Ngushellim 

Hidherimi nuk paska mase; as kufi!  Dhimbjen,  sejcili e ka ne qenien e tij dhe e ndjen ne forma te ndryshme.  Ne fund te fundit,  ajo eshte vetjake dhe perjetohet jo njelloj. Ky hidherim;  ndarja nga jeta e Gjonleke Ahmet Zenelaj,  me te cilin jam rritur e kemi kapercyer situata te renda ne jete,  me ndihmen e njeri – tjetrit,  si per mua dhe per familjen time eshte i vecante e mjaft i rende.  Ngushellimi,  ne kete rast eshte i varfer ne fjale e nuk mund ti thote te gjitha brengat qe mbeten pas. 

Eshte ndare nga jeta nje njeri me Nj.  te madhe,  nje djale nga Kalivaci i Tepelenes nga me te zgjedhurit.  Gjonleka pergjerohej  per cdo shkarpe e per cdo gur te fshatit tone te bekuar.  Sa shume gjallerohej  e behej aktiv,  Ai njeri kur i shkonim,  se bashku me Vezirin,  te cilin e donte dhe e cmonte shume;   jo vetem per shkak te lidhjeve te gjakut,  por me teper,  lidhur me personalitetin e tij te spikatur.  Kete e veshtronim ne syte e tij,  te cilet,  shkelqenin kur i rrefenim dicka per Kalivacin dhe per banoret e tij.  E donte shume ndryshimin per te mire te fshatit dhe kishte kontribuar,  me gjithe shpirt,  per te cuar driten dhe ujin e pijshem ne cdo vater kalivacase.  Gjonleke Zenelaj e donte arsimin dhe shkollimin e bijave dhe bijve te Kalivacit.  Ai i donte vajzat dhe djemte e fshatit tone,  ne krye te piramides te arsimimit.  Gezonte kur e njoftonim se Mirjeta e Derajve ka marre titullin:  „ profesor “ dhe kur nga fshati yne  numerohen disa njerez te shkolluar e me tituj shkencore.  Prandaj,  me vullnetin dhe kembenguljen karakteristike te tij,  perfundoi jo nje por 2 fakultete.  I behej zemra mal e i qeshte nuri,  Atij njeriu,  kur mesonte per ndertimin e rruges automobilistike qe pershkon fshatin tone dhe eshte bere sipas standarteve.   Sa te lumturuar e ndjente veten vellai im Gjonleka,  kur mesonte se ne Kalivac, mjaft banore kishin ngritur banesa te reja,  te bukura e te pajisura me te gjhitha orendite.  Pra,  Gjonleka ishte njeri qe merrte anen e se rese perparimtare dhe kenaqej kur kjo ndodhte.  Jam krenar qe gjate jetes time,  kam patur per model nje njeri si Ai dhe e kam patur shume afer e me eshte ndodhur.  Me hidherove shume vella Gjonleke, me kete ndarje te padrejte.  Kohet e fundit,  vuajte shume dhe padrejtesisht,  por Ti i perballove vuajtjet dhe kufizimet me dinjitet,  si kalivacas i forte,  ne saje te karakterit tend te forte dhe cileasive te larta morale.

 Ne keta caste te tronditjes te thelle,  u shpreh ngushellime te ciltra:  Shpreses Zonje dhe fatkeqe,  e cila iu be krah,  ne te gjithe rrugen e jetes te  tyre te mundimshme.  Ngushelloj motren Xhemile,  e cila,  si ne cdo rast edhe ne kete ka shpalosur burreri kalivacase.  Ngushelloj motren Selvi;  vajzat e Gjonlekes,  vella Levenin e vella Xhevdetin,  te gjithe niperit e mbesat  dhe gjithe ata qe ndiejne dhimbje prej kesaj ndarje te rende.

Dikur,  ne fshatin tone kam degjuar se:  „ I miri,  jo gjithnje ka te mira ne jete “!  Ndarja,  sot nga Gjonleka dhe jeta e tij plot brenga  na e vertetojne plotesisht kete slogan te mencur.  E cfare mund te thote njeriu per Ate njeri, vec fjaleve te mira, te merituara?  Gjonleka  nuk ishte si te tjeret.

 Ndihem keq qe nuk mund ti gjendem vellait tim ne keta caste te rende e nuk mund ta percjell,  sic e meriton.  I them,  me shpirt e me zemer,  Atij „ Gjigandi “: Te qofte dheu i lehte vellai im;  u pac lene jeten atyre qe le pas!

  • Lamtumire i Miri me gjithe te mirat  –  Gjonleke Ahmet Zenelaj!

Ne Tirane,  me 11 tetor 2022                                   Niazi Xhevit Nelaj