  orar  ishte  arritje  e  kësaj  kohe.

Akoma  pa  vajtur  ushtar,  Xhemal  Idrizi  u  martua.  Fati  dhe  interesimi  i  të  tijëve  e  shpuri  në  derën  fisnike  të  Mehmet Myftar Metës,  nga  fshati  Qesarat i rrethit të  Tepelenës.  Ai  u  martua  me  të  miren  Tote,  e  cila  kishte  mbetur  jetime  qe  ne  femijeri,  kur  sapo  mbushi  tri  javë  në  jete  dhe  u  rrit  bonjake,  në  derën  e  dajos  të  saj;  Kalo  Qazo  Ramaj,  nga  mëhalla  e  Hysodosajve.  Ishte  me  fat  Xhemal Idrizi,  që   u  bë  çift me një  deli  vajzë,  si  Totja,  së  cilës  vuajtjet  e  fëmijërisë  i  kishin  ngulitur  në  shpirt  mirësinë  dhe  dashurinë,  pa  kufi,  në  veçanti  për njerëzit.  Siç  kishte  ngjarë  dhe  në  të  tjerë  raste,  dhe  Xhemali  nuk i shpëtoi  dot  grackës  të  fatit. Dasmen, Ai,  e  beri  ditën  e  enjte  dhe  të  dielën  u  mobilizua  ushtar i shërbimit  të  detyrueshëm.  Ushtrinë,  Xhemali  e  kreu  në  një  repart  këmbësorie,  në  Elbasan, ku kohëzgjatja e shërbimit ihte 3 vjet.  Atje, Xhemalit  iu krijua mundësia  të  mësonte  proceset  e  gatimit  të  ushqimit  dhe,  kur  u  lirua  nga  ushtria, dinte të gatuante.  Gjatë  kohës  kur  kryente  shërbimin  e  detyrueshëm  ushtarak,  Ai  vajti  në  familje  vetëm  një  herë  të  vetme  ndonese  sherbimi  i  tij  zgjati  36 muaj.  Në  fshatin  Kalivac,  ku  qëndroi  pranë bashkëshortes  dhe  të  tijëve,  pas  lirimit nga  ushtria,  Xhemali  u  bë  mjeshtër  për  pjekjen  e  mishit  në  hell  dhe  për  prerjen  anatomike  të  tij.  Xhemali  i  bënte  hisetë  të  diferencuara,  sipas  “peshes”  që  zinte  miku, në  rrjetin  miqësor.  Ai  e  kryente  këtë  punë,  jo  vetëm  me  kompetencë  por  ishte  dhe  mjaft  i  ndershëm  e  rigoroz.  Prandaj  e  caktonin  në  këtë “ detyrë” në  raste  gëzimesh  e në vaki,  punë  të  cilën  e  bënte  me  përgjëgjesi  e  me  përkushtim.  Bashkëkohës  të  tij,  rrëfejnë,  se  Xhemal  Idrizi  ishte  njeri  i  papërtuar  dhe  shumë  i  gjendur.  Ai  linte  punët  e  tij,  për  të  shkuar  në  ndihmë   të  mëhallalinjve  dhe  të  atyre  që  kishin nevojë  për  ndihmën  e  tij.

Për  ta  portretizuar  sa  me  të  plotë,  figurën  dashamirëse  të  Xhemal  Idrizit,  po  ju  përcjell,  me  vërtetësi,  opinionin  e  Jeminesë,  vajzë  e  Ago  Muharremit  dhe  e  Shanikos,  të  cilës, me nderim e me përkëdheli  i  thoshim  Lele:

“… Jam  rritur  me  Xhemalin.  Xhemali  ishte  mjaft  i zgjuar  e  nuk  kishte  njeri  që  tia  hidhte.  Xhemal Idrizi  ishte  një familjar i mirë.  Ai  kujdesej  mjaft,  për  familjen  e  ngushtë  dhe  për  ne  që  e kishim të  afërm.  Ate  e  kishim  mburojë,  në  cdo  rast.  Në  mëhallë  njihej  si  njeri  me  humor  të  këndshëm   dhe  për  shakatë  gjithë  kripë  që  bënte.  Xhemal  Idrizi  ishte  njeri  i qeshur  e  gazmor.  Nuri  i  tij  ishte  gjithnjë  behar.  Nuk  ia  dilte  njeri  për  afërsinë  që  krijonte  në  biseda  të zakonshme  ku  Ai  krijonte kushte  që  të  ndiheshe i  barabartë.  Shpirti i  tij, i  gjerë,  si  det,  të  bënte  për  vete,  me  dashamirësinë  e  pamatë.  Xhemali,  vetë;  bashkëshortja e tij,  Totja  gojëmjaltë  e  zemërbardhë  dhe  femijet e tyre, te cilët  u  edukuan  me  këtë  frymë,  u  bënë  njerëz  të  respektuar  e  të  preferuar,  jo vetëm  në  mëhallën tonë.

Shtëpia   e  Xhemal  Idrizit  ishte  e  hapur, në  çdo kohë  dhe  për  këdo.  Ai  ishte  fukara  por  shumë  bujar  e  mikpritës.  Mes  vështirësive  te  kohës  dhe  ngushtësisë,  me  shume  sakrifica  rriti  dhe  edukoi  për  së  mbari  një  vater  me  fëmijë.  Në  shtëpinë  e  Xhemalit  miqtë  dhe  shokët  e  shumtë  hynin  pa  trokitur  dhe  Totja  e  Xhemali,  ua  jepnin  zemrën  në  dorë.  Çifti: Tote  e  Xhemal  Ago,  ishte “i ngrohtë”  e  i  preferuar;  të  tillë  u bënë  dhe  fëmijët  e  tyre.

Xhemali  ishte  i  lidhur  ngushtë  me  mëhallalinjtë  e  i  nderuar  mes  tyre.  Në  dasma  e  në  gëzime,  por  dhe  në  raste  fatkeqe,  puna  e  ysmetçiut  ishte  e  zgjidhur;  Xhemal  Idrizi,  me  ndershmërinë  dhe aftësinë  e  tij,  e “hidhte tej çdo rast”, pavarësisht nga numëri  i  pjesëmarrësve,  e  nderonte  të  zotin  e  shtëpisë.  Kur  gostia  ishte  në  shtëpinë  e  tij,  Xhemali  bëhej  copë  e  çikë,  që  të  kënaqte  mysafirët.  “Ai  mbante  oxhakun  ndezur”  e  i bënte  ballë  çdo  situate.  Ndarja  nga  jeta  e  Xhemal  Idrizit,  ishte  një  humbje  e  madhe  jo  vetëm  për  shtëpinë  e  fëmijët  e  tij,  por  dhe  për  të  gjithë  fisin  e  më  gjerë.  Njerëz  si  ai  nuk  vijne shpesh  në  jetë…”

Shënim:  Ky  opinion  është  marrë  nëpërmjet  nje  lidhje  telefonike  të   drejtpërdrejtë  dhe  ruan  autencitetin  e  autorit.

Në  anën  Jugore  e  në  atë  Lindore  të  banesës,  oborrit,  bahces  dhe  arishtës  te  fisit kalonte  udha  që  të  çonte  nga  lagja  Bozanaj,  në  Përroin  e  Zi  e  më  tej.  Pronat  dhe  vetë  shtëpia  ishin  të rrethuara  nga  një  gardh  me  tel  me  gjëmba i cili  mbronte  pronën  nga  dëmtuesit e rastësishëm kalimtarë.  Në  atë  udhë,  kalonin  njerëzit  në  këmbë  ose  të  hipur  mbi  kuaj  apo  mbi  gomerë.  Udha ishte  e  ngushtë,   e  lakuar,  dhe  e  pashtruar.  Në  stinën  e  thatë,  kalimtarët,  kur  kalonin  nëpër  të shkaktonin  pluhur;  në  stinën  me  shira,  në  atë  udhë,  bëhej  llokaçe,  e  cila  u  ngjitej  kalimtarëve,  pas  opingave  dhe  i  bezdiste shumë.  Me  qëllim  që  kalimtarët  të  çliroheshin  nga  kjo  bezdi,  ishin  të detyruar  ti  pastronin  opingat  nga  balta,  duke  i  kruajtur  ato  pas  hunjëve  të  gardhit  dhe  në  disa kaçube,  me  ferra,  driza  e  shkurre  të  tjera  si  dhe  me  barishte,  të  cilat  vegjetonin vënde –vënde.

Pas  lirimit  nga  ushtria,  Xhemali  gjeti  punë  në  Patos  ku  u  sistemua  në  proçesin  e  nxjerrjes  të naftës.  Ai  mori  dhe  Toten e prinderit,  me  vete.  Në  Patos,  Xhemali  u  bë  me  dy  fëmijë.  Ç ifti  i  ri solli  në  jetë  Nailenë,  në  vitin  1959  dhe  Guriun,  në  vitin- 1962.  Si djalë  i pleqërisë,  Atij,  sipas traditës,  i  takonte  të  pleqëronte  prindërit,  të cilët  i  mori  në  Patos,  në  të  njëjtën  strehë.   Por Selvija  këmbënguli  të  ktheheshin  në  Kalivaç,  teksa  xha  Idrizi  donte  të  qëndronte,  në  Patos.  E pleqëroi  situatën  Xhemali,  me  të  tijët  dhe,  ne  mes  të  vitit  1962, mblodhi  plaçkat  e  u  kthye  në Kalivaç,  ku  e  kishte  ngrehinën  dhe ekonominë gati.  Në  Kalivaç,  u  lindën  fëmijët  e  tjerë  të  çiftit Tote dhe Xhemal Idriz Ago.  Aty  u  lind  Izeti -(1966);  Nekiu- (1969);  Selvija- (1973),  e  cila  mori  emrin  e  gjyshes  dhe  i  fundit,  Bedriu -(1976).  Kur  u  rritën  e  u  bënë  për  martesë,  femijët  e  Xhemal  Idrizit,  u  lidhën  me bashkëshortë- (bashkëshorte)  që rridhnin  nga  familje  të  fisme,  siç  ishte  vetë  Xhemali dhe  të  përshtatshme  për  atë  familje.

Kthimi  nga  Patosi,  e  detyroi  Xhemalin  nevojtar  të  drejtohej  në  një  front  tjetër pune,  ku  të  ishte  në  marrëdhënie  me  shtetin  e  të  merrte  një  pagë  për  “të  mbajtur”  familjen.  Ai  u  fut  në  punë  në  Minierën  e  Qymyrgurit,  në  Memaliaj,  ku  punonin  mjaft  kalivacas.  Për  fat  të  keq,  Ai  nuk  punoi  gjatë, në  këtë  qëndër  pune.  Një  aksident që i  kushtoi  humbjen  e  dëgjimit,  u  bë  shkak  që  “heroi”  ynë  të  kthehej  sërish  në  Kalivaç.  Formimi i kooperativës  bujqësore  në  Kalivaç  e çoi Xhemalin në sektorin  e  blegtorisë,  ku  punoi  për  një  kohë  të  gjatë.  Xhemali   njeri;  nga  Xhemali  çoban,  nuk  mund  të  ishte  tjetër  njeri.  Ndershmëria,  të  qënit  i  drejtë  e i  çiltër,  përkushtimi  në  punë  dhe  shpirti  i  tij  i  sakrificës,  u  shpalosën  me  me  forcë,  gjatë  kësaj  kohe.  Çobani  i  dhenve  Xhemal  Idrizi,  ishte  modeli  i  një  njeriu  vlerashumë,  i  cili, si të  thuash,  gjeti  veten  në  këtë  profesion.  Për  ta bërë  më  konkret  rrëfimin  po  u  referohem  disa  tipareve  të  tij të  qënësishme, si:

Xhemali  kishte  një  tufë të  madhe  dhensh  përpara,  numëri  i  të  cilave  varionte  e  nuk  ishte  konstant.  E  veçanta  e  tij  ishte  se  Ai,  njihte  jo  vetem  të  gjitha  dhëntë  e  tufës  me  emer  por  dinte dhe  të  pjellët  e tyre,  kujt  i përkisnin.  Nuk  ndodhte  kurrë  që  qëngjin  e  Bejkës,  Ai  tja  çonte  Krrutës,  Syskës,  Vakrrës,  kuacës,  Sykuqes,  Llajës;  Mënjës,  etj.   Jo  vetëm  kaq;  Xhemali  njihte  mirë  dhe  dallonte  shpejt  barin  e  mirë  nga  ai që u bente keq , bagetive  dhe  nuk  e  çonte  kurrë  tufën  e  dhenve  që  menaxhonte,  në  kullotë  të  papërshtatshme.  Nuk  bëhet  fjalë  për  aftësinë  e  tij  për  të  mjelë,  për  të  qethur  e  për  të  manipuluar  mishin  apo  bulmetin,  por,  Xhemali  ishte  dhe  mjek popullor  për  shërimin  e  disa  sëmundjeve  të  dukshme  të  bagëtive  të  tufës.  Puna  e  çobanit,  në  dukje,  paraqitet  si  e  bukur,  romantike  dhe  relativisht  e  lehtë,  por,  në  fakt  nuk  është  e  tillë.  Çobani  duhet  të  qëndrojë  vazhdimisht  pranë  gjësë  të  gjallë  dhe  të  supertojë  kushtet atmosferikë;  si  në  dimër  dhe  në  verë.

Ne familje,  sjellja  e  Xhemal  Idrizit  ishte  e  paqortueshme.  Ai  nuk  e  vendoste  autoritetin  tek   fëmijët  me  detyrim,  por  me  shëmbullin  vetjak.  Gojëmjaltë  e  dashamirës  ishte  ai  njeri,  me  të  gjithë;  madje  edhe  për  ata  që  nuk  hynin  në  radhët  e  të  preferuarve  të  tij,  nuk  e  dëgjoje  kurrë  të  nxirrte  nga  goja – “vrer”.  Preferenca  e  tij  shkonte  tek  ata  njerëz  që  ishin  të  afërt  me  të  në  mide  (lexo karakter).  Xhemali  bënte  be  e  rrufe,  kur  ishte  fjala  për  Jaçe  Sadikun,  të  cilin  nuk  e  hiqte  nga  goja; për  Ali  Xhelilin  dhe  për  Nënë  Ganon;  për  Kalo  Qazon;  për Azis Telhanë;  për Muharrem Qerimin;  për  Sheme  Muharremin;  për Xhevit Malkon;  për  Barjam  Rushanin;  për Selfo Alinë,  për  Safet  Ahmetin;  për  Novruz  Tahirin;  për  Ferrik  Alidervishaj  etj.  Xhemal  Idrizi i  zgjidhte  shokët  dhe  bënte  miq,  ata  që  i  ngjanin.

Sa  i  përket  jetës  familjare,  Xhemal  Idrizit  nuk  ia  gjeje  shokun.  Ai  shquhej  për  korrektësi  e  për  rreptësi,  por  e  kishte  të  lexueshme  ndjesine  e  prindit  të  mirë  dhe  të  bashkeshortit.  Marrëdhënia  mes  Totes  dhe  Xhemalit  ishte  jo  vetëm  e  vecantë,  por,   ndryshe nga shumë  çifte të  kohës  për  të  cilën  bëhet  fjalë,  mes  këtyre  të  dyve  ishte  në  themel- mirëkuptimi  dhe  respekti i ndërsjelltë.  Ata,  të  dy,  sikur  ishin  të  lindur  për  njëri-tjetrin. Ata  e  kuptonin  njëri-tjetrin  me  një  vështrim,  ose me një shënjë.  Thonë  se  Totja,  e  donte  dhe  e  respektonte  aq  shumë  bashkëshortin  e  saj zemërbardhë,  sa  që  e  kuptonte  atë  edhe  pa  hyrë  brenda  leses,   tek  shtegu i avllisë.  Totja  ishte  duarartë;  si  për  të  gatuar  dhe  për  të  bërë  punë  artizanale.  Gjithë  vija  e  sjelljes  dhe  marrëdhëniet  mes  tyre  ishin  një  këngë  pa mbarim.  Shpesh,  dashurinë  që  kishte  për  nënën  e  femijëve  të  tij,  Xhemali  e  shprehte  nëpërmjet  përkëdheljes.  Ai  i  drejtohej  Totes,  buzagaz  e  me fjalë  të  ngrohtë: “E vetmja ime”  dhe  asaj i pëlqente kjo.  Totja  ia  kthente Xhemalit, ngrohtësinë që dëftonte,  me  dashuri  e  me  kujdes  për  të.  Ajo  ia  dinte  shijën  dhe  pelqimet  e  gjelleve,  ndaj  i përgatiste  burrit  gjellët  që  pëlqente  ai dhe  me  shijën  e  preferuar.

Xhemal  Idrizi  ishte  duhanpirës.  Ai  kishte  nisur  të  tymoste  që  në  vegjeli.  Duke  qënë  pekuli  i familjes,  në  netët  e  ftohta,  kur  familjarët  grumbulloheshin  rreth  zjarrit,  në  vatrën  e  shtepisë.   Nënë  Selvia  dhe  Baba  Idrizi, në  vazhdën  e  përkëdhelive  të  pinjollit  kanakar,  e  mbanin  në prëhër Xhemalin.  Nënë  Selvia,  duke  i  dhënë kalaposhe të shijëshme, i  jepte  te  thithte  nga  çibuku i saj. Kështu  Ajo  u  be  shkaktare  që  i  biri  të  niste  duhanin, akoma pa u rritur.  Avancimi  në  moshë  dhe shëmbulli  jo  pozitiv  i  më  të  rritureve  bënë  që  Xhemali  të  mbante  me  vete  pajisjet  e  asaj  kohe, për  pirjen  e  duhanit.  Në  xhepat  e  tij,  tashmë  gjëje  një  çibuk,  një  kuti  me duhan  ose  nje  qese  të  bërë  vetë,  plot  me  duhan  të  shkoqur  trashë,  për  çibuk;  mjetet  për  prodhimin  e  zjarrit,  ku  bënin  pjesë: Një  copë  çeliku,  i  cili  shërbente  si  uruar;  një  strrall  dhe  nje  copë  eshkë.  Duhanin,  Xhemali  e  prodhonte  vete,  me  fidanë  të  përftuar  nga  farë  vendi ose xhebel.  Një  sipërfaqe  e  vogël  toke,  mbillej  me  duhan,  në  një  cep  të  shtëpisë  dhe  në  bokërrimën  që  zbriste  nga  Lisi  i  Aget,  tek  arat e fisit,  në  Gropa.

Xhemal  Idrizi,  manipulonte  tashmë,  jo  vetëm  duhanin  që  tymoste,  por  ishte  dhe  “teknolog”  i  përgatitjes  të  eshkës.  Ai  shkonte  prane  çdo  druri  në  pyll  dhe  vrojtonte trungjet  e  tij,  për  të  gjetur  kërpudhën  e  duhur  nga  e  cila  përftohej  eshkë cilësore.  E  dinte  Xhemali,  se  druri i  vidhit  dhe  ai  i  lisit  e  kishin  eshkën më  të  mirë  se  druri  i  rrapit  dhe  nga  të  tjerë  vegjetarë,  prandaj  zgjidhte  kërpudhat  më  të  mira.  Ai,  i zjente,  fort  ato,  i  thante shumë,  i  shtypte  sa  të  bëheshin  damarë-damarë,  i  thante  mirë  e  mirë  e  pastaj  i  përdorte  për  të  përftuar  zjarrin.  Kur  e thithte tymin  e  duhanit   me  çibuk,  eshkën  e  ndezur  e  ngjishte  fort   pas  duhanit  qe  digjej  dhe  shijonte     jo  vetem  aromen  e  duhanit  që  digjej,  por  dhe  kundërmimin  e  këndshëm  të  eshkës.  Xhemali  e tymoste  duhanin,  me  çibuk  dhe  me  të  dredhur.  Meqënëse,  në  ata  vite,  gjetja  e  letrës  së  duhanit  paraqiste  disa  vështirësi,  Xhemali,  si  mjaft  duhanpirës  të  tjerë,  e  dridhte  cigaren  me  një  gjeth duhani,  dhe  tymoste  kështu- puro.

Duhanpirja,  Xhemal  Idrizin,  e  ka  shoqëruar  gjatë  gjithë  jetës,  por  intensiteti  i  tymosjes  nuk  ka  qënë  i  njëjtë.  Ai  varej  nga  faktorë  të  brendshëm  të  tij  dhe  nga  rrethanat  që  i  krijoheshin.  Kur  gjëndja  ekonomike  e  familjes  u  përmiresua,  Xhemali  nisi  të  tymoste,  me  cigare  të  blerë.  Ai  e  mbante  paketën  me  cigare,  në  xhep.

Moshën  e  tretë,  kur  forcat  fizike  të  tij  ishin paksuar,  Xhemali  e  përcolli,  kryesisht  në  fshatin  e  lindjes,  në  Kalivaç,  të  cilin  ai  e  donte  shumë  dhe  nuk  e  ndërronte  me  asnjë  tjetër.  Aq  sa  e  lejonin  fuqitë,  atij  njeriu  nuk  i  rrinte  dora  e  këmba.  I kënaqur  me  faktin  që   fëmijët  iu  bënë përsëmbari  dhe  kudo  që  shkuan,  vatrën  nuk  e  harruan,  Xhemal  Idrizi e  përcilli  pleqërinë,  në  Bozanaj,  në  vendin  e “perëndive”;  atje  ku  ajri  është  i  pastër  dhe  ajo  që  fut  në  organizëm  njeriu,  i   bëhet  “gjak  e  dhjamë”.  Duke  u  marrë  me  punët  e  tij,  në  pronën  e  të  parëve  ku  u  vendos,  Xhemali  u  gëzohej  prosperitetit  të  gjitonëve  dhe  të  bashkëfshatarëve.  Atij  i  gufonte zemra  e  ndjente  gëzim,  kur  dëgjonte  një  fjalë  të  mirë  për  Kalivaçin  dhe  për  banorët  e  tij.  I lumturuar  se  kishte  jetuar  një  jetë  të  vështirë  por  me  nder  e  me dinjitet,  më  27 nëntor  të  vitit  2012, “oratorei pa shkollë”, njeriu  i mirë,  shpirti dashamirës,  zemra  e  madhe  e  një  njeriu  me  vlera,  Xhemal  Idriz  Agua,  u  nda  nga  jeta,  në  shtëpinë  e  tij,  në  Kalivaç  të  Tepelenës.  Nuk  vuajti  gjate,  ai  njeri  i  cili  anonte nga  shënjtorët,  por  u  shua  mes  fëmijëve të  tij  dhe  miqve  e  dashamirëve  të shumtë  që  e  donin  dhe  i donte  shumë.

Percjellja  e  Xhemal  Idrizit  për  në  banesën  e  fundit  u  bë  nga  një  “lumë”  njerëzish,  të  ardhur  nga  anë  e  anës.  Në  Kalivaç  është  traditë  percjellja  e  xhenazes nga  i  gjithë  fshati.  Për të përcjellë  Xhemalin  kishin  ardhur  të  gjithë  të  largëtit  dhe  kjo  na  dëfton  shumë.  Vendi  i  prehjes  së  tij  ndodhet  tek  “Bajamet  e  Kories;  mbi  shtëpinë  e  Izetit,  pranë  varrit  te  Babait, Nënës,  Vëllait  dhe kushërinjve  të  tij;  Ago  Muharremit  dhe  bashkëshortes  së  tij-  Ninisë  e  të  tjerëve  njerëz  të  trungut  Brehamaj.  Në  nderim  të  jetës  dhe  të  punës  së  tij,  fjalën  e  lamtumirës  e  mbajti nipi i familjes, Bashkim  Azis  Azizaj,  nga  Hysodosajt,  të  cilin,  Xhemali  e  kishte  djalë  të  kushërirës së  parë  dhe  e  kishte  shumë  për  zemër.

Koha  bën  të  sajën  e  vitet  ikin  shpejt;  por  jeta  dhe  sjellja  e  mirë  e  Xhemal  Idrizit  kanë  lënë  gjurmë  në  historinë  e  fshatit,  i  cili,  pavarësisht  se  çfarë  bëjnë  pinjollët  e  tij në të mirë të Kalivaçit, e  ka  nderuar  dhe  e  nderon  e  nuk  mund  ta  harroje Atë njeri të mirë.  Për  njerëzit  e  mirë  si  Xhemal  Idizi  nuk  ka  e  nuk  mund  të ketë  harrim.  Edhe  ky  shkrim  modest,  besoj  se  do  ti  shërbejë  mosharrimit  të  këtij  luftëtari  të  pabujë  por të  paepur  për   te  mposhtur  veshtiresitë  e  kohës,  me ndershmeri,  drejtësi e me buze në gas.

  • I paharruar  qoftë  kujtimi  i tij  i ndritur!
  • Ti rrojnë  ata  që  ka  lënë  pas!

 

Shkroi  Niazi  Xhevit  Nelaj,  kalivaças  autokton;  

Tiranë,  mars-prill  2018