1. Ferrik Cano Haderaj (ndjesë pastë) – shofer kamioni, u aksidentua me vdekje, në kthesat e Përroit të Salarisë.

  2. Engjellush Caush Caushaj (ndjesë pastë) – minator; aksidentuar me vdekje si rezultat i plasjes së një sasie eksplozivi, në dhomë.

  3. Rrapo Matush Dulaj (ndjesë pastë) – elektricist, vdekur nga një sulm me flakëhedhës, në Këlcyrë.

  4. Kamber Riza Dosti (ndjesë pastë) – minator, ka ndërruar jetë në Tiranë, në pension pleqërie.

  5. Barjam Halim Hysenaj (ndjesë pastë) – minator, ka ndërruar jetë, në Kamëz, në pension pleqërie.

  6. Shaban Azbi Bakaj (Celaj) (ndjesë pastë) – ndërroi jetë në Kalivaç të Tepelenës.

  7. Hasan Manxhar Celaj (ndjesë pastë) – minator; ndërroi jetë në Kalivaç të Tepelenës, në pension pleqërie.

  8. Guri Jace Azizaj (e pastë jetën të gjatë) – minator; banon në Kalivaç të Tepelenës.

  9. Guri Rrapo Takaj (e pastë jetën të gjatë).

  10. Beqir Tahir Llakaj (ndjesë pastë) – minator; vdekur në Kalivaç të Tepelenës.

  11. Asllan Ago Cedlaj (ndjesë pastë).

  12. Sinan Zenel Zenelaj (ndjesë pastë).

  13. Zenel Shahin Hysaj (ndjesë pastë).

  14. Sefedin Sulo Hysaj (e pastë jetën të gjatë), banon në Kalivaç të Tepelenës.

  15. Ramo Dulaj.

  16. Guri Xhaferaj.

  17. Avni Sulo Xhaferaj.

  18. Shyqyri Sulo Xhaferaj.

  19. Mufit Xhaferi.

  20. Heno Muharrem Deraj (ndjesë pastë) – kasap.

  21. Shamet Sulo Malaj (ndjesë pastë) – ndarë nga jeta në Memaliaj.

  22. Haki Shaho Caushaj (ndjesë pastë) – ndarë nga jeta, në Memaliaj.

  23. Hamdi Shaho Caushaj (ndjesë pastë) – minator dhe këngëtar i grupit lab të Minierës Memaliaj.

  24. Enver Qemal Zenelaj (e pastë jetën të gjatë) – këngëtar dhe fyelltar cilësor i grupit të këngëtarëve të Kalivaçit.

  25. Xhemil Banush Haderaj (e pastë jetën të gjatë) – minator, invalid pune; banon në Kalivaç të Tepelenës.

  26. Dajlan Muharrem Nelaj (ndjesë pastë) – minator, ndarë nga jeta në Kretë të Greqisë.

  27. Bino Xheladin Nelaj (e pastë jetën të gjatë) – nxënës i shkollës së minierave në Memaliaj.

  28. Arif Qamil Sulaj (ndjesë pastë) – ndarë nga jeta në Krahës të Tepelenës.

  29. Zenel Hysen Alidervishaj.

  30. Hamit Caush Muharremaj (ndjesë pastë).

  31. Agim Myrteza Xhaferaj.

Shënim: Këta di unë; nëse dikush di të tjerë, është i lutur të prononcohet. Disa të dhëna për ata që janë në këtë listim, të cilat nuk i di, janë lënë vakante; kush i di, gjithashtu është i lutur t’i shënojë!

Në Memaliaj (qytet), në vite të ndryshme kanë punuar, sidomos në sipërfaqe, kalivaças të tjerë, të cilët nuk janë përmendur.

„Të ngulur!“ e me aktivitet kanë qenë vëllezërit: Xhevdet dhe Kastriot Qamil Nelaj; në minierë (nën tokë), ka punuar dhe vëllai i tyre më i vogël – Bashkimi.

Në verën e vitit 1957, kur ndërtoheshin disa shtëpi banimi, në qytetin e Memaliajt, kanë punuar në punë sezonale (në ndërtim): vëllezërit Hysen dhe Qazim Shatrafilaj, nga Luzati, të natyralizuar kalivaças dhe Niazi Xhevit Nelaj. Bënim punë të vështirë; ngjitnim karrocat e dorës, me beton mbushur, nëpër një skelë druri, punonim me tri turne dhe ushqeheshim e flinim keq, në një barakë, tek Çesma e rrapit. Gëzonim kur kuzhinieri ynë, Hyseni, na gatuante petulla ose qullapite. Nuk na u ndanë makaronat me vaj kikiriku. Në punë, na „merrte shpirtin“ brigadieri, një burrë me mbiemër Kafazi, i cili nuk të falte.

Paga ishte mjerane dhe gjatë tre muajve që punova në atë punë, nuk çova në shtëpi asnjë kokërr leku, por si përfitim, familja ime e këputur nga varfëria pati ½ litër vaj kikiriku. Ky qe i gjithë fitimi im...

Shkroi Niazi Xhevit Nelaj, në Tiranë, më 12 janar 2023